Ne fillim te pranveres te vitit '99, Hillari me te bijen moren nje udhetim
ne Egjypt, Marok dhe Tunizi. Ky ishte udhetimi i saj i 62- jashte vendit qe
nga koha kur i shoqi Bill Kllinton u zgjodh president. Per nga numri i
udhetimeve jashte Amerikes, ajo ia a kishte kaluar tashme edhe Eleonore
Rooseveltit, gruas qe admironte. Ne kete udhetim ate e shoqeroi gjithe kohen
mendimi se cdo te behej me Kosoven. Presidenti serb, Milloshevic, po
intensifikonte fushaten e pastrimit etnik. Te shtunen qe ajo u nis per ne
Afrike, i shoqi takohej me keshilltaret ushtarake per te diskutuar obcionet
per nderhyrjen ushtarake ne Kosove kunder Milloshevicit. Sekretari i
mbrojtjes U.Kohen si edhe gjenerali i ushtrise H.Shelton ishin te hapur ne
opinjonet e tyre duke dhene vleresime negative lidhur me bombardimin nga ajri

duke thene se territori nuk mund te kontrollohet duke perdorur avionet.
Ne 21 mars Hillari telefononte nga Afrika e veriut duke percjelle nje
opinjon krejt te kundert : " Une jam per bombardimin".
Ne ditet ne vazhdim presidenti ne telefonata te gjate me Hillarin diskutonte
gjeresisht, dyshimet e tij: "Po ne qoftese bombardimi do te shtoje me keq
ekzekutimet e kosovareve nga ana e serbve? Po sikur bombardimi te percaje
aleancen e NATO-s? Hezitimet e tij ndeshnin ne vendosmerine e Hillarit: "Ti
nuk mund te lesh kete gjendje te vazhdoje keshtu deri ne mbyllje te shekullit

qe ka pare holokaustin me te madh te kohes sone. E perse na duhet NATO-ja kur

nuk mbron menyren tone te jeteses?"
Hillari e inkurajonte presidentin te niste bombardimin edhe pa mbeshtetjen e
NATOs.
Ne diten e dyte te qendrimit te saj ne Egjypt, ajo priste te degjonte per
perfundimin e mbledhjes 11 oreshe midis te derguarit te SHBA Ricard
Hollbruk dhe Milloshevicit. Bisedimet deshtuan. Atehere Hillari e nxiti te
shoqin te vepronte pa hezitim. Diten tjeter Kllintoni deklaroi qe perdorimi
i forces ne Kosove ishte i pashmangshem. Ne 25 mars mbi Serbi filluan te bien

bombat.

Zonja e pare e Amerikes, Hillari Kllinton, e mbeshteti presidentin fuqimisht
per perdorimin e forces ne Kosove, duke mbetur gjithnje aktive e me nje
vizion te gjere ne politiken e jashtem te SHBA, edhe pse si bashkeshorte ajo
po kalonte ate kohe tronditjen me te madhe qe i kishte shkaktuar i shoqi :
skandalin Luinski.