Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
Dihet nga te gjithe qe CIA ka kabale brenda saj qe punojne per interesa personale dhe te nje grupi brenda ose jashte politikes amerikane. Ky eshte nje fakt mese i njohur.
Po kjo që thoni ju është shumë e vërtetë, por në rastin e Bashkim Gazidedes kjo nuk qëndron, sepse Bashkim Gazidede ju ishte kundërvënë përfaqësuesve të CIA-s, sa herë që ata ishin munduar ta këshillonin për mbajtjen nën survejim të elementëve Islamik, të cilët futeshin dhe dilnin nga Shqipëria kur dhe ku u donte qefi.
Bashkim Gazidede ishte një besimtar mysliman, dhe falej në xhami, në rastin e tij dhe personave të afërt me të, unë personalisht di shumë.
Ai së bashku me disa të tjerë ishin ideatorët e futjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike. Por pa harruar edhe preferencat e vajzës së Presidentit të asaj kohe, Argita Berisha, e cila shkonte dhe ajo në xhami dhe shfaqej në publik e mbuluar me shami, pikërisht ky ishte dhe një nga arsyet që ajo u lidh me Jamarbër Malltezin pasi dhe ai ishte një besimtar i devotshëm Mysliman.
Tani që të mos largohemi shumë nga tema, Bashkim Gazidede ishte vendosur qysh në vitet 1995 në shënjestër të CIA-s, por edhe pse ai e dinte një gjë të tillë nuk e ndali politikën e tij favorizuese ndaj Arabëve që futeshin në Shqipëri çdo ditë.
Nuk dua ti futem pozicionit të tij në vitin 1997, por për tu përmëndur është fakti që politika e SHIK-ut të asaj kohe ishte kundra CIA-s dhe veprimtarisë së tyre në Shqipëri kur dihet që CIA bën politikën e botës.
Bashkim Gazidede harroi se përpara interesave të tij personale apo besimit të tij fetar, vinin interesat e Shqipërisë.
Mënyra se si ai e drejtoi shërbimin inteligjent Shqiptar ishte shumë e gabuar, (për të mos thonë ndonjë fjalë tjetër)
Shumë mëkate rëndojnë mbi SHIK-un e asaj kohe, dhe Bashkim Gazidede tani është i vdekur dhe nuk mund ti zbardhi.
Sa për të korigjuar artikullin, Gazidede e kaloi të gjithë kohën deri sa u kthye në Shqipëri pas 2005 në IRAN, dhe jo në SHBA. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme........