Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26

Tema: Fjala

  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Fjala

    Sa rendesi i jepni ju fjales?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Aq sa e ka peshėn.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E dashur Mina, tema qe ju keni hapur eshte teper e paqarte. Kur hapet nje teme, duhet zhvilluar pak ajo per qe te shihet ne ēfare drejtimi kerkohet debati. Sepse siē e shikoni, ne kete tematike qe quhet filozofi, ju do te keni fatin e madh te lexoni vetem fjali nje-rreshtore dhe se shpejti njerrokeshe... Tani pritet te vije tjetri dhe te beje pyetjen "Po sa peshon ajo?", e me pas tjetri do pergjigjet "As sa ajo rendon", e keshtu me rradhe qe nese kjo e ka emrin filozofi, atehere duhet te gjejme nje perkufizim tjeter per filozofine...

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mina, te pershendes per temen e pershtatshme qe ke hapur.

    Personalisht, i jap shume rendesi fjales. E konsideroj dhenien dhe mbatjen e saj si nje pjese te rendesishme te karakterit te njeriut.

    Qe te mbash fjalen qe jep do te thot qe ti jo vetem "mundohesh te kryesh" ate qe thua se do besh por qe ti ne fakt "e kryen". Mbajtja e fjales tregon nje fare dedikimi, tregon nje fare sinqeriteti, dhe kryesisht mendoj se krijon nje fare Besimi. Por Besimi eshte baze ne cdo lloj shoqerie qe mund te krijohet, ose te pakten une mendoj se duhet te jete baze. Pa ate "Besim" nuk e di cfare vlere do te kishte shoqeria...

    Njeriu qe eshte njeri gjithmone duhet, se paku, te mundohet te mbaj fjalen qe jep. Nuk perjashtoj se mund te kete raste te jashtezakonshme kur eshte ne avantazh te cdo njeriu te thyhet fjala qe jipet, por ne pergjithesi mbajtja e fjales eshte dicka qe duhet zbatuar ne cdo lloj marredhenie midis njerezve ne shoqerine tone.

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ndoshta doni pak shtjellim, OK. Mendoja se mjaftonte aq pak sa per te kuptuar. Fjala eshte gjithshka per mua. E vleresoj dhe e respektoj shume. Ka njerez qe e thone fjalen pa e peshuar dhe per ta nuk ka shume rendesi, gjithsesi kjo ben te ndihen keq te tjeret qe i japin rendesi fjales. Mendoj qe eshte shume e thjeshte per tu kuptuar. Edhe ata qe kane postuar shkurt, kuptohen dhe jane te sakte. Faleminderit!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Sa rendesi i jepni ju fjales?
    Po aq sa vleresoj edhe rendesine e te jetuarit ndergjegjshmerisht me dinjitet dhe nder te pacenuar!

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    mos dhente zoti qe dikush t'u vere thiken ne fyt, e pastaj te me tregoni se sa 'peshe' ka fjala. Kam frike se jo vetem fjala, por edhe ju vete do na dilnit flluska sapuni.

    hajde llafe hajde!
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Fjales i jap rendesi si asaj qe them vete dhe asaj qe degjoj nga te tjeret.
    Per kete te dyten jo se percjell apo e komentoj, por ndjenjen qe le pas fjala e perjetoj, si pozitive ashtu edhe negative
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #9
    Varet se nga c'goje del fjala. Varet c'prezanton per mua personi qe tha fjalen. Ketyre shtoi edhe kushtet ne te cilat u tha ajo qe u tha...po edhe ndonje xhest/veprim specifik...sigurisht pa harruar edhe gjendjen shpirterore momentale timen.
    Mgjte edhe pa e analizuar kaq shume fjala shpreh shpirtin e dikujt. Instiktivisht e dua/pelqej ose jo dike per shume gjera perfshi dhe fjalet qe pranon te thote.

    p.s.Kam edhe ate teorine time qe nese do te dish vertet ate qe dikush mendon per ty-shikoje sidomos kur nevrikoset-nga fjalet qe do thote.

  10. #10
    "Fjalen e merr era.
    Fjala eshte me e rende se guri."


    I solla keto dy fjale thjesht per te dhene rendesine qe njerezit e ndryshem i japin fjales.
    Une per vete bej pjese ne grupin e njerezve qe besojne ne "Fjalen e merr era!" Kjo per arsyen e thjeshte se shumica e njerezve, qofte dhe ata qe besojne ne "fjala eshte me e rende se guri" nuk praktikojne rendesine e fjales.
    Si njerez qe jemi, eshte e lehte te veprojme ne moment dhe te flasim ne moment, nderkohe qe jeta i sjell ngjarjet ne te tille menyre qe shumicen e rasteve na duhet te gelltitim gjuhen dhe te pranojme qe jemi gabim, pavaresisht nga fjalet apo bindjet qe kemi shprehur me perpara.
    Nderkohe, fjala ka vleren e saj pasi eshte menyra kryesore e komunikimit dhe eshte ajo qe sjell vepren, mirepo, sic e thashe dhe me siper, karakteri i secilit dhe kembengulja ose lekundja e secilit i japin fjales vepren qe ka.
    Shkurt, fjales i jap vleren sipas personit. Nese e njoh personin qe ka thene dicka, njoh rrethanat ne te cilat eshte thene kjo fjale, ne baze te personit dhe rrethanave do vleresoj edhe fjalen.

    Manulaki

    Citim Postuar mė parė nga green
    Varet se nga c'goje del fjala.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •