Sipas nje exit poll qe po jep Fevziu tek Klani tani, shumica e Tiranes ka votuar blu.
Sipas nje exit poll qe po jep Fevziu tek Klani tani, shumica e Tiranes ka votuar blu.
Urojme te jete blu por, komunistat kur shohin qe kane humbur e rregullojne vete fundin. E tek ky fundi eshte gjithe puna. Urojme qe dhe fundi te jete BLU
Firma ime eshte : SHQIPTARE
Si ju duket ky transportimi i kutive te votimit nga policia nepr qendrat kryesore per tu
numeruar?! Se kisha degjuar kete detaj; Z. Berisha i ben thirrje ndergjegjes se
policeve qe transportojne votat :-( , valle i zihet bese ndergjgegjes se policise
Shqiptare ne keto kohra?!
http://www.top-channel.tv/zgjedhje/lajm.php?id=601
Nese i besojme sondazhit ne Klan, PD ka fiuar pothuaj te gjithe zonat e Tiranes, ndersa PS ka shpresa vetem ne kater zona ne rast se bashkon votat me LSI-ne.
Ja dhe nje koment qe vjen nga Reuters; le te shpresojme qe kapitulli i zgjedhjeve te kontestuara te mbyllet nje here e pergjithmone.
Albania hopes calm election passes democracy test
Sun Jul 3, 2005 5:13 PM ET
By Douglas Hamilton
http://today.reuters.com/news/newsAr...ECTIONS-DC.XML
TIRANA (Reuters) - Albanians voted on Sunday in an election officials said was the most orderly since democracy was established 15 years ago, potentially opening the door to eventual European Union membership.
Heeding a warning that chances of joining the EU would depend on a display of political maturity, parties avoided the claims of vote-rigging and the violence that have marked previous polls in the Balkan state.
"I can tell you with a 100 percent guarantee that it was the Albanian voters who won. Which party won remains to be seen," said Election Commission chairman Ilirjan Celibashi.
He appealed to parties and candidates "to keep as far away as possible from the count" due to be completed on Monday.
Election day was marred by the fatal shooting of a voting administrator outside a polling booth in the capital, Tirana, but police could not immediately say if politics was the motive.
The two main parties were also cautioned for claiming victory with hours of voting still to go. "Both parties have broken the law by saying they have won," Celibashi said.
President AlfredMoisiu said such claims "risk damaging the vote-counting and consequently the final results."
Unchastened, former president Sali Berisha of the opposition right-of-center Democratic Party, again claimed a "historic victory" after polls closed, with no results counted.
"I am sorry Berisha doesn't understand that a bigger turnout does not favor him," said Socialist Prime Minister Fatos Nano.
Voting at some 4,700 polling stations was monitored by 450 foreign observers and 3,000 Albanians.
Urdur Gunnarsdottir of the Organization for Security and Cooperation in Europe declined to comment on their findings until Monday afternoon, when all reports were to be in.
But Celibashi said he believed "the election process met all the technical standards." The final result was expected by Tuesday morning, he added.
COLLAPSE OF COMMUNISM
"This is the most perfect election Albania has performed in these 15 years," said political analyst Blendi Fevziu.
Interior Ministry spokesman Florion Serjani said the atmosphere had been "much better than the other years."
About 2.8 million people were eligible to choose the country's sixth parliament since the collapse of its one-party communist state in 1990 after 45 years of hardline communism. Officials said turnout was strong but gave no final figure.
In a departure from previous on-the-spot counts which often led to charges of cheating accompanied by violence, all ballots were being taking under police escort to 100 counting centers.
With no history of reliable exit polling, Moisiu had urged Albanian media not to make projections of the results in case hasty celebrations were dashed later, prompting claims of cheating that might spark clashes.
But one private TV channel predicted on the basis of exit polls in 15 constituencies out of 100 that Berisha looked likely to defeat Nano's Socialists.
The channel stressed its forecast might not be reliable.
Albanians were treating their vote seriously, said election observer Elliot Engel, a U.S. Congressman.
"People were staying in line in the heat. The election appeared to be going ahead smoothly," he said.
Personal rivals Berisha and Nano have molded politics in post-communist Albania but their bi-polar world could be ended this time by a strong third-place showing from the new Socialist Integration Movement of Nano rival and former premier Ilir Meta.
Shekulli
--
Learton Vathi, vëllai i kandidatit të PR-së, është plagosur nga vëllai i Nehat Kullës dhe ka vdekur në spital
Zgjedhjet, vritet vëzhguesi i PR-së
Kandidati Vathi: Policia ishte 10 metra larg dhe nuk arrestoi Kullën, përfaqësues i PS-së në votime
Dashamir Biçaku
TIRANË- Përgjaket dita e zgjedhjeve. Një vëzhgues i Partisë Republikane në zonën 37 në Tiranë ka humbur jetën, pasi është goditur me një plumb pistolete nga vëllai i Nehat Kullës. Ngjarja e rëndë, “kurban” i së cilës u bë 44-vjeçari Learton Vathi ka ndodhur pasditen e djeshme, në qendrën e votimit të instaluar në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Zanafilla e konfliktit që solli plagosjen e rëndë e më pas vdekjen e vëzhguesit të PR-së ishte dyshimi i shtabit elektoral të Edi Palokës se në votime mund të ishin përdorur çertifikata false. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë për “Shekullin” se simpatizantët e Palokës, ndër të cilët ishte edhe 44-vjeçari Vathi, njëherazi vëllai i kandidatit për deputet të PR-së, Veton Vathit, janë drejtuar për në qendrën e votimit, për të verifikuar dyshimin për çertifikatat. Ka qënë vëzhguesi i PS-së në këtë qendër votimi, Bashkim Kulla ai që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të mbështetësve të Palokës, duke plagosur rëndë Learton Vathin.
Plagosja
Ngjarja e rëndë, sipas vëllait të Learton Vathit, mësohet të ketë ndodhur rreth orës 17.30 minuta të pasdites së djeshme. “Im vëlla është qëlluar menjëherë me pistoletë nga përfaqësuesi i PS-së, Bashkim Kulla, i cili ishte i shoqëruar me kryetarin e njësisë bashkiake numër 3, Ilir Kokonën”,-pohoi për “Shekullin” kandidati i PR-së, Veton Vathi, pak kohë para se i vëllai të ndërronte jetë. Sipas tij, mësohet se vëllai i Nehat Kullës ka qëlluar në mënyrë të beftë me pistoletë, duke e plagosur rëndë vëllanë e tij në bark. “Policia ishte vetëm 10 metra nga qendra e votimit dhe nuk ndërhyri për të arrestuar autorin e plagosjes, i cili u largua menjëherë. Madje, ata nuk lëvizën as gishtin për të çuar të plagosurin në spital”,-shtoi Veton Vathi. Ndërkaq, 44-vjeçari Learton Vathi është dërguar menjëherë në drejtim të spitalit ushtarak, ku është futur në sallën e operacionit. Burime nga ky spital shtuan se plumbi i kishte dëmtuar zorrën e trashë, e që për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte operacionit. Learton Vathi ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të pasdites së djeshme, në mjediset e këtij spitali.
Hetimet
Punonjësit e policisë së Tiranës kanë marrë informacion për këtë ngjarje të rëndë dhe kanë filluar hetimet. Sipas burimeve nga policia, mësohet se janë shpallur në kërkim dy persona për këtë ngjarje, por nuk konfirmohen emrat e tyre. Ndërkaq, burime nga prokuroria shtojnë për “Shekullin” se 44-vjeçari Vathi ka pasur një konflikt të ashpër me kryetarin e njësisë bashkiake numër 3, Ilir Kokonën. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga vëzhguesi i PS-së, Bashkim Kulla, i cili ka ndërhyrë në debat, e sipas hetimeve të para është goditur nga Vathi. Kulla mësohet të ketë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke nxjerrë pistoletën dhe qëlluar në drejtim të Vathit. Pasi e ka plagosur, vëllai i Nehat Kullës është larguar me shpejtësi, nën “hundën” e punonjësve të policisë që gjendeshin vetëm 10 metra larg qendrës së votimit, ku edhe ndodhi konflikti me pasoja tragjike. Mësohet se policia e Tiranës ka shpallur në kërkim autorët e vrasjes së vëzhguesit të Partisë Republikane, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk është konfirmuar arrestimi i tij.
04/07/2005
--
Pra Bandat e Nanos te armatosur kan terrorizuar dhe ne diten e Votimit..
Nehat kulla .. miku dhe mantenuta e Boseve socialist vazhdon te jete gjeneral neTirane..
akoma nuk e kan kapur.. e ku kapet soji i krimineleve..
Edhe sa vite do sundojne kanibalet..
Krijoni Kontakt