Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 136
  1. #31
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Në shumë njësi të qeverisjes vendore nuk ka filluar ende shpallja e listës paraprake

    PD kërkon verifikimin e listave të votuesve

    Zbatimi i procedurës ligjore për hartimin e listave paraprake të zgjedhësve do të jetë çështja e parë që do të trajtohet nga Komisioni i posaçëm parlamentar që është ngritur për të kontrolluar ecurinë e zbatimit të legjislacionit për zgjedhjet. Dje, në mbledhjen e parë të këtij komisioni, u prezantua dhe një projektprogram i punës së tij.

    Me propozimin e bashkëkryetarit demokrat të këtij komisioni, Sokol Olldashi, u ra dakord nga të dyja palët që për të verifikuar se si është kryer procesi i përgatitjes të listës të votuesve, të ngrihen grupe verifikimi në gjashtë bashki: Tiranë, Durrës, Vlorë, të drejtuara nga Partia Socialiste, dhe Elbasan, Korçë, Shkodër të drejtuara nga Partia Demokratike. Fillimisht, nga zoti Olldashi u kërkua që të krijohen grupe treshe të përbëra nga një përfaqësues i administratës vendore, një përfaqësues i PD dhe një përfaqësues i PS, për të parë se ç'punë është bërë deri tani.

    "Ne kemi kërkuar këto njësi bashkiake: Tiranën, Durrësin dhe Vlorën. Sigurisht që verifikimi nuk do të bëhet në të gjithë territorin e tyre, do të bëhet me përzgjedhje. Do të ishim të hapur, nëqoftëse nga ju (PS) do të kishte një kërkesë për të bërë një gjë të tillë në ato qytete ku njësitë vendore drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike, siç mund të jenë Shkodra, Elbasani, Korça apo ndonjë qytet tjetër", tha Olldashi. Kjo sipas tij, që të mund të arrihet kontrolli i ndryshimeve midis listës paraprake të përgatitur nga zyrat e gjendjes civile me listën paraprake të shpallur nga kryetarët e njësive vendore. Bashkëkryetari demokrat tha se qëllimi është që të shikohet shkalla e saktësisë së listave paraprake dhe zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor, evidentimi i defekteve të mundshme në zbatimin e metodologjisë dhe procedurave të hartimit të listës paraprake.

    Gjithashtu nga bashkëkryetari demokrat i Komisionit të posaçëm parlamentar për kuadrin ligjor, Olldashi, u kërkua verifikimi me korrektësi i procedurave për kontrollin dhe eliminimin e dublikatave.

    Kjo kërkesë u pranua nga socialistët, por bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Elmaz Sherifi, këmbënguli që domosdoshmërisht të kontrollohen listat paraprake edhe në ato bashki që drejtohen nga Partia Demokratike, si në Elbasan, Shkodër, Korçë, Kukës, Dibër, Tropojë.

    "Përsa i përket propozimit që ju bëni, ne jemi plotësisht dakord me programin për listat e zgjedhësve. Të vendosim atë që ju thatë, për Bashkinë e Shkodrës, të Korçës dhe të Elbasanit, si bashki që drejtohen nga opozita, si dhe për ato që thoni ju që drejtohen nga socialistët", tha Sherifi. Komisioni parashikon që për këtë çështje të informojë dhe ministri i Pushtetit Vendor e Decentralizimit, Ben Blushi. Bashkëkryetari socialist dha siguri se do të ketë informacion nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit për listat paraprake të zgjedhësve.

    Ndërkohë, deputeti i PD-së, Fatos Beja, anëtar i Komisionit të posaçëm parlamentar, shfaqi shqetësimin për probleme të transferimit të dokumentave të gjendjes civile nga një njësi në tjetrën, ku zgjedhësit duhet të votojnë. Ndërsa deputeti i LSI, Spartak Braho, cilësoi të domosdoshëm raportimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Rendit, pasi janë të angazhuar në transportimin e kutive të votimit në Komisionet Zonale Zgjedhore.

    Anëtarë të këtij komisioni, në mbledhjen e djeshme kanë shprehur shqetësimin se në shumë njësi të qeverisjes vendore nuk ka filluar ende shpallja e listës paraprake të zgjedhësve, ndërsa kanë kaluar pesë ditë nga afati i përcaktuar. Publikimi i listave të zgjedhësve në çdo njësi të qeverisjes vendore u mundëson qytetarëve që të verifikojnë nëse e kanë emrin e tyre në listë, në rast të kundërt, ata kanë kohën e mjaftueshme për të mundësuar përfshirjen në listën e votuesve.

    H.RAMA

    RD

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43

    Dushkezimi - Drakulizimi i Zgjedhjeve

    Koha Jone E Premte, 08 Prill 2005

    U MBUSH KUVENDI PLOT ME RRUSH, PLOT ME DUSHK...

    Nga Agim Xhafka

    Me sa po kuptohet, zgjedhjet e ardhshme do të "organizohen" nga lojërat e fatit: Lotovotimi.

    Se qysh tani po duelizohet për rezultatin. Sipas Kadaresë, në romanin "Kronikë në gur", po propozohet p.sh. nga Gjinushi: Më jep një votë që të të fal një Ruc. Sipas Nanos po shfaqet: Më jep një Sherif të të shes një Dule!

    Më tej loja ecën sipas etheve që kapin lojtarët. Sipas logjikës së fshatit shqiptar dhe në fund mund të kthehet edhe mbrapsht cdo gjë se Apostoli mori votën nga PS-ja, por nuk votoi p.sh. Arta Daden, sic kishin rënë dakord.

    Parlamenti i pas 3 korrikut nuk do të këndojë Himnin Kombëtar. Kjo është e sigurt. Ata do ia nisin me këngën popullore: C"u mbush Kuvendi plot me rrush, më falni, plot me rrush, më falni prapë, plot me dushk...Plot me dushk.

    Në zgjedhjet e shpejta do të triumfojë aritmetika më e fëlliqur. Sic ligjërisht rezultoi në Dushk, ku 10 mijë banorë zgjodhën sa për 200.000 votues, pra plot 9 deputetë. Po deputetë ama që i dhanë jetë jetës sonë. Sikur Dushku ishte krieqiteti inë.

    Me sa po duket në Shqipëri krizat që ndodhin nuk përballohen dot me reforma, por me manipulime. Po kalohet tashmë nga Dushku i Vogël në Dushkun e Madh.

    Po kërkohet që Xhuveli në këtë moshë të "pjellë" tre deri katër të tijtë, po i kërkohet Milos që të bëjë binjakë, të tjerëve të bëjnë sa më shumë për të mirë të vendit dhe Dules të mos bëhet Dule...

    Himni Kombëtar ka një ide solemne. Përbuz mashtruesit dhe tradhtarët. Vë në lojë manipulatorët. Por ja që më 4, 5, 6 apo më shumë korrik, në Kuvend do të këndohet zëplot: C"u mbush salla plot me dushk, plot me dushk...

    Nëse e lejojmë, dushk do të hamë të gjithë, por ama Parlamentin s"do ta shkelim.

    Më kujtohet si sot Kadare në "Kronikë në gur". Ai nuk e dinte, e s`kish si ta dinte, që pas 50 vjetësh tek ne do të bëhej pazari më i sinqertë fëminor"

    -Më jep një Qipro, të të jap dy Luksemburgë! Apo do 5 Korfuzë!

    Një këngë të vjetër do na e këndojë kuvendi i ri, por i vjetëruar qysh tani...

    Me sa duket dhe votimet u kthyen në LotoGabi...Do Zoti jo! O Zot jo!

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Freedom House diskutim për zgjedhjet në Shqipëri. “Në 2001-shin ndërkombëtarët u treguan tolerantë për hir të stabilitetit”

    “Zgjedhjet, SHBA nuk do të tolerojë si në 2001”

    Bob Hand: SHBA nuk do të tolerojë asgjë më pak se një respektim të standardeve për zgjedhje të lira dhe të drejta

    Shekulli

    TIRANË- Në një diskutim të organizuar të martën në Uashington nga Instituti i Shoqërisë së Hapur dhe Fondacioni Freedom House, këshilltari i Komisionit dypartiak të Helsinkit në Kongresin Amerikan, Bob Hand, ka deklaruar se komuniteti ndërkombëtar është treguar tolerant në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2001 në Shqipëri, duke theksuar sukseset dhe duke anashkaluar problemet në mënyrë që të ruhej qendrueshmëria në vend. Sipas “Zërit të Amerikës”, kësaj here Bob Hand ka paralajmëruar se qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar do të jetë më rigoroz dhe Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të plotë ndaj standardeve ndërkombëtare. “Nuk mendoj se do të konsiderohet e kënaqshme këtë radhë fakti që mund të jenë shënuar disa përmirësime në zhvillimin e zgjedhjeve, nëse ato nuk përmbushin plotësisht standardet e OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të drejta”. Ai ka theksuar gjithashtu se megjithë mirënjohjen e Uashingtonit ndaj Tiranës zyrtare, Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë asgjë më pak se një respektim të plotë të standardeve për zgjedhje të lira dhe të drejta. Ai ka theksuar se megjithë problemet, ka shpresa të mëdha se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë të realizueshme. Ai u bën thirrje partive politike të tregojnë pjekuri politike dhe fisnikëri dhe të pranojnë rezultatin pa shkaktuar acarim të situatës. Megjithatë, këshilltari i Komisionit të Helsinkit shton se zgjedhjet nuk duhen parë si objektiv në vetvete, por si pikënisje për reforma të thella për të luftuar problemet me të cilat ndeshet vendi, në mënyrë që Shqipëria të arrijë potencialin e saj të plotë si pjesëtare e komunitetit demokratik botëror. Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mjaft, Erion Veliaj, vuri në dukje se mbështetja që Shqipëria i ka dhënë luftës globale kundër terrorizmit dhe ndërhyrjes ushtarake në Irak është shfrytëzuar nga qeveria Nano si kapital politik. Veliaj i bën thirje Perëndimit që të mos mbyllë sytë para problemeve të qeverisjes në Tiranë, si shpërblim për bashkëpunimin e saj.
    Nëse këto zgjedhje dështojnë, paralajmëroi redaktori përgjegjës i Sektorit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj, Shqipëria do të ketë përpara një të ardhme të pasigurt, që rrezikon reformat politike dhe ekonomike. “Zgjedhjet e ardhshme janë të një rëndësie kritike dhe do të kenë një ndikim të thellë mbi qendrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit. Shanset e Shqipërisë për t’u integruar në institucionet euroatlantike do të varen nga zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta”.
    Këto zgjedhje, vazhdoi Biberaj, janë çështja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian. “Presidenti Bush ka theksuar me të madhe angazhimin e administratës së tij ndaj përparimit të demokracisë në botë dhe Shqipëria do të ketë përpara një provë të madhe për të vërtetuar angazhimin e saj ndaj proceseve demokratike. Po ashtu, vazhdimi i negociatave me BE-në për anëtarësim të mundshëm kushtëzohet nga zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta dhe zbatimi i reformave të thella politike”- tha ai.

  4. #34
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Zgjedhjet...............
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    HAKUNA MATATA

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga TemA, 13 prill

    Intervistë e Dojçe Veles me kryetarin e Partisë
    Demokratike, Sali Berisha

    Berisha: Alternativa e PD-së do të triumfojë

    Zoti Berisha, keni deklaruar se fitorja e PD-së në
    zgjedhjet e verës është e thellë dhe këtë e di çdo
    shqiptar. Ku bazoheni që arrini kaq para kohe të jepni
    këtë deklaratë?
    Së pari, deklaratën time unë e bazoj në fakte
    konkrete. Të gjitha sondazhet e bëra gjatë pesë muajve
    të fundit faktojnë se 75% e shqiptarëve kërkojnë
    ndryshimin, së dyti, po këto sondazhe faktojnë se
    Partia Demokratike është partia e parë në distancë
    brenda vendit. Mos harrojmë, para katër vjetësh,
    logoja e kësaj partie mori 42% të votave që do të
    thotë 1% më shumë se logoja e Partisë Socialiste dhe
    ishte logoja më e votuar.
    Sot ka një besueshmëri shumë
    të lartë ndaj Partisë Demokratike. Së pari tek
    alternativa e saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ne u
    kemi paraqitur mbarë shqiptarëve alternativat për t'u
    dhënë përgjigje sfidave madhore me të cilat përballet.

    Cilat janë këto sfida zoti Berisha?
    Ajo e luftës kundër korrupsionit, alternativa për
    punësimin, ajo kundër invazionit fiskal dhe për një
    qëndrueshmëri fiskale.
    Alternativa për integrimin e
    vendit në Bashkimin Europian nëpërmjet konsolidimit të
    shtetit ligjor si dhe të përmbushjes së standardeve të
    kërkuara. Unë mendoj se është bërë e qartë dhe është
    reale që 75% e shqiptarëve presin ndryshim në
    Shqipëri. Eshtë reale se shumica e këtyre qytetarëve
    shikojnë Partinë Demokratike si promotorin e këtij
    ndryshimi.

    Zoti Berisha e thoni ju këtë, pasi shqiptarët do ta
    thonë fjalën e tyre apo bindjen e tyre në zgjedhjet e
    veres, me votën e tyre?
    Beteja është që të bindim çdo shqiptar se ne
    ndryshimin të cilin ai do, do ta realizojmë së pari
    nëpërmjet vendosjes së ligjit në Shqipëri dhe luftës
    kundër korrupsionit, nëpërmjet punësimit të
    shqiptarëve, nëpërmjet përmirësimit të shërbimeve
    ndaj tij, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe
    seriozitetit ndaj procesit të integrimit
    euro-atlantik.

    Zoti Berisha, ju ofruat programe konkrete për
    ndryshim, ndërkohë që edhe PS-ja pretendon se do të
    fitojë pasi përballë ka PD, sikurse deklaroi
    Kryeministri Nano ne Forumin e gruas socialiste. PD-ja
    nuk pretendon të jetë e priviligjuar që ka përballë
    PS-si rivale?
    Unë them se të vërtetën nuk e bazoj tek ai që kam
    përballë. Fitoren unë dua ta bazoj jo në imazhin e
    kundërshtarit, por dua ta bazoj në vizionin që unë u
    ofroj shqiptarëve për vitet që vijnë. Nuk kam ndërmend
    të merrem shumë me imazhin as edhe me arkivin e
    kundërshtarit tim. Do të merrem dhe po merrem për t'u
    dhënë përgjigje problemeve madhore për të cilat kanë
    nevojë shqiptarët që ti shohin të zgjidhura dhe
    problemi numër një është lufta kundër atij fenomeni që
    universalisht po cilësohet si kancer dhe ky është
    korrupsioni. Desha të sjell një shembull këtu: Sipas
    raportit të fundit të Bankës botërore, rryshfeti në
    këtë vend të vogël është 1.4 miliard dollarë në vit,
    shumë kjo që i paguajnë qytetarët biznesmenëve dhe
    administratës së Fatos Nanos si rryshfet. Pse kjo?
    Sepse vetë Fatos Nano ka pranuar një Benz-Mercedes të
    blinduar, rryshfet që kushton së paku 360 mijë - 400
    mijë Euro. Imagjinoni pastaj sa të shqyera, jo të
    hapura mbeten portat e rryshfetit në këtë rast.
    Ndaj
    ne me konturimin, konsolidimin e një vizioni të qartë,
    besojmë në fitoren tonë nga qytetarët.

    Janë thënë dhe stërthënë shumëçka për kryeministrin
    Nano. A mendoni se kjo është arma e vetme me të cilën
    Sali Berisha dhe Partia Demokratike mund ta sfidojë
    Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Fatos Nanon?
    Absolutisht. Ana që do të sfidojmë ne janë pikërisht
    alternativat tona. Ne do ta sfidojmë Partinë
    Socialiste duke i dhënë përparësi të madhe punësimit
    dhe ne kemi paraqitur një platformë reale për
    punësimin në të cilën ne do të përgjysmojmë taksat e
    biznesit të vogël. Do të inkurajojmë me lehtësira
    fiskale të gjitha bizneset që krijojnë shumë vende
    pune.
    Pra edhe njëherë, ne nuk e bazojmë fitoren në të
    thënat e Partisë Socialiste, por në ndryshimin që ne
    do të sjellim me politikat tona.

    Por si do t'i bindni qytetarët, zoti Berisha, sepse
    edhe PS-ja pretendon me politikën e saj për fitore në
    zgjedhje?
    Le të marrim qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Një nga hapat
    e para që do të bëjë Partia Demokratike është se do të
    garantojë listën më të përkryer të zgjedhjeve për këtë
    vend nëpërmjet numerimit të të gjithë qytetarëve dhe
    nuk do të ekzistojë më problemi zgjedhor në Shqipëri.
    Le të shohim pak edhe monopolet. Ditë më parë, Partia
    Socialiste votoi ligjin e konfliktit të interesave
    duke hedhur poshtë të gjitha argumentat tona, në të
    cilat gratë e qeveritarëve nuk mund të ishin
    biznesmenë dhe nuk mund të merreshin me biznes
    përderisa familjari i tyre ishte në krye të dikasterit
    apo në qeverisje. Kjo u hodh poshtë, sepse këta
    qeveritarët tanë pretendojne se ndajnë me
    bashkëshortet e tyre shtratin dhe nuk ndajnë dot
    bizneset.

    Meqë jemi tek gratë, ju zoti Berisha a jeni për një
    pjesëmarrje më të gjerë të gruas në politikë dhe pse
    jo në biznes?
    Pozicioni i gruas në fakt nuk është në pozicionin që
    ajo meriton. Mbetem i vendosur të bëj çdo përpjekje
    për rritjen e rolit të saj. Fatos Nano po kandidon
    njerëz me dosje për trafiqe dhe kontrabandë në
    prokurori dhe njerëz, të cilët janë rrethuar nga
    bandat. Për fat të keq kjo vështirëson kandidimin e
    zonjave në sistemin mazhoritar. Partia Demokratike
    kërkon kalimin në sistem proporcional ku gratë dhe
    burrat vendosen në mënyrë të barabartë. Garantoj
    gjithashtu se në administratë gratë do të kenë një rol
    shumë më të madh. Kjo për faktin se kam shumë nevojë
    për kompetencën e tyre, ndershmërinë e tyre,
    përkushtimin e tyre. Në një vend ku korrupsioni bën
    ligjin, është e domosdoshme t'i drejtohemi elementit
    më pak të korruptuar të shoqërisë ku për hir të së
    vërtetës është gruaja. Janë edhe më të shkolluara,
    pasi kanë studiuar edhe në perëndim si dhe me praninë
    e tyre, jeta politike bëhet shumë më e qytetëruar, më
    e kultivuar dhe më e fisme.

    Deri tani zoti Berisha jeni ndalur gjerësisht në
    politikën e brendshme të vendit, po në aspektin e
    politikës së jashtme, çfarë të reje ofron PD-ja nëse
    fiton?
    Në rrafshin e politikës së jashtme, Shqipëria në rajon
    synon të mbetet një faktor paqeje dhe stabiliteti ku
    të ketë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha vendet
    e rajonit. Partia Demokratike mbështet dhe do të
    mbështesë fuqishëm faktorin ndërkombëtar në përpjekjet
    e tij për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të
    mbetura në jugun e Ballkanit sikundër gjykon se
    kontributi më madhor i saj është të jetë serioze në
    arritjen e standardeve për intergimin euro-atlantik.
    Sepse, sa më afër këtij integrimi mendoj unë, aq më i
    rëndësishëm bëhet roli i Shqipërisë në rajon si faktor
    paqeje dhe stabiliteti.

    KOP-i dhe kthimi i disa prej pionierëve themelues të
    Partisë Demokratike kanë qenë thjesht ideja juaj
    personale zoti Berisha?
    Absolutisht, është e Partisë Demokratike. Iniciativa
    është e imja, por përderisa partia i mbështet atëherë
    s'është vetëm e imja.
    Eshtë meritë e përbashkët, sepse
    Partia Demokratike u dëshmua si parti e hapur ndaj
    vlerave dhe për këtë unë i jam shumë mirënjohës.

    Ju pretendoni të jeni kryeministër në rast fitoreje të
    PD-së, ndërsa keni deklaruar se do të jepni dorëheqje
    në rast të humbjes. Pse?
    Unë ju premtoj shqiptarëve dhe i garantoj se do të jem
    i palëkundur në betejën kundër atij kanceri që ka
    kapluar shoqërinë tonë që quhet korrupsion. Se do të
    punoj me përkushtimin më të madh për të rivendosur
    ligjin dhe faqen e bardhë dhe imazhin e mirë
    Shqipërisë dhe shqiptarëve. Do të qëndroj serioz në
    përmbushjen e standardeve për të shpejtuar procesin e
    integrimit sikundër do të përqendrohem me të gjithë
    potencialin për krijimin e vendeve të punës,
    zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë si dy sektorë më
    kryesorë të ekonomisë shqiptare. Sigurisht që në
    zgjedhje të lira nuk ka diskutim që unë do të jap
    dorëheqje në rast të humbjes, pra do të ndjek
    rregullat ashtu sikurse ndjek çdo parti simotër e
    perëndimit dhe unë jam deklaruar se jam i vendosur të
    bëj çdo përpjekje për zgjedhje të lira. Jam i vendosur
    të pranoj çdo verdikt të qytetarëve shqiptarë që do të
    vijnë nga zgjedhjet e kualifikuara, të lira dhe të
    ndershme nga monitoruesit ndërkombëtarë.
    Unë po ashtu
    nuk ngurroj të marr të gjitha vendimet në përputhje me
    verdiktin e shqiptarëve. Nuk kam ngurruar dhe nuk
    ngurroj ndonjëherë. Unë nuk qëndroj për interesat e
    mia vetjake.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta TEMA


    --


    POLITIKA

    Kryetari i PD, Teliti, tha se vazhdojnë denoncimet e
    qytetarëve pas publikimit të listave

    Durrës, PD: Listat, sërish rrezik manipulimi

    Fenomeni i zhdukjes së emrave nga lista, ose i
    shpërndarjes së tyre nëpër qendra të ndryshme votimi,
    mund të përsëritet sërish në qytetin e Durrësit.
    Alarmin e kanë dhënë drejtuesit e Partisë Demokratike
    në këtë qytet. Kryetari, Armand Teliti duke folur në
    mbledhjen e këshillit bashkiak të këtij qyteti tha se
    me dhjetëra qytetarë po vërshojnë në zyrat e PD për të
    denoncuar sërish manipulimet me listat, pak ditë pasi
    ato janë afishuar. Këshilltarët demokratë në këshillin
    bashkiak arritën që të thërrasin mbledhjen e
    jashtëzakonshme të këtij këshilli, pavarësisht se
    socialistët tentuan disa herë që ta bllokojnë thirrjen
    e saj. Në mbledhje u kërkua transparenca e hartimit të
    listave dhe procedurave që janë ndjekur nga bashkia
    dhe problematika e hasur. “Të gjithë në këtë sallë
    jemi dëshmitarë të masakrimit të listave zgjedhore të
    vitit 2003, ku raste skandaloze të heqjes së emrave
    nga lista bënë që të afishohej një listë ku mungonin
    10.000 persona duke risjellë një variant të
    diktaturës, atë të përjashtimit por tashmë jo duke
    qenë kulak, por duke qenë me bindje të djathta në një
    shtet që çirret se është duke ndërtuar demokracinë,” u
    shpreh kryetari i PD, Teliti, i cili ka vazhduar duke
    e quajtur kreun e bashkisë jo legjitim, të dalë nga
    zgjedhje të pandershme. Sipas Telitit në vitin 2003
    bashkia e Durrësit kishte 113.000 votues. "Sot nga
    shifrat e bëra publike dalin 139.000 votues. Diferenca
    prej 26.000 votuesish në një vit nuk e justifikon as
    rritja natyrale, por as edhe demografike,” u shpreh
    Teliti, i cili e ka justifikuar këtë fakt me procesin
    e heqjes nga listat, të mijëra njerëzve. Kryetari i PD
    tha se kjo parti dhe aleatët e saj janë të bindur dhe
    të sigurt se këtë radhë u ka ardhur fundi skenarëve,
    të cilët përjashtojnë njerëz nga e drejta e votës, por
    edhe që pjellin ‘Dushqe’ edhe në zonën bregdetare.
    Sipas Telitit, komuniteti ndërkombëtar nuk mund të
    lejojë që njerëz, të cilët kërkojnë të ruajnë
    monopolet e tyre të abuzojnë më zgjedhjet. Kreu i
    bashkisë së Durrësit është munduar të replikojë me
    Telitin duke premtuar se kjo ceshtje do të marrë një
    zgjidhje.

    Artur Llana

    ---



    te shohim o Telit..

    kjo eshte thelbi i problemeve..
    PS zhduk nga listat ata qe... nuk blihen me thas-bidonat..e Nano Lesko Kokajve..

    mirpo ka nje problem... A eshte Berisha i gatshem tu shkoj ne fund ketyre problemeve apo do bej sy e vesh shurdh e qorr e ti mashtroje Shqipot e mjere ..duke i thene.. hajt se do ju a mbrojme voten.. mbas pilafit..

    Teliti duhet te bashkpunoje me kryetaret e degeve ne rrethe e te bejne nje MUR KINEZ..kunder Mafies se Listave.. sepse ne Tirane nanua i ka blere disa minj zyrash te PD-se..

    Kte radhe duhet te Fitojne DEMokratet se ndryshe Mjerimi do ti pllakose cdo familje demokrate ne 50 vjetshin e ardhshem qe po projektoje PS-ja me bandat e saje..

    edhe ne se Berisha e shet mullaqen.. nuk duhet vet Demokratet ne rrethe te pranojne ..hyrjen ne Votime ..si cjapi te Kasapi..sikurse ka ndodhur kto 8-9 vjete..

    Do e kete shteti Nanoist dhe nje Benx e dy bodigarde a nje kondicioner freskimi per Berishen edhe mbas 2005..ses por per ata qe nuk duan ti degjjne emrin kucedres PS do te kete genocid te tmerrshem..

    Te lumte Telit.. por jo i vetem.. se ndryshe Jaho Sali Arapo shytat do na grijne te gjithve.. ne hell .. do na fusin Luiz hoxhat.. po nuk u bem grusht..

  7. #37
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Armand Teliti qenka bere kryetar i PD se Durresit!!!
    N.q.s eshte po ai Armand qe ka mbaruar Informatike dhe nipi i Cezar Telitit, ai eshte shume cun i mire, por eshte shume shume soft, lol.
    HAKUNA MATATA

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ai pikerisht eshte.. cun i mire por.. ka perballe nje mafie qe as ne filma horror nuk e ke pare..

    Ai .. konstaton se.. shum njerez nuk e gjejne emrin ne lista..ose i thone.. shko se e ke emrin ne Shkozet ne se banon te vollga.. ose shko ne rashbull ne se banon ne Spitalle..
    Ky variant u perdor dhe ne zgedhjet e tjera..e njerzit u c'orientuan e u demoralizuan dhe i ben naften Votimit.. kurse pala tjater dhe klysht e qenve i kishte dhe i ka te regjistruar.. dhe jam i bindur qe PS do ju a paguaj bilet e dieta tere kelysherise saje kudo qe i ka te vijne te votojne..

    Meqense Berisha te pret ne bes..pra edhe se i di kto gjera.. ai i detyron me me pahir deget e Pd-s ne rrethe te pranojne te qendrojne formalisht ne Votime.. kur Muuuu ben qe perpara se humbja eshte e sigurte.. duhet Deget vete te levizin.. e te bejne Forumin e tyre qe ti thote NDAL Berish oportunistit.. sepse.. ai eshte i gatshem dhe kte e ka vertetuar dhe me pare (kryevertetimi eshte kapitullimi para zan caush fino shytve ne 97) qe per hir te nje.. serviloizmi te theksuar fshataresk pra qe mjafton qe nje Ambasadori te huaj i ka dhen fjale se.. do te hyje e do i pranoje rezultatet.. ai ja le pushken ne faqe te vetve.. dhe ai personalisht merr nje thankju ..mister Berisha per mirkuptimin.. kurse i mjeri Populli Demokratikas merr nje m.ut te madh qe ta haje 4-5 vjet rresht..

    Teliti me shoke nuk duhet aspak te pranojne qe Vota e Demokrateve te mrekullueshem.. te shkoje per Pollo xhaferet .. me te cilet puthet Berisha qosheve te ambasadave..

    Sot ka ardh koha qe nuk i duhet zen e Bes askujt.. e jo me tritan pollo rulave.. e ne se Berisha i ze Bes atyre do me thene eshte dhe ai si ata..

    nje i futur..

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Fatos Lubonja: Korrupsioni dhe zgjerimi i opozites

    Marre nga Korrieri
    Korrupsioni dhe zgjerimi i opozites
    E Shtune, 16 Prill 2005
    Nga Fatos Lubonja

    "Shqiperia perpara jo mbrapa" - ja ku doli me ne fund sllogani zgjedhor i socialisteve qe, sipas shtypit, sebashku me posterat e pergatitur, tregon se fushata e tyre do te fokusohet kesaj here thuajse teresisht ne krahasimin e dy periudhave te qeverisjes se dy rivaleve kryesore PS - PD. Socialistet po u kerkojne me me ngulm se gjithnje zgjedhesve ta rikujtojne ate periudhe, duke e vene theksin vecanerisht me 1997-ten, e duke u bere thirrjen te mos e bejne gabimin e rikthimit ne te atilla situata si ato qe prodhoi qeverisja e Berishes. Ne fakt, ky krahasim nuk sjell ndonje te re, ka qene me kohe shtylla kryesore e propagandes socialiste, vecanerisht gjate viteve te fundit, por me keto zgjedhje duket se eshte theksuar edhe me shume. Kuptohet, duke qene se e kane gjithnje e me te veshtire te na tregojne se jane te bardhe, nuk u ka mbetur tjeter vecse te shtojne dozen e kontrastit ne fotot bardhe e zi qe duan te na paraqesin me shprese se grija e tyre gjithnje e me e erret mund te duket me e bardhe se zija e 97-tes.

    Nderkaq s'mund te thuhet se PD-ja dhe mbeshtetesit e saj nuk e kane vuajtur kete propagande apo se e injorojne ate ne emer te se tashmes, sikurse mund te duket. Aq me pak se besojne ne ate qe kane thene shpesh per militantet e tyre se ajo qe ndodhi ne 97-ten ishte nje revansh komunist i kryer me ndihmen e grekut. Perkundrazi, sipas meje e kane fort te pranishme ne ndergjegjen e tyre pengesen qe u ka krijuar e kaluara e tyre. Kete ndergjegjesim po e paraqesin edhe ne fushaten e tyre, sipas meje, nepermjet kerkeses se rikthimit ne PD te te gjithe te debuarve apo te larguarve ne vitet 92-97. Me kete, kuptohet, synojne te neuralizojne socialistet duke u dhene ne menyre indirekte zgjedhesve, vecanerisht atyre jo militante, mesazhin se nuk duhet te tremben me nga fenomene si ato qe u shfaqen ne vitet e sundimit te Berishes sepse ai nuk do te jete me ai i pari, dmth. atutoritari me prirje te papermbajtura per pushtet i rrethuar nga njerez te dhunshem, e po ashtu se ai nuk do te jete i vetmi qe do te qeverise, sepse thirrja e figurave qe paten kurajon te largohen prej tij ne ate kohe do te jete nje garanci moderimi dhe demokracie.

    Zgjerimi i aleancave te PD me kundershtare te djeshem me duket nje gje tejet e nevojshme per te paraqitur nje alternative qe ofron qeverisje me mbeshtetje te gjere dhe demokratike. Por jo e mjaftueshme, sipas meje, per te paraqitur nje alternative qe ofron ndryshim. Madje nuk e shoh pa probleme kete zgjerim ashtu sikurse fokusimin, diktuar nga fushata e PS, te fushates se PD ne tematiken e ndryshimit te imazhit te djeshem autoritarist te saj. Kete shqetesim e kam shprehur shkurt edhe ne nje shkrim (Nje entuziazem zhgenjyes, Korrieri, 24 mars, 2005) qe ishte me teper nje reagim ndaj entuziazmit qe shprehu shtypi prane opozites me rastin e afrimit ne PD te disa prej kundershtareve te hershem te Berishes, sesa analize racionale. Nderkaq shqetesimi meriton, sipas meje, nje analize shume me te thelle. Le te shpjegohem.

    Krahasimin midis periudhave te qeverisjes se Berishes dhe te Nanos mund ta besh duke iu referuar kritereve e pikveshtrimeve te ndryshme. Ne kontekstin e shqetesimit qe dua te shpreh preferoj ta bej duke iu referuar nje kriteri qe me duket se e zberthen me mire idene time : ate te aftesise qe kemi shfaqur si shoqeri civile dhe si forca politike per t'iu kundervene dy llojeve te regjimeve qe kemi prodhuar ne keto dy periudha. Me dy fjale mendimi im eshte ky: regjimi i Berishes shfaqi tiparet e nje autoritarizmi qe ruajti disa tipare te regjimit komunist. Ai ishte i mbeshtetur mbi perdorimin e metodave te forta. Por pikerisht per kete ishte nje regjim ndaj te cilit shoqeria jone ishte njefarsoj e vaksinuar, kishte, pra, nje lloj imuniteti qe e bente te afte t'i kundervihej autoritarizmit sepse vaksinimin e kishte kryer vuajtja e gjate ne regjimin diktatorial komunist. Ne nuk duronim dot me njesha te fuqishem qe eliminonin me rradhe kundershtaret, ne nuk duronim dot presione policore apo te SHIK-ut, nuk duronim dot gjyqe gazetaresh me futje ne burg, nuk duonim dot kontrollin shteteror mbi median shteterore etj. gjera si keto qe, kush e ka jetuar periudhen e Berishes, e ka te qarta se per cfare e kam fjalen. Ne nje fare kuptimi, pra, regjimi i Berishes ishte nje inerci e regjimit komunist. Mjafton te kujtojme se deri me 1997 opozita e athershme nuk mundi apo nuk guxoi te bente nje manifestim proteste ne sheshin Skenderbej apo nuk shfaqte dot fytyrat e saj ne TVSH per te provuar se me inercine e autoritarizmit komunist kemi patur pune deri me 1997. Keshtu, sipas meje, me 1997 ne tentuam t'i japim fund kesaj inercie duke bere ate qe nuk e beme dot me 1991: permbysjen e nje regjimi autoritar, pavaresisht nga ekseset qe e shoqeruan keto fenomen dhe paaftesine e klases politike per ta menaxhuar ate permbysje - pasi me 1991 lirine na e dhuruan nuk e fituam.

    Nderkaq, ndersa kunder semundjes se autoritarizmit kishim, sikurse e thashe, nje fare imuniteti, cka me konkretisht do te thote se si politike e shoqeri civile patem aftesi per tu bere sadokudo sebashku per te krijuar nje rezistence, me duket se edhe para edhe pas 1997-tes shoqeria jone civile dhe politika jone u gjend pa asnje lloj imuniteti ndaj nje semundjeje qe e filloi inkubacionin e vet ne periudhen e Berishes, por qe e mori zhvillimin e vet galopant gjate periudhes socialiste. Kuptohet, e kam fjalen per semundjen e korrupsionit qe ka ngritur jo me nje regjim autoritar, por nje regjim te autoritetit te korrupsionit qe e mbeshtet fuqine e vet tek korruptimi i gjithshkaje e te gjithkujt nepermjet parase, vecanerisht te cdokuj qe mund te jete me pak influence ne lojen per pushtet. Pra, nese shoqeria jone civile dhe politika jone ishin deri diku te ndjeshme dhe kishin (deri ne nje fare mase, te kuptohemi) imunitet ndaj shtypjes, ato u gjenden krejt pa imunitet, pa instrumente mbrojtes ndaj blerjes korruptuese dhe ndaj varferise qe krijonte refuzimi i saj. U gjenden te pambrojtur nga lloji i pushtetareve qe ne vend se t'i tregonin burgun kundershtareve i tregonin se me pak "bashkepunim" mund te beheshin te pasur. U gjenden te pambrojtur, ndaj mashtruesve te palodhur kombetare dhe nderkombetare qe e benin naten dite per te gjetur lloj lloj marifetesh per tua hedhur, u gjenden te pambrojtur nga oligarket e rinj mediatike te cilet, nderkohe qe gazetaret i gezoheshin shtypit dhe medias private si forma pavaresie, po pergatisnin te tjera laqe per t'ua hedhur ne qafe e per t'i varur ne tjeterlloj trekembeshash - etj., etj. gjera qe me duket se nuk eshte nevoja t'i perseris sepse jane te njohura nga te gjithe, po aq mire sa edhe bemat e Berishes autoritar.

    Dikush mund ta cilesoje kete te dyten nje semundje me te lehte sesa te paren, sepse me pak vdekjeprurese, por, sipas mendimit tim, ndonese me nje inkubacion me te gjate, ajo tashme eshte semundja kryesore e, nese nuk ka sjelle vdekjen, po sjell nje gje me te keqe se vdekja, vdekjen pa fund, morale e intelektuale po se po, por edhe ekonomike per shumicen. E te thuash "Shqiperia perpara dhe jo mbrapa" ne kete situate, duke evokuar rrezikun e kthimit prapa ne autoritarizmin e viteve 1992-1997, eshte nje mashtrim i madh sepse semundja me e rcnde nga e cila po vuajme sot, ajo e autoritetit te korrupsionit, ka njohur vetem nje kahe me socialistet, perparimin.

    Ajo qe me duket shqetesuese ne prag te ketyre zgjedhjeve eshte ceshtja nese kane mjaftuar keto vjet per te krijuar antikorpet ndaj ketij regjimi apo do te duhen edhe vite te tjera, ndoshta edhe ndonje kolaps tjeter, qe te mund te behemi me imunitet ndaj kesaj semundjeje? E, ne kete kontekst, a e ka opozita imunitetin ndaj kesaj semundjeje qe pretendon ta luftoje apo nuk e ka? Apo duke treguar se nuk vuan me nga autoritarizmi mendon se mund te na ngjalle besim te mjaftueshem? Me lind vecanerisht ky dyshim, ne fakt i vjeter, e me shtohet, paradoksalisht, pikerisht kur shoh se sa fort po theksohet ne fushaten e PD-se zgjerimi i opozites.

    Per t'u shpjeguar me shkoqur le te kujtoj pak me konkretisht cfare ndodhi me korrupsionin gjate viteve 1997 - 1998 nderkohe qe u mund semundja e autoritarizmit te Berishes dhe socialistet konsoliduan pushtetin? Ne pame se ata qe figurativisht mund t'i quaj virusi i semundjes se korrupsionit, te cilet nen hijen e pushtetit te Berishes kishin filluar te ndertonin strukturat e sistemin korruptiv, filluan njeri pas tjetrit te kalojne ne trupin e PS duke e infektuar edhe ate, madje me shume nga te gjithe infektuan nje njeri qe per kater vjet kishte qene ne karantine, kryetarin e saj Fatos Nano. Te gjithe jemi deshmitare se si shumecka qe kishte filluar pa leje ne kohen e Berishes apo me leje provizore u ligjerua ne kohen e socialisteve - e kjo mund te thuhet edhe konkretisht edhe metaforikisht. Ne pame qe shume nga kioskaxhinjte qe kishin ngritur kioska te thjeshta ne pronen publike ne kohen e Berishes, duke paguar pak para nen dore, filluan te ndertojne megapallate, duke paguar shume me teper per lejet abuzive, por edhe duke fituar shume me teper. Por pame edhe me keq: parate e akumuluara me lloj lloj trafiqesh, kryesisht droge e prostitucioni, filluan te hyjne fuqishem ne ekonomi, por edhe ne medja e ne politike. Jo vetem, por oligarket e pasuruar ne kohen e Berishes me lloj lloj marifetesh filluan te hapin edhe gazeta edhe televizione e nderkohe qe bertisnin ne mediat e tyre per ujkun Berisha, qe po destabilizonte vendin, filluan, si cakejte, te bejne kerdine mbi pronen e fondet publike, me privatizime, e spekullime, e tenderime e ndertime e me the te thashe. Erdhi cuditerisht nje kohe kur edhe rrogat e majme (ne krahasim me pushtetaret e kohes se Berishes) te paguara nga perendimoret per OJQ-istet pa shoqeri civile filluan te duken qesharake ne krahasim me "rrogat" qe mund te merreshin duke hyre ne politike a duke u lidhur me te. E kjo korruptoi thuajse teresisht edhe te ashtuquajturen shoqeri civile qe perendimoret tentuan te importojne ne Shqiperi.

    Midis percuesve te semundjes se korrupsionit kishte edhe shume ish te fuqishem te PD qe kishin dhene urdher deri per te shtypur demostrata e protesta, edhe shefa policie qe i kishin zbatuar me zell keto urdhera. Asnje gjemb ne kembe nuk u hyri atyre ne kohen e socialisteve, perkundrazi shumica u lidhen me ta dhe legalizuan bizneset e nisura fale lidhjes me pushtetin paraardhes. Berisha permend vetem duket e ndonje baron, por Shqiperia eshte e mbushur me keta fisnike te korrupsionit. Puna ka ardhur deri aty sa shume prej tyre e thone hapur, pa asnje ndroje, se i kane hyre politikes apo duan t'i hyjne politikes sepse e shohin se bizneset e tyre, perndryshe, nuk ecin. Sot mund te thuhet pa gabuar fare se ata kane ndertuar strukturat e asaj ekonomie ilegale e te trafiqeve e pastrimit te parave qe, nepermjet korrupsionit, drejton e kushtezon superstrukturen politike te vendit. Ata, kam frike, jane si enet komunikuese midis PS dhe PD qe thjeshte mund te ndryshojne drejtimin e rrjedhjes se parase ose te ndryshojne fluksin e tyre ne favor te nje krahu tjeter si me 1997 - 1998 e perseri te mbajne ne kembe sistemin qe kane ngritur. Pra thelbi i ceshtjes, ose burimi i semundjes se korrupsionit, qe Berisha se fundi e quajti "kancer" dhe prioritet te prioriteteve nuk jane, - s'eshet hera e pare qe e them - vetem disa kukulla ca me te gjata e ca me te shkurtera, ca me te holla e ca me te trasha, qe i shohim perdite te tunden e te shkunden ne skene duke na folur per te miren tone publike, e duke na bere te mendojme se gjithka na vjen nga protagonizmi i tyre delirant, provincial e mjeran. Thelbi i ceshtjes eshte ajo qe ndodh ne prapaskene, atje ku qarkullon paraja e sponsorizimeve te fushates qe i ben disa te kene "aftesi me te larta konkurruese" - po te perdor nje shprehje te fundit te Nanos. Dikush mund te thote: po sikur te dale opozita kunder tere ketyre, atehere si fitohen zgjedhjet? Por pyetja tjeter eshte: po sikur te "zgjerohen" te gjithe keta ne opozite, c'kuptim ka fitimi i zgjedhjeve? Ceshtje jo e lehte per tu zgjidhur per ke synon seriozisht luften kunder korrupsionit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Shkrimet e Lubonjes do kishin me teper vlera nese personazhet do ti vinte emer personazheve dhe mos ti linte thjesht ne dore te hamendjes se lexuesit. Kush jane ish-et e fuqishem te PD-se, shefat e forte te policise qe me pas u hodhen me PS-ne dhe legjitimuan bizneset e tyre? Kush nga keta ka tentuar te rikthehet tek PD-ja ne kuader te "zgjerimit te opozites"? Ne vend te situatave dhe pyetjeve hipotetike si ato me te cilen myll shkrimin, Lubonja ne Shqiperi mund te gjeje plot raste konkrete te perplasjes se interesave te pushtetareve dhe abuzimeve te ketyre te fundit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •