Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    .......TART.......
    Anėtarėsuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    25

    femrat shqiptare

    kush jane te mirat edhe te keqijat e vajzave shqiptare edhe ca vendi zene ne listen tuaj ne krahasim me kto te huajat, kuptohet ( behet fjale per te rejat 27 e poshte jo me shume )
    "Biologically speaking, if something bites you it's more likely to be female."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2005
    Postime
    117

    Femrat shqipetare

    Jane shume materialiste,shume siperfaqsore. Ndjenjat ne shumicen e rasteve vijne te dytat per te mos thene me pas, kan mungese kulture ne lidhje me mardheniet . Jeta per to eshte nje martese e duhur. Per te mirat nuk di se ēfare te them. Behen nena te mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Te mirat-Besnike....Tolerante...Te thjeshta....Serioze....
    Simpatike....Mikpritese...
    Te keqijat-Pa status!!!!!!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gratė e nėnvleftėsuara

    Revolucioni qė lindi nga njė ftesė pėr ēaj

    K ur nė 13 korrik tė vitit 1848, Elizabeth Cady Stanton, grua dhe nėnė e dy fėmijėve, mori njė ftesė pėr ēaj nga katėr mikesha tė saj nė qendėr tė Nju Jorkut, as nuk e ēonte nėpėr mend se kjo do tė ishte nxitja e njė revolucioni tė ri. Takimi mes grave u kthye shpejt nė njė vend pėr shprehjen e pakėnaqėsive lidhur me gjendjen e tyre nė Amerikė, mungesėn e tė drejtave tė tyre dhe pėrfitimet qė mund tė ketė njė shoqėri nga respektimi i grave. Stantion u kthye nė ikonė tė lėvizjes sė gjerė feministe, qė mė pas do tė rishfaqej me tė gjithė focėn nė vitin 1920, para se gratė tė siguronin tė drejtėn e votės dhe mė pas nė vitin 1960, kur gratė kėrkuan shanse tė barabarta me burrat, mundėsi pėr tė punuar dhe jetuar mė mirė, tė drejtėn pėr tė qenė tė lira. 45 vitet e fundit janė karakterizuar nga pėrpjekjet e grave pėr tė ēuar pėrpara lėvizjen e tyre, pėr tė siguruar mė shumė tė drejta nė botėn nė ndryshim.

    Vota e grave, e vonuar nė tė gjithė botėn

    N uk ka mė shumė se 50 vjet qė kur gratė fituan tė drejtėn e votės nė Europėn Perėndimore, njė hap i parė kundėr paragjykimeve pėr aftėsitė e tyre. Nė SHBA e Kanada, gratė e siguruan tė drejtėn e tyre tė ligjshme nė vitin 1920, por gratė nė Francė patėn mundėsi tė votonin pėr herė tė parė nė vitin 1944 e kjo u pasua nga konfirmimi i tė drejtės sė votės pėr gratė edhe nė Itali, Gjermani, Slloveni e Kroacia. Greqia u dha grave tė drejtėn pėr tė zgjedhur vetė nė vitin 1952, ndėrsa pėr vendet tė tjera si Kazakistani e Moldavi ky favor u sigurua vetėm nė vitin 1993. Mė tė favorizuara, sidoqoftė, mbeten gratė e vendeve nordike, pasi Danimarka, Finlanda e Norvegjia u dhanė tė drejtėn e votės nga vitin 1912 deri nė vitin 1918, kohė nė tė cilėn edhe Britania konfirmoi kėtė tė drejtė. Ndėrkohė, nė Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku parlamenti zgjidhet nga zyrtarėt e lartė, gratė ende nuk mund tė zgjedhin liderėt e tyre.

    Gratė nė shifra


    4,5 milionė gra bėhen cdo vit viktima tė krimeve tė rėnda

    Vetėm 6 564 gra nė tė gjithė botėn janė pjesėtare tė parlamenteve

    Rroga e njė gruaje varion nga 40-80 per qind tė rrogės sė njė burri

    Vetėm 30 pėr qind e drejtuesve dhe menaxherėve nė botė janė gra

    Gratė nė Lindje, ende pa tė drejta

    V endet lindore ende nuk u sigurojnė dot tė drejta dhe shanse tė barabarta grave, pavarėsisht qarkullimit prej shumė kohėsh tė njė fryme tė re pėr trajtimin e ēėshtjeve gjinore. Nė vendet aziatike, situata e gruas ka mbetur e vėshtirė, ndėrsa nė disa nga vendet arabe, gratė nuk kanė ende tė drejtėn e votės dhe nuk mund tė shprehin mendim as nė shoqėrinė dhe familjen e tyre. Nė vendet strikte myslimane papunėsia mes grave ėshtė shumė mė e lartė se mes burrave. Pjesėmarrja e grave nė jetėn shoqėrore nė kėto vende bie nė 4 pėr qind, ndėrsa nė pushtetin legjislativ pėrfaqėsimi i grave ėshtė ende nė nivele tė papėrfillshme.

    Gratė e nėnvleftėsuara

    Al KENNEDI

    Koment...

    Pak gjėra kanė ndryshuar nga "revolucioni" qė nisi njė shekull mė parė, kur gratė kishin gjithė arsyet e botės pėr tė luftuar pėr tė drejtat e tyre. Lėvizjet feministe kanė lindur herė pas here me tė gjithė forcėn pėr tė siguruar ndonjė copėz fitoreje tė vogėl, pėr tė vdekur nė trishtimet e pamundėsisė sė kohėrave e pėr tė rilindur prapė gati pėr njė betejė qė s'mbaron kurrė.

    Bota, mashkullore nė thelb, ka qenė dėshmitare e "rebelimit" tė butė tė gruas. Pak fitore janė siguruar, fare pak, aq sa pėr tė thėnė se ia vlen tė vazhdosh, se ia vlen tė kėrkosh, se ia vlen tė jesh. Nė fund tė fundit, asgjė nuk ėshtė mė ajo qė ka qenė e asgjė s'do jetė mė ajo qė ėshtė.

    Pse ankohen femrat, si e ndjejnė ato shtypjen, ēfarė kėrkojnė?

    24 mars 2005 The Guardian

    S'ka gjė qė krahasohet me mėnyrėn e tė shkruarit tė grave. Ashtu siē nuk ka gjė qė krahasohet me shkrimin me dorė tė majtė, shkrimin europian, shkrimin e hemisferės sė veriut apo shkrimin nė planetin tokė. Tė gjitha kėto kategori janė aq tė mėdha sa edhe tė pakuptimta. Pėr fat tė keq, shkrimi (letwrsia) i grave ėshtė e vetmja nga kategoritė e sipėrmendura qė pėrdoret si njė mjet pėr tė ndėshkuar gratė qė shkruajnė. Ose mėnyra e tyre e tė shkruarit ėshtė e lehtė e e parėndėsishme, plot me detaje tė kota, ose ėshtė aq vulgare dhe agresive, e nė thelb nuk ėshtė ajo qė presim prej tyre. Nė fakt, mėnyra e tė shkruarit tė grave ėshtė ajo qė ka mėrzitur mė shumė gazetarėt e talentuar, komentatorėt, akademikėt apo autorėt nė ato pak libra nga gratė qė kanė lexuar. Janė bėrė pėrgjithėsime gjithėpėrfshirėse, fyerje, abuzime personale dhe nė fund mjaftojnė pak radhė pėr tė arritur nė pėrfundimet pėr letėrsinė e grave. Analistėt thanė se "nė pėrgjithėsi, shkrimet e grave janė jashtėzakonisht shtėpiake, e kundėrta e aventurės, njėsoj sikur shumė gra tė jenė infektuar nga njė drogė e veēantė qė i bėn ato tė jenė tė mėrzitshme, tė virtytshme, qė thonė vetėm gjėnė e duhur nė mėnyrėn e duhur dhe mė pas ndjejnė trishtim pėr kėtė, depresive si nė ferr". Kėto fjalė duken si njė protestė ndaj mungesės sė shijes nė pėrgjithėsi, por edhe pse nuk dua t'i nxjerr jashtė kontekstit fjalėt e analistėve, tė tjerė do tė duan tė diskutojnė pa dyshim mėnyrėn e tė shkruarit tė grave. A ka lidhje kjo me gratė, shkrimin apo apo nė thelb gratė qė shkruajnė? Do tė doja tė mos kishte. Por, nė kohėn e sotme ka njė krizė nė letėrsi. Pak e mė pak vend po i jepet pak titujve. Po shkurtohet numri i autorėve dhe pėrfitimeve. Larg ēdo tendence negative, kjo do tė thotė se gjėrat e ndryshme po pėrjashtohen nga peisazhi i botimeve. Ajo qė mė bėn tė mendoj se e gjithė kjo ėshtė kaq fyese ėshtė se gratė qė shkruajnė paragjykohen. Ndoshta ju e miratoni kėtė, por tė bėn tė ndjehesh kaq keq, tė bėn tė ndjehesh shkėrdhatė. Disa prej jush mendojnė se nuk ishte e kėndshme kjo fjalė. Se ishte e pakėndshme pėr njė grua tė shkruajė kėshtu. Disa nga ju mund tė ofendohen qė nuk e pėrdora qė nė fillim kėtė fjalė, qė u tregova pasive, njė vajzė e lehtė. Ēėshtja ėshtė se ėshtė zgjedhja ime tė pėrdor fjalėn qė dua, tė them atė qė dua. Ju nuk duhet ta pėlqeni me doemos, as nuk duhet patjetėr tė paguani pėr ta lexuar atė, por unė kam tė drejtė ta them. Ajo qė mė lėndon aq shumė lidhur me paragjykimin e aftėsisė sė grave pėr tė shkruar ėshtė se njerėzve u bėhet propagandė lidhur me atė qė duhet tė mendojnė. Nėse ne humbasim lirinė thelbėsore tė komunikimit mes individėve, nėse humbasim aftėsinė qė ka njė qenie njėrėzore pėr tė thėnė tė vėrtetėn, tė vėrtetėn e fshehtė tė ndjesive tona, emocioneve, ėndrrave, nėse humbasim lirinė pėr tė hyrė nė ndėrgjegjen e tė tjerėve, meshkujve, femrave, tė vdekurve, njerėzve tė lumtur, njerėzve tė trishtuar, atyre qė janė tė paimagjinueshėm, atyre qė na duken aq tė ngjashėm me veten, atėherė duhet tė dalim nga vetja. Nė fakt, do tė ishte e pakėndshme tė arrinim nė pėrfundimin se edhe tė gjithė shkrimtarėt meshkuj duhet tė pėrfshihen nė kutinė e posaēme pėr "Shkrimet e Meshkujve", Kjo do tė ishte po kaq e gabuar. Por nuk ėshtė bėrė ndonjėherė problem dhe nuk ėshtė diskutuar pėr tendencėn e meshkujve pėr ta paraqitur veten si miq tė grave dhe nė fund kėrkojnė tė kufizojnė atė pėr tė cilėn ato mendojnė si dhe cilat mendime duhet tė shfaqin e cilat jo. Ta themi njė herė e pėr tė gjitha, shkrimtarėt janė qenie njerėzore, edhe pse janė tė ndryshėm mga njėri-tjetri dhe shkalla e tė shprehurit si dhe e interesave mes shkrimtareve femra dhe shkrinmtarėve meshkuj ėshtė e ndryshme dhe e paparashikueshme sa ē'mendojnė edhe psikologėt e ndjeshėm. Lėndohem kur dikush mė thotė se historitė e dashurisė apo qė ndodhin brenda mjedisit shtėpiak janė specialitet i grave, ndėrsa Raymond Carver, Richard Ford dhe Ernest Hemingway, e Zoti e di edhe sa tė tjerė, kanė menduar dhe shkruar pėr kėto ngaherė. Me sa di unė, shtėpitė e qenieve njerėzore janė mjedise tė brendshme tė gjithkujt dhe rėnia nė dashuri ėshtė diēka krejt njerėzore. Pse nuk duhet tė shkruajmė pėr kėtė? Pse ato nuk duhet tė shkruajnė ato pėr kėtė? Pse duhet qė ēėshtja tė lidhet shpesh me specifikat e seksit? Pyesni veten: A do tė donit ju, si lexues, t'ju vendosnin kufij lidhur me ēėshtjen dhe mendimet tuaja tė vėrteta? A do tė donit qė kėto kufij tė vendoseshin nė letėrsinė qė ju lexoni? A do tė donit qė kėto kufij t'u vendoseshin grave qė shkruajnė pėr ju? Apo nuk keni aq mundėsi sa tė zgjidhni libra mbi bazėn e shijeve dhe kėrkesave tuaja personale saqė keni nevojė pėr ēensurė te rrepte dhe kėshilla tė vazhdueshme?

    A do tė duronit qė nė vitrina tė kishte libra qė nuk ju pėlqejnė e qė nuk do tė doni t'i lexoni e megjithatė duhet t'i lejoni tė ekzistojnė? A ka qenė jeta juaj vazhdimisht e kėnaqshme? Doni qė edhe librat tė jenė kėshtu? A jeni ndjerė qenė ndonjėherė tė trishtuar, tė tradhtuar, tė mėrzitur, tė vetmuar? Doni qė librat ta kundėrshtojnė kėtė apo t'ju bėhen miq nė kėtė pikė, apo tė dyja bashkė? Personalisht, do tė doja qė t'i kisha tė dyja kėto e ndoshta edhe mė shumė, dua libra qė shkojnė pėrtej parashikimeve.

    Do tė mė pėlqente ēdo autor, pavarėsisht nga seksi, qė ėshtė i aftė tė shkruajė deri nė kufijtė e aftėsisė sė tij me shpresėn se dikush do t'i thotė se e gjithė kjo s'ka qenė aspak humbje kohe. Pėrtej kėsaj, nuk do tė doja tė bėja komente lidhur me ēėshtjet qė na ndajnė nga autorėt tanė tė preferuar, pasi ēdo gjė tjetėr mė pas do tė jetė njė ndėrhyrje e madhe qė do tė na pėrulė tė gjithėve. Ju lutem, t'i lėmė fjalėt pėr mėnyrėn e tė shkruarit tė grave. Gratė zakonisht kanė arritur tė pasqyrojnė dramat qė ekzistojnė brenda mjediseve tė shtėpisė, tė na habisin me sagat e nxjerra nga marrėdhėniet e rreme, tė tradhtuara, tė varrosura njėherė, janė kufizuar te personazhet e trishtuara, tė ēmendur apo tė kėqinj, kanė folur pėr martesat e jetėn bashkėshortore pasi kjo ka qenė fjala e vetme brenda sė cilės u ėshtė lejuar tė jetojnė. Sot, kreativiteti femėror ėshtė ende i kufizuar nga nevoja pėr tė bėrė gati ēajin pėr fėmijėt, zbulimet janė kufizuar nė territore tė vėshtira pėr to dhe novelistet nė mė mėnyrė tė pashmangshme sjellin shkrime tė mėrzitshme, shtėpiake dhe tė trishta, sidomos kur botuesit dhe lexuesit nisin tė paragjykojnė seksin.

    Por, natyrisht, kjo ndodh sepse gjithēka bėhet kaq e afėrt dhe personale saqė ato kanė nevojė tė rifitojnė lirinė. A nuk ėshtė koha pėr njė ndryshim, njė lėvizje drejt njė ndryshueshmėrie mė tė madhe, zbulimeve tė reja? Nė thellėsitė e fantazive shkencore, tmerrin gotik, romanticitetit nė veprim? Ēfarė mund tė themi pėr personazhet e grave qė janė egoistė, tė magjepsur apo tė paparashikueshėm, jo sepse ato kanė qenė viktima tė abuzimeve nė fėmijėri apo kanė qenė tė martuara me ndonjė njeri tė tmerrshėm, por sepse janė nė kėrkim tė asaj qė duan? ēdo tė thonit sikur t'i lejojmė, ndryshe nga "Telma dhe Luiza", tė arratisen bashkė me tė?

    Arsyet se pse pjesa mė e madhe e shkrimtareve gra nuk arrijnė tė bien nė sy e tė sigurojnė sukses kanė lidhje me kėshillėn pėr novelistėt: shkruani atė qė dini. Por, pse duhet ta bėjmė kėtė, nėse kjo na kujton se sa tė mjerė jemi? Pjesėrisht kjo vjen edhe pėr shkak tė mungesės sė besimit qė duket se "sundon" te shumė gra, edhe te ato gratė perėndimore tė shekullit tė 21-tė, qė nga lindja tė kuzhtėzuara nga kufizimet pa fund. Gratė shkrimtare duhet ende tė kultivojnė atė qė shkrimtarėt burra e kanė tashmė: tė drejtėn e ushtrimit tė fuqisė sė imagjinatės sė tyre deri nė ekstrem, pa dėgjuar aspak se ē'thonė komshinjtė, kritikėt apo miqtė e tyre. Gratė nuk kanė shpenzuar ndonjėherė mė pak kohė se sot nė shtėpi e megjithatė ky mbeti "territori i tyre natyror". Ato janė jashtė, duke udhėtuar, si asnjėherė mė parė, por duhet ende tė arrijnė "kontinentet e imagjinatės" nė njė nivel tė vlefshėm. Eshtė koha qė ato tė rrėmbejnė pasaportat, tė lėnė pas shtėpinė, dhe tė nisen pėr tė kėrkuar tė panjohurėn e madhe, duke lėnė njė numėr tė madh shkrimtarėsh burra tė mė kushtojnė mijėra fjalė mua, babait tim dhe asaj qė bėra sot. Sapo gratė tė hedhin kėtė hap, marrėdhėniet dhe mjedisi i shtėpisė do tė shfaqet sėrish, por pėr fat tė mirė ato do tė kenė mbėrritur mė nė fund njė stil mė rebel e mė tė ethshėm, edhe nė novelat romantike. Dhe nuk do tė jenė mė tė mėrzitshme dhe tė trishtuara. Le tė lemė pėr njė moment mėnjanė idenė e jashtėzakonshme, sipas tė cilės mjedisi shtėpiak ėshtė i mėrzitshėm dhe i papėrshtashėm pėr letėrsinė (kjo do tė thotė t'i themi lamtumirė Jane Austen dhe librave tė shkruara nga meshkujt si pėr shembull "Anna Karenina", "Zonja Bovari", " Washington Square "). Le tė lėmė mėnjanė faktin se sfera shtėpiake ėshtė ai vend ku shumė prej nesh jetojnė copėzat mė intensive, tė tmerrshme, tė plota, tė trishta, ekzotike, tė ēmendura dhe tė gėzueshme tė jetės. Gratė shkrimtare janė tė vetėdijshme vetėm pėr mėnyrėn se si kritikėt preferojnė t'i pėrfshijnė shkrimet e tyre nė kutinė e mėrzitshme "Shkrimet e grave", ku ato injorohen. Gratė shkruajnė mė shumė novela se burrat, ato lexojnė mė shumė novela se burrat, ato shkruajnė tė paktėn po aq mirė sa edhe burrat, e duhet ta bėjnė kėtė patjetėr, pėr t'u vėnė re. Sadopak.

    Pėrktheu: Ariel Gjakova


    Letėr dashurie e Sibila Aleramos, legjendė e feminizmit italian

    S. Lorenzo, 9 gusht 1916


    Dino, po pėrjetoj diēka aq tė fortė, sa nuk di sesi do ta pėrballoj? Je ti qė mė shkundullon kėshtu? Ēfarė mė ke shtėnė nė damarė? E pėrherė kam para syve atė rrugė me diell, agimin e parė, burimet ku mė ēove tė pija, tokėn qė pėrzihej me puthjet tona, atė pėrqafim tė thellė tė dritės. Ku je, sepse ndjehem e shkėputur nga vetja? Mė thėrret, apo mė ke harruar? Oh, tė dėshiroj, tė dėshiroj, nuk do lejoj t'u pėrkasėsh tė tjerėve, e as do t'u pėrkas tė tjerėve, tė dua pėr jetėn time e pėr vdekjen time, Dino, paskėtaj nuk do tė ketė mė asgjė, oh sikur ta dija qė mė dėgjon, qė edhe ti psherėtin kėshtu? Ti po mė pret, thuamė, ti po mė pret, apo jo? Do jemi vetėm pėrmbi kėtė tokė. Do tė digjemi. E ke vėnė rė se jemi tė virgjėr, se kemi diēka qė kurrė s'na ėshtė zhvatur? Pėr veten tonė. Mė thellė, mė thellė, do tė pėrziehemi nė hapėsirė, merrmė, shtėrngomė, unė nuk tė lė, do tė digjemi.
    (Teksti i mėsipėrm, shkruar mė 1916, ėshtė njė prej letrave tė dashurisė qė shkrimtarja italiane Sibilla Aleramo (1876-1960) i dėrgonte poetit Dino Campana (1885-1932).


    Thenie

    Profeti Muhamed:

    Bota dhe tė gjitha gjėrat e saj mund tė vlerėsohen, me pėrjashtim tė asaj qė ka mė shumė vlerė nė botė: njė gruaje tė virtytshme.

    Kierkegaard:
    Tė depėrtosh me shpirt nė qenien e njė vajze ėshtė art, por tė dish tė dalėsh ėshtė kryevepėr.

    O. Wilde:

    Bigami ėshtė tė kesh njė grua tepėr. Monogami ėshtė e njejta gjė.

    Anonime:

    Miqėsia mes dy grave ėshtė komplot kundėr sė tretės.

    Caroline Schlegel:

    E vetmja gjė qė mė ngushėllon nė tė qenėt grua, ėshtė fakti se nuk do martohem kurrė me ndonjerėn.

    Enrique J. de Poncela:

    Puthja e njė gruaje nuk mund tė lerė gjurmė nė shpirt, por tė lė pėrherė gjurmė nė jakėn e xhaketės.


    Asaj, me dashuri


    Shpėtim Kelmendi


    Gruaja si gjini dhe si planet mė vete

    G ruaja asht si toka. Si kjo tokė nė tė cilėn jetojmė, si ky planet qė vėrtitet brishtėsisht nėpėr hapsinė, varun nė fillin mes pėrkohėsisė sė gjorė dhe pėrjetėsisė sė madhėrishme. Toka ka bukuri tė larmishme e tė mahnitshme qė ndryshojnė nė ēdo pėllambė tė saj, ka gjanat e veta tė ēuditshme shumė prej tė cilave nuk do t?i marrim vesh kurrė edhe pse gjallojmė nė tė, ka sekrete qė s?na asht dhanė e as thanė t?i mėsojmė, ka pyje e hapsina ku nuk ka shkelė kurrė kamba e njeriut, ka ujna tė hareshme ku pasqyrohet dielli e qielli e tanė hapsina, ka hone e gremina tė lemerishme qė tė kujtojnė fundin e jetės e tė botės, ka rrėke e lumenj tė nėndheshėm shushurimėn e sė cilėve pėrpiqesh mė kot ta dėgjosh, ka relieve tė ēmenduna qė kapėrcejnė pėrfytyrimin tand e tė bajnė me mendue se gjithēka asht e mundur, ka trillet e veta tė panjoftshme e tė pangopshme, ka emocionet e veta, andrrat, dhimbjet, deliret e dashunitė e veta, ka gjithēka qė mund tė mendojmė e tė pėrfytyrojmė. Toka prodhon jetė.

    Gruaja asht si toka

    Jetė e burim jete, hare e burim hareje, dhimbje e burim dhimbjeje, dhembshuri e burim dhembshurie, urrejtje dhe burim urrejtjeje, liri dhe burim lirie? Mendoni diēka tė kėsaj toke? Gjithēka? Asht nė gruan. Nė sytė e saj. Nė sytė e saj ku derdhen lumenjtė e misterit e qė mbartin tė gjitha tė mirat e tė kėqijat qė kaplojnė botėn. Gruaja nuk asht qiell. Gruaja nuk mund tė jetė kurrė qiell nė asnji nga kuptimet e mundshme. Ajo asht vetėm tokė, porse tokė e plleshme ku harliset e prekshmja, e dukshmja, e pėrkohshmja, e vdekshmja, dhe ku pyjet e iluzioneve tė burrit mbeten pėrherė tė virgjėra e tė pakalueshme. Gruaja vjen. Gruaja kalon. Gruaja mungon. Por mbeten gjithnji nė ajėr e nė mendje format e pėrndezuna tė kurmit tė saj. Rrugėt tona, tė cilat fillojnė e mbarojnė nė tė, s?janė gja tjetėr veēse lakore tė pafundme qė vėrtiten rreth vetvetes. Pėr gruan nuk egziston diē tjetėr veē asaj qė shihet, asgja veē tė mundshmes, asgja veē tė mbėrritshmes, asgja veē tė realizueshmes. Pėr tė asgjė nuk ėshtė mister. Sepse misteri asht ajo vetė. Pa iluzione, pa andėrrime (e nėse po, u pėrkasin vetėm sferės sė tė realizueshmes), pa ideale apo trille tė tjera tejlandore, ajo asht mbretėreshė e sė dukshmes, e sė mbėrritshmes, e botės sonė tė mugėt tokėsore e mbramėsore, tė perceptueshme prej shqisash. As mos e merr mundimin t?i pėrshkruesh asaj nji botė qė asht pasojė e pėrjetimeve tua tė mbrendshme, nji botė qė ti vetėm e ndjen, sepse ka me tė kėrkue prova rreth egzistencės sė kėsaj bote, ose thjesht ka me tė vėshtrue me dhembshuri. Gruaja jeton dhe harliset nėn diktaturėn e egėr shqisave. Ajo i shkon deri nė fund kufinit tė mundėsive tė veta, por as qė pėrpiqet ta kapėrcejė atė, sepse realiteti i saj asht kėndej, nė botėn e prekshme materiale. Ashtu sikundėr kėpurdha mbin nė trupin e pemės, po ashtu edhe gruaja ka mbi nė brinjėn e burrit. Nuk zotėron as forcė e as pushtet, por tė dyja kėto i arrin nėpėrmjet hulumtimit tė vėmendshėm qė i ban dobėsive tė burrit; pra forca dhe pushteti i saj shtrin rranjėt tek dobėsia e burrit, apo tek humbja e ekuilibrit tė tij. E pame me kujdes, gruaja nuk zotėron gja tjetėr pėrveē aftėsisė sė riprodhimit, por kurrė nuk e kam kuptue se pėrse kjo cilėsi e madhėrishme grave u duket shumė pak. Po tė mos e dija se Zoti i plotfuqishėm dhe i Gjithėdijshėm do mund ta zgjidhte nė shumė e shumė mėnyra tė tjera riprodhimin tė jetės, do tė kisha thanė se gruen e ka krijue si tė keqen ma pak tė mundshme. Vetėm tue besue se historia e bukės sė pjekun asht tharmi e jo brumi, duhet tė besojmė se historinė e botės asht gruaja ajo qė e vendos. Nėse kalin e kapitun nga lodhja qė tėrheq karrocėn nė nji rrėmore tė vėshtirė e pickon nė qafė nji mizė, rezultati asht se ngarkesa mbėrrin nė majė, por janė muskujt e kalit ato qė vihen nė veprim e jo fuqia e mizės.

    Gruaja asht si toka.

    E madhėrishme, dhe e vockėl njikohėsisht. Nėse banon brėnda saj, e sheh veten udhėtar hapsinash tė papushtueshme, por nėse gjendesh jashtė saj, e vėren sesi fėrgėllon e brishtė dhe e vockėl nė panoramėn drithėruese tė universit.

    Marre nga revista "Milosao".

    P.s ESSEJA E Shpetim Kelmendit eshte nje hymn per grate.

  5. #5
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115

    Askush nuk duhet tė...

    Asnjėra gjini nuk duhet tė nėnvlerėsohet as tė mbivlerėsohet!Femrat nė botė gjinden mė mirė se mashkujt sepse kanė edhe njė profesion(rezervė)mė tepėr se ata,qė atyre ua rritė ose edhe ua ulė vlerėn!...nėse e(s`e) ushtrojnė!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga Anisela
    Te mirat-Besnike....Tolerante...Te thjeshta....Serioze....
    Simpatike....Mikpritese...
    Te keqijat-Pa status!!!!!!!!!!

    Anisela,

    Vėrtet do tė doja nėse ke mundėsi tė mė skjarosh kėtė thėnjen tėndė, sepse disi mė shkakton konfuzion……
    Sipas teje, femrat shqiptare janė ideale!
    Sa mirė do tė ishte!? Pakės shaka

    Ja mendimi im: Nė krahasim me femrat joshqiptare, femrat tona pa marrė parasysh tė ē’moshe, janė shumė mė tė matura, shumė mė tė afėrta, shumė mė familjare dhe shumė mė intelegjente (gjė e cila pėr fat tė keq gjer tani vonė nuk ėshtė shfrytėzuar, duke mos iu lėnė hapsirė veprimi). A nuk e dėshmojnė kėt shume femra tė njhoura shqiptare nė botėn e kulturės, artit, politikės, e ku jo…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Me te mirat qe egzistojn

    Pse do thoni
    lexoni kete ngjarje reale te viteve 90

    Ishte nje djal shqiptar qe emigroj jasht atdheut ne moshen e adoleshences dhe kur u rrit e be burre aty nga vitet 90 u kthye ne vendlinje per tu martuar me nje vajze shqiptar te cilen nuk e kishte gjetur akoma, duke gjuajtur e kerkuar per nuse nje moshatar i tij i thote

    More po kaq i humbur je qe nuk gjen dot nje femer atje po vjen te gjesh nje fshatarke ketu ku ha pula gure.

    Dhe djaloshi ju pergjigj

    A e di ti qe te mbash nje nga ato femrat atje duhet te punoj nat e dit dhe nuk ja dal dot se do nje pastruse per ti pastruar dhe regulluar shtepine do hash shpesh jashte neper lokale ose do gatuash vete se ato skapin gje me dore, po bere femi do bebisiter dhe pas 1 jave ja heq gjirin se i prishet bukuria dhe do shpenzosh te blesh qumesht farmacie pastaj do rrish me biberon te dora edhe naten , pastaj ta le femin te shpia e te thot shife pak se une po iki me shoqet te ha nje pize, dhe ti se ndalon dot etj etj

    kurse femra shqiptare te lan te shplan te than te gatuan ty dhe gjith familjes
    pastaj rrit femi te shendetshem se i jep qumesht deri nje vit gati
    pastaj edhe po punoj leket i fut ke shpia dhe nuk hap llogari me vete ne banke.,

    Te gjitha keto nuk do te thot qe gruaja shqiptare eshte skllave perkunrazi
    eshte pronarja e shpise e burrit dhe femijve te saj

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2005
    Postime
    5
    Vlerat e femres shqiptare he? Meqe u pergjigjen me shume djemte ketu po drejtohem me kete postim. Djemte shqiptare nuk ua dine vlerat e nje femre shqiptare. Seriozisht. I kam parasysh "pergjithesimet" por ama kur sheh e degjon jo vetem 1 por 2, 3, 4, 5 raste te keqtrajtimeve kundrejt femres shqiptare, me ben te mendoj qe dicka po ndodh.

    Dakort. Mbase i theksoni me fjale vlerat e nje femre te tille por me veprime... vetem heshtje. Tani jam e sigurte qe do e lexoni kete postim. Jam e sigurt qe do me kundershtoni me zjarr por e verteta eshte ajo qe eshte. Si komb, Shqiptari ka ate gjaknxehtesine dhe s'ka durim, tolerance apo ku di une. Te vjen keq kur shikon qe nje i huaj te trajton me mire se sa nje bashkombas. Nuk mendoni?

    Per ato rastet kur femra del materialiste, c'do gje ndodh me arsye. C'do gje. Mbase sjellje te tilla te femres dalin si rezultat te trajtimeve qe merr ajo. Kushedi. Nuk e di c'te shtoj me por me vjen nje fare zhgenjimi te shikoj se si trajtohen femrat shqiptare. Femra eshte femer dhe gjithmone ngelet delikate.

    Psh. per mendimin tim postimi me lart perkundrazi me tregon skllaveri ose menyren se si mendon nje mashkull.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Primavera : 09-05-2005 mė 19:09

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Sigurisht qe nje postim tregon menyren e te menduarit te gjithsejcilit nga ne edhe postimi juaj tregon se dikur diku keni ngelur e zhgenjyer nga meshkujt Shqiptar , kjo edhe per arsyen se postimin e pare e beni ne kete teme, por si i thone ska pyll pa derra dhe mbase ju keni hasur pikerisht nje derr qe ne fillim, dhe keni te drejte te mendoni ashtu pastaj edhe ai i huaji qe ju trajton me mire shikon pikerisht ate qe jeni e perkushtuar ndaj tij dhe familjes qe mund te krijoni apo krijuar prandaj dhe ju cmon , dhe kjo ben pjese ne ato qe kam shkruar me lart per femren Shqiptare.


    Forca e femres qendron tek delikatesa e saj natyrore ne cdo pjese te trupit te saj , dhe ne zerin e saj te embel.

  10. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Femra shqiptare s'ka per te pasur kurre vlere per aq kohe sa pranon te cilesohet/vetecilesohet si "delikate"

    cupka e "amerikanizume"
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •