Koha Jone, E Shtune, 26 Mars 2005
LESI NE ELBASAN: VENDI KA NEVOJE PER NJE BERISHE KRYEMINISTER
Qe nga Elbasani, dje, kryetari i PDK-se se Shqiperise, Nikolle Lesi, leshoi thirrjen qe te gjitha partite e opozites duhet te pranojne qe pas zgjedhjeve te kemi Berishen kryeminister, pasi vetem ai mund te prese me dore te forte fijet e mafias dhe te korrupsionit gjigant qe ka perfshire vendin. "Dikur kam qene kunder autoritetit te tij te forte ne qeverisje, por tashme po bindem se vetem Berisha mund ta drejtoje vendin, te pakten per disa vite ne menyre qe te shkaterrohet mafia qe ka pushtuar cdo fije te jetes ekonomike e politike te vendit",- tha Lesi dje ne aktivin e deges se PDK-se ne Elbasan. Me pas, Lesi shtoi se "perbashkimi i se djathtes duket pozitiv, ndonese i vonuar. Megjithate, mendojme qe PDK-ja duhet t'i mbetet besnike vendimit te saj ne Kongres qe te futemi te vetem ne zgjedhje, pasi kemi nevoje te testojme veten se ku jemi ne menyre qe te korrigjojme shenjestren, nese jemi gabim", -tha kryedemokristiani Lesi.
Acarimi qe ka sjelle ne kampin e majte pohimi i Berishes per kryeminister duket se vjen vetem per faktin qe kryetari i PD-se mund te zbatoje edhe parullen demokristiane "Investime, por edhe arrestime!", qe do te thote se duhet te vihen para drejtesise shume ministra e drejtues te larte te qeverisjes socialiste.
Lesi foli edhe per rikthimin e disa figurave ne PD, qe, sipas tij, tregojne nje shkalle te larte tolerance te Berishes.
Krijoni Kontakt