Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Petersen: Bisedimet për statusin final nisin në shtator

    Kryeadministratori Petersen në Beograd (Zeri i Amerikes)
    Fahri Musliu
    27-03-2005

    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen arriti në Beograd ku të dielën mbrëma u takua me ministrin e jashtëm Vuk Drashkoviç. Të dy palët thanë se është në interes të serbëve që të hyjnë në grupet e punës dhe në institucionet e Kosovës.

    Zoti Drashkoviç i tha shefit të UNMIKut se Beogradi po insiston në mosndryshimin e kufijve të Serbisë e Malit të Zi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe angazhohet që Kosova të fitojë një shkallë më të lartë se autonomia por më pak se pavarësia.

    Zyrtarët e UNMIK-ut u shprehën nga ana e tyre se aktualisht po bëhen përpjekje për rifillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të gjitha çështjet e hapura të interesit të ndërsjellë.

    Vizita e kryeadministratorit të Kosovës në Beograd bëhet disa ditë pas zgjedhjes së qeverisë dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Bajram Kosumi si dhe pas bisedimeve që zoti Jesen-Petersen pati të mërkurën me drejtuesit e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Ai do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe shefin e Qendrës Bashkërenduese për Kosovën, Nebojsha Çoviç. Pritet që tema të bisedimeve me zyrtarët e Beogradit të jenë mundësia e vazhdimit të dialogut të Beogradit me përfaqësuesit e qeverisë së re në Prishtinë, i cili filloi vitin e kaluar, por që është vazhdur para disa ditësh me takimin e Grupit të punës për zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur në Kosovë. Do të bisedohet gjithashtu për arritjen e standardeve për Kosovën para fillimit të bisedimeve mbi statusin e saj, si dhe çështja e decentralizimit të pushtetit.

    Pritet që një vëmendje e veçantë t’u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me pozitën e pakicave që është edhe pjesë e standardeve për Kosovën. Para ardhjes në Beograd, shefi i UNMIK-ut biseduar të dielën me kryeministrin e ri të Kosovës Bajram Kosumi dhe paralajmëroi se do të angazhohet për dialog midis përfaqësuesve të qeverive të Prishtinës e Beogradit.

    Por këshilltari i presidentit të Serbisë, Branko Radujko deklaroi sot për mediat serbe se nuk do të ketë bisedime me zotin Kosumi sepse ai nuk po tregon interesim për çështjet që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, por dëshiron që të bisedohet vetëm për statusin përfundimtar të Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-03-2005 më 04:24 Arsyeja: burimi
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Pas gjithe atyre ecejakeve te diplomateve te huaj ne drejtim te Prishtines dhe Beogradit eshte normale qe dhe Jessen-Petersen te vizitoje Beogradin e te bisedoje hapur me qeveritaret e atij vendi se cfare ju sjell e ardhmja e afert dhe e larget nese pranojne ose nuk pranojne nje proces i cili shpie per nga pavaresimi i Kosoves (me ose pa deshiren e serbeve).
    Insistimit te Drashkovicit per problemet e mosndryshimit te kufinjve me Shqiperine dhe Maqedonine duhet shtuar se kjo mbarsje serbo-malazeze kufizohet me Shqiperine permes Malit te Zi dhe me Maqedonine permes P-B-M.Per keto ai ka te drejte te bisedoje ashtu sic mund te bisedoje ne te ardhmen per problemet nderkufitare me Kosoven (per ndonje livadh a ndonje perrua).
    Serbet nga ana e tyre kane dhe ata detyrat e shtepise per te bere e nder detyrat qe ata kane eshte bashkepunimi i plote me Hagen,demokratizimi i serbeve (kudo qe ata jetojne pra jo vetem ne Serbi),plotesimi i te drejtave te pakicave kombetare dhe kulturore qe jetojne atje.
    Ne kete faze eshte ne interesin e Serbise dhe te serbeve qe jetojne ne Kosove qe te behen pjese e procesit.Mirepo interesi i serbeve qe jetojne ne Kosove eshte me i madh nese ata marrin pjese aktive ne procesin politik ne Kosove dhe shikimin e Kosoves si shtepine e tyre.Qe te shikohet Kosova si shtepia e tyre ata duhet te ndahen sa me shpejt e sa me me pak dhimbje nga e kaluara e larget dhe e afert.
    Eshte shansi i fundit qe serbet te tregojne nese kane vlera civile apo jo dhe kjo do te duhej te reflektohej se pari me denimin e krimeve te kryera historikisht ndaj shqiptareve ashtu sic do te duhej te bente nje popull i civilizuar dhe se dyti te mos behej pengese ne realizimin e aspiratave te shqiptareve.Sepse pengesa nuk do te ishte gje tjeter vecse tregues i nje civilizimi te dobet dhe sepse ata duhet t'a kuptojne se ata nuk i pyet me kush per kete sepse ata vete i shkelen qe ne vitin 1999 (Rambuje) mundesite per nje zgjidhje paqesore duke pergjakur nje popull te paarmatosur e duke masakruar mijera shqiptare.
    Viziten e zotit Jessen-Petersen ata duhet t'a shikojne si nje mundesi qe ju jipet per te zgjidhur detyrat e shtepise,si nje ndihme per nje integrim te shpejte ne BE dhe ne NATO,sepse ai nuk perfaqeson vetem Kosoven.
    Ndersa sa i perket deklarimit te keshilltarit te presidentit serb se nuk do te kete bisedime me z.Kosumi ajo nuk eshte gje tjeter vecse nje pretekst i rendomte serb,sepse me ke do te bisedohet tjeter pervec kryeministrit te nje vendi sic eshte Kosova.
    E ne intervisten e tij Kosumi u shpreh fare qarte se ai eshte i gatshem te bisedoje per te gjitha problemet e mbetura ne mes te Kosoves dhe Serbise.Ai nuk ka pse te bisedoje me Covicin e Rasim Lajic sepse keta te fundit kane mjaft pune per te kryer ne oborrin e tyre me shqiptaret e P-B-M,hungarezet e Vojvodines,Malin e Zi,Sanxhakun,Shumadine etj.
    Ne fund te fundit serbet duhet te jene te qarte se shqiptaret kane te drejten e vetvendosjes sepse kete te drejte ata e fituan me gjak dhe se nuk ka e nuk do te kete asnje alternative tjeter.
    Pra Rugova dhe Kosumi perfaqesojne tashme nje shtet e jo nje 'krahine" sic kane deshire t'a quajne serbet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 28-03-2005 më 06:44

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,413
    Postimet në Bllog
    22
    Petersen: Bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves mund te fillojne ne muajin shtator

    BEOGRAD (29 Mars) - Shefi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, (UNMIK), Soren Jessen-Petersen deklaroi ne Beograd se bisedimet rreth statusit perfundimtar te Kosoves mund te fillojne ne muajin shtator nese komuniteti nderkombetar vlereson se jane respektuar standartet demokratike. "Ne fund te muajit maj do te paraqes raportin tim ne Keshillin e Sigurimit dhe me pas ne baze te ketij raporti, do te vendoset nese do te behet nje vleresim i pergjithshem i respektimit te standarteve ne muajt qershor ose korrik. Ne rast te nje vleresimi pozitiv, bisedimet mund te fillojne ne mujain shtator", deklaroi Jessen-Petersen ne nje konference shtypi. Ne nje fjalim ne Institutin e Politikes dhe Ekonomise nderkombetare Jessen-Petersen vleresoi se Beogradi duhet te luaje nje rol te rendesishem ne bisedimet rreth statusit te Kosoves dhe shtoi se gjate ketyre bisedimeve nuk do te merret parasysh mundesia e ndarjes se saj dhe rikthimi ne gjendjen para vitit'99. Jessen-Petersen mberritidy ditr me pare ne Beograd per nje sere takimesh me zyrtaret serbe me qellim qe te zhbllokoje bisedimet midis Beogradit dhe Prishtines. db/db (/Balkanweb)

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •