Gjendet stema e panjohur e Kastrioteve
E Premte, 27 Maj 2005
Ne Galantina te Italise eshte gjendur se fundmi nje steme, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ajo ka ne strukturen e saj shqiponjen e zeze dykokeshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Prezenca e dy luaneve ne steme eshte e pashpjegueshme, ndersa hidhet hipoteza se mund te jene simbole te Shqiperise antike. Zbulimi eshte bere nga nje udhetar i apasionuar pas vizatimit. Stema e vendosur ne nje prej dyerve te keshtjelles se Kastrioteve ne Salento i ka bere menjehere pershtypje, aq sa ka nxituar ta hedhe menjehere ne leter. Sot nga keshtjella nuk ka asnje gjurme te Kastrioteve
Shqiponja e zeze dykokeshe, kryqi i Jeruzalemit dhe dy luane. Keto jane simbolet e stemes me te fundit te gjetur ne Itali, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Vendosja e dy luaneve ne qender te stemes eshte pak corientuese dhe ende nuk eshte dhene nje shpjegim i sakte per domethenien e saj. Disa hipoteza e lidhin ate me Shqiperine antike, por asgje me shume.
"Emblema na ka rene ne dore nepermjet punes kembengulese te nje kerkuesi, i cili po studjonte shenimet e Pietro Kavotit (Pietro Cavoti), te ruajtura prane bibliotekes se qytetit te Galatines", pohon Alesandro Kastriota Skanderbeg, i cili konsiderohet si dega ne vije mashkullore e Heroit tone kombetar. Pietro Kavoti (1819-1890) eshte nje mjeshter i vizatimit, i pasionuar te fiksonte ne leter ate qe vezhgonte gjate udhetimeve te tij ne mjedise te ndryshme te Salentos. Gjate nje prej udhetimeve te tij ne Salento, ku ishte edhe keshtjella e Kastrioteve (te cilet, sic dihet zoteronin dukatin e Shen Pjetrit ne Galatine dhe kontene e Soletos) dalloi te fiksuar mbi porten qe te ngjiste drejt katit me dhomat per fisnike te pallatit pikerisht kete steme, te cilen ai e vizatoi menjehere ne leter. Pallati i Soletos u prish gjate viteve teteqind te dy shekujve te shkuar. Kurse ne pallatin tjeter, ate te Galatines nuk kane mbetur shenja te Kastrioteve. Prej kohesh ai eshte blere e shitur nga private te ndryshem, pergjate me shume se dyqind viteve, dhe cdo shenje e gjurme kastriotase eshte hequr e fshire. Pronaret nuk kane patur asnje lidhje me arbereshet dhe ca me pak me pasardhesit e Skenderbeut ne Token e Otrantos. Me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, pasardhesit e tij Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg kane nisur te hulumtojne mbi gjithcka qe i perket heroit te Shqiperise. Te tre jetojne ne rajonin e Pulias, ne qytetet e Leces dhe te Brindisit. Paola, duke qene avokate e nje studioje private perhere te zene ne rutinen e perditshme, jo gjithnje gjen tek vetja forca profesionale per te kontribuar me gjetje apo interpretime historike. Eshte bashkeshorti i saj, Xhankarlo Valone, qe po punon per nje takim historianesh shqiptare dhe italiane, i cili ne dy dite rresht do te mbahet prane universiteteve te Barit dhe te Leces. Valone eshte profesor dhe studiues i njohur i mesjetes italiane. Nje nga librat e tij titullohet "Aspekte juridike dhe sociale ne periudhen e qeverisjes aragoneze. Kastriotet ne Token e Otrantos". Xhulio, gjykates, eshte nxitesi i nje projekti skenderbegas surprize, modest por mjaft emocionant. Tani per tani, ende pa u bere nje realitet i sigurte per t'u shpallur, nuk po e bejme publike.
Alesandro, mjeku dhe shkencetari neurolog, me i njohuri prej bashkekombasve per pasoje te intervistave te dhena gjate vizites se kesaj familjeje ne vendin tone ne 27 dhe 28 nentor te vitit te shkuar, perhere njofton per te dhena te reja te zbuluara per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Nje e tille ishte dhe gjetja e stemes, deri diku me domethenie te panjohur, qe mendohet se i perket Gjonit, te birit te Skenderbeut.
Krijoni Kontakt