Ketu do me pelqente te shkruanim cilat veshje do jene me te pershtatshme dhe ne mode, per sezonin e vjeshtes, kjo si per cuna dhe per goca...
Zakonisht me sa kam vene re, ose menyra si tendencohem une ne pergjithesi jane dyqanet ku zakonisht shkoj per te blere (cfare rryme veshje ka vete dyqani), ose revistat. Pra ne te vertete nuk jemi ne qe zgjedhim moden, por ajo na zgjedh ne. Gjithashtu kam vene re, se vetem lloji i materialeve te cilat njerzit veshin ndryshon ne varesi te klasave shoqerore, ndersa moda apo menyra si vishen gjithmone ndahet neper grupe sikur te ishte shkruar me ligj nga dikush.
Gjithmone njerzit edhe pa dashur mundohen ti pershtaten njeri tjetrit, derisa perfundojne vishen njesoj dhe grinden kush i bleu e/i para/i rrobat. Po nq se ne dyqan shiten te njejtat gjera...atehere...
Per stinen qe vjen, veshjet e vajzave tentojne te jene shume "femerore", klasike por me ngjyra te erreta per te treguar disi fortesi ne karakterin femeror. Po e ve re, se vajzat perseri po u largohen pantallonave, edhe pse pritet nje stine me e fresket. Ngjyra kafe (ndoshta kjo vetem si pasoje e stines) dhe tonet e saj, po i zene vendin edhe te zezes (Gucci duke i qendruar gjithmone besnik te zezes)...Megjithese asnjehere nuk mund te perjashtohet perdorimi i gjithe ngjyrave te tjera, ashtu si dhe vete vjeshta me gjethet shumngjyreshe.
Kapelet e vogla (ndryshe nga kapelet rrumbullake dhe te medha qe u perdoren gjate veres) si dhe syzet, rripat, cantat, dorezat po perdoren jo vetem si shenje e stines se fresket por edhe si shenje e elegances dhe femerores.
Veshjet e thurrura...xhaketa, funde te cilet mbulojne gjunjet, cizme me taka te holla, syze te medha dhe rripa te trashe eshte veshja e cila (gjithmone me sa kam pare nga dyqanet) do jete me e modes per kete stine. Linja e re e Ralph Lauren "Blue Label" eshte ndoshta me tipikja per veshjet e tilla, edhe pse krahas toneve te kafes ai ka shtuar dicka pranverore dhe jetike, te gjithanshme - ngjyren blu.
Cantat ndryshe nga syzet, sa vjen dhe zvogelohen, megjithese gjithmone e me shume mbahen ne sup...shenje mode, menyra me e lehte per te mbajtur nje cante, apo thjesht nje tjeter dicka qe vajzat duhet te bejne vetem per tu dukur "mire" dhe asgje me shume?!
Perdorimi i aplikimeve si ne veshje ashtu dhe ne kepuce. Lulet, perzjerja e toneve te nje ngjyre vihet re si ne cizme...pershtatja ndaj lekurave te kafsheve, apo thjesht grafike te tjere...ashtu dhe ne veshje ku pikpyetjet dhe nderlikimet "antike" kane filluar te vihen re (njesoj si dhe perdorimi i frudave dhe tyleve ne veshje...)
E kuqja - ngjyra ime e preferuar ne veshje. Besoj kete stine xhaketat apo "pardesyte" e kuqe do perdoren shume. Koleksioni i Adrienne Vittadini per kete stine ku e zeza, e kuqja dhe e bardha jane perdorur shume, do rekomandoheshin nga une si veshje.
Gjithashtu po te keni veshje te mamit, te viteve 70 deri 80 qe ju kane mbetur ne muze qe nga Shqiperia, vishini ; )
Keto jane vetem disa vezhgime qe kam bere ditet e fundit kur kam dale per te blere "veshjet per shkolle"pra duke qene se nuk eshte mendim eksperti si dhe duke pasur parasysh qe sot moda ndryshon brenda ores, cdo sugjerim tjeter per veshjet e stines se vjeshtes, jane te mirepritura...
Krijoni Kontakt