Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 286
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Gju më gju me popllin.

    Ma ke surratin si data 3-18, ose si fundi i pesmeditshit (perdorej ne kohen e Sulltan Amit Pekmezit - data 3-18 perkon me datat perpara marrjes se rroges)
    Sapun mbi gune, ose sa per sy e faqe
    Mo me bej derci-verci, ose leri denglat
    Mo me derdellit si shume
    Trup i lidhur me Pe pe Rotke (I forti i leshit)
    Luan rock me muziken e lajmeve
    Surrat lepitke
    Hunde çomage
    Qime kackavall
    Krezhdë (flok pa krehur)
    Soprofine (i/e pa edukat. . .ndaj kolopuceve)
    E bije e faqegjeres
    I vllai i Pilo qorrit
    Je bere si kakerdhi pe miu (je dobesuar)
    Je bere si Kukja
    Je bere si morr i perveluar
    etj.

    p.s. Duke u nisur nga natyra e temes per nje moment u nxita te komentoj dicka te cilen ju a drejtoj atyre qe i lexojne per here te pare, apo atyre qe nuk e kane te qarte se kur dhe me ke mund t'i perdorin keto shprehje pa shkaktuar konflikt, perkundrazi te krijojne atmosferen e komikes:
    Shume prej shprehjeve te mesiperme shaktojne fyerje tek personi qe i drejtohen por ndonjehere ato kane thjesht efekt humori. Nga ana tjeter ironia qe ndodhet ne brendesi te tyre ka vlere te vecante mbi pasqyrimin e karakterit te nje njeriu permes nje epiteti ne formen nje krahasimi vulgar duke u nisur nga menyra se si jemi ndjere njehere e nje kohe kur kemi rene ne konflikt me personin ne fjale apo mund ta quajme ---> perpjekjen shprehimore per te denuar nje sjellje te caktuar te nje njeriu. Ne te njejten kohe disa nga keto shprehje nxisin apo therrasin per ndryshim te individit duke demaskuar te metat, veset e tij/saj.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e arilda
    Anëtarësuar
    27-03-2004
    Vendndodhja
    gjithkund e askund
    Postime
    67
    Dele perroi
    dhi e e eger ose dhi pylli
    sharavidhe
    qime ndryshk
    Je bere si rexhepi i komunales/ je bere si Çimi.
    Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

  3. #93
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Arilda ngordhsh ti që më kujtove Rexhepin e komunales. Më shkrive gazit sa s'më mbeti brinjë në vend.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Shprehje tiranese

    -Qorr per qorr e kam ne oborr,

    - Ne oborr te shtepise, nuk behen therrime,

    -shtate lagje b.y.t.h.e

    - ik mi b.y.t.h.e shprepse,

    Atehere shprehja e pare perdoret nese te thone per ndonje femer qe s'eshte me e mire se gruaja apo e dashura jote, atehere perdoret kjo pergjigje.

    Shprehja e dyte perdoret per te thene se ne lagje apo ne pune nuk gjuhet.

    kurse dy shprehjet e dyta kane te bejne me anatomine e pjeses se prapme te trupit...lol

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    - Bjeri karrikes te degjoje tavolina - kur dikush ti hedh muhabetet me sponde ose "me thumb" (kjo puna "e thumbit" ketu eshte hala edhe s'ka per te dale kurre nga moda - lol)
    - Bjeri t'i biem
    - Ik re se ma bere squfur ma bere (kur ishim ciliminj dhe kur nuk na ecte fati ne nje loje ja hidhnim fajin pranise se nje tjetri - lol. . .eh kohe te bekuara)
    - Nxjerr qimen nga qulli
    - S'ja ha qeni shkopin
    - Ma paske mendjen, 3 miza e 1 grerë
    - Po m'i ben nervat fije-fije!
    - Sa viran qe je dhe ti. . .! - Kjo perdoret ne raste kur dyshon per vertetesine e fjaleve nga bashkfolesi duke ju drejtuar ne menyre ironike.
    - Njeri i bie gozhdes, tjetri potkoit
    - Mo me bej finde! etj, etj.

  6. #96
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    M'u kujtuan nja dy të bukura sot:

    Sikur ke ngrënë b*ythë turtulli - kur s'të mbyllet goja hahaha

    Bota është me rrota

    shurros majë gjëmbit - e vret lart dmth, ehe kjo shprehje në vetvete. Përfytyroheni pak si veprim këtë.

    i futi brrylin, ia mori në kthesë

    Hahah, krushqit, haha dhe nusja.

    Kërcen prifti nga belaja, kërcen hoxha nga sevdaja

    Të pështyj lart më bie në fytyrë, të pështyj poshtë, në këmbë (kur s'ke nga t'ia mbash)

    edhe e fundit:

    Nanac (me gishtin e madh përpjetë duke u spërdredhur në ajër)

    nsh: na falni për fjalët e shumta me ydha, po jam rritur nga gjyshërit unë, s'kam faj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henri : 01-04-2005 më 17:34

  7. #97
    vetëpërjashtim
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    tre qe me kujtuan per momentin (mbase s'jane permendur me siper)

    - (leviz) sikur e ka krimbin ne b*the

    - (i/e la) me gishte ne goje

    - (avash se) s'te iku treni

  8. #98
    rri mbi gjemba - kur s'rri rrehat
    ecen mbi veze - ecen shume lehte
    Bjeri deres te degjoje deriçka - shpjegimi eshte ne postin #95 (bjeri tavolines te degjoje karriga)
    ne pergjigje te po atij posti: "ma ke trurin nje grusht me miza, ose dy miza e nje grere, kusuri mushkonja"



    Falenderoj ata qe kane sjelle : "nanac", "Hip ketu te shikosh Stambollin" dhe "me gisht ne goje". I kisha harruar fare dhe kam qeshur shume!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 01-04-2005 më 19:16
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #99
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    S'e ke bere shurren ne kukum
    Me iku tepeleku i kokes
    Te ka vene qylafin
    Takofsh ndonje hundlesh
    dhe favoritja ime: Dil o Byt.h... te besh sehir


    nuk e dija qe kishin edhe spellcheckun ketu...por ka ligj ka edhe maliq
    Ndryshuar për herë të fundit nga nausika : 01-04-2005 më 19:53
    When in Doubt, Act Stupid!

  10. #100
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    ah...edhe nje tjeter paksa vulgare...

    po s'u q..ve nenen, nuk te thone baba
    When in Doubt, Act Stupid!

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Shprehje popullore që nuk gjenden nëpër libra (3)!
    Nga PINK në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 23-12-2010, 20:23
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Shprehje popullore që nuk gjenden nëpër libra (2)!
    Nga Zana e malit në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 20-09-2005, 13:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •