Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    45,5mld lek per Tiranen evropiane

    Bashkia, gati strategjinė “Tirana, njė qytet evropian”. Sa kushton infrastruktura e kryeqytetit dhe si duhet punuar

    Strategjia, 45.5 miliardė lekė pėr Tiranėn evropiane

    Drejtori i pėrgjithshėm i Punėve Publike, Dritan Agolli: Tirana Evropiane, gati pėr 9 vjet

    Bruna Prifti

    Bashkia e Tiranės pėr herė tė parė ka gati njė strategji tė plotė pėr punėn qė i duhet metropolit shqiptar pėr t’u bėrė evropian. Plot 9 vjet dhe njė shumė prej 45.5 miliardė lekėsh, nevojiten qė Tirana tė mos ketė gjė mangut nga qytetet e tjerė tė Evropės. Sė paku sa i pėrket infrastrukturės.
    Strategjia “Tirana njė qytet evropian”, e para nė llojin e vet pėr kryeqytetin, tregon me detaje se sa kushton infrastruktura e qytetit dhe mėnyrėn e detajuar tė punėve qė duhen bėrė. Bashkė me kėtė edhe rrugėn qė duhet ndjekur nė realizimin e prioriteteve tė bashkisė nisur nga interesi dhe nevojat e qytetarėve.
    Strategjia
    Sipas studimit tė detajuar qė ėshtė bėrė pėr ēdo qoshe tė kryeqytetit, rrugėve kryesore e atyre mes blloqeve tė banimit, pėrfshirė edhe infrastrukturėn arsimore e pa lėnė mėnjanė as gjelbėrimin, koha qė nevojitet ėshtė disi e gjatė. “Sipas studimit tė bėrė, pėr tė realizuar gjithė punimet e nevojshme, ndėrhyrjet dhe hapjen e segmenteve tė reja, do tė duheshin 13.5 vjet”,- thotė drejtori i pėrgjithshėm i Punėve Publike pranė Bashkisė sė Tiranės, Dritan Agolli. Kohė qė sipas tij, ėshtė e konsiderueshme pėr durimin e banorėve. Tė cilėt me zor presin tė prekin ndryshimin nė qytetin ku jetojnė. Ndėrkaq edhe gjithė tė tjerėt qė vizitojnė kryeqytetin, pėrfshirė kėtu edhe shumė tė huaj. Por sipas Agollit, kjo kohė, me punėn intensive tė bashkisė do tė reduktohet. “Gjithēka e studiuar pėr Tiranėn Evropiane do tė realizohet pėr 9 vjet”,- premton drejtori Agolli, duke garantuar se brenda kėsaj kohe kryeqytetasit do tė shohin ndryshimin e madh, si dhe duke sqaruar se pse gjithēka nė njė kohė mė tė shkurtėr, se parashikimi. “Them pėr 9 vjet, pėr disa arsye. Sė pari, sepse qytetarėt presin dhe meritojnė tė prekin ndryshimin. Sė dyti, pasi ky ėshtė njė synim i bashkisė dhe njėherėsh prioritet i drejtorisė pėr tė bėrė pėrmirėsimin tėrėsor tė infrastrukturės”,- shpjegon ai.
    Ndarja, 101 blloqe banimi
    Njė qytet qė tregohet me harta. Mijėra rrugė tė vijėzuara me ngjyra tė ndryshme, e tė tjera tė shėnuara me yje. Blloqe tė shumta banimi, ku punimet kanė pėrfunduar, diku tjetėr ku sapo kanė nisur e shumė syresh (nė numėr mė tė madh kėto), ku ėshtė planifikuar tė ndėrhyhet. Sipas strategjisė, prezantuar nga drejtori i Punėve Publike, Dritan Agolli, kryeqyteti numėron 101 blloqe banimi. Tė gjitha nė listėn e punėve tė bashkisė pėr rehabilitim tė plotė. Nė shumė puna ka nisur, si ndodh realisht nė bllokun “50 -vjetori” banorėt e tė cilit, shprehen se zgjerimi i rrugėve, prishja e kioskave dhe shtimi i gjelbėrimit, kanė pėr ta bėrė kėtė zonė, krejt ndryshe nga ajo nė tė cilėn kanė banuar vite me radhė. Krahas blloqeve tė banimit, hartat vijėzojnė 81 rrugė ekzistuese, 12 nyje e struktura, si dhe domosdoshmėria pėr punime nė 36 rrugė tė reja. “Nė 10 blloqe banimi punimet kanė pėrfunduar. Ndėrkohė qė kanė nisur punimet apo do tė nisin shumė shpjet nė 91 blloqet e tjera tė banimit nė Tiranė”,- thotė Agolli.
    Sė pari, rrugėt
    Pjesa mė e madhe e gjithė fondit tė parashikuar pėr Tiranėn Evropiane nevojitet pėr infrastrukturėn rrugore. Kjo sipas drejtorit Agolli nuk ėshtė thjesht njė zgjedhje. “Sė pari ka ardhur pas njė studimi tė mirėfilltė e tė detajuar mbi infrastrukturėn nė Tiranė e sė dyti nga vetė anketimi i banorėve tė kryeqytetit”,- thotė ai. Mjaft tė kujtojmė qė bashkia pėrpara hartimit tė projektbuxhetit dhe ndarjes sė tij nė zėra tė veēantė, pėrmes njė ankete mblodhi mendimet e banorėve tė Tiranės. Vetėm pėr infrastrukturėn rrugore sipas strategjisė, duhen 35.71 miliardė lekė. “Pėr rrugėt kryesore duhen vėnė nė pėrdorim 3.9 miliardė lekė, ndėrsa pėr rrugė tė reja, 9.6 miliardė lekė”,- thuhet nė strategji. Pėrpos kėtyre, ku kuptohet rėndėsia qė do t’i kushtohet nga ana e bashkisė segmenteve tė reja, njė shumė mbi 20 miliardė lekėsh nevojiten pėr infrastrukturėn e blloqeve tė banimit.
    Arsimi
    Renditur i dyti, por jo mė pak i rėndėsishėm. Pavarėsisht se shuma e parashikuar nga strategjia pėr Tiranėn evropiane ėshtė konsiderueshėm mė e vogėl se ajo e pėrcaktuar pėr infrastrukturėn rrugore. Plot 5.23 miliardė lekė sipas studimit i duhen infrastrukturės nė arsimin parauniversitar. Shumė kjo qė parashikohet tė shkojė pėr rikonstruksionin e shkollave ekzistuese dhe ndėrtimin e objekteve tė reja nė sistemin parauniversitar tė Tiranės. Nė mėnyrė, qė nxėnėsit e arsimit fillor e tė mesėm tė Tiranės, tė mos ankohen pambarimisht pėr kushtet e vėshtira ku mėsojnė, godinat e papėrshtatshme apo klasat me numėr shumė tė madh nxėnėsish. Kjo natyrisht vlen edhe pėr pajisjen me mjete didaktike e laboratorė pėr orė tė veēanta. “1.99 miliard lekė duhen pėr rikonstruksion tė shkollave ekzistuese dhe 3.24 miliardė lekė pėr shkolla tė reja”,- thuhet nė strategji.
    Gjelbėrimi
    Shtimi i sipėrfaqeve tė gjelbra dhe rikonstruksioni i parqeve ekzistuese. Gjithēka me synimin qė Tirana tė ketė 7 metrė katrorė gjelbėrim pėr frymė. Qė do tė thotė natyrisht mė pak pluhur e mė shumė ajėr tė pastėr. “Tirana Evropiane”, i kushton jo pak rėndėsi hapėsirave tė gjelbra pėr kryeqytetin, ndėrsa shuma e planifikuar pėr arritjen e synimit, ėshtė 4.536 miliardė lekė. Prej kėtyre, sipas detajimit tė bėrė nė strategjinė e bashkisė, 2.209 miliardė lekė duhen pėr rikonstruksionin e hapėsirave tė gjelbra ekzistuese dhe 2.127 miliardė lekė pėr shtimin e sipėrfaqeve tė reja. E po tė kesh parasysh punėn e bashkisė pėr rrugėt, ku krahas tė tjerave, synon edhe gjelbėrimin rrugor, ky i fundit ėshtė padyshim pjesė e strategjisė. Por, qė kushton natyrisht mė pak. Vetėm 0.2 miliard lekė nevojiten pėr kėtė lloj gjelbėrimi, qė nė shumicėn e rasteve numėron pemė tė mbjella anės rrugėve.

    Tė dhėnat
    35.71
    miliardė lekė sipas strategjisė nevojiten pėr infrastrukturėn rrugore tė kryeqytetit

    5.23
    miliardė lekė, nevojiten pėr rikonstruksionin e shkollave ekzistuese dhe ndėrtimin e tė rejave

    4.536
    miliardė lekė, sipas strategjisė nevojiten pėr shtimin dhe mirėmbajtjen e sipėrfaqeve tė gjelbra

    Arsimi
    1.99 miliardė lekė pėr rikonstruksionin e shkollave ekzistuese
    3.24 miliardė lekė pėr ndėrtimin e shkollave tė reja

    Gjelbėrimi
    2.209 miliardė lekė pėr mirėmbajtjen e atij ekzistues
    2.127 miliardė lekė pėr shtimin e sipėrfaqeve tė reja
    0.2 miliard lekė pėr gjelbėrimin rrugor



    23/03/2005

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Jam kurioze te di, a publikohet diku ky studim dhe menyrat qe u perdoren per te arritur ne keto konkluzione per sa i perket shumave te te hollave qe nevojiten? A informohet publiku se nga dhe si u gjenden keto shifra?

    Pastaj artikulli thote 45.5 mld L, mariglennora ne titull ka vene 4.5 mld L. Akoma me parate e vjetra te flasin keta ne artikull thua? Paksa e cuditshme nqs. ende vazhdojne ta bejne nje gje te tille. Nqs. eshte thjesht lapsus, atehere dakord.

    Hajde te na rroje kryeqyteti thuaj.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-05-2005, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •