Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 110
  1. #51
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ja ketu ka gjera besoj mjaft intersante ne anglisht per Skenderbeun poashtu edhe nje film dokumentar.

    http://www.illyriaentertainment.com/index.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Skënderbeu i pafat!

    Ardian Ndreca


    Viti 2005 duhet të kishte shenjue 600 vjetorin e lindjes së Heroit tonë kombtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e tue qenë se kemi vetëm nji Hero kombtar ishte dashtë që kjo datë të festohej ashtu siç e meriton nji figurë vigane si ajo e tija.
    Në vjetin 1968 u pat festue - si në Shqipnin komuniste ashtu edhe në jashtë saj - 500 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit, mjerisht sot që muret ideologjike janë shemb, për Heroin tonë kombtar nuk kujtohet askurrkush.
    Asht e vështirë me e kuptue se çka ban Instituti i Historisë në Tiranë? Me çka merren medievistat shqiptar kur nuk u bjen ndër mend me përkujtue së paku me nji simpozium lindjen e Gjergj Kastriotit? Edhe institucionet qeveritare, të cilat tek ne plaken tue fjetë, nuk kanë programue asgja serioze tash nji vjetë. As presidenti Moisiu, i cili shihet gjithnji me dekorata e me fletëlavdërimit në dorë, s’asht kujtue për Heroin tonë kombtar; nemos tjetër si gjeneral i kishte takue me u kujtue për kolegun e vet që dinte me i fitue betejat!
    Mjerisht sot miqtë e huej të Shqipnisë, ata që e njihshin historinë tonë mâ mirë se ne dhe që e shkruejshin mâ me objektivitet se ne, kanë vdekë e kanë shkue.
    Deri edhe shtypi shqiptar, i cili s’len proces verbal plenumesh të PPSH pa botue e s’len thashetheme të kohës së errtë të komunizmit pa qitë në dritë, nuk asht kujtue për Skënderbeun.
    Nuk ka dënim mâ të madh për nji popull sesa me harrue historinë e vet, me lanë vetveten pa shujtën (ushqimin) e vet shpirtnore, pa busullën e vetme që mundet me e drejtue kah vlerat dhe kah idealet e humbuna.
    Shumëkujt hija e Gjergj Kastriotit në midis të Tiranës i vjen e randë e ndoshta për ketë gja kanë vendos nji statujë tjetër jo shumë larg prej mbrojtësit të lirisë e të qenjes tonë si popull perëndimor.
    Vlerat që ka mbrojtë Heroi ynë, idealet e tija dhe largpamja politike e ndërmarrjeve të tija ushtarake e diplomatike nuk kanë asgja të përbashkët me ata që i kthyen shpinën atdheut e që edhe sot mohojnë Gjergj Kastriotin tue mos ia përkujtue as ditëlindjen.
    Popujt tjerë krenohen me të drejtë me herojt e tyne, pse veprat e herojve gjallnojnë jetën e popujve të qytetnuem, kurse ne i harrojmë ata: o pse na mungon ndërgjegja historike o pse na randon ndërgjegja historike.
    Megjithatë çdo hap përpara, pra çdo hap drejt qytetnimin, nis prej dy 28 nandorave: atij të Gjergj Kastriotit në vjetin 1443 në Krujë dhe atij të Ismail Qemalit në vjetin 1912 në Vlonë.
    Sa për datat tjera... edhe mund të harrohen, por jo datat e kthesave të mëdhaja në drejtim të lirisë dhe të progresit.


    __________________________________________________ __________

    Botue te revista: Jeta Arbreshe (Kalabri)


    (Marre nga albanovaonline.com ) http://www.albanovaonline.com

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    E Hene, 17 Tetor 2005


    JEHONA E SKENDERBEUT MATANE ATLLANTIKUT

    Nga Naum Prifti

    Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, arriti ne Amerike gati gjysme shekulli perpara se te vinte shqiptari i pare, Kole Kristofori, fale penes se poetit amerikan Clement C. Moore, i cili botoi me 1850 nje biografi te plote me titull George Castriot Surnamed Scanderbeg, King of Albania, "Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqiptareve). Kush ishte Clement Moore? Ai lindi ne New York me 1799 ne nje familje pastoresh anglikane, u gradua ne Columbia dhe me vone dha mesime per letersine orientale dhe greke. Njihet si autori i poemit klasik per femije "A visit from St. Nicholas" qe nis me vargun "T'was the night before Christmas," e cila edhe sot emetohet ne vigjilje te Krishtlindjes. Nga permbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur vepren e Barletit ne origjinal, latinisht, ose te perkthyer. Shenojme se vepra e Barletit "Historia e Skenderbeut" ishte perkthyer dhe ribotuar ne te gjitha gjuhet kryesore europiane. I mrekulluar nga heroizmat e Gjergj Kastriotit, autori i derdhi mendimet ne leter qe t'ua bente te njohur kete figure bashkatdhetareve dhe anglishtfolesve ane e mbane botes. Skenderbeu, shqiptari me i famshem ne bote, figuron ne enciklopedite serioze te do shteti per vepren e tij madheshtore, ndalimin e vershimit osman drejt Europes per 25 vjet me radhe. Ai me luftetaret e tij u be ledhi mbrojtes i qyteterimit europian, duke lartesuar emrin e tij dhe te Arberise, vendit qe i perkiste. Ai e pasuroi artin luftarak me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtese studiohet edhe sot neper akademite ushtarake. Ai mrekulloi boten me fitoret qe arriti me ushtrine e tij te vogel, kundrejt armatave osmane dhjetrafish me te medha ne numer. Per te jane shkruar me qindra vepra nga dijetare, historiane, stratege ushtarake, shkrimtare, poete, dramaturge, kompozitore, libretiste. Bibliografia e tij rivalizon me ate te personaliteteve me te shquar te botes si nga numri, po ashtu edhe nga larmia e gjinive dhe vazzhdon te pasurohet per vit. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur Aleksander, "Isqender) ne kujtim te Aleksandrit te Madh, sepse ai perteriti pas 18 shekujsh lavdine luftarake te gjeneralit te famshem. Gjithsesi ka nje ndryshim: ndersa Aleksandri i Madh pushtoi boten nga Egjypti, Persia, Afganistani e deri ne Indi per te shtuar lavdine e tij, Skenderbeu mbrojti me dinjitet lirine dhe token arberore nga furia osmane, forca me e madhe dhe me e organizuar ushtarake e Mesjetes, prandaj ne perkulemi me perkushtim ne 600 vjetorin e lindjes se tij. Pseudodijetaret sllave e greke u munduan t'ia mohojne kombesine shqiptare Skenderbeut ashtu sikurse Nene Terezes sot. Keto perpjekje te pandershme jane te kuptueshme, mbasi njerezit e lavdishem i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjete qytete te Greqise pretendonin te ishin vendlindja e Homerit. Nje nga shkrimtaret e hershem shqiptare, prelati Frang Bardhi me vepren madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus "Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pergjithesisht Skenderbeg, princ shume trim e i pathyeshem i shqiptar-ve) botuar ne Venedik me 1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshte me argumente pretendimet e nje peshkopi bosnjak qe i mohonte Skenderbeut prejardhjen shqiptare. Emri dhe vepra e Skenderbeut ka rrezatuar prej shekullit XV ne kater kontinente: Europe, Azi, Afrike dhe Amerike. * Clement C. Moore evidencon cilesite e karakterit te Skenderbeut, duke pohuar, se gjithe jeta e tij ishte shembull guximi heroik dhe pathyeshmerie. Ai ve ne spikame "forcen e jashtezakonshme te trupit te tij dhe mprehtesine e mendjes." Thekson se Skenderbeu ishte hames i madh dhe pastaj shton se ushqimi i bollshem i krijonte mundesi te perballonte lodhjen, se ciles i ekspozohej do dite me detyra qe kerkonin zhdervjelltesi e force. Ai e jep te plote episodin e shpates se Skenderbeut me Sulltan Mehmetin. Prijesi shqiptar pranoi t'ia dergonte shpaten, per te cilen qarkullonin legjenda fantastike. Sulltani pasi e pa, e pasi u konsultua me ekspertet, ia ktheu duke thene se ishte e zakonshme dhe se ai mund te porosiste nje me te mire se ajo. Skenderbeu ne prezence te mesaxherit kreu disa goditje te forta me shpate dhe i dergoi fjale Sulltanit se nuk ishin cilesite e shpates ato qe benin mrekulli, por forca e krahut qe e mbante ate. Naim Frasheri te vjersha "Shpata e Skenderbeut" ka dy vargje mbreselenese: "Nuk pret shpata qe eshte nje hekur i dheut,/Por dore e fuqishme e Skenderbeut." Per viziten e Skenderbeut ne Rome, Moore ve ne spikame pritjen madheshtore qe iu rezervua Skenderbeut prej Papes dhe Senatit te shenjte, gatishmerine per ta ndihmuar princin kristian trim e fisnik ne luften e tij kunder te pabeseve barbare. Autori shton se ndihmat qe iu dhane ishin me modeste se ato qe iu premtuan.

    * * *

    Moore permend betejen e Shkodres qe ngjau teksa Skenderbeu ishte ne shtratin e vdekjes. Pesembedhjete mije ushtaret turq qe fushonin prane Shkodres, sapo pane luftetaret shqiptare qe po vinin drejt tyre, duke pandehur se u printe Skenderbeu, iken nga munden duke braktisur fushimin dhe pajisjet e tyre. Moore gjithashtu permend se Skenderbeu u varros ne katedralen e Shen Nikolles "Shenkollit) ne Lezhe, dhe sapo turqit kapen qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Skenderbeut. Kushdo e quante veten fatlum te merrte nje cope sado te vogel nga eshtrat e Skenderbeut, te cilat i mbeshtillnin me ergjend e flori dhe i mbanin si hajmali ne trupin e tyre, me besim se ato i mbronin dhe u jepnin guxim. Nje recension me te plote per kete veper ka shkruar Peter Prifti, ne gazeten LIRIA, Boston, Ma., korrik 1991. Shkrimi titullohet "Skanderbeg as seen by American poet Clement C. Moore" * Njohje me te gjere ne diasporen shqiptare, ne atdhe e ne trojet etnike gezon poema e poetit te shquar Henry Wadsworth Longfellow kushtuar Skenderbeut, botuar me 1863 te vellimi "Tales of a Wayside Inn" "Historira te nje hani anes rruges). Perkthimi mjeshteror i poemes prej Fan Nolit, botuar te DIELLI dhe me pas te Albumi i Nolit i dha kesaj vepre jehone te pavdekshme. Mitrush Kuteli me kompetence artistike komentoi vlerat e perkthimit te Nolit. Fakti qe Fan Noli e futi krikitiken e Kutelit ne ribotimin e Albumit, tregon vleresimin e Fan Nolit per mjeshtrin tjeter te perkthimeve Mitrush Kutelin. Me lejoni t'u sjell vetem nje fragment te shkurter nga poema e mrekullueshme per heroin tone Skenderbuen, momentin e takimit te tij me qatipin e Sulltanit ne Hungari, kur i kerkon fermanin per te marre ne dorezim pasurine e te atit Gjon Kastriotit. Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit Dhe keshtu i tha Skenderit: "O Allah i math, i nalte, Qe te jemi hi e balte, Qysh t'i shkruanj keto shkrime Kur e di qe oken time, Po m'a pret ai Dovlet?" Shpejt ahere si nje yll Qe keputet lart nga qjelli pallet nga i arti myll Nje hanxhar me reze djelli. Dhe gjemon Skenderi: "Shkruaj!" Dhe Qatipi i tmerruar Shkroj ne driten e drithmuar, Afer zjarrit, i derrmuar Floke-bardhe, koke-ngrire, Nga e ftohta i merdhire, Zemer-prere, vdekje-grire. "Shihni kompozitat e fjaleve, veren Kuteli, sa bukur tingellojne shqip." Dhe ai ve ne pah mjeshterine e perkthimit te Fan Nolit, besnikerine ndaj origjinalit, bukurine e transmetimit te permbajtjes. Per Nolin, Skenderbeu ishte nje figure po aq e madhe, dhe e dashur sa edhe Krishti. Gjithmone pyesja veten si arriti Longfellow te frymezohej e te shkruante nje poeme aq te bukur me bemat e Skenderbeut, cilat ishin motivet qe e shtyn, si e njohu jeten e tij? Te gjitha pyetjet e mia mbeten ne sferen e supozimeve, deri sa lexova nje shkrim per gruan e madhe shqiptare prej dere fisnikesh, Dora D'Istria, te njohur tek ne si zonja Elena Gjika, qe jetonte ne Rumani. Dora D'Istria, ambasadore e zgjimit kombetar shqiptar, e traditave te lashta shqiptare, e historise se tij, midis shume personaliteteve, u takua edhe me poetin amerikan te cilit i rrefeu me pasion historine e Skenderbeut, ka e nxiti poetin te derdhte vargje te frymezuara qe per ne nuk do te vdesin kurre. * Romani historik "Scanderbeg-Eagle of Albania" nga Charles Ewert, me i riu ne fushen skenderbejane, u botua ne Ontario, Canada, ne vitin 1981. Ewert me profesion avokat ne Newcastle, pohon se e shkroi romanin i frymezuar nga shqiptari i devotshem Duro Cini. Merita e zbulimit te kesaj vepre i takon Gjon Sinishtes, redaktorit te "Buletinit Katolik Shqiptar," nje nga organet me serioze dhe me te pasura te botuara ne diaspore per 15 vjet me radhe. Vepra i perket zhanrit te romaneve historike. Duke qene ne radhe te pare nje veper letrare, autori nuk u qendron gjithmone besnik fakteve dhe rrethanave historike. Per te misheruar me mire idete dhe per ta bere me terheqese per lexuesin, autori perdor imagjinaten, shpik apo sajon ngjarje te ndryshme. Dhe ai ia ka arrire qellimit, te krijoje nje histori te kendshme, me kusht qe te lexohet si letersi, jo si histori, se perndryshe lexuesi do te zhgenjehej. Ai tregon me pasion historine legjendare te Skenderbeut, dramat e jetes se tij, gezimet e hidherimet qe pesoi. Romani ka pasazhe te shkruara me finese dhe dialogje shprehese. Per ilustrim: Skenderbeu e pyet Androniken "Doniken) si do te jete femija qe do te sjelle ne jete, ajo i pergjigjet: "Ai do te jete trim dhe krenar, i pamshem si princet legjendare iliriane, i thjeshte dhe i forte si toka e vendit te tij. Ai do te jete, imzot, ashtu si ati i tij." Romani ka pershkrime te gjalla te Adrianopojes dhe te oborrit te Sulltanit, sidomos te dueleve kaloresiake. Duket se ai e njihte mjaft mire jeten dhe kulturen turke te kohes se mesjetes, zakonet, psikologjine, etiketen e oborrit te Sulltanit dhe sekretet per te ngjitur shkallet e pushtetit dhe te lavdise ne Perandorine Osmane. Dy karakteret kryesore femerore te vizatuara me pasion prej autorit jane Donika dhe Dara, njera arbere, tjetra turke. Ne si lexues shqiptare nuk i honepsim kortet e Skenderbeut per turkeshen e bukur Dare. Per ne jane lenduese relatat seksuale te Mamices qekur ishte vajze, ndersa per lexuesit e kontinentit te ri, ato duken normale. Nuk dyshojme se autori i ka vene me qellim te theksoje konceptet liberale te Skenderbeut qekur e fal motren me shpirtmadhesi. Disa veprime nuk pajtohen me moralin shqiptar, por ne veprat letrare sajohen episode per t'i dhene vepres dramacitet e per te iveluar karakteret e heronjve.

    * * *

    Megjithate disa pasaktesira historike mund te ishin menjanuar, sikurse kthimi i Skenderbeut ne Kruje ne tetor te vitit 1443 e jo ne fund te nentorit sikurse ka ngjare ne te vertete. Autori pohon se vellezerit e Skenderbeut, Stanishin dhe Konstatinin, i helmoi Sulltani ne Adrianopoje, ka nuk rezulton te jete e vertete. Vellai tjeter Reposhi, nuk permendet kurrkund. Humbjet osmane ne betejat me shqiptaret jane te sterzmadhuara, me qellim te vihet ne dukje trimeria e shqiptareve dhe e prijesit legjendar Skenderbeu. Duket se autori e do me shpirt heroin kombetar shqiptar. Admirimi i tij per te nuk njeh cak. Skenderbeu portretizohet si gjeni ushtarak, burre shteti, patriot i perkushtuar teresisht ndaj vendit te tij, njeri me karakter te forte, i paperkulshem, i patrembur dhe i meshirshem. Sulltan Murati "Ahmureti, sikurse e quan autori), i frustruar nga fitoret e shkelqyeshme te Skenderbeut, irret: "Ai nuk eshte njeri. Nuk mund te jete, se ne do ta kishim thyer vite me pare. Ai duhet te jete djalli vete ose shtrigan..." Koloriti i gjuhes, situatat dramatike dhe vizatimi i karaktereve e terheqin lexuesin t'i dale mbane vepres. Romani historik per Skenderbeun ka plot faqe te shkruara me ngrohtesi per Shqiperine dhe per shqiptaret. Respekti i tij per aktet heroike dhe guximin e shqiptareve, per dashurine e tyre ndaj lirise e pavaresise, spikat kudo. Kuptohet se ai e sheh Skenderbeun si misherim te pavdekshem te ketyre virtuteve te larta, ndaj autori meriton pershendetje te ngrohta si mik dhe dashamir i popullit shqiptar. Peter Prifti ka botuar nje recension ne anglisht rreth romanit te Charles Ewert te Albanian Catholic Bulletin, Santa Clara, California, vol. III, 1982. * Intelektualeve te diaspores u takon te evidencojne lidhjet spontane kulturore midis Amerikes dhe Shqiperise, interesin e dijetareve amerikane per figura te shqura dhe per historine tone, t'u shprehim mirenjohjen per urat kulturore qe ndertuan midis dy kombeve. Jo te gjitha komunitetet qe jetojne ne hapesiren e ketij kontinenti e gezojne favorin qe kemi ne. Do te ishte ne nderin e organizatave tona te shumta te perkujtonin Longfellow-ut ne rastet e pervjetoreve jubilare, ose te organizonin vizita ne muzeun e tij ne Maine. Kjo vlen edhe per autoret e tjere. Kur nuk arrijme t'i nderojme si e meritojne, se paku le te mos i harrojme. Puna ka nisur mbare, vese duhet vazhduar me me intensitet. Duke e perfunduar, me lejoni te sjell vleresimin e filosofit dhe historianit te famshem francez, Volterit per Skenderbeun: "Sikur Perandoria Bizantine te kishte patur njerez si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do t'i kishte shpetuar pushtimit Turk." Dhe nje thenie tjeter nga gjenerali James Wolfe, komandanti englez qe u mori francezeve rajonin e Quebec ne Kanada me 1759: "Ai "Skenderbeu) ua kalon te gjithe oficereve te vjeter dhe moderne, ne taktiken mbrojtese te nje ushtrie te vogel."

    New York, gusht-shtator 2005





    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut

    Në Sfetigradin e Skënderbeut

    Nga Kasem BIÇOKU

    Vetëm pesë-gjashtë vjet luftëra çlirimtare të shqiptarëve me në krye Heroin tonë Kombëtar, Skënderbeu, kanë bërë që kështjella shekullore e Sfetigradit të hyjë në histori, të mos harrohet dhe të mos mbetet e panjohur si dhjetëra e dhjetëra kështjella të tjera malore që gjenden anembanë trojeve shqiptare.
    Emri i kështjellës së Sfetigradit është bërë i njohur në kohën e Skënderbeut prej ngjarjeve heroike dhe dramatike për zotërimin e saj. Emri i Sfetigradit përmendet në dokumentet e kohës së Skënderbeut, në kronikat e autorëve bizantinë, në veprat e historianëve të vjetër osmanë, mbi të gjitha në historinë e Marin Barlecit, që është vepra themelore dhe më e rëndësishmja për të njohur jetën dhe veprimtarinë e Heroit tonë Kombëtar. Kronisti bizantin Laonik Halkokondili është burimi tregimtar më i hershëm që flet për këtë kështjellë. Ai e përmend atë me emrin Sfeti. Kurse M. Barleci dhe dokumente të kohës e kanë emërtuar Sfetigrad (sllavisht: Qytet i Shenjt&#235, emër që lidhet me manastiret e kishat e shumta sllave që ishin në rrethinat e tij. Burimet historike mesjetare emërtimet qytet e kështjellë i kanë përdorur përgjithësisht si sinonime. Vendbanimet që kishin kështjella janë emërtuar si qytete edhe kur nuk kishin treg, edhe kur kishin disa herë më pak banorë se fshatrat e mëdhenj që kishin edhe tregje. Historianët e vjetër osmanë, kur tregojnë për fushatën ushtarake të vitit 1448 që sulltan Murati II ndërmori për ripushtimin e Sfetigradit, kështjellën e kanë dhënë me emrin Koxhaxhik. Prej veprave të tyre e deri në fund të viteve 60 të shek. XX studiuesit e kanë quajtur si të sigurt se vendndodhja e kështjellës së Sfetigradit ka qenë në fshatin Koxhaxhik të krahinës së Zhupës, që shtrihet në lartësitë e shpatit perëndimor të malit të Stogovës.
    Më pas, disa historianë sllavë janë shprehur se Sfetigradi nuk ka qenë në Koxhaxhik. Për vendndodhjen e tij ata kanë dy qëndrime. Njëri qëndrim e lokalizon Sfetigradin në fshatin Rahovnik (qyteti i sotëm i Dibrës) dhe tjetri në Malin e Shenjtë të Mirditës. Këto nuk mbështeten nga burimet historike dhe as nga vëzhgimi i terrenit (dëshmitë materiale). Në Rahovnik dhe në Malin e Shenjtë të Mirditës nuk ka pasur kështjella në kohën e Skënderbeut. Për 30 vjet historiografia shqiptare ka heshtur për këtë çështje dhe ka përkrahur pikëpamjen e vjetër, sipas së cilës Sfetigradi ka qenë në fshatin Koxhaxhik të krahinës së Zhupës.
    Vetëm në vëllimin e I të «Historisë së Popullit Shqiptar», të botuar në vitin 2002 prej Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kasem Biçoku ka shkruar se Sfetigradi nuk ka qenë në Koxhaxhik, por në krahinën e sotme të Demir Hisarit të Maqedonisë. Në këtë përfundim është arritur nëpërmjet shqyrtimit të kujdesshëm të të dhënave të regjistrave kadastralë osmanë të shekullit XV, të botuara prej autorëve sllavë. Me gjithë kërkesat e përsëritura çdo vit pranë drejtorisë së Institutit të Historisë, asnjëherë nuk m’u krijua mundësia që t’i verifikoja në terren përfundimet për vendndodhjen e Sfetigradit në Demir Hisar.
    Në mars të vitit 2003 vizitova për herë të parë Maqedoninë si i ftuar për të marrë pjesë në Sesionin Shkencor, që u organizua në qytetin e Dibrës me rastin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në sheshin kryesor të qytetit. Me këtë rast vizitova edhe fshatin e Koxhaxhikut dhe më pas botova artikullin shkencor «Dibra dhe Koxhaxhiku në kohën e Skënderbeut» («Studime historike», Tiranë, 2003, nr. 1-2, f. 7-29). Në këtë studim kam treguar se kështjella e Koxhaxhikut ka qenë prej druri dhe nuk ka pasur asnjë rëndësi të veçantë ushtarake. Kështjella është ngritur në vendbanimin më të lartë të krahinës së Zhupës, në shpatin perëndimor të malit të Stogovës dhe ka shërbyer për administrimin e kullotave verore të këtij mali.
    Për herë të dytë në Maqedoni kam shkuar më 24-25 shtator të vitit 2005, me interesimin e drejtpërdrejtë të drejtorit të ri të Institutit të Historisë, prof.dr. Marenglen Verlit, për të parë vendndodhjen e Sfetigradit, rrugën Shkup-Kërçovë gjatë lumit Treska, fushën e Pollogut, Shkupin dhe Ohrin.
    Në këtë udhëtim shumë të rëndësishëm kërkimor jam shoqëruar nga punonjësi shkencor i Institutit të Historisë dr. Dritan Egro dhe nga prof.dr. Agron Gani, pedagog i historisë në Universitetin e Tiranës. Në Maqedoni na priti z.Ilmi Veliu, mësues historie në Kërçovës. Ky bashkë me dr. Ismet Muratin, specialist i mjekësisë sportive, kishin bërë kërkime në Demir Hisar për të gjetur kështjellën e Sfetigradit. Pasi kishin vëzhguar terrenin kishin arritur në përfundimin se kështjella duhej të ishte në malin e Dervenikut të Demir Hisarit. Maja më e lartë e këtij mali (1494 m mbi nivelin e detit dhe nga rrëza e malit është më pak se gjysma e kësaj lartësie) është emërtuar “Kale” në hartat e Maqedonisë. Ata kishin përcaktuar që më parë rrugën e ngjitjes për në lartësitë e malit, e cila kalonte nëpër fshatin shqiptar të Dervenikut. Kërkimet për gjetjen e kështjellës i kishin ndërprerë për shkak të mungesës së një udhërrëfyesi për të ecur nëpër pyjet e dendura të malit.
    Më 24 shtator të vitit 2005 si udhërrëfyes për të gjetur kështjellën e Sfetigradit patëm shqiptarin 76-vjeçar prej Kërçove, z.Azem Beshiri, i cili ka jetuar mbi 30 vjet në fshatin Dervenik dhe kishte 26 vjet pa shkelur në të.
    Nëpërmjet një udhe malore iu ngjitëm me makinë shpatit perëndimor të malit për të arritur në fshatin Dervenik, që është rreth 1000m mbi nivelin e detit. Nga afër 100 familje që kishte pasur fshati kur prej tij ishte larguar z.Azem Beshiri, kishin mbetur vetëm tri familje shqiptare që merreshin me blegtori. Duke u prirë saktë tre historianëve të Tiranës dhe dy bashkëqytetarëve të tij, pas 2 orë e 30 minutash udhëtim drejt veriut, nëpër pyje e lëndina të mbuluara me fier e me bar të harlisur prej lagështisë së tokës, arritëm pranë kreshtës së malit. Udhërrëfyesi u ndal për t’u shlodhur dhe me dorë na tregoi vendin ku ndodhej kështjella. Pas një udhëtimi të shkurtër arritëm në vendndodhjen e saj, në kreshtën më të lartë dhe që është në shpatin verior të malit. Gjatë gjithë perimetrit eliptik të kështjellës pamë gurët e mbuluara të themeleve prej barit. Kështjella, sipas matjeve të bëra prej z.I. Veliut, e ka perimetri 280 m, gjatësinë (lindje-perëndim) 98 m dhe gjerësinë 82 m (veri-jug).
    Nga kështjella e Sfetigradit shihet në veri fshati i sotëm fushor i Svetës, që ruan deri në ditët tona emrin mesjetar të kështjellës. Sveta përmendet me këtë emër edhe në regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV dhe sot është qendërbanim më i afërt me kështjellën. Në anën jugperëndimore të kështjellës është qyteza e Demir Hisarit. Në perëndim të Sfetigradit dhe në lartësi më të vogla janë edhe dy kështjella të tjera që kanë puse me ujë të pishëm. Ngjitur me malin e Dervenikut dhe në anën jugperëndimore të tij është kështjella e Xhagorit, kurse më larg, në perëndim, mbi një kodër (ndërmjet Demir Hisarit dhe Svetës) është kështjella e Graishtës (Gradishtës). Rreth malit të Dervenikut janë tre fshatra shqiptarë dhe gjashtë fshatra sllavë. Njëri prej tyre, që shtrihet në lindje, ka emrin Sveti Todor. Siç e dëshmojnë themelet, kështjella e Sfetigradit kishte një pozicion strategjik të veçantë. Sipas M. Barlecit kjo kështjellë ka pasur madhësinë e kështjellës së Stelushit (Varoshi në Mat), të cilën, sipas gjurmimeve të Skënder Anamalit, ai e ka «përshkruar bukur dhe saktë».
    Shpatet e kreshtës shkëmbore të malit Dervenik, ku ngrihet kështjella e Sfetigradit, janë shumë të pjerrëta nga tri anë e të pangjitshme prej ushtrive. Në anën jugore të saj ka qenë porta dhe 200 m në jugperëndim të portës është një burim uji. Një burim tjetër i tharë është 100 m larg portës së kështjellës. Në jug të kështjellës së Sfetigradit shtrihen ara e kullota të shumta, ku kultivohej thekra dhe janë rritur kumbullat, dardhat, lajthitë, trandafili i egër, ferrat dhe kudo fieri. Kur bie dëborë ajo shkrin për disa ditë, sepse malin e Dervenikut e rreh dielli nga të gjitha anët. Ai është mbuluar me pyje ahu dhe ka shumë burime uji.
    Nga kështjella e Sfetigradit vështrohet pjesa më e madhe e fushës së Pelagonisë dhe kontrollohen rrugët që lidhin Përlepin e Manastirin me viset në perëndim të tyre. Pozicioni strategjik i Sfetigradit dhe mbrojtja natyrore e krahinës ku ngrihet ajo, siç e dëshmojnë regjistrat kadastralë osmanë të shek. XV, kanë bërë që osmanët ta riemërtonin Kështjella e Hekurt (Demir Hisar). Kurse malin, ku ngrihet kështjella, osmanët e kanë quajtur Dervenik, emër që tregon se banorët e fshatrave të tij kishin për detyrë të kujdeseshin për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të siguronin lëvizjes nëpër to. Emërtimi paraosman i krahinës së Demir Hisarit ka qenë Sopotnica. Jo rastësisht çlirimi i Sfetigradit ka qenë hallka e fundit e vargut të aksioneve ushtarake që Skënderbeu ndërmori në nëntor të vitit 1443 për çlirimin e trojeve shqiptare. Rruga e kthimit të Heroit nga Nishi (Nish-Prishtinë-Prizren) për në zotërimet e Kastriotëve ka përcaktuar edhe ecurinë e veprimeve luftarake të Skënderbeut.
    Disfata e rëndë e trupave osmane në Nish, më 3 nëntor të vitit 1443, dhe marshimi i ushtrisë së J. Huniadit deri pranë Sofjes bënë që forcat osmane të largoheshin në panik prej Dardanisë (Kosovës së sotme) e trevave të tjera. Skënderbeu mori lehtësisht zotërimet familjare në Dardaninë Perëndimore (Rrafshin e Dukagjinit) dhe prej këndej iu drejtua fushës pjellore përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Vardar (Gostivar-Tetov&#235, ku nuk kishte asnjë kështjellë për strehimin e mbrojtjen e forcave osmane dhe ku fshatrat ishin ngritur nëpër shpatet e maleve të larta. Në lindje të kësaj fushe, në krahinën e Dervenit, ishte vetëm një kështjellë, ajo e Sobrit, e cila ruante rrugën Shkup-Tetovë. Pasi mori këtë trevë shumë të rëndësishme, Skënderbeu vijoi rrugën në drejtim të viseve bregdetare dhe dëboi forcat osmane prej Krujës dhe prej kështjellave të tjera, si Petrela, Stelushi, Guri i Bardhë etj..
    Pastaj Skënderbeu u rikthye në drejtim të viseve lindore për zotërimin e ngushticave të rrugëve që niseshin nga Shkupi e Manastiri dhe vijonin në drejtim të perëndimit.
    Rruga gjatë rrjedhjes së lumit Treska ka qenë shumë e rrezikshme për kalimin e ushtrive osmane nga Shkupi në Kërçove e më tutje. Ajo mbeti e papërdorur prej tyre gjatë kohës së Skënderbeut. Rrugët për lëvizjen e ushtrive osmane nga Manastiri e Përlepi në drejtim të viseve perëndimore e deri në Detin Adriatik kanë qenë më të shkurtërat, më të mirat e që kishin më pak ngushtica malore në krahasim me rrugët që niseshin nga Shkupi. Këto rrugë vëzhgoheshin e kontrolloheshin mirë prej forcave ushtarake që kishin në zotërim Sfetigradin. Prandaj, pasi Skënderbeu çliroi Sfetigradin, u shënua edhe përfundimi i kryengritjes çlirimtare të nëntorit të vitit 1443. Kështjella e Sfetigradit u bë baza ushtarake kryesore e pjesës jugore të brezit kufitar lindor të trojeve shqiptare.

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Akademia e Shkencave më në fund thyen heshtjen. Në 9-10 dhjetor, një konferencë me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut

    Akademikët, përgjigjet e munguara për Heroin


    Alma Mile

    Ndërsa institucione të ndryshme kulturore kanë zhvilluar pafundësi aktivitetesh për Skënderbeun, Akademia e Shkencave vendos të thyejë akullin me një konferencë shkencore, madje të përmbyllë një vit të tërë jubilar. Në datat 9-10 dhjetor, në vijim të aktiviteteve të ngjashme në 18 nëntor në Prishtinë dhe 25-18 nëntor në Shkup, Instituti i Historisë, mbledh studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Hungaria, Gjermania, etj. Drejtori i këtij instituti, prof. dr. Marenglen Verli, thotë se ky aktivitet, sjell të reja mbi figurën e Skënderbeut, por edhe do t’u japë përgjigje shumë pikëpyetjeve të ngritura së fundi rreth figurës së Heroit Kombëtar.

    Më në fund, edhe Instituti i Historisë zhvillon një aktivitet për Skënderbeun… Aktiviteti shkencor për 600- vjetorin e lindjes së Skënderbeut, që do zhvillohet në 9 -10 dhjetor mbyll një varg aktivitetesh të ngjashme që zhvillohen në Prishtinë dhe në Shkup. Do të ketë rreth 30 kumtesa, ku do referojnë medievistë të njohur shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia, diaspora, apo edhe të huaj që me kumtesat e tyre do t’i japin një dimension të ri kësaj periudhe. Mes tyre do përmendja Ishtvan Shylc nga Hungaria, Mikail Neke nga Gjermania, Nikolla Pano nga SHBA, Selim Daci, Muhamet Mala, Jahja Draçolli nga Kosova, Kristo Frashëri, Ferid Duka, Dritan Egro, Petrika Thëngjilli, Aleksandër Meksi, etj., nga Shqipëria.
    Ka arsye që ky aktivitet mbahet në fund të kremtimeve të jubileut?
    Kemi organizuar edhe aktivitete të tjera të përmasave më të vogla, si ai në bashkëpunim me shoqatën Shqipëri - Poloni, megjithatë kjo konferencë ishte parashikuar në muajt e fundit të vitit, për të qenë sa më pranë festës së 28 Nëntorit dhe në aspektin shkencor, për të mbyllur atë mori aktivitetesh që janë zhvilluar në Vitin e Skënderbeut. Një vonesë e vogël ka ardhur për arsye se ndërrimet e qeverive, bënë që akordimi i fondit 2 milionë lekë të reja e që do mbulonte shpenzimet për akomodimin e studiuesve të huaj, të vonohej. Megjithatë jemi brenda afatit të përcaktuar.
    Një konferencë e këtyre përmasave është zhvilluar edhe në vitin 1968, në përvjetorin e 500-të të vdekjes?
    Ai i vitit 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut ishte një ngjarje që çoi në një stad të caktuar arritjet shkencore për Skënderbeun dhe epokën e tij. Mendoj se ka kaluar një kohë e mjaftueshme, që me të dhëna të tjera t’i qasemi sërish kësaj teme. Do paraqesim të rejat më të fundit të mbështetura në zbulimin e dokumenteve, të studimeve në terren, të interpretimeve të reja, duke iu afruar më tepër të vërtetës për atë periudhë. Mes tyre do ketë edhe teza të guximshme, si ajo e prof. Kasëm Biçokut, i cili e çon kufirin lindor të shtetit të Skënderbeut, disa dhjetëra kilometra përtej asaj që kemi ditur. Se sa të shëndosha do jenë argumentet e autorit, këtë do ta shohim konkretisht. Prej kohësh Koxhaxhiku është vënë në diskutim nëse është Sfetigradi i famshëm i rrethuar dhe i marrë pas shumë mundimesh nga ushtritë osmane. Kalaja e Koxhaxhikut, diku në afërsi të Dibrës, për Biçokun është më në lindje, aty ku zona malore e Maqedonisë zbret në zonën e Pellagonisë. Ai ka qenë edhe në një ekspeditë në terren, për të parë fortifikimet e hershme të kësaj periudhe.
    Ka vite që shumë pikëpyetje janë ngritur në dimensionet e ndryshme të kësaj figure. Sa do mundet kjo konferencë të japë përgjigje?
    Eshtë e vërtetë që ka mendime që bien ndesh me atë të përgjithshmin, si në rastin e austriakut Oliver Shmid, i cili vë në dyshim figurën e Skënderbeut dhe lidhjet e tij me Maqedoninë, Kosovën e më gjerë. Aktiviteti do të arrijë t’u japë përgjigje disa prej hipotezave për praninë e Skënderbeut në Kosovë, për betejën e Torviollit, për lidhjet me Stefan Cërnojeviçin e Malit të Zi, i cili ishte martuar me motrën e tij dhe ishte pjesë e aleancës së Lezhës, etj.
    Ato do të ketë kumtesa rreth origjinës?
    Mendoj se çështja e origjinës së Skënderbeut tashmë është e sqaruar. Ai është një shqiptar i mirëfilltë, pasi origjina e prindërve të tij është e tillë. Diskutime të shumta ka pasur për vendlindjen. Eshtë diskutuar mes Dibrës dhe Hasit dhe sot studimet i qëndrojnë më tepër zonës së Hasit, e cila shtrihet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa nëna e tij ka qenë nga fusha e Pollogut.
    Për shqiptarët Gjergj Kastrioti, ka qenë gjithmonë një hero madhështor, referuar kryesisht veprës së Barletit dhe në këtë vit jubilar, lexuesit i është ofruar nëpërmjet shtypit thuajse i njëjti ideal…
    Në librat e Barletit, apo të të tjerëve që i janë referuar atij, ka romantizëm, figura e heroit jepet e idealizuar, por ndërkohë janë qindra materiale, libra të natyrave të ndryshme, si historikë, letrarë, apo piktura e objekte të tjera, që e sjellin Skënderbeun me përmasa ndërkombëtare. Ndoshta është e tepërt të them që ai është edhe në penën e Long Fellout, apo Grigor Perliçevit që i ka kushtuar një poemë të tërë. Figura të rëndësishme si Papa apo sundimtarët e Napolit, Alfonsi i Aragonës, Huniadi, etj., kanë lidhur aleanca me të. Fakti që për 25 vjet u bëri ballë dy sulltanëve më të fuqishëm të perandorisë osmane, tregon se ai ishte vërtet barriera e parë e frontit evropian. Fakti që fqinjët ballkanikë mundohen ta “përvetësojnë”, nuk është e pabazë, por fatmirësisht origjina e tij është e padiskutueshme.
    Iu referuam tezave, jo rrallë herë të hedhura përmes shtypit, nuk mendoni se studiuesit e Akademisë së Skencave duhet të jenë më të pranishëm me përgjigjet e tyre në këto raste?
    Ka ardhur koha që përgjigjja serioze e studiuesve të mirëfilltë për këdo që merr lapsin e shkruan, do të ishte humbje kohe dhe energjie. Megjithatë, instituti me specialistët e tij ka qenë i pranishëm me një varg intervistash, apo shkrimesh në shtypin e përditshëm dhe jo me kundërpërgjigje, por duke shtruar teza të mbështetura shkencërisht. Kjo është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë t’i qasen në mënyrë amatore, apo tendencioze kësaj teme.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Botohet kopja “dixhitale” e “Kodit të Skënderbeut”


    A. M

    Origjinali ndodhet në Bibliotekën e Vajmarit, ndërsa një kopje e tij ka ardhur edhe në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar ka botuar në formën e një libri, fotografitë dixhitale të marra nga kopja origjinale e “Kodit të Skënderbeut”, i cili mendohet të ketë qenë një nga librat e bibliotekës personale të heroit. Sipas drejtorit të MHK-së, Moikom Zeqo, mendohet se ai i është dhuruar atij në vitin 1456 nga Alfonsi i Aragonës, gjatë një vizite në Napoli. “Codex Skanderbeg” i përket shek. XV- XVI, është shkruar në pergamenë me pendë. “Codex-i”, i cili peshon 8 kg, është blerë më 1590, nga Christoffel von Wellendrodt në Varshavë dhe në vitin 1621 i shitet përsëri princit të Vaimarit, Johann Ernest von Sachsen. Sipas një numërimi të shek. XVIII, libri ka 325 faqe me ilustrime. “Codex-i” është restauruar më 1958. “Libri i Skënderbut është një Enciklopedi Figurative që ravijëzon kulturën dhe ekzotikën e shekujve XV- XVI e që zakonisht u dhurohej personaliteteve të mëdha të Evropës”, - thotë Zeqo. Dorëshkrimi përmban 650 vizatime mbi teknikën e arkitekturës, fortifikimin, iluzionin, artin e të mbrojturit, të armëve, deri tek arti i ndërtimit të urave, por edhe për jetën e oborrit. 81 vizatime janë marrë nga libri “Bellifortis”, nga Konrad Kyeser, disa nga “Iconismis bellicis”, të mjekut vienez Johan Hartlip, ndërsa të tjerat nga autorë të panjohur.

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Dy anëtarë të Kongresit Amerikan, paraqesin rezolutën për nder të 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut

    SHBA: 600 vjetori i lindjes së Skënderbeut përkujtohet në një rezolutë paraqitur Kongresit

    Dy anëtarë të Kongresit amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana Rohrbaker i paraqitën të premten Dhomës së Përfaqësuesve një rezolutë për nder të 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Është hera e parë që në Kongresin amerikan paraqitet një dokument i tillë, i cili përkujton Skënderbeun si burrë shteti, diplomat dhe gjeni ushtarak si dhe rolin e tij në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi osman.

    Projektrezoluta, e paraqitur në Kongres me ndihmën e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përshkruan me hollësi rolin e Skënderbeut në mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve të Evropës, duke e shpëtuar kontinentin nga pushtimi. Meqenëse në Shtetet e Bashkuara nuk dëgjohet të flitet shumë për Skënderbeun, kjo projektrezolutë është një përpjekje për t'i njohur amerikanët me rolin e tij 6 shekuj më parë.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrbaker, një nga kongresmenët që paraqitën rezolutën, tha:

    “Skëndërbeu, kjo figurë historike, ndali përparimin turk drejt Evropës Perëndimore, duke ndryshuar historinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Unë kam propozuar që Kongresi amerikan të përkujtojë 600 vjetorin e lindjes së Skëndërbeut në mënyrë që ne të njohim rolin e rëndësishëm që ai luajti jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në historinë e krejt qytetërimit perëndimor. Skënderbeu udhëhoqi popullin shqiptar kundër pushtimit osman të Evropës duke shpëtuar Perëndimin prandaj ne duhet t'i shpërblejmë shqiptarët për këtë, të ndihmojmë Shqipërinë të përparojë në familjen e kombeve si dhe që populli i Kosovës të gëzojë të drejtën për të vendosur për fatin e vet me anë të kutisë së votimit.”

    Zoti Rohrbaker komentoi me këtë rast për çështjen e statusit të Kosovës. Ai tha se negociatat për të ardhmen e Kosovës zhvillohen me vonesë sepse ato duhet të kishin filluar shumë kohë më parë. Fakti që ato do të fillojnë është diçka për t’u përshëndetur por ne duhet të nisim punën për këto bisedime, tha Rohrbaker. Shumë të rinj në Kosovë, tha ai, nuk kanë punë sepse të huajt nuk investojnë në një vend i cili nuk ka një status të përcaktuar qartë.

    “Këta të rinj po sakrifikojnë mirëqenien e tyre por ata nuk kanë pse sakrifikojnë thjesht për faktin se disa njerëz kanë frikë se mos inatosen serbët. Këtu nuk hyjnë serbët, ata kanë të drejtë mbi vendin e tyre. Populli në Kosovë ka të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur, ashtu si amerikanët që kanë të drejtën për të qenë të lirë dhe të pavarur nëse kjo është mënyra që ata kanë zgjedhur vetë. Pikërisht kjo është demokracia. Pra, këto negociata do ta lejojnë popullin e Kosovës të jetë demokratik dhe të ketë të drejtat e tij. Për të ardhmen e Kosovës duhet të mbahet një referendum dhe duhet mbajtur menjëherë,” tha republikani Rohrbaker.

    Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte në Krujë për vizitë, i kishte lënë përshtypje të thellë lufta e gjatë për liri që kishte bërë Skënderbeu. Pa këtë luftë, e gjithë bota perëndimore do të kishte qenë ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do të kishin qenë një vend i ndryshëm po të mos kishte qenë guximi që tregoi qindra vjet më parë Skënderbeu, tha Rohrbaker.

    Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e shpjegon kështu rëndësinë e kësaj rezolute:

    “Kjo është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët sepse Gjergj Kastrioti është një nga figurat kryesore mes shumë heronjve historikë. Shqiptarët mund të jenë krenarë për historinë e tyre të lavdishme dhe trashëgiminë e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe ka vazhduar në shekullin e 20-të me Nënë Terezën. Populli shqiptar nuk është ende i lirë. Në Kosovë ata nuk kanë ende pavarësi dhe Shqipëria nuk është ende anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Prandaj ne duam t’u kujtojmë atyre se Gjergj Kastrioti ka bërë shumë për Evropën Perëndimore, dhe ne në Shtetet e Bashkuara duhet ta mbajmë mend një gjë të tillë për të bërë atë që është e drejtë për popullin shqiptar, pra të integrojmë sa më shpejt në Evropë Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende demokratike.”

    Në rezolutë citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrisë britanike në Kebek, sipas të cilit “Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve, të lashtë dhe modernë, në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse.”

    Aty citohet gjithashtu historiani britanik Edward Gibbon, i cili ka thënë se “fisnikëria dhe feja e tij e kanë rreshtuar princin shqiptar krahas emrave të Aleksandrit të Madh dhe Pirros”.

    Shqipëria nën Skënderbeun, thuhet në rezolutë, pengoi pushtimin e Romës dhe të krejt Italisë nga Perandoria Otomane, duke i hapur në fakt rrugën Rilindjes italiane. Statujat e Skënderbeut mbi kalë dhe me shpatë në dorë zbukurojnë sot kryeqytetet e Italisë, Austrisë, Hungarisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

    Në projektrezolutën, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve, lavdërohen shqiptarët kudo në botë për nderimin që i bëjnë heroit të tyre Gjergj Kastrioti si dhe i bëhet thirrje qeverisë amerikane të punojë me partnerët evropianë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë dhe të një Kosve të lirë në Bashkimin Evropian, si shpërblim për kontributin dhe sakrificën e bërë nga Skënderbeu dhe nga populli shqiptar për të shpëtuar Evropën Perëndimore nga sundimi otoman.

    Ilir Ikonomi
    Zëri i Amerikës

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    "Codex Skanderbeg" 8 rrjeshta, ndoshta ne shqipen e vjeter

    E Premte, 28 Tetor 2005
    Libri i Skenderbeut, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje Enciklopedi Figurative qe ravizon kulturen dhe ekzotiken e shekujve, u promovua dje nga Drejtori i Muzeut Historik, Dr. Moikom Zeqo. Ndersa libri eshte i perbere nga shume tekste te ndryshme, nje pjese e te cilit ka 81 vizatime te Konrad Kyezer, vdekur ne te njejtin vit qe ka lindur Skenderbeu. Ne nje tekst te librit "Bellifortis" te Kyezer (1366-1405) qe ndodhet ne France, ne Muzeun Konde e ka komentuar edhe Dr.Robert Elsie. Ai ka gjetur ne te edhe 8 rrjeshta, qe mendon se jane te shkruar ne shqipen e hershme. Nese kjo eshte e vertete, atehere bie poshte fakti qe dokumenti i pare i gjuhes shqipe eshte Formula e Pagzimit, e shkruar ne dialektin e veriut me shkronja latine, qe mban daten 8 nentor 1462. Dokument ,i cili u zbulua vetem ne vitin 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne nje nga bibliotekat e Milanos, Itali.Keto dyshime te Elsie, mund te shkojne pertej nje dyshimi pasi ai e njeh mire prej vitesh kulturen shqiptare dhe vetem para pak kohesh ka perkthyer edhe "Lahuten e Malcise" ne anglisht.Ndersa me tej mesohet qe Libri i Skenderbeut ka edhe disa mbishkrime ne latinisht dhe ne gjemanishten gotike.

    Ishte nje tentative, por e dale me sukses, nje kerkese per biblioteken e Vajmarit, per te derguar prane muzeut nje fotokopje te dixhitalizuar te ketij libri "Codex Skanderbeg". I perket shekullit te XV dhe XVI, i shkruar ne pergamene ai ka nje teknike te vizatimeve me pene. Qe prej vitit 1621, kohe ne te cilen ai i shitet princit te Vajmarit, libri ndodhet aty. Kishte shekuj qe ky doreshkrim, i cili ka qene ne biblioteken personale te heroit, por qe nuk e ka pare asnje prej shqiptareve. Doreshkrimi permban 650 vizatime mbi tekniken, arkitekturen, fortifikimin, iluzionin, artin e te mbrojturit, armeve, e deri tek arti i ndertimit te urave. Ne 90 faqe ka vizatime qe sjellin nje informacion te vyer historik ne paraqitjen e jetes qytetare dhe asaj te oborrit, te bera nga autore, por qe ende nuk dihet se kush jane. Mendohet se libri fillimisht ka qene ne biblioteken e Alfonsit te Aragones, dhuruar Skenderbeut me 1456, kur heroi ka shkuar ne Napoli, duke e bere prone te bibliotekes se Skenderbeut. Libri cilesohet si nje motiv kulturologjik shume i rendesishem per skenderbeologjine.

    A.Ymeri

  9. #59
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    For Immediate Release
    Contact: AACL, (914) 671-8583


    CONGRESSMEN ROHRABACHER AND LANTOS INTRODUCE CONGRESSIONAL RESOLUTION TO HONOR THE 600TH ANNIVERSARY OF THE BIRTH OF GJERG CASTRIOTI SCANDERBEG


    WASHINGTON, OCTOBER 28, 2005—Today, at the urging of the Albanian American Civic League, House International Relations Committee Member Dana Rohrabacher
    (R-CA) and Tom Lantos (D-CA), the Committee’s Ranking Democrat, introduced a Congressional Resolution honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg)—the fifteenth century Albanian statesman, diplomat, and military genius who is a national hero to Albanians in the Balkans and throughout the world.

    With the help of several Albanian professors, Civic League President Joe DioGuardi and Balkan Affairs Adviser Shirley Cloyes DioGuardi provided the research to convince Rohrabacher and Lantos to introduce a Congressional Resolution commemorating on October 28, 2005, the many achievements (listed in the
    resolution) of Gjergj Castrioti Scanderbeg. The Resolution concludes with the House of Representatives urging the Bush administration to “work with its European partners to accelerate the integration of Albania and a free Kosova into the European Union, in recognition of the great contributions and sacrifice made by Gjergj Castrioti and the Albanian people in saving Western Europe from Ottoman domination.” This follows an account of Scanderbeg’s life and the occupation that the Albanian people endured for 425 years after Scanderbeg’s death, ending on November 28, 1912, with the raising of the Albanian flag by Ismail Qemali over a free Albania, including Kosova and the Albanian lands of Macedonia, Montenegro, Presheva, and Chameria.

    Joe DioGuardi stated that, “Castrioti is the leading figure of the many great historical heroes of the Albanian people. Albanians can rightly be proud of their illustrious history and heritage, beginning in modern times with Gjergj Castrioti and continuing into the 21st century with Blessed Mother Teresa.”
    DioGuardi added that, “In between, to name just two other great figures, we cannot forget the wisdom, courage, and love of the Albanian national cause of Ismail Qemali and Bishop and Prime Minister Fan Noli. We must continue to honor these heroes and their prodigious efforts to free all Albanians, if we are to keep faith (besa) with the Albanian people today and in future generations.”

    According to Shirley Cloyes DioGuardi, “the introduction of a Congressional Resolution honoring Scanderbeg is an important contribution to educating America about the role that Albanians have played in shaping Western history. Scanderbeg’s struggle against Ottoman occupation and oppression for twenty-seven years safeguarded Western Europe and laid the groundwork for its development into a body of free and democratic states.” Cloyes added that, “On the eve of Kosova’s final status talks, the Rohrabacher-Lantos Resolution is also a timely and important reminder that resolving the Albanian national cause, which Scanderbeg founded, is essential to bringing lasting peace to a whole, undivided, and unified Europe.”

    # # #

    109th CONGRESS H.RES. 522
    1st SESSION

    Honoring the 600th anniversary of the birth of Gjergj Castrioti (Scanderbeg), statesman, diplomat, and military genius, for his role in saving Western Europe from Ottoman occupation.


    IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES

    Mr. ROHRABACHER (for himself and Mr. LANTOS) submitted the following
    resolution;
    which was referred to the Committee on International Relations on October 28, 2005


    RESOLUTION


    Whereas six hundred years ago, in 1405 AD, in the White Castle of Kruja
    (formerly Croya), Albania, Gjergj Castrioti was born;

    Whereas at the age of 17 his father reluctantly left him with the Ottoman
    Turkish Sultan as a condition of peace;

    Whereas Castrioti excelled in studying history and classical languages and at
    an early age reached the rank of General in the Ottoman Turkish Army;

    Whereas Castrioti’s military genius and unique leadership qualities were
    praised by Sultan Murad, who called him Iskander Bey (now Scanderbeg), after
    Alexander the Great;

    Whereas, while being away from his native Albanian lands, Castrioti never
    forgot his Albanian heritage and people;

    Whereas on October 28, 1443, after much soul-searching and in utmost secrecy,
    Castrioti finally decided to return home and liberate the Albanian people
    from Ottoman domination;

    Whereas the Battle of Nish on November 10, 1443, between Ottoman troops and
    the Hungarian Army (led by another freedom-fighter, Janos Hunyadi), gave
    Scanderbeg the perfect opportunity to accomplish his plan of return;

    Whereas on November 28, 1443, Scanderbeg returned to his native town of Kruja
    and raised again his flag with the double-headed eagle over the White Castle
    there to the enthusiastic celebration of his people, an historical moment
    vividly described by the American poet Henry Wadsworth Longfellow in his lengthy
    epic poem, “Scanderbeg”;

    Whereas Scanderbeg thereafter successfully defended the Albanian people
    against countless attacks by the Ottoman Empire, the largest army of the period,
    including in 1450 the onslaught of more than 150,000 Ottoman troops led by
    Sultan Murad, who was ultimately defeated by vastly outnumbered Albanian foot
    soldiers and cavalry led by Scanderbeg at the Castle of Kruja in a bloody Homeric
    struggle;

    Whereas Murad’s son, Sultan Mehmed, conquered Constantinople in 1453, thus
    ending the Byzantine period, but was unable in 1466 and 1467 to conquer Albania,
    even though he commanded the largest army of the time, including up to
    300,000 foot soldiers and horsemen;

    Whereas, during 1460 and 1461, Gjergj Castrioti Scanderbeg brought his army
    to southern Italy for the second time to defend his ally, King Alphonse of
    Naples, against the invasion of the Lombards of southern France;

    Whereas Gjergj Castrioti united the Albanian people and established a free
    state of Albania, which endured for 25 years;

    Whereas according to Major General James Wolfe, commander of the British army
    at Quebec, “Scanderbeg… excels all officers, ancient and modern, in the
    conduct of a small defensive army….”; and, according to noted British historian
    Edward Gibbon, “the enthusiasm of chivalry and religion has ranked the Albanian
    prince with the names of Alexander the Great and Pyrrhus”;

    Whereas Scanderbeg died at the town of Lyssus (now Lezha), Albania, on
    January 17, 1468, and Albanians resisted Ottoman occupation for another 20 years,
    after which the Ottomans overran Albania, forcing tens of thousands of Albanians
    to flee across the Adriatic Sea to the Kingdom of Naples for asylum, where
    their progeny still live today;

    Whereas the nation of Albania under Scanderbeg prevented the invasion of Rome
    and all of Italy by the Ottoman Empire, thus effectively paving the way for
    the Italian Renaissance;

    Whereas statues of Scanderbeg mounted on his stallion with sword in hand
    today grace the capitals of Italy, Austria, Hungary, Albania, and Kosova;
    Whereas Albania, including Kosova, became free again on November 28, 1912,
    after 425 years of Turkish Ottoman occupation, and today modern Albania and
    Turkey are both staunch allies of the United States of America; and

    Whereas the Republic of Albania today is resolute in joining NATO and the
    European Union as promptly as possible: Now, therefore, be it
    Resolved, That the House of Representatives—

    (1) commemorates on this day of October 28, 2005, the achievements of
    Gjergj Castrioti Scanderbeg;

    (2) commends Albanians everywhere for paying tribute to and honoring their
    valiant leader, hero, and son, Gjergj Castrioti; and

    (3) urges the United States government to work with its European partners
    to speed up the integration of Albania and a free Kosova into the European
    Union in recognition of the great contribution and sacrifice made by Gjergj
    Castrioti and the Albanian people in saving Western Europe from Ottoman domination.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #60
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ONA ROHRABACHER DHE TOM LANTOS PARAQESIN REZOLUTE KONGRESI NE SHENJE NDERIMI DHE PERKUJTIMI PER 600-VJETORIN E LIDNJES SE GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT

    Shirley CloyesDioGuardi: “Lufta e Skenderbeut per 27 vjet ka sherbyer si mburoje e Evropes Perendimore duke shtruar themelet e zhvillimit te saj si nje organizem shtetesh te lira dhe demokratike”.


    UASHINGTON, 28 TETOR 2005 - Me sugjerim te Lidhjes Qytetare
    Shqiptaro-amerikane, anetari i Komitetit te Kongresit per Marredhenie me Jashte, Dana
    Rohrabacher dhe Tom Lantos, demokrat i rangut te larte prane ketij komiteti, paraqiten
    Kongresit nje rezolute ne shenje nderimi per 600-vjetorin e lindjes se Gjergj
    Kastriotit - Skenderbeut, burreshtetasit, diplomatit dhe gjeniut ushtarak
    shqiptar te shekullit XV, qe eshte hero kombetar i shqiptareve ne Ballkan dhe ne
    mbare boten.

    Me ndihmen e disa profesoreve shqiptare, presidenti i Lidhjes Qytetare
    Shqiptaro-amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes ofruan prova per ta bindur
    Rohrabacehrin dhe Tom Lantosin qe ta paraqesin Rezoluten e Kongresit me 28 tetor
    2005 , ne te cilen permenden disa nga bemat kryesore te Gjergj Kastriotit.

    Rezoluta permbyllet me thirrjen drejtuar perfaqesuesve te Kongresit qe ta
    angazhohen papushim qe administrata e presidentit Bush “te punoje bashke me
    partneret evropiane per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise dhe te Kosoves se
    Lire ne Bashkimin Evropian, ne shenje mirenjohjeje per kontributin madheshtor
    dhe sakrificat e Gjergj Kastriotit dhe te popullit shqiptar ne shpetimin e
    Evropes Perendimore nga dominimi Otoman”.

    Ajo pershkruan shkurtas te dhenat per jeten e Skenderbeut dhe okupimin qe
    populli shqiptar perjetoi mbi supet e tij per 425 vjet pas vdekjes se tij, deri
    sa ai mori fund me 28 nentor te vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin
    mbi Shqiperine e Lire qe ne ate kohe perfshinte Kosoven dhe tokat shqiptare ne
    Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Presheve dhe ne Çameri.

    Joe DioGuardi theksoi se “Kastrioti eshte figura kryesore nga te gjitha
    figurat e medha historike te popullit shqiptar. Shqiptaret me te drejte duhet te
    jene krenare per historine dhe trashegimine e tyre qe ne kohen me te vone ka
    filluar me Gjergj Kastriotin per te vazhduar ne shekullin 21 me shenjtoren Nene
    Tereza”. DioGuardi shtoi se “Po t’u dha detyra te emerosh edhe vetem dy figura
    te tjera te medha, nuk mund ta harrosh kurre urtesine, kurajen dhe dashurine
    e kauzes kombetare shqiptare te Ismail Qemalit dhe te Peshkopit dhe Premierit
    Fan Noli. Ne duhet te vazhdojme t’i nderojme keta dhe te gjithe heronjte dhe
    perpjekjet e tyre titanike per çlirimin e te gjithe shqiptareve”. Kete, tha
    DioGuardi, duhet ta bejme nese duam ta ruajme besen e popullit shqiptar per vete
    dhe per brezat pas nesh.

    Sipas Shirley Cloyes DioGuardi “Hyrja e Rezolutes se Kongresit qe i kushtohet
    Skenderbeut eshte nje kontribut i rendesishem qe Amerikes i ben te njohur dhe
    te qarte rolin qe kane luajtur shqiptaret ne formesimin e historise
    Perendimore.

    Lufta e Skenderbeut kunder okupimit dhe shtypjes otomane per 27 vjet me radhe
    ka sherbyer si mburoje e Evropes Perendimore dhe ka shtruar themelet e
    zhvillimit te saj duke arritur sot ne nje organizem shtetesh te lira dhe demokratike”
    .

    Cloyes shtoi se “Tani kur gjendemi ne prag te fillimit te bisedimeve per
    statusin final te Kosoves, Rezoluta Rohrabacher-Lantos eshte po ashtu nje
    perkujtues i qelluar ne kohen e duhur se zgjidhja e kauzes kombetare shqiptare,
    themelet moderne te te ciles i ka vene Gjergj Kastrioti, eshte thelbesore per
    sjelljen e paqes qe te qendrueshme per Evropen si teresi unike dhe te pandare”.
    /(Perktheu: Musli BAZHDARAJ Per.per botim Elida BUÇPAPAJ)




    Kongresi 109 i ShBA-ve - Sesioni i pare i Rezolutes se Kongresit H. RES. 522

    SKENDERBEU NDALI PUSHTIMIN OTOMAN TE EVROPES PERENDIMORE

    Duke nderuar 600 vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriotit, burreshtetas,
    diplomat dhe gjeni ushtarak, per rolin e tij ne shpetimin e Evropes Perendimore nga
    okupimi otoman, z. Rohrabacher paraqiti ne Kongres rezoluten e meposhtme:

    ------

    Duke pasur parasysh qe Gjergj Kastrioti lindi 600 vjet me pare, ne vitin 1405
    ne Keshtjellen e Bardhe te Krujes (qe dikur njihej si Kroja) te Shqiperise;

    Duke pasur para sysh qe kur kishte 17 vjeç babai i tij pa deshire lejoi
    shkuarjen e tij me Sulltanin Turk si kusht per paqen;

    Duke pasur para sysh qe Kastrioti shkelqeu ne studimin e historise dhe
    gjuheve klasike dhe ne moshe te re arriti rangun e gjeneralit ne radhet e ushtrise
    se turqve otomane;

    Duke pasur para qysh qe kualitetet gjeniale ushtarake te Kastriotit dhe
    kualitetet e tij unike prej lideri i pranoi dhe lavderoi edhe Sulltani i kohes,
    Murati, kualitete keto qe e bene sulltanin ta quante Gjergjin Iskander Bey (tani
    Skenderbe), sipas Aleksandrit te Madh;

    Duke e ditur se edhe pse ishte larg tokes se tij te lindjes, Shqiperise,
    Kastrioti nuk e harroi kurre trashegimine dhe popullin e tij shqiptar;

    Duke e ditur se me 28 tetor te vitit 1443, pas shume peshimeve e shoshitjeve
    qe i kishte bere ne fshehtesine me te thelle, Kastrioti kishte vendosur qe
    perfundimisht te kthehej ne shtepi per ta çliruar popullin shqiptar nga zgjedha
    otomane;

    Duke e ditur se Beteja e Nishit me 10 nentor te vitit 1443 midis trupave
    otomane dhe ushtrise hungareze, te udhehequr nga nje luftetar tjeter i lirise,
    Janosh Huniadi, i dha Skenderbeut rastin ideal per permbushjen e planit te tij
    per kthim;

    Duke e ditur se me 28 Nentor te vitit 1443, Skenderbeu kthehet ne qytetin e
    tij te lindjes, ne Kruje ku i shoqeruar nga hareja dhe gezimi i pafund dhe
    entuziast i popullit te tij, ngre serish mbi Keshtjellen e Bardhe flamurin e tij
    me shqiponjen dykrenore, nje moment historik ky qe pershkruhet me aq gjalleri
    nga poeti amerikan, Henry Wadsworth Lonfellow ne poemen e tij te gjate epike “
    Scanderbeg - Skenderbeu”;

    Duke e pasur tashme te njohur ne hollesi se Skenderbeu qe prej ketij çasti e
    tutje e mbrojti popullin shqiptar me sukses nga sulme e ofensiva te panumerta
    te Perandorise Turke, ushtrise me te madhe te kohes, ku ben pjese edhe
    ekspedita e mbi 150 mije trupave turke te prira nga vete Sulltan Murati ne vitin
    1450, e cila pas nje lufte te pergjakshme te permasave homerike u mposht nga
    kembesoria dhe kaloresia shqiptare e udhehequr nga Skenderbeu ne Keshtjellen e
    Krujes, megjithese ishte shume me e pakte ne numer se ushtria pushtuese:

    Duke e pasur para sysh se ne vitin 1453 i biri i Muratit, Sulltan Mehmedi e
    pushtoi Kostandinopojen, duke i dhene keshtu fund epokes se Bizantit, por nuk
    ia doli dot qe edhe ne vitin 1466 dhe ne vitin 1467 ta gjunjezonte Shqiperine,
    megjithese komandonte me ushtrine me te madhe te kohes, qe ne radhet e veta
    numeronte 300 mije trupa te kembesorise dhe kaloresise;

    Duke e ditur se ne vitin 1460 dhe 1461 Gjergj Kastrioti - Skenderbeu per here
    te dyte shkoi me ushtrine e tij ne Italine Jugore ne mbrojtje te aleatit te
    tij, Mbretit Alfons te Napolit, qe luftonte kunder invadimit te lombardeve te
    Frances Jugore;

    Duke e pasur te qarte se Skenderbeu - Gjergj Kastrioti e bashkoi popullin
    shqiptar dhe krijoi shtetin e lire te Shqiperise, qe ne kohet me te veshtira i
    beri 25 vjet jete;

    Duke e ditur se sipas gjeneralmajorit, James Wolfe, komandant i ushtrise
    britanike ne Kuebek “Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve te lashte dhe te
    koherave moderne, ne drejtimin e nje ushtrie te vogel defensive” dhe duke e ditur
    se sipas historianit te shquar britanik, Edward Gibon “entuziazmi i kaloresise
    dhe religjionit e kane renditur princin shqiptar perkrah Aleksandrit te Madh
    dhe Pirros”;

    Duke e pasur te qarte se Skenderbeu vdiq ne qytetin e Shqiperise, Lisus - sot
    Lezha, me 17 janar te vitit 1468 dhe shqiptaret e vazhduan rezistencen e tyre
    kunder okupimit otoman edhe per njezet vjet te tjere, pas te cilave otomanet
    ia dolen ta mposhtnin Shqiperine, duke shkaktuar keshtu largimin e dhunshem te
    dhjetera mijera shqiptareve qe iken e gjeten strehe pertej Detit Adriatik, ne
    Mbreterine e Napolit, ku sterniperit e tyre vazhdojne te jetojne edhe sot e
    kesaj dite;

    Duke pasur para sysh se populli shqiptar nen udheheqjen e Skenderbeut
    parandaloi renien e Romes dhe te tere Italise nen sundimin e Perandorise Otomane,
    duke i hapur keshtu rrugen Rilindjes - Renesances italiane;

    Duke e pasur te njohur faktin se statujat e Skenderbeut hipur mbi atin e tij
    me shpaten ne dore sot u japin nur kryeqyteteve te Italise, te Austrise,
    Hungarise, te Shqiperise dhe te Kosoves;

    Duke e pasur para sysh se Shqiperia, duke perfshire edhe Kosoven, fitoi
    serish lirine e saj me 28 nentor te vitit 1912, pas 425 vjet okupimi nga Perandoria
    Otomane dhe sot Shqiperia dhe Turqia moderne, qe te dy keto vende jane aleate
    te vendosur te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Republika e Shqiperise
    eshte e vendosur qe sa me shpejt qe te jete e mundur t’u bashkengjitet NATO-s
    dhe Bashkimit Evropian;


    Propozojme qe te vendoset qe Dhoma e Perfaqesuesve - Kongresi

    1) Me 28 tetor te vitit 2005 ta perkujtoje vepren e Gjergj Kastriotit
    Skenderbeut;

    2) T’i pergezoje shqiptaret kudo qe jane per homazhet dhe nderimet per
    liderin, heroin dhe birin e tyre trim, Gjergj Kastrioti dhe

    3) Ta ftoje qeverine ShBA-ve qe ne bashkepunim me partneret evropiane ta
    pershpejtoje integrimin e Shqiperise dhe te Kosoves se Lire ne Bashkimin Evropian,
    ne shenje mirenjohjeje per kontributin e madh dhe sakrificen e bere nga
    Gjergj Kastrioti dhe nga populli shqiptar per shpetimin e Evropes Perendimore nga
    pushtimin Otoman. /(Perktheu: Musli BAZHDARAJ Per.per botim Elida BUÇPAPAJ)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •