Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vrasja e bashkëshortëve, dashuri apo shfrytëzim?!

    E Shtune, 26 Mars 2005


    VRASJA E BASHKESHORTEVE, DASHURI APO SHFRYTEZIM?!

    Rigels Malile

    TIRANE- Artian Pango ka qene i vendosur per veprimin qe do kryente. Ai ka shkuar me pistolete ne dore tek vila e Jolanda Dedndreajt, njekohesisht bashkeshortja e tij. Banoret fqinj te 28-vjecares kane pare ngjarjen e kobshme dhe rrefejne skenen. Nderkohe qe policia ka nisur hetimet edhe per nje mundesi shfrytezimi te vajzes nga 32-vjecari. Dje Dedndreajt i eshte dhene lamtumira e fundit, ndersa per trupin e Pangos ne morg nuk eshte interesuar kush. Jolanda Dedndreaj eshte vrare dy dite me pare me tre plumba pistolete nga bashkeshorti. Nena dhe motrat nuk kane mundur te vijne nga Amerika per t'i dhene lamtumiren e fundit. Xhaxhai i saj, Ndoci, thote se te afermit jane nisur, por largesia dhe nderresa e avionit ben punen e vet. Suzana, komshia perballe shtepise e ngjarjes, eshte mjaft e tronditur pasi ka pare te gjithe skenen e vrasjes makaber. "Ai erdhi per ta vrare", thote mjaft e prekur ajo. Suzana thote se Artiani ka nxjerre pistoleten sapo ka hyre tek porta e jashtme e oborrit dhe ka qelluar ne momentin qe Landa i hapi deren. Me tej, komshia tregon se "Jolanda ishte nje vajze e qete dhe nuk fliste kurre per problemet e saj". Por nen ze te afermit qe kane ardhur per t'i bere nderimet e fundit shprehen se ajo kishte nje sere problemesh me bashkeshortin. Jolanda kishte vendosur te ndahej dhe te largohej per ne Amerike ku gjendej familja. Te afermit kane hedhur dyshime se Artiani e shfrytezonte ne Angli Jolanden dhe kjo vendosi te largohej, duke u kthyer ne Shqiperi. Por ndersa bente gati dokumentet per te udhetuar drejt Amerikes, ka ndodhur edhe tragjedia. Artiani duket se nuk ka qene dakord me kete vendim te bashkeshortes dhe ka vendosur te mos i jape divorcin. Artiani ka dashur ta terheqe vajzen ne Itali, por mbetet mister se ishte dashuria apo dicka tjeter qe e shtynte djalin 32-vjecar.

    I vetevrari Artian Pango

    Askush nuk interesohet per trupin

    TIRANE- Ne Spitalin Ushtarak askush nuk eshte interesuar per te terhequr trupin e Artian Pangos. Burime nga ky spital bejne te ditur se vetem familjaret e bashkeshortes se tij kane dhene detaje mbi emrin e viktimes se dyte te ngjarjes se Laprakes. Mjeket thone se deri ne mesditen e djeshme asnje nga familjaret e 32-vjecarit nuk kane ardhur per ta marre, apo per t'u interesuar per te. Ndoshta kjo vjen ngaqe nuk eshte marre vesh ngjarja, por edhe nga dijenia e familjareve qe Artiani eshte ne Itali dhe askush nuk di qe ai ndodhej ne Tirane vetem prej pak ditesh. Policia ben te ditur se do te perpiqet te lajmeroje familjen se trupi i djalit te tyre gjendet ne morgun e Spitalit Ushtarak ne kryeqytet.

    R. M[B]

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Autopsia, Pango vrau gruan dhe veten në gjendje të dehur

    Hetuesit e çështjes pohojnë se alkooli i konsumuar nga Artan Pango është një nga shkaqet e masakrës brenda familjes

    Autopsia, Pango vrau gruan dhe veten në gjendje të dehur


    Dashamir Biçaku

    TIRANË- “Artan Pango, autori i masakrës brenda familjes, ka vrarë ish-bashkëshorten dhe më pas veten, në gjendje të dehur”. Kështu kanë pohuar dje në mbrëmje për “Shekullin”, burime nga grupi hetimor i komisariatit nr.3 si dhe të prokurorisë së Tiranës, pas marrjes në dorë të raportit mjeko- ligjor mbi autopsinë e viktimës. Duke u bazuar në raportin mjeko-ligjor, ekspertët thonë se në gjakun e 30-vjeçarit Artan Pango është vënë re një mbingarkesë alkooli. Burimet e policisë pohojnë se gjendja e dehur, para momentit të krimit i ka shkaktuar Pangos edhe çrregullimet e mëpasshme psikologjike. Ndërkaq, motiv i këtij krimi të rëndë, që tronditi periferinë e kryeqytetit pasditen e së enjtes mbetet gjendja e acaruar e marrëdhënieve në çift, prej më shumë se katër muajsh. Hetuesit e çështjes shtojnë se kjo gjendje e ka shtyrë Pangon të marrë vendimin ekstrem, duke vrarë ish- bashkëshorten e tij, Jolanda Dedndreaj, e më pas duke qëlluar mbi veten.
    Autopsia
    Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, agjentët e policisë kanë mbërritur në spitalin ushtarak, për të mësuar rreth shëndetit të Artan Pangos, por edhe për të zbuluar nëpërmjet tij motivin e këtij krimi brenda familjes. Por dy orë pasi kishte qëlluar mbi veten, Pango ka ndërruar jetë në spital. Trupi i tij është dërguar më pas në morgun e Tiranës, ku i është nënshtruar autopsisë, së bashku me trupin e ish- bashkëshortes së tij, Jolandës. Pas përcaktimit të shkakut të vdekjes së tyre, “plagë me armë zjarri”, mjekët ligjorë kanë kryer autopsinë në trupin e Pangos. Ata kanë vënë re se në gjakun e autorit të masakrës kishte mbingarkesë alkooli. Kjo sipas mjekëve do të thotë që para kryerjes së krimit, Artan Pango ka konsumuar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, ç’ka i ka sjellë çrregullim të ekuilibrit. Kjo është pohuar gjithashtu edhe nga burime të komisariatit nr.3 të policisë në Tiranës. Ata kanë sqaruar se nga dëshmitë e marra prej tyre si dhe nga verifikimet e kryera, Pango kishte pirë në një lokal në kryeqytet, para se shkaktonte fatkeqësinë e dytë familjes Dedndreaj.
    Krimi brenda familjes
    Pasditen e të enjtes, policia e Tiranës është njoftuar nga një telefonatë e një banori të zonës se në afërsi të ish- kompleskit të kombinatit “Josif Pashko” kishte dy persona të vrarë, me armë zjarri. Sipas telefonuesit, një djalë i ri kishte qëlluar me armë gruan e tij dhe më pas veten. Agjentët e policisë kriminale si dhe një grup i gatshëm i komisariatit nr.3 kanë mbërritur në vendngjarje dhe menjëherë kanë përcjellë për në spitalin ushtarak Artan Pangon, 30 vjeç, me origjinë nga Fieri. Ai ishte ende gjallë kur në shtëpinë e krimit mbërritën uniformat blu, ndërsa policia ka bërë këqyrjen e trupit të Jolanda Dedndreaj në katin e dytë të shtëpisë së prindërve të saj. Pak pas kryerjes së veprimeve të para, policia ka konkluduar se Jolanda Dedndreaj (Pango) rreth 29 vjeçe, ishte qëlluar nga Artan Pango, me një pistoletë tip “TT” dhe më pas me të njëjtën armë ai kishte qëlluar edhe veten. Sipas policisë, Pango kishte hyrë në banesë dhe kishte ndjekur për pak minuta nëpër shtëpi, ish- gruan e tij dhe më pas e kishte qëlluar në korridor disa herë. Në fund ai ka qëlluar edhe veten me plumbin e fundit që kishte mbetur në pistoletë. Të afërmit dhe fqinjët pohuan për “Shekullin” se vetëm një javë më parë, Artani dhe Jolanda ishin divorcuar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, për shkak të mosmarrëveshjeve.



    26/03/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana
    http://www.shekulli.com

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Mendja e krese vallahi asht gja e madhe, dhe po bani e te iku ne drama
    te tilla do perfundosh....gjynah ajo vajza shume, se ai djali s'me dhimbet
    fort..se deri diku e ka meritu..gjithsesi gjynah.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Jolanda, ceremoni mortore pa familjen

    Jolanda, ceremoni mortore pa familjen


    Shekulli

    Jolanda Dedndreaj është dërguar për në banesën e fundit, pa të afërmit e saj. Ceremonia mortore e 29-vjeçares është zhvilluar gjatë ditës së djeshme, duke shënuar kështu fatkeqësinë e dytë të rëndë në këtë familje. Vetëm 6 muaj më parë, babai i Jolandës kishte vdekur nga një atak në zemër. Ndërkaq, nëna, i vëllai dhe një motër e Jolandës nuk kanë pasur mundësi të vijnë për të varrosur njeriun e tyre për shkak të mungesë së dokumenteve. Sipas të afërmëve të familjes Dedndreaj, vetëm e ëma e Jolandës ka qenë e pajisur me letra të rregullta, por ajo nuk ka mundur të vijë deri dje në drekë, kur edhe është kryer ceremonia e varrimit të të ndjerës. Ndërkaq, i vëllai dhe e motra, për mungesë dokumentacioni, nuk kanë mundur të vijnë. E vetmja pjesëtare e afërt e familjes së Jolandës që ka marrë pjesë në varrim, ka qenë motra e saj, që banon me bashkëshortin në lagjen “Kinostudio” të Tiranës.

    ÇIFTI

    Artan Pango ishte martuar me Jolanda Dedndreajn 7 vjet më parë. Menjëherë pas martesës, të rinjtë ishin larguar nga vendi, për të emigruar në Angli, Belgjikë, Greqi e Itali. Vetëm 6 muaj më parë ishin kthyer në Shqipëri, për shkak se Jolandës i kishte vdekur babai

    DIVORCI

    Vetëm 10 ditë më parë, Jolanda Dedndreaj ishte divorcuar nga Artan Pango. Sipas familjarëve të saj, 29-vjeçarja kishte kërkuar divorcin, pasi nuk donte të shkonte në Evropë me Artanin, por donte të emigronte në SHBA, pranë familjarëve të saj që ndodheshin atje prej 2 vjetësh

    KRIMI

    Pasditen e djeshme, Artan Pango është kthyer në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe pasi e ka ndjekur atë nëpër shtëpi, e ka qëlluar me 6 plumba pistolete. Më pas, 30-vjeçari qëlloi veten me plumb në kokë



    26/03/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43

    Dhune e Brutalitet I Eger

    Vrasja e bashkëshortëve, dashuri apo shfrytëzim?!

    Hajde te keqen e mendjes! As dashuri, e as shfrytezim!

    Vrasja eshte vrasje, marrje jete ... nga kushdo qofte.

    Keto lloj vrasjesh, perfshire edhe gjakmarrjen, jane tregues
    te arkaikitetit dhe brutalitetit te eger ne psikologjine e
    mentalitetin tone Shqiptar.

    Ato jane plage qe rjedhin gjak te pafajshem prej trupit
    shoqeror Shqiptar, e nuk po gjen ende sherim.

    Ashtu si ne hapesirat e tjera te jetes, bazimi i drejtesise
    mbi kanun te shperfytyruar dhe gjykim vetjak per shkak cenimi
    interesash, e jo "nderi", keto sjell si pasoje.

Tema të Ngjashme

  1. Përkufizimi i dashurisë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •