e postova kete shkrim 4-5 dite me pare dhe sot pashe qe e kishin hequr edhe nga ceshtja kombetare. s'duhet te kishte ndodhur aq me teper qe autorja eshte nje antar shume i nderuar i ketij forumi. Dita.

shkrimi eshte i shkurter, shume i thjeshte ne dukje, por ngre nje problem qe te gjithe mund ta kemi ne cuar ne mendje se nuk shkon, por s'e kemi artikuluar dot me fjale.
Lexojeni.



ILIRĖT, I/E ILIRĖVE, ILIRĖVE, ILIRĖT, PREJ ILIRĖVE

(Helenėt, i/e helenėve, helenėve, helenėt, prej helenėve, apo ndryshe lakimi i modės nė televizionet shqiptare.)


Gazetarėt e jogazetarėt grekė e quajnė veten helenė. Pėr kėtė japin si argument qėnien e tyre pasardhės tė helenėve tė lashtėsisė. E drejtė e ēdo kombi tė ngrejė pretendime pėr prejardhjen e vet e tė argumentojė pėr tė.

Po gazetarėt shqiptarė ē’kėrkojnė tė arrijnė me pėrkėdheljet e tipit: tifozi helen, policėt helenė, mjekėt helenė, qeveria helene, anija helene? Ringjalljen e lashtėsisė? Po atėherė iu duhet tė korrigjohen e tė shprehen pėr tifozėt romakė, ostrogotė, galezė, gotė, saksonė, shefin viking tė UNMIK-ut, terroristėt babilonas, fanatikėt persė. Mendoni sikur kjo modė tė arrinte tė bėhej e njohur edhe nė rrethet e gazetarėve tė shteteve tė tjera; mendoni qė kjo tė ndodhė dhe nė Greqi. Shtrohet pyetja: a do tė dėgjohej nė ndonjė televizion grek njė lakim i tipit ilirėt, i/e ilirėve, ilirėve, ilirėt, prej ilirėve?


(Shėnim: Shkrimi ėshtė publikuar mė parė nė gazetėn TemA, shtator 2004)


Lindita Komani, Shtator 2004