Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kur Kisha drejtohej vec nga amatoret!

    Materiali i meposhtem eshte nje perkthim nga nje konference e Gene Edwards. Ai prek ceshtje qe kane te bejne me menyren se si Kisha jetonte ne shekullin e pare duke e krahasuar kete me situaten e sotme. Mbi te gjitha ngre pyetjen:
    A mundet valle Kisha te drejtohet vetem nepermjet vellzerve dhe motrave?

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ty, vella i dashur, te eshte mohuar privilegji me i madh qe nje i krishter mund te njohe, dhe ti nuk e di kete. Jo vetem ti, por virtualisht cdo i krishter qe ka jetuar keto 1700 vjetet e fundit nuk ka pasur njohuri per kete humbje..

    Per cfare po flas? Per kete fakt: Vetem Kisha e Shekullit te pare e gjeti drejtimin e saj nga vellezerit dhe motrat. Ajo nuk e gjeti drejtimin e saj nga ministrat apo pleqte. Kishat e atehershme nuk e gjeten ekzistencen dhe mbijetesen e tyre tek ministrat. Perkundrazi, ato Kisha ekzistuan me anen e vellezerve. Sot, ketu, ne kete takim me ju, une kam ndermend t’ua provoj kete fakt.
    Ka dicka qe ju nuk e keni, ndonese eshte e drejta juaj qe nga lindja. Eshte thirrja ime te shoh qe ju e keni ate. Ne fakt, kjo duhet te jete ajo qe cdo minister duhet te beje, kjo eshte thirrja jone.
    Vini re se te gjithe ju qe jeni te pranishem ketu jane te gjinise mashkullore. Ne, burrat, jemi rritur me nje zakon te pandryshueshem dhe te pashprehur me fjale. Perberesit e tij jane: Nje ndertese kishtare, nje podium. Dhe ti, nje burre… ti, dikush i gjinise mashkullore…tani beji vetes kete pyetje: Cili eshte vendi yt ne Mbreterine e Zotit ashti sic praktikohet sot ne zakonet aktuale te Krishterimit?

    Le te shohim me nga afer. Ja ku eshte roli i burrit ne Krishterim.
    Ne oren 8:30 te Dielen ne mengjez, vish nje veshje te tmerrshme qe quhet kostum. Me pas ke nje grindje me gruan dhe femijet qe mundohesh t’i cosh ne shkollen e se Dieles. Me pas ti, nje burre, akoma duke thirrur, merr makinen dhe “shko ne kishe”. Ti, nje burre, futesh ne ndertesen kishtare (Mos harro se je nje burre). Ti ne keto momente po ploteson kerkesat e Krishterimit ndaj teje… nje burri te konvertuar. Tani ne kete ndertese ti ulesh. Ti, nje burre, me pas degjon nje ligjerate te nxjerre nga tradita Greko-Romake, te shpallur nga Aristoteli, ne nje praktike qe Aristoteli e quante retorike. Ti, nje burre, ke bere tani detyren tende mashkullore, ti ke plotesuar modelin e rolit te mashkullit te krishtere. Keshtu pra, tani ti mund te ngrihesh nga karrigia dhe te shkosh ne shtepi. Kjo eshte gjithcka!!!

    Ky eshte roli yt ne Mbreterine e Zotit.
    Ne fillim nuk ishte keshtu.
    Ajo cfare mendon ti dhe cfare shikon ti, eshte thjesht ti, nje njeri i heshtur, ne nje karrige. Ky eshte shume krishterim per ty! Ti je dikush qe eshte totalisht i varur nga nje prift, nje minister, ose nga pleqte, kur vjen ne kishe.
    Degjo fjalorin tend, burre! Gjithe fjalori qe lundron perreth mikrobotes ku ne jetojme eshte treguesi i asaj cfare ne mendojme dhe tregon mjedisin tone.
    Ti, dhe gjithe Krishterimi, e ka pranuar kete status. Dhe kjo ka ndodhur pa u kuptuar. Te hysh ne nje ndertese dhe te ulesh, te ngrihesh dhe te dalesh, kjo je ti! Kjo eshte gjithka qe je ti! Te pakten, kjo eshte gjithcka qe ti je si nje “vella”. Kjo eshte gjithcka qe ti je si nje i krishtere. Nuk duhej qe te ishte thjesht te hysh ne nje godine, te ulesh per nje ore, te ngrihesh dhe te dalesh. Nuk eshte e drejte qe ti ta shohesh veten dhe te tjeret ne kete gjendje. Kjo nuk eshte e drejte. Dhe nevojitet nje revolucion qe ta ndryshoje kete!!! Jo nje revolucion i vogel, i turpshem. Jo! Nje revolucion radikal, trondites!

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Forca me e madhe krijuese ne toke, qe lidhet me Kishen, eshte nen zinxhire. Degjo, ti qe i perket llojit mashkull, kjo nuk ka qene gjithmone keshtu!
    Vetem shih sa apeluese eshte “Kisha” ashtu sic praktikohet aktualisht...sa apeluese eshte ajo per te krishteret meshkuj? Mendo per kete!

    Hyr ne nje kishe. Le te fillojme me katoliket dhe t’i zbresim shkalloret me pas neper shkallen kishtare. Vini re:
    Ne takimet katolike nuk ka pothuajse asnje burre. Grate dominojne rreshtat e karrigeve. Tani zbrisni tek baptistet. Ka dy gra per cdo burre. Kur te vini me ne fund tek pentakostalet, situata ndryshon sa nje fije floku. Kjo eshte gjithcka. Ta flasim sinqerisht, a eshte kjo menyra qe ne prisnim te ishte? Pse? Sepse aty nuk ka asgje per ty. Krishterimi, ne kete moment kohor, nuk eshte nje fe burrash, dhe nuk ka qene e tille per gati dy mijevjecare. A e ka prekur kjo jeten tende? Nqs po, ndalu per nje moment dhe reflekto se si kjo te ka prekur. A je gati ta shohesh skenen te ndryshoje? Ne jeten tende? Perse ti dhe burra te tjere neglizhoni ate qe e sotmja pret nga ju?

    Perse nuk ka asnje terheqje per burrat? Ka rreth nje dyzine arsyesh, por me e dukshmja eshte kjo: Per nje burre, kisha eshte e merzitshme. (Madje te themi te verteten, dhe per grate eshte e merzitshme gjithashtu. Eshte e merzitshme per te gjithe! )
    Me nje fjale, praktikat e sotme te besimit te krishtere, vellai im i dashur, te kane strerilizuar.
    Si deshiron qe t’ja filloj qe te te tregoj se nuk ka qene gjithmone keshtu? Ndoshta menyra me e mire qe te ta shpjegoj kete humbje te paimagjinueshme, eshte t’i hedhim nje sy fjalorit te besimtareve te shekullit te pare. Jo te fjalorit te ndergjegjshem, te perdorur enkas per te shprehur dicka, por te atij fjalori qe flitet ne menyre te pandergjegjshme.

    Ne secilin prej nesh, ekziston nje fjalor unik qe reflekton ate mjedis, te cilit ne i perkasim pjesen me te madhe te jetes, fjalor i cili nuk ka nevoje per t’u menduar. Per ta ilustruar: Nqs ti je nje mekanik, saldator, operator kompjuterash, punonjes ndertimi, secili prej tyre ka nje fjalor qe nje pjese e jona nuk e ka. Ne madje nuk jemi te ndergjegjshem per kete, por ne e ndjejme se na vret veshin. A ju ka thene ndonje doktor se ju keni nje problem? Ai ka nje fjalor qe eshte pjese e me te shumtes se jetes se tij dhe ai mendon ne menyre te pandergjegjshme se ti do ta kuptosh se cfare te thote.
    Une nuk do i kuptoja dy njerez kompjuterash duke folur me njeri- tjetrin. Ti, madje nuk je i ndergjegjshem per unicitetin e fjalorit tend. Ti ke nje fjalor te specializuar per shkak te mjedisit tend. Eshte po aq pjese e jotja sa dhe emri tend.
    Te krishteret e shekullit te pare kishin nje fjalor te tille te pandergjegjshem. Ju do e shihni se kjo eshte e vertete duke degjuar fjaloret e pandergjegjshme te grupeve te ndryshme te krishtera qe ekzistojne ne ditet e sotme. Nqs je perreth nje grupi Fondamentlistash, per shembull, cilat do ishin disa nga fjalet qe mund te degjoje? (pendohu, shpetim, zjarr dhe squfur)
    Republikanet? (siguri e perjeteshme, justifikim, Bibla thote, moral)
    ----*(Ne kllapa jane vendosur pergjigjet e njerezve ndaj pyetjeve te Gene-it)

    Le te shkojme ne nje organizate Nderdenominacionale si Navigators, Campus Crusade ose YWAM . Cfare do degjonit nga fjalori i tyre unik? (Pagesa e madhe, Zoti ka nje plan te mrekullueshem per jeten tende, dishepullim, kater ligjet shpirterore, misione, vizione, te fitosh shpirtra, Zoti deshiron qe ti te firosh shpirtra per Zotin).
    Cilat jane disa nga fjalet qe do te degjoje perreth disave qe quhen Baptistet e jJugut? (Ani Armstong, program kooperues, dhjake, taksa per kishen, pagezim, njehere i shpetuar- pergjithmone i shpetuar, Loti Moon, ministri, pastor)
    Mes katolikeve cfare do te degjoje? (pergjunju, tradite, rosari, meshe, uje i bekuar, rrefim, bindje, nena e Zotit)
    Nqs do ishe perreth pendakostialeve? (Fryma e Shenjte, mrekulli, shenja, fuqi, fjale te besimit, zhvillim, pagezim ne Frymen e Shenjte, te flasesh ne gjuhera)
    Cfare do te degjonit ne qofte se do ishit midis Vellezerve Plymouth? (mbulim i kokes, darka e Zotit, Tryeza e Zotit, Dita e Zotit)

    Brenda secilit nga keto grupe ka nje botekuptim. Ky botekuptim shfaqet natyrshem ne bisedat rutine, dhe na tregon nje pjese te mjedisit brenda te cilit jetojne.

    Le te shkojme ne levizjet e kishave neper shtepi. Cilat jane fjalet me te perdorura ne levizjet e kishave neper shtepi? (miqesi, dorezim, jete me e thelle e krishtere, kinonia, Studim Biblik, Fjala, jashte kishes se organizuar, grupe qelize, preokupim social, barazi e gruas, teologjia e kishave neper shtepi)


    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Me lejo te te them dicka per te menduarin tend, per dicka per te cilen ti nuk je i ndergjegjshem, por ajo pjese e te menduarit tend e influencon jeten tende ne menyre te pabesueshme…me ose pa fjalor. Ne fakt, ky kanal i vogel i te menduarit eshte ne mendjen e gjithesecilit, per me teper ne nuk e dime se ne po mendojme ne kete menyre.
    Ose kujt t’i referohem? Me lejoni ta ilustroj.
    Nje minister me telefonon dhe fillon te me tregoje se si po shkon puna e tij. Duke e bere kete, ai tregon anen ministrore te kesaj pjese te fuqishme te mendjes per te cilen po flas.

    Fjalet e tij jane fjale ministrash dhe te qenderzuar tek ministria e tij. Ai me flet per punen e tij; cfare tha ai, cfare beri ai, ku ka qene ai, dhe cfare rezultati ka pasur. Te gjitha te qenderzuara tek ministria.
    Kohet e fundit fola ne telefon me nje vella nga Teksasi, i cili me foli per te gjitha kishat neper shtepi qe mblidheshin ne njeri nga qytetet me te medhenj te shtetit. Ai kishte peseqind njerez ne takimet neper shtepi. Ai duhet te kishte folur me mua, pa nderprerje per me shume se nje ore: "Zoti me tregoi kete ... ne kishim nje problem dhe Zoti me foli rreth kesaj…ne hasem nje situate jo te zakonshme dhe ne fund une u thashe te gjitheve..."
    A e di se ne te gjithe biseden ai nuk te permendi ty? Nuk po them se ai kurre nuk permendi “amatoret”. Po them se kurre nuk te permendi ty. Nuk kishte asnje reference per askend, pervecse per veten. Ai kurre nuk foli per ty. Mendja e tij eshte e qenderzuar tek ministria, jo tek ty.
    Dhe ju gjithashtu kur mendoni per gjera dhe ceshtje te krishtera, ju mendoni “ministri” dhe “ministria”.
    Vella i dashur, ju si vellezer nuk jeni ne balle te te menduarit te krishter. Minstrat jane.
    Ministrat mendojne ministra. Ju mendoni ministra. Ju nuk mendoni per ju. Ky eshte nje mentalitet midis te krishtereve, ky eshte nje mentalitet midis amatoreve, qe eshte nderkombetar, dhe eshte i lashte.
    Ti dhe gjithe Krishterimi mendoni ne termat e te qenit te udhehequr nga ministra.
    Mendoni perreth kesaj: Vitin tjeter do shkoni ne nje konference. Cfare do besh i dashur vella, i dashur amator? Ti do te ulesh e do te degjosh nje minister.
    Vitin tjeter ti do kesh nje problem ne jeten tende personale. Ti ke nje mik qe eshte pastor, dhe ti do shkosh te flasesh me te se cdo te besh me kete problem.
    Disa prej jush jane ne nje komunitet ku nuk ka nje kishe ashtu si e deshironi ju. Ju keni nevoje per nje kishe? Keshtu? Ju duhet te gjeni nje minister, ne menyre qe te keni nje kishe.
    Nje dite nje prej jush do filloje nje grup te vogel qe mblidhet ne shtepine e tij. Ky grup do te vazhdoje ose do te nderpritet. Pas pak kohesh, ju do te vendosni se ju keni nevoje per nje kishe me minister. Te gjitha grupet qe te jetojne gjate, me ne fund do te kene nevoje per nje minister. Kjo eshte rruga e pandergjegjshme se si shihet besimi i krishtere. Eshte e paevitueshme. Eshte nevoje per te mbijetuar. Ministri eshte nje domosdoshmeri!
    Ju nuk e konceptoni dot ne terma nje krishterim jashte nje ministri apo lideri. (Nje trendafil me nje emer tjeter ngelet po trendafil, dhe nje pastor me emer tjeter ngelet po pastor)
    Krishterimi totalisht pa ministra? A mund te jete e vertete kjo ndonjehere? A mundet kjo te jete e vertete dhe per kishat qe mblidhen neper shtepi?

    Ne levizjet e kishave qe mblidhen neper shtepi, une vura re jo shume jete kishe, por dicka qe eshte nje grup i lavdishem studimi Bible. Secili vjen dhe flet. I foluri eshte siperfaqesor. Fol, pak vargje biblike brenda, pak miqesi, embelsira dhe gatime dhe nje “oh, ishte e mrekullueshme” dhe secili shkon ne shtepi. (Ky eshte rikthimi ne Trupin e Krishtit?!)

    Por ka dhe nje aspekt tjeter i nje kishe tipike qe mblidhet ne shtepi. Nje grup mblidhet ne nje shtepi, po, por nje minister vjen dhe u predikon, u jep keshilla dhe i forcon. Kur ai eshte aty, ti permiresohesh, pastaj fillon gradualisht te biesh poshte derisa ministri te vije perseri te te ngrere. Levizja e kishave qe mblidhen neper shtepi jane aq te varura nga ministrat sa jane te gjitha tipet e tjera te levizjeve dhe denominacioneve (Nqs jo tek ministrat, atehere tek pleqte) Te gjitha kishat e gjejne drejtimin e tyre nga ministrat ose pleqte.


    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nqs ju degjoni me kujdes fjalorin tuaj te krishtere, atehere fjalori juaj do ju tregoje se e gjitha kjo eshte e vertete. Ju nuk e dini, por ju jeni te mbuluar me zinxhire .
    Rruga e historise se Kishes ngelet e pandryshuar shekull pas shekulli, madje dhe ne mijevjecarin e trete. Pavaresisht nga te gjitha lajmet qe degjoni, pavaresisht nga rrotullimet e besimit te krishtere, ju jeni perseri nje amator. Nje amator qe ulet e degjon.
    Kjo eshte menyra se si kjo do te ngelet. Sa keq. Te dielen tjeter kur “te shkosh ne kishe”, numero se sa amatore ne takim bejne dicka pervec te ulurit dhe te degjuarit.

    Une jam nje minister dhe lavdi Zotit per kete. Por une nuk duhet te mendoj “Une”. Une duhet te mendoj “Ju”. Dhe ju duhet te bashkoheni me mua ne kete perspektive. Puna ime eshte: Te ngelem absolutisht pa pune!
    Puna ime nuk eshte ministria, as te jem minister, puna ime eshte te kthej Kishen perseri tek vellezerit. Perseri ne kete dhome, une kam ndermend t’ua provoj kete fakt nga Shkrimi, pertej cdo pyetjeje. Kisha eshte qe te gjeje drejtimin dhe udheheqjen nga vellezerit.


    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Puna ime eshte: Te ngelem absolutisht pa pune!
    Puna ime nuk eshte ministria, as te jem minister, puna ime eshte te kthej Kishen perseri tek vellezerit. Perseri ne kete dhome, une kam ndermend t’ua provoj kete fakt nga Shkrimi, pertej cdo pyetjeje. Kisha eshte qe te gjeje drejtimin dhe udheheqjen nga vellezerit.
    Shikoni per nje moment se si Gene Edwards e pershkruan rolin e udheheqesit te Kishes. Ai nuk po vendos nje ligj qe Kisha nuk duhet te kete udheheqes, por udhehqesi i Kishes ka vetem nje synim: Te ngelet sa me shpejt pa pune!
    Vetem kur ai ka ngelur pa pune, tregon se e ka kryer misionin e tij me sukses. Pra ua ka thyer Kishen vellezerve....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kujdes, sepse perndryshe do te thoni: “Po, kjo eshte e sakte. Le te shkojme dhe le te varim predikuesin!”. Kjo nuk do te funksionoje. Gjerat ne Krishterim jane ndertuar ne menyre te tille qe pa minister cdo gje do te shembet. Krishterimi nuk eshte i pergatitur per ndryshime te tilla. Ne menyren se si eshte i ndertuar aktualisht Krishterimi, ka nje varesi themelore ne ministrat lokale dhe ne vazhdimesine e ministrise lokale.
    Ky njeri eshte celesi i te gjitha gjerave qe te mund te qendrojne se bashku. Hiqeni ate, dhe cdo gje tjeter shembet. Krishterimi nuk di se si te ngrere nje Kishe te drejtuar nga njerez te thjeshte. Nuk e kemi ditur per 1700 vjet.
    Ky mund te jete mesazhi me i rendesishem qe ti, amatori i varfer, qe ulesh dhe degjon, mund te degjoje ndonjehere. Ti po degjon nje nga shprehjet me revolucionare qe kane qene ndonjehere mbi kete toke. Martin Luteri nuk duroi dot. Por ti nuk do degjosh se si te clirohesh nga kjo forme. Kjo forme eshte ketu. Pergjithmone. Ne nuk mund t’i ndryshojme gjerat qe jane.
    Ti nuk do degjosh ndonjehere nje gje me te rendesishme (derisa dikush te te thote se ti te prekesh dhe te njohesh dhe te perqafosh dhe te kesh miqesi me Zotin Jezus ne hapesire dhe kohe dhe jashte hapesires dhe kohes). Une te paralajmeroj, se pas kesaj dite, ti mund te mos shkosh me kurre ne kishe, per sa kohe qe jeton. Po keshtu, fatkeqesisht, ti mund te mos e kesh me privilegjin per te shijuar ate qe je gati te degjosh tani. Por pas 1700 vjetesh, ka ardhur koha qe ti te informohesh per dicka qe nuk eshte dhe nuk ka qene, per gati dy mijevjecare.
    Po i rikthehem perseri fjalorit.
    Fondamentalistet kane fondamentalizmin per te mbrojtur. Njerezit qe studiojne Biblen jane neper klasat biblike. Gruper Nderdenominacionale jane per fitimin e shpirtrave.(Ne rast se ata nuk mund te gjejne me asnje nga keta te konvertuar pas nje viti, nuk eshte shume e rendesishme, vetem qellimi kryesor duhet te permbushet).
    Baptistet kane institucionet dhe organizatat per te mbrojtur. Vellezerit kane John Darby-n dhe Biblen per te mbrojtur.
    Asnje nga keta nuk ka vend per ty. Por, perseri ti, si njeri, ke nje trashegimni te pabesueshme. Kjo trashegimni eshte kaq shume e humbur, saqe e gjejme pothuajse te pamundur qe ta konceptojme kete ceshtje kaq te thjeshte, e cila eshte qendra e besimit tone.

    Une do doja te shfajesohesha per ate qe do them tani. Por ajo mund te na ndihmoje per te pare kotesine e plote e te perpjekurit per te ndryshuar gjendjen ekzistuese.
    Ka nje levizje te re te mrekullueshme ne token tone. Ajo u ngjit tani vone ne skenen e ungjillezimit. Por ajo eshte perseri e bazuar ne te njejtin botkuptim graniti 1700 vjecar.
    Cili eshte ky botekuptim? Burri i heshtur, ulet i heshtur, ne karrigen e heshtur. Eshte ekzaktesisht ajo qe ne tashme kemi, vecse ne nje shkalle tjeter. Se fundmi, dhe ne kete levizje te re, karrigia eshte akoma kenaqesia juaj. Une po flas per nje levizje te madhe qe shpeshhere i mbush stadiumet me 60000 njerez ose me shume. Ne ato takime publike gjigande, njerezit mbajne njeri-tjetrin ne krahe, qajne, therresin, lavderojne. Kjo eshte e mrekullueshme. Por me pas, ulen! Gjejeni perse. Qe te degjojne ministrin, ata ulen dhe degjojne dhe me pas shkojne ne shtepi. (S’e kishit degjuar kete me pare?). Ketyre njerezve u thuhet te shkojne ne kishe. Cfare do te bejne keta njerez kur te kthehen ne shtepi? Do vishen me nje kostum, do hyjne ne nje godine, do ulen… dhe vazhdimin e dini. Keshtu, me ne fund, kjo levizje e bukur nuk ka me vend se ku te shkoje.
    Kjo praktike “ulu dhe degjo” jo vetem qe ka jetuar me ne per 1700 vjet, por po vjen duke u forcuar. Ajo do jete ketu deri diten kur Zoti Jezus te kthehet. Une, per vete, nuk do bej asnje perpjekje per te ndryshuar kete menyre te te berit te gjerave. Une e pranoj si pjese te se shkuares dhe te se ardhmes te historise se Krishterimit. Perse te mundohemi ta ndryshojme kete situate? Ka shume gjera te tjera per te bere. Jeta ime mund te shpenzohet per dicka te pamundur, por kjo nuk do jete qe te reformoj situaten ekzistuese, por qe te filloj nje te re, nga pluhuri.
    Vella, ti duhet te clirohesh nga gjithe ky skenar. Ti je nje mashkull, dhe ke nje nje trashegimni te lashte per te ri-pretenduar, dhe ajo ka nevoje deshperimisht qe t eri-pretendohet.
    Radikale? Po! Qesharake? Po! E rrezikshme? Po! Por asgje me shume se sa ishte ne shekullin e pare. Pas te sotmes, cila eshte pjesa jote ne besimin e krishtere? Te ulesh? Te degjosh? Apo…
    Ne nuk e kemi as idne me te mjegullt se si besimi i krishtere eshte supozuar te duket. Vellezer, ne na eshte hequr testosteroni. Per nje moment, thjesht largoni konceptet tuaja aktuale dhe shihni se si do te dukej besimi i krishtere.



    Kush ishte qendra e skenes se shekullit te pare?

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    2

    Nqs do lexosh historine nga Pentikosti, drejt fundit te Veprave te Apostujve, dhe pergjate gjithe letrave, ti do te shohesh vetem dy ose tre lloje njerezish ne qendren e skenes se shekullit te pare.
    Nje nga ata je ti.
    Gjeja e pare qe sheh jane mbjellesit e kishave. Ata jane kudo perqark, ne cdo faqe. Jane rreth njezet njerez te tille ne dramen e shekullit te pare. Keta njerez mbollen kisha. Apostujt jane njerez, te cilet Zoti i dergoi jashte per te mbjelle kisha. Kjo eshte ajo se cfare ben “i derguari”. Jo “i derguar” per te ungjillezuar boten, ashtu sic mendon ti. Jo, me shume se kaq, ata jane njerez qe hyjne ne nje qytet dhe ngrejne nje kishe. Ky dhe vetem ky eshte funksioni primar i “te derguarve”. (Ler menjane ate qe te vjen ne mendje ty kur lexon kishe tani. Keta njerez nuk ngriten ndertesa kishtare.)
    Cfare tjeter?
    Kush tjeter eshte qendra e skenes permes librit te Veprave?
    Gjeja e dyte qe do te gjesh eshte Eklesia. Ajo eshte e eger dhe e lire, e mrekullueshme dhe e lavdishme!
    Me lejoni te devijoj pak ketu. Nje minister i diteve te sotme, mund te shohe cdo gje qe kemi mbuluar deri ne kete pike. Ai thote me vete, “Po, kjo eshte ajo c’ka na duhet. Une do te shkoj te mbjell kisha. Le te kthehemi ne modelin e vjeter. Une do te jem nje mbjelles kishash dhe do te ngre nje kishe. Ne do te kemi dicka te mrekullueshme, te re dhe te ndryshme. Kjo do te jete madheshtore.”
    Kur ministrat degjojne per mbjellesit e kishave, nje shprese ringjallet ne zemrat e tyre per te pare serisht ate qe ishte ne shekullin e pare…syte e tyre ndricojne dhe mekanizmat fillojne te funksionojne. “po… ne do te kemi dicka te ndryshme”
    A mund t’ju bej nje kerkese? Qe te dy paleve, amatoreve dhe ministrave, do ju lutesha te mos qendronit ketu. Ju lutem lerini menjane cdo gje qe shkon ne mendjen tuaj rreth mbjellesve te kishave dhe eklesise. Cdo gje qe eshte ne mendjen tuaj nuk eshte mjaftueshem radikale. Perpiquni te lini menjane konceptin modern te ministrave, ministrive, amatoreve dhe eklesise.
    Pse? Sepse mbjellesi i kishave te shekullit te pare, si te kete ngritur nje kishe, largohet! Ai largohet menjehere, shpejt, me vrap! (Perpiquni te gjeni nje minister te diteve tona qe ta beje kete!)
    Nqs je nga Vellazeria Plimuth, apo nqs i perket levizjes se kishave-shtepi, ka nje fjale shume qendrore qe shperthen ne fjalorin tend menjehere tani. Ka shume pak mbjelles kishash te cfaredo lloji sot, por dhe midis ketyre njerezve, e njejta fjale shperthen ne fjalorin e tyre sot. Eshte nje fjale qe shkakton frike kur perdoret… te pakten nga menyra se si ajo perdoret, ose nga menyra se si kjo fjale aplikohet tek nje qenie njerezore, apo nga menyra se si kjo qenie njerezore do te te trajtoje ty. Kjo fjale eshte “plak”.
    Per nje moment, ler menjane konceptimin tend jo vetem per “ministrat”, “ministrite” dhe “amatoret”, por gjithashtu dhe per “plak” dhe gjithashtu “eklesi” .
    Puna e ministrit dhe plakut eshte e lidhur ngushte sidomos ne grupet jashte kishave te organizuara. Te dy, ministrat dhe pleqte, mendojne ne termat e kishes, me gjithe “shigjetat e rendesise” te drejtuara nga ata. (“Shigjetat e rendesise" duhet te drejtohen vetem nga Jezus Krishti dhe vellezerit dhe motrat qe jane eklesia. )
    "Ne do te kemi nje kishe shtepi, do te predikojme, do studiojme Biblen, do lutemi dhe do te kendojme dhe do te kemi pleq, ashtu si behej shume kohe perpara. “
    Kur ta degjosh kete, ik me vrap!
    Vella, nqs kjo eshte ajo qe po beni, me mire shkoni dhe bashkohuni me Kishen Katolike. Ne fakt, shko ne Vatikan. Pse?
    Sepse ti ke shkuar aty ku ishe kur u largove nga kisha tradicionale. Ti je ne fillimin e 1700 vjeteve te praktikave te gabuara.
    Nqs degjoni njerezit qe flasin se si pleqesia duhet te jete, ju do te arrini ne perfundimin se fjala “plak” eshte ne cdo faqe te Testamentit te Ri.
    Ose ju keni te njejten semundje qe sundon ne kishat tradicionale. Ata shohin “pastor” ne cdo faqe te Testamentit te Ri. (Pastor shfaqet nje here ne Testamentin e Ri. Por ai asnjehere nuk shfaqet ne histori. Perpiquni ta gjeni ate per shmebull tek Veprat. Plak? Sa here shfaqet kjo fjale ne Testamentin e Ri duke ju referuar pleqve te krishtere? Prit dhe do te shohesh!)
    Perseri, le te kthehemi tek fjalori i njerezve, i cili na zbulon shume. Plak, plak, plak. Dhjak, dhjak, dhjak. Sherbe, sherbe, sherbe. Deshmo, deshmo, deshmo. Lutu, lutu, lutu. Minister, minister, minister. Pastor, pastor, pastor, pastor! Ju do te mendoni se keto fjale jane ne cdo pese fjale ne Testamentin e Ri.
    Hapni veshet dhe filloni te degjoni fjalorin e krishtere qe ju rrethon. Keto jane fjalet qe dominojne. Sot! Por cfare mund te themi per shekullin e pare?
    Une marr shume literature te krishtere me ane te postes, nga i gjithe planeti. Gjithe keto letra jane nje thirrje per ndihme. Permbajtja e tyre eshte shpesh “Duhet qe te pergatisim pastore” dhe “lutuni per pastore”, “pastori yne” dhe “pastori juaj”. Shko ne nje biblioteke seminari. Seksioni me i madh ne biblioteken e cdo seminari apo shkolle biblike do te jete per ministrine pastorale. Kjo fjale eshte kudo. Ne xhungla, ne Antarktide, kudo. Ju do te mendoni se koncepti dhe praktika e pastorit modern dominon fjalen e Zotit. Me thuaj, a eshte e vertete kjo? Shih perseri. Pyet veten cfare ishte ne qender te skenes ne shkrimet e shekullit te pare? Ishte: 1) Mbjellesat e kishave, 2) Eklesia.
    Por anjera nga keto fjale, mbjelles kishash, apo eklesia, nuk e dominojne fjalorin tone.
    "Studim biblik” shfaqet here pas here ne fjalorin tone. Une nuk jam kunder studimit te Bibles. Shikoni fjalen “deshmim”. A nuk duket sikur ajo eshte ne cdo tre fjale ne Shkrimet? (Nuk eshte e vertete se ajo eshte ne cdo tre fjale, por duke degjuar fjalorin tone te folur, ju do mendoni sikur ajo eshte). Keto fjale jane fjalori yne i sotem.Keto fjale na tregojne se cfare rrjedh nga mendimet tona. Dhe konceptet tona. Dhe menyrat dhe veprimet tona. Nga atmosfera jone.
    Ne shekullin e pare, ishte gjithashtu nje fjalor qe rridhte nga besimtaret. Por, vini re, fjalet qe rridhnin prej tyre nuk ishin te salduara ne koken e tyre. Jo, ato nuk ishin fjale qe ata i degjonin te perseritura neper predikime. Keto ishin fjale qe thjeshtesisht dilnin nga mjedisi i shekullit te pare. Ato ishin te folura ne menyre te pandergjegjshme, duke paralelizuar atmosferen e perditeshme ne te cilen ata jetonin. Keto fjale na tregojne gjithashtu gjera qe njerezit sot nuk i dine!
    Degjojini keto fjale, fjale qe thjeshtesisht dalin nga veprat, vendimarrjet e vazhdueshme, funksionimi ditor i eklesise. Keto jane si fjalet e marangozit: sharre, zdrukth dhe derrase.
    Personi qe i flet, nuk mendon rreth ketyre fjaleve. Per ate, keto nuk jane fjale speciale. Jo. Keto fjale jane thjesht pjese te komunikimit per stilin e jetes qe eshte perreth teje. Ju lutem vini re, keto fjale te cilat rrjedhin natyrshem nga buzet e besimtareve te shekullit te pare nuk jane: Studim Bible, deshmi, fitim shpirtrash, shko ne shkollen biblike, permbush detyrimin e madh. Keto fjale mund te jene fjalet qe rrethojne teresisht jetet tona, por ato nuk jane fjalet qe rrjedhin nga besimtaret e hershem.
    Shkoni permes Veprave dhe letrave dhe shihni se cfare fjalesh dilnin ne menyre indiferente nga besimtaret ne jeten e tyre te perditeshme. Kur ju ta beni kete, Zoti i qiellit e i tokes, tronditte themelet tuaja. Dhe, ne vazhdim, per ju qe jeni nga speciet meshkuj, pak nga testosteroni juaj, u kthefte perseri.
    Tani arritem tek personi i trete qe eshte ne qender te skenes se Veprave dhe te letrave. Ai permendet perseri dhe perseri. Se pari, mbjellesit e kishave. Se dyti, eklesia. Dhe se treti? Shihni se kush do te jete fjala me e perhapur ne Testamentin e Ri. Do te fillojme me Veprat.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    3


    Lexo kete dhe vajto. Ose bashkohu me revolucionin! Personi i trete, kaq i permendur ne sagen e shekullit te pare eshte… a jeni gati te shihni personin e trete kryesor te permendur ne skenen e drames se shekullit te pare?
    Eshte mbjellesi i kishes, kisha dhe…shiheni ate fjale qe shfaqet kudo….
    1
    Pjetri u ngrit ne mes te vellezerve dhe tha: “Vellezer, Shkrimi eshte permbushur.”
    2
    Vellezer, zgjidhni nga mesi juaj shtate njerez te mire.
    3
    Kur vellezerit mesuan per kete, ata e moren Palin nga Cezarea dhe e derguan ne Tarsus.
    4
    Diten tjeter, Pjetri u ngrit dhe u largua. Disa nga vellezerit e kishes se Jopes shkuan me te.
    (Ju kurre nuk do te zbuloni dicka me madheshtore rreth jetes se vertete te kishes se sa duke lexuar keto pasazhe te thjeshta, te pashtremberuara, se si dalin ne menyre te pandergjegjshme nga atmosfera e tyre. Kjo eshte menyra se si ishin gjerat ne te vertete. Kjo eshte trashegimnia jote e humbur! )
    5
    Dhe vellezerit ne Antioki derguan ndihme vellezerve ne Jude.
    6
    Tregojani keto Jakobit dhe vellezerve.
    7
    Prandaj, te derguar nga kisha, ata po kalonin permes Fenicise dhe Samarise, duke u shpjeguar me detaje kthimin e paganeve dhe po u sillnin gezim te madh te gjithe vellezerve.
    …………………………………….
    Ka me shume. Shume me teper, sic do te shihni. Por le te qendrojme per nje moment dhe le te reflektojme.
    A i perkisni ndonje kishe me kete fjalor? A e mbushin veprat e vellezerve te eklesise fjalorine tuaj te perditshem? Automatikisht, spontanisht, ne menyre te pandergjegjshme… thjesht sepse pamje, veprime dhe menyra te tilla mbushin kaq shume atmosferen tuaj te perditeshme?
    Ne momentet ne vazhdim, une do te perpiqem te shpjegoj vendin e burrave ne eklesine e shekullit te pare. Por ajo se cfare do te nenvizoj, se pari shkon ne zemren e cdo gjeje qe eshte keq ne 1700 vjetet e historise kishtare, dhe se dyti zbulon ate cfare nevojitet kaq deshperimisht.
    Ajo cfare shihni ne shekullin e pare perkundrejt gjendjes se sotme eshte Organikja perkundrejt Inorganikes.
    Do te shihni Tribune kunder Civilizimit.
    Do te shihni Zbulimin kunder Organizimit.
    Do te shihni Kreativitetin kunder Rolit.


    Le te kthehemi per nje moment tek fjala Tribu.
    Kjo do t’ju ndihmoje disi te kuptoni se cfare po perpiqemi t’ju komunikojme… por s’mundemi.
    Per te ilustruar se cfare eshte nje tribu, ejani me mua ne Tailande. Une isha ne Tailande tamam ne kohen kur Vietnami ra ne duart e komunisteve. Kishte refugjate ne Tailande qe vinin nga Kamboxhia, Laosi dhe Vietnami. Atehere une po mundohesha qe te rregulloja ne nje kamp refugjatesh, nje grup te krishteresh qe ishin nje tribu xhungle. Shtepia e tyre ishin xhunglat e Laosit… por ata ishin arratisur ne Tailande. Historia e tyre ishte kjo:
    Perreth pesedhjete ose gjashtedhjete vjet me pare, nje misionar i krishtere kishte shkuar ne xhunglat e Laosit dhe kishte drejtuar nje fis te tere te Mongeve drejt Zotit. Njohurite per vendndodhjen e ketij fisi ishin zhdukur nga faqja e tokes. Si te gjithe fiset e Mongeve, keta te krishtere jetonin thelle ne xhungel. Rrjedhimisht, ata nuk ishin me teper se sa nje legjende. Kujtoni, ishin te krishtere dhe ishin gjithashtu tribu.
    Une i gjeta ata, nje tribu te tere me me shume se 4000 te krishtere. Para se ata te hidheshin ne Tailande, ata ishin duke u endur per jave te tera permes xhungles, ne rresht per nje. Disa here, per shkak te dendesise se xhungles, ata nuk zhvendoseshin me shume se tridhjete centimetra ne dite.
    Une u takova me kete tribu. Ne u ulem te gjithe se bashku ne nje kamp refugjatesh. Pyetja qe u shtrua para tyre ishte: “A mund ta marre Gene, njerin prej tyre, Pao Xiongun, ne Amerike dhe ndoshta keshtu te krijohej nje mundesi qe gjithe pjesa tjeter e tribuse te shpetonte nga rreziku?”
    (Ne ate momet, Taikonget, Vietkonget dhe Laokonget po mundoheshin ta asgjesonin ate tribu)
    Ata biseduan. Ishin tribu, por akoma ngeleshin te krishtere. Te gjithe burrat, ose me mire, te gjithe vellezerit, u bashkuan dhe biseduan. (Ishte e ngjashme me nje bisede indianesh te Amerikes). Ata e diskutuan ceshtjen per nje kohe mjaft te gjate. Me ne fund, njeri nga vellezerit u kthye nga une dhe tha: “Ne morem nje vendim. Nqs e merr Pao Xiongun, beje. Dhe nqs ti dhe ai, do gjeni nje menyre qe te merrni dhe pjesen tjeter tonen, kjo eshte nje gje e mire.”

    Kur Zoti krijoi njeriun, e krijoi ate per tribute, jo per civilizimin. Ai nuk kishte per qellim ta bente njeriun pjese te dickaje qe quhet civilizim, sepse civilizimi eshte nje gjendje shume e sistemizuar, ne te cilen njeriu hyri pas renies. Cdo dite qe shkoni ne pune, ju beheni nje pjese e sistemeve te rrjetave dhe ingranazheve qe perbejne civilizimin. Disa nga ju vellezer, ketu, ne kete takim, jeni te merakosur per shkak te agonise se humbjes se punes per shkak te politikave te reja. Shume prej jush, jane demtuar deshperimisht, shpeshhere goditur pas shpine, ne shume ambjente pune. Me falni vellezer, por kjo eshte menyra se si funksionon civilizimi. Kjo eshte pjesa juaj per te fituar buken e gojes duke jetuar aty. Ne e humbem natyren tribale te njeriut dhe e gjetem veten ne burgjet e civilizimit.
    Por, civilizimi nuk eshte, dhe nuk mund te jete kurre, nje pjese instiktive e geneve tuaja te reja, te krishtera. Eklesia – kisha, ashtu sic eshte menduar te jete, kur eshte bere e njohur ne eksperience dhe realitet… nuk eshte nje organizate, as nuk eshte dicka e ngjashme, qofte dhe se largu, me civilizimin.
    Ajo eshte nje vazje! Nje vajze e bukur, e gjalle, qe merr fryme! Ajo se cfare shihni perreth cdo dite, nuk eshte ajo se cfare eshte menduar kisha qe te jete. Ajo qe shihni perreth, nuk eshte ajo se cfare eshte kisha.
    Atehere cfare te themi duke kerkuar qe te shpjegojme te pashpjegueshmen? Cfare eshte jeta e kishes?!
    Gjeja me e afert ne kete toke me kishen mund te krahasohet me nje tribu. Eklesia nuk eshte nje tribu, por tribuja na ndihmon per te kuptuar fare pak se cfare eshte kisha. Ju mund te pyesni nje antropologjist dhe ai do te thote. “Aty ku ka civilizim, ka parashikime, ka nje model, dhe gjerat funksionojne ne nje menyre te percaktuar. Perkundrejt civilizimit dhe e ndryshme nga civilizimi, eshte tribuja. Tribuja eshte e ndryshme, dhe nuk funksionon ashtu si civilizimi.”
    Vellezer, ketu jane disa nga gjerat me te hidhura qe do te degjoni ndonjehere:
    Ju nuk e keni njohur kurre privilegjin e te qenit pjese e nje tribuje! E nje tribuje te krishtere, dua te them… ose e thene ndryshe, ju nuk keni njohur kurre jete “ne asamble”, “jeten ne bashkesi”, versionin kishtar te jetes ne tribu. Ju nuk keni qene kurre ne takime tribush. Cfare tragjedie! Jo nje takim i organizuar, jo nje takim komiteti, jo civilizim, por nje takim i krishtere tribush. Nuk ka asgje qe mund te krahasohet me te ne kete toke. Ju mund ta quani ate nje version i krishtere i nje tubimi indianesh.
    Ju jeni menduar te jeni pjese e dickaje jo shume te ndryshme nga nje jete tipike tribush. Por ne te kunderten, ju nuk keni qene kurre ne ate ambjent. Rrjedhimisht, ju nuk e dini se per cfare eshte besimi i krishtere… dmth ju nuk keni as idene me te mjegullt se si kisha funksionon ne te vertete. Ka nje instikt tribuje te krishtere tek ju besimtaret. Besimtari ka uri per ate, por ai nuk e shuan dot kete uri! Ai instikt, ai drejtim eshte brenda teje. Ju e dini se si ju keni vrapuar pas cdo mesimi, doktrine, levizjeje, vizioni, organizimi, etj dhe keni perfunduar me deshtim. Por akoma, thellesite tuaja jane duke thirrur me ze te larte per nje tribu te krishtere! I krishter… ne tribu. Kjo eshte jeta me madheshtore ne toke.
    Rilexoni Shkrimet. Ka vetem tre lloje personash qe jane ne qender te skenes se besimit te shekullit te pare. Nje mbjelles kishe, nje eklesi dhe i treti? Ju, vellezer, ju, motra. Kjo eshte. Kjo eshte gjithcka. Kjo eshte gjithcka qe eshte ne te gjithe letrat dhe ne librin e Veprave. Ndonje gje tjeter? Ju jeni duke kerkuar t’u ngjiteni pemeve qe nuk ekzistojne. Ju jeni duke vendosur organizata, njerez dhe mesime ne qender te skenes, te cilat nuk duhet te kishin ekzistuar kurre.
    "Po, por pleqte? Pleqte jane ne qender te skenes…”
    Jo. Jo ne qender te skenes. Pleqte vetem duken ne skene. Ju i gjeni ata midis shkurreve qe ndodhen ne zbukurimet e skenes.
    (Veprat kane pese referenca per pleq te krishtere. Te gjitha letrat e Testamnetit te Ri se bashku kane tete. Keshtu ka vetem trembedhjete referenca per pleq te krishtere)
    A jane vellezerit dhe motrat ne te njejtin pozicion, pra qe thjesht te duken ne skene? Gjykoni vete. Vetem ne letrat e Palit ka me shume se tetedhjete referenca per vellezerit dhe motrat e krishtera, ose per njerin nga te dy.
    (Kjo eshte e kunderta e fjalorit te sotem). Libri i Veprave ka rreth tridhjete referenca per vellezerit, duke ju referuar burrave te krishtere. Llogaritni: rreth trembedhjete referenca per pleq ne kisha. Rreth gjysma e tyre pershkruajne aksione te ndermarra. Perkundrejt kesaj ju gjeni me shume se nje qind referenca per vellezerit ose motrat qe ndermarrin veprime. Pra kemi nje raport 6 me 50!
    Ka tre subjekte ne qender te skenes. Pleqte, pastoret,e te tjere … nuk jane asnje nga keta te tre subjekte. Gjeja me e ngjashme me kishen e Jezus Krishtit eshte tribuja. Por Kisha eshte me shume se aq. Jane njerezit me jeten hyjnore brenda tyre, qe drejtojne kishen… ne cdo gje. Le te vazhdoje drama!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    4

    Le te shohim me nga afer keta pleq kaq te frikshem. Do te vazhdojme te numerojme si ne kapitullin e meparshem.

    7
    Dhe keshtu ju duk e mire mbjellesve te kishes dhe pleqve, se bashku me gjithe kishen, qe te zgjidhnin midis tyre per t’i derguar ne kishen e Antiokise me Palin dhe Barnaben, dy njerez, njeri i quajtur Juda dhe tjetri Sila.

    Kush e mori vendimin per t’i derguar keta dy njerez nga Jeruzalemi ne Antioki? Apostujt, pleqte dhe eklesia ishin ata qe moren vendimin.
    (A nuk duhet pra te mbarojne ato mbledhje tmerresisht sekrete dhe misterioze qe Vellezerit e Plimuthit i shpiken, te quajtuar “Mbledhje Pleqsh”? )
    Perse kisha ne Jerusalem kishte pleq te identifikueshem dhe kisha ne Antioki nuk kishte? Perse pleqte se bashku me kishen u derguan nje leter “vellezerve ne Antioki ne vend te pleqve ne Antioki? (Letra u dergua nga “pleqte dhe kisha” per “kishen dhe vellezerit”)
    Pergjigjia eshte sepse kisha ne Jerusalem ishte 17 vjecare. Merreni parasysh kete fakt para se te beni te lumtur pleqte: Keta pleq dolen nga vellezerit. Ne atmosferen e shekullit te pare ishin gjithmone vellezerit para pleqve. Dhe me pas… nga vellezerit dalin pleqte. Vellezer, pastaj pleq. Te gjithe pleqte duhet te jene vellezer ne nje kishe vellezerish, te provojne vellazerine dhe vellazerimin, perpara se te behen pleq ndonjehere. Tani le te kthehemi tek vellezerit.
    Tani vijme ne nje skene Galaci. Vellezerit po flasin me Palin per nje vella te vecante.
    8
    Per Timoteun flitej mire nga vellezerit ne kishen e Listres dhe ne kishen e Derbes.

    Nqs do i perkisni kishes se Vellezerve te Plimuthit, apo levizjes se kishave ne shtepi, apo nqs i perkisni grupit te bindjes dhe autoritetit, ky pasazh do te lexohej:
    "Dhe Timoteu u aprovua nga pleqte dhe u dergua nga pleqte."
    Vellezer, ky koncept thjesht mungon ne Shkrime. Timoteu u aprovua nga vellezerit.

    9
    Kur ata(shkaktaret e trazires) nuk e gjeten (mbjellesin e kishes) Palin e Tarsit, filluan te terheqin zvarre Jasonin dhe disa nga vellezerit para autoriteteve te qytetit.

    Njeriu qe shkroi kete fjali as nuk ishte duke u menduar rreth asaj qe ai po shkruante. “dhe disa nga vellezerit”. Pse? Sepse gjithe jeta e tij eshte zhytur ne atmosferen e vellzerve. Jane vellezerit… vellezerit. Luka nuk njihte ndonje bote tjeter.
    Mire, Romano Katoliket i lexuan keto pasazhe qe permendnin vellezerit (ne vitet 400 deri 600 pas Krishtit) dhe filluan te kene dicka qe quhet “vellezer”. Por keta ishin njerez te veshur me veshje te mira qe ecnin zbathur. Gradualisht keta vellezer evoluan ne murgj. Katoliket gjithashtu lexuan per motrat dhe perfunduan me murgesha. Katoliket nuk mund te konceptonin se si njerezit e pamesuar, masat injorante te njerezve mund te drejtonin kishen. E vetmja moter qe bota katolike kupton, eshte murgesha. Te vetmit vellezer ne kishen katolike, veshin rroba ceremoniale.

    Me degjoni! Ministrite e 1700 vjeteve te fundit, as qe nuk e dine se ju jeni aty. Ministrite mendojne per ministra. Ju njerez, ju qe quheni amatore, ju jeni thjesht mjete per te permbushur sherbesat ministrale. Ju jeni thjesht mjete te nje qellimi. Keshtu eshte tani, keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone.
    Katoliket gjeten fjalen “vellezer “ ne shkrime dhe bene nje pacavure me te. C’mund te themi per ne protestantet? Ne as qe e gjejme fare kete fjale. Ne nuk mund ta kuptojme as ta shohim ne mendje ose zemer, atmosferen qe ekzistonte ne ate dite kur keto fjale dilnin aq shpesh dhe aq ne menyre indiferente. Si rezultat, ne protestantet u fiksuam tek: ulu, degjo, minister dhe ministri.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    11
    Dhe vellezerit e derguan menjehere Palin dhe Silen gjate nates ne Berea.
    Kjo fjali eshte fare pa kuptim, apo jo? Por, plot kuptim nqs sheh kontekstin e saj.
    Ky pasazh u referoheve burrave te kishes ne Selanik, por te nje kishe qe eshte vetem 3 muajshe!
    Kisha vete ishte nen persekutim. Kjo eshte arsyeja se perse vellezerit e cuan Palin jashte qytetit naten. Mbjellesi i kishes ishte ne rrezik te madh. Por, perseri, ndonese kisha ishte vecse 3 muajshe, keta ish-pagane, vetem 3-muaj ne Zotin, e kishin kuptuar cdo te thote te jesh vella. Kujtohuni, asnje i krishter me i vjeter se 3 muajsh nuk ishte ne ate kishe, por perseri vellazeria ne kishe kishte lindur tashme.

    Vellezerit e kishes 3 muajshe e moren Palin dhe e cuan jashte qytetit. Pra, vellezrit, as pastori, as pleqte. Sepse nuk kishte pleq, as dhjakone. Kishte vetem vellezer, qe bashkerisht ne kohe krize vepruan. Ata vepruan sikur te ishin nje.
    Cfare kishte ndodhur ne tre muaj ne nje kishe te re qe te bente qe nje gje kaq madheshtore te realizohej? Kjo eshte ajo qe njerezit, qe kane jeten hyjnore brenda tyre, bejne. Kjo eshte ajo qe njerez te tille bejne, kur ata kane zbuluar natyren e tyre korporate. Qe keto gjera te ndodhin eshte organike, eshte e natyrshme ne jeten e kishes, midis njerezve qe kane Krishtin qe banon brenda tyre!
    Keta njerez, ne Krishtin, kane prekur vellazerine hyjnore. Tre muaj si te krishtere te rinj! Nje kishe e tere, vellezer dhe motra, funksionon lehtesisht, jo vetem lehtesisht por pabesueshmerisht, ne prani te persekutimit. Keta njerez levizin si NJE. Kisha e Selanikut kishte dicka qe speciet meshkuj ne kishe nuk e kane pasur per 1700 vjet. Kisha e Selanikut kishte nje nivel testosteroni te larte, dhe funksiononte ne nivelin e tribuse se krishtere.
    Tre muaj. Mendoni per kete. Ku eshte drejtimi i kishes? Dicka kishte ndodhur qe i kishte bere keta njerez kaq te afert me njeri-tjetrin. Ata ishin literalisht nje organizem, dhe levizinin se bashku si nje.
    Me lejoni qe te shtoj nje vezhgim personal ketu. Ne kishat qe kane dale nga sherbesa ime, vellezerit i kane kaluar gjithmone motrat ne numer, ose te pakten i kane barazuar. Kjo nuk ka qene kurre e planifikuar. Kjo thjesht ndodh gjithmone. Pse?
    Sepse kisha nuk drejtohet nga nje minister. As nga pleq.
    Bejeni kete (drejtimin nga pleq apo ministra) dhe grate gjithmone do i tejkalojne burrat ne numer. Lereni kishen ta drejtojne pastoret ose pleqte dhe ju do te sterilizoni forcen me krijuese ne kete planet.
    Zoterinj, clirohuni nga te ulurit, te degjuarit dhe qetesia. Vendoseni cdo gje ne duart e vellezerve dhe pas shume krizash, nje fuqi qe te trondit mendjen, do te clirohet. Kjo fuqi i habit pastoret dhe pleqte (dhe i suprizon motrat). Drejtimi vjen nga burrat…nga te gjithe burrat.
    Ata mblidhen, dhe instikti i tribuse ringjallet! Instikti i tribuse hyjnore! Nje tribu me burra dhe gra qe kane marre pjese ne jeten hyjnore dhe qe jane banuar nga Krishti.... e dini se si quhet kjo? Ka nje term special qe e pershkruan kete fenomen: Ajo quhet Eklesia!

    Ju, burra qe ndodheni ne kete konference do te ktheheni ne shtepi dhe do te shkoni ne kishe te djelen tjeter ne mengjes. Ju do te uleni ne vendin tuaj afer fundit. Do te degjoni predikuesin kur te predikoje. Me pas, do te shkoni ne shtepi. Dhe do ta quani kete gje, kishe…

    Me falni, por ajo nuk eshte e tille…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 01-10-2005 mė 05:48
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sfide per amatoret e enigmave!
    Nga WaRrIoR nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2005, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •