Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 36
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dodoni
    Shume shtete te botes nuk i kane privatizuar dhe as dhene me koncesion aeroportet e tyre.
    Shume shtete nuk i kane privatizuar aeroprotet, ashtu si shume shtete, i kane privatizuar, sidomos amerika. Ne shqiperi shteti eshte shume i paafte, dhe asministrata shume e korruptuar per te mire-manaxhuar dhe mirembajtur nje pasuri te tille, qe eshte teper strategjike per zhvillimin ekonomik. Keshtu qe as me pak pergjegjesi te kete shteti per manaxhimin e pasurive ekonomike ne shqiperi, aq me mire dhe pozitive eshte kjo per kthimin e ekonomise shqiptare ne nje ekonomi efektive dhe eficiente. Asetet e Aeroprotit sot sado te vyera e humbin vleren cdo dite nen manaxhimin e shtetit, e me tej ato kerkojne mirembajtje dhe perdorim efektiv qe mund tia jape vetem privati

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Aeroporti i Prishtines, edhe nen administrim shteteror eshte duke pasur dhjetra milione euro ne vit profite. .

    Po kush ti thote ty keto brockulla or qerata. Po aeroporti i Rinasit sot ka vetem nje piste o trim, NJE ORE NJE, ne ate piste ulen e ngrihet te gjithe avionet, dhe kjo piste nuk perballon dot vazhdimisht avione te tonazhit te larte, me mbi 200 pasagjere.

    E cfare 1 milone banore thua o mavri. Po Rinasi sot me nje piste ulje ngritjesh perballon te gjithe trafikun e Shqiperise. Kurse ti na i nxjerr sikur ne jemi jashte kapacitetit, e nuk po levizim dot, keshtu qe na duhen edhe 2 aeroporte nderkombetare! Dahhh.

    Cilet turiste te huaj vijne e vizitojne Kukesin e Tropojen?? Thelle ne jug, dhe veri nuk ka dhe nuk do kete njerez ne prespektive, pasi industria e detyrimisht edhe njerezit, synojne te levizin drejt ultesirave ku ajo eshte edhe me afer me detin dhe nyjet infrastrukturore. Ne prespektive zonat e thella ne Shqiperi do jene te PABANUARA dhe qytetet afer detit do zgjerohen shume, sic po ndodh sot me Tiranen, Vloren, Durresin etj. Biznesin aeroproteve ia gjeneron industria, dhe turizmi ne keto zona te thella eshte akoma shume larg per investime kolosale ne to. Numri i turisteve ne veri apo ne zonat malore te jugut sot eshte pothuajse zero. Kerkesa per levizje ajrore gjithashtu eshte zero, kur mban nder mend se sa te varfra jane.

    Me tej jo shume larg, as 80 km aeroportit te Kukesit eshte ai i Prishtines qe eshte i mjaftueshem per te perballuar levizjet ajrore te pjeses veriore te Shqiperise.
    Cdo levizje qe behet ne shqiperi mund te permbushet shume mire nga Rinasi dhe Prishtina e kombinuar me nje udhetim te shkurter (maksimumi 1-2 ore) me makine. Pra rruget jane kryesore dhe jo aeroprote kot se koti.

    Nqs kompania Gjermane nuk do bleje assete te reja, atehere nuk ke pse ankohesh per TVSH, pasi ajo takse nuk aplikon. Kompania ne fjale pra nuk do kete asnje detyrim pasi assetet e saj, sipas teje, ekzistojne dhe keshtu ato jane tatuar njehere. ................... ja fute kot me duket.

    Por kompania ne fjale do bleje plot 80 milione euro pra 104 milione dollare assete shtese, ku sigurisht futen aparaturat e aeroportit, makina zjarrefikese, pasisje kompjuterike, makinerite e transportit te bagazheve etj etj. Bile edhe ndertimi i 4 pistave te reja per te perballuar avione te tonazhit teper te larte komercial si edhe autostrada prej 9 km Tirane-Rinas. Ky investim ne total direkt dhe indirekt do te punesoje rreth 2200 individe. Dhe parate borxh qe ajo do marre, shteti shqiptar nuk i merr dot, pasi nuk ka aftesira manaxhuese per ti nxjerre fitimprurese.

    P.S
    "Manufacturing Credit", nuk eshte kredi Federale, por e shteteve te amerikes. Seicili shtet ka variantin e vet. Ky kredit qe sot ekziston pothuajse ne gjithe zonen industriale veri-lindore te amerikes, aplikon pertej Sec. 179 etj qe jane lehtesirat e qeverise federale, dhe aplikon kryesisht ne iventar dhe makinerite e reja. Perpara se te na shesesh mend, se je shkencetar taksash ketu, ben mire ti lexosh ato libra. Qe kshtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 28-03-2005 më 03:17

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    I gjithe diskutimi po behet mbi bazen e fakteve qe ka sjell "KohaJone"
    Te mos harojme qe "KohaJone" eshte gazete e Lesit i cili eshte ne lufte politike me Nanon, ndaj dhe faktet qe sjell mund te jene te shtremberuara, apo heshtet per fakte te tjera qe ne (une) nuk i dime.

    Pavaresisht nga kjo mendoj qe dhenia me koncension e aeroportit nuk eshte bere duke ndjekur strikt kritere ekonomike. Kjo per disa arsye:
    "Hochtief" eshte kompani e madhe gjermane ndertimi por joeficente dhe ne krize te vazhdueshme. Ne 2000 nje kredi shume e diskuteshme nga shteti gjerman e shpetoi kete kompani nga falimentimi i plote. Kjo u be kryesisht ne saje te Shreoder-it i cili donte te shpetonte disa mijera vende pune per efekt politik. Me vone kompania eshte mbajtur gjalle nga ofertat e bera po nga qeveria gjermane kryesisht ne Berlin.
    Une dyshoj qe kjo kompani eshte me e mira persa i perket rasit te Rinasit.
    Kjo duket edhe nga fakti qe ata si perfaqesues (koordinator) te tyrin ne Tirane tani per tani kane nje vajze shqiptare reth 35 vjec qe sduket te kete ndonje aftesi apo experience te dukshme (te pakten ne manaxhim dhe bussines).

    Persa i perket faktit nje tjeter aeroport internacional apo jo ne Shqiperi kete e vendos tregu. Me nivelin e tanishem te ulje ngritjeve reth 2.5 ne dite mua sme duket se duhet edhe nje tjeter tani por edhe pas 50 vjetesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Patrioti : 28-03-2005 më 03:38
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    O dodon, qenke fare i dobet ne arsyetim. e paska koken kaqole fare. ja te them ca gjera ketu qe t marresh mend pa pare.

    me verte ka feniksi Sky Harbor e aeroporte ne tulsa e etj por mos harro se ekonomia eshte kerkese dhe oferte. arizona ka nja 5 milion banore, dhe i ka te kamur, qe se kane per gje te marrin avion nga SHIA der ne albuquerque. kush eshte ai shqiptar qe do marri avion tiran-kukes, per nje vend zgjebarak e varfanjak si shqiperia nje aeroport mjaft eshte. aq e vogel eshe shqiperia sa me 3 rruge te mira shkon nga tirana ne prizren per 3 ore. e ce do atere avionin? se do aeroportin qe do bej te pakten nja 300 milion $? ku do i gjeje shteti kaq lek? e kupton sa kot ja fut? e di ti qe shqiptaret mezi kane lek per furgon pale per avion? ndaj leri menjan endrrat patetike pe dardanin dhe shikoje realitetin ne sy. as itali qe eshte shtet me potence nuk ka aeoroprt ne cdo qytet, jo ne shqiptaret qe akoma udhetojme me gomar.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Postime
    22
    Ore popull.ato qe thote ajo gazeta jane te gjitha te verteta.un jam vete nje punonjes i aeroportit dhe biles ato qe thote gazeta jane pak.Por kur nuk i dini si jane gjerat mos flisni.Te fala

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Klodian Tomorri - 01/04/2005

    Koncesionet e naftës, më të suksesshmet

    Marrëveshjet e vetme koncesionare, që janë në favorin e shqiptarëve, janë ato të nënshkruara në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës


    Kontratat koncesionare në industrinë e naftës janë nga më të mirat që ka realizuar qeveria shqiptare në larminë e koncesioneve që janë nënshkruar nga kjo qeveri. Në një kontratë koncesionare të saj në industrinë e naftës parashikohet që kompania që kryen investimin do të ketë të drejtë të mbajë gjithë të ardhurat që merren nga aktiviteti i saj deri në momentin që ajo e shlyen gjithë investimin e kryer. Më pas pronësia kalon në raportin 51 me 49 për qind të qeverisë shqiptare. Pra, në qoftë se një kompani e huaj bën një shpim nafte të sukseshëm, ajo ka të drejtë ta shesë naftën e t’i mbajë të gjitha fitimet për vete deri në çastin që të ardhurat të barazojnë investimin e kryer nga kjo kompani për këtë shpim. Pas këtij momenti pronësia e pusit kalon në raportin 51 me 49 për qind për qeverinë shqiptare, që do të thotë se 51 për qind e të ardhurave i merr shteti shqiptar dhe pjesën tjetër kompania koncesionare.Vetëm para tri ditësh ministri i Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda, nënshkroi marrëveshjen më të re me kompaninë amerikane Occidental për kërkime nafte në zonën e Shpiragut në Rrethin e Beratit. Qeveria jonë ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të tilla me disa kompani të huaja që kanë kryer operacione hidrokarbure në zona të ndryshme të vendit tonë. Megjithatë, në asnjë rast nuk është zbuluar ndonjë sasi nafte që të përdorej për qëllime tregtare.


    Koncesionet në fushat e tjera
    Mund të pranohet me plot bindje se koncesionet në industrinë e naftës janë nga më të mirat që ka realizuar shteti shqiptar; kjo, po të shihen kontratat koncesionare në sektorë të tjerë që janë cilësuar nga opinioni publik dhe nga shumë specialistë të fushave respektive si dështime të plota. Koncesionet e dhëna nga qeveria shqiptare janë bërë objekt kundërshtimi edhe i përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore e ndonjë tjetër. Në morinë e kontratave koncesionare të dështuara të qeverisë shqiptare koncesioni i Rinasit me Airport Partners dhe ai i depozitave të karburantit në gjirin e Vlorës me Petrolife-in italian janë ndër më problematiket, pasi janë cilësuar si shumë të dëmshëm për shtetin shqiptar.


    marre nga www.biznesi.com.al
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Koncesionin e rregullon kerkesa dhe oferta. Sot bota ka shume nevoje per nafte dhe nafta eshte shume fitimprurese keshtu qe edhe kushtet vihen ndryshe.

    Por mendimi se shteti shqiptar duhet te perfitoje nga koncesionari eshte akoma mendim parazit, me nje sens mendimi te para 90, ku shteti duhet ti fitoje dhe kontrolloje te gjitha. Keshtu qe shqiptaret me pas te fillojne e ti kerkojne shtetit te mira dhe pune, sepse vete nuk duan te mbajne asnje pergjegjesi per detyrimin qe kane ne shoqeri. Tere kohen ne ankohemi se shteti nuk na gjen pune por, kundershtojme me gjithe vrull e deshire cdo investim te huaj qe shteti kerkon te sjelle, e qe na prish ne sado pak rehatine. Edhe pse si i thone llafit "Dhi e zgjebosur" dhe mjerane ne prape duam pjesen e luanit ne fitim, ne duam te mos na prishet qejfi, duam elektricitet por pa prishur pyjet me pisha sepse na pelqejne rruget gjalperuese ne to, duam nje aeroprot modern, por e duam alla-shqiptarce me 500 te punesuar me shume nga cduhet dhe jo sipas rregullave qe dikton ekonomia. Ne pra duam nje DENGEL te madhe dhe sigurisht te shesim PORDHE. Por mbi te gjitha ne duam te qahemi dhe qurravitemi, kemi gjetur rehat tashme me kete. Jam i sigurt se nqs qeveria shqiptare nuk do ta kishte pranuar kete koncesion, ne do ishim ata qe do ta shanim e mallkonim kete qeveri se po largon investimet e huaja.

    Shqiptaret e duan kapitalizmin, por nuk e durojne dot pasojat e tij. Nocioni i fitimit dhe i te mirave qe ky fitim krijon per ate qe e perveteson kete,ne shqiperi eshte teper i urryer dhe i percmuar.

    Por fitimi nuk eshte synimi i shtetit. Synimi i shtetit eshte ta ktheje ekonomine ne funksionale dhe eficiente duke qene jashte kontrollit te saj, dhe vetem duke e rregulluar ate. Nderhyrja e shtetit ne qesen e fitimit nuk eshte aspak e dobishme per shqiperine dhe me tej e kthen ekonomine ne nje makine teper te plogesht dhe aspak frutdhenese.

    Shqiperia, ka nje 97 ne historine e saj, qe do te thote pasiguri, shkaterrim dhe frike per investim. E vetmja menyre qe shqiperia ka per te ofruar invetsime te huaja eshte tu garantoje atyre fitime te medhaja, dhe kushte speciale te cilat shteti ia siguron nepermjet marveshjeve te favorshme, qe kryesisht jane taksat. Shqiperia pra duhet te kete nje strategji qe e vecon ate nga vendet e tjera dhe qe i bie ne sy investitoreve te huaj. Dhe mendimi medioker dhe evgjit qe zoteron sot ne shoqerine shqiptare, qe kerkon te nxjerre dhjame nga pleshti, nuk eshte aspak joshes per kompanite e fuqishme te huaja. Nje kompani e huaj qe vjen ne shqiperi dhe shikon se shteti akoma manaxhon aeroportin me nje piste dhe me 500 vete me shume se cduhet te punesuar ne te, menjehere krijon opinionin se ketu ka mungese te madhe eficence dhe burokraci teper te madhe.

    Shembulli i Irlandes eshte me i miri per ne. Kjo ishte se si Irlanda arriti ne Europe vetem per pak vite kur ajo pothuajse i eleminoi fare per 25 vjet taksat dhe detyrimet tatimore per investimet e huaja. Njerezit u pensuan ne mase, investimi solli investimin dhe Irlanda u kthye ne nje vend te begate.

    Shqiperia, duhet te bej te njejten gje. Kompanite e huaja ne shqiperi duhet te perjashtohen pothuajse totalisht nga taksat ne baze te shume se investimeve qe bejne. Sidomos kompanite qe marrin guximin te parat dhe qe vendosin nje shembull per kompanite e tjera, duhet te mos paguajne taksa per per nje periudhe shume te gjate.

    Nje kompani gjermane qe del me fitim te madh ne shqiperi eshte nje model direkt dhe apelim i drejtperdrejte ndaj kompanive te tjera Europiane, dhe sidomos atyre gjermane qe kerkojne tregje te reja per te investuar. Shembullin e saj mund ta ndjekin shume te tjera dhe kjo ve ne levizje ekonomine shqiptare.

    Dhe sic e thashe, ka shume njerez injorante edhe tek gazeta biznesi qe cdo investim e masin me pyetjen "Sa fiton shteti", nderkohe qe duhet te analizojne se sa fiton ekonomia shqiptare nga nje sherbim i nivelit te larte dhe teper efektiv.

    Te operosh sot nje aeroport me 400 individe me shume nga cduhet do te thote te hedhesh para kot duke humbur shancin e nje investimi me te mire dhe me te efektshem te ketyre te parave qe sot shkojne ne xhepat e individeve qe rrine kot. Mjaft me, shteti nuk do tiu sponsorizoje tere jeten. Merrni edhe ju vete ca pergjegjesi. Tani keni rruge me shume, keni aeroprote me shume, keni TEC-e me shume, ja ku jane, shfrytezoini, krijoni, levizni punoni dhe dilini vetes zot. Mos kerkoni qe fitimin ta vjeli shteti per ju, dhe pastaj tua shperndaje ju, sepse ju keni gjetur rehat keshtu.

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Thelle ne jug, dhe veri nuk ka dhe nuk do kete njerez ne prespektive, pasi industria e detyrimisht edhe njerezit, synojne te levizin drejt ultesirave ku ajo eshte edhe me afer me detin dhe nyjet infrastrukturore. Ne prespektive zonat e thella ne Shqiperi do jene te PABANUARA dhe qytetet afer detit do zgjerohen shume, sic po ndodh sot me Tiranen, Vloren, Durresin etj.

    Kjo deshmon nivelin dhe kapacitetin e llogjikes tende, my dear friend
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Por mendimi se shteti shqiptar duhet te perfitoje nga koncesionari eshte akoma mendim parazit, me nje sens mendimi te para 90, ku shteti duhet ti fitoje dhe kontrolloje te gjitha.
    Nuk ka asnje shtet ne bote, sikur as asnje individ e kompani normale e me dy mend ne koke, qe jep assete te veta me koncesion pa pasur asnje lloj perfitimi e lere me me humbje.

    Dobesia me e madhe e juve eshte ne faktin qe po mundoheni te mbroni dicka pa ditur se cka po mbroni. Keto koncesione me humbje te shtetit shqiptar dhe shqiptareve jane kundershtuar nga ekspertet shqiptare dhe te huaj duke perfshire edhe institucionet nderkombetare ketu.

    Dobesia tjeter e juve eshte se flisni pa fakte ose duke i shtremberuar ato, gje qe pastaj eshte duke ju shtyre ne gabime te tilla foshnjarake.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 02-04-2005 më 05:13
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #29
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qeveria shqiptare mund ti anuloje keto koncesione me humbje si Aeroporti etj. Kjo do ishte nje nder gjerat me pozitive qe mund te bej PS tani para se te largohet nga pushteti. Ne te kunderten, keto do ti anuloje opozita sapo te vije ne pushtet ne qershor.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 02-04-2005 më 05:12
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #30
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dodoni keshtu dukesh si cun i mire,,, por qenke nji ti, apapapa

    Nanos si individ dhe qeverise se kryesuar prej tij mund t`i qortohen shume gjera, por nje gje eshte per tu admiruar dhe per tu ndjekur edhe nga qeverite e tjera qe do ta pasojne qofshin keto te djathta apo te majta.

    Hapja e ekonomise shqiptare ndaj botes dhe ndaj investimeve te huaja.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Dhenia e Aeroportit te Tiranes me koncesion
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •