Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Ju, burra qe ndodheni ne kete konference do te ktheheni ne shtepi dhe do te shkoni ne kishe te djelen tjeter ne mengjes. Ju do te uleni ne vendin tuaj afer fundit. Do te degjoni predikuesin kur te predikoje. Me pas, do te shkoni ne shtepi. Dhe do ta quani kete gje, kishe…

    Me falni, por ajo nuk eshte e tille…
    Sa pėr tė ardhur keq ėshtė qė sot ata njerėz qė kanė jetėn hyjnore brėnda tyre, detyrohen ta mbyllin atė jetė brėnda tyre dhe tė mos bėjnė asgjė veēse tė ulen dhe tė dėgjojnė. Ata, qė nga dita qė besojnė dhe deri nė ditėn qė ata janė bėrė pėr tė ecur me ndihmėn e njė bastuni pėr shkak tė barrės sė viteve qė kanė mbi supe, detyrohen tė ulen dhe tė dėgjojnė pastorin apo predikuesin, ēfarė ai ka pėr t'u thėnė atyre, ndėrkohė qė ndryshimi midis pastorit/predikuesit dhe laikėve (amatorėve) ėshtė se tė parėt kanė mbaruar njė shkollė teologjike, apo janė mė tė shkolluar, me tė zgjuar, mė inteligjentė, ose kanė njė vullnet mė tė fortė.

    Kur shtrohet pyetja pėrse ndodh kjo gjė, pėrgjigja qė shpesh jepet ėshtė se laikėt (amatorėt), pra ata qė rrinė dhe dėgjojnė, nuk janė tė pjekur dhe do nxjerrin budallallėqe nga goja. Sa keq! Nė kėto ēaste shpirti im pikon gjak pėr gjėndjen nė tė cilėn ėshtė katandisur kisha. Vėllezėr dhe motra qė kanė jetėn hyjnore brėnda tyre, qė kanė Krishti brėnda tyre, konsiderohen tė pa aftė pėr tė marrė pjesė aktive nė jetėn e kishės.

    Mos qoftė e largėt dita, kur kushti i vetėm qė tė Krishterėt tė ndajnė Krisht nė kishė, tė jetė vetėm... Krishti nė ta!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 01-10-2005 mė 13:37
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ashtu eshte vella.

    Por nuk duhet harruar se, ashtu si thote dhe autori, ky eshte nje sistem, dhe ata qe rrine ulur, jane mesuar te bejne vetem kete gje dhe asgje tjeter ne kete sistem.

    Dhe po t'u thuash atyre: "Ngrihuni dhe predikoni..", ata do ngelen memece

    Kjo sepse ata dine shume pak ose aspak per Zotin e tyre dhe ata nuk kane eksperienca me kete Zot.

    Prandaj, ashtu si thote dhe Krishti: Vera e re, ka nevoje per kaceke te rinj.

    Eshte e pamundur te "arrnosh" sistemin fetar duke e bere me "tolerant" apo me "zemergjere" ndaj vellezerve dhe motrave te thjeshta.

    Cdo gje duhet te filloje nga Alfa.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Prandaj, ashtu si thote dhe Krishti: Vera e re, ka nevoje per kaceke te rinj.

    Eshte e pamundur te "arrnosh" sistemin fetar duke e bere me "tolerant" apo me "zemergjere" ndaj vellezerve dhe motrave te thjeshta.

    Cdo gje duhet te filloje nga Alfa.
    Amen! Ėshtė mė se e vėrtetė. Nė fakt brėnda kėtij sistemi ka shumė besimtarė qė janė tė pakėnaqur. Ka shumė gjėra qė ata i shohin se nuk shkojnė mirė. E keqja ėshtė se disa prej tyre mundohen ta "riparojnė" kėtė sistem tė rėnė, por ata nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė arrnojnė kacekun e vjetėr me copa tė reja. Por Krishti e ka thėnė, kaceku i vjetėr do griset dhe vera do derdhet.

    Kush ka sy pėr tė parė le tė shohė.

    P.S. Dua tė sqaroj se nuk kam asgjė me ata persona qė ndodhen brėnda kėtij sistemi, pėrkundrazi i dua shumė nė Krisht. Unė jam vetėm kundra kėtij sistemi, i cili i skllavėron vėllezėrit dhe motrat e mija dhe nuk i lejon qė tė shijojnė dhe tė pėrjetojnė Krishtin akoma mė shumė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    12
    Dhe menjhere vellezerit e derguan Palin jashte drejt detit.
    Kjo eshte nje skene e ngjashme me ate ne Selanik. Pra, nje kishe shume e re, dmth vellezerit e asaj kishe, e mbuluan nje vella dhe e cuan jashte qytetit, drejt detit. Pra, ky eshte nje organizem dhe jane pikerisht burrat qe e bene kete. Ishin vellezerit

    13
    Pali, pasi qendroi per shume dite, u percoll nga vellezerit drejt detit per te shkuar ne Siri. Ketu, ju po shihni Palin duke u larguar nga Korinthi. Vellezerit e derguan ne Siri dhe derguan me te dhe Akuilen dhe Prishilen. Dicka qe vellezerit bene.

    Mire, atehere une mendoj se kisha juaj duhet te formoje nje komitet amatoresh (laike) dhe keshtu t’u lihet me shume vend vellezerve ne kishe, apo jo?
    Kohet e fundit po degjoja ne radio nje autoritet te famshem te krishter, duke folur per subjektin e amatoreve (laike) ne kishe dhe ai kishte vene re se nje nga nevojat me te medha te diteve te sotme eshte qe ministrat te lejojne laiket qe te kene me shume sherbim ne kishe.
    Te lejojne!
    Vetem per kete fjale mund te flasesh volume te tera.
    A mendoni se brenda nje mije vjetesh, do te ndodhe nje ngjarje e tille?
    Cfaredo qe nje minister t’ju jape te beni, do te vleje sa vlen nderrimi i rrobave. Dhe per me teper, pasi ky minister largpames te largohet, kur te vije ministri i ri, edhe nderrimi i rrobave do te humbase. Ideja e te gjithe vellazerise qe drejton kishen eshte nje ide qe nuk mund te vije, nuk mund te qendroje dhe sigurisht do te bjere, ne kishat tradicionale. Ka te njejtin shans qe ka gjalpi per t’u ngjitur ne nje peme ne shkretetiren e Saharase.
    Atehere, si t’ja bejme? Nje kompromis: “Nje here ne jave, le te lejojme amatoret laike qe te predikojne ne vend te pastorit”.
    Provojeni. Kjo do te jete shkaterruese, sepse ajo nuk vjen nga trualli i atmosferes se vellezerve. Eshte dicka qe duam te ngjitim ne mentalitetin e sotem. Degjoni! Amatoret nuk dine te drejtojne.
    Derisa… dhe vetem derisa….
    T’i vendosni ata ne nje tribu dhe ta largoni ministrin nga qyteti. Pra, ajo qe nenkuptoj eshte… t’i lini ata. T’i lini kete njerez te zbulojne, te notojne ose te mbyten dhe papritur ata do fillojne te drejtojne. Kjo quhet ”dicka e lindur nga nevoja e mbijeteses”. Eshte nje veprim mbijetese. Amatore qe funksionojne ne nje kishe tradicionale?
    Provojeni, dhe do ta shihni se sa e pamundur eshte kjo.
    A e kuptoni se ju beni pjese ne nje organizate qe funksionon rreth 5 ore ne jave!
    Madje jo vetem kaq, por pjesa me e madhe e anetareve te saj marrin pjese vetem 1 ore ne jave. Zoteri, zgjohuni. Ku do te funksionojne 10, 100 apo 1000 njerez ne nje kishe qe funksionon vetem 5 ore ne jave?
    Tani, nqs je ne nje jete kishe, ti ke nje shumice mundesish per te funksionuar. Ne jeten e kishes, kisha eshte e hapur 18 ore ne dite (ka raste dhe 24 ore ne dite) per 365 dite ne vit.
    Cfare do ndodhte nqs pastori e linte kishen duke ja kthyer ate njerezve aty? Fillimisht kaos, pastaj perplasje dhe ne fund shperberje…
    Sepse as pastori as amatoret nuk kane asnje ide, asnje trajnim madje as kapacitet per ta konceptuar apo imagjinuar nje skene te tille. Nje ide e tille, e prirur drejt deshtimit, vetem ta mendosh eshte radikale ne kishen tradicionale.
    Akoma, asnje akt i eger apo i cmendur si ky, ne kishen e sotme, nuk mund te zere kurre ate hapesire dhe kohe qe zinte ne kishen e shekullit te pare. Ajo ishte pertej cdo ideje qe ne kemi per radikalen. E ndihmuar nga mbjellesit e kishave, dhe me pas e lene krejtesisht vetem. Kjo eshte pertej te kuptuarit tone.
    Me falni per referencen personale. Me duhet qe t’i pergjigjem pyetjes: A mund te ndodhe kjo sot?
    Ditem qe une mbrrij diku, une u them vellezerve dhe motrave se do iki shume shpejt. Keshtu, ata fillojne te planifikojne largimin tim qe diten e pare. Per sa i perket asaj “te lejosh”… une nuk i lejoj vellezerit dhe motrat qe te bejne dicka. Si mund t’i lejoj ata qe te bejne dicka qe eshte tashme e tyrja? Une nuk lejoj asgje. Une vetem i le ata te lire. Nqs kjo ju habit, dua t’u them se dhe vellezerit nuk i “lejojne” motrat te bejne asgje. Gjithcka qe bejne eshte i lene te lira! Me pas, zhduku!
    Pyesni se si, disa idiotė i kane pyetur motrat: “Cili eshte vendi juaj ne kishe?”
    Ashtu si Popey, kur sheh Bluton, ju mund te merrnin nje pergjigje si kjo: “Ku eshte vendi i nje gorrille 900 kiliogramshe? Eshte aty ku ajo deshiron te jete”
    Ajo se cfare ne shohim ne keto pasazh, pothuajse te castit te Veprave te Apostujve, eshte fjalori se si shfaqet natyrshem, dhe kjo ndodh sepse e tille eshte atmosfera ku jetonin ata.
    Ju keni te drejten per te njejtin stil jete, per te njejten atmosfere. Ju keni te drejten per te perdorur fjalen “vellezer”. Ju keni te drejten per te perdorur fjalen “motra” . Ju keni te drejten qe keto fjale te behen pjese te natyrshme te fjalorit tuaj, sepse kjo eshte menyra se si jane gjerat… kjo eshte e drejta juaj qe nga lindja.
    Eshte e veshtire madje dhe te fillosh ta pershkruash nje atmosfere te tille. Eshte dicka qe ju duhet ta shihni. Do te marr vetem nje histori qe mund te ndihmoje sadopak per te bere kontrastin me mentalitetin e ministrave dhe te pleqve kundrejt atyre te vellezerve.
    Une po nisesha per ne Evrope per te ndenjur aty gjate. Une e ndjeja se nqs do ndodhte dicka emergjente ne kishen te cilen po lija, ndoshta do kishte nevoje per dicka me shume se sa takimet e perjavshme te vellezerve, per te manaxhuar ndonje krize te paparashikuar. Ja se cfare bera per t’i pergatitur, nese do kishte kriza te tilla.
    Ne nje takim vellezerish, te gjithe vellezerve qe ishin aty, u dhashe nga nje cope leter dhe u thashe: “Dua te shkruani ketu emrat e tre vellezerve. Ja se si do t’i zgjidhni keta: Mendo sikur ke kryer tradheti bashkeshortore. Cilet jane tre nga vellezerit ne kishe, te cilet mendon se mund ta manaxhojne situaten tende?”
    Ishte nje pyetje tronditese. Dhoma ra ne qetesi, vellezerit u shokuan. Te gjithe mendonin se une kisha bere pyetjen me te mire te mundshme per te zbuluar pleqte.
    Per sa me kujtohet, ishin vetem tre emra ne te gjitha copat e letrave qe vellezerit me dorezuan. Asnje tjeter. Vetem tre emra te njejte tek te gjitha.
    Kisha e dinte se cilet ishin pleqte e saj.
    Por, kemi dhe pjesen tjeter te tregimit. Me vone, dy nga keta tre vellezer, duke mos dashur te ishin ne ate pozicion me pergjegjesi, dhane doreheqjen! Te dy keta, donin qe pergjegjesia te rikthehej serisht ne duart e te gjithe vellezerve!
    Nqs mua do te me duhet qe te jap llogari para Zotit, une do i rikujtoj Atij pikerisht kete ngjarje. Ajo cfare ndodhi aty ishte organike, jetesore, e paprecedente. Keta njerez nuk e donin pleqesine. Ata donin vellazerine. E perseris: Keta njerez nuk e donin punen e pleqesise. Mendoni per kete.
    Ju jeni te mireinformuar per levizjet e krishtera, levizjet per bindjen dhe autoritetin, per kishat –shtepi dhe denominacionet ku pleqte jane kaq te rendesishem, sa dikush do te ishte gati te vriste per te qene i tille. Por, keta dy njerez donin te ktheheshin ne vellezer!
    Eklesia nuk eshte nje organizate. Zoterinj, ajo eshte nje vajze, nje grua. Ajo eshte nje krijese qe jeton dhe merr fryme. Por ju jeni ne nje organizate. Dhe cila eshte puna juaj aty? Ah, zoterinj, puna juaj eshte te uleni dhe te degjoni.
    Eshte njesoj sikur ne, burrat e krishtere te ishim tredhur dhe te mos e kishim kuptuar. Ne nuk mund te enderrojme se si ishte kisha e hershme, dhe as nuk mundemi te zhytemi ne ate qe fjala “vella” perfshin.
    Instikti i tribuse ne kete epoke moderne ka humbur. Po keshtu dhe instikti i krishtere i tribuse dhe i vellezerve eshte gjithashtu i humbur. Le ta gjejme ate perseri. Une do ju ndihmoj per te filluar: Une premtova se do te iki! Ndersa ju, pasi une te kem ikur, te gjithe rrezikoheni te vriteni nga vellezerit e tjere. Jeta ne tribu eshte provuar se eshte e rrezikshme. Ne kishen e Jezus Krishtit, gjeja me e afert se si mund te pershkruajme ate qe kemi dhe ate qe bejme eshte kjo: Te Gjithe-Burrat-Pergjegjes-Per drejtimin e Kishes. Mbytu ose Noto.
    Ne besimin e krishtere ne njihemi me njeri-tjetrin te gjithe si vellezer. Kjo do te thote se kemi te njejten ADN. Eshte ADN e Krishtit. Te gjithe lidhemi me njeri-tjetrin ne faktin se kemi te njejtin Ate. Por, anjehere mos e keqkuptoni kete: Jeta jone ne Kishe shkon shume me pertej se familja apo praktika pagane e tribuse. Nje tribu nuk di asgje, nuk ka prekur anjehere, nuk mund te kuptoje asnjehere se cfare kemi ne. As nje familje. Kurre! Ajo cfare ne kemi e ben tribune te duket nje hic dhe po keshtu, Eklesia eshte krejt e ndryshme nga nje familje. Pse? Familja ka ADN njerezore, eshte nje grup i vogel dhe ka nje lider.
    Eklesia?
    Vellezerit ne Kishe? Perse ndryshojne? Sepse ne nuk kemi ngjashmeri fizike. Ne duhet te kemi nje tjeter element qe punon ne ne, qe eshte i panjohur per tribune dhe familjen. Hyjnorja eshte tek te gjithe ju.
    Ju, bashkerisht mbartni pergjegjesine e ungjillizimit te qytetit tuaj dhe te mbjelljes se kishave ne vende te tjera te provinces suaj. Dhe per mbeshtetjen e vellait qe mbjell kisha ne qytetet e ndryshme te botes. Mbi shpatullat e vellezerve dhe mbjellesve te kishave eshte gjithe mbreteria e Zotit ne kete toke. Nje vellazeri e tille, praktike dhe e gjere brenda kishes ndryshon sa nje fije floku nga ajo “aty lart”. Keshtu, do te shohim tani jeten e kishes… nga perspektiva e vellait.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    5

    Sa madheshtore eshte kur dhjete apo me shume njerez mblidhen se bashku per te formezuar drejtimin e mbreterise se Zotit! Ne te gjithe jeten tuaj te krishtere, cilin takim apo mbledhje te krishtere mund te kujtoni se ju duhej realisht te shkonit aty…sa here qe takoheni? Nje takim te cilin mezi e prisni per cdo jave te jetes suaj? Nje takim i tille ekziston.
    Takimet e vellezerve!
    (Me pas vazhdojne komentet e vellezerve qe kane eksperienca takimesh vellezerish)
    - (Takimet tona zgjasin nga dy deri ne tete ore)
    - (Shpesh motrat na sjellin ushqim, kur ne jemi te zhytur ne dicka te mrekullueshme, te rendesishme dhe te veshtire)
    - (Ne e shijojme Jezus Krishtin se bashku neper takimet e vellezerve)
    - (Takimet e vellezerve jane nje peshe e lehte.)
    - (Ne takimet e vellerve nuk ka rendesi se cfare jam une, por se cfare jemi ne)
    - (Kur ju e shijoni se cfare jemi ne vellezerit ne jeten e kishes, atehere keni filluar te beheni dicka me shume se ajo se cfare jeni si individ)
    - (Mbjellesi i kishes sone nuk eshte autori i takimeve te vellezerve, as nuk jemi trajnuar se si duhet te jene takimet e vellzerve)
    - (Une jam nje individ. Une e ruaj gjithe individualitetin tim, por une jam gjithashtu pjese e dickaje me te madhe. Une jam me shume se sa jam. Une jam nje vella, ne mes te vellezerve. Kjo, ndonese nuk mundem ta shpjegoj, eshte e vertete)

    Nqs ju nuk keni pare ndonjehere ndonje kishe ku drejtimi i kishes te vije nga te gjithe burrat, jo nga liderat, dhjakonet, pleqte, madje as nga mbjellesit endacake, atehere ju po degjoni pikerisht tani, gjera per te cilat nuk dini asgje.

    Ndoshta ju mund ta keni prekur kete. Ndoshta mund ta keni njohur per pak dite. Ndoshta mund dhe te jeni perpjekur te keni nje marredhenie te tille ne nivel shoqeror, ndoshta ndonje mik i vjeter i juaji ua ka prezantuar.
    Por, Kisha ne duart e te gjitheve, nuk nenkupton nje grup shoqeror. Po flasim per dimensione hyjnore qe nuk mund te shpjegohen.
    Me cfare ngjet ajo? Une nuk mund t’ua them.
    Ne te, ju jeni te lire per te mos qene te respektuar. Ju jeni te lire per te shfryre cdo gje qe keni brenda vetes. Ka besueshmeri. Mund te jete dhe nje vend ku behet dogmatike dhe filozofi (Sidomos vellzerit vdesin ta bejne kete). Pra me nje fjale, jeni te lire per te qene ai qe jeni. Jeni te lire te gaboni. Te gaboni sa here te keni qejf. Jeni te lire t’u shkaktoni dhimbje vellezerve te tjere Madje jeni te lire te beni dhe gjene me te tmerrshme qe mund te behet: Jeni te lire te beheni lider i vellezerve te tjere. (Njerez te tille jane te shumte dhe varret e tyre jane te famshem).
    Nje liri e tille midis meshkujve, eshte ndertuar ne vete fabriken e qenieve mashkullore, por deshperimisht, ajo ka humbur ne marredheniet midis vellzerve te kohes sone.
    (Eshte gjithashtu nje vend ku Zoti Jezus, me raste, e manifeston Veten e Tij si Koke e Kishes.)
    Une nuk mund ta shpjegoj se si eshte jeta e kishes organike. Une nuk mund t’ju shpjegoj gjithashtu se cdo te thote per vellezerit dhe motrat qe te zhyten ne detet e zbulimit! Nuk mund t’ua them se cfare fsheh nje aventure e tille. Po ashtu nuk mund t’ju flas per aftesi, fisnikeri, kreativitet dhe nje dyzine gjerash te tjera shokuese, te mrekullueshme qe dalin nga takime te tilla dhe nga marredhenie te tilla.
    Zbulimi. Mbirja nga toka e jeteve te tyre, nje shprehje organike e kishes. Une nuk mund t’ju them se cfare eshte jeta e kishes, qe i gjen te gjitha drejtimet nga te gjithe vellzerit dhe motrat Une nuk mund t’ua pershkruaj dot se si eshte komuniteti i lire. Juve ju duhet qe ta vizitoni nje dicka te tille.
    A mund t’u them se si eshte nje takim vellezerish? Po ju them vetem kaq: Ata jane gjithmone te ndryshem nga njera-jave ne tjetren. Asgje ne kete toke nuk ngjet me ato.
    Asgje. Por, ju duhet te vizitoni nje, ose disa prej tyre. Dhe kujtohuni: Kjo eshte e drejta juaj qe nga lindja, zoteri!
    Keto fjale te pafajshme: “vella” apo “vellezer”, te cilat ndoshta vetem sot po i vini re ne Shkrime, nuk i perkasin asnje feje tjeter. Ato nuk i perkasin asnje eksperience te sotme.
    Ah, sikur nje ambjent i tille te jetoje serisht ne toke, sepse keto fjale u perkasin ju.
    Te krishtere, per shkak te rruges qe mori Kisha rreth 1700 vjet me pare, ju (dhe te gjithe ne), u privuam nga vellazeria hyjnore, luftoni qe te filloni ta rifitoni ate!
    Pronesia dhe drejtimi i Kishes nuk i perket asnje pastori dhe asnje plaku … ajo i perket vellezerve dhe motrave! Dhe Jezus Krishtit! Dhe askujt tjeter!
    Ju nuk e dini se cdo te thote qe te jesh me burra te krishtere per dite, per jave, te takohesh me ta, disa here ne rruge apo vende te tjera apo me shpesh ne takime vellezerish, ne nje perpjekje te dhimbshme, per ta mbajtur Kishen ne jete. Nje beteje, perkrah njerezve te tjere, per jete a vdekje! (Por, kjo eshte jeta e kishes!)
    Sot, ju nuk keni as vendin tuaj te vogel, as vendin tuaj te madh ne Mbreterine e Tij. Ju vetem uleni dhe vetem degjoni.
    Ju nuk keni takime vellezerish. Ju nuk keni jetuar ne nje ambjent te tille ku ju dhe njerez te tjere se bashku me ju, gervishtin rrugen drejt mendjes se Krishtit. Rifitojeni kete! Ju e keni kete te drejte!
    Ju jeni nje vella.
    Sigurisht, ekziston nje drame e madhe ne jeten e kishes! Per jave, vellezer ne Krishtin dhe motra ne Krishtin, ne mungese te cdo lloj lideri fetar, amatore qe nuk i kontrollon askush, duke luftuar se bashku drejt jetes se trupit dhe perparesise se Krishtit …Kjo po qe ja vlen te shikohet.
    Kjo eshte dicka qe ja vlen te jesh pjese e saj. Kur ju e keni ate, ajo eshte dicka e papershkrueshme. Ketu, zoteri, ka dicka qe njeriu ja vlen ta ndjeke te gjithe jeten.
    Une po ju paralajmeroj se disa vellezaer nuk mund ta durojne nje jete te tille. Disa, per shembull, duan te kene nje lloj statusi. Une e kam frike kete lloj personi. Por, per fat te mire, ky lloj nuk qendron rrotull per shume kohe.
    Po keshtu ka vellezer qe nuk e durojne kete lloj drame. Ata mendojne se askush nuk duhet te kete kaq probleme, apo te perballet me kaq vendime apo te kaloje kaq shume kriza kaq shpesh. Ai deshiron te kthehet prapa, ne nje jete te sigurt dhe te vetmuar. A duhet ta fajesojme ate?
    Me pas vjen nje vella qe nuk i duron dot pabarazite; ky eshte tipi i vellait qe thote: “Ne jemi te gjithe te barabarte” . Por , ne jemi aq te pabarabarte neper takimet e vellezerve sa nuk e imagjoni. Ka disa nga ne qe kane urtesi(Keta rralle e tregojne veten). Ka disa te tjere qe
    mendojne per te ardhmen. Keta vellezer jane krejtesisht jo praktike. Ata hyjne ne takim jo praktike dhe dalin jo-praktike. Ata rrine ne takim jo-praktike. Megjithate te gjithe keta jane vellezer. Por nuk jane te barabarte.
    Disa njerez jane nga natyra lidera. Faleminderit Zotit per kete. Por, oh, te shohesh se si Zoti dhe vellezerit e thyejne lidershipin e tyre, eshte me te vertete e dhimbshme.( Ashtu sikurse Zoti thyen vellain qe nuk do asgje tjeter vecse paqe dhe dashuri, dhe qe tmerrohet nga ideja se dy vellezer ne takim mund te kene opinione te ndryshme. Te shohesh Zoti se si e thyen ate, nuk eshte aspak e kendshme).
    Thyerja e njerezve te tille, eshte nje dicka e tmerrshme.
    Mos u mundoni kurre t’i beni te gjithe te barabarte. Perimetri leviz gjithe kohes. Disa here ai vella jo-praktik mund te behet personi me i rendesishem ne kishe, sepse ai ka aftesine qe te doje dhe te kujdeset ne nje menyre qe nuk e ben asnje vella tjeter. Ndersa vellai me shume urtesi mund te gjendet ne vendin e gabuar, duke bere ne kohen e duhur, gjene me te gabuar.
    Ose, ai mund te kete kaq shume te drejte, sa ju mund te habiteni se si ai veproi aq pa urtesi javen e kaluar. Shembujt gjithmone ndryshojne.
    Ka raste kur nje vella mund te ngrihet dhe te marre pergjegjesi absolute per situaten e krijuar. Tani, ju ndoshta nuk ju pelqen ideja se si nje vella mund te marre pergjegjesi per dicka, apo jo?
    Besomeni, kur ajo ore te vije dhe situata ta kerkoje ate, ju do ta falenderoni Zotin per ate vella dhe per ate gje qe ai ka bere. Nqs ju jeni lindur dhe rritur neper takime vellzerish, nje gje e tille nuk do ju shqetesoje aspak. Ju do ta dini se ajo qe po behet ne ate moment, eshte pikerisht ajo qe duhet te behet. (Per me teper, nje vella te tille, gati do ta shqyejne nqs ai merr persiper gjera ne nje kohe tjeter te papershtattshme)
    Nuk eshte e lehte te kete takime vellezerish. Por, normalisht ju nuk do te donit kurre t’ju mungonin ato. Pse? Sepse, si qenie njerezore, ju keni instikte tribush. Si te krishtere, ju keni instikte, te fshehura brenda jush qe ju bejne te keni mall per ambjentin tuaj natyror.
    Dicka brenda jush ka mall qe te jeni pjese e nje mbledhjeje njerezish, te cilet si vellezer dhe motra, zbulojne se bashku kishen organike.
    A nuk e kuptoni se thellesite tuaja frymore ju bertasin qe te plotesoni nevojen instiktive frymore per kishen… per jeten hyjnore ne tribu?
    Ju mund te keni ardhur ne kete konference per te pare Gene Edwards, per ta inspektuar ate, per te pare se cfare lloj ministri eshte. Dhe se si ai do te flase ne kete dhome plot me burra. Jeta e Trupit te Krishtit ju clirofte ju. Une nuk jam me shume se sa nje biolog vezhgues. Une shoh nje vajze me emrin Eklesia. Une e shoh se si rritet ajo. Ajo me meson mua.
    Ejani, shikoni me mua.
    Ka shume te ngjare qe ju te keni ardhur ketu me filozofite dhe teologjite tuaja, apo ku di une se cfare. Ju keni sjelle me vete gjithe dhimbjen e nje grupi ku liderat shkaktojne vuajtje te thella tek njerezit e Zotit. Ju keni terhequr me vete ato dhimbje dhe kujtime te keqija, gjithe ato dyshime, dhe i keni sjelle ketu bashke me ju.
    Mire, ja pra se ku eshte problemi: Ju nuk dini asgje per takimet e vellzerve! Ky eshte gjithe problemi. I thjeshte dhe i qarte. Kjo eshte e vetmja gje qe ju duhet te mesoni: Takimet e vellezerve.
    Cfare do te thote qe te jesh pjese e nje eklesie te gjalle, qe merr fryme dhe jeton, ne te cilen vetem vellezerit dhe motrat jane pergjegjes per te gjetur drejtimin e kishes… cdo jave?
    Mire, fjala “i cmendur” te vjen e para ne mend.
    Me lejoni qe te ndaj me ju disa nga vezhgimet qe une kam bere duke pare kete vajze duke u rritur. Ne cfare stadesh kalojne takimet e vellzerve duke filluar nga takimi i pare? Ne fakt, ka shume rruge ne te cilat ato mund te ecin. Une do t’ju tregoj ato qe kam vene re.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 08-10-2005 mė 16:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    6

    Takime vellezerish?
    Ndonese ato shkojne permes shume etapash, vetem etapa finale eshte ajo qe ja vlen.
    Fillimisht ju filloni me pikesynime te larta. Ju fillimisht jeni aq budallenj sa besoni se njeriu nuk eshte dhe aq i keq. Pra ju besoni se ka shprese dhe vlera ne njerezim. Oh, cfare shpirt budalla. Ju keni nevoje per nje goditje. Ju nuk keni takuar asnjehere vellezerit! Ne, vellezerit jemi te rene. Shume te rene. Kjo eshte faza e pare. Pikesynimet deshtojne ne mes te kesaj zbulese shokuese.
    Keshilla ime me e mire per nje kishe te re dhe per gjithe vellezerit qe duan te rikthejne takimet e vellezerve eshte kjo:
    Ulini pikesynimet tuaja.

    Faza e dyte. Ju mesoni se nuk ka asgje frymore, asgje te vlefshme… asgje qe ja vlen nje qindarke, midis vellezerve tuaj. Gjate kesaj kohe ju jeni gati ta vrisni njeri-tjetrin. (Kjo etape zgjat 2-5 vjet. Gjate kesaj kohe vjen deshtimi i gjithe pioniereve, zbuluesve dhe restauruesve te gjerave te humbura)
    Tani, nqs ju jeni nje person i jashtem dhe ju vini pasi kjo faze urrejtje dhe masakre ka kaluar, ju shihni vetem rezultatet e bukura. Ju nuk e merrni vesh kurre se cfare cmimi eshte paguar per kete. Cdo gje qe keta njerez bejne duket kaq e natyrshme sa marrja fryme. Por, kjo natyrshmeri e marrjes fryme eshte pasoje e veprimit te dikujt qe ka dashur t’ju vrase duke ju asfiksuar. Eshte e natyrshme? Sigurisht.
    Une do doja te thoja se dashuria ime per gruan time dhe te qenit me vellezerit jane dy gjerat qe nuk do te vjeterohen asnjehere ne jeten time! Disa here te dyja keto jane te veshtira, por ato nuk vjeterohen kurre. Ju nuk mund te gjeni gjera te tilla ne asnje stil tjeter jetese qe do te ndiqni ndonjehere.
    Une po them, zoterinj, se ju keni nje nevoje biologjike per vellezerit dhe takimet e vellezerve. Une nuk po ju flas per nje nevoje materiale. Une po ju referohem si nje krijese qe ka hyjshmeri brenda saj. Ky element, quajeni si te doni, eshte pjese e nevojes suaj frymore…po aq sa kisha eshte pjese e nevojes suaj frymore.
    Ju thjesht keni nevoje per vellezer. Dhe ju keni nevoje per vellezer ne nje vend lirie dhe pa asnje ligj, nje vend qe njihet si Kisha.
    Ketu eshte me e bukura e te gjitha gjerave: Askush nuk te kontrollon ty. A e kupton se cfare dua te them?
    Nqs i perkisni nje grupi te vogel, a e ndjeni se dikush po ju kontrollon? Nqs i perkisni nje klase biblike shtepi, nqs i perkisni nje komiteti kishtar apo dickaje te ngjashme? Dikush, diku, po ju kontrollon.
    Une ju siguroj se ju nuk e keni as idene me te vogel se cfare do te thote i lire ne Krishtin. Mendoni per kete, “amatore” te cdo kishe, ne cdo perpjekje te krishtere ku jane perfshire njerez… vetem shihni rrotull, zoterinj.. a nuk keni pasur dike siper vetes? Dike qe te sheh dhe te kontrollon. Ju nuk mund te jeni kurre te lire ne Krishtin kur syte mbikqyres jane aty.
    Ju monitoroheni. Vecanarisht kur ai qe ju sheh, ka nje eshter te vetme fetare ne trupin e tij. Dhe nje titull! (Ata gjithmone i kane te dyja)
    Ekziston nje liri qe duhet te gjendet, te preket, te jetohet, te rritesh ne te… ne takimet e vellezerve. Pyetini njerezit ne jeten e kishes, pyetini njerezit ne takimet e vellezerve: A ndjeheni sikur dikush ju sheh ju? Ne kishe dhe ne takimet e vellezerve…. Askush nuk ju sheh ju. I vetmi person, mbi ju, qe ju sheh eshte Jezus Krishti! (Dikush e nderpreu Gene dhe i tha: “Eshte dikush tjeter qe na sheh: jane motrat!”)
    Ju e keni te drejten per nje jete te tille dhe per nje liri te tille. Por c’mund te thuhet per nenshtrimin dhe autoritetin?
    Ah! Nenshtrimi dhe autoriteti jane tek Letrat dhe Veprat, ashtu sic jane dhe vellezerit.
    Po, ekziston nje dicka e tille.
    Por, aktualisht ajo qe ju po i referoheni si doktrina e “nenshtrimit dhe autoritetit” s’eshte vecse disa vargje te shperndara neper gjithe Testamentin e Ri dhe te marra totalisht jashte kontekstit te tyre nga dikush qe i bashkon keto vargje se bashku ne nje mesim, ne menyre qe te kete mundesi te sundoje jeten tuaj te perditeshme. Mesime si ato, kur predikohen sikur te ishin e vetmja gje qe gjendet ne gjithe Testamentin e Ri…. vijne vetem nga nje burim. Nga njerez te trembur! Pse?
    Sepse ata kane frike. Ata kane frike nga ju. Sepse nqs ju aktualisht filloni te mendoni, te ndjeni apo te flisni, do te shkaktoni probleme qe ata nuk e kane idene se si mund t’i mbajne nen kontroll. Nenshtrimi dhe autoriteti mesohen nga njerez te trembur, te pasigurt, qe kane nevoje per ndjenjen e te qenit ne pergjegjesi, perndryshe ata nuk mund te drejtojne. Pa nenshtrimin dhe autoritetin te regjistruara ne koken tuaj te shkrete, ata njerez nuk mund te kene sukses. Kjo eshte puna e njerezve te vegjel! Njerez qe nuk jane te rendesishem por qe duhet te drejtojne te tjeret ne menyre qe te ndjehen te rendesishem dhe te fuqishem. Njerez qe nuk dine se si te humbasin. Dhe ne kete ambjent qe ne jetojme, ne boten e eklesias, nqs nuk di se si te humbasesh, atehere nuk di asgje!
    Keta njerez te trembur qe kane keto ide, nuk kane autoritet te vertete frymor. Ceshtja e autoritetit te vertete nga Zoti, asnjehere nuk kalon ne mendjen e dikujt qe ka autoritet te vertete frymor. Ai nuk e ul kurre veten qe t’u mesoje te tjereve nenshtrimin. Njerezit qe jane ne udheheqje kane nevoje te mesojne te nenshtrohen, me shume se cdo njeri tjeter!
    Meqenese ra fjala, asnje figure autoritare nuk do te zere rrenje ne nje trup besimtaresh ku vellazeria ka zene rrenje te thella. Kjo eshte diferenca midis nje organizate dhe nje organizmi, ose diferenca e biologjikes kundrejt vargjeve!
    Takimet e vellezerve na mesojne te gjitheve nenshtrimin. Takimet e vellezerve, kur jane te lavdishme, i japin vetem Njerit autoritet, Vete Mbretit!
    Une besoj se kjo do ju ndihmoje pak qe te kuptoni takimet e vellezerve. Ne Veprat dhe Letrat, kur u referohet pikerisht te krishtereve, fjala “vellezerit” shfaqet 115 here. Le te vazhdojme tani se cfare pikture te fuqishme na paraqet fjala “vellezerit”.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    7

    Le te vazhdojme dhe te shohim Veprat se si ato zbulojne vellezerit tek ne. Me pas kemi gjera te mahniteshme per te pare ne Letrat e Palit.
    “Dhe vellezerit, kur degjuan se ne arritem, dolen per te na takuar tek Tre Tavernat. Kur Pali i pa ata, falenderoi Zotin dhe mori kuraje, dhe keshtu ne arritem ne Rome.”
    Me te vertete, kjo eshte nje pjese shume emocionuese. Shikojeni pikturen.
    Pali eshte ne rrugen drejt burgut per ne Rome. Atij i eshte shkaterruar anija, por ai me ne fund mberrin ne Itali. Ky pasazh thote: “Ne gjetem disa vellezer dhe vendosem te rrime aty per shtate dite”, Vini re se ky pasazh nuk thote: “Ne gjetem kishen apo drejtuesit e saj”. Luka dhe Pali shohin perpara dhe ata shohin se disa vellezer nga eklesia e Romes po vinin drejt tyre. Me ne fund, ai mori kuraje.
    Sa skene e thjeshte. Por, ti mund ta lexosh ate perdite ne Shkrime, dhe te mos i vesh rendesi asnjehere. Por kjo eshte, nga paraqitja e saj e pandergjegjshme, nje celes per te kuptuar me te vertete se si ishte kisha e shekullit te pare. Luka dhe Pali, te derrmuar, gjysme te mbytur, gjysme te vdekur, i shohin vellezerit qe vijne nga Roma per t’i pershendetur, Ata ishin te sigurt me ne fund, dhe me ne fund ata ishin ne shtepi.
    Ju do te reagoni ashtu sic reaguan ata, nqs fjala “vellezer” behet nje fjale e shenjte nje dite per ju. Kjo na sjell ne fund te Veprave. Cfare te themi per Letrat? A ka gjera te tilla te parendesishme aty, apo ka vetem “pleq”, “pastore”,”drejtuesa”? Ne do i marrim letrat e Palit ne menyre kronologjike, dmth ashtu sic i shkroi ai.
    Te gjitha keto letra u jane shkruar kishave organike!

    Galatasit
    Ne letren per Galatasit, ka 10 referenca per vellezerit lokale te atyre kishave. Nqs e kuptoni Letren e Galatasve, ju do te mahniteni se si kjo fjale gjendet aty. Te katra kishat ishin ne kriza te tmerrshme. Ishin totalisht ne kriza vdekjeprurese! Keto kisha kishin nevoje per lidera ne menyre qe ata te merreshin me rremujen ku ato ishin zhytur. Por, jo, ka vetem 10 referenca per vellezerit dhe asnje reference per nje pastor, plak apo dhjak. Ka vetem referenca per vellezerit. Pal, cfare njeriu je valle? Nuk u ngjet fare misionareve te sotem. Ti u besoke vellezerve!

    Selanikasit
    Kjo kishe, gjithashtu ishte ne mes te rremujes. Ka 17 referenca per vellezerit ne 5 kapitujt e letres se pare te Palit per kete kishe. Dhe asnje reference per asnje pastor. Per asnje drejtues, per asnje plak.
    Tek Selanikasit II, fjala vellezer shfaqet 5 here, pa asnje reference pleqsh. Pra gjithsej 22 referenca per vellezerit ne keto dy letra, me nje total prej 8 kapitujsh.

    I Korintasve

    Ne te gjithe letren e pare per korintasit nuk ka asnje reference per nje pastor, drejtues apo plak. Por ka 20 referenca per vellezerit lokale. Kisha e Korintit, tashme 8 vjecare, e zhytur ne me shume probleme se cdo kishe tjeter qe mbolli Pali… dhe perseri kjo kishe ka vetem vellezer. Ishin pikerisht keta vellezer qe Pali priste se do ta nxirrnin kishen nga kriza.

    II Korintasve
    Ka 13 referenca per vellezer ne kete leter. Asnje per asnje drejtues te cdo lloji, tipi apo varieteti.

    Romakeve
    Tek Romaket ka 16 referenca per vellezerit qe takohen ne Rome. Asnje reference per pastor, drejtues apo plak. (Ka vetem nje reference per nje dhjakoneshe, Feba. Ajo nuk i perket kishes ne Rome, por ajo kishte te drejten te quhej sherbetore. Ajo kishte bere 1000 milje vetem per te dorezuar nje leter!)

    Kolosianet & Efesianet
    Te dyja keto letra i jane shkruar kishes se Kolosit. Emri Efesianet, nuk ishte ne kete leter deri pas vitit 400 pas Krishtit.
    Nuk ka asnje reference per vellezer lokale ne keto letra deri afer fundit te seciles nga letrat. Pse?
    Pergjigjia eshte e thjeshte. Pali nuk njihte asnje ne kete kishe. Por, vini re se nuk ka as referenca pleqsh, dhe njeriu qe e mbolli kete kishe, Epafri, eshte 1000 milje larg, ne Rome! Epafri, ne Rome, eshte duke vdekur. Akoma nuk kemi asnje reference pleqsh!
    E VETMJA HERE QE FJALA “PASTOR” PERMENDET NE GJITHE TESTAMENTIN E RI, ESHTE NE LETREN E EFESIANEVE.
    Por, fjala “pastor” eshte ndoshta fjala me perseritur midis te krishtereve ne te gjithe planetin.

    Filipianet
    Letra e Filipianeve ka 7 referenca per vellezerit lokale ne Filipi dhe u referohet vellezerve ne Rome. Per here te pare dhe te vetme, ne te gjitha letrat e Palit per kishat, ka nje reference per pleqte (per te shenjtet, duke perfshire pleqte dhe sherbyesit) Pse keshtu?
    Sepse kisha ne Filipi eshte rreth 12 vjecare ne kohen kur ai shkruan kete leter.
    Kjo eshte e vetmja reference e gjetur ne te gjitha letrat qe Pali u shkroi kishave, ku perfshihet fjala “pleq” . Nje reference per pleq ne 9 letra per kishat. Nga 9 kishat, 6 kisha ishin ne kriza ekstreme, por megjithate Pali u adresohet vetem shenjtoreve, vellezerve dhe motrave.

    Tani qendroni per nje moment dhe imagjinoni se si jane keta pleq te Filipise. Merrni parasysh kete: Kisha eshte 12 vjecare. Nga erdhen keta pleq? Prej nga dolen ata? Secili prej tyre doli nga kisha, nga vellazeria dhe takimet e vellezerve ne kishen ne Filipi. Tani imagjinoni sikur njeri nga keta njerez, te mundohet te sillet si pleqte e sotem. Ai do te ishte derrmuar!

    Me lejoni ta ilustroj se sa e sigurt mund te jete jeta e kishes. Une do marr ilustrimin e meposhtem nga kisha e Atlantes. Vellezerit (te pakten ata qe marrin pjese rregullisht ne takimet e vellezerve) jane pak a shume pergjegjes. Ata drejtojne duke e ditur se motrat mund te vendosin veto per cdo gje qe nuk do t’ju pelqeje (Dhe ato e bejne shpesh kete). Ju nuk mund ta imagjinoni se sa mrekullisht funksionon kjo.
    Pergjithesisht, duke folur si nje biolog observues, kam vene re se motrat ne Atlanta nuk duan ta drejtojne kishen, ashtu si bashkeshortet nuk duan te drejtojne shtepine apo bizneset (Megjithese ka perjashtime ketu). Gruaja juaj ju do juve ne front, ne vijen e sulmit. Por ajo ju thote se cfare mendon se ju duhet te beni. Ajo deshiron t’ju kritikoje kur mendon se ju keni bere gabim. Me shume se te gjitha, ajo deshiron te dije planet tuaja. Dhe, zoteri, ajo deshiron te kete te drejten e vetos per cdo gje qe nuk i pelqen, vecanerisht per ato gjera qe e prekin ate direkt. Dhe per gjerat qe ju i beni, por pa i kushtuar vemendjen e duhur.

    Vellezerit ne Atlanat mblidhen, perplasin kokat, kerkojne Zotin, luftojne, luajne futboll dhe bejne cdo lloj gjeje tjeter. Por kur takimi i vellezerve mbaron, nqs jane marre vendime, vellezerit dergojne nje ose dy vellezer qe t’ja raportojne vendimet e tyre motrave(me perulesi). Motrat i degjojne vellezerit. (Motrat vendosin se cilet vellezer do donin qe t’ju raportonin atyre). Disa here motrat konsultohen dhe diskutojne. Disa here pergjigjet e tyre jane te menjehershme. Sido qe te jete, ato u thone vellezerve se cfare eshte ne rregull dhe cfare nuk eshte. Vellezerit pergjithesisht pranojne. (Ne fakt, jo pergjithesisht, por gjithmone)
    Ky rregullim funksionon shume bukur. Pse? Sepse vellezerit jane te rrezikshem ne qofte se lihen vetem, me mjetet e tyre. Dikush duhet t’i kontrolloje dhe t’i balancoje. Pse?
    Sepse vellezerit jane budallenj, ja pse!
    Nuk mendoni keshtu? Mire, atehere shihni se cfare ndodhi me nje organizate, plot me vellezer fetare qe ishin pergjegjes per gjithcka, pa asnje kotroll dhe balance. Ne e quajme kete organizate: Kisha Romano Katolike! Ajo drejtohet vetem nga vellezer fetare. Ja pra ku eshte prova se sa nevoje keni per motrat. Per barazi dhe per sinqeritet.
    Ne Atlanta, here pas here vellezerit ua kalojne drejtimin e kishes motrave. Pra vellezerit marrin “vakancat e drejtimit”. Vellezerit e kane shume qejf kete. Motrat jo.
    Por, kujdes. Nga ato qe kam thene mund t’ju krijohet pershtypja se ka vetem takime vellezerish ketu dhe takime motrash aty. Por, aktualisht ka 5 here me shume takime te te gjithe kishes se sa takime te vecanta. Eshte e veshtire te shpjegohem se si gjerat funksionojne realisht. Komuniteti i ketij lloji eshte nje vend qe ka nevoje te perditeshme per te gjithe. Ju duhet ta shihni ate.
    Sidoqofte, ajo qe dua te them eshte se nqs pleqte dalin nga kjo supe, duhet te jeni te sigurt se ju nuk do te shihni kurre ate qe sot shihet me shpesh: Te qenit ne drejtim te pleqve.
    Te qenit ne drejtim, nuk eshte ajo se per cfare jane pleqte, dhe as ajo se cfare bejne pleqte. Dhe e perseris, nqs pleqte dalin nga nje vellazeri e forte dhe me pas perpiqen qe te sundojne kishen, mjer per ta! Dalja organike e pleqve e parandalon nje perpjekje te tille nga ana e pleqve. Keshtu, per nje moment, ejani me mua tek nje grup i krishtere qe sapo kane filluar te mblidhen per here te pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-11-2005 mė 21:50
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Sfide per amatoret e enigmave!
    Nga WaRrIoR nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2005, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •