Close
Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 286
  1. #131

    Smile Ca te tjera...

    Gjen shesh e ben pershesh (kur dikush perfiton nga neglizhenca/pakujdesia ose budalleku i dikujt tjeter).

    E vlefshme si kripa ne gjelle (eshte nje perralle me kete).

    Kush i la mendte ti merrte ai/ajo...

    Dhuraten e pranon dhe mbreti.

    Sikur eshte e bija e Zatrazemit...(me te degjuar e kam kete...mbase s'i thuhet zatrazem plus qe nuk e di fare c'mund te jete zatrazemi-porrrr ma merr mendja duhet te kete qene ndonje qe te thyente koken me para)

    E me kete rast ja dhe nje tjeter: Te thyen koken me para.

    Kur te vijne mendte s'ti hane as qente.

    Dhe kjo tjetra: Pse u lirua?...(dmth gjalle ne bote se behet dicka)

    Do behet kur te hipe gomari i Zeqos ne maje te fikut (per dicka qe s'ka per t'u bere kurre)
    ose Kur te bjere bore ne gusht.

    Thone grate:Te behesha dhe nje here nuse, pa dija une si nuseroja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 12-04-2005 më 12:12 Arsyeja: korrigjime

  2. #132
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kur te bjere bore ne gusht.
    Kur te bjeri bore me 31 Gusht ... ( keshtu e di une greeny ) lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #133
    Me duket e kam degjuar te thone edhe: Kur te bjere bore e kuqe...se permendin gushtin fare a e permendin??! Nejse, une u perpoqa...

    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 12-04-2005 më 13:08

  4. #134
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    P*rdhi kali n'der te hanit.
    Ma mire m*t sesa i vogel.
    Gjaja bashke e b*tha jashte..lol
    Tuksh maj dhi mas kalajet...( shkodrane puro kjo )
    A ke pa nje pele m'at ane.
    Shko maj te rrufte perja.
    Fukaraja mas lind, edhe nqs lind mas rr'nofte edhe nqs rr'on vdekte.
    Lujsh mendsh e marrsh malet.


    P.S : keto jane shprehje qe shumicen i perdori dhe uh...

  5. #135
    Nuk bie rrufeja ne hale - nuk e gjen gje te ligun
    Kjo eshte puro korcare.
    Te gjithe derrat nje fecke kane - njerezit jane njesoj kudo (ne pergjithesi perdoret nga grate per burrat)
    Nuk ka pyll pa derra
    S'ka shtepi pa hale (ose si ajo me siper "cdo fis e ka nje pis")
    Burre, burre, nje kile m*t, nje kile sh*rre
    Sa halle ka burri, aq vrima ka muri (kjo eshte e mocme korcare)
    Burri dhe gruaja jane dy asme qe vene koken ne nje jastek edhe kjo eshte shume e vjeter, ma dhane si keshille para se te marohesha (Te kem kujdes nga "armiku")
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #136
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    o mahmut ore mahmut shkon te besh e ben nje m*t (me falni per shprehjen)

  7. #137
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Hiç, po (H)Abili".

    Ka ndonjë që e përkthen ?
    Hë, vështruese, se më duket e ke pas nga anët e tua atë nga i cili e kam dëgjuar.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #138
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Hiç po Habili - kjo duhet të jetë korçare, pasi e ka im atë në majë të gjuhës. Historia vijon si më poshtë:

    Djali kthehet nga 10 vjet kurbet ( a luftë) dhe takon në rrugë vëllanë e tij gjysmak. E pyet:

    - Po hë mo si jeni?
    - Mirë o mirë jemi, siç na le.
    - Po hë de, të gjithë mirë?
    - Mirë bre mirë, vetëm Habili ka vdekur!

    Habili ishte i jati i këtij djalit. Andaj thuhet hiç po Habili a Abili, si t'u vijë përmbarë.

    Pse, u lirua? Ah moj Green, prapë me këto "perlat" fierake ti? Ti do më vdesësh mua.
    Perëndia nuk është mace...

  9. #139
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    E pagoi sa Marku t'amen...shprehje kur dikush pagun dicka shtrejte !
    Historia e kesaj shprehje shkon vite ma perpara kur e ama e Markut bani nji krim dhe MArku pagoi shume per me e nxjerr nanen e vet jasht prej burgut..lol
    ...

  10. #140
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Henri
    Hiç po Habili - kjo duhet të jetë korçare, pasi e ka im atë në majë të gjuhës. Historia vijon si më poshtë:

    Djali kthehet nga 10 vjet kurbet ( a luftë) dhe takon në rrugë vëllanë e tij gjysmak. E pyet:

    - Po hë mo si jeni?
    - Mirë o mirë jemi, siç na le.
    - Po hë de, të gjithë mirë?
    - Mirë bre mirë, vetëm Habili ka vdekur!

    Habili ishte i jati i këtij djalit. Andaj thuhet hiç po Habili a Abili, si t'u vijë përmbarë.
    lol...E gjete !
    Por unë e dëgjoja ta thonte Labo Abazi , i cili sikur s'ka qenë pe Korçe...
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 14 prej 29 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Shprehje popullore që nuk gjenden nëpër libra (3)!
    Nga PINK në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 23-12-2010, 20:23
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Shprehje popullore që nuk gjenden nëpër libra (2)!
    Nga Zana e malit në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 13:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •