Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 110
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    “Skënderbeu” i Barletit, gjen prehje në Kosovë

    Sjelljen e veprës së Barletit në Kosovë, nga familja Pacolli, historiani Zekeria Cana e konsideron një ngjarje të madhe për kulturën shqiptare Ekzistojnë shumë vepra për historinë e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, të botuara në dhjetëra gjuhë të botës.
    Por, pothuajse të gjitha janë të bazuara në një të vetme: “Jeta dhe bëmat e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbeu - Princ i Epirotëve...”, shkruar nga Marin Barleti dhe botuar në Romë, latinisht, në vitet 1508-1510.

    Një ndër ekzemplarët shumë të rrallë të botimit të parë të kësaj vepre, është sjellë të premten në Prishtinë, nga familja e biznesmenëve Pacolli. Para se të bëhet pronë e kësaj familjeje, libri ruhej në Utrecht të Holandës, në një kompani antikitetesh. Ky libër mund të jetë bazë e mirë për krijimin e një koleksioni vlerash të posaçme të kulturës shqiptare, brenda familjes kosovare. Vetëm brenda shekullit XVI, libri është ribotuar në latinisht, si dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët kryesore të Evropës, në më se 20 botime. Sjelljen e veprës së Barletit në Kosovë, historiani Zekeria Cana e konsideron një ngjarje të madhe, një ngjarje të madhe në rrafshin e kulturës shqiptare.

    “Kjo është një gjë e madhe, një dhunti e madhe. Ekzemplarët e këtij libri janë shumë të rrallë”, thotë Cana. Sipas tij, me veprën monumentale të Barletit, Skënderbeu kthehet si i gjallë në Kosovë. Veprën ai e quan kryemonument të Skënderbeut. Selim Pacolli, vëllai i biznesmenit Bexhet Pacollit, thotë se ende nuk është vendosur se si do të veprohet me librin në të ardhmen: do të mbahet në pronësi të bibliotekës familjare, apo do t’i dhurohet ndonjë institucioni shtetëror, me kusht që të ruhet. “Pretendojmë të bëjmë një ekspozitë, pasi është libër i rrallë dhe qytetarëve iu duhet dhënë mundësia që ta shohin. Nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të veprave të tilla dhe do t’i sjellim në shërbim dhe pronësi të popullit, të cilit i takojnë”, thotë ai. Libri ka formatin 31X21 centimetra, ka 326 faqe dhe disa nga faqet e para janë pa numër. Në kopertinë gjendet portreti i Skënderbeut, dy poezi dhe portreti i Marin Barletit.

  2. #82
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nëntë kopjet e mbetura të novelës ndodhen në Bibliotekën Publike të Shën Petërburgut dhe Arkivin e Moskës

    Gjergj Kastrioti "foli" rusisht

    Një rus i panjohur ka rrëfyer në 44 faqe bëmat e lavdishme të heroit tonë


    Skënderbeu, Heroi Kombëtar i shqiptarëve dhe historia e tij e lavdishme, ka qenë subjekti i një novele, e cila është shkruar në Rusi në shekullin XVII nga një autor anonim. Kjo vepër, e quajtur "Novela për Skënderbeun, princin shqiptar", është ritregim i pjesës "Kronika Botërore", shkruar nga satiriku dhe publicisti i njohur polak i shekullit XVII, Martin Belskut. Mirëpo, në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me një ritregim të drejtpërdrejtë të pjesës së kronikës së Belskut, ku flitet për Skënderbeun, por me një vepër deri diku origjinale të letërsisë ruse të shekullit XVII, bazuar në kronikën e tij. Përhapja e dorëshkrimit të kësaj novele gjatë shekullit XVII në Rusi, të dhënat për Shqipërinë e largët në historiografinë ruse të asaj kohe, tregojnë interesimin e madh të popullit rus për Shqipërinë dhe figurat e saj historike.

    Me luftën e shqiptarëve për pavarësi kundër pushtimit osman ishin bashkuar shumë popuj ballkanikë: sllavët e Jugut, polakët, hungarezët. Në kujtimet e tyre - gojëdhënat, këngët dhe legjendat u ruajt figura e gjallë e Skënderbeut dhe episode nga jeta e veprimtaria e tij. Gjithë ato këngë, gojëdhëna dhe legjenda, krahas biografisë së parë të Skënderbeut, shkruar nga bashkatdhetari i tij, Marin Barleti, shërbyen si bazë dhe material kryesor për krijimin e variantit sllav të biografisë të Heroit Kombëtar shqiptar. Nga ky variant sllav i biografisë së Skënderbeut dallojnë tri vepra kryesore:

    • 1. Novelat e sllavëve të Jugut për Skënderbeun
    • 2. Kapitulli kushtuar Skënderbeut nga kronika e historianit polak, Martin Belskut
    • 3. Novela ruse për Skënderbeun shkruar në shekullin XVII


    Janë gjithsej nëntë ekzemplarë të kësaj novele në Bibliotekën Publike të Petërburgut dhe në arkivin historik të Moskës. Ekzemplari më i plotë dhe me më pak korrigjime e ndryshime është origjinali i Manastirit Soloveckij, që ruhet tani në Bibliotekën Kombëtare Shtetërore të Shën Petërburgut.

    Përhapja e gjerë e kësaj novele dhe interesimi i madh që ngjalli ajo te lexuesi rus në fillim të shekullit XVII e determinuan ekzistencën e shumë origjinaleve të saj, nëntë prej të cilave u ruajtën deri në ditët tona.

    Burimet

    Burimet e novelës për Skënderbeun duket se kanë qenë të mirëfillta dhe të tërthorta. Në këto të fundit përfshihen studimet e Barletit dhe novelat e sllavëve të jugut, kushtuar këtij heroi, ndërsa "Kronika" e Belskut mund të trajtohet si burimi i mirëfilltë i novelës. Pra, si burimi kryesor i novelës ruse të shekullit XVII shërbeu kapitulli për Skënderbeun nga "Kronika Botërore" e publicistit dhe të satirikut të njohur polak të shekullit XVII, Martin Belskut.

    Veprat e Martin Belskut (1495 - 1575) gjatë shekullit XVII ishin shumë të njohura jo vetëm në Poloninë e asaj kohe, por edhe jashtë kufijve polakë, duke kontribuar në literaturën e popujve sllavë dhe duke ndikuar shumë në shkencën historike ruse të asaj kohe. Në shekullin XVII, vepra e tij, e quajtur "Kronika Botërore" u botua tri herë radhazi, duke u plotësuar e përmirësuar. Në botimin më të fundit dhe më të plotin, ky autor i kushtoi një kapitull të veçantë bëmave të Skënderbeut, duke u bazuar në studimet e Barletit.

    Gati menjëherë pas daljes në dritë të "Kronikës Botërore" të Belskut, u bë përkthimi i saj në gjuhën ruse. Të dhëna historike të këtij përkthimi gjenden në arkivin e Carit të viteve 1575-1584. Krahas këtij përkthimi të lartpërmendur, në fillim të shekullit XVII në truallin rus doli në dritë vepra origjinale për Heroin Kombëtar shqiptar, që u quajt "Novela për Skënderbeun, princin shqiptar".

    Duhet theksuar se kjo novelë nuk është përkthim i drejtpërdrejtë i kapitullit të "Kronikës Botërore" të Belskut, por një përpunim me motive, nuanca dhe ide të reja, të cilat e bëjnë atë tërësisht një krijim origjinal të letërsisë ruse të shekullit XVII.

    Autorësia

    Meqenëse është një vepër e një autori anonim, lind logjikshëm pyetja se kush mund të këtë qenë autori dhe cila është vendlindja e vërtetë e kësaj vepre? Analiza linguistike e tekstit, në të cilin gjejmë një numër të madh fjalësh polake, të bëjnë të arrish në përfundimin lidhur me vendkrijimin e këtij shkrimi.

    Gjuha dhe kompozicioni i kësaj novele bashkë me idetë kryesore të përcjella në këtë vepër na shtyjnë të supozojmë se autori i veprës nuk ishte përfaqësues i shtresave të larta shoqërore të Rusisë të asaj kohe. Duke u nisur nga mënyra e të shkruarit, arrijmë me konkluzion se kjo vepër është shkruar në fillim të shekullit të XVII, në atë terren ku kryqëzohen kufijtë polakë, ukrainas dhe bjellorusë. Më vonë vepra u përhap edhe në vise të tjera të Rusisë dhe në fillim të shekullit XVIII e gjejmë në bibliotekën e Manastirit Soloveckij, që ndodhet në Veri të Rusisë.

    Një arsyetim tjetër të çon në përfundim se vepra mund të jetë shkruar në atë terren ku gërshetohen dy gjuhë të afërta sllave: polonishtja dhe rusishtja. Nëpërmjet Polonisë dhe nga trevat e saj kufitare kanë hyrë vepra të shumta të letërsisë perëndimore të zhanreve nga më të ndryshmet. Të gjitha këto vepra të futura në këtë mënyrë në truallin rus u ripërpunuan aq shumë, saqë nuk mund të konsiderohen më si vepra të huazuara, të ardhura apo përkthime të thjeshta.

    E njëjta gjë mund të thuhet dhe për novelën e Skënderbeut, e cila, duke pasur një burim polak, e përfaqëson veprën tradicionale ruse të shekullit XVII me gjuhën e saj të pasur, të gjallë dhe njëherazi të thjeshtë dhe me stilistikën e traditës më të përsosur ruse.

    Përmbajtja

    Në këtë novelë, veprimtaria politike dhe ideologjike e Skënderbeut trajtohet nga një këndvështrim tjetër, ndryshe nga kronika e Belskut. Heroi Kombëtar nuk paraqitet si një feudal mesjetar apo monark i krishterë, por si udhëheqës i vërtetë i popullit të tij në rrugën drejt lirisë dhe të pavarësisë. Në qoftë se te vepra e Belskut, Skënderbeu mbështetej në principatat e bashkuara, në novelën ruse këtë rol e luan gjithë populli shqiptar dhe kjo ide shpaloset në tërë novelën. Për shembull, në krahasim me kronikën e Belskut, pas ardhjes së Skënderbeut në qytetin e Krujës, Skënderbeu ishte zgjedhur qeveritar i Shqipërisë nga gjithë populli shqiptar jo vetëm nga feudalët, por edhe nga shtresat e varfra.

    Këto tendenca demokratike ndikojnë në biografinë e mëtejshme të heroit shqiptar. Për shembull, pas fitores së parë të Skënderbeut, sipas fjalëve të autorit të novelës ruse, Skënderbeu i falënderon të gjithë luftëtarët e tij, ndërsa në novelën e Belskut thuhet se ai iu drejtua me fjalim falënderues vetëm princave të tij. Po në këtë novelë ruse, thuhet gjithashtu së Skënderbeu, pas çdo fitoreje ia shpërndante popullit të tij të gjitha kamjet e armiqve.

    Në novelën ruse, Skënderbeu i fillon të gjitha fjalimet e tij me frazën "fqinjë të dashur dhe njerëz të mi", duke iu drejtuar kështu feudalëve, princave dhe popullit të thjeshtë shqiptar. Sipas Belskut, ai u drejtohet vetëm princave fisnikë. Tendenca demokratike e autorit të novelës ruse shfaqet edhe në mënyrën e pasqyrimit të qëndrimit të Skënderbeut ndaj popullatës paqësore turke dhe atyre që ishin zënë rob. Nga njëra anë theksohet vazhdimisht egërsia e sulltanëve turq dhe ushtarakëve të tyre, të cilët në mënyrë mizore torturonin dhe asgjësonin jo vetëm pengjet, por edhe popullin paqësor të territoreve të sunduara. Nga ana tjetër, autori i novelës nuk harron të shkruajë se Skënderbeu gjithmonë i kthente robërit e tij në atdhe nëpërmjet këmbimit.

    Autori përpiqet të krijojë një imazh të Skënderbeut, që dallohet krejtësisht nga portreti i krijuar në "Kronikën" e Belskut. Ky imazh, në dallim nga versionet evropiane perëndimore, ishte më i afërt me përshkrimin e idealizuar, që i bën populli shqiptar këtij Heroi Kombëtar në këngët dhe legjendat e moçme të ardhura deri në ditët tona.

    Më e detajuar dhe më e qartë se sa te Belsku në novelën ruse, tregohet edhe vlera ndërkombëtare e luftës së popullit shqiptar. Kjo luftë parandaloi përhapjen e sundimit osman në Evropë, pengoi sulltan Muratin të zaptojë gjithë territorin e ish-Perandorisë Bizantine.

    E njëjta gjë theksohet edhe në fund të novelës, në fjalimin e shkruar nga autori rus, ku Skënderbeu i drejtohet Papës. Ky fjalim është shumë i shkurtër, por shumë shprehës dhe ilustron në mënyrë të përsosur metodën artistike të autorit të kësaj novele.

    Fillimi i fjalimit është thjesht përkthim i këtij episodi nga "Kronika" e Belskut. Skënderbeu ankohet se në trupin e tij nuk ka mbetur asnjë vend i paplagosur. Kjo duhet të jetë një hiperbolë, sepse në fund të novelës shkruhet se askush gjatë gjithë jetës nuk e plagosi Skënderbeun asnjëherë. Përmendet vetëm momenti kur i vritet kali, i cili i shtypi pak këmbën kur ra përdhe. Kjo hiperbolë vjen nga tradita popullore gojore, që e përdor autori për të tërhequr vëmendjen.

    Ndërsa pjesa e dytë e fjalimit është komplet e hartuar nga autori i novelës ruse. Skënderbeu shkurt, por prerazi thekson se po të mos ishte lufta e tij kundër agresionit turk, nuk do të kishte mbetur tokë e krishterë e papushtuar nga turqit.

    Për sa i përket anës artistike të novelës ruse, edhe këtu shfaqet pavarësia krijuese e autorit rus nga burimi historik. Novela ruse e Skënderbeut është relativisht më e shkurtër sesa kapitulli përkatës i "Kronikës" së Belskut. Kjo vjen si shkurtim i ngjarjeve të periudhës së parë të jetës dhe të veprimtarisë së Heroit Kombëtar, periudhë gjatë së cilës ai i shërbente sulltanit turk. Qëllimet e këtyre shkurtimeve janë të qarta, pasi ato nuk përputhen me trajtimin e imazhit të Skënderbeut si udhëheqës i popullit shqiptar në luftë kundër pushtimit osman.

    Po për këtë arsye, autori i novelës ka ndryshuar dhe përpunuar ndryshe nga Belsku fjalimin e fundit të Skënderbeut, me të cilin ai i drejtohet të birit para vdekjes. Në këtë fjalim bëhet një portret i Skënderbeut, si një monark ideal, sipas traditave të kohës, duke treguar bindjet e tij politike.

    Nuk është e vështirë për të vënë re se shumë nga mendimet dhe idetë e futura në monologun e Skënderbeut rrjedhin nga ideologjia e publicistikës ruse të fundit të shekullit XVII dhe të fillimit të shekullit XVII, ku trajtohet po në të njëjtën mënyrë veprimtaria e carëve rusë, Ivan Groznit dhe Boris Godunovit.

    Në këtë vepër mund të vihet re një përputhje e plotë e disa shprehjeve me fraza të ndryshme të publicistikës ruse të fillimit të shekullit të XVII, ku trajtohen problemet e marrëdhënieve midis udhëheqësit dhe popullit të tij. Kështu, fjalimi i fundit i Skënderbeut, autori i kishte shkruar krejtësisht nën ndikimin e ideve politike të kohës së tij. Pra, duke përpunuar biografinë e Skënderbeut dhe duke e plotësuar atë me ide të afërta me botëkuptimin e kohës së tij, autori rus, në bazë të "Kronikës" së Belskut, ka krijuar një vepër të re, që dallohet cilësisht nga kronika e përmendur.

    Meriton vëmendje edhe gjuha e kësaj vepre. Disa veçori leksikore e afrojnë këtë novelë me burimin e saj të mirëfilltë - "Kronikën" e Belskut. Gjuha e novelës ruse, si edhe ajo e "Kronikës" së Belskut karakterizohet së pari nga përdorimi i gjerë i fjalëve dhe shprehjeve, të hasura në gojëdhëna të sllavëve të Jugut: për shembull, krahasimi mjaft shprehës i trupave të rregullta ushtarake shqiptare me rrjetën e hedhur në ujë. Veç kësaj, vetëm në novelën ruse dhe në "Kronikën" e Belskut gjendet një krahasim shumë shprehës i sulltan Muratit me një qen të lig. Ky krahasim përdoret për të theksuar egërsinë mizore që shfaqte sulltani turk gjatë rrethimit të Krujës dhe Kostandinopojës.

    Në novelën ruse hasen personazhe dhe krahasime që mungojnë te Belsku. Në radhë të parë, tek aty përfshihen krahasime të thjeshtligjërimit që janë karakteristike në veçanti për krijimtarinë popullore ruse. Për ilustrim po përmendim një krahasim thjesht ligjërimor proverbal, i cili në shqip mund të përkthehet kështu: "Nëse armiku është i vogël sa një harabel, konsiderojë atë më të madh se mjellma". Në novelën ruse ka shumë krahasime të tilla, që ndjekin njëri-tjetrin dhe që krijojnë një varg figurash shumë shprehëse, tipar karakteristik ky i gojëdhënave popullore ruse. Po ashtu, struktura ritmike theksohet me përdorimin e shpeshtë të togfjalëshave frazeologjike, të cilët në legjendat dhe përrallat ruse kanë përdorim shumë të gjerë.

    Vërtet novela ruse përfaqëson një rikrijim të veprës së Belskut, por ajo duke ia përshtatur atë traditave më të mira të letërsisë dhe publicistikës ruse të asaj periudhe, gjuhës së gjallë dhe shprehëse të popullit, arriti të radhitej ndër veprat më të përhapura te lexuesi rus i asaj kohe.


    Heroi ynë, personazh i letërsisë ruse


    Studimeve albanologjike, të kryera nga profesorët e degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Universitetit të S. Petërburgut, së fundi iu shtohet edhe një kontribut tjetër. Larisa Kaminskaja, pedagoge e këtij universiteti dhe njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe, gjatë hulumtimeve të saj në Bibliotekën Publike të S. Petërburgut dhe arkivave ruse, ndeshet me një vepër letrare ruse në dorëshkrim, kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Burimet historike të kësaj vepre letrare dhe një analizë e strukturës linguistike e artistike e saj, janë objekti i një studimi që L. Kaminskaja ka përgatitur me këtë rast dhe që ajo preferon ta publikojë nën titullin: "Një novelë ruse e shekullit XVII". Sipas albanologes Kaminskaja, teksti origjinal në dorëshkrim është përgatitur për botim prej dy shkencëtarëve ruse, N. Rozovi dhe N. Çistjakova të cilët e botuan në serinë: "Përmendoret letrare", të Akademisë së Shkencave Ruse në vitin 1957. Sipas Kaminskajas, bëhet fjalë për një krijim letrar origjinal, i shkruar në Rusi, në fillim të shekullit XVII, nën titullin "Novela për Skënderbeun, princin shqiptar". Në pikëpamje të tipologjisë së shkrimit, studiuesja ruse, këtë krijim letrar e klasifikon në kategorinë e novelës. Ky tekst i shek. XVII, lindur dhe qarkulluar në botën ruse/sllave, është shkruar nga një autor anonim. Sipas saj, novela për Heroin tonë Kombëtar është një ritregim i pjesës: "O Skanderbegu Makedonie Albanskim Ksiazeciu" që gjendet në veprën "Kronika Botërore" ("Kronika, tho jest historia swiata", Krakow, 1564.), shkruar nga autori i njohur polak Martin Belskut (1495-1575), veprat e të cilit patën ndikim të fuqishëm në tërë botën dhe literaturën sllave. Autorja e këtij studimi, pasi bën një analizë krahasuese mes pjesës së M. Belskut, që shërben si burim informacioni historik për veprën dhe tekstin e novelës, mbërrin në përfundimin se, Skënderbeu, në këtë të fundit, është personazh i një teksti letrar, krejt i ndryshëm nga ai i "Kronikës Botërore". Nga të dhënat e punimit të L. Kaminskaja, del se vetëm 9 ekzemplarë kanë mundur të mbërrijnë deri në ditët tona e të ruhen në Bibliotekat e S. Petërburgut dhe Moskës. Ekzemplari më i plotë dhe me më pak korrigjime e ndryshime është origjinali i gjetur në Manastirin Soloveckij, i cili ndodhet në Veri të Rusisë. Kjo dëshmon për qarkullimin e gjerë që ka pasur kjo novelë në truallin e stërmadh rus. Ndërkaq, studiuesja ruse na bën të ditur se origjinali i veprës ka pasur gjithsej 44 faqe dhe nga informacioni që ajo ka mundur të grumbullojë në të gjithë Rusinë janë në qarkullim rreth 9 ekzemplarë origjinalë në dorëshkrim të novelës me autor anonim. Në tërësinë e saj, hulumtimi dhe studimi që ka kryer pedagogia e Universitetit të S. Petërburgut, L. Kaminskaja, është padyshim një kontribut me vlerë jo vetëm në pasurimin e literaturës për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por dhe një njoftim i ri, me shumë vlerë e rëndësi, për botën dhe kulturën shqiptare. Shpresojmë që pedagogia e Gjuhës Shqipe, në Universitetin e Shën Petërburgut do t‘i vijojë më tej kërkimet e saj rreth novelës: "Novela për Skënderbeun, princin shqiptar".

    Prof. as. dr. ROLAND ZISI - Universiteti "E. Çabej", Gjirokastër


    Kush është Larisa Kaminskaja


    Larisa Kaminskaja ka lindur në Shën Petërburg në 1964-ën.

    Në 1986-ën ajo mbaroi studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Shën Petërburgut në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, pranë katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme. Që nga ajo kohë, punon si pedagoge në këtë degë, në të njëjtin universitet.

    Në 1996-ën, ajo ka mbrojtur tezën e kandidatit të Shkencave, e cila i është kushtuar studimit eksperimental-fonetik të sistemit fonetik të shqipes së sotme.

    Kaminskaja zhvillon kurset e ligjëratave të "Fonetikës teorike të shqipes", të "Fonetikës eksperimentale", të "Folklorit shqiptar", si edhe "Mësimet praktike të shqipes", për studentët e viteve të ndryshme të degës shqipe.

    Ka shkruar dhe botuar më shumë se 80 artikuj. Sfera e interesave shkencore-kërkimore të saj është e përqendruar mbi fonetikën eksperimentale, albanologjinë dhe ballkanologjinë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #83
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Dossier

    Korrespodenca e panjohur e Skënderbeut me Sulltan Muratin

    Një libër i panjohur për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i shkruar në gjuhën italiane në vitin 1584 nga prifti shqiptar Dhimitër Frangu.


    E gjithë jeta, vepra dhe luftërat e lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i konsideruar si "Atlet dhe mbrojtës i Krishtërimit", apo "Parzmore në gjoks të Evropës", që prej kohës në të cilën ai jetoi e deri në ditët e sotme, ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë ende interes. Si rezultat i kësaj, nga kronikanë, biografë, shkrimtarë, studiues dhe historianë të shumtë, vendas e të huaj, Skënderbeut i janë kushtuar me dhjetëra e dhjetëra libra me studime të ndryshme të karakterit historik, pjesa më e madhe e të cilave janë të panjohura për shqiptarët dhe ndodhen në bibliotekat e shteteve të ndryshme të botës. Një nga ato libra është dhe ai me titull "Veprat e lavdishme të Skënderbeut", i priftit shqiptar Dhimitër Frangu, bashkëkohës, këshilltar, arkëtar dhe ambasador i Skënderbeut, i cili është shkruar dhe botuar prej tij disa vjet më përpara se të botohej libri i Marin Barletit. Sipas studiuesit dhe përkthyesit të këtij libri, Lek Pervizi (ish-i dënuar politik në regjimin e Enver Hoxhës, që prej vitit 1991 jeton në Bruksel), i cili dy vjet më parë e ka gjetur atë rastësisht duke hulumtuar në bibliotekat italiane, libri i Dhimitër Frangut me titullin e pandryshuar "Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Prencipe d‘Epirro", është përkthyer nga latinishtja në italisht nga Bernardino Vitale dhe është ribotuar mbi njëzet herë nga viti 1506 deri më 1679-ën, duke u përkthyer edhe në frëngjisht e gjermanisht. Faktikisht, dorëshkrimet e para të Dhimitër Frangut për këtë libër janë të vitit 1480 dhe që nga ajo kohë, të gjithë librat e tjerë që u botuan më pas u referohen rrëfimeve të Frangut. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Marin Barletin, i konsideruar si një nga biografët më të saktë të Skënderbeut, i cili në shumë raste në librin e tij thotë se u ka mbetur besnik rrëfimeve të Frangut. Nisur nga fakti se ky libër (ashtu si dhe shumë të tjerë) për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është i panjohur për lexuesin shqiptar (me dëshirën e Lek Pervizit, që na ka dhuruar një kopje të librit ekskluzivisht për "Shqip") po publikojmë vetëm disa pjesë të tij, nga botimi që i ka bërë shtëpia botuese "Arbëria" në Tiranë, botim i cili u kalua krejt në heshtje si nga studiuesit e historisë, ashtu dhe nga shtypi.



    Letra e Sulltanit për Skënderbeun

    Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan Murati, duke qenë shumë i inatosur me Skënderbeun, i çoi një ambasador me një letër me këtë përmbajtje: "Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të ishte biri im, duke u mundue gjithmonë për me të nderue e me të ngritë në pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij. Ti u rebelove e më ke shkaktue shumë dame, siç e di vetë dhe siç është njohur nga bota mbarë. Unë nuk mund ta marrë me mënd se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për të humbë shpirtin tand. Por s‘ka dyshim, se po ta kisha ditë dëshirën tande, do të kisha ba gjithçka ti dëshroje, sepse ti e di mirë (siç shpesh të kam thanë) që unë kam dëshirue së tepërmi me të plotësue çdo kërkesë. Unë jam përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin tim) i ke krye për mbrojtjen dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye besnikërisht kunorës sime, pothuaj s‘jam i detyruem ta zbus inatin, që me të drejtë më ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosë me veprue kështu, të them se due, që pas faljes sime, të vlejnë ma tepër shërbimet që kam pas prej teje, për me të shpërblye (që nga ana ime nuk do të mungojë) se sa hakmarrja që duhet të përdorsha ndaj teje për mungesat e tua, meqënse u rebelove ndaj meje pa asnjë arsye dhe që shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzëve të mi. Prandaj ta dish se ti mund të sundosh mbi shtetin tand, që të përket si trashëgim, por me një konditë, që të më rikthesh atë pjesë të Shqipnisë që kam përfitue nga tjetërkush dhe jo nga prindi yt, të cilën, kundër çdo të drejte, ma ke marrë e përvetësue. Të them që ti të ma rikthesh, përndryshe betohem në Zotin, Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vënd për inatin tand. E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar nëpër botë. Ti e di se unë mund ta ngrej një ushtri prej 150.000 vetësh, ndërsa ti ke pak ushtarë e nuk je në gjëndje të më përballojsh. Këtë po ta them sepse nuk due me ta bë të keqen. Të kam paraqitë të mirën dhe të keqen. Ty të takon tani me zgjedhë si të kesh qejf dhe për këtë mund t‘i besosh ambasadorit dhe shërbëtorit tim Hajredinit, i cili do të flasë gojarisht në emën tim për gjithçka, sipas porosisë sime.

    Në Adrianopol më 16 Qershor 1444.

    Përgjigjja e Skënderbeut

    Pasi e kuptoi shumë mirë letrën dhe pasi e dëgjoi me kujdes fjalën e ambasadorit të Sulltan Muratit, Skënderbeu e falënderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesë ditësh e nisi tu i dhanë një letër për padronin e tij, në përgjigje të asaj të Sulltanit, me këtë përmbajtje: "Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarëve, i çon të fala të shumta Sulltan Muratit, Princit të Turqve dhe Perandorit të Lindjes. Prej shërbëtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrën që më kishe nisë, ku fillimisht ti më thoje se nuk mund të më jepshe as shumë dhe as pak të fala, sepse unë të qenkam rebelue dhe sepse unë të paskam ba (siç thye) shumë dame. Po të përgjigjem: megjithëse, çdo gja që kam ba kundër teje ngjan sikur të jetë ba prej ndonjë anmiku, të them, se çdo herë që ti do t‘i shikosh punët me synin e arsyes, në këtë rast, se çka e sa asht krye prej meje unë gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumë mik. Për këtë, them, se asgja nuk do të t‘ishte e vështirë të bahej, të cilën unë të mos e bajsha, por që të mos ishte kundër vullnetit të Zotit. E për sa thashë, duhet të bindesh, ngase unë pretendoj të jem mik. Por në qoftë se ti ankohesh se unë kam rifitue lirinë time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj të të kem fye, sepse më takon vetëm mue dhe jo ty, dhe jam përpjek të baj çka i takon nderit tim. Në qoftë se turqit, ushtarët e tu, që rrinë në viset e Shqipnisë, erdhën kundër meje që të luftojnë me armë në dorë, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundër atyne që donin të më sulmonin? E në qoftë se e përvetësova atë pjesë, sepse i munda me trimërinë time, faji nuk është i imi, por i tyne, ose i atij që i shtyni kundër meje. E pse unë kam thye ushtrinë tande, të komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundër detyrës sime, duke qenë se unë po mbrohesha nga ai që po më sulmonte. Së fundi, në qoftë se unë e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva në fenë time të vërtetë të Jezu Krishtit, jam i sigurtë që kam zgjedhë anën ma të mirë: sepse tue zbatue mësimet e tij të shenjta, jam i bindun se shpirti im do të shpëtojë dhe jo (siç thue) të humbë. Prandaj të lutem, që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e mësimeve hyjnore, do të kuptosh secili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim, shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e të fillojsh me jetue si i krishtenë. Atëhere, unë, do të kisha kënaqësi me të njoh si Princin ma të madh të Botës e me t‘u ba (siç kam qenë) një shërbëtor i mirë dhe mik. Për këtë ti do të bindesh shumë mirë, kur të shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirësi unë të ftoj me të shpëtue shpirtin, për lavdinë dhe madhështinë e shtetit tand. Prandaj tuj të thanë, se megjithë se jam përpjek të mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue të premtue se kurdo që të bajsh atë që të këshillova, pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnë kurrë besën ndaj të krishtenëve dhe janë fqinj të këqinj të tyne, e nuk due që të rrezikoj e humbas atë që Zoti më ka dhanë. Prandaj mos u fodullos për sa më thue që me ta rikthye atë pjesë të Shqipnis që ti u ke marrë të tjerëve e jo babës sim. Ato vise që ti vetë thue se kanë qenë të të krishtenëve, edhe të mos kishin qenë të prindit tim, meqënse unë jam një Princ i Krishtenë, më takojnë mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme që nji i krishtenë të zotnojë atë që ka qenë e të krishtenëve (mbasi nuk kanë një Princ të tyne) dhe jo ti, që ke një fe tjetër kundërshtare. Aq ma tepër më takojn mue, sepse i kam marrë me të drejtë e me armë në dorë. Duke qenë se ti don me përvetësue ato që kanë qenë të të krishtenëve, dhe jo të pafeve, duhet të bahesh i krishtenë, siç të lutem e të këshilloj, prandaj përsëri të lutem që të pagëzohesh, përndryshe unë do të përndjek dhe do të jem anmik për vdekje i yti. Shpresoj me rimarrë sa më parë gjithçka që ti ke marrë nga pronat e të krishtenëve e jo që unë me të lëshue një pëllambë tokë. Për sa i përket betimit që ke ba me më dëbue nga vendi im, përndryshe në qoftë se nuk vritem ose nuk kapem, do të jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po të mos isha i krishtenë, nuk do të guxoja me t‘u përgjigjë, por tuj iu drejtue fuqisë hyjnore, që mbahet nga Zoti që qeveris gjithë Mbretnitë, gjithmonë do të kënaqem me çdo gja që do të ndodh prej vullnetit të tij dhe do të jem gjithmonë shumë i kënaqun për gjithçka të më vij prej tij, si për të mirë si për të keq. E për sa thue se do të më bajsh fatkeq, të përgjigjem se kam besim e shpresë se do të mbrohem nga forcat e shumta që me të cilat më kërcënon se do të më sulmojsh. Megjith atë duhet ta dijsh mirë se fitorja nuk përcaktohet nga sasia e njerzëve, por përparësisht nga vullneti hyjnor, tue pasë nga ana e vet madhëninë hyjnore dhe të drejtën, pastaj në aftësinë dhe urtësinë e Komandantëve. Në qoftë se deri tani unë i kam tregue ato cilësi, do të besoja se Pashallarët e tu do të kenë informue ma se nji herë. (Letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit, për herë të parë janë dhënë nga Dhimitër Frangu, prej të cilit më pas i kanë marrë autorët e tjerë. Shënim i përkthyesit Lekë Previzi). Por të them se as lajkat dhe as kërcënimet e tua, nuk janë të mjaftueshme që të lëkundin shpirtin tim. Asht e vërtetë që, sikur ti të kthehesh i krishtenë, atehere pa tjetër, do t‘isha i detyruem me ba gjithçka që ti do të dëshiroje. Megjithatë, i premtoj Madhënisë sate, se nuk do të ndërrmar kundër teje asnjë veprim, pa qenë i ngacmuem dhe i provokuem ma përpara, prej teje ose njerzëve të tu. Juve sa mund t‘ju duket e pëlqueshme, përunjësisht ju përfalem. Nga kampi ynë më 14 Korrik 1444".



    Jetëshkrimi



    Nga fëmijëria, shërbimi i gjatë te Sulltani dhe braktisja e tij



    Biografia e Skënderbeut, sipas Dhimitër Frangut



    Në kapitullin e parë të librit të Dhimitër Frangut, "Veprat e lavdishme të Skënderbeut", jepet një biografi e shkurtër e heroit tonë kombëtar, duke filluar që nga fëmijëria e tij, koha e gjatë e qëndrimit në Turqi në shërbim të Sulltanit, e deri në ditën që ai braktisi atë për t‘u rikthyer në atdheun e tij. Lidhur me këtë, në mes të tjerash aty thuhet: "Princi Gjon Kastrioti ishte ai që sundoi atë pjesë të Shqipnisë që quhet edhe sot e kësaj dite Emathia (Mati i sotëm. Shënim i përkthyesit) ose Tumenishtia. Gjoni kishte për grue Vojsavën, të bijën e princit të Pollogut, pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë, me të cilën pati shumë fëmijë. Ky Gjoni ishte një burrë i fortë, zemërmadh dhe shumë i zoti në artin ushtarak, që tue luftue kundër Sulltan Murat Osmanlliut, Princ i Turqve, e tue pa se ky Murati ishte ba shumë i fuqishëm në Shqipni dhe në Greqi, e se nuk mund t‘i bante ballë ushtrive të tij, kërkoi të vendoste paqen me të (sikur dhe bani). Për realizmin e kësaj paqe, u detyrue me dhanë peng Sulltanit katër fëmijët: Reposhin, Stanicën (Jovanin), Konstandinin dhe Gjergjin. Fëmijët u çuen para Sulltan Muratit i cili u gëzue shumë dhe mbasi u njoh me paraqitjen e mirë dhe fisnike të tyne, i ndali sytë mbi ma të voglin, Gjergjin, akoma tetë vjeç që paraqitej me trup dhe tipare të bukura e me gjumtyrë të rregullta. Ai mendoi se kur fëmija të rritej do të fitonte cilësi të mira dhe aftësi shumë të spikatuna. Prandaj vendosi mos me ja kthye ma prindit, e me e mbajtë në oborrin e tij. E bani synet dhe ja vuni emnin Skanderbeg, ku Iskander, do të thotë Aleksandër, e beg, fisnik. Mbas kësaj, vendosi ta edukojë sipas zakoneve të turqve dhe fesë myslimane, tue i caktua njerëz shumë të përgatitun që ta kishin kujdes, e që t‘i mësonin traditën, kulturën dhe të gjitha rregullat e tjera turke. Ndërkaq atij do t‘i plotësoheshin të gjitha nevojat jetësore, si ushqimi e vëshëmbathja, si të ishte bir‘i tij. Ndërsa rritej kështu nën kujdesin e edukatorëve të tij, dita ditës ai shkonte tuj përparue në të gjitha gjanat që i mësonin. Ai stërvitej e kënaqej me shokët e tij, në vrapimet me kalë, në përdorimin e armëve ma të forta dhe në të gjitha ushtrimet e përshtatëshme për një kalorës të nderuem e trim. Aq ishte prirja dhe dëshira e tij në këtë drejtim, sa që, jo vetëm barazohej me bashkëmoshatarët, por edhe ua kalonte atyne në të gjitha stërvitjet, si në kambë ashtu mbi kalë, kur stërviteshin mes tyne, e ku Skënderbeu shquhej gjithmonë. Veçanërisht në prani të Sulltan Muratit, i cili kënaqej shumë kur e shikonte aq të shkathët, guximtar e fitimtar në të gjitha ushtrimet luftarake. Ndërkohë në luftrat kundër mbretërve dhe princërve të tjerë, kudo që shkonte me ushtrinë e tij, Sulltani e merrte gjithnjë me vete Skënderbeun, i cili shpesh herë e luste atë që të merrte pjesë në luftime. Por Murati, tuj gjykue akoma të ri dhe jo në moshën e duhun për t‘u përfshi në vështirësitë e luftës, ia zgjaste pëlqimin e tij me fjalë të mira. Megjithatë, mbasi ky djalë trim, vazhdonte në kërkesën e tij, ma në fund Sulltani, pothuaj kundër dëshirës, i dha leje me marrë pjesë në të gjitha betejat, që mund të zhvillohshin. Skanderbeu filloi të ishte i pranishëm në luftimet e ndryshme, ku dallohej për shpirt luftarak dhe trimëri, sa që për forcën dhe kurajën që tregonte çuditi jo vetëm oborrtarët por edhe vetë Sulltan Muratin, i cili bashkë me të tjerët pranonin se këtij djali, kur të arrinte moshën e përsosun, nuk do t‘ja kalonte askush për guxim e trimni, e nuk do të gjendej një i tillë që t‘i dilte përballë. Kur Skandërbegu mbushi 19 vjeç, u emnue nga Sulltani Sanxhak, që do të thotë komandant i 10 mijë kalorësve. Më vonë e emnoi Pashë dhe e çoi shpesh herë kundër anmiqve të tij, tue i dhanë me vete disa Sanxhakë të tjerë, të cilët duhej t‘i bindeshin, e tua njohun autoritetin mbi të gjithë ushtrinë, siç u njihej Komandantëve të Përgjithshëm nga Princat e tyne. I dërguem në atë pjesë të Azisë së vogël që quhet Anadoll, zhvilloi aty beteja të shpeshta kundër anmiqëve dhe korri gjithmonë fitore, tue u shkaktue atyne humbje dhe vdekje të mëdha, kështu që pushtoi shumë vënde në atë provincë, të cilat i vuni nën zgjedhjen dhe pushtetin e Sulltanit. Ky, tue pa gjithë atë shkathtësi dhe trimni të Skanderbeut, e thoshte publikisht se Skanderbeu ishte krahu i djathtë i tij, syni dhe zemra e tij, ishte mbrojtësi i vërtetë dhe i sigurt se zmadhuesi i shtetit të tij. Prandaj të gjithë turqit e donin fort, e nderonin dhe e çmonin shumë. Kur Skanderbeu kishte mbushur moshën 25 vjeç, e qëndronte në Adrianopul pranë Sulltanit, bashkë me shumë pashallarë dhe fisnikë të tjerë, u paraqit në atë oborr një tartar shumë i madh me trup, i cili i ftoi në dyluftim të gjithë luftëtarët e Sulltanit. Askujt nuk ia mbante të matej me të, sepse këtij tartari i kishte dalë nami se kishte fitue gjithmonë kundër atyne që kishin pranue dyluftimin, dhe shumë prej tyne i kishte vra. Kur Skanderbeu pa gjithë atë frikë të oborrtarëve të Sulltanit, tue mos e durue fodullëkun e tartarit, i kërkoi Sulltanit dhe gjithë të pranishënmëve që ta lejonin të ndeshej me të. Por Sulltani dhe oborrtarët ma të shquem, të gjithë së bashku mundoheshin ta tërhiqshin nga ai vendim, të shqetësuem, sepse kishin frikë për jetën e tij, po të ndeshej me tartarin. Skanderbeu nuk tërhiqej nga kërkesa e tij, sa që ma në fund ia plotësuen. E kështu, në prani të Sulltanit, të gjithë Oborrit, e të një turme të madhe populli, me shpirt të vëndosun dhe guximtar, i doli përballë tartarit, i cili filloi të tallej me të (si Golia me Davidin, se po i vinte keq se po luftonte me një të ri pa përvojë luftarake. Skanderbeu shumë i inatosun filloi të luftonte dhe për mjaft kohë nuk dallohej se nga do të anonte fitorja. Kur e pa Skanderbeu se kundërshtari, aty mu para Sulltanit, po vazhdonte t‘i bante qëndresë, u mbush me aq inat ndaj vetvetes, sa që filloi me i dhanë goditje të tmerrshme anmikut dhe brenda pak kohe e mundi dhe e vrau. Mandej, mes brohoritjeve të oborrtarëve dhe popullit u kthye nga Sulltani, që e priti me gëzim dhe hare. Në këtë kohë, Sulltani shkoi në Bursa, qytet i Bitinjës ku në prani të tij u paraqitën dy luftëtarë persianë, njeni i quejtun Jahja dhe tjetri Zampasa, të cilët kërkuen dyluftim si tartari, por me ndryshimin se do të luftonin mbi kalë, me shtizë me shpatë dhe mburojë. Kundër tyne kërkoi të luftonte Skanderbeu, të cilit iu dha pëlqimi. Filloi luftimi, së pari me Jahjen, e ndërsa luftonte kundër tij, pabesisht e sulmoi Zampasa, por Skanderbeu nuk u shqetësue fare dhe me besim në ndihmën hyjnore dhe në forcën e shkathtësinë e tij, mori ma tepër fuqi dhe shpirt luftarak, e tue luftue me guxim, pothuaj e njëkohësisht u dha vdekjen si njanit ashtu dhe tjetrit. (Sipas Julian Pisko "Studim historik mbi Skënderbeun", kjo ngjarje pavarësisht nga mënyra si mund të jetë tregue dyluftimi i Skanderbeut kundër kalorësve persianë, asht dhe mbetet një ngjarje historike.) Për këtë trimni të rrallë e të lavdishme. Skanderbeu u përgëzue e u nderue prej të gjithë të pranishmëve. Ndërkohë hungarezët kishin zbritë kundër Muratit për t‘ia shkatërrue shtetin. Ai e nisi Skanderbeun kundër tyne me një ushtri të madhe, dhe në atë fushatë ai u suell me shumë kujdes e shumë urtësi, tue shmangë çdo luftim me hungarezët. Skanderbeu kishte mbajtë dhe mbante gjithmonë pranë vetes mjaft shqiptarë të krishtenë, besnik të prindit, të cilët vazhdimisht i mësonin fshehurazi për atë fe që e kishte fitue qysh në pagëzim. Prandaj bani si bani dhe me urtësi të madhe veproi që hungarezët, shumë të krishtenë, të ktheheshin pa u ndesh me të siç kishte qenë dëshira e tij. Pastaj u rikthye shëndoshn e mirë me gjithë ushtrinë e Sulltanit në Adrianopul, prej të cilit u përgëzue shumë dhe u nderue me dhurata të çmueshme. Murati thoshte në prani të njerëzve ma të shquem, oborrtarëve dhe familjes, se hungarezët ishin friksue nga aftësia dhe trimnia e Skanderbeut, prandaj ishin largue. E luste Skanderbeun, që t‘i kërkonte ndonjë nder, por Skanderbeu me shumë respekt i përgjigjej se nuk donte asgja tjetër, përveç mirësisë së tij. Kjo i mjaftonte".





    "Në Romë ndodhen edhe 3 libra të panjohur për Skënderbeun"



    Përkthyesi Pervizi: Si e gjeta origjinalin në Itali



    Në parathënien e librit të Dhimitër Frangut, "Veprat e lavdishme të Skënderbeut", përkthyesi Lek Pervizi, i cili që prej vitit 1991 (1944-1991 ka qenë i internuar familjarisht në disa kampe) banon në Bruksel, ka përshkruar edhe momentin e gjetjes së këtij libri në bibliotekat e Italisë. Lidhur me këtë, në mes të tjerash ai ka shkruar: "Si shumë shqiptarë të tjerë, isha i intersuem dhe jam, me e njofto thellë e ma shkoqitun historinë e kombit tonë, që nga origjina e deri në ditët tona. Por për konditat që ishin krijue për një pjesë prej nesh, të mbyllun nëpër burgje e kampe, një nismë e tillë mund të quhej e pamundshme dhe absurde vetëm me u mendue, e jo ma me u realizue. Ndërkohë librat dhe dokumentet që trajtonin historinë e vjetër shqiptare, qëndronin qetësisht të rradhitun në raftet e bibliotekave të ndryshme të Europës, posaçërisht të atyne të Italisë. Mes atyne vëllimeve pushonte në pritje të heshtun prej 525 vjetëve dhe vepra at Dhimitër Frangut, mos dikush shqiptar vinte dorë mbi të. Në këtë zbulim bibliotekar, gjeta dhe dy libra të tjerë që flisnin për Skënderbeun, njani botue italisht në Palermo më 1845 nga një anonim, dhe tjetri i Austriakut Pisko, gjermanisht, botue në Vjebnë në 1894, tue i shtue këtyne dhe veprën e francezit Duponect, Paris 1884. Të gjithë këta shkrimtarë ndjekin fillin tregues të Dhimitër Frangut, pa iu shmangur një fije, me shtesa të tjera plotësuese, me vënd e pa vënd. Pra, ç‘ishte kjo rastësi që më çoi pikërisht mue në atë bibliotëkë dhe me ra në ato libra? Ndoshta sepse në ato kohna të vjetra, fisi im i Pervizit të Skurajve kishte qëndrue e luftue përkrah Skanderbeut? Ndoshta ky, kushtrimi i të parëve, më thirri dhe më caktoi të ndjek rrugën e ripërtërimjes së historisë shqiptare, ku Skanderbeu zinte vëndin e nderit. Përfundimisht, kënaqësia ma e madhe, si për mue si për lexuesit, asht ajo e njohjes ma mirë dhe vlersimit të Dhimitër Frangut, si një shqiptar i ditun, ndonëse modest, që i vuni detyrë vetes me rradhitë historinë e Skandrbeut ashtu siç e kishte përjetue vetë, pranë tij, gjatë 25 vjetëve të epopesë së madhe e heroike të Shqiptarëve, që luftuan për liri dhe pavarësi nan udhëheqjen e njanit prej strategëve ma të shquem të historisë botore, siç ishte Princi Gjergj Kastrioti Skanderbeu".

    link:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=10207

  4. #84
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Të pathënat për Skënderbeun gjenden në arkivat e huaja

    Prof. Ferid Duka rrëfen si është studiuar nga historiografia shqiptare figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut.


    Një burrë i gjatë, me një fytyrë të mprehtë, me një trup atletik me sens diplomati në zgjedhjen e situatave të ndryshme dhe një luftëtar i zoti. Këto janë pak a shumë përkufizimet që historiografia ka mundur të japë deri në kohërat e sotme për një nga personazhet më të rëndësishme të historisë sonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Nëse deri para viteve ‘90 studimi i figurës së tij ishte pjesërisht i censuruar, apo dhe i cunguar, pasi mungonin një sërë materialesh që do të jepnin një imazh të plotë të tij, sepse ndodheshin në arkiva të huaja, këto vite shqiptarët kanë pasur mundësi të lexojnë diçka më tepër për heroin e tyre. Nëse historiografia jonë nuk ka mundur të sjellë të gjitha detajet që kanë shoqëruar jetën e një prej luftëtarëve të njohur të shekullit XV, kanë qenë studiuesit e huaj ata që kanë ofruar materiale pafund mbi të vërtetat e asaj periudhe, ku një luftëtar shqiptar e mbajti larg Perandorinë Osmane edhe nga Evropa. Edhe pse, më shumë se 500 vjet më pas, historianët mendojnë se shumë gjëra kanë mbetur të pazbuluara nga jeta e këtij personazhi. Dje, në ambientet e Akademisë së Shkencave u mbajt një seksion shkencor me rastin e 539-vjetorit të vdekjes së tij, ku merrnin pjesë studiues dhe historianë të ndryshëm, organizuar nga Instituti i Historisë në Akademinë e Shkencave në Tiranë. "Gjergj Kastrioti Skënderbeu për 25 vjet realizoi të pamundurën ndaj Perandorisë Osmane, duke bërë që në botë kjo epokë pa ngurrim të njihet me emrin epoka skënderbegiane", u shpreh prof. Mariglen Verli, drejtor i Institutit të Historisë. Ndërsa historiani Kasem Biçoku u shpreh se "ende nuk janë përcaktuar përmasat reale të Skënderbeut". Sipas tij, "historianët gënjejnë veten nëse mendojnë se e kanë studiuar këtë figurë", duke vazhduar se ata i janë ende borxhli Skënderbeut. Historiani i ri, Dritan Egro, kritikoi nivelin e historiografisë shqiptare, e cila këto vite ende nuk është në gjendje të bëjë studime të mirëfillta shkencore për këtë figurë.

    Gjatë këtij seksioni shkencor u fol edhe për librin "Skënderbeu dhe Evropa", një libër ku janë përfshirë referatet e mbajtura në konferencën ndërkombëtare, zhvilluar në dhjetor të vitit 2005, në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Libri përmban referate të historianëve të njohur, që e kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në këndvështrimin historik, letrar dhe enciklopedik. Në një intervistë më poshtë, profesor Ferid Duka shpjegon më me detaje rolin e Skënderbeut në historinë e shqiptarëve dhe përse gjithnjë e më tepër kërkohen të zbulohen detaje të reja nga kjo figurë.


    U fol gjatë kësaj konference, se historia shqiptare nuk ka bërë punën e duhur për sa i përket hulumtimit të figurës së Skënderbeut?



    Mendimi im është se një figurë si Skënderbeu dhe koha në të cilën ai jetoi nuk mund të studiohen në një periudhë të caktuar, pra është një proces, i cili nuk mund të mbyllet në një limit të caktuar kohe. Sigurisht që gjeneratë pas gjenerate, studimet, verifikimet për epokën e Skënderbeut dhe rolin që ai ka luajtur në historinë shqiptare e evropiane do të zhvillohen edhe më shumë, do të rritet puna hulumtuese e studiuesve nëpër arkivat e vendit e sidomos nëpër arkivat e huaja, mund të përmend këtu arkivat e Stambollit, arkivat italiane, ato spanjolle, ku ka materiale të shumta që i takojnë kësaj periudhe dhe shekullit XV në tërësi. Studiuesit kanë bërë një punë të madhe në marrjen e këtyre materialeve, eksplorimin, vënien në qarkullim të shumë prej këtyre materialeve, por është ajo që thashë edhe në fillim, se kjo punë nuk mund të mbyllet brenda një kohe të caktuar, do të vijnë edhe gjenerata të reja, të cilat do të sjellin kontribute të reja. Ndaj them që Skënderbeu do të vijë duke u ndriçuar edhe më shumë.


    Skënderbeu është përkufizuar këto vite si një figurë evropiane. Ju si historian, ku i shihni pikat ku ky personazh i rëndësishëm i historisë sonë takohet me këtë përkufizim?

    Skënderbeu, si një figurë e madhe e historisë, ka një rrezatim jo vetëm brenda shqiptar, por edhe evropian. Kjo, sepse kemi parasysh që një popull në Ballkanin Perëndimor, siç ishin shqiptarët nën udhëheqjen e një strategu legjendar, siç ishte Skënderbeu përreth një çerekshekulli, i gozhduan osmanët në këtë territor dhe nuk i lanë të kalonin përtej Adriatikut, çka do të ishte një kërcënim real dhe serioz për Evropën Perëndimore. Kështu që duke qenë se Shqipëria dhe shqiptarët përreth një çerekshekulli u kthyen në një levë të rëndësishme për ta penguar vërshimin osman drejt Evropës Perëndimore, pikërisht këtu qëndron dhe kontributi i madh që ka dhënë Skënderbeu për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa dhe Perëndimi vazhdon ta nderojë këtë figurë të madhe, vazhdon t‘i nderojë shqiptarët për këtë vepër të madhe që kryen në favor të tyre. Unë mund t‘ju përmend edhe rezolutën shumëkuptimplotë të Kongresit Amerikan para dy vitesh, me rastin e 600-vjetorit, ku theksohej qartë roli madhështor i Skënderbeut dhe i shqiptarëve në mbrojtje të vlerave të qytetërimit evropian.


    Gjithnjë e më tepër zbulohen detaje nga jeta e Skënderbeut. A janë gjetur në arkivat e Stambollit dokumente, të cilat vërtetojnë qoftë shkollimin apo jetën që ai ka bërë në Turqi para se të udhëtonte drejt Shqipërisë?


    Ne vazhdojmë kërkimet intensive. Sigurisht që janë zbuluar shumë detaje si ato të një profesori të shquar turk, një defter osman i viteve 1431-1432. Një regjistër osman, i cili ka të dhëna të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët e kësaj kohe. Ka të dhëna të shumta edhe për vetë Skënderbeun, i cili tregohet se në këtë kohë është kthyer në fenë osmane, kishte edhe timar (prona që u jepnin osmanët njerëzve që punonin në hierarkinë e tyre administrative) dhe u ngjit deri në gradën e një subashi, të një administratori në një rreth të caktuar. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme për Skënderbeun. Jemi në kërkim për të zbuluar të dhëna të tjera. Sigurisht që kërkimi është i vështirë, pasi shumë dokumente janë djegur, janë dëmtuar, por unë mendoj dhe jam optimist se kërkimi gjithnjë e më tepër këmbëngulës i historianëve do të japë gjëra shumë më të mira për historinë e Skënderbeut dhe periudhën në të cilën ai jetoi.



    Si do t‘i vlerësoje studimet që të huajt kanë bërë për këtë figurë të shqiptarëve?


    Është për t‘u shënuar se të huajt kanë dhënë një kontribut shumë të madh për ndriçimin e historisë së Skënderbeut. Por unë dua të theksoj se krahas tyre edhe historianët shqiptarë kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme. Unë po përmend këtu at Thanas Gegën, një prift që mbrojti disertacionin në Belgjikë dhe e botoi që në 1937-ën, një vepër e shkëlqyer për Skënderbeun. Kanë dhënë kontribut të madh për ndriçimin e jetës dhe veprës së Skënderbeut at Fan Noli, i cili nëpërmjet një vepre shpalosi shumë të dhëna, që ndriçojnë në mënyrë kritike veprimtarinë dhe kohën e Skënderbeut. Pa përmendur studiuesit e mëvonshëm si Aleks Buda, i cili ka vënë bazat e studimit të mëvonshëm të Skënderbeut, prof. Kristo Frashëri, Kasem Biçoku etj.



    Çfarë ofrojnë arkivat tona për Skënderbeun?


    Për fat të keq arkivat tona për Skënderbeun janë të pamjaftueshme. Përgjithësisht materialet për këtë figurë gjenden në arkivat e shteteve të huaja.



    Duke pasur parasysh kohën në të cilën ka jetuar Skënderbeu. Për çfarë do t‘i fliste ajo kohë kohës së sotme?



    Ajo kohë flet shumë në kohën e sotme. Kjo për aspektin se Skënderbeu dhe shqiptarët luftuan për liri. Skënderbeu i bashkoi shqiptarët, kështu që mesazhi kryesor për çdo kohë ishte se të luftosh për liri duhet të jesh i bashkuar. Ju e dini se çfarë rëndësie ka liria jo vetëm si nocion, por edhe thjesht si një gjë e shijuar nga njeriu drejtpërdrejtë. E dyta, një gjë e rëndësishme, është mesazhi i nevojës së bashkimit të shqiptarëve. Ju e dini se çfarë sfidash të mëdha kanë shqiptarët kudo ku ndodhen sot, edhe këtu edhe përtej kufijve. Epoka e Skënderbeut sjell mesazhe domethënëse për nevojën e qenies gjithnjë të bashkuar të shqiptarëve. Sot shqiptarët kanë një nga sfidat më të rënda, integrimin e tyre në botën e qytetëruar. Rasti i Skënderbeut është një rast për të evokuar historinë, si një shembull për t‘u aderuar në këto organizma.

    link:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=10471

  5. #85
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Një burrë si kont Gjergji

    Gennaro Francione, një studiues italian, rrëfen hulumtimin në ndërtimin e historisë së mbretit të shqiptarëve


    Gennaro Franciones do t‘i kishte pëlqyer më mirë të shkruante një roman sesa të udhëtonte në të panjohurat e një prej figurave më të rëndësishme të shqiptarëve. Kështu mendonte në atë kohë, kur Kostanzo D‘Agostin, një botues i njohur italian, i propozoi të shkruante një libër për Shqipërinë, duke bërë një studim të periudhës së Skënderbeut, si një nga periudhat më të lavdishme të historisë së këtij vendi. "Dua ta falënderoj Francionen, pasi më ka stimuluar të zbuloj këtë hero e të shkruaj mbi historinë e Shqipërisë, bërë mitike nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, thënë ndryshe kont Gjergji, siç e quante zakonisht bashkëvendësi im, Alfonsi V, Mbret i Napolit, i Sicilisë e i Aragonës", thotë Francione. Ai rrëfen udhëtimin e çuditshëm, për të zbuluar të fshehtat e shqiptarit të madh, që i përmblodhi më vonë në librin "Skënderbeu, një hero modern", libër i cili tashmë ndodhet edhe në shqip, botuar nga shtëpia botuese "Naim Frashëri" dhe nën përkthimin e Tasim Aliajt. "Kishte pak material në qarkullim, por më pas u ndesha me dy libra të gjetura njëkohësisht falë internetit, në Bibliotekën e të Rinjve në Romë dhe u nisa", thotë ai. Francione nuk e mohon se për kohë të tëra do të përjetonte një krizë. "Shestoja një roman historik si ai i Domineddrakulës, Vojvoda i Valakias, bashkëkohës i Skënderbeut e që e kishte të njëjtin ngjashmëri. Pikërisht në atë kohë hedhja në letër e kësaj vepre po kalohej në shtyp nga D. Agostini. Epo mirë, epoka ishte e njëjtë, ngjarjet e personazhet po ashtu të ngjashëm, por me këto më dukej se bëja një vepër përsëritëse, duke krijuar një roman të ri, që ka si personazh princin Kastriot". Gennaro thotë se në fillim ishte luhatur mes dëshirës për të bërë një vepër poetike, por koha në të cilën kishte jetuar ky personazh e bënte të vështirë. Por duke lexuar në internet për bashkësitë e ndryshme shqiptare në Italinë Jugore, pasardhës të drejtpërdrejtë të Kastriotit, do të haste në një ritual dimri mbi ringjalljen e të vdekurve, që do të rrinin me të afërmit për javë të tëra. "Ishte goditja e fundit. Ja rruga: dramaturgjia me ritualin e futjes në teatër për të nxjerrë nga hijet të përherëgjelbërin Skënderbej. Çka ishte e re e më entuziazmonte dhe loja ishte bërë. Heroi është i pavdekshëm dhe duhet të rilindë përherë", thotë Francione. Këto ishin lëkundjet e para të një personazhi të njohur në jetën social-intelektuale të Romës, në kërkim të të pathënave për heroin e shqiptarëve. Gennaro Francione është gjykatës në Tribunalin Penal të Romës, anëtar akademik i Akademisë Internacionale të Burckhardit, president i Unionit Evropian të Shkrimtarëve Gjykatës, është romancier, eseist gazetar, regjisor e dramaturg internacional. Nuk ishte thjesht një autor që kërkonte të shkruante për një hero të njohur të Evropës, por një njeri i formuar, që e quante këtë kërkim edhe si një sfidë. Dhe nëse i referohesh asaj çfarë ai ka shkruar për këtë periudhë të historisë së Shqipërisë, edhe pse i bazuar në materiale apo dorëshkrime të gjetura kudo, është një kërkim që ia vlen të përgëzohet. Nëse në historiografinë tonë Skënderbeu është parë thjesht si figura e një strategu, një diplomati që kërkonte gjithnjë fitore, Francione është ndalur dhe te marrëdhëniet njerëzore të heroit tonë. Interesante na shfaqen detaje nga jeta e tij, nga marrëdhëniet me njerëzit e tij të afërt, nga mënyra sesi shprehej apo i zgjidhte gjërat në një moment të caktuar. Por, ky autor italian e di se studimi i tij është thjesht një riprodhim i historisë së shkruar më parë, ndërsa mes legjendave që vazhdojnë të thuhen për këtë hero, mund të ketë dhe dhjetëra të vërteta, të cilat ende nuk mund të jenë shkruar. Por çdo botim është një mënyrë më shumë për të parë një akt dramatik të një periudhe të historisë sonë, të vetmes të cilës kërkojmë t‘i rikthehemi shpesh, nga e cila ende kërkojmë mesazhe edhe tashmë në shekullin XXI. Ky historian, nëse mund të quhet kështu, kërkon të analizojë Shqipërinë jo vetëm gjatë kohës së Skënderbeut, por edhe pas tij, kohë kur rezistenca thyhet pas vdekjes së tij. "Ranë njëri pas tjetrit qytete e bregdete, të ndihmuar nga venecianët, po kryesisht kështjella lavdimadhe e epopesë së Skënderbeut, pak më shumë se dhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 1478, ra përfundimisht kështjella heroike e Krujës vijuar në 1479 me Shkodrën që u pushtua atë vit... Pas afro 500 vjetësh realizohej ëndrra e Skënderbeut, por duhej ende një mënyrë e fundit për realizimin e një qeverisjeje demokratike. Rreth vitit 1990, Shqipëria i bëri fortesën e fundit komunizmit filokinez, i cili laskarohej e hapej me vështirësi drejt zgjedhjeve të lira në një proces demokratizimi që vijon akoma e që duhet të mbajë parasysh edhe mësimin e Kastriotit", shkruan Francione, duke konstatuar se leksionet e Skënderbeut vazhdojnë të jenë një motiv i fortë për shqiptarët edhe sot.

    link:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=10470

  6. #86
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Shekujt nuk ua kanë zbehur përkatësinë pinjollëve të Gjergjit

    Përse ndihemi Kastriotë krenarë?

    Dy nga stërnipërit e heroit kombëtar tregojnë lidhjen e fortë që i mban me të kaluarën dhe vendin amë



    Nga parapëlqeni t‘ia filloni?
    Kastriotët Skënderbej:
    Do të donim para së gjithash t‘u drejtonim
    një përshëndetje të ngrohtë shqiptarëve
    të të gjitha rajoneve të Italisë
    dhe të shfaqnim afërsinë tonë vëllazërore
    dhe të moçme që na lidh në
    mënyrë të pazgjidhshme me popullin
    shqiptar.
    Megjithëse familja jonë jeton në Itali
    qysh prej vitit 1468, vit kur ndodhi vdekja
    e stërgjyshit tonë të shquar dhe braktisja
    e territorit shqiptar nga ana e gruas
    dhe e djalit të tij, ndiejmë ende përkatësinë
    ideale ndaj tokës së Shqipërisë dhe
    ndjekim me vëmendje të veçantë ngjarjet
    e kohëve të fundit të Vendit të Shqiponjave
    që, pasi u çlirua nga dhjetëvjeçarë
    diktature, jeton përvojën e
    një demokracie të kryer, dhe si i tillë
    bëhet gati të hyjë në Bashkimin Evropian.
    Pra, historia e familjes sonë përkon
    me atë të Shqipërisë deri në vitin 1468,
    vit fatzi kur vdekja e Gjergjit e lë vendin
    pa mbrojtje. I biri, Gjoni, transferohet në
    mbretërinë e Napolit për t‘u ngulur në
    tokat puljeze që i kishte lënë i ati, përfitues
    i feudeve të San Xhovani Rotondos
    dhe Monte Sant‘Anxhelo-s që iu dhanë
    nga mbreti Ferdinando D‘Aragona, të shkëmbyera
    më pas me dukatin e San Pietros
    në Galatinë dhe kontenë e Soletos
    në provincën e Leçes. E veja e Skënderbeut,
    Donika, pritet në Oborr në Napoli,
    ku do të jetojë deri në vdekje në afërsi dhe
    familjaritet të ngushtë me "Mbretëreshat
    e trishtuara" (pra, e veja e Ferrante-s I dhe
    bija e saj Giovanna, vejushë e mbretit
    Ferrandino) pranë Rezidencës
    Mbretërore të Mashkullit Anzhuin. Gjon
    Kastrioti Skënderbej, dukë i parë i Galatinës
    dhe kont i Spoletos, i dha jetë pas
    ardhjes, duke lindur me të shoqen Irene
    Brankoviç Paleologa, pasardhëse e fundit
    e drejtpërdrejtë e familjes perandorake
    të Bizantit, Ferdinando-n, dukë i
    dytë i Galatinës dhe kont i Soletos. Nga
    Ferdinando lindi Pardo dhe nga ai -
    nëpërmjet djalit të parë - rrjedhim vetë
    ne. Nga Galatina familja u transferua në
    fillim në Kopertino, më pas në Leçe duke
    filluar nga viti 1682, vit kur bëhet martesa
    e Alessandros - stërgjyshi ynë i drejtpërdrejtë
    - me zonjën Caterina Giustiniani,
    bijë e markezit Giovambattista. Në
    rrjedhën e shekujve, familja jonë ka
    ndenjur më tepër në Leçe, në një pallatsot
    për fat të keq i shkatërruar- që ndodhej
    në rrugën e Perronëve, përbri pallatit
    madhështor të markezëve Giustiniani, të
    afërmve tanë. Në vitet 1752-1754 Vitantonio
    Kastrioti Skënderbej, bir i Alessandro-
    s, ka qenë kryebashkiak i Leçes, si
    përfaqësues i shtresës së fisnikëve, ndërsa
    një motër e tija, Isabella, ka qenë poeteshë
    aq e famshme sa ka zënë një vend
    në Fjalorin e Italianëve të Shquar, vepër
    që po botohet nën kujdesin e Institutit
    Treçani.
    Më pas, në fund të vitit 1700, familja u
    transferua në Amalfi dhe në Napoli, si
    pasojë e emërimit të Alessandro-s bir i Vitantonio-
    s, guvernator mbretëror. Një bir
    i Alessandro-s, Giorgio (stërgjyshi ynë i
    drejtpërdrejtë), qe gjykatës i Gjykatës së
    Lartë Kriminale të Avelinos dhe Leçes; një
    tjetër, Federico, qe avokat shumë i famshëm
    i Gjykatës së Napolit, mbrojtës i Silvio
    Spaventa-s, Filippo Agresti-t, Luigi
    Settembrini-t dhe të pandehurve të tjerë
    të famshëm në proceset politike të 1848-
    ës; Ferdinando, vëlla i të mëparshëmve,
    qe përgjegjës i rojës së sigurisë së
    brendshme të Mbretit Ferdinando di
    Borbone; ndërsa motra Carolina, e shoqja
    e ministrit Santangelo, qe grua me një
    prestigj dhe ndikim të madh në Oborr.
    Deri në gjysmën e 1800-ës familja e pati
    rezidencën e saj në Napoli, duke ruajtur
    gjithmonë një lidhje të fortë me tokën e
    Otrantos, ku ndër të tjera mbeteshin interesat
    kryesore trashëgimore të të
    parëve tanë. Me kthimin në Leçe në vitin
    1860 familja ngulet sërish në atë tokë dhe
    aty qëndron deri në ditët tona. Që nga
    fundi i 1800-ës, kur stërgjyshi ynë
    Alessandro Kastrioti Skënderbej e restauroi
    pallatin e ‘500-ës të familjes, të cilin
    e zgjodhi si rezidencë të vetën, familja
    jonë jeton në Rufano (Leçe). Babai ynë,
    Giorgio, që vdiq para kohe në vitin 1996,
    ka qenë një avokat i njohur i Gjykatës së
    Leçes, i vlerësuar për aftësitë e tij profesionale
    dhe për drejtësinë e tij morale.
    Bashkë me nënën tonë, grua me një ëmbëlsi
    të madhe, gjithnjë e përkushtuar
    ndaj fëmijëve dhe familjes, na transmetoi
    ndjenjën e detyrës, të cilën ai e kishte
    shumë të lartë dhe rëndësinë e traditës
    familjare, në kultin e së cilës kemi jetuar.
    Francione:
    Do të doja ta thelloja pak më mirë kuptimin
    e faktit se ju e ndjeni ende përkatësinë
    ideale ndaj tokës shqiptare dhe
    se e përjetoni në mënyrë emotive përpjekjen
    e popullit shqiptar që në këtë
    çast historik, siç e kujtuat, po lufton për
    arritjen e demokracisë së plotë dhe hyrjen
    që vijon prej saj në Bashkimin Evropian.
    Si mund të ekzistojnë ende lidhje me
    valencë të fortë ideale dhe psikologjike
    mes pasardhësve të Gjergj Kastrioti Skënderbeut
    dhe Vendit të Shqiponjave, pas
    më tepër se pesë shekujsh nga vdekja e
    heroit?
    Kastriotët Skënderbej:
    E kuptojmë që nuk është e lehtë të
    shpjegohet kuptimi i një lidhjeje të tillë
    afektive, që vazhdojmë ende ta ndiejmë
    shumë të thellë. Rreziku, që do të donim
    vërtet ta shmangnim, është se fjalët tona
    mund të lexohen si të lidhura nga një fill
    i kuq hipokrizie të hollë, por jo për këtë
    arsye më pak të padurueshme. Kemi besim
    në mirëkuptimin e lexuesve dhe të
    aftësisë së tyre për të kapur kuptimin e
    vërtetë të mendimit tonë.
    Çështja është e ndërlikuar.
    Lidhja e fortë me tokën e të parëve
    tanë ka qenë për ne, të paktën deri tani,
    një fakt thjesht intimistik, që ka përfshirë
    gjithnjë dhe vetëm ndërgjegjet tona dhe
    që nuk ka pasur kurrë dhe ndoshta nuk
    do të njohë kurrë forma të jashtme
    shfaqjeje. Në të vërtetë jemi italianë që
    prej më shumë se një gjysmë mijëvjeçari
    dhe do të ishte - kjo po - me të vërtetë
    hipokrite nga ana jonë të paraqiteshim
    në sytë e vetë shqiptarëve si ca bashkëkombës
    të tyre në kuptimin e mirëfilltë
    të fjalës. Nga ana tjetër, kurrë askush prej
    nesh pasardhësve nuk ka jetuar në një
    bashkësi shqiptare, ndonëse nuk janë të
    pakta ato të ngulura në Italinë jugore;
    megjithatë në krahinën e Leçes, ku ka
    jetuar kryesisht familja jonë dhe ku edhe
    emigrimet nga Lindja e afërme kanë
    qenë shpesh masive, nuk ka hedhur kurrë
    rrënjë një bashkësi shqipfolëse, ashtu
    siç ka ndodhur gjetiu.
    Kështu që arsyet e lidhjes së fortë me
    tokën e të parëve tanë nuk duhen
    kërkuar në faktorë domethënës të bashkësisë
    së jetës dhe përvojave. Por mbetet
    fakti se Shqipëria përfaqëson për ne
    një tipar domethënës të historisë familjare,
    madje çastin më të lartë të historisë
    sonë. Bëmat e Skënderbeut ia kanë bërë
    të pavdekshëm emrin, duke ia dorëzuar
    përfundimisht historisë dhe ne jemi sigurisht
    shumë krenarë ta përjetësojmë
    dhe t‘i mbajmë emblemat e tij heraldike;
    por për ne Skënderbeu përfaqëson diçka
    më familjare, e ndiejmë të afërt, është
    një fanar që ndriçon shekujt që na ndajnë
    dhe që ende sot hedh dritë në rrugën
    e përvojave tona. Për ne ai është shembull
    i pashoq i njeriut të virtytshëm dhe i
    kalorësit të përkryer; tek ai admirojmë
    strategjinë e madhe ushtarake, guximin,
    besën, ndjenjën e drejtësisë dhe të përkatësisë
    ndaj një grupi fisnikësh që
    mbron disa vlera dhe që për afirmimin e
    tyre lufton deri në rrezikimin e vetë jetës,
    në një çast kur alternativa dramatike është
    t‘i bësh ballë shtypësit ose t‘ia lësh
    fushën armikut.
    Po a e kuptoni ju madhështinë e këtij
    njeriu? Me pak njerëz dhe të keqarmatosur
    arrin t‘i bëjë ballë ushtrisë më të frikshme
    të atyre kohërave, asaj - që të kuptohemi
    - që në vitin 1453 e detyron të
    bjerë Kostandinopojën.
    Është pikërisht kjo e shkuar e
    lavdishme lidhja aktuale mes nesh dhe
    popullit shqiptar; si të mos mbash parasysh
    se një çast aq domethënës i së shkuarës
    së këtij populli, në të cilin e njeh
    veten çdo shqiptar, është edhe e shkuara
    jonë dhe që ka për këtë arsye një ndarje
    të plotë të një trashëgimie historike aq
    domethënëse dhe entuziazmuese. Pa
    mbështetjen e popullit të tij trim edhe
    Skënderbeu do ta kishte pasur të vështirë
    t‘u bënte ballë turqve. Një çast kaq i
    lartë historik (por jo i vetmi) për shqiptarët,
    përfaqëson në të njëjtën kohë
    edhe fazën e apogjeut tonë familjar. Pak
    ju duket?
    Intensiteti i marrëdhënies sonë aktuale,
    qoftë edhe në planin ideal, me Shqipërinë
    është në fund të fundit pasqyrimi
    i mënyrës sesi ne jemi mësuar ta përjetojmë
    traditën tonë familjare. Pa rënë
    kurrë në vetëmburrje dhe në vetëpëlqim
    (dobësi që Gjergji i madh me siguri nuk
    do t‘i kishte miratuar), ne kultivojmë
    megjithatë kultin e historisë sonë familjare
    dhe e ruajmë gjithnjë të freskët
    kujtimin e të parëve tanë.
    Dhe, të na besoni, ky nuk është një
    qëllim në vetvete, sepse jo rrallëherë në
    këtë burim ne gjejmë forcën për betejat
    tona të vogla të përditshme, të shtrënguar
    të lëvizim në një shoqëri gjithnjë më
    kompetitive dhe të shekullarizuar, që
    duket se e ka humbur kuptimin e disa
    vlerave të qëndrueshme.
    Francione:
    Ndoshta vlerat për të cilat bëni fjalë
    do të mund të rifitoheshin duke u menduar
    më mirë mbi kuptimin e jetës, mbi
    rëndësinë e respektit që i detyrohemi
    dinjitetit të qenieve të tjera njerëzore,
    duke nxjerrë në pah me forcë më të madhe
    sesi vetëm një shoqëri globale, më e
    drejtë, mund ta shpjerë një njeri në një
    ndjenjë reale përkatësie dhe në një realizim
    më të lartë vetjak.
    Do të nevojitej një rifitim i kulturës së
    ngjeshur jo më në terma nocionistikë si
    rrezatim mendjesh sidomos mekanike,
    por si njohje e gjerë, si aftësi për ta kuptuar
    jetën në tërësinë e saj, si bazë për zhvillimin
    e një intuite në gjendje për të
    krijuar te njeriu një vizion të botës ku e
    tëra është e lidhur dhe e padukshme, ku
    çdo gjë ndërvepron me gjithçka, ku e
    shumëfishta - ashtu siç këmbëngulte në
    lashtësi Plotini - nuk është gjë tjetër veçse
    shprehje e thjeshtë e Njëshit. Pra, në rastin
    specifik, falë sidomos Skënderbeut,
    ka afërsi dhe bashkim mes popullit italian
    dhe popullit shqiptar. A jeni dakord?
    Kastriotët Skënderbej:
    Pa dyshim, nëse mendohet për Shqipërinë
    e Skënderbeut, trashëgimia ideale
    që i bashkon historikisht dy popujt që
    ndodhen përballë njëri-tjetrit, duke
    mbushur ato pak milje det që ndërvë
    gjeografia, nuk mundet veçse të
    konkretizohet në mënyrë homogjene
    dhe përfaqësohet nga ato vlera që, të
    mishëruara nga Skënderbeu, i përkasin
    kulturës universale të çdo epoke.
    Sigurisht, me këtë nuk duam të shkalisim
    shkakun e fortë politiko-fetar që
    qëndronte pas aleancës së madhe antiotomane,
    dhe që qe nxitësi më i efektshëm
    i vetë veprimit ushtarak të
    Skënderbeut. Por nuk ka dyshim që tiparet
    e universalizmit dhe të ndarjes së një
    trashëgimie të përbashkët ideale që
    gjenden në historinë e lashtë të popullit
    shqiptar përfaqësojnë edhe sot, në agun
    e këtij mijëvjeçari, kredencialet më të
    çmueshme për forcimin e marrëdhënieve
    midis dy brigjeve të Adriatikut
    dhe më në përgjithësi, për vetë vendosjen
    në planin gjeo-politik të Shqipërisë
    mes vendeve të Perëndimit të
    zhvilluar dhe demokratik.
    Si të mos kujtojmë që Skënderbeu qe
    një njeri mendjegjerë, veprimi i të cilit
    shpalosej brenda një plani politik me
    frymëzim evropian. Ai qe sigurisht edhe
    një diplomat i stërholluar, i aftë në endjen
    e një pëlhure të dendur aleancash
    strategjike me fuqitë më të mëdha të kohës
    së tij, nga Mbretëria e Napolit te Papati,
    nga Principata e Venedikut te Dukati
    i Milanos. Bëmat e Skënderbeut, për të
    cilat ka dëshmi të bollshme në arkivat më
    të rëndësishme publike italiane dhe në
    bibliografinë e pafund për të, janë pjesë
    e pashlyeshme në historinë evropiane të
    shekullit XV. Pa ato bëma, historia e Italisë
    dhe e botës perëndimore dhe fati i
    Kishës së Romës, do të kishin qenë me
    siguri shumë të ndryshëm nga ata që njohim
    sot.
    E megjithatë, duke u nisur edhe
    vetëm nga ngjarjet protagonist i të cilave
    u bë, kuptohet fare lehtë tërësia e vlerave
    morale rreth të cilave sillej bota e tij:
    besnikëri ndaj fesë së krishterë, dashuri
    për tokën dhe popullin e vet, qëndrueshmëri
    e pamposhtur dhe e skajshme ndaj
    pushtimit të truallit atëror, etje për liri,
    ndjenjë të thellë drejtësie. Është vërtetuar
    se qe bujar me njerëzit e tij - të cilëve
    u paracaktoi plaçkën e shumë luftëravese
    qe i thjeshtë përtej të përfytyrueshmes,
    se qe i ndershëm me cilindo
    dhe se ushtroi faljen dhe mëshirën.
    Pra, qe grumbullimi i cilësive që i
    zotërojnë vetëm njerëzit jashtëzakonisht
    të virtytshëm.
    Qe pikërisht ky koncentrat i pabesueshëm
    virtytesh kalorësiake arma e
    vërtetë e fshehtë e Skënderbeut: ajo çka
    e shndërroi atë në një figurë mitike, në
    një hero të dashur dhe të respektuar nga
    të gjithë, përtej besimeve fetare apo përkatësisë
    etnike, në të gjitha kohërat.
    Skënderbeu mishëron vlerat e përnjëmendta
    njerëzore, kurajën, ndershmërinë,
    shpirtin e sakrificës, vetëmohimin,
    zgjuarsinë shkëlqimtare të vënë
    në shërbim të një çështjeje të drejtë,
    forcën e pakorruptueshme shpirtërore.
    Këto vlera, të vlefshme tani si atëherë,
    janë trashëgimia më e madhe morale e
    heroit, drita që duke buruar nga figura e
    tij pasqyrohet mbi të gjithë popullin e tij,
    të cilit, jemi të sigurt që nuk do t‘i mungojnë
    forca dhe guximi nën udhëheqjen
    e një klase drejtuese të aftë dhe shumë
    të vendosur, për të përballuar sfidat e
    vështira të këtyre ditëve dhe për ta futur
    sa më shpejt Shqipërinë tonë në grupin
    e vendeve të Bashkimit Evropian.


    link:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=10528

  7. #87
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Skënderbeu u bën skaner historiografëve


    Alma Mile
    18-01-2007



    Nuk është jubile, po gjithsesi një rast për të folur rreth Heroit Kombëtar. Dje u bënë 539 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndaj dhe Instituti i Historisë organizoi një sesion shkencor modest. Me këtë rast u prezantua libri "Skënderbeu dhe Evropa", një përmbledhje e 44 referateve të mbajtura në 600-vjetorin e lindjes së tij. Edhe një herë për figurën e udhëheqësit, që nuk ka pasur nevojë për asnjë dekret qeveritar për t'u shpallur Hero Kombëtar. Për mbrojtësin e krishtërimit, themeluesin e shtetit, të kombit… Data, citime e falenderime papësh. Por pati edhe nga ata referues që e lanë mënjanë mënyrën tradicionale të referimit me lavde e ditirambe dhe shfrytëzuan rastin për të ngritur probleme që shqetësojnë historiografinë shqiptare. I pari ishte historiani Kasëm Biçoku i cili tha prerë dhe qartë që konferenca e 600-vjetorit nuk arriti as nivelet e konferencës së mbajtur në vitin 1968 në 500- vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Sipas tij, për këtë konferencë nuk u punua dhe në komisionin qeveritar për jubileun nuk pati asnjë historian. Këtij mendimi i qëndroi edhe historiani Dritan Egro, sipas të cilit historiografia jonë ka mbetur mbrapa dhe nëse 40 vjet të shkuara ajo përballej me arritjet më të fundit botërore, tani është shumë e vështirë ta thuash një gjë të tillë. Metodat vazhdojnë të jenë ato klasike dhe numri i studiuesve ka ardhur duke u pakësuar. Sadoqë konferenca e djeshme ngriti një sërë problemesh, duhet parë si një kthesë pozitive. Fatmirësisht ka nga ata historianë që tentojnë të ngrihen mbi tradicionalen dhe kërkojnë të përballen me kolegët e huaj. Siç ka edhe nga ata që nuk heqin dorë nga metodat e vjetra, të dala kohe.
    Koha për interpretime të reja

    Dritan Egro: Po shterin forcat

    Për historianin orientalist Dritan Egro, përvjetori i vdekjes së Skënderbeut ishte rast i mirë për të ngritur problemet që shqetësojnë sot historiografinë shqiptare. Sipas tij, përveç dokumentacionit që duhet të jetë impenjimi kryesor i studiuesve, pasi është baza mbi të cilën ngrihet historia, është momenti për të përqafuar interpretime të reja, me të cilat bota ka kohë që është familjarizuar. "Historiografia shqiptare duhet ta gëzojë trashëgiminë që ka, por duhet të kalojë kufijtë e tradicionales, e lokales. Nëse duhet të ngjitemi në nivelet e historiografisë botërore, le të plotësojmë disa komponentë, jo vetëm në verifikimin e dokumenteve, i cili sot quhet klasik. Ka të bëjë me qasje interesante, interpretime, konfiguracione, shtrirje të sferës së studimeve, etj.. Pra problemet janë shumë më komplekse, por ne bëjmë sikur nuk i shohim dhe i vëmë re vetëm kur ballafaqohemi me historianë të huaj, apo me arritjet më të fundit të historiografisë botërore", - thotë Egro. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për epokën e Skënderbeut dhe figurën e tij, por për historiografinë në tërësi. Megjithatë për orientalistin nuk është ky i vetmi problem. "Po shterin forcat. Gjatë 16 viteve të fundit janë larguar shumë nga Instituti i Historisë dhe nuk ka më kuadro të rinj që të merren me studime, kryesisht mesjetare dhe osmane. Ndaj dhe bëj një thirrje për sllavistë, bizantinistë dhe osmanistë. Vetëm një punë e koordinuar, e planifikuar dhe e bashkërenduar, mund të sjellë një frymë të re në studimet mesjetare shqiptare. Po të vazhdojmë kështu, jo vetëm që do dëgjojmë ato që kemi dëgjuar, por do shkojmë edhe më mbrapa." Egro e quan gur kilometrik momentin e vitit 1968, në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Pyetja që ngre ai është: Ku jemi pas 40 vjetësh? Nuk është kaluar ai gur. Në këtë drejtim si pohon se as konferenca për 600-vjetorin e lindjes së Skënderbeut, nuk është një hap cilësor përpara. Ai pranon se në konferencën e zhvilluar në vitin 2005, kishte teza sfiduese që duhen vërtetuar, duhen punuar e të shihen në të ardhmen. Megjithatë debati shkencor ishte i një niveli më të lartë në vitin 1968, kur në Tiranë erdhën emra të mëdhenj të historiografisë botërore dhe arritjet më të fundit. "Për herë të parë u ballafaquam denjësisht me arritjet botërore. Ndërsa sot është një pikëpyetje e madhe".

    Akoma ka subjektivizëm

    Biçoku: Kemi ndjekur projekte të gabuara

    Për të vlerësuar punën e bërë në dhjetor të vitit 2005, i mjafton të kujtojë përgatitjet që u deshën për konferencën e 500- vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Një grup pune i drejtuar nga Aleks Buda punoi prej vitit 1962 për organizimin e konferencës. "Kush bën punë shkencore duhet të punojë shumë", - thotë historiani Kasëm Biçoku. Ai kujton se konferenca e '68-ës u shoqërua me një botim tre vëllimësh që u përkthye në gjuhë të huaja e që u pasua më tej me të tjera botime nga Instituti i Historisë, po edhe në Prishtinë e Firence. Teksa tenton që përmes librave të tij të hedhë teza të reja për Shqipërinë në periudhën e Skënderbeut, apo shtrirjen gjeografike të Kastriotëve, që ai i çon në Lindje deri në Sfetigrad, Biçoku thotë se shumë dokumente, që flisnin qartë mbi këto çështje janë anashkaluar, apo paragjykuar nga historianët. Madje ai nuk e mohon që gjatë viteve të punës së tij, ka parë të bëhen shumë gabime. "Kemi ndjekur edhe projekte të gabuara. U bë një projekt për të vazhduar një libër të albanologëve austrohungarezë "Akte dhe diploma që ilustrojnë historinë mesjetare të shqiptarëve", që datonte deri në 1406. Menduam që ta vazhdonim këtë punë nga 1407 deri në 1479 kur ra Shkodra. Vëllimin e parë e çuam në shtyp. Ndërkohë fillon Valentini të botojë dokumente të arkivit të Venedikut dhe të Vatikanit për Shqipërinë. Kështu që ne e lamë punën, pasi po mblidhnim dokumente të shpërndara nëpër botime të ndryshme. Por më pas Zef Valentini u quajt fashist, kështu që u vendos të bëhet një botim paralel. Shkuam edhe në Venedik ku morëm dokumente, pastaj në Dubrovnik. Ne duhet të kishim pranuar veprën e Valentinit dhe të botonim arkivat e Dubrovnikut, të cilat sot e kësaj dite janë të pabotuara. Tanimë nuk kemi njerëz për ta realizuar një gjë të tillë, ndërsa atëherë ishim katër vetë që punuam për vite të tëra për një vepër paralele". Megjithatë, edhe pse kanë kaluar vite nga "ajo kohë", Biçoku thotë se në historiografi vazhdon të ketë subjektivizëm. Historiani duhet të dijë të ndajë subjektivizmin nga informacioni i mbështetur në logjikë.

    link:
    (Shekulli) http://shekulli.com.al/news/53/ARTIC...007-01-18.html

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Një kryevepër e Petrarkës në bibliotekën e Kastriotëve

    Me rastin e 539-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

    Zbulimin e madh e ka bërë që në vitin 1972 Robert G. Calkins, Profesor i Historisë së Artit Mesjetar i Universitetit Cornell të Itakës në Amerikë. Është fjala për kryeveprën e kryepoetit italian Francesko Petrarka “Trionfi, Canzoniere – këngë e sonete”, që përmban në dy fletë të saj emblemën e famshme të Kastriotëve. Nga Fotaq Andrea e Dritan Muka

    Vepra, është një dorëshkrim i rrallë fjorentinas, shkruar sipas studjuesve rreth viteve 1465-1470. Përmban 188 fletë në pergamen dhe ndodhet në fondet e Bibliotekës së mirënjohur të Universitetit Cornell që nga viti 1902, kataloguar me numër MS. 4648 n°.24 +. Shkruar në italisht, ky kodik ka në përbërje të tij 39 fletë nga vepra “Trionfi”, 143 fletë nga vepra “Canzoni” dhe 6 fletë Indeks. Studjuesit Fowler, Ricci, Wilkins, Ullman, Calkins etj. shohin në këtë vepër dorën e iluminatorit të mirënjohur mesjetar Francesco d’Antonio de Cherico, ndërsa skribi apo shkruesi është Nicolous Riccine.

    Libri i Petrarkës
    Faqja e parë, në gërmën hyrëse të “Triumfit”, paraqet në miniaturë, dhe me shije të veçantë artistike, poetin Petrarka duke ëndërruar, e në krah të tij, përsëri Petrarkën në moshë të pleqërisë mbështetur mbi paterica. Poshtë tekstit, në mes të faqes, katër ëngjëj të bukur fëmijërorë, apo eros, mbajnë emblemën e shenjtë të Kastriotëve. E njëjta emblemë, mbajtur përsëri nga engjëjt, paraqitet me stilizim po aq mjeshtëror edhe në faqen që çel veprën “Canzoni”, ku në gërmën fillestare të tekstit, këtë herë Petrarka paraqitet me libër në duar.

    Ndonëse pjesa e djathtë e emblemës shfaqet, në të dyja fletët, e dëmtuar rëndë, përsëri Profesor Calkins sheh në të emblemën e Skënderbeut dhe e mbështet argumentimin e tij shkencor tek pjesa e majtë e emblemës, mëse e qartë në të dyja rastet : në sfond të kaltër, një luan i artë, ngritur në këmbë, mban në putrën e djathtë një shpatë të argjendë dhe mbi të, ndodhet simboli i artë i zambakut anzhuin. Këtë element të rëndësishëm të emblemës, ai e ka përqasur me emblemën kastriotase të Librit të Uratave, duke arritur në konkluzionin se “Codex Scanderbegus” “duhet të ketë qenë me siguri në zotërim të Skënderbeut ose të birit të tij Gjonit”.

    Një simbol tjetër i veçantë shfaqet në emblemë në mënyrë domethënëse : gjurma e një ylli gjashtëcepësh të artë në sfond të kaltër, gati të shuar nga mpleksje e fortë e ngjyrave. Kjo gjurmë paralajmëron aty praninë e dikurshme të shqiponjës dykrenore, dhe përbën, të themi, majën e ajsbergut të saj përpirë nga koha. Në vend të shqiponjës, për fat të keq, na shfaqen këtu vetëm gjurma njollash, që flasin për dëmtim a për ndërhyrje të jashtme brutale.

    Libri i Uratave
    Duke dashur të thellohemi në argumentat e Profesor Calkins, u lidhëm me konservatorin e Bibliotekës së Universitetit të Cornellit, i cili na ndihmoi mjaft me të dhëna konkrete, si dhe kërkuam gjurmët e botuara e të pabotuara të Librit të Uratave për të cilën kanë folur edhe studjuesit tanë, Prof. Kristo Frashëri e Dr. Moikom Zeqo.

    Me të na rënë në dorë emblema e Librit të Uratave, të cilën nuk e kishim parë të botuar, kuptuam zbulimin e madh, lidhjen logjike, shkencore e mahnitëse që kishte bërë prof. Calkins midis emblemës kastriotase të Librit të Uratave dhe emblemës po kastriotase të Librit të Petrarkës. Simboli i të njëjtit luan, me të njëjtin kompozim e pozicion, shfaqet qartë në dy burime krejt të ndyshme nga njëri-tjetri, njëri me tematikë fetare dhe tjetri me tematikë laike e letrare.

    Veçse në Librin e Uratave, luani heraldik kastriotas qëndron denjësisht e krenarisht përballë shqiponjës dykrenore kastriotase me yllin gjashtë cepash mbi krye, ndërsa në Librin e Petrarkës, i njëjti luan nuk bën gjë tjetër veçse paralajmëron fisnikërisht praninë e dikurshme të së njëjtës shqiponjë dykrenore, mjerisht viktimizuar nga koha pas shekujsh ekzistence.

    Tek siguruam dy burime për të njëjtën emblemë kastriotase, dhe duke dashur t’i shohim ato në lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën, na ra dukshëm në sy se luani heraldik i emblemës së Kastriotëve kishte lidhje të ngushtë me luanin heraldik të emblemës së Muzakajve dhe, më thellë në historinë tonë, me luanin e emblemës së Skurrajve, por jo me luanin heraldik të emblemës së Topiajve, i cili na paraqitet në pozicion madhështor të vithisur, me kurorë e pendë.

    Madje, në bazë të shkencës heraldike, vumë re se, ndryshe nga luani i Topiajve, ky simbol tek emblema kastriotase është luaneshë, domethënë është i zhveshur nga atributet mashkullore : është pa krifë, pa qime në putra, pa vergë, e mbi të gjitha me trup të hajthëm e të zgjatur. Në heraldikën evropiane na rezulton të mos ketë asnjë rast të ngjashëm me luaneshën kastriotase, madje edhe njëfarë luani bask, me shpatë e në këmbë, është krejt i ndryshëm për nga kompozimi e paraqitja.

    Shqiponja dykrenare

    Dr. Zeqo na siguron, nga ana tjetër, për dy raste të shfaqjes së emblemës kastriotase me shqiponjë e luan shumë vite pas vdekjes së Heroit dhe larg truallit kombëtar. Njëra emblemë ndodhet në monumentin që Isabela Kastriotit i ngriti të shoqit, Guido Ferramosco, në Montecassino dhe tjetra në varrin e një pasardhësi të Skënderbeut në vijë femërore Giusepe Felice Kastriotit në Leçe të Puljes (Itali). Përshkrimi që studjuesi pasionant shqiptar u bën këtyre emblemave është i ngjashëm si dy pika uji me emblemën e Librit të Uratave dhe me emblemën e Librit të Petrarkës : shqiponjë bizantine me dy krerë e me dy kurora princërore, në fushë të kaltër, nga njëra anë, dhe luan me shpatë e me lule zambaku, nga ana tjetër. Pra kemi pikë për pikë të njëjtën emblemë kastriotase, por në katër burime të ndryshme, të cilat nuk na rezultojnë aspak që të jenë variante, por janë shëmbëlltyra të njëra-tjetrës.

    Përgjithësisht, është thënë se Skënderbeu e huazoi emblemën e tij nga Muzakajt, duke i bërë ndryshime të dukshme. Nga ana tjetër, në veprën madhore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Histori e popullit shqiptar, vëll. I, 2002, nënvizohet : “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mëtonte se ishte trashëgimtar i ligjshëm i zotërimeve të Topiajve e të Balshajve dhe, si për të theksuar këtë, i shtoi emblemës së familjes edhe simbolet e këtyre dy familjeve, luanin dhe yllin” (nënvizimi është i yni, F.A. e D.M.). Rrjedhimisht, del se simboli i luanit (apo luaneshës) është shfaqur domosdoshmërisht në emblemën kastriotase gjatë kohës sa ishte gjallë Skënderbeu. Dhe ka vijuar më tej përtej detit, tek simbolet e pasardhësve kastriotas.

    Për mendimin tonë, kjo tezë, që ka të bëjë me aleancat familjare, politike, ushtarake e ekonomike të familjeve aristokratike shqiptare, ka një rëndësi të madhe për të përcaktuar në kohë periudhën e shfaqjes së Librit të Uratave dhe të Librit të Petrarkës. Gjin Varfi në librin e tij “Heraldika shqiptare” vë në dukje se emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjë (ne do shtonim nga ana jonë edhe me luaneshë) shfaqet për herë të parë në Librin e Uratave, që iu dhurua Skënderbeut nga Alfonsi V, mbret i Napolit me rastin e nënshkrimit të traktatit të Gaetes më 26 mars 1451.

    Kurse studjuesi i mirënjohur i emblemave mesjetare J.J.G. Alexander, Profesor i Universitetit të Manchesterit, në veprën e përbashkët me Prof. A.C. de la Mare “The italians Manuscripts in the library of Major J.R.Abbey” - ku ka botuar në pesë faqe katalogimin e Librit të Uratave dhe emblemën e Skënderbeut -, shpreh mendimin se ky libër mund t’i përkasë vitit 1480. Duke prezantuar në mënyrë të hollësishme Librin e Uratave, Prof. Alexander thekson se kodiku, (me 214 fletë, në latinisht e pergamen, dhe me mjaft ndryshime, fshirje e shtesa) “mund të ketë qenë pronësi e Gjonit, të birit të Skënderbeut, mbrojtësit të Shqipërisë kundër turqve. Pas vdekjes së Gjergjit më 1468, Andronika Komnena – Donika Kastrioti – dhe i biri u thirrën në Napoli nga mbreti Ferrante.

    Më pas, Uratat kaluan në përdorim françiskan”. Dhe më tej, autori vijon në mënyrë të saktë e të prerë : “Nga viti 1544, apo ndoshta pak më parë, manuskriti ka qenë në zotërim të familjes së kontëve Capua dhe Altavilla”. Këtë e vërteton me shënimet në fletët 203-214 që përbëjnë pjesën shtojcë të manuskritit origjinal, ku datat e lindjes së pinjollëve të këtyre dy familjeve fisnike italiane shoqërohen në këtë shtojcë me emblemat e ndryshme të familjeve Capua, Altavilla, Orsini, Margaritta Ruffo-s, princeshës së Silës apo gruas së D.J. Fabricio di Capua-s.

    Codex Scanderbegus
    Pra, studiuesit anglezë janë unanimë kur theksojnë se të dy librat, si “Uratat” ashtu dhe “Petrarka”, kanë qenë që në fillim në zotërim të familjes së Kastriotëve dhe më pas, kanë mërguar në Itali, me mërgimin e të zotërve të tyre, Donikës e Gjonit. Veçse për ta, koha e shfaqjes së këtyre dy librave është e ndryshme : Libri i Petrarkës shfaqet në vitet 1465-1470, dhe Libri i Uratave në vitin 1480. Si historianë të artit të manuskriteve, këto përcaktime kohore ata i kanë bërë kryesisht në bazë të përqasjeve me kodikë të tjerë të po kësaj periudhe.

    Mirëpo, duke ndjekur pistën e historiografisë sonë, vëmë re se në morinë e simboleve të ndryshme kastriotase, të përkrenares me kokë dhie, të Diellit e të simboleve pellazgjike, të luanit heraldik evropian, të zambakut anzhuin, etj. shqiponja dykrenore bizantine me yllin me gjashtë cepa mori përparësi e mëvetësi me vulën e madhe të Skënderbeut përdorur “për herë të parë në letra që janë shkruar gjatë mesit të viteve ‘50 të shekullit XV” (Histori e popullit shqiptar, f.435).

    Nga ana tjetër, vajtje-ardhjet e shpeshta të Skënderbeut dhe të ambasadorëve të tij në Itali në vitet 1451-1466, fama dhe lavdia e Heroit në rang evropian gjatë po kësaj periudhe, vetë formimi i tij i gjerë kulturor humanist, si dhe në radhë të parë motivet e fuqishme politike, ushtarake, etnike e ekonomike flasin për atë që Skënderbeu i përdori, gjatë gjithë kohës, simbolet e tij me kuptim shumë të thellë, e jo thjesht kancelaresk apo luftarak.

    Nëpërmjet këtyre simboleve, ai bëri me mjeshtëri një lidhje të fuqishme organike, politiko-historike, me lashtësinë dhe vazhdimësinë e etnisë shqiptare, me Ilirinë, Krishtërimin, Bizantin dhe Evropën, për të kristalizuar e formuar kështu shtetin shqiptar. Pra, do të ishte disi e vështirë të pranohej që këto vepra madhore si Libri i Uratave dhe Libri i Petrarkës të kenë qenë në bibliotekën kastriotase vetëm pas vdekjes së Skënderbeut apo t’i jenë përkushtuar të birit, Gjonit, me synimin thjesht fisnik për të përjetësuar simbolet kastriotase, kur dihet që ky, në atë kohë, ishte tepër i mitur.

    Nga ana tjetër, historia ka pagëzuar si “Codex Scanderbegus” enciklopedinë e famshme të shekullit XV që ndodhet në bibliotekën e Vajmarit, Vjenë, edhe pse në të nuk ndodhet asnjë portret apo emblemë kastriotase. Ky kodik mbahet se i është bërë dhuratë Skënderbeut nga mbreti Ferdinand i Aragonës. Dhurata të tilla ishin tepër të zakonshme e kuptimplota në Mesjetë, dhe nuk përjashtohet në këtë rast mundësia që si Libri i Uratave ashtu edhe Libri i Petrarkës t’i jenë bërë dhuratë Heroit gjatë kohës që ai po i bënte shërbime të mëdha Evropës me kreshnikëritë e veta.

    Francesco de Cherico
    Duke gjurmuar në veprën iluminatorit të njohur Francesco d’Antonio de Cherico, autor i ilustrimeve të Librit të Petrarkës me emblemën e Kastriotëve, vumë re një fakt tepër domethënës : ky mjeshtër i njohur i Firences, që mbante lidhje me familjen fisnike Medicis dhe Dukën Urbino, ka realizuar, krahas “Urbino Bible”, “Codice Trivulziano” e “Longleat Virgil” edhe ilustrimin e librit “Jeta e Karlit të Madh”, më 1461, libër tepër i vyer për kohën, që i është bërë dhuratë mbretit francez Luigjit XI, duke pasur në hyrje të tij pikërisht emblemën e këtij mbreti.

    Mund të konkludojmë atëherë që edhe Libri i Petrarkës t’i jetë bërë dhuratë Skënderbeut, po gjatë kësaj periudhe, duke e nderuar atë me bukurinë e emblemës kastriotase realizuar nga autori i mirënjohur në një kryevepër të poetit madhështor.

    Por ndërsa Biblioteka e Luigjit XI, që numëronte në atë kohë rreth 800 kodikë të mrekullueshëm, do të përbënte bërthamën e ardhshme të Bibliotekës së Francës, kodikët e Bibliotekës së Skënderbeut, - nga të cilët njohim deri më sot Codex Scanderbegus, Librin e Uratave dhe Librin e Petrarkës, do të mërgonin, pas vdekjes së tij, në dhé të huaj, do të zotëroheshin nga duar të huaja, dhe rrjedhimisht do të njihnin ndryshime, bastardime, fshirje e gjymtime, duke humbur kështu identitetin fillestar e origjinal.

    Shkenca heraldike na mëson këtu se historiku i manuskriteve është i tillë që nuk përjashton luftrat politike e ideologjike, përplasjen e prirjeve dhe shijeve të kundërta, që sillnin detyrimisht rrënimin masiv të kodikëve ose dëmtim të pjesshëm brenda tyre. Fatmirësisht në Librin e Petrarkës – të cilin po ia bëjmë të njohur sot lexuesit për herë të parë - luanesha kastriotase arriti më në fund të shpëtojë prejardhjen, identitetin dhe vetë historinë e dhimbshme të këtij kodiku të shenjtë.

    Eusebius
    Në mbështetje të tezës sonë se Libri i Petrarkës mund të jetë realizuar rreth viteve 1460, vjen edhe studimi i Prof. Ilona Berkovitz e Akademisë hungareze të Shkencave, e cili ka analizuar që më 1964 fondin e Bibliotekës së Mattia Korvinos (Corviniusit), birit të Huniadit të madh, mikut e bashkëpunëtorit të Skënderbeut në luftën e përbashkët kundër sundimtarëve osmanë.

    Berkovitz, duke studjuar veprën e autorit Eusebius (Eusebius Pamphili) nga koleksioni i Corviniusit nënvizon se këto dorëshkrime janë të përngjashme me punimet e mjeshtrave fjorentinas të viteve 1460-1470. Pikërisht këtë tezë merr për bazë Prof. Calkins kur thekson se dorëshkrimet e kësaj epoke, përhapur në krejt Italinë e shekullit XV, përmbajnë elementë dekorativë që afrohen shumë në stil e në ngjyra, si dhe një numër të madh emblemash rrethuar nga kurora.

    Dhe është periudha kur vepra e Petrarkës njohu lulëzim të veçantë nëpërmjet manuskriteve fjorentinase, e ndër to edhe punimet e Francesco Antonio de Chericos, një pjesë e të cilave ndodhen në koleksionin “The Fitzwilliam Museum”.

    Nga ana tjetër, është me interes të theksojmë se Prof. Robert G. Calkins, në prezantimin e veprës madhore të Petrarkës “Trionfi e Canzoni”, nuk mungon të vërë në dukje se ndërtimi kompozicional i emblemës kastriotase është i tillë që rrethohet nga dy kurora në formë krahësh, dhe se këto kurora “duket sikur e mbështjellin vetë Shqipërinë me përkujdesje atërore”. Kurse në katalogun “The Cornell Library Journal” të vitit 2003, tërhiqet vëmendja se midis 130 kodikëve të Mesjetës e Rilindjes që ruhen në Cornell U, Libri i Petrarkës është një prej dorëshkrimeve më të bukura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë katalog parashtrohet prejardhja e parë e mundshme e manuskritit të rrallë, duke theksuar se ka qenë në zotërim të Gjergj apo Gjon Kastriotit, dhe prej tyre ka kaluar në duart e Abatit Ferdinand Ughelli (1595-1670), për të përfunduar pas pesë a gjashtë duarsh, në zotërim të Willard Fiske, konservatorit të parë të Bibliotekës Cornell (1880), i cili ia dhuroi më pas tërë koleksionin e tij po kësaj Biblioteke.

    Me rastin e 700-vjetorit të lindjes së Petrarkës, në ekspozitën Penn University dhe Cornell University, u ekspozua edhe Libri i Petrarkës me emblemën kastriotase, shoqëruar me një biografi të shkurtër për Heroin Kombëtar shqiptar, si organizator i Lidhjes së Lezhës dhe mbrojtës i Shqipërisë në shekullin XV.

    Përmbyllje

    Duke përfunduar këtu këtë paraqitje të shkurtër për këtë zbulim të madh, me synimin për t’u thelluar më shumë në një studim të posaçëm, vëmë në dukje se Libri i Petrarkës dëshmon për një fakt të mrekullueshëm e tepër kuptimplotë që lidhet me vetë përmbajtjen e tij : që në bibliotekën e familjes kastriotase kanë zënë vend të nderuar penat e fuqishme italiane, Petrarka e Bokaçio, dhe më tej akoma, të cilët janë njohur nga afër nga anëtarë të kësaj familjeje dhe nga vetë Skënderbeu. Ja vlerat e rralla të Librit të Petrarkës, që përmban në gjirin e tij thesarin kastriotas.

    Figura titanike e Heroit Kombëtar të Shqipërisë mbetet përherë burim i fuqishëm shpirtëror i një kombi të tërë për të lartuar emrin e atdheut nën shembullin e tij. Për këtë kemi sot e kësaj dite nevojë, në duam të mbajmë gjallë e të fuqizojmë ndjenjën e fisnikërisë dhe të krenarisë kombëtare, përkrah popujve e qytetërimeve të tjera të përparuara që e kanë ngritur tashmë historinë e tyre në pidestal lavdie.

    E djele 21 janar 2007

  9. #89
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Skenderbeu dhe Vatikani



    Marrëdhëniet e Skënderbeut me Vatikanin janë pasqyrë e një prej aspekteve më të rëndësishme të personalitetit të tij prej burri shteti dhe diplomati. Duke qenë se Selia e Shenjtë në Mesjetë ishte pushteti qendror i Evropës dhe ushtronte autoritetin e saj si mbi aspektet fetare të banorëve të Evropës, ashtu edhe mbi të gjitha aspektet e tjera të jetës së tyre, ishte mençuri nga ana e Skënderbeut që të përpiqej të fitonte vëmendjen e Vatikanit dhe ta përdorte këtë vëmendje për qëllimet e tij.

    Nëse do të përpiqemi që të kuptojmë mirë këto marrëdhënie të Skënderbeut me Vatikanin, duhet t‘i marrim në konsideratë ato në të gjitha nivelet dhe në të gjithë plotësinë e tyre, gjë që do të ishte një sipërmarrje shumë e veçantë, por edhe shumë e madhe. Në këtë shkrim bëhet një përpjekje për të cekur disa nga nivelet më të rëndësishme të këtyre marrëdhënieve, kryesisht duke u përqendruar mbi dokumente arkivore, që sot gjenden në Arkivin Sekret të Vatikanit, një pjesë e mirë e të cilave nuk janë botuar asnjëherë.

    Qysh në fillim duhet theksuar që marrëdhëniet midis Skënderbeut dhe Selisë së Shenjtë u ndërtuan mbi bazën e një interesi të ndërsjellë, si nga ana e Skënderbeut ashtu edhe nga ana e Selisë së Shenjtë, interesa këto që erdhën duke u forcuar me kalimin e kohës dhe me rritjen e famës së Skënderbeut si strateg në luftën kundër osmanëve. Ishte dështimi i kryqëzatës së Varnës (1443-1444) e mbështetur nga papati dhe e udhëhequr nga Vladislavi III, mbreti polak që në ato kohë ishte bërë edhe mbreti i Hungarisë, nga Janosh Hunyadi, figurë kryesore e oborrit mbretëror hungarez që sundonte Transilvaninë dhe Gjergj Brankoviqi, që pas pushtimit turk të Serbisë ishte strehuar në Hungari, ai që e bëri papatin që të kthente tërë vëmendjen e tij nga Skënderbeu, i cili me qëndresën e pandërprerë në territoret shqiptare ndezi përsëri shkëndijat e shpresës për papatin dhe pengimin e depërtimit otoman në Evropën Perëndimore.

    Megjithatë, që Skënderbeu të fitonte plotësisht besimin e Selisë së Shenjtë iu desh kohë dhe shumë fitore kundër turqve. Atij iu desh jo vetëm që ta çonte ushtrinë e vet nga fitorja në fitore, por edhe të demonstronte që ishte serioz në sipërmarrjet e tij kundër turqve dhe që do të luftonte si një princ i krishterë kundër jobesimtarëve. Papët Eugjen IV (1431-1447) dhe Nikolla V (1447-1455) e afruan mjaft Skënderbeun, por nuk mund të thuhet që ata të vetmen shpresë e kishin tek ai dhe për këtë arsye ta përqendronin të gjithë vëmendjen e tyre për luftën kundër otomanëve te ai. Ata e kishin të përqendruar vëmendjen e tyre edhe te Hungaria dhe Kostandinopoja, që mbanin barrën kryesore të luftës së krishterimit kundër jobesimtarëve, ndërkohë që me Papën Kalisti III (1455-1458), sidomos në fund të pontifikatit të tij, vëmendja e papatit ndaj Shqipërisë rritet, për të arritur kulmin me Papën Piu II (1458-1464), i cili e konsideronte Skënderbeun si komandant të ushtrisë së krishterë kundër turqve.

    Që në fillim të fushatës së tij antiosmane, Skënderbeu tregon qartë që po kërkonte një orientim perëndimor-katolik. Nuk ishte rastësi që përpjekjet e para për bashkim të princërve shqiptarë ndodhën pikërisht në një katedrale të ritit katolik. Fan Noli pohon që Kuvendi i Lezhës (2 mars 1444), në të cilin Skënderbeu thirri të gjithë princat shqiptarë dhe ata të vendeve fqinjë, nuk u mblodh rastësisht në një katedrale: me anë të këtij veprimi Skënderbeu po dëshmonte që kisha katolike, institucionet dhe klerikët e saj, do të ishin ata që do të shërbenin si bazë në misionin e tij kundër turqve. Koha e mëtejshme tregon sesa të vërteta ishin këto plane. Kisha katolike kishte luajtur dhe do të vazhdonte të luante jo vetëm një rol të rëndësishëm në luftën kundër turqve, por edhe në realizimin e idesë së bashkimit të princërve fetarë dhe të koalicioneve efektive si pjesë përbërëse të një plani lufte kundër infideles.

    Meqenëse marrëdhëniet e Gj. K. Skënderbeut me Selinë e Shenjtë kishin filluar që herët dhe patën një vazhdimësi të pandërprerë gjer në fund të jetës së Skënderbeut, mund të flasim pa frikë edhe për rrugë diplomatike të konsoliduara midis tyre. Përfaqësuesit e Kishës Katolike ishin vazhdimisht të ngarkuar me shërbime ndërmjetësuese midis Vatikanit, fisnikëve shqiptarë dhe fuqive të tjera të Evropës së asaj kohe.

    Më 27 shkurt 1451, ambasadori i Skënderbeut, Gjon Gazuli, e informoi Papën Kalist V për situatën e vështirë në të cilën ndodhej Skënderbeu. Kjo situatë nuk ishte krijuar vetëm si rrjedhojë e sulmeve të turqve, por edhe për shkak të mungesës së financave për të vazhduar luftën kundër turqve. Për shkak të kësaj situate, në të cilën ndodhej Skënderbeu, Gjon Gazuli ishte nisur për në Raguzë (Dubrovnikun e sotëm), ku mundi të merrte ndihmë financiare, vetëm pasi paraqiti atje letrat papnore që kishte marrë nga Papa Nikolla V. Në këto letra, Papa i kërkonte Republikës së Raguzës që të ndihmonte fuqishëm Skënderbeun.

    Zyrtarisht dhe të përhershëm si ambasador të dërguar pranë Selisë së Shenjtë, funksioni i të cilit ishte dorëzimi i letërkredencialeve të Skënderbeut te Papa Piu II, kemi Martin Muzaka, një pinjoll i shquar i familjes Muzaka. Më 29 tetor 1459, pasi ka marrë një relacion nga Martin Muzaka, ambasadori i tij pranë Piut II, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i prezanton kryeipeshkvit Pal Engjëlli të Durrësit, e të rajonit ilirik, Biaxhon, prior të Dominikanëve të Konventit të Shkodrës, orator e nunc apostolik në Shqipëri.

    Kisha Katolike e Shqipërisë dhe sidomos Pal Engjëlli luajtën një rol shumë të rëndësishëm në vitet ‘60 të shekullit XV për përkrahjen ekonomike dhe politike të Skënderbeut. Që prej vitit 1465, kryeipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, ishte ambasadori kryesor i Skënderbeut në marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë. Ai konsiderohet madje edhe si një ndër princat klerikë më të rëndësishëm të të gjithë Ballkanit të shekullit XV, sepse ishte në shërbim të planeve kryqtare të Papës Piu II, i cili fushatat kundër turqve i ndërmerrte me gjithë energjinë e mundshme.

    Papa Kalisti III, në një breve të tij drejtuar Skënderbeut, na përmend një tjetër personalitet kishtar, i cili funksionoi kryesisht si ambasador për çështjet midis Skënderbeut dhe Sinjorisë së Venedikut: Gjergj Pelinin, abatin e manastirit benediktin të Shën Marisë së Rotecit. Edhe ai ishte i dërguari diplomatik i Skënderbeut në Vatikan dhe anasjelltas. Papa Kalist III na informon që ai i plotësonte të gjitha dëshirat e Skënderbeut. Duke e lavdëruar në një letër të 19 shkurtit të vitit 1461, Papa Piu II thotë për Gjergj Pelinin, që krahas devocionit për Kishën Katolike, ai kishte sakrifikuar jashtëzakonisht shumë edhe për Skënderbeun, sidomos kur e shoqëronte këtë të fundit si përfaqësues papnor në Pulia të Italisë.

    Për sa i përket zërit diplomatik të Selisë së Shenjtë pranë Skënderbeut, kemi shumë autoritete kishtare. Ndër më të hershmit që daton nga 1 prilli i vitit 1444 është Paganino, ipeshkvi i Ulqinit. Me këtë datë, Papa Eugjeni IV e konfirmon Paganinon, ipeshkvin e Ulqinit në autoritetin dhe postin e nuncit të Selisë së Shenjtë për Shqipëri e Dalmaci: përkatësisht për trojet shqiptare si, Tivari, Budva, Ulqini, Shasi, Drishti, Pulti, Shkodra dhe Sarda. Pas vdekjes së Gjergj Pelinit, i tillë kishte qenë në Shqipëri edhe Giovanni Navarra. Andrea Suma ishte një tjetër ambasador i Skënderbeut dhe përfaqësues i Kurisë papnore pranë Skënderbeut. Më 18 mars të vitit 1452, atë e gjejmë në Raguzë, ku merr një shumë prej 4893 dukatë ari për Skënderbeun. Për të tërhequr para, pra nga Raguza, e cila ishte qendra e financave të Skënderbeut, si për ato personale ashtu edhe për ato të fushatave kundër turqve, Skënderbeu përdorte gjithmonë klerikë katolikë.

    Marrëdhëniet diplomatike të Skënderbeut me Selinë e Shenjtë shfaqen më të frytshme për sa i përket çështjes së bashkimit të krerëve shqiptarë rreth Skënderbeut. Minoriti dhe nunci apostolik, Antonio de Olivetto, ishte porositur prej Papës Nikolla V, që të fitonte fisnikët vendas për Skënderbeun, me qëllim që ata ta mbështesnin atë në luftën kundër turqve.

    Një rast shumë i spikatur është ai i pajtimit të gjaqeve midis Skënderbeut dhe Dukagjinasve. Marrëdhëniet midis Skënderbeut dhe Dukagjinasve ishin ashpërsuar veçanërisht në vitin 1450, kur rezultuan në luftime të vogla. Në po atë vit, disa anëtarë të familjes së Dukagjinit duket se kanë ndihmuar fushatën osmane dhe si rezultat rriten pronat e tyre tokësore. Selia e Shenjtë filloi ndërhyrjet për pajtimin e Skënderbeut me Dukagjinasit në vitin 1452. Më 13 gusht 1452, Papa Nikolla V emëron Pal Dushin (Paolo Dussus), ipeshkvin e Drishtit, nunc dhe mediator të paqes midis Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Palit e Nikollë Dukagjinit. Dhe në të vërtetë, paqja u përfundua, edhe pse gati dy vjet më vonë, në vitin 1454, gjë që tregon se sa serioze ishin këto kontradikta.

    Megjithatë, paqja midis Skënderbeut dhe dukagjinasve nuk zgjati shumë. Më 10 shkurt të vitit 1459 ishte Papa Piu II ai që i drejtohet me një bulë kryeipeshkëve të Durrësit e të Tivarit dhe sufraganëve të tyre, në lidhje me kundërshtimet e dukagjinasve, në atë kohë aleatë të turqve "kundër popullsive katolike, kundër Selisë së Shenjtë dhe veçanërisht kundër birit të shquar, burrit fisnik Gjergj Kastrioti i ashtuquajtur Skënderbeg, zot i Shqipërisë". Papës Piu II iu desh të përdorte autoritetin e tij apostolik për këtë rast: i kërcënoi dukagjinasit me shkishërim, nëse ata do të vazhdonin kundërshtimet e tyre. Përveç kësaj, Pal Engjëlli u tregua një mediator i shkëlqyer kur arriti të shmangte luftën midis të dy palëve shqiptare.

    Një tjetër rast për intervenimin apostolik shfaqet në vitet 1463-1464, kur Skënderbeu dhe dukagjinasit kishin marrë një qëndrim neutral përkundrejt osmanëve. Duke qenë se po bëheshin plane sulmi të të krishterëve kundër turqve nën udhëheqjen e Papës Piu II, Papa Piu II i donte edhe Skënderbeun dhe dukagjinasit aktivë në këtë fushatë dhe ia arriti që t‘i tërhiqte ata në anën antiosmane.

    Në këtë kohë, në të gjithë Ballkanin Jugor vepronte edhe Eugen Suma, i cili ishte emëruar nga Papa Nikolla V si nunc dhe komisar për këtë rajon. Ai predikonte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bullgari dhe në Rasha (Serbi). Papa Nikolla V e ngriti në postin e ministrit provincial të françeskanëve dhe së fundi i ngarkoi atij edhe postin e inkuizitorit në luftën kundër heretizmit në këto territore. Eugen Suma ishte një ndër predikuesit kryesorë në Shqipëri e në Ballkanin Jugor për të përkrahur Skënderbeun në luftërat e tij antiosmane.


    Mbështetja financiare e Selisë së Shenjtë për Skënderbeun

    Voigt dhe Fallmerayer thonë se papët e ndihmuan Skënderbeun vetëm me bekime apostolike dhe me ligjërata panegjirike, zëra këto që gjejnë jehonë të fuqishme edhe sot e kësaj dite në historiografi, por Noli e hedh poshtë këtë gjë, duke pohuar që papët "e ndihmuan Skënderbeun me të holla tingëlluese që arrinin në mijëra dukatë ari të thesarit papal" dhe se "shumat e parave që ata i dhanë ishin në çdo rast më të mëdha se ato të çdo shteti tjetër të veçantë". "Dhuratave të tyre - vazhdon Noli - duhet t‘u shtohen edhe fondet e mbledhura nga legatët e papëve si brenda në Shqipëri, ashtu edhe përjashta, veçanërisht në Dalmaci, për kryqëzanën e Skënderbeut". E, në fakt, për këtë kemi shumë dokumente arkivore, disa prej të cilave do t‘i përmendim më poshtë.

    Më 19 shkurt të vitit 1447, nëpërmjet një bule, Papa Nikolla V u jep indulgentia pleniaria të gjithë atyre (individë apo fuqi politike evropiane qofshin ato) që do të ndihmonin Gjergj Kastriotin Skënderbeun me para. Nëse mbajmë parasysh që indulgjencat luanin një rol shumë të rëndësishëm në jetën e besimtarit të asaj kohe dhe që ishin një ndër motorët kryesorë që kisha përdorte për të bërë para, atëherë dhënia e indulgjencave të plota, sipas së cilës faleshin mëkatet për gjithë jetën dhe që vlente për të gjitha llojet e mëkatet, për të gjithë ata që ndihmonin Skënderbeun me para ishte një ndihmë e konsiderueshme ekonomike për të. Ndihma të tilla të tërthorta ekonomike, Selia e Shenjtë i dha Skënderbeut edhe në raste të tjera. Më 15 shtator 1457, Papa Kalisti III i plotëson dëshirën Skënderbeut, duke lëshuar një indulgjencë për ata që do të bëjnë donacione për rikonstruktimin e kishës së Shën Nikollës në Lezhë, tempull antik, që në atë epokë ishte në rrënim. Pas vdekjes, Skënderbeu u varros në këtë kishë. Të tjera indulgjenca iu dhanë edhe në vitin e shenjtë, 1450. Në këtë vit, Gjon Gazuli ishte personaliteti më i rëndësishëm, përgjegjës për mbledhjen e financave që Kuria ia kishte akorduar Skënderbeut.

    Në lidhje me të dhjetat e mbledhura për fushatat, taksë që në vitin 1457 u mblodh në të gjithë Dalmacinë, paratë u ndanë midis Hungarisë, Bosnjës dhe Skënderbeut. Më 17 shtator të vitit 1457, Papa Kalisti III i dërgon një breve kardinalit të S. Angelo-s, duke i kërkuar udhëzime për të shpërndarë të dhjetat e mbledhura për kryqëzatat në Dalmaci midis mbretit të Hungarisë, Bosnjës, dhe Skënderbeut. Më 17 shtator të vitit 1457, Papa Kalist III i drejton një breve Skënderbeut, ku siç e thamë i flet kryesisht që abati Pellini i kishte plotësuar të gjitha dëshirat e tij, por në këtë breve Papa Kalisti III i komunikon gjithashtu Skënderbeut keqardhjen e tij për vdekjen e ipeshkvit të Krujës, që kishte qenë nunc dhe kolektor pontifik në Shqipëri. Në vend të tij, Papa kishte dërguar një komisar të ri në Shqipëri, Giovanni Navarrën, për të rikuperuar të gjitha shumat e mbledhura nga ipeshkvi i sipërpërmendur dhe nga kolektorët e subkolektorët e tjerë për kryqëzatën. Giovanni Navarra do të kujdesej gjithashtu që ndarja e të dhjetave të bëhej ashtu si duhej.

    Më 20 shtator të vitit 1457, Papa Kalist III i komunikon dogjit të Venedikut, Francesco Foscari, që kishte nisur komisarin e tij, Giovanni Navarrën, dhe çdo shumë parash e mbledhur nga Raguza e në qytete të tjera të Dalmacisë në favor të Selisë së Shenjtë, të ndahej në mënyrë të barabartë midis mbretit të Hungarisë, Bosnjës dhe Skënderbeut, gjë që tregon se Shqipëria e vogël do të merrte po aq financa sa Mbretëria e Hungarisë, që jo vetëm ishte shumë më e madhe gjeografikisht, por kishte qenë edhe shumë më e konsoliduar në luftën kundër turqve. Përveç kësaj, Papa i kërkon Dogjit venedikas që Giovanni Navarri t‘i dorëzojë Skënderbeut edhe paratë e mbledhura në Shqipëri, në vendet që juridikisht ishin subjekte të Republikës së Venedikut.

    Më 6 shkurt të vitit 1458, Papa Kalisti III i drejton një breve Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në të cilën e informon që kishte marrë nga ai ambasadorë që e kishin informuar për situatën në Shqipëri. Kalisti III e definon Skënderbeut si princ të vërtetë katolik dhe për të lavdëruar pamposhtmërinë e tij në luftë kundër turqve i dhuron atij 6000 dukatë de camera dhe i shpreh edhe miqësinë e tij.

    Më 8 shkurt 1458, Papa Kalist III i drejton një breve mbretit të Aragonës, në të cilën e informon që kishte ndërmend t‘i dërgonte edhe ndihma të tjera Skënderbeut dhe i bën thirrje atij që t‘i dërgonte gjithashtu shuma parash zotit të Shqipërisë. Më 17 qershor të vitit 1461, sipas instruksioneve të marra nga Papa Piu II, Dhoma Apostolike i vë në dispozicion Skënderbeut 1000 florinj ari.

    Përveç se me para të thata, Selia e Shenjtë e ndihmonte Skënderbeun edhe me forca ushtarake aq sa mundet. Më 9 qershor të vitit 1457, Papa Kalist III e siguron Gjergj Kastriotin Skënderbeun, dominus Albaniae, se do t‘i japë menjëherë një flotë të pajisur mirë dhe i premton që do t‘i dërgojë të tjera sa më shpejt që të jetë e mundur. Më 11 shtator të vitit 1457, Papa Kalisti III i drejton një breve Skënderbeut, në të cilën e lavdëron atë dhe e quan "atleta invitto e propugnatore del nome cristiano". Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu i shpreh keqardhje për Shqipërinë e kërcënuar nga ushtria e fuqishme turke dhe e siguron Skënderbeun që do t‘i vërë në dispozicion flotën e madhe papnore, të dislokuar në Orient.

    Është e vërtetë që në vitin 1467, kur Skënderbeu vajti vetë në Romë, për t‘i kërkuar ndihmë financiare Papës Pali II, ai nuk mori ndihmën financiare që priste. Megjithatë, vetëm një rast si ky dhe që ka arsyet e veta, nuk mund të përgjithësohet në atë mënyrë sa të thuhet Skënderbeu ka marrë vetëm bekime apostolike dhe mburrje panegjirike nga Selia e Shenjtë.

    Është tashmë një fakt i njohur, që politika e papatit ndryshon sipas pikëpamjeve personale të çdo pape që vjen në krye të Selisë së Shenjtë. Kështu, Papa Pali II si individ, ndryshe nga papët e tjerë paraardhës, nuk është shquar për ndonjë mbështetje të madhe ndaj Skënderbeut. Arsyet janë të ndryshme, si politiko-ekonomiko, ushtarake dhe diplomatike, në veçanti ato individuale të vetë Atit të Shenjtë, përkatësisht përcaktimet e tij për luftë, për paqe ose për një variant tjetër të tretë. Është pastaj vetë Skënderbeu, që në 1467-ën ka bërë midis kardinalëve të fitojë më tepër ajo pjesë që ishte kundër tij dhe kundër luftës, që tashmë e konsideronin të pashpresë. Pamja e Skënderbeut, "një burrë i varfër dhe që i kishte kaluar prej kohës të 60-at", siç përshkruhet në dokumentet e asaj kohe, me siguri që nuk ka qenë shumë shpresëdhënëse për kardinalët, që, sipas atyre që kishin dëgjuar, prisnin me siguri që të shihnin një superhero të pavdekshëm, me të gjitha karakteristikat e jashtme. Paraqitja e një plaku, që edhe sikur të ishte i suksesshëm në luftë kundër turqve gjatë jetës së tij, kjo përsëri nuk ishte shumë shpresëdhënëse për të ardhmen e krishterimit, pasi dukej qartë që ai nuk do të jetonte gjatë, ka qenë ndoshta një grusht shumë i fortë për palën përkrahëse të kardinalëve. Dhe faktikisht, vdekja e Skënderbeut një vit më vonë i përligji veprimet e palëve kundërshtuese.

    Marrëdhëniet diplomatike midis Skënderbeut dhe Selisë së Shenjtë, si dhe përkrahja financiare e papëve për fushatat e Skënderbeut kundër turqve, natyrisht që kishte qëllime politike në sfond. Kryqëzata kundër turqve ishin shpallur nga të gjithë papët e shekullit XV, por me Papa Piun II, i njohur që gjatë kardinalatit të tij si predikues dhe promovues i kryqëzatës dhe që kishte treguar interes për Shqipërinë e për Skënderbeun që gjatë asaj kohe, Shqipëria ngrihej në përfytyrimet papnore si një bazë për planet kryqtare dhe Skënderbeu në një udhëheqës të kryqëzatës së planifikuar. Kjo duket qartë në një dokument të prillit të vitit 1463, në të cilin Papa Piu II, Republika e Venedikut, si dhe aleatët e tjerë i kërkonin Skënderbeut që të nënshkruante një marrëveshje me ta për luftë kundër turqve. Pas fitores së Skënderbeut në vitin 1464, Papa Piu II ishte përfundimisht i bindur e i vendosur që Skënderbeu do të ishte udhëheqësi i ushtrisë kryqtare të krishterë kundër turqve "të pabesë". Megjithatë, Papa Piu II vdiq në Ankona, kur po fillonte kryqëzatën dhe bashkë me vdekjen e tij vdiqën edhe idetë e tij.


    link:
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=10696

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Skënderbeu dhe Evropa

    Prof. Dr. Ferit DUKA*

    Sot në Shqipëri dhe jashtë saj, shënohet me nderim të veçantë 539 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti -Skënderbeut. Ndarja nga jeta e këtij personaliteti të fuqishëm politik dhe ushtarak jo vetëm që la të mbuluar me pikëllim të thellë bashkëkombësit e tij, por lëndoi rëndë edhe zemrat dhe shpirtrat e sa e sa evropianëve, të cilët për vite të tëra kishin përcjellë plot ankth e shpresë njëkohësisht, ngjarjet tronditëse që zhvilloheshin në Shqipëri. Nuk ka asnjë dyshim se e tërë kjo atmosferë e trishtë që shkaktoi humbja e kësaj figure legjendare anembanë Evropës, ishte një tregues shumë domethënës i rolit dhe kontributit të Skënderbeut në historinë shqiptare dhe atë evropiane.
    Ai organizoi e udhëhoqi përreth një çerek shekulli luftën e popullit shqiptar kundër sundimit osman. Kjo luftë plot sakrifica, e zhvilluar kundër fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, përbën shembullin më të ndritur në historinë e qëndresës shekullore të shqiptarëve për të ruajtur lirinë dhe identitetin e tyre kombëtar. Duke qenë një lufte e pabarabartë, por e mbushur me suksese e fitore, qëndresa e shqiptarëve e udhëhequr nga Skënderbeu e ktheu vendin e tyre në një ledh të fuqishëm për mbrojtjen e Evropës Perëndimore nga vërshimi osman. Në këtë mënyrë populli shqiptar, me sakrificat dhe luftën e tij ngadhënjimtare jo vetëm dha një ndihmesë të paçmuar për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor, por u bë burim frymëzimi e shprese për mbarë popujt e Evropës në përpjekjet e tyre për liri e progres shoqëror. Meritat e mëdha të kryeheroit shqiptar në këtë drejtim janë vënë në dukje më se një herë nga personalitete të ndryshme të fesë, politikës dhe kulturës evropiane. Në një letër të qershorit të vitit l457, Papa Kalisti III midis të tjerash i shkruante Skënderbeut: "Emri yt i lumtur është i përhapur në të gjithë popujt katolikë për gjithë këto punë të mira që ke kryer për këtë fitore të shkëlqyer".l (Bur. Të zgj. Për Hist. Shqip., veIl. II, f. 3l8). Ndërsa në një letër tjetër po të vitit l457, i njëjti papë i drejtohet me këto fjalë: "Nuk ka njeri në botë i cili të mos dijë trimëritë që keni bërë dhe i cili të mos ju lavdërojë gjer në qiell si një kryembrojtës të vërtetë dhe si një kryeluftëtar bujar të Krishterimit" (Hist. Shqip., Tiranë, l959, f. 3l0). Pas vdekjes së luftëtarit dhe komandantit të shquar hungarez, Janosh Huniadit, më l456, Skënderbeu mbeti e vetmja figurë tek e cila mund të shpresonin evropianët për të shpëtuar nga një sulm i mundshëm osman. "Invazioni i Evropës është i sigurt, shkruante atë vit kalorësi anglez Neëpor, sepse s'ka fuqi tjetër që mund ta bëjë këtë rezistencë po të bjerë kështjella shqiptare" (Po aty, f. 300). Madje filozofi i madh francez Voltaire e shprehte vlerësimin e tij të lartë për figurën e Skënderbeut duke shkruar se sikur perandorët bizantinë të ishin Skënderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar (Po aty, f. 309).
    Dimensionet e jashtëzakonshme që i dha personaliteti i Skënderbeut qëndresës kundërosmane të shek. XV, e kanë bërë këtë të fundit jo vetëm një model frymëzues, por edhe një referencë themelore për të gjitha lëvizjet e mëdha progresive me rëndësi vendimtare që kanë karakterizuar historinë e mëpastajme të popullit shqiptar. Flamurin e luftës për liri e valëvitën në dekadat e fundit të shek. XV dhe në fillimet e shek. XVI, përkatësisht i biri Gjoni dhe i nipi Gjergj Kastrioti (Skënderbeu i Ri). Pa kaluar asnjë vit nga kalimi i osmanllinjve në bregun perëndimor të Adriatikut dhe pushtimi prej tyre i kështjellës së Otrantos, Gjon Kastrioti zbarkoi në Shqipëri dhe u vu në krye të një kryengritjeje kundërosmane, që u përhap me shpejtësi në një pjesë të madhe të vendit. Në gusht të vitit l48l ai korri një fitore të bujshme kundër ushtrisë osmane. Lufta çlirimtare në Shqipëri, sidomos në krahinën e Himarës, u shkaktoi humbje të rënda osmanllinjve, duke e ndihmuar kështu mbretin e Napolit të çlironte kështjellën e Otrantos dhe t'i dëbonte ata nga gadishulli Apenin. Autoritetet osmane mundën ta rivendosnin sundimin e tyre në krahinat e çliruara vetëm në vitin l485, ndërsa i biri i Skënderbeut u kthye përsëri në Itali. Një edicion të ri të qëndresës kundërosmane të shqiptarëve udhëhoqi edhe një pinjoll tjetër i Kastriotëve, këtë herë i nipi i Skënderbeut, Gjergji. Në vitin l50l, Gjergj Kastrioti i Ri, në krye të një ekspedite ushtarake prej l50-200 stradiotësh të organizuar me ndihmën e drejtpërdrejtë të Republikës së Shën Markut, zbriti në afërsi të Lezhës, e cila ishte çliruar nga kryengritësit shqiptarë. Mirëpo orvatja e Gjergjit të Ri rezultoi e pasuksesshme, pasi forcat osmane i thyen kryengritësit shqiptarë dhe brenda viteve l50l-l506 mundën të pushtojnë tërë viset bregdetare nga Durrësi deri në Lezhë. Përpjekjet e dy pinjollëve të lartpërmendur të familjes Kastrioti për të çliruar Atdheun nga sundimi osman dhe për të rikthyer nderin dhe lavdine e të madhit Skënderbe, shënojnë epilogun e një epopeje të shkëlqyer, të karakterizuar nga ngjarje të stuhishme, të cilat për disa dekada i vendosën shqiptarët dhe heroin e tyre legjendar në fokus të vështrimit të Evropës, e bënë Shqipërinë një teatër rrënqethës ku vendosej jo thjesht për fatet e saj, por edhe për fatet e vetë Evropës. Vartësisht nga dimensionet evropiane që i dha personaliteti i Skënderbeut historisë shqiptare të kësaj periudhe, bazuar sidomos në rindërtimin plot ngjyrime vezulluese që i bëri kësaj historie humanisti i shquar shkodran Marin Barleti në veprën e tij monumentale "Historia e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut", një sërë veprash me karakter historiografik, artistik, etj., u bënë pjesë e rëndësishme e fondit të kulturës evropiane. Nuk ka se si të mos e theksojmë me këtë rast se, Evropa pak ose aspak e ditur deri atëherë rreth racës shqiptare, vlerave dhe virtyteve të saj, fitoi tashmë një perceptim krejt të ri dhe mjaft pozitiv në lidhje me pasaardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Skënderbeu dhe vepra e tij, sikurse vumë në dukje më parë, u bënë pjesë fondamentale e memories historike dhe e krenarisë kombëtare të shqiptarëve. Figurat intelektuale të kombit, udhëheqësit dhe organizatorët e lëvizjeve çlirimtare kundër sundimit osman gjatë shekujve, veçanërisht veprimtarët e Rilindjes Kombëtare, kanë evokuar vijimësisht figurën e heroit jo vetëm si faktor të rëndësishëm si në sendërtimin e idealit kombëtar, si në mobilizimin e popullit për realizimin e tij, ashtu edhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të mbështetur çështjen shqiptare. Një nga fytyrat e ndritura të Rilindjes, Pashko Vasa, e përshkruan kështu kohën e lavdishme të Skënderbeut: "Epirotet, maqedonasit dhe ilirët, d.m.th, të gjithë ata që ishin prej race pellazgjike, dhe që në kohët e reja të huajt i kanë thirrur me emrin shqiptar, u bashkuan në një ide patriotike dhe në shek. XV iu kundërvunë me një qëndrim shumë të rreptë sundimit otoman. Me të vërtetë, në këtë shekull shohim se gjithë Shqipëria kishte marrë armët për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Gjergj Kastrioti mbiemëruar prej turqve Skënderbej, pasi jetoi një kohë pranë sulltanit si peng, arriti të marrë Krujën dhe gjithë pronat e stërgjyshërve të tij që i kishin pushtuar turqit. Në emrin e shqiptarëve dhe me ndihmën e tyre, u shpalli luftë dy sulltanëve më të tmerrshëm të Perandorisë Otomane, Muratit të Dytë dhe të birit, Mehmetit, rrënues i Perandorisë Bizantine dhe pushtues i Kostandinopojës". Më poshtë rilindësi në fjalë thekson: "... mjafton të themi se në një kohë kur asgjë nuk u qëndronte armëve turke, Skënderbeu me shqiptarët e tij guxoi t'u bënte ballë atyre në 22 beteja dhe i mundi. Këto ngjarje historike flasin mjaft lart për trimërinë shqiptare dhe s'kanë nevojë të komentohen" (f. 50).

    *Fjala e mbajtur dje në konferencën e 539 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •