Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    MeLoDi e JeTeS Maska e BruNe EmBeL
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    *Ju es ej*
    Postime
    61

    Si mund te besh ekonomi ne familje, me rroga te ulta dhe cmime te larta???

    Do me pelqente te bisedonim rreth kesaj teme, pasi ne Shqiptaret nuk e vem ne dukje, por e perjetojme. Behet fjale per Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi. Punetoret kane rroga shteti shume te ulta, dhe cmimet jane shume te larta. Si ka mundesi??
    Ne fakt, dhe ne Amerik te duket sikur merr shume lek. Por ne te vertete, Amerika sic ti jep leket, ti merr. Pasi ka shume taksa, qiraja e shtepise, inshurancat e makines etj etj, por nuk llogaritet ushqimi, dhe veshja. Cdo individ i ploteson kushtet e tij per te jetuar, ndoshta nuk mund te besh shume kapital, por jeton normalisht.
    Po ne Shqiperi, si mund te besh ekonomi, me rroga aq te ulta?? kur ne disa raste kam degjuar qe ka familje qe blejne ushqime gjate gjithe muajit pa para, dhe i paguajne ne fund te muajt kur marrin rrogen (Shume Gjynaf)..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BruNe EmBeL : 19-08-2002 mė 02:07

  2. #2
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Ekonomia ne dor te te kuqeve!!!

    Prite kur te vene tollonat...
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  3. #3

    hahahahahahahahaha

    o the dardha hahahahahahahaha o lal na shkrive. Se kisha kohe qe i kisha harruar tollonat.
    Bushi jo sikur ka gjujtur afganistanin, po sikur ka gjujtur Shqiperine. Cudi me verte. Njerzit atje ngrohen ne diell, cmimet ne qiell. Ca ekonomie do behet ne Shqiperi . Atje po e ke te siguruar buken je m'rregull. Ku diksutohet atje per teprica. Magjino ne tirane akoma te gjithe banoret s'jane bere me telefona, gjysma e shqiperise pa tel akoma. Rrogat te ulta fare. Jemi mesuar ne shqiptaret kursejme pak vet, edheee jetojme. Ham 5here ne jave fasule haha.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shqiperine nuk mund ta krahasosh as me ameriken e as me ndonje vend tjeter te industrializuar. Ne shtetet e industrializuara vetem 5-20% e te ardhurave shpenzohet per te ngrene gjithe te tjerat jane komoditetet, qe tek shtepia dhe deri tek makinat e me the e te thashe.

    Kurse ne nje vend si Shqiperia 85-100% e te ardhurave shpenzohet per ushqim. (mesatarisht)
    Eshte e pamundur te kursesh me ato rroga shteti qe kane shqipetaret.

  5. #5
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Ashtu sic shtrohet pyetja 2/3 e shqiptareve duhet te vdesin. Por cdo gje ka nje fillim dhe nje fund. Ata qe jane me rrogen e shtetit shkojne ne pune, bejne sikur punojne dhe ne fund te muajit bejne sikur paguhen. Por mbasi mbarojne pune bejne dhe pune te tjera per te plotesuar ate te mjere rroge qe marin. Por ka edhe nga ata qe kete pune, dmth te dyten, e bejne ne orar te punes zyrtare. Policet, kush punon ne zyrat e bashkise, ne zyrat e tatimeve, ne hipoteka, ne gjendje civile etj etj ka shume te tjera ku ligjet vihen ne shfrytezim te individit per te plotesuar ate famshmen rroge dhe per te bere "pak ekonomi".
    Po deshet shembuj ju jap me shumice.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  6. #6
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Po ju them nje anegdode ne lidhje me pagat ne Shqiperi dhe menyren si jeton shqiptari...

    Nje shqiptar pyet nje mikun e tij gjerman sa paguhej. Gjermani ne fillim u ēudit nga pyetja e nguroi ti pergjigjej.....por me ne fund ju pergjigj e i tregoi per pagen e tij 4 mije €uro. Shqiptari insistoi me mentalitetin e tij te dinte per koston e qirase se shpise, veturen sa e kishte blere..e keshtu me rradhe e pas insistimit te tij gjermani filloi ti bente llogarine e shtepise se vet, 800 € qiraja, 600€ ushqimi..e keshtu me rradhe dhe i tha qe ne fund heq veē 500€.
    Meqe gjermani i tregoi te gjitha keto dhe i dha nje ide mikut te tij shqiptar per menyren e jeteses dhe kostos se jetes ne perendim i kerkoi me pas te bente te njeten gje dhe shqiptari me te, dmth ti tregonte sa fitonte dhe sa shpenzonte nga ato para.
    Shqiptari u perdrodh e u perdrodh dhe me ne fund e nxorri e i tha fitoj 200€uro ne muaj e di qe nuk jane shume i tha po ketu jeta eshte ndryshe e nuk kushton se te ju. Po mire i tha gjermani sa shpenzon ne Shqiperi per te jetuar? Shqiptari beri llogarite dhe i thote rreth 1000€uro. Sa i tha gjermani 1000?! po mire i tha si mundesh ti shpenzosh kur fiton vetem 200?! Nga i gjen!!
    Ah i tha shqiptari per kete mos me pyet se do te te genjej se as vete nuk e di nga dalin po e di qe fitoj 200 e shpenzoj 1000 per kete jam i sigurte.

    Varferia eshte e madhe ne Shqiperi po jo aq sa po duan ta bejne statistikat, nje pjese e madhe e parase eshte e piste e ajo nuk hyn ne statistika dhe pse me te jetojne nje pjese e popullsise.
    Just God Can Judge Me

  7. #7
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Statistikat nuk shikojne mizerien apo varferine tek paraja e piste qe llumi i shqiperise ka neper sunduqe apo ka bere hotele apo pallate.Ajo shikohet qarte tek fuqia blerese e konsumatoreve.70%e popullsise shkruan emrin neper lista.E ky eshte fakt

    Ajo barcaleta jote tregon qarte mizerien ne shqiperi.Fuqia blerese esht 5 here me e ulet se ēmimet e keshtu qe ai shqiptari medoemos ka derguar komshijen tek semafori ose ka mbjelle bahēen me kanabis.Por kete nuk mund tja thote gjermanit.
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #8
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    Por gjermani duhet te dinte edhe kete shprehjen shqipe: qibri ne qiell dhe b.... ne diell. Per sqarim, shoh shume te varfer ketu ne Shqiperi qe me gjithese jane per te ardhur keq dhe u dridhet dora kur bejne pazarin ushqimor, nuk u dridhet dora aspak kur bejne pazarin industrial. Dmth, veshje mode, parfume te shtrenjte, kapardisje neper restorante etj. Dhe cfare cmimesh, me te lujt kapaku i kokes.
    Ketu nuk bejne pjese ata qe jane vertete TE VARFER. Dhe per fat te keq keta jane me shume se 50% e shqiptareve.

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Teme interesante kjo...

    Problemi fillon tek egzistenca e vendeve te punes, hapja e vende te reja si dhe shfrytezimi i ketyre vendeve. Shume shqiptare - kete e them nga bisedat qe me rastis te kem me Shqiperine - presin tu vije leku nga qielli.

    Hotelet dhe pallatet nuk duhen pare si gje e keqe...por ndertimi i tyre duhet pare si hapje e vendeve te reja te punes. Jane punetoret qe do i ndertojne dhe ata qe do punojne ne institucionet.

    Megjithate per ne Shqiperi te vjen keq te japesh mend apo ide se cfare duhet bere - ka shume per tu bere, Shqiperia eshte ne ndertim e siper ne keto momente, eshte akoma ne fillimet e kapitalizmit dhe ka aq shume per tu shfrytezuar nga ai vend sa te gjithe shqiptaret qe jetojne atje te benin jete normale (ekonomikisht flas).

    Por populli duhet edukuar me menyren e re te te parit te jetes dhe te kerkimit te punes apo te lekut dhe ketu hyn qeveria, njerzit qe jane ne krye te cilet sic duket akoma nuk jane mesuar me aromen e lekut per vete jo me ti lene dore popullit te mesohet me te.


    E vetmja pergjigje e drejtperdrejte per pyetjen e brunes do ishte njerzit me rroga te ulta duhet te shikojne per pune te dyta...asnjeri nuk te fal lek.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo pyetje do te meritonte nje pergjigje humoristike. Po huazoj fjale te Filip Cakulit ne nje emision me letra nga populli ne nje nga stacionet private shqiptare (per kuriozitet, ne Tirane me antene normale shtepie arrin te kapesh 23 kanale shqiptare, njeri prej te cileve eshte dhe TVSH).

    Nje pensionist qe fitonte 70.000 leke te vjetra ne muaj i drejtohet me nje leter ne te cilen shprehte nje deshire ne forme pyetje.

    A mund te shkoj une me pushime me te ardhurat qe kam ne muaj. (Shprehej se do t'i mjaftonin edhe vetem pak dite pushimi)

    Filip Cakuli pergjigjet:

    Po kete leter i dashur xhaxho duhet t'ia kishe derguar kryeministrit se eshte ekonomist, apo ministrit te financave se eshte matematicien. PO meqe e solle ne emisionin tone, atehere le te nisim pak llogarine.

    E nxjerr nje laps, nje leter dhe fillon llogarit. Nje nate ne nje hotel ne bregdet do te kushtonte te pakten 30.000 leke te vjetra. Per 10 dite pushimi 300.000. Qe ketu doli jashte llogarise se plakut te gjore.

    Bashkedrejtuesja e emisionit kishte marre intervista ne rruge dhe kishte pytur njerezit se ku i kishin kaluar pushimet, ne Greqi, Turqi, Itali apo Shqiperi. Dhe i kishte bere edhe nje pyetje shtese a kishin hipur ata ndonjehere ne yaht.

    Njeri nuk desh t'i pergjigjej e i tha, a te iki pak une se jam ne pune te shtetit. Te tjeret thane ne Shqiperi. Nga ata qe u pyeten, vetem njeri e dinte se c'ishte yahti, te tjeret as qe e kishin idene. PO ai qe e dinte se c'ishte tha se ne te mund te hipnin vetem qeveritaret.

    U kalua nga intervistat perseri ne studio me Filip Cakulin i cili vazhdoi komentet per yahtin. Qeveritaret dhe deputetet shqiptare hipin neper yahte cdo fundjave (kryeministrin cdo fundjave e ke ne Greqi), te itervistuarit bashke me plakun e letres nuk hipin asnjehere, as e dine se c'eshte yahti. Nese behet mesatarja statistikore sic ndodh rendom ne perllogaritjet e bankes boterore del se cdo shqiptar ka hipur te pakten disa dite ne yaht.

    Po keshtu me pushimet ne bregdet, po keshtu me rrogat, qeveritaret 1.400.000, plaku pensionist 70.000.


    Frutat ne Shqiperi kushtojne pothuajse njesoj sa jashte Shqiperise. Produktet e importit kane mbytur tregun dhe mbajne cmimet lart. Prodhimi vendas eshte pertoke., eshte denuar me vdekje se duhet qe nektarinat e pjeshket t'i marrim nga Greqia e Maqedonia.

    Nga krahasimi i cmimeve me ngjan se vetem dicka mund t'i pershtatet nivelit te rrogave ne Shqiperi, shkurtimi i flokeve tek berberi apo ne permanente.

Tema tė Ngjashme

  1. Varfėria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  4. Internimet
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •