Pellgu u projektua mbi nje rrip te uritur toke
u derdh shi nga barku i qiellit
mbi nje vend-grisje
ku diejt e vitit
i grisheshin gjelberimit te lodhur,
gjithcka perfekte
vec qe Narcizis te shihej ne te.
Ne pritje te Narcizit
Pellgu u mpi
nga mos rrjedhjet u mpiks
dashuroi projeksionin e tij ne qiell
dhe flladin qe i lemoi buzet.
Narcizi erdhi.
lekundur mes shaleve te shkujdesjes
i davariteshin mendime te paqta
si delet rridhnin shirat mbi faqet e ajrit,
ne fund-bark te pellgut,
rrugnajave te padukshme te trupit te tij, ngado.
drita veshur me pasigurine e saj
fshehu durimin deshtak
Ndersa Narcizis u shtri
mbi gjendjen e lodhur te pellgut.
shpine lagur
kerkonte projeksionin e vete ne qiell
Pllaquriteshin muzgjet,
garniturat e hijeve qe qerthonin heshtur
trupin e tij gjysem te zhytur ne pellg.
Viktime verberie.
Miti vdiq.
Krijoni Kontakt