E Shtune, 26 Mars 2005
VRASJA E BASHKESHORTEVE, DASHURI APO SHFRYTEZIM?!
Rigels Malile
TIRANE- Artian Pango ka qene i vendosur per veprimin qe do kryente. Ai ka shkuar me pistolete ne dore tek vila e Jolanda Dedndreajt, njekohesisht bashkeshortja e tij. Banoret fqinj te 28-vjecares kane pare ngjarjen e kobshme dhe rrefejne skenen. Nderkohe qe policia ka nisur hetimet edhe per nje mundesi shfrytezimi te vajzes nga 32-vjecari. Dje Dedndreajt i eshte dhene lamtumira e fundit, ndersa per trupin e Pangos ne morg nuk eshte interesuar kush. Jolanda Dedndreaj eshte vrare dy dite me pare me tre plumba pistolete nga bashkeshorti. Nena dhe motrat nuk kane mundur te vijne nga Amerika per t'i dhene lamtumiren e fundit. Xhaxhai i saj, Ndoci, thote se te afermit jane nisur, por largesia dhe nderresa e avionit ben punen e vet. Suzana, komshia perballe shtepise e ngjarjes, eshte mjaft e tronditur pasi ka pare te gjithe skenen e vrasjes makaber. "Ai erdhi per ta vrare", thote mjaft e prekur ajo. Suzana thote se Artiani ka nxjerre pistoleten sapo ka hyre tek porta e jashtme e oborrit dhe ka qelluar ne momentin qe Landa i hapi deren. Me tej, komshia tregon se "Jolanda ishte nje vajze e qete dhe nuk fliste kurre per problemet e saj". Por nen ze te afermit qe kane ardhur per t'i bere nderimet e fundit shprehen se ajo kishte nje sere problemesh me bashkeshortin. Jolanda kishte vendosur te ndahej dhe te largohej per ne Amerike ku gjendej familja. Te afermit kane hedhur dyshime se Artiani e shfrytezonte ne Angli Jolanden dhe kjo vendosi te largohej, duke u kthyer ne Shqiperi. Por ndersa bente gati dokumentet per te udhetuar drejt Amerikes, ka ndodhur edhe tragjedia. Artiani duket se nuk ka qene dakord me kete vendim te bashkeshortes dhe ka vendosur te mos i jape divorcin. Artiani ka dashur ta terheqe vajzen ne Itali, por mbetet mister se ishte dashuria apo dicka tjeter qe e shtynte djalin 32-vjecar.
I vetevrari Artian Pango
Askush nuk interesohet per trupin
TIRANE- Ne Spitalin Ushtarak askush nuk eshte interesuar per te terhequr trupin e Artian Pangos. Burime nga ky spital bejne te ditur se vetem familjaret e bashkeshortes se tij kane dhene detaje mbi emrin e viktimes se dyte te ngjarjes se Laprakes. Mjeket thone se deri ne mesditen e djeshme asnje nga familjaret e 32-vjecarit nuk kane ardhur per ta marre, apo per t'u interesuar per te. Ndoshta kjo vjen ngaqe nuk eshte marre vesh ngjarja, por edhe nga dijenia e familjareve qe Artiani eshte ne Itali dhe askush nuk di qe ai ndodhej ne Tirane vetem prej pak ditesh. Policia ben te ditur se do te perpiqet te lajmeroje familjen se trupi i djalit te tyre gjendet ne morgun e Spitalit Ushtarak ne kryeqytet.
R. M[B]
Krijoni Kontakt