kapeni icik ca bohet ne shqipri
SHERRI PER AMERIKEN, PLUMB GRUAS DHE VETES
Rigels Malile
TIRANE- Nje konflikt midis dy bashkeshorteve per divorc me qellime emigrimi ne Amerike, eshte bere shkak i ngjarjes se pergjakshme qe ndodhi ne Laprake te Tiranes dje. Burri qellon me pistolete tri here per vdekje gruan dhe me pas veten me nje plumb ne koke. Artian Pango, 32 vjec, nga Patosi, eshte derguar ne gjendje te rende rreth ores 15.00 te pasdites se djeshme ne Spitalin Ushtarak, ku ka vdekur dy ore me pas. E vdekur ne vend ka mbetur gruaja e tij, 28-vjecare, Jolanda Dedndreaj. Cifti kishte pak kohe qe ishte kthyer ne Shqiperi pas nje emigrimi disavjecar ne Angli e Greqi dhe prej pese vitesh nuk kishin femije. Kohet e fundit mesohet se vajza, e cila jetonte vetem, kishte dashur te largohej per ne Amerike, ku ishin edhe te afermit e saj. Por ikja kerkonte qe te pakten formalisht te arrihej divorci, i cili nuk i ka pelqyer te riut nga Patosi. Perballe kesaj situate ai ka vendosur t'i jape fund jetes bashkeshortore nje here e mire.
NGJARJA
Ka qene ora rreth 15:00 e pasdites se djeshme kur Artian Pango ka shkuar ne shtepine e bashkeshortes se tij qe gjendet ne afersi te fabrikes se tullave "Edil Centro" ne Laprake te Tiranes. Sipas deshmive te komshijve te viles dy-kateshe, ne te cilen Jolanda jetonte e vetme, Artiani ka ardhur me pistoleten e tij ne dore. Ai ka trokitur dhe ne momentin qe Jolanda ka hapur deren mbi te jane derdhur kater plumba, te cilet i shkaktuan dhe vdekjen e menjehershme. Tre prej plumbave te armes kane rezultuar fatale per jeten e 28-vjecares, ndersa plumbi i katert sipas eksperteve perfundoi ne murin e korridorit te katit te dyte te viles. Me pas 32-vjecari i drejton armen tip "TT" vetes, duke shkrehur nje plumb ne koke. Sipas mjekeve te spitalit, Pango ka nderruar jete vetem dy ore pas ngjarjes. Ende nuk behet e ditur se cilat kane qene shkaqet e verteta te vrasjes, por mendohet se deshira e vajzes per te ikur ne Amerike ka qene e kundert me ate te djalit, i cili donte qe Jolanda te shkonte ne Itali ku ai jetonte qe pas kthimit nga Greqia.
Hetimet
Menjehere pas ngjarjes, sherbimet e policise jane shfaqur ne vendngjarje. Uniformat blu te komisariatit nr. 3 kane marre ne pyetje te afermit dhe komshijte e Jolanda Dedndreajt e Artian Pangos. Ekspertet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes, ku jane gjetur pese gezhoja pistolete dhe arma e krimit. Burime te policise thane se ngjarja ka qene e paramenduar nga 32-vjecari, i cili mund te jete nxitur ne momente depresioni. Nga hetimet e kryera mesohet se 28-vjecarja jetonte e vetme ne vilen dykateshe dhe se Pango ishte kthyer nga Italia tri dite me pare.
dy llafe
xhaxhi kishte bo mire. i kishe bo kufite rrup sup dhe njerzit e kishin flejt menjen qe nuk iknin dot askund ndaj jetonin ne shqipri po svritnin njoni tjetrin.
Krijoni Kontakt