Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PRISHTINË (KosovaLive) -

    Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, propozoi të premten Bajram Kosumin, për kryeministër të ri të vendit.

    Kosumi vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku është nënkryetar.

    Propozimi i Bajram Kosumit për kryeministër të ri të vendit, së pari është përmendur nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, një ditë para se ai të shkonte në Tribunalin e Hagës për tu përballur me akuzat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij gjatë kohës së luftës në Kosovë.

    Sipas Kornizës Kushtetuese, kryetari i Kosovës, i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër. Më pas kryeministri duhet t’i para qesë kuvendit listën e ministrave, të cilët gjithashtu duhet të marrin më tepër se gjysmën e votave të deputetëve në Kuvend.

    Biografia e Bajram Kosumit

    Bajram Kosumi u lind më 20 mars 1960, në fshatin Tugjec të komunës së Dardanës (ish-Kamenica). Ka kryer Fakultetin Filologjik, dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është magjistër i Shkencave të Filologjisë.

    Në vitin 1981 është burgosur dhe dënuar me 15 vjet burgim për organizimin e demonstratave të pranverës së vitit 1981.

    Pas lirimit nga burgu ka punuar si gazetar në javoren “Zëri i Rinisë” dhe është angazhuar në Partinë Parlamentare të Kosovës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 ka fituar mandatin e deputetit nga zona e Kamenicës (tash Dardanë). Në vitin 1994 është zgjedhur kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, funksion të cilin e ka ushtruar me një ndërprerje gjatë viteve 1997-98, deri në vitin 2002, kur PPK është shkrirë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Prej vitit 1994 deri në vitin 1996 si dhe prej vitit 2000-2002, ka qenë kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës. Ka marrë pjesë në delegacionin e Kosovës në Rambuje. Ka qenë ministër i Informimit në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Në Legjislaturën e Parë ka ushtruar detyrën e anëtarit të kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Merret me letërsi dhe publicistikë. Ka botuar këto libra: “Libri i lirisë” (poezi, bashkautor, 1991); Koncept për subpolitikën”, (publicistikë, Prishtinë, 1995); “Fjalor i barbarëve” (poezi, Prishtinë 2000); “Koncept për mendimin e ri politik”, (publicistikë, 2001); “Letra nga burgu – libri i censuruar” (bashkautor, 2004); “Lirika e Fishtës” (studim, Tiranë, 2004). Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Presidenti Rugova propozon Bajram Kosumin për kryeministër të ri të Kosovës

    Presidenti Rugova propozon Bajram Kosumin për kryeministër të ri të Kosovës

    Prishtinë, 18 mars- Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova propozoi sot Bajram Kosumin për kryeministër të ri të Kosovës, nënkryetar i AAK-së dhe ministër aktual i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor.
    Këtë vendim Presidenti Rugova e mori pas kosultimeve paraprake me liderët e forcave kryesore politike. Në këtë mënyrë edhe më tej do të vazhdojë koalicioni qeveritar LDK-AAK , i cili ka qeverisur edhe në tre muajt e kaluar.
    Presidenti i Kosovës këtë vendim e bëri të ditur pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, duke shtuar se këtë vendim menjeherë do t'ia pëcjellë Parlamentit të Kosovës në mënyrë që sa më parë të kompletohet qeveria e re.
    Si pritet Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare të mërkurën e ardhshme do ta votojë këtë propozim.
    Presidenti Rugova tha me këtë rast se vendimi i tij ka hasë në mirëkuptim dhe tolerancë edhe të partive opozitare (PDK dhe Ora), të cilat, siç tha, i pranojnë rregullat demokratike si dhe të drejtën e partive që kanë bërë koalicione që të vendosin. Gjithashtu ai falenderoi dy partitë opozitare për tolerancën që kanë treguar si dhe pranimin e rendit demokratik. Kryeadministratori Petersen, gjatë këtij takimi, u njoftua nga Presidenti Rugova me propozimin e tij për mandatarin e ri dhe për çështje të tjera.
    "Së bashku me opozitën do të punojmë në çështje të përgjithshme, pra të përbashkëta nacionale, siç është e ardhmja e Kosovës - pavarësia, ku do të kemi qëndrim unik", tha Presidenti.
    Pozita dhe opozita, tha ai, do të jenë së bashku edhe në procesin e decentralizimit, rreth kushtetutës së re, si dhe për çështje të tjera që paraqiten kohë pas kohe në program.
    Po ashtu z.Rugova premtoi se Zyra e Presidentit të Kosovës do të jetë gjithmonë në kontakt e në punë të vazhdueshme me opozitën, me partitë e tjera dhe me gjithë qytetatarët, për arsye se, siç tha, po hapet një botë e re për Kosovën, ku duhet punuar së bashku.
    Shefi i UNMIK-ut Petersen tha se vendimin e sotëm të Presidentit Rugova e sheh në kuadër të funksionimit të institucioneve demokratike.
    "Për Kosovën e cila po bëhet gati për starusin përfundimtar është jashtëzakonisht e rëndësishme që të shohim funksionim të institucioneve demokratike, çfarë presim të ndodhë në demokraci dhe përputhje të plotë me parimet kushtetuese. Unë besoj kjo është çfarë po shohim", u shpreh Petersen.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    desha te di..a eshte distancuar Kosumi nga Qosja?
    psh ..a i ka than qoses.. na fal akadem.ut por kudra nuk jena na shqiptaret..?


    Kuptohet Rugova tregon korektes me Ramushin..
    pra po ja mban besen..
    Mir ben sepse koalicioni LDk AAk ishte e keqja me e vogel.. dhe Ramushi e justifikoi miqesin qe i dha Rugov Daci..
    Pra konsensusi "Kosumi" eshte nje menyre per ta mbajtur larg pushtetit banden e krokodilave te Qose jakup Xhavit Thaq Demaq Surro - llopave..

    Po te shikojm sa i pamvarur eshte kOsumi nga idoli tij i dikurshem Qosiq Demashiqi..

    qeveria hije e Thaqit eshte nje lloj Bombe qe do rrij e kurdisur..
    Pra thaqistet kan ndermend te thellojne stilin e bomb-hedhjeve.. deri ne nje "Mars" te fort qe sic duket kan ne plan ta bejne perseri nga prilli..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti emëron Bajram Kosumin. Në hënën votimi në parlament

    Opozita kundër Rugovës për kryeministrin e ri

    PRISHTINE

    Opozita kosovare kundërshton emërimin e Bajram Kosumit në krye të qeverisë së Prishtinës. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u propozua dje nga presidenti Rugova në postin e shefit të qeverisë kosovare, por kjo është pritur keq nga PDSH-ja e Hashim Thaçit dhe partia "Ora" e Veton Surroit. Sipas Qendrës Informative të Kosovës, Thaçi e Surroi kanë deklaruar se Kosumi nuk ka aftësinë dhe energjinë e duhur për të udhëhequr qeverinë. Për më tepër, lideri i partisë më të madhe opozitare, Thaçi, ka paralajmëruar edhe krijimin e një qeverie në hije, e cila sipas tij, nuk do ta sfidojë qeverinë në planin ligjor. Ndërsa, Veton Surroi, lideri i ORA-s, tha se partia e tij nuk beson se qeveria aktuale ka potencial për t'u përballur me sfidat që e presin atë. Sidoqoftë, Rugova e mbështeti propozimin e tij për kryeministrin e ri. Pas një takimi me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen ai deklaroi se ka vendosur të mbajë koalicionin e arritur mes LDK-së dhe AAK-së në dhjetor të vitit të shkuar. Ai po ashtu ka vendosur që të mos bëjë asnjë ndryshim në qeveri, përveç kompletimit të saj me dy ministra të rinj. Burimet pranë presidentit njoftuan se edhe ministrat e rinj do të jenë nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, këshilltar i ish-kryeministrit Haradinaj dhe Ibrahim Selmanaj, aktualisht kryetar i komunës së Deçanit. Parlamenti kosovar pritet ta votojë javën e ardhshme 45-vjeçarin, ish-aktivist studentor dhe gazetar, në postin e kryeministrit.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Bajram Kosumi, votëbesohet Kryeministër i Kosovës

    E Enjte, 24 Mars 2005
    Me 71 vota pro, Parlamenti i Kosoves i dha dje votebesimin politikanit 45- vjecar, per te drejtuar qeverine e re. Deputetet e PDK te Thacit dhe "Ora" te Surroit u deklaruan kunder. Bajram Kosumi, qe ishte i perzgjedhuri i Haradinajt para se ai te dorezohej ne Hage, deklaroi dje perparesite e qeverise se tij: "Arritja e standarteve, ekonomia dhe procesi i percaktimit te pavaresise se Kosoves". Nderkohe i premtoi Nanos, se viziten e tij te pare jashte, do ta beje ne Tirane

    PRISHTINE - Ish- aktivisti studentor, Bajram Kosumi, u votebesua dje nga Parlamenti ne postin e kryeministrit te ri te Kosoves. Parlamenti miratoi kandidaturen e tij me 71 vota pro ndaj 36 votave kunder, duke e bere ate kryetar te qeverise se Kosoves ne nje vit kur OKB-ja pritet te hape bisedimet per statusin perfundimtar te Kosoves.

    Kosumi, 45 vjec, u zgjodh nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj si pasardhes i tij, pasi u dorezua ne Gjykaten e Hages per t'u perballur me akuzat per krime lufte. Kryeministri i sapozgjedhur i Kosoves, deklaroi dje para Kuvendit, se qeveria e tij "do jete vazhdimesi e qeverise se Meparshme". Kosumi, i cili vjen nga partia Aleanca per Ardhmerine e Kosoves (AAK), tha se perparesite e qeverise se tij jane "arritja e standarteve per Kosoven, ekonomia dhe procesi i percaktimit te pavaresise se Kosoves".

    Ashtu si kabineti Haradinaj, ne Dhjetor- 2004, edhe qeveria e re nuk u miratua nga deputetet e PDK e Hashim Thacit dhe ata te Levizjes "ORA" te Veton Surroit. Gjate seances se djeshme parlamentare, Kosumi prezantoi dhe dy ministrat e rinj: Ibrahim Selmanaj, minister i Punes dhe Mireqenies Sociale dhe Ardian Gjini, minister i Planifikimit Hapsinor dhe Mjedisit.

    Kryeministri shqiptar Fatos Nano uroi dje gjate nje bisede telefonike, kryeministrin e ri te Kosoves, Bajram Kosumi, me rastin e zgjedhjes ne kete detyre. Ai i shprehu pasardhesit te Haradinajt "mbeshtetjen e plote per gjithcka qe ai po ben ne interes te stabilitetit dhe progresit per integrimin e Kosoves ne strukturat europiane". Nga ana e tij Kosumi vleresoi mbeshtetjen e vazhdueshme te Qeverise se Shqiperise, ndersa konfirmoi se "viziten e tij te pare do ta zhvilloje se shpejti ne Tirane".

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Biografia e kryeministrit te ri te Kosoves, Bajram Kosumi

    PRISHTINE - Ne vijim po japim nje biografi te kryeministrit te ri te Kosoves, Bajram Kosumi, kabineti i te cilit u votua sot (e Merkure), nga Kuvendi Kosoves. Bajram Kosumi ka lindur me 20 Mars 196O ne fshatin Tugjec te Dardanes (Kamenice), ku ka kryer shkollen fillore dhe te mesme.

    Mbaroi Fakultetin e Filologjise ne Prishtine, ku mori dhe graden magjister ne fushen e letersise. Me 1981, kur ishte student, u denua me burgim "per veprimtari politike". U lirua ne vitin 1991 dhe fillimisht punoi si gazetar. Me pas u aktivizua ne Partine Parlamentare te Kosoves, dhe u zgjodh kryetar i saj (1994- 1996 dhe 2000- 2002).

    Ka qene anetar i delegacionit te Kosoves ne Konferencen e Rambujese (1999), Minister i Informimit ne Qeverine e Perkohshme te Kosoves (1999- 2000) dhe eshte nenkryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), qe nga themelimi i saj, ne Maj- 2000. Kosumi ka qene anetar i kryesise se Kuvendit te Kosoves (2001- 2004) dhe ne legjislaturen e kaluar kryesonte grupin parlamentar te AAK- se. Ne qeverine Haradinaj (Dhjetor 2004-Mars 2005), Kosumi mbante postin e Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

    Nder botimet e tij: "Libri i lirise" (bashkautor), Prishtine, 1991, "Koncept per subpolitiken", Prishtine, 1995, "Fjalor i barbareve", Prishtine, 2000, "Koncept per mendimin e ri politik", Prishtine, 2001, "Lirika e Fishtes" (studim), Tirane, 2004. Eshte i martuar dhe ka kater femije. Jeton ne Prishtine. Vec gjuhes shqipe, flet serbisht dhe anglisht.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Faqja ma e ndritur e biografise se Ramush Haradinit jan kto 100 ditet e bashkqeverisjes me Ldk-n.

    Pse?

    Sepse LDk eshte organizmi me i pjekur politikisht i te gjitha kohrave ne Historine e Kosoves..
    Pamvaresisht nga dallget qe kaloj LDk e situatat ku e gjeti Kosoven.. vija politike e saje eshte me e mira vij e mundshme realiste dhe kete e kuptoj populli dhe prandaj ne shumice nuk e braktisi Ldk-n.

    Lufta kunder LDk ka qen e tmerrshme dhe vazhdon te jete..
    Male me leter mbushen cdo dite kunder saje.
    Plumba e tritoli jan gjithashtu arma permanente qe eshte perdorur kunder LDK-s..
    Alfred Moisiu do te mbahet mend per pak gjera..por nuk do ti harrohet kurre sfida qe ai i beri Mafies anti-Ldk me ftesen e nderimet qe i beri Rugoves..

    Pikerisht pse Ramushi ju bashkangjit Rugoves pra LDK-s ne koalicion.. ai u be nje figure e respektuar. Vec merites se 100 diteve si qeveritar ne koalicion me LdK-n .. Ramushi do mbahet mend ne Histori per sjelljen karshi Hages.. ku ai vuri interesin e Kosoves mbi ate personal e kjo ja rriti vlerat 100 fish..
    Krejt akti i Ramushit me menyren si reagoj ndaj Hages, me dorheqjen.. me lenien e mesazhit per popullin ..etj.. la nje pershtypje te thelle ne kujtesen Kombetare.. dhe pikerisht kjo e beri ate Hero..
    Ai i sfidoj banditet politike te cilet kishin shpresuar se do e kene Ramushin gjithmone ne "gjirin e tyre te ngrohte te nenes Parti".. te asaj Partie qe kur i luan nga shinat sadopak nuk ta kursen plumbin e tritolin e bile dhe spiunllikun.. tek "ata".. te huajt e fuqishem..

    Pikerisht kte duhet te vleresoje Kosumi tek Kryetari i tije..

    Pra dhe Biografia e vertete e Kosumit fillon sot..
    Ajo e djeshmja qe e citojn me larte shoket.. nuk eshte asgje vec.. biografi e zakonshme e intelektualve te zakonshem.. te Kosoves ..me ato semundjet e gjata nga virusi Enveroist.. te cilat i kan interpretuar si far atdhetarizmi ..e qe ne fakt kan qene infeksione te importuara nga guzhina Envero Ramizoiste me dokrra fallco.. por me pasoja anti-kombetare ne realitetin Kosovar.. e qe sot ato biografi te se kaluares.... nuk vlej n as per vet Kosumin e as si konsum per Popullin.. ne rrugen e pashkelur nga duam te shkojme..
    Kosumi tash ka rastin te konsumoje Atdhetarine..e vertete..pergjegjsine e burrerine..
    Ai si kryeminister i ri i Kosoves..qe dje ka dy armiq te fuqishem e dinak..

    Serbine e Mafine*..

    Ne se Serbine nuk e njeh mire.. le te pyesi se ka boll burra ne Kosove qe dine me shume se Kosumi...e sa per Mafine ato per fat te mire i njef mire se ne "autobus" te tyre ka udhtue shpesh..

    Le te shpresojme se Kosumi do te jete i Sinqerte sikurse Ramushi i ketyre 120 diteve..




    qashtu..


    * mafie thomi ne nga toskeria.. por Kosova thote..Mafi.. me theks tek i-ja..

    prandaj dhe une e bej ate ujdisje gjuhesore..lol.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Urimet me te perzemerta popullit te Kosoves per pjekurine dhe maturine e treguar ne nje situate krize te befasishme sic ishte doreheqja e kryeministrit Haradinaj. Eshte koha e urtesise, eshte koha qe ti deshmojme botes se jemi njerez te qyteteruar, te perkushtuar per te njohur autoritetin e shtetit demokratik te ngritur mbi voten e lire te shumices se shqiptareve. Ruajeni gjakftohtesine dhe urtesine ne keto momente dhe mos u beni pre e provokimeve per destabilizim sic ishte atentati ndaj presidentit Rugova, apo thirrjet per "qeveri hije", qe nuk dalin nga vota e shqiptareve por nga tavolinat e fshehta te nje grupi te vogel njerezish.

    Urimet me te mira kryeministrit te ri te Kosoves ne detyren e tij te re qe eshte nje detyre historike per vete realitetin politik brenda Kosoves, dhe debatit nderkombetar ne lidhje me fillimin e procesit te statusit final te provinces. Nuk do te jete e lehte te qeverisesh kur je ne mes te shume zjarreve, por nese inteligjenca dhe forcat progresive ne Kosove do te bashkepunojne ngushtesisht, situata do te kalohet pa problem.

    Urimet me te mira edhe per presidentin e Kosoves i cili per here te dyte brenda pak muajsh deshmon nje maturi dhe largpamesi per tu admiruar. Rugova e zgjidhi krizen e krijimit te qeverise pas zgjedhjeve, duke krijuar nje aleance me AAK, edhe pse LDK dhe AAK nuk mund te thuhet se i perkasin te njejtit spekter politik apo perfaqesojne te njejtin elektorat, megjithate, te dy palet i dhane zgjidhje nje krize pa nderhyrjen me te vogel nderkombetare, duke deshmuar keshtu pjekuri politike dhe pergjegjesi kombetare. Rasti i dyte me doreheqjen e kryeministrit Haradinaj krijoi nje krize akoma me te medha qe kaloi automatikisht ne duart e presidentit per tu zgjidhur. Perseri Rugova me gjakftohtesi e mbajti ne kembe aleancen me AAK, edhe pse ne opinionin publik dhe te huaj u hodhen shume formula e mendime qe ne te shumten e rasteve nuk perfaqesonin vullnetin e zgjedhesve shqiptare. Rugova nuk u step nga presionet e brendshme dhe te jashtme, por aplikoi te njejten formule qe shqiptaret votuan fund-vitin e kaluar.

    Shqiptaret ne Shqiperi, Maqedoni dhe Mal te Zi duhet te mesojne nga pjekuria politike qe po deshmojne drejtuesit e institucioneve kryesore ne Kosove dhe respektimi dinjitoz i ligjeve kushtetuese demokratike. Eshte ku respekt ndaj ligjit kushtetues qe garanton suksesin ne ndertimin ne nje shtet demokratik, suksesin ne nje Kosove te pavarur.

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Një ekspert amerikan vlerëson gjakftohtësinë e shqiptarëve të Kosovës


    Michael Haltzel, këshilltar i komisionit të senatit amerikan për marrëdhëniet ndërkombëtare, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se dorëzimi i zotit Ramush Haradinaj në Hagë ishte një akt i denjë për një burrë shteti, që duhet ndjekur si shembull nga njerëz të tjerë të akuzuar për krime lufte. Por mbi të gjitha, zoti Haltzel vlerëson gjakftohtësinë që treguan shqiptarët e Kosovës pas këtyre zhvillimeve. Zotin Haltzel e intervistoi kolegia jonë Jela de Franceschi:

    Michael Haltzel, thekson se megjithë mbështetjen që gëzonte ish-kryeministri Haradanaj në radhët e shumicës shqiptare në Kosovë, dorëheqja e tij nuk u bë shkak për trazira siç kishin parashikur disa analistë të rajonit:

    “Reagimi paqësor i popullsisë shqiptare të Kosovës ndaj dorëzimit të zotit Haradinaj është një shenjë shumë inkurajuese. Ramush Haradinaj konsiderohet si hero lufte nga shumica e njerëzve në Kosovë. Unë vetë nuk mund të gjykoj çështjen e tij. Shumë veta kanë thënë se gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në postin e kryeministrit ai ishte shumë i efektshëm. Unë e njoh personalisht dhe e di se është i zoti.”

    Zoti Haltzel foli më pas për rolin e zotit Haradinaj në garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit:

    “Unë dhe senatori Biden e vizituam Manastirin në janar 2001. Kur u kthyem në Shtetet e Bashkuara, senatori Biden i shkroi një letër konfidenciale zotit Haradinaj, i cili ka mbështetjen kryesore në atë zonë të Kosovës. Ai edhe vetë është nga kjo zonë. Në atë letër senatori i shkruante se kemi vënë besimin tonë tek ju për të garantuar sigurinë e manastirit dhe të priftërinjve.”

    Ishin pikërisht udhëzimet e zotit Haradinaj që Manastiri të mos prekej në asnjë rrethanë, që e shpëtuan këtë objekt gjatë trazirave të marsit 2004, megjithëse dhjetëra objektet të tjera fetare u dogjën, vazhdon zoti Haltzel. Megjithëse kjo çështje nuk ka lidhje me akt-padinë ndaj zotit Haradinaj, vazhdon këshilltari, ajo tregon se ish-kryeministri është një person që beson në një shoqëri shumë-etnike në Kosovë.

    “Ne do të presim se si do të zhvillohen ngjarjet lidhur me procesin gjyqësor. Unë mendoj se i gjithë territori i ish-Jugosllavisë ka nevojë për udhëheqës më largpamës.”

    Ngjarjet që pasuan ngritjen e akt-padisë, thotë zoti Haltzel, treguan jo vetëm patriotizmin dhe pjekurinë e zotit Hardinaj si burrë shteti por edhe pjekurinë politike të shqiptarëve të Kosovës:

    “Me sa di unë, kur hetuesit e Gjykatës së Hagës intervistuan zotin Haradinaj vjeshtën e kaluar, ai e bëri të qartë se nëse ngriheshin akuza ai nuk do të fshihej nga ligji, por do të shkonte vullnetarisht në Hagë. Dhe bëri pikërisht këtë. Për më tepër, ai nxori një deklaratë ku bënte thirje për ruajtjen e qetësisë. Ky ishte një gjest patriotik, i denjë për një burrë shteti, i cili duhet të ndiqet nga gjenerali Gotovina, Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Ndërkaq, sjellja e shqiptarëve të Kosovës ka qenë shembullore dhe ka treguar një pjekuri të madhe, ndoshta sepse ata me të vërtetë po piqen ose ngaqë e kanë të qartë se po afron koha e shqyrtimit të standarteve. Dhe nëse ky shqyrtim tregon se është arritur një nivel i kënaqshëm me standartet, atëherë mund të fillojnë bisedimet për statusin. Mendoj, thotë zoti Hatzel, se ky është objektivi i tyre përfundimtar. Dhe ky është një reagim i natyrshëm: njerëzit u përgjigjen stimujve për arritjen e objektivave të dëshirueshme.”

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •