Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Narcisus

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Narcisus

    Pellgu u projektua mbi nje rrip te uritur toke
    u derdh shi nga barku i qiellit
    mbi nje vend-grisje
    ku diejt e vitit
    i grisheshin gjelberimit te lodhur,
    gjithcka perfekte
    vec qe Narcizis te shihej ne te.

    Ne pritje te Narcizit
    Pellgu u mpi
    nga mos rrjedhjet u mpiks
    dashuroi projeksionin e tij ne qiell
    dhe flladin qe i lemoi buzet.

    Narcizi erdhi.
    lekundur mes shaleve te shkujdesjes
    i davariteshin mendime te paqta
    si delet rridhnin shirat mbi faqet e ajrit,
    ne fund-bark te pellgut,
    rrugnajave te padukshme te trupit te tij, ngado.

    drita veshur me pasigurine e saj
    fshehu durimin deshtak
    Ndersa Narcizis u shtri
    mbi gjendjen e lodhur te pellgut.
    shpine lagur
    kerkonte projeksionin e vete ne qiell

    Pllaquriteshin muzgjet,
    garniturat e hijeve qe qerthonin heshtur
    trupin e tij gjysem te zhytur ne pellg.
    Viktime verberie.

    Miti vdiq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 26-03-2005 mė 15:30

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    u derdh shi nga barku i qiellit
    Nitrosh, me vrau veshin ky varg!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Anija ime eshte ankoruar ne nje liman gjymtyresh.
    Syri te ze vec konvensione te huaja, dhe nje pantomime qe shoqerohet nga nje muzike e cuditshme, gjithcka ndricuar nga nje e verdhe e forte inkandenshente.
    Vend i cuditshem.
    Nje vajze me gjinj te vegjel, e sy te gjalle ( i vetmi njeri qe mund te shoh) tund nga larg nje shami malli, thua ka kohe qe me pret, ndersa zhurmat e limanit jane cuditerisht tinguj te padegjuar me pare nga une.
    Mungojne detaret e dehur qe zihen me njeri tjetrin, klithmat e pulbardhave, anijet qe shkarkohen, djelmoshat gjysem te zhveshur qe gjuajne peshk, a terheqin karrocat e mbushura me baule te renda pasagjeresh, mungojne prostitutat e lodhura.
    Me pak fjale planet tjeter.
    Ngado shikon vec gjymtyre, te veshur me kemisha te pastra, kollare. gjymtyre qe ngasin makina te shtrenjta, gjymtyre intelektuale, homoseksuale, gjymtyre analiste, gjymtyre police, gjymtyre ortoped, vetem gjymtyre ne kete liman gjymtyresh, dhe nje vajze qe tund pareshtur shamine e saj, dhe therret nje emer te panjohur me ze koke.
    Nuk e di pse jam ne kete port qe ngjason me nje vend-pushimi per biseda qe ke deshire ti harrosh, apo per ato qe sdi se ku, kur, dhe me ke i ke bere.
    Cdo gje perseritet ne pafundesi, derisa koha humbet sensin, e une sdi sa gjate kam qendruar ne kete liman gjymtyresh.
    Ngre velat, dhe nisem perseri per udhe.
    Anija ime i largohet bregut, ndersa une dalloj vec nje krah qe tund shamine e mallit, dhe therret nje emer te panjohur me nje ze te mbytur koke.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI

    Pllaquriteshin muzgjet,
    garniturat e hijeve qe qerthonin heshtur
    trupin e tij gjysem te zhytur ne pellg.
    Viktime verberie.

    Miti vdiq.

    ne syte e tij
    imazh i lodhur i vetes nga hena qe hahej cdo nate
    masturbim i pashtershem neper yje te copetuar
    ironikisht, i qete, i lumtur me veten,
    aty ku nis dhe mbaron dashuria


    vetem vdekjen e narcisist nuk e pranoj dot, thuaj po deshe qe zoti vdiq, zarathustra po ashtu e nitszche me pas, narcisus, i dashur, eshte gjalle
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Larsus : 29-03-2005 mė 17:13

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Sipas te dhenave te fundit me rrezulton se ka me teper se nje narcizus, dhe prandaj mu desh ta vras njerin prej tyre, ate timin.

    Ps Une e shikoj narcisuzin ne funksion te se teres, qe do te thote se Narcusuzi nuk do te ishte i tille pa pellgun.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Sipas te dhenave te fundit me rrezulton se ka me teper se nje narcizus, dhe prandaj mu desh ta vras njerin prej tyre, ate timin.

    Ps Une e shikoj narcisuzin ne funksion te se teres, qe do te thote se Narcusuzi nuk do te ishte i tille pa pellgun.
    e kuptoj, dhe ideja jote eshte shume ironkisht realiste....dhe ne boten e ideve, realja nuk ka shume funksion, po s'ishte pellgu, do ta krijonim (just a saying)


    po keto kohet e fundit, me gjithe mungesat e theksuara te ujit apo kristalitetit te tij, une vazhdoj te rigjej jete vetem tek narcisist (personali, patjeter)

    e kam shume te shtrenjte pe rte kejuar njeri per ta vrare, qofte edhe si ide lol

    thone qe eshte pune moshe, une do te thosha, pune naricisti, the more you know about yourself, the more you got to love it (ose me e sakte, absenca e nje mjelm/e ne pellg, s'te le opsion tjeter)

    P.S vargu eshte pak i ngarkuar per shijen time, shume emocional, shume Lorkez, dhe ideja jote ja vlen qe te dale me teper ne pah sepse me te vertete eshte pikante. Nese ke ndermend ta ribesh, te lutem ma dergo... do te me pelqente ta rilexoja.

    gjithe te mirat

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Anija ime eshte ankoruar ne nje liman gjymtyresh.
    .
    kaq me del per ta pelqyr kete pjese...ti nuk ecern apo kalon, ti hidhesh papritur nga nje dimension ne tjetrin, dramatikisht..dhe pastaj kerkon te dish ku je, qetesohesh per te kerkuar mendimet, por paqesisht nuk eshte menyra jote...

    kjo fjali me pelqen, shume, shume. Urime

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ditet e mija


    Ditet e mija jane cipe-bardha,
    si vezet.
    Levoret e tyre thyhen me driten,
    e pastaj,....
    pastaj dashurojne njera-tjetren
    Rriten mungesat e tua,
    e ti shfaqesh gjithmone e me rralle.
    Perbri mallit tim krihesh.
    Deget e uritura te pemeve te tua
    shpojne ngrehinat e ajrit hidhak.
    Jashte fryme e imet shiu
    lebyret mbi kete qiell fytyre ikur.
    Zbehte
    me kacurrela te thinjura
    si rremba dhimbje
    e lagur
    puthesh me mungesat e tua.

    Thyhen levoret e diteve te mija
    e pastaj,.....
    pastaj ne terr shkerdhe-jne njera-tjetren.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Postime
    63
    nderimet e mia nit

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Dy here femer ajo,
    per mua dhe veten e saj.
    leviz ne nje hapesire te huaj
    zbukuruar me mimika lesbige.

    grishin veshtrimin e tim
    personazhet e saj qafe bukur.
    Pastaj feksin,
    vishen me fustane mbremje,
    pjekin buke afshe ngrohte,
    vjelin mandarinat e trilleve te saj,
    endin epshet,
    rrethuar nga vrundujt e frymes sime.

    Dy here femer.
    Regetijne gjinjte e retinat e saj
    ne hapesiren e huaj
    kendojne prekjet
    per veten e mua.
    Heshtja sfilon nudo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 28-04-2005 mė 17:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •