Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 136
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Andrea Stefani: Albanistan

    Marre nga Panorama, dt. 29 mars

    ALBANISTAN?

    nga Andrea Stefani

    Shqipëria ka ngecur përsëri në çarkun e armiqësisë politike, që ka për liderë kryesorë socialistin Nano dhe demokratin Berisha. Si përherë, në këto 14 vjet, pragu i zgjedhjeve parlamentare ka nxitur frikën dhe alarmin ...për degjenerimin e konkurrencës elektorale në një konflikt me pasoja të pallogaritëshme. Ditët e fundit janë shtuar shumë deklaratat politike, artikujt dhe komentet në media që në forma dhe tone të ndryshme parathonë kontestimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe rrëshqitjen e situatës në një kaos të ngjashëm me atë në Kirgistan. Dhe nuk do të kishte sot të keqe më të madhe për Shqipërinë, nëse ajo do të shndërrohej për shkak të politikës së saj në një Albanistan. Ndërkaq shqetësimi rritet ngaqë klanet politike kryesore, Berishët dhe Nanot, të mbërthyer në luftën për pushtet, jo vetëm që nuk po bëjnë asnjë përpjekje për të shmangur një kob të tillë por përkundër, duket sikur po e ndjellin atë. I vetmi kujdes që po tregojnë është ndërtimi me dinakëri i alibisë për dhunën që po afron. Si mund të shpëtohet shteti dhe demokracia nga ky çark?

    ***
    Bashkë me afrimin e zgjedhjeve, kultet e Nanos dhe Berishës po çohen lart e më lart si kokat e dy kobrave para një dyluftimi. Pas u shkojnë masat e fanatikëve gjithnjë e më të ndezura nga akuzat dhe sharjet që këta dy liderë lëshojnë kundër njëri-tjetrit. Ironia është se çirren për demokracinë dhe Evropën, duke zhvilluar një dyluftim të egër që rrezikon ta vrasë demokracinë dhe t'ia mbyllë Shqipërisë dyert e Evropës. Në fakt, agonia e demokracisë ka filluar që kur po dëgjojmë të formulohen gjithnjë e më hapur dhe jo vetëm në shqip, deklarata dhe propaganda absurde, që shpallin si shpëtimtarë të vetëm të këtij vendi jo institucionet, por individët Berisha ose Nano. Laokonti i demokracisë po jep shpirt nën shtrëngimin e bollës së armiqësisë Nano-Berisha, një shtrëngim që ka nisur vite më parë, por që tani po mobilizon muskujt për luftën finale.

    ***
    Në fakt kultet e Nanos dhe Berishës në këto vite tranzicioni kanë bërë atë që mund të bëjë çdo kult politik nuk kanë lejuar të shëndoshen institucionet e pavarura të shtetit. Zëri i këtyre dy liderëve autokratë me epsh dhe mendësi bolshevike, si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, ka qenë gjithnjë më i fortë se zëri i institucioneve. Duke përdorur në mënyrë të alternuar mazhorancat besnike, ata kanë qenë diktatorë në legjislativ dhe akoma më diktatorë në ekzekutiv. E keqja më e madhe është se si Nano dhe Berisha, duke përdorur ndikimin e klaneve të tyre, traditën e partisë-shtet dhe përgjithësisht varfërinë, lakminë dhe dobësi të tjera të natyrës njerëzore nuk kanë lejuar të fuqizohet një sistem i pavarur drejtësie, që do të mund të shërbente sot si arbitër i pakundërshtueshëm i konkurrencës zgjedhore. Ngado që hedh sytë në piramidën e shtetit, por edhe në piramida të tjera, zbulon gjurmët e tentakulave të tyre.
    Pushteti socialist nuk mundi, kryesisht për mungesë vullneti, të ndërtojë gjatë 8 vjet qeverisjeje institucione të forta dhe infrastrukturën që garantojnë votën e lirë. Ne nuk kemi ende një listë të saktë zgjedhësish dhe kjo është një e keqe e madhe në një vend si Shqipëria, ku politikanët humbës mezi presin të gjejnë një alibi për humbjen në zgjedhje dhe ku gjithashtu, tendencat për manipulim e dhunim të votimeve kanë qenë prezente në të gjitha palët. Por ndërsa pushteti ka treguar paaftësi apo mungesë vullneti për të përfunduar lista të sakta, opozita ka demonstruar aftësi dhe vullnet jo për të përmirësuar sadopak gjendjen, por vetëm për të vjelur fryte politike nga të pabërat e pushtetit. Sabotimi që të dy palët i kanë bërë procesit zgjedhor u pa në odisenë, sa absurde aq edhe të turpshme për nga intoleranca, e balancimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Interesat partiake dhe pushtetore prevaluan me një egotizëm të tillë sa imponuan edhe shkeljen e Kushtetutës për arritjen e detantës nanoberishiste në KQZ. Një marrëdhënie e tillë, në fakt një marrëdhënie lufte dhe jo opozitarësh-vëllezër të një shoqërie demokratike, ka kohë që po zhvillohet rrezikshëm. Mjerisht, i vetmi tip i egër marrëdhënieje, që kanë mundur të ndërtojnë politikanët e llojit Nano-Berisha është marrëdhënia e sabotimit, e shkopijve nën rrota, e shpifjes, intrigës apo e përfitimit nga gabimi i kundërshtarit në luftën për pushtet qoftë edhe në kurriz të shtetit. Shqipëria ka vite që është e mbërthyer në morsën e së keqes dhe në çdo prag zgjedhjeje asaj i serviret si "shpëtim" njëra nga dy këto të këqija, ose nanoizmi ose berishizmi, rrugë të mesme nuk ka pasur. Berisha dikur në postin e Presidentit, me një autoritarizëm të verbër e la shtetin të binte në thonjtë e piramidave dhe i krijoi shans Nanos që të shfrytëzojë të keqen Berisha për të ardhur në pushtet. Sot korrupsioni me brirë i pushtetit fodull të Nanos, pra e keqja nanoiste, i ka zgjuar shpresat e berishistëve për një rikthim në pushtet. Dhe sikundër në prag të marsit '97 në horizontet e kësaj rrokade të së keqes, po nxjerr përsëri kërcënueshëm kokën, meduza e konfliktit e krehur sipas një modeli kirgistanez.

    ***
    Vendin e ka mbërthyer dialektika e së këqijave që ndërrohen. Pasi ka sabotuar me anë të kulteve të Nanos dhe Berishës fuqizimin e institucioneve ajo po bën që në këtë prag zgjedhjesh të triumfojë mesianizmi. Sepse opozita pretendon se e kërkon pushtetin kryesisht për ta shpëtuar popullin nga "padrinoja Nano". Ndërkaq pozita pretendon të mbahet pushteti kryesisht për ta shpëtuar popullin nga "krimineli Berisha". Në të dy rastet Mesia është ose Nano ose Berisha. "Kuçedra" gjithashtu. Është një dialektikë në të cilën të kundërtat ndërsa kafshohen, nuk e agjësojnë njëra-tjetrën por përkundrazi, e ushqejnë, e mbajnë gjallë. Si i bëhet për ta shpëtuar shoqërinë nga pinca e kësaj të keqeje të dyfishtë? Si i bëhet që të shmanget kirgistanizimi i Shqipërisë sot, kur si asnjëherë më parë, nanot dhe berishët janë fit e fit (ndaj dhe konflikti është edhe më të mundshëm) si forca dhe si bilanc disfatash?

    ***
    Ne nuk do të ndodheshim sot në këtë prang shpërthyes, në këtë buzëhumnerë, nëse demokracia do të kishte mundur të mposhtte kultet arkaike të Nanos dhe Berishës. Sepse do të ishte prerë rrënja e një armiqësie shpërthyese. Por një mënyrë shpëtimi prej kësaj të keqeje me dy koka, mënyra për ta shpëtuar lirinë nga ky oligopol konfliktual, por që kërcënon të pjellë një monopol edhe më të egër politik, është një shpërndarje më e madhe se deri më sot e votave nga elektorati shqiptar. Sepse në këto votime, një shpërdarje e votave edhe në parti të tjera majtas, në qendër apo djathtas, ka po atë dobi për mbrojtjen e demokracisë sa ç'ka portofolin e gjithkujt, diversifikimi i riskut në një investim financiar. Shqiptarët nuk duhet të ushqejnë më dy dinozaurët e politikës. Shanset dhe përmasat e një konflikti me pasoja rrënuese për shtetin do të minimozoheshin nëse dy të mëdhenjtë e politikës do të dilnin nga këto zgjedhje më të vegjël dhe të vegjlit më të mëdhenj. Zvogëlimi i "kuçedrave" do t'i ulte shanset që një kontestim shumë i mundshëm i zgjedhjeve nga humbësi, të shndërrohej në një konflikt rrënues jo politik. Por përveç emancipimit të elektoratit shqiptar nga kambanat e rrezikut që afron, kjo kërkon që partitë e tjera (ndoshta jo satelitët klasikë, por të paktën disa parti më të reja si PDR-ja, LSI-ja, LZHK-ja etj.) të ruajnë pavarësinë e tyre nga joshjet gllabëronjëse të dy të mëdhenjve.

    ***
    Ndërkaq një shteg tjetër shpëtimi ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve dhe qëndrimin ndaj rezultatit të tyre. Armiqësia dhe pabesia reciproke e klaneve nanoberishiste e ka bërë të detyrueshme, më shumë se kurrë këtë here, monitorimin e zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar. Por këtë herë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, nuk duhet të lejohen ekuivoke. Të gjitha partitë konkurruese dhe në radhë të parë liderët e tyre duhet të angazhohen që para ditës së votimit, se nuk do të kontestojnë rezultatin në rast se komuniteti ndërkombëtar do të japë notë kaluese për procesin zgjedhor, proces i cili, me kontributin dhe investimin dashakeqës të liderëve shqiptarë dhe fanatikëve të tyre, po bëhet e qartë se do të jetë larg së qënuri i përsosur. Dhe që këta politikanë të rrezikshëm të mos mund të vjelin në kurriz të Shqipërisë frytet e së keqes që vetë kanë mbjellë, duhet të shpallet një një arbitër! Kjo do të mund të kompensonte disi mungesën, që ata i kanë krijuar duke asgjësuar pavarësinë e institucioneve të shtetit që duhej të luanin këtë rol. Pranimi pa kundërshtim i konkluzioneve të një arbitrimi ndërkombëtar duhet të sanksionohet në formën e një rregulli, kontrate, marrëveshje apo deri edhe betimi tani, kur më shumë se në asnjë nga pragzgjedhjet e mëparshme nuk mund të parashikohet me siguri se kush do të jetë humbësi apo fituesi, tani kur të gjithë rivalët shfaqin të njëjtin besim ndaj ndërkombëtarëve. Dhe ai lider apo lidership që do të refuzojë të pranojë një kontratë të tillë, do të dëshmojë se nuk i mbështet shpresat për pushtet te demokracia por te minimi i saj, duke shfrytëzuar me makiavelizëm faktin që demokracia në Shqipëri është ende një foshnjë. E në rast se sikundër edhe ka ndodhur, humbësit nuk do t'i pëlqejë arbitrimi dhe përfundimet e ndërkombëtarëve? Atëherë, kushdo qoftë ai, për të shmangur të keqen më të madhe për Shqipërinë, për të shmangur një destabilizim të dytë të saj pra, një kob, le t'i thotë vetes dhe fanatikëve me gojën e Maradonës: Ishte dora e Zotit!

    stefani_andrea@yahoo.com
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje burre me mend pyet njehere tre gazetare:

    - Kush do fitoje ne zgjedhjet presidenciale ne Amerike, Bushi apo Kerry?

    - Gazetari i pare i pergjigjet, Bushi sepse 1. 2. 3. 4. 5. pika qe i garantojne fitoren.
    - Gazetari i dyte i pergjigjet, Kerry sepse 1. 2. 3. 4. 5. pika qe i garantojne fitoren.
    - Gazetari i trete, ndryshe nga dy te paret pergjigjet, Bushi ose Kerry.

    Burri me mend i kthehet shokut te tij ne krah dhe i thote:

    - Ke shume se cfare te mesosh nga gazetari i pare ose i dyte, pasi pavaresisht nga bindjet e tyre, formulojne nje qendrim dhe e argumentojne ate.

    - Ruaju prej gazetarit te trete, se eshte djalli vete. Ai nuk shkruan i prirur nga principi, por i prirur nga instinkti i mbijeteses qe eshte nje instinkt jo njerezor, por kafsheror.

    Dhe djali qe ishte student dhe degjonte burrin qe mbante shume vite mbi supe, e pyet:

    - A nuk te duket se qendrimi i gazetarit te trete eshte qendrimi me asnjeanes dhe i pavarur pasi ai nuk preferon as njerin dhe as tjetrin, ndryshe nga dy te paret?

    Plaku buzeqesh dhe i thote me te qeshur: Ai qe nuk do ta prishi as me njerin dhe as me tjetrin duke kompromentuar keshtu bindjet e tij, nuk e ka emrin gazetar i pavarur apo asnjeanes, e ka emrin servil ose ca me keq, i pacipe.


    Stefan Andrea nuk shkruan per realitetin, nuk e lexon te shkruaje per korrupsionin, vrasjet mafioze ne Tirane, cfare ka arritur qeveria socialiste ne keto 8 vjet, cfare ka arritur opozita ne keto 8 vjet, pse po zvarritet procesi zgjedhor, perse ne Shqiperi nuk mbahen dot zgjedhje te lira dhe demokratike, nuk e lexon as te japi mendime apo formula per te zgjidhur nje problem pezull, por ashtu si shume "analiste" te shtypit shqiptar e degjeneron debatin publik ne emra te pervecem, Nano - Berisha.

    Dhe ajo qe eshte me e bukura ne gjithe kete bufonate eshte se vete i krijojne "binomet" Berisha-Nano ne media ne keto 14 vjet, dhe jane po vete keta gazetare qe sot i identifikojne si e keqja e Shqiperise.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-03-2005 më 02:50

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    -----

    E Marte, 29 Mars 2005


    MARIE MARCHAL, FRANCEZJA SHQIPTARE QE KANDIDON PER PDK

    Nje franceze, tashme me nenshtetesi shqiptare, nje njeri i kultures dhe i biznesit francez, e cila qe prej shume vitesh banon ne Tirane dhe kontribuon per Shqiperine, dje ka pranuar oferten e kryetarit te PDK-se se Shqiperise, zotit Nikolle Lesi, qe te kandidoje per demokristianet shqiptare ne zgjedhjet parlamentare. Zonja Marie MARCHAL do te vendose kandidaturen per deputete ne zonen elektorale qe perfshin ish-Bllokun ne qender te Tiranes. Ajo synon te jete deputete ne Parlamentin e Shqiperise me synimin e vetem qe te kontribuoje ne rritjen e emrit te shqiptareve ne Europe e kudo ne bote, duke kerkuar, neser, nese do te jete deputete, qe Franca dhe krejt Europa te shtojne investimet ne kete vend. Maria, duke qene nga kultura nje franceze, por qe prej disa vitesh me pasaporte edhe shqiptare, punon dhe militon ne qarqet e huaja perendimore ne favor te Shqiperise. Ajo ka kandiduar dy here ne zgjedhjet parlamentare si kandidate e pavarur, ndersa dje pranoi qe te futet ne siglen e demokristianeve shqiptare. Maria e flet shkelqyer gjuhen shqipe. Duke patur si vendim te kongresit demokristian se cili kandidat per deputet merr me shume vota ne zonen e tij elektorale per subjektin politik PDK, do te jete ne listen e deputeteve demokristiane, Marie MARCHAL synon te fitoje zemrat e kryeqytetasve ne zonen e ish-Bllokut dhe t'i perfaqesoje ata ne parlament.

    Kryetari i PDK-se se Shqiperise, z. Lesi, pas pranimit nga Marie MARCHAL te programit demokristian qe eshte pjese e kristiandemokrateve europiane, ka ndermend qe francezen me nenshtetesi shqiptare ta propozoje per kooptim ne Keshillin Kombetar te PDK-se dhe t'i kerkoje forumit te larte demokristian ne mbledhjen e tij te pare qe zonja Marie MARCHAL te zgjidhet ne postin e nenkryetares se Partise Demokristiane te Shqiperise.

    --



    Mir e ka Lesi qe ka marre Marien por ne lagjen Bllok nuk fiton Maria por si gjithmon Nexhmija..
    Pra nje qen stani nga terbaci mjafton qe ta kandidoje PS-ja ne lagjen Bllok fiton aty edhe kunder Nen Terezes..
    Nuk e kupton Lesi kte ala..
    Bile bile l.oqe l.oqe kur thoshte nje shoku im.. dhe nje biciklet kineze ta kandidoje PS-ja fiton ne lagjen bllok dhe ndaj Anshtajnit vet..

    ---



    KJ prap:


    E Marte, 29 Mars 2005


    POLLO: ME BERISHEN MARRIM PUSHTETIN

    Partia Demokratike dhe ajo Demokrate e Re jane duke negociuar format e bashkepunimit midis tyre per zgjedhjet parlamentare qe po afrojne. Duket se partite opozitare po kerkojne te dalin me nje platforme te qarte ne zgjedhje per te bere te mundur rotacionin e pushtetit. Negociatat midis dy partive duket se jane ne fazen e diskutimit te zonave zgjedhore ku te dalin me kandidate te perbashket. Burime nga PDR-ja bejne te ditur se do te propozojne qe demokratet t'i mbeshtesin ne gjashte zona te lira ku do te kandidojne drejtuesit e partise. Keshtu pritet qe reformatoret te kerkojne mbeshtetjen e demokrateve per dy zona ne Tirane, dy ne Durres, ne njeren prej te cilave pritet te kandidoje Ferdinand Xhaferri, nje zone ne Shkoder me kandidat Nard Ndoken dhe nje zone ne qytetin e Korces. Kreu i selise blu, Sali Berisha, deklaroi ne media disa dite me pare se negociatat me partite aleate jane te hapura dhe se ne to nuk perjashtohet mundesia e lenies se zonave te lira. Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode, ka pranuar negociatat me reformatoret mbi skema reale per nje bashkepunim sa me funksional. "Ne jemi te hapur dhe te percaktuar qe si forca me e madhe e opozites te mund te respektojme te gjitha partite opozitare te cilat kane mundesi te perfaqesohen ne parlament, disa prej te cilave kane avancuar ne skema konkrete te aleancave dhe koalicioneve. Sigurisht do te jene koalicione paszgjedhore, por me skema bashkepunimi paraelektorale nga ana tjeter keto do te respektojne garen e ndershme elektorale", tha Bode. Gjithashtu sekretari demokrat ka mohuar se Partia Demokratike po negocion dhe me parti te tjera opozitare per bashkepunim para dhe paszgjedhor.

    "Ne jemi duke diskutuar me nje numer partish. Secilaprej partive qe ka deklaruar daljen me vete apo ka nje skeme te veten, eshte e lire te zgjedhe rrugen e saj, sigurisht ne mbetemi te hapur per te bashkepunuar ne cdo lloj niveli", tha Bode. Kontaktet midis dy partive i ka konfirmuar dhe kreu i reformatoreve, Pollo. Gjate nje takimi me simpatizante dhe mbeshtetes te PDR-se, ai theksoi se kishte kontakte me Partine Demokratike dhe se PDR-ja ishte e angazhuar per te permbushur synimin strategjik te Ndryshimit te Madh permes rotacionit.

    M.Bejdo

    --


    ala Berisha ben pazare me patericat nanoiste pollo-tritan-ndoken..
    nuk behet pazar me ata qe te len ne balte..
    dashka Pollo qe heronjte bark thate te Pd-se te votojne per Ndok Celularin.. e Fred zagarin..
    Shum gabim..
    Ja fituan kta te pollos me voten e Demokrateve..
    4 vjet ata do jene ndihmes te Nanos sikurse stefanaqi ish ndihmes per jet i Nexho Ramizit..pik..
    Stan me lepuj nuk behet..



    ..

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    po ca do fitoj maria shkret ne bllok, aty edhe vota ndahet me tallon. bile jam i sigurt qe vet PS do i japi ca vota per sevap marijes qe te duket sikur pati konkurrence ne votim.

    te blloku as qe duhen bere fare votimet. 90% merr PS aty ne jet te jeteve, aty kane lind edhe barcaletat e cecenve.

  5. #15
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duke pasur parasysh faktin qe PDK eshte nje parti e re e posaformuar, zonja franceze e shqiptarizuar do ta kete shume te veshtire te fitoj votat ne perballjen direkte me kandidatet e partive te medha PD dhe PS. Pervec, nese PD i jep kete zone PDK-se. Por jam i bindur qe zonja Marchal do te futet ne kuvendin e ardhshem shqiptar, nese jo direkt atehere nepermjet listave.

    Gezohem shume qe gjate gjithe historise sone kombetare kemi pasur dhe kemi qindra e mijera intelektual te huaj qe kane punuar me mish e me shpirt, me shume se edhe shume shqiptare denbabaden, per interesat tona kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 29-03-2005 më 05:21
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Stefan Andrea nuk shkruan per realitetin, nuk e lexon te shkruaje per korrupsionin, vrasjet mafioze ne Tirane, cfare ka arritur qeveria socialiste ne keto 8 vjet, cfare ka arritur opozita ne keto 8 vjet, pse po zvarritet procesi zgjedhor, perse ne Shqiperi nuk mbahen dot zgjedhje te lira dhe demokratike, nuk e lexon as te japi mendime apo formula per te zgjidhur nje problem pezull, por ashtu si shume "analiste" te shtypit shqiptar e degjeneron debatin publik ne emra te pervecem, Nano - Berisha.Albo
    Sa per historine, ne mos gaboj Andrea Stefani me profesion eshte ekonomist dhe me sa i ndjek shkrimet e tij, tre jane temat me te cilat merret: korrupsioni, problemet ekonomike dhe kritika (gjithmone e barazlarguar) ndaj Nanos dhe Berishes.

    Teza e tij eshte se gjendjen e tanishme (korrupsioni, varesia e drejtesia nga politika etj.) e kemi peshqesh prej shterpesise se ideve dhe mungeses se zgjedhjeve. Ne pergjithesi, jam i te njejtit mendim, po kur vjen puna te pergjegjesite do doja qe ti jepej secilit prej emrave te binomit ajo qe i perket dhe jo te dyve bashke shuma e fajit. Nano nuk dihet te kete faj tek ceshtja e piramidave dhe Berisha nuk ka se cfare taksirati te kete nga korrupsioni i sotem qe prej tre vjetesh eshte ngulur ne treguesin 2.5 bashke me Angolen, Cadin, Moldavine etj.

    Por përveç emancipimit të elektoratit shqiptar nga kambanat e rrezikut që afron, kjo kërkon që partitë e tjera (ndoshta jo satelitët klasikë, por të paktën disa parti më të reja si PDR-ja, LSI-ja, LZHK-ja etj.) të ruajnë pavarësinë e tyre nga joshjet gllabëronjëse të dy të mëdhenjve.
    Kjo zgjidhje eshte ne kundershti me vetveten. Nderkohe me siper shkruan qe Berisha dhe Nano akoma bejne fushate duke demonizuar kundershtarin, pa permendur alternativa te qarta. Me poshte po vete vazhdon te njejtin avaz duke duke sulmuar kesaj rradhe te dy emrat ne favor te te tjereve.



    Sa me shpejt qe shqiptareve do ti ofrohen zgjedhje per jetesen dhe jo zgjedhje antiNano apo antiBerishe, aq me shpejt do te shohim politiken ne te mire te qytetarit. Meqe shtypi shqiptar akoma nuk e ka arritur nivelin e profesionalizmit per te edukuar opinionin apo politiken, kjo detyre i mbetet kesaj te fundit. Per PD-ne kjo do te thote, me pak personalizim te Berishes, me shume perfshirje te te rinjve, ie. KOP-it, me pak demonizim te Nanos, me teper fakte ne kritiken ndaj qeverise, me teper reklamim per zgjedhjet dhe platformat e reja.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    korrieri

    ---

    Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
    E Marte, 29 Mars 2005
    Leter e hapur drejtorit te KESH- it, shokut Andis Harasani

    Nga Ilir DEMALIA, Florida, SHBA

    Nena ime, e cila jeton ne Tirane ne adresen, Rruga e "Durresit", pallati 136, shkalla 1, apartamenti 8, me nje pension 80 mije leke (llogaria ne para te vjetra, shen. red) ne muaj eshte e detyruar te marre edhe 20 mije te tjera borxh, per te paguar faturen tende te dritave!... Konkretisht: muajin e fundit, pra per shkurtin 2005, fatura ishte 100 mije leke dhe per janarin 70 mije! Ne te njejtat shifra, pak a shume, i kane ardhur faturat gjate gjithe muajve te vitit te kaluar...

    Pa fjale te shumta, gjate gjithe vitit te kaluar, nena ka paguar rreth 800 mije leke. Me cmimet e atjeshme te energjise, nenes sime, megjithese jeton e vetme, i bie te konsumoje rreth 2 000 kilovatore ne muaj! Nje sasi konsumi teper e larte, qe habit kedo. Aq me teper, kur dihet qe nje pjese te mire te dites, energjia elektrike mungon.

    Absurdi pastaj shenoi kulmin, kur gjate muajve mars dhe prill te vitit kaluar, ndonese ajo nuk pat banuar as edhe nje sekonde te vetme ne shtepi, pasi ka qene ne Gjermani tek im vella: ka gjetur ne kthim, dy fatura dritash respektivisht 45 mije dhe 60 mije leke! Dhe kur kjo grua ne moshen 70 vjecare shkon te ankohet tek zyrat e KESH- it per fatura te tilla ne shifra marramendese, perballet me kercenimin se "po nuk i pagove faturat deri ne qindarken e fundit, do te presim dritat dhe do te paguash dhe kamate vonesen".

    Por nese ne kete pike te kesaj letre te hapur, do te na nevojitej folja "me pre", une mendoj se do te ishte ne dobi te vendit dhe gjithe shqiptarve qe me pare te presin koken tende, shoku Harasani!

    As te njoh e as te kam njohur me pare. Vete po na del mu ne rrugen e mundimshme te halleve tona dhe do qe t'ia shohesh leverdine e embelsine mjaltit, ne postin qe ke marre. Hajd pra, shihja dhe sherrin!

    A ka mundesi, shoku Harasani, te me tregosh nje vend tjeter, pos Shqiperise, ku te ardhurat mesatare mujore per fryme jane rreth 180 dollare, kur te ardhurat e pensionisteve jane diku rreth 70 dollareve per fryme dhe fatura e energjise elektrike t'i kaloje 100, ne muaj?! Une jetoj prej 14 vjetesh ne SHBA, nje vend ku paga mesatare sot shkon nga 2 500 deri 4 mije dollare ne muaj (e kam fjalen per ate qe mund te quhet shtrese e mesme). Fatura e energjise, (elektrik+ gas) varion nga 60 deri 100 USD. Dhe, ne ndryshim nga Shqiperia, e cila eshte ne meshiren e korporates suaj, te ndergjegjes moralit dhe babezise se drejtuesve te saj, energjia ketu nuk pritet asnje sekonde, tensioni nuk ka kurrefare periudhash ulje dhe ne varesi te motit, ngrohja dhe ajri i kondicionuar jane te pranishme gjate te 24 oreve.

    Eshte e natyrshme, qe ti te mos pranosh krahasimin me nje vend si SHBA, por po te jap krahasimin me nje vend tjeter, ish- komunist, bile nder me pak te degjuarit, Lituanine, ku paga mesatare mujore varion nga 400 deri ne 600$, e ku pensionet levizin midis 160$ dhe 250$. Por, ama, fatura mujore e energjise elektrike, lituanezeve u shkon nga 15$ -20$ per familje.

    Me cfare logjike atehere, ti, shoku Harasani, me gjithe ata kusare, qe ke mbi koke e nen kemebe, (poshte vetes, ne KESH dhe ushunjezat demagoge, qe ke siper ne qeveri), e justifikoni nje cmim te tille te energjise dhe nje praktike qorre te caktimit qesim aty ku nuk mund ta matni? Per me teper, kur dihet, qe ndersa shume vende e perftojne energjine elektrike nga lendet djegese apo energjia berthamore e alternativa te tjera, ne Shqiperi, pjesa dermuese e saj, eshte dhurate e Zotit. Shpjegimi i drejtperdrejte ka te beje me paaftesite tuaja per ta menaxhuar, me makuterite tuaja per te xhvatur nga tenderat per blerjen e energjise gjate periudhes se veres, pa lene menjane dhe paaftesite ne aspektin e biznesit, ku zakonisht dilni te humbur si pasoje e levizjeve te cmimeve te energjise. Por, mbi te gjitha, ti ashtu si edhe ata qe te kane vendosur ty ne ate post, udhehiqeni nga logjika e shtetit hajdut, e shtetit kriminal, shtet i ngritur nga nje bashkesi ushunjezash, qe ka pushtuar politiken, qeverine, opoziten, parlamentin dhe bashkite e vendit, qe kane si qellim te vetem, jo te mendojne e punojne per popullin, por ta poshterojne, ta rrjepin e ta shkaterrojne deri ne ate mase, sa te mos kete me fuqi te cohet ne kembe.

    Natyrisht dhe ti, si antar i kesaj piramide banditesh socialiste, qe nuk keni asgje sociale, i kesaj piramide qe fillon me majen Nano dhe zbret deri tek ai hajduti i fundit i bazes, ai qe shkruan faturat e dritave, nuk mund te jesh ndryshe.

    Shoku Harasani, ti dhe qeveria ku ben pjese, ia keni shtuar dhe po i a shtoni zullumin vetes deri ne ate pike, sa nuk mban me. Personalisht po te njoftoj, se nena ime nuk ka per te paguar asnje fature elektriku, perderisa te plotesohet gjithe kuota e pareve, qe ke vjedhur ti me hajdutet e KESH it dhe te qeverise me cmimet qe ajo ka paguar gjate ketyre tete vjeteve te kusarise socialiste ne fuqi.

    Dhe ti guxo dhe shko preja dritat!

    Gjaku dhe djersa e emigranteve shqiptare, qe jane shperndare neper rruget e botes nga politika aktuale e qeverise tende dhe e parardhesve te saja po komuniste dhe ato, nuk do te shkoje per te trashur ***** tuaja te e Fatos Nanos& CO, nuk do te shkoje per te majmur qeveritaret dhe per te mbuluar shpenzimet e tyre ne qefe dhe lukse, qe nuk i lene gje mangut orgjive te sheikeve.

    Tani se fundi kam marre vesh qe ke ndermend te kandidosh dhe per deputet ne zonen 36, ne Tirane. Me cilen fytyre?! Une nuk mendoj se votuesit e asaj zone, pasi kane jetuar me ore te tera pa drita, ndonese paguajne faturat me te larta te energjise ne bote, do te votojne per ty. Vec ne votofshin hajdutet e KESH- it qe mund te jetojne ne ate zone. Une do te desha qe banoret e zones, kur ti t'u kerkosh voten, te te nxjerrin perpara surratit, faturat e tua te territ dhe te varferise! Te te kerkojne llogari per gjithe ato para te vjedhura nga xhepat e qytetareve qe mjaft halle kane dhe pa faturat e dritave. Neqoftese ky popull eshte aq tutkun, sa te votoje perseri per ty dhe per partine tende socialiste, atehere, AFERIM JU QOFTE!





    ---

    ky iliri ala ke ura..

    nuk e di ky cfar ka thene beratsja legjendare...

    nuk duam as uj as buk as pun nga partia..vec unitet..

    por e verteta eshte se socialistet kan dhe punen dhe buken dhe ujin dhe detin dhe ajrin dhe kryesorja Paratë me bollek

    socialistet (me perjashtime te rralle te ndonje socialisti te ndershem) nuk paguajn korent.. ose paguajn nje fature fiktive sa per sy e faqe..

    Keshi-stet jan te zgedhur me liste nga Ps-ja te jene te gjithe nga soji i atyre me Partishmeri..

    gjysma e ku.rvave te Tiranes punojne si Faturiste Sahatesh elektriku neper lagje.. e po keshtu dhe ne qytetet e tjera..


    shum njerez me kan then se.. faturistet e kesh-it jan militante te zgedhura te PS-s dhe shkojn der me der me list tek demokratet dhe ja ngopin faturen sa frengu pulen..
    Pra fukarejt Demokrat paguajn dhe kilovatoret qe harxhojn socialistet..pik..
    Pra sa do te tallet harasani ne Kesh .. nuk jan "familja socialiste" qe paguan.. por kusuri tjeter balashet..sic i quan Agolli..
    Le te dal nje revizor i pa anshem e ti kerkoj faturat e nje Demokrati e nje socialisti e te krahasoj..
    qarte do duket se Demokrati paguan korentin qe ngro mullaqet Luiz Hoxha me shok..
    Pra Keshi ashtu si telekomet jane prone personale e Ps-se dhe furnizues me miljona te shtabeve Ruco-iste ne qender e rrethe..
    Po keshti idrizi i doganave ..po keshtu ata te tatimeve..
    Nuk ka then Kot arbnori .. keta jan specialiste..jo socialiste.. pra hajna te pa imagjinushem..



    i lumte.. kan gjet shesh bejn pershesh..

  8. #18
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Departamenti Amerikan i Shtetit denoncon shkeljen e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri

    SHBA: Qeveria të krijojë kushte për zgjedhje të lira

    Raporti i Departamentit të Shtetit ka denoncuar qeverinë "Nano" për shkelje të të Drejtave të Njeriut, ndërsa i ka kërkuar asaj krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Qeveria, me raste, shkeli të drejtat e qytetarëve për intimitet. Sipas raportimeve, policia përdori forcë të tepërt kundër protestuesve", thuhet në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Mjaft problematike sipas Raportit paraqitet zbatimi i ligjit dhe niveli mjaft i lartë i korrupsionit në vend. "Kushtetuta garanton një gjyqësor të pavarur; megjithatë, korrupsioni dhe presioni politik kufizuan aftësinë e gjyqësorit për të funksionuar në mënyrë të efektshme", thuhet më tej në Raport. Sipas Raportit është e vështirë të pretendohet për sundim të ligjit për sa kohë korrupsioni është kthyer në një sistem. "Përparimi i Shqipërisë për promovimin e sundimit të ligjit dhe respektin për të Drejtat e Njeriut u pengua në shkallë të ndryshme nga korrupsioni, kapacitetet e dobëta institucionale dhe mungesa e një tradite demokratike", thuhet më tej në Raport.

    Një nga problemet më të mëdha me promovimin e të Drejtave të Njeriut mbetet fakti i sundimit të korrupsionit dhe zbatimit të pakët të ligjit në vend. "Korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit mbetën mes pengesave më të mëdha për promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Zyrtarë nga Qeveria e SHBA përdorën çdo mundësi për t'u theksuar autoriteteve dhe popullit shqiptar nevojën për të forcuar sundimin e ligjit. Shtetet e Bashkuara financuan nisma antikorrupsion, përfshi Koalicionin Shqiptar Kundër Korrupsionit, një organizatë ombrellë që përfaqëson 210 OJQ dhe individë të angazhuar në luftën kundër trafikimit", thuhet në Raport.

    Një vend të rëndësishëm në Raport zë impenjimi i administratës amerikane për të pasur në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas këtij raporti një punë e mirë e diplomatëve amerikanë është përqendruar pikërisht tek zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke bërë përgjegjëse për këtë proces qeverinë shqiptare. "Shtetet e Bashkuara u angazhuan në mënyrë aktive në promovimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara nxitën me këmbëngulje qeverinë shqiptare për të krijuar kushtet për zgjedhje parlamentare demokratike në vitin 2005", thuhet në Raport. Raporti i kujton qeverisë shqiptare edhe ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara në përgatitjen e listave të sakta të zgjedhësve.

    RD

  9. #19
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Durres, PD: Po manipulohen serish listat

    Keshilltaret e Partise Demokratike ne keshillin bashkiak te qytetit te Durresit kane kerkuar mbledhjen jashte radhe te ketij keshilli per te ngritur aty problemin e hartimit te listave zgjedhore. Sipas tyre, ne kete qytet vazhdojne qe te shfaqen problemet qe jane hasur ne zgjedhjet lokale te vitit 2003. Dega lokale e Partise Demokratike ka ndjekur me ane te strukturave te saj procesin e regjistrimit te shtetasve nga strukturat lokale dhe ka arritur ne perfundimin se ne shume lagje, e sidomos ne zonat ku PD ka shfaqur avantazh ne zgjedhje, qindra qytetare me te drejte vote kane deklaruar se ne shtepite e tyre nuk ka trokitur askush per te bere regjistrim. Burimet thone se ky mund te jete nje instruksion nga ana e atyre qe jane angazhuar per hartimin e listave. Te dhenat e punes se bashkise nuk jane bere akoma te ditura, por burimet thone se deri ne fund te procesit, bashkia ka regjistruar rreth 140 mije shtetas, nderkohe qe sipas zyres se statistikave lokale ne Durres banojne me shume se 170 mije shtetas. Drejtuesit e Partise Demokratike ne Durres thone se kjo eshte e gjitha nje loje politike, qe ka per synim manipulimin e listave sipas formules qe eshte perdorur ne zgjedhjet e kaluara. Situata duket me e renduar ne zonen e Kenetes, e cila njihet dhe si nje nga zonat me antisocialiste ne Durres.

    Pikerisht per kete arsye, Partia Demokratike e Durresit ka kerkuar, bazuar dhe ne ligj, nje seance debati ne keshillin bashkiak ku do te beje te ditur publikisht tendencen per manipulim nepermjet faktesh te pakontestueshme. E gjithe kjo pritet te tensionoje se tepermi klimen politike ne Durres edhe per faktin se tashme jane bere te njohura nje pjese e mire e kandidaturave. Sipas drejtuesve te PD ne Durres mbledhja e jashtezakonshme e keshillit bashkiak do te kerkohet brenda nje afati kohor te shkurter, ndersa burime nga PS kane bere te ditur se socialistet do te pengojne zhvillimin e kesaj mbledhje. Skema e manipulimit e ndertuar ne zgjedhjet vendore te vitit 2003, u kushtoi rende votuesve. Keshtu nga listat u fshine rreth 10 mije votues dhe 4 mije te tjere u trasferuan nga qendra e votimit.

    TemA Ditore

  10. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Departamenti i Shtetit i dergon Kongresit raportin per te drejtat e njeriut. SHBA, angazhim per zgjedhjet ne Shqiperi

    SHBA: Monitorim i gjere per zgjedhjet
    TemA Ditore

    Shtetet e Bashkuara do te monitorojne ne shkalle te gjere zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Keshtu thuhet ne raportin e Departamentit amerikan te Shtetit me "Mbeshtetja e te Drejtave te Njeriut dhe Demokracise per vitin 2004-2005". Raporti u be publik diten e djeshme ne Uashington. Raporti i paraqitet cdo vit Kongresit nga Departamenti i Shtetit dhe ka si synim te njoftoje mbi veprimet e ndermarra nga qeveria amerikane per te inkurajuar respektimin e te drejtave te njeriut. Nje vend i rendesishem u kushtohet zgjedhjeve parlamentare ne SHqiperi. Ne fillim thuhet se zgjedhjet e vitit 2003, ishin me te mira se zgjedhjet e meparshme, por nuk ishin brenda standardeve te kerkuara. "Vezhguesit nderkombetare gjykuan se zgjedhjet lokale te tetorit 2003, ishin me te mira se zgjedhjet e kaluar, edhe pse u hasen parregullsi dhe probleme me listat e votuesve," thuhet ne raport. Departamenti i Shtetit ben te ditur se ata jane te angazhuar per te ndihmuar mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve nderkombetare. Ne raport thuhet se ata kane kerkuar qe qeveria shqiptare te krijoje kushte per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. "Shtetet e Bashkuara jane angazhuar fuqishem per te ndihmuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike ne Shqiperi. Shtetet e Bashkuara kane kerkuar ne menyre konstante nga qeveria shqitpare qe te krijoje kushte per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike ne vitin 2005," thuhet ne raport. "Shtetet e Bashkuara kane asistuar dhe me ndihme teknike Ministrine e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, si dhe njesite vendore ne disa aspekte te procesit elektoral, si regjistrimi i votuesve, pergatitja e listave te rregullta te zgjedhesve, krijimi i hartave te zonave zgjedhore dhe perditesimin e regjistrit civil," vijon me tej raporti. Me poshte theksohet se qeveria amerikane eshte e angazhuar pe te monitoruar me kujdes, ne shkalle te gjere zgjedhjet ne Shqiperi. "Zyrtaret e qeverise amerikane kane koordinuar ndihmen per zgjedhjet, se bashku me donatore te tjere, perfshire Organizaten per Sigurine dhe Bashkepunim ne Europe, si dhe me te tjera organizata donatore. Shtetet e Bashkuara kane bere te ditur dhe nje marreveshje per nje monitorim ne shkalle te gjere te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005. Zyrtaret e qeverise se Shteteve te Bashkuara kane inkurajuar drejtuesit politike si dhe deputetet per miratimin dhe zbatimin e plote te kodit te ri zgjedhor," thuhet ne raportin per te drejtat e njeriut.

    Pjese nga raporti

    - Kushtetuta parashikon nje sistem gjyqesor te pavarur, megjithate korrupsioni dhe presioni politik kane bere qe sistemi gjyqesor te mos jete efektiv ne punen e tij.

    - Progresi i Shqiperise per te promovuar shtetin ligjor dhe respektimin e te drejtave te njeriut, jane penguar nga korrupsioni, kapacitetet e institucioneve te dobeta dhe mungesa e nje tradite demokratike.

    - Korrupsioni dhe zbatimi i dobet i ligjit vazhdojne qe te mbeten pengesat kryesore per te drejtat e njeriut dhe demokracine ne Shqiperi. Zyrtaret e qeverise se Shteteve te Bashkuara kane perdorur cdo mundesi per te ndihmuar autoritetet shqiptare dhe popullin per nevojen e forcimit te zbatimit te ligjit.

    - Qeveria shqiptare ne pergjithesi respekton te drejtat e njeriut te qytetareve te vet, megjithate ka pasur probleme serioze. Pati nje numer rastesh te dokumentuara ne te cilat policia rrahu dhe abuzoi te akuzuarit, te ndaluarit dhe te burgosurit. Kushtet ne burgje vazhdojne te jene te renda. POlicia ne disa raste arrestoi e paraburgosi persona ne menyre arbitrare. Mbajtjet ne qeli per nje kohe te gjate para gjyqit dhe mos ndeshkimi zyrtarisht ishin probleme.

    - Qeveria here-here shkeli te drejtat e jetes private. Eshte njoftuar gjithashtu se policia perdori force te teperuar kunder protestuesve. Veprime te ndryshme individuale, ne shumicen e rasteve te lidhura me gjakmarrjen, rezultuan ne disa vrasje dhe ne krijimin e nje atmosfere frike ne disa rajone te vendit. Diskriminimi ne shoqeri kunder pakices rome, komunitetit egjiptian vazhdoi.

    - Dhuna dhe diskriminimi kunder grave dhe femijeve ishin probleme serioze; edhe punesimi i te miturve ishte problem. Trafikimi i personave vazhdoi te ishte problem, rreth te cilit qeveria mori disa masa.

    - Shtetet e Bashkuara derguan zyrtare te ndryshem qeveritare dhe joqeveritare te Shqiperise ne programe nderkombetare per te mesuar me shume rreth luftes kunder trafiqeve, luftes kunder pastrimit te parave, tolerances fetare, administrimit te gjykatave e te tjera. Shtetet e Bashkuara financuan disa nisma te organizatave lokale kunder trafikimit, korrupsionit, mediave te pavarura, arsimit qytetar dhe pjesemarrjes ne proceset qeverisese.

    - Grupe te mbrojtjes se qytetareve, te mbeshtetur nga Shtetet e Bashkuara, luajten nje rol me te rendesishem per te ekspozuar korrupsionin dhe keqadministrimin ne qeveri. Shtetet e Bashkuara jane angazhuar aktivisht qe Shqiperia te mbaje zgjedhje demokratike. Shtetet e Bashkuara i kane bere thirrje vazhdimisht qeverise se Shqiperise qe te krijoje kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike parlamentare kete vit.

    - Ne kuader te perpjekjeve amerikane per te nxitur lirite fetare ne Shqiperi, zyrtaret amerikane i bene thirrje qeverise shqitpare qe te zgjidhe ceshtjen e pasurive fetare dhe t'u ktheje pasurite kishtare organizatave qe i humben ato nen sundimin komunist.

    Ky dokument i pervitshem hartohet ne baze te nje ligji te vitit 2002 te Kongresit, dhe ndryshe nga raporti i Departamentit te Shtetit per te drejtat e njeriut ne secilin vend te botes, aty vihet theksi tek perpjekjet e qeverise amerikane per te nxitur respektimin e te drejtave te njeriut dhe demokracine ne 101 vende dhe entitete te cilat kane shkeljet me te renda ne keto fusha.

    ___________________________

    http://www.state.gov/g/drl/rls/shrd/2004/43110.htm

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •