Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 110
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Piktura e Haxhiut, në pavijonin e Skënderbeut

    A. Mile

    Familjarët e piktorit Fatmir Haxhiu, i kanë dhuruar dje, Muzeut Historik Kombëtar një riprodhim të njërës prej pikturave më të njohura të piktorit, titulluar “Me shpatë në dorë”. Kjo tablo, ku paraqitet një nga betejat e Skënderbeut, i është dhuruar muzeut me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar. Sipas vajzës së piktorit, Ariana Haxhiu, kjo tablo, në të cilën janë harmonizuar 30 figura, është riprodhuar në Spanjë mbi bazën e origjinalit që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe pret radhën e restaurimit. Piktori Fatmir Haxhiu i cili është ndarë nga jeta në mars të vitit 2001, i është kushtuar kryesisht dy momenteve të rëndësishme të historisë shqiptare, asaj të Skënderbeut dhe të Luftës Antifashite. Në vitin 1981, Haxhiu ka realizuar një afresk në pavijonin e Skënderbeut. Para se të vdiste, ai ishte duke realizuar një pikturë për betejën e Fushë Kosovës, e cila tashmë ka mbetur në formë skicash.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Një grafikë e panjohur e Gjergj Kastriotit

    Dr. Musa Ahmeti

    Vatikan-Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skënderbeut, çdo ditë e më shumë po japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshëm të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri më sot.
    Është vështirë të gjenden personalitete të tillë të shquar nga e kaluara, për të cilët të jetë shkruar kaq shumë dhe në vazhdimësi, qoftë në fushën e historisë, të krijimtarisë letrare e artistike, në fushën e studimit të artit luftarak, diplomacisë, etj. si për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeun!
    Shkrimet e para për të datojnë që nga mesjeta, d.m.th. menjëherë pas vdekjes së tij, ku autorë të ndryshëm i thurnin himne lavdërimi trimërisë dhe veprës së tij madhështore, ngase ai nuk u përkul asnjëherë, as para ushtrisë së panumërt osmane, dhe as para asaj venedikase, të cilave me forcën e shpatës dhe mjeshtërinë e artit luftarak, u tregoi se lufta për liri dhe mbrojtje kombëtare është e shenjtë dhe nuk njeh sakrifica të tepërta. Vepra e tij luftarake u bë shembull për shumë popuj të tjerë, të cilët luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s'kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij". (Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, f. 35)
    Sipas disa historianëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme, studimet për epokën dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit kanë arritur kulmin, d.m.th. fjalën e fundit! Një mendim i tillë, në shikim të parë, duket sikur ka mbështetje, nëse shikojmë publikimet e shumta, në gjuhë të ndryshme, monografi të specializuara, duke filluar nga fundi i shek.XV deri në ditët e sotme; botime të dokumenteve, edhe pse të pjesshme, bibliografi pothujase shteruese si dhe dalja në dritë e të dhënave nga më të ndryshmet, qofshin ato private, për jetën e Skënderbeut ose ato të epokës së tij: portrete, medaljone, vula, shpata, përkrenare, monedha floriri, dorëshkrime, dokumente origjinalë, piktura, skulptura, grafika... etj.
    Megjithatë, përkundër gjithë këtyre momenteve, mendojmë se mendimet e lartëcekura, as për së afërmi nuk qëndrojnë. Një përfundim të tillë, na e mundëson puna sistematike hulumtuese 13-vjeçare, nëpër arkiva e biblioteka anekënd Evropës, ku ruhen vlera të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë dhe personaliteve shqiptare, ndër to edhe për Skënderbeun. Edhe pse tepër i trajtuar në historiografi, në fushën e krijimtarisë letrare dhe gjini të tjera, personaliteti i Skënderbeut, ende është enigmatik dhe jo i ndriçuar sa duhet.
    Për një argumentim të tillë, mund të sjellim si ilustrim, portretin e Gjergj Kastritotit që ruhet në fondin e grafikave të Arkivit Shtetëror Kroat në Zagreb, në signaturën nr. 732, e punuar me bojë të zezë, në letër kartoni të bardhë, gjysmë të fortë me dimensione brenda kuadratit: vertikalisht: 27.5 cm horizontalisht: 19.4 cm, ndërsa dimensionet e vetë portretit janë: vertikalisht: 19.6 cm horizontalisht: 19.4 cm, të cilën e konsultuam në mesin e muajt prill të këtij viti.
    Skënderbeu, paraqitet paksa në profil i kthyer në të majtë dhe është vetëm pjesa e kokës pa trup. Kokën e ka tullace, mban një mjekër të gjatë, të valëzuar, sy të mbyllur. Hunda ka formën e “hundëshqiponjës”. Portreti është i futur në një kornizë katrore, me vija të dyfishta, të theksuara. Poshtë kornizës, ka të shënuar me laps plumbi: 1580. Scanderbeg. Sb. XX. 358234. Në kurriz të portetit [verso] lart në të majtë, ka këto shënime me laps plumbi: Türken Portr. Mappe 53301. Në mes të faqes, po në verso, është vula e Arkivit Shtetëror Kroat. [Hrvatski Drzavni Arhiv. Graficka zbirka. Inv. Br. 732].
    Poshtë portretit është ky tekst:
    WARE CONTRAFACTVR, DES SCANDER BEEG IN DER PROFINZ. BOSSEGA WELCHEN HERR GEORG GRAF ZV SERIN ALS AVFF SOLCHERRAIS OBRISTER DEN XXX SEPTEMBRIS. IM M.D.LXXX IAR SAMBT ANNDERN MER FVRNEMEN TVRCKEN. DERN IN ALLEM VBER IIIIM.GEËESEN AVS DEN SELBEN ABE BIS VBER. CCC. ERLEGT VND GEFFANGEN.
    Përkthimi në gjuhën shqipe do të ishte:
    Contrafakturë e vërtetë e Skënderbeut në provincën e Pozhegës, të cilën [e kishte me vete] zoti kont Gjergj Zrinski, oficer i lartë kur udhëtoi si i tillë më 30 shtator. Në vitin 1580 ishte bashkë me shumë turq të tjerë të shquar. Ata ishin mbi 4.000, nga të cilët ai vrau dhe zuri rob mbi 400.

    Theksojmë se teksti në gjuhën gjermane është i shek.XVI, kështu që është mjaft i vështirë dhe nuk është i lehtë për përkthim. Në disa raste kemi qenë të detyruar të vëmë fjalë të reja për të pasur një kuptim logjik teksti. Këto fjalë i kemi vënë në kllapa katrore dhe shkrim korsiv.
    Përkundër kërkimeve të shumta, ne nuk kemi arritur të sigurojmë asnjë të dhënë për autorin e mundshëm të grafikës, e cila ruhet në Arkivin Shtetëror Kroat që nga mesi i shek.XVIII, por nuk ka shënime se si ka arritur aty.
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si një prej prijësave më të njohur të shek. XV që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do ta ngrinin lart figurën e tij dhe luftës së tij, në letrari dhe në tekste historike, studime të veçanta etj. Tek kjo figurë ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvëniës ndaj Perandorisë Osmane.
    Figura e Skënderbeut ka luajtur një rol shumë pozitiv në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe të ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. Vetë fakti se konti Gjergj Zrinski e kishte me vete grafikën e Skënderbeut tregon se ai është konsideruar si idhull në luftë kundër turqve, dhe reliket e portretet e tij janë mbajtur si objekte fatsjellëse në luftë. Konti Gjergj Zrinski ishte një ndër figurat më të rëndësishme të asaj periudhe në luftërat e kroatëve kundër osmanëve, i cili në vitet 1622-1626 u bë edhe ban i Kroacisë, Dalmacisë dhe Sllovenisë nën perandorinë Austro-hungareze.
    Pra, në Kroaci, pos kësaj grafike, ruhen edhe objekte të tjera me vlerë për Gjergj Kastriotin, si medaljoni i Skënderbeut nga viti 1449, letra origjinale të dala nga kancelaria e tij si dhe katër vula origjinale, një shtetërore e madhe dhe tri të vogla, përkatësisht ajo private e tij; dorëshkrime ku trajtohet jeta dhe vepra e tij, p.sh. ai i Shibenikut, Sinjit, Zagrebit, krijime letrare, drama e Sakcinskit, etj., etj.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    ITALI, PERKUJTOHET LINDJA E SKENDERBEUT

    Konsullata e Pergjithshme ne Milano te Italise, ne bashkepunim me Shoqaten Kulturore "Nene Tereza" te komunes se Astit, organizuan me 21 maj 2005 nje konference perkujtimore me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Skenderbeut. Ne kete veprimtari u mbajten kumtesat "Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriot Skenderbeut" nga E. Sopi, "Skenderbeu dhe perendimi" nga S. Dorova dhe "Diaspora shqiptare dhe Skenderbeu" nga A. Troshani. Moderator i Konferences ishte Prof. W. Bonapace. Konkluzionet e Konferences i beri Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise ne Milano, Hasan Mucostepa. Pas konferences u shfaq filmi shqiptar "Skenderbeu" dhe nga Konsullata e Pergjithshme e Milanos u dha nje pritje per pjesemarresit.

  4. #24
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191

    Post Stema e trashëgimtarit Kastriotas

    Gjendet në Galatina të Italisë një stemë e Gjonit, birit të Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Ylli Polivina
    Me 600 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit jetojnë edhe ata që deri tani mund të konsiderohen dega në vijë mashkullore e Heroit tonë kombëtar, Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg. Të tre jetojnë në rajonin e Pulias, në qytetet e Leçes dhe të Brindisit. Që të tre ndihen të mobilizuar për t’i shtuar e dhënë ndonjë ngjarje të re këtij viti përkujtimor. Paola, duke qënë avokate e një studioje private përherë të zënë në rutinën e përditshme, jo gjithnjë gjen tek vetja forca profesionale për të kontribuar me gjetje apo interpretime historike. Eshtë bashkëshorti i saj, Xhankarlo Valone, që po punon për një takim historianësh shqiptarë dhe italianë që në dy ditë rresht do të mbahet pranë universiteteve të Barit dhe të Leçes. Valone është profesor dhe studiues i njohur i mesjetës italiane. Një nga librat e tij titullohet “Aspekte juridikë dhe socialë në periudhën e qeverisjes aragoneze. Kastriotët në Tokën e Otrantos”.
    Xhulio, gjykatës, është nxitësi i një projekti skënderbegas surprizë, modest por mjaft emocionues. Tani për tani, ende pa u bërë një realitet i sigurtë për t’u shpallur, nuk po e bëjmë publike.
    Alesandro, mjeku dhe shkencëtari neurolog, më i njohuri prej bashkëkombasve për pasojë të intervistave të dhëna gjatë vizitës së kësaj familjeje në vendin tonë në 27 dhe 28 nëntor të vitit të shkuar, përherë njofton për të dhëna të reja të zbuluara së fundi. Në dy mesazhe që na dërgon ditët e fundit ai dëshiron të informojë opinionin publik shqiptar dhe veçanërisht studiuesit për një emblemë të paraardhësve të tij Kastriotas. Kërkesës tonë për një shpjegim më të hollësishëm për emblemën e gjetur ai iu përgjigj saktësisht:
    “Emblema na ka rënë në dorë nëpërmjet punës kembëngulëse të një kërkuesi, i cili po studionte shënimet e Pietro Kavotit (Pietro Cavoti), të ruajtura pranë bibliotekës së qytetit të Galatinës. Pietro Kavoti (1819-1890) është një mjeshtër i vizatimit, i pasionuar të fiksonte në letër atë që vëzhgonte gjatë udhëtimeve të tij në mjedise të ndryshme të Salentos.
    Kështu kur erdhi në Salento, ku ishte edhe kështjella e Kastriotëve (të cilët, siç dihet zotëronin dukatin e Shën Pjetrit në Galatinë dhe kontenë e Soletos) dalloi të fiksuar mbi portën që të ngjiste drejt katit me dhomat për fisnikë të pallatit stemën që po jua bashkëngjis me këtë mesazh dhe e vizatoi menjëherë në letër.
    Pallati i Soletos u prish gjatë viteve tetëqind të dy shekujve të shkuar. Kurse në pallatin tjetër, atë të Galatinës, siç ju kam thënë edhe në bisedat që kemi bërë, nuk kanë mbetur shenja të Kastriotëve. Prej kohësh ai është blerë e shitur nga privatë të ndryshëm, përgjatë më shumë se dyqind viteve, dhe çdo shenjë e gjurmë kastriotase është hequr e fshirë. Pronarët nuk kanë patur asnjë lidhje me arbëreshët dhe ca më pak me pasardhësit e Skenderbeut në Tokën e Otrantos. Sipas nesh kjo stemë duhet të jetë ose e Gjon Kastriotit, ose e të birit të tij, Ferrantes. Ajo ka në strukturën e saj shqiponjën e zezë dykokëshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Nuk mund të shpjegoj dy luanët, mos ndoshta janë simbole të Shqipërisë antike?”

    Për Gazetën "Shekulli"
    Ndryshuar për herë të fundit nga WaRrIoR : 27-05-2005 më 15:34

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Skënderbeu drejt Kosovës

    Alma Mile

    Ditët e para të muajit qershor do të shënojnë çeljen e ekspozitës kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Prishtinë. Këto ditë pritet që të nisen drejt kryeqendrës kosovare 30 tablo dhe skulptura të realizuara nga artistët shqiptarë, të cilat do t’i bashkohen simotrave të tyre kosovare. Këto punime janë përzgjedhur gjatë një konkursi të zhvilluar pak kohë më parë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me kërkesën e homologes së saj në Prishtinë. Mes autorëve që do të udhëtojnë drejt Kosovës janë Alush Shima, Agim Sulaj, Vilson Kilica, Isuf Sulovari, Xheneta Kadillari, Pjerin Kolnikaj, etj. Mendohet që një pjesë e mirë e tyre do të blihet nga institucionet shtetërore dhe ato private në Kosovë.


    Një shesh në Itali me emrin e Gjergj Kastriotit
    Një shesh në qytetin e Fermos në Itali ka marrë emrin e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Një përmendore e vendosur në “Lido tre archi”, përkujton luftëtarin shqiptar, i cili me veprën e tij ka kontribuar në mbrojtje të qytetërimit perëndimor. Ceremonia për vendosjen e emrit do të zhvillohet sot në prani të ambasadorit shqiptar në Itali, Pavli Zëri, këshilltarit Bujar Hakrama dhe autoriteteve lokale. Në mbyllje të ceremonisë është parashikuar një program artistik me këngë dhe valle shqiptare. Gjithashtu do të serviret dhe kuzhina tradicionale shqiptare.

    Fier, një kongres për Skënderbeun
    Përgjatë dy ditëve, në qytetin e Fierit, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, qendrës kulturore “Myzeqeja” do të zhvillohet një kongres ndërkombëtar rreth figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, me rastin e 600-vjetorit të lindjes. Në këtë kongres do të marrin pjesë studiues dhe njerëz të kulturës nga vende të ndryshme të Evropës. Ndër emrat pjesëmarrës është edhe ai i Vath Koreshit e Halil Jaçellarit. Të pranishëm do të jenë studiues e botues nga Italia, të cilët me këtë rast do të publikojnë edhe Historinë Bashkëkohore Ndërkulturale “Adriatik, Pulia-Shqipëri”. Eshë një botim prej 2 mijë faqesh në dy vëllime, në gjuhën shqipe dhe italiane.

  6. #26
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    http://www.illyriaentertainment.com/index.html

    Ky grup ka bere nje dokumentar per Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe mund te shihni edhe nje pjese nga ky dokumentar ne kete webfaqe.

    Tung Tung

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Në Venedik ndodhen tre medalje të shekullit XV me portretin e Skënderbeut. Të tria janë realizuar në shek. XV, midis viteve 1450-1475!


    Zgjidhet enigma e portretit autentik të Skënderbeut


    Ferid Hudhri

    Prej kohësh shqiptarët (gjithashtu edhe të huajt) kanë qenë të interesuar të dinë nëse është pikturuar Skënderbeu në gjallje të tij. Mungesa e një përshkrimi të saktë të tipareve të heroit prej bashkëkohësve që e kanë njohur për së gjalli, përshkrim që do të na ndihmonte për të verifikuar origjinalitetin e gravurave, na e ngjall më shumë kërshërinë për të ditur se ku janë mbështetur artistët në krijimin e figurës së Skënderbeut. A ka pozuar ai përpara ndonjë piktori apo a është realizuar ndonjë portret nga artistët bashkëkohës gjatë viteve që ai jetonte? Përsa i përket autorëve shqiptarë, artisti më i shquar në trajtimin e kësaj figure, skulptori Odhise Paskali pohonte se në atë kohë Shqipërisë i mungonte artisti që paralel me historinë e Barletit, të na kishte lënë në trashëgim të çmuar veprën e artit, që të na jepte idenë e Skënderbeut të vërtetë... Vendi i artistit shqiptar ishte fusha e betejës. Kurrkush nuk la shpatën as për të gdhendur në shkëmb qoftë edhe vetëm një nga pupuratë e mrekullueshme, as syrin shqiponjë, as krahun çelik të heroit vigan e kurdoherë fitimtarë. (O. Paskali, Konferenca e dytë e studimeve albanologjike, vëll.I, f.550. Tiranë, 1969).
    Megjithëse nuk na duket shumë bindëse arsyeja përse nuk u realizua një portret i tillë, është fakt që deri tani në Shqipëri nuk njohim asnjë vepër arti të krijuar gjatë viteve që jetonte Skënderbeu. Ndoshta në ndonjë nga ndërtesat që lidheshin me heroin mund të kenë ekzistuar edhe portrete të tij, të pikturuara gjatë kohës që ishte gjallë, por me shkatërrimin gjatë luftrave, janë zhdukur edhe gjurmët e pikturimeve në afreske apo të ndonjë tabloje.
    Për veprat e realizuar nga autorët e huaj gjithashtu është ngritur e njëjta pyetje: a ekziston një portret autentik i Skënderbeut? Faik Konica e shprehu për herë të parë edhe në shtyp këtë shqetësim në revistën e tij Albania që në vitin 1901, dhe ky diskutim mbetet për shumë kohë i hapur pasi nuk u gjend një përgjigje e saktë rreth realizimit të një portreti origjinal. Mjeshtri i letrave shqipe e ngriti këtë pyetje sapo u njoh me dy nga tablotë e hershme të Skënderbeut që ndodheshin në koleksionin e arkidukës Ferdinand i Tirolit. Sipas autorit austriak të artikullit të Vjetarit të koleksionit të Shtëpisë Perandorake të Vienës, Friedrich Kenner, Konica mësoi se në vitin 1466 artisti i njohur italian Xhentile Belini (Gentile Bellini 1429-1507), kishte pikturuar Skënderbeun gjatë ditëve që ai qëndroi në Itali. Aty shkruhej gjithashtu se origjinali i Belinit ka humbur, ndërsa një nga tablotë që ndodhet në koleksionin e arkidukës është kopje e atij portreti autentik. Po sipas atij artikulli, tabloja tjetër është kopje sipas një portreti origjinal që ndodhej në një muze në Firence. (Është fjala për Muzeun e njohur Uffizi).
    Pikërisht për këtë portret japin mendime edhe autorë të tjerë, duke e vlerësuar si piktura më pranë origjinalit. Fan Noli ka shkruar se i vetmi portret i Skënderbeut që njohim është ai që gjendet në Muzeun e Firences në Itali. Ka të ngjarë të jetë portret autentik dhe të jetë bërë përpara vitit 1466...(F.S. Noli, Vepra. Vëll. 4, f. 607, Tiranë 1989). Po kështu edhe At Vinçenc Malaj dhe Zef Prela, të cilët kanë shkruar studime të posaçme rreth ikonografisë skënderbegiane, megjithë kundërshtitë midis tyre pranojnë si tablonë më të hershme dhe më të bukurën për heroin, portretin e Galerisë Ufici të Firences. At V. Malaj në studimin e tij thotë se mungojnë të dhëna të sigurta historike për një portret autentik, ndërkohë që nuk janë shumë bindëse arsyet që ai paraqet për pamundësinë e pozimit të heroit përpara një piktori. Autori tjetër Z. Prela ngulmon se në Galerinë Ufici ndodhen dy portrete të hershme, njëri i punuar nga Kristofan Altisimo (Cristofano dell’Altisimo) në shekullin e XVI, sipas pikturës që ndodhej në Muzeun e Jovit në Komo të Italisë, si dhe vetë origjinali i ndodhur dikur në Komo që mendohej se është pikturuar nga G. Belini. Edhe studiuesja Dh. Dhamo, në një kumtesë të vitit 1968 ka shkruar se nga portretet me ngjyra më i hershmi është ai i Galerisë Ufici të Firences, për të cilin thuhet se është bazuar në vizatimet që pati bërë drejtpërdrejt nga natyra piktori i dëgjuar Xhentile Belini. Ndërkohë që, në të njëjtin studim, ajo shpreh edhe pasigurinë duke thënë se nuk jemi në gjendje të provojmë nëse me të vërtetë portreti i Galerisë Ufici është bazuar në vizatime nga origjinali...(Dh. Dhamo, Konferenca e dytë e studimeve albanologjike, vëll.I, f.516. Tiranë, 1969)
    Sudiuesi i artit, Rexhep Goçi, kur shkruan se ka mendime që figurën e Skënderbeut e ka punuar për herë të parë piktori i njohur italian Xhentile Belini, nuk sjell të dhëna më të sakta, por mbështetet në thëniet e mësipërme. Gjykimi i tij se është i afërt mendimi se ky krijues (Xh. Belini – F.H.) e portretizoi heroin tonë kombëtar, sepse për këtë figurë kishte dëgjuar në Venedik (në botën e krishterë) dhe në Stamboll (në botën islame). Mirëpo, portreti i Skënderbeut nga Belini lidhet me vajtjen e heroit në Romë dhe në Napoli, më 1466. Sipas disa të dhënave, Xhentile Belini dhe i vëllai i tij Xhovani Belini kishin lidhje të ngushta me disa shqiptarë, të cilët u shquan në botën e artit dhe të shkencës. Këto lidhje duken më së miri me themelimin e “Shkollës së Shqiptarëve” në Venedik më 1442 dhe nëpërmjet piktorit të madh Vitore Karpaçios. Ka gjithashtu mendime se Xh. Belini nuk ka bërë një vepër të plotë për Skënderbeun, por atë e ka skicuar në Romë ose në Napoli. Prandaj të gjitha gravurat dhe pikturat që lindën më vonë, mendohet se janë punuar nga skicimet e Belinit, madje janë konsideruar si vizione historike dhe artistike (R. Goci, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në artet figurative, Prishtinë 1998, f. 9.), mendojmë se është me interes, por për sa kohë nuk gjendet ajo vepër apo nuk kemi të dhëna të sakta, mbetemi ende te hamendjet.
    Autori i këtyre radhëve gjithashtu ka qenë i mendimit se tabloja e Kristofano Altisimo-s është nga më të hershmet dhe mund të jetë krijuar duke u mbështetur në tablonë origjinale të pikturuar nga G. Belini. Por gjatë hartimit të librit mbi krijimtarinë e autorëve të huaj kushtuar shqiptarëve (F. Hudhri, Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj. Tiranë 1989, f. 26), nga një korrespondencë me Muzeun e Firences mësohet se autori i pikturës mbetet anonim, ndërkohë vlerësohet si një mjeshtër me forcë interpretuese, se vepra është trajtuar me skrupulozitet deri në hollësi. Për të vënë në dukje këtë mënyrë punimi përmendet paraqitja e shenjës së një plage mbi ballin e heroit. Në këtë letër tabloja cilësohet si kopja e parë e origjinalit, por nuk thuhet se në cilin vit është pikturuar, ndërsa për përshkrimin e plagës pretendohet se është bërë sipas një boceti nga natyra. Fakti që një hollësi të tillë nuk e gjejmë në asnjë nga portretet që njohim deri tani, na bën të mendojmë se autori gjatë pikturimit ka patur përballë modelin e gjallë dhe jo të fantazuar.
    Në librin “Skënderbeu, jeta dhe veprat”, K. Frashëri na jep informacione të reja rreth pikturimit të këtij portreti, si dhe përcaktime më të sakta për kohën e realizimit, të dhëna këto që kanë dalë pas restaurimit që i është bërë tablosë si dhe pas një studimi më të hollësishëm të kohës së krijimit të koleksionit të muzeut në Komo. Gjatë restaurimit të kryer nga Barbara Schleicher (dhjetor 1993-maj 1994), portreti i Galerisë Ufici u çlirua edhe nga disa ndërhyrje të një piktori anonim mbi punën e Altisimos. Mbishkrimi me gërma të mëdha të bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, të cilin e kemi parë në riprodhimet e deritanishme, nuk ka qenë punë e mjeshtrit Altisimo, por e piktorit anonim. Pas restaurimit u zbulua mbishkrimi origjinal; GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me gërma më të vogla të praruara në ar. Ndërkohë marrim edhe njoftimin se, me organizimin e ri që i është bërë këtij muzeu, portreti i Skënderbeut, tashmë i restauruar, është ekspozuar në korridorin e parë të Galerisë.
    Paralel me tablonë e mësipërme është folur gjatë edhe për një vepër tjetër të hershme dhe të çmuar, që mendohej se ishte ajo që u zbulua në vitin 1981 në Shkodër. Ndodhej në familjen e koleksionistit të njohur Tefë Curani. Shkrimtari A. Kondo që e bëri të njohur portretin jep këtë përshkrim: ka përmasat e një ikone (30x25 cm) është punuar me ngjyra vaji në dru dhe jo në kanavacë. Skënderbeu këtu të kujton atë të Firences, të Galerisë Ufici... Sipas një dokumenti që paska pasur familja, ky qenka portreti autentik, i krijuar nga pozimi drejtpërsëdrejti i Skënderbeut. I është dhuruar familjes nga austriakët menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, gjatë viteve 1913-14. Thuhet se kanë pasur dokumentin e dhurimit, polisën e një pinakoteke vieneze ku shënohej urdhri për kalim inventari dhe shprehimisht fjalët “portret origjinal dhe autentik i shekullit XV”. A. Kondo me gjithë dyshimet që shfaq gjatë shkrimit për origjinalitetin e këtij portreti nga fundi shkruan se ka shumë arsye të supozosh që ky portret shkodran mund të jetë autentik i Belinit. Mos vallë është dita kur Venediku, duke dashur ta kishte mirë me Skënderbeun, e bëri qytetar nderi dhe këtë ditë Belini e pikturoi? (A. Kondo, Një portret i panjohur i Skënderbeut. Gazeta Drita 21 shkurt, f. 11. Tiranë 1981)
    Mbështetur edhe në këto arsyetime K. Frashëri arrin në përfundimin se me këto të dhëna mund të thuhet se ky portret duhet të ketë bërë pjesë në shek. XVI në koleksionin e Pal Jovit. Rruga që ai ndoqi nga Muzeu i Komos në atë të Vienës, për ne tani ka pak rëndësi, përderisa kemi rënë në gjurmë të tij dhe kemi në dorë riprodhimin e tij fotografik. Hë për hë, për ne autori i portretit është Gentile Bellini (K.Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe veprat. Tiranë 2002, f.266) dhe riprodhimin e këtij portreti e ka botuar në kopertinë, në krye të gjithë ilustrimeve brenda tekstit, madje përpara tablosë që ndodhet në Galerinë Ufici si dhe përpara gravurës së botuar në librin e Barletit, me diçiturën: Skënderbeu: Portreti autentik (vaj).
    Por, nga disa të dhëna, që vetë K. Frashëri na i jep në faqet e librit të tij, si dhe nga hulumtimet për shkrimin e A. Kondos, del se ky portret nuk është origjinal, por një kopje nga Muzeu Vienës. Në f. 276 të librit Skënderbeu... shkruhet se në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë (dos.42, viti 1914), ruhet një shkresë e Legatës së Perandorisë së Austro-Hungarisë drejtuar Ministrisë së Jashtme të Qeverisë Shqiptare të Princ Vidit më 16 prill 1914, me të cilën i përcillte kopjen e portretit origjinal të Skënderbeut, me lutje që t’ia dorëzonte si një dhuratë nga ana e ministrit të jashtëm austro-hungarez, konti Berchtold, kajmekamit (nënprefektit) të Krujës, me qëllim që ky ta mbante të ekspozuar përherë në zyrën e vet. Në shkresë thuhet se kopja e portretit të Skënderbeut është “riprodhuar me nismën e shkëlqesisë së tij, shefit të seksionit në Ministrinë Perandorake dhe Mbretërore të Financave të përbashkëta, zotit Ludvig von Thalloczy, sipas një origjinali që tani ndodhet në Vienë, i cili ka qenë pikturuar më 1466, probabilisht nga një piktor venedikas, në të cilin Skënderbeu paraqitet me kostum patrici të Venedikut”. Nga kumtimet e A. Kondos dhe K. Frashërit ka shumë gjasa që portreti i gjetur në familjen Currani të jetë pikërisht dhurata që përmendëm më lart. Data e dhurimit të austriakëve është thuajse e njëjtë me datën që dëshmojnë edhe familjarët e Curranit. Po ashtu edhe të dhënat rreth veprës janë të njëjta. Është krejt e mundur që në ato vite të vështira tabloja të mos ketë përfunduar në drejtimin e duhur ose të jetë blerë po atë vit nga koleksionisti Currani. I arsimuar në Vienë për histori dhe ekonomi, Tefë Currani (1865-1941) mund të jetë njohur që student me origjinalin e kësaj vepre, dhe mendojmë se ai vetë ka qenë i bindur që në Shkodër ruante një kopje. Ndoshta është kjo arsyeja që edhe në ribotimin që i bëri librit të tij në vitin 1939 në Shkodër T’nollunat e Shqypnis, prej një Gege që don vendin e vet, nuk e riprodhoi portretin që ruante në shtëpi por vendosi po atë të botimit të parë. Këtë dyshim e paraqet edhe A. Kondo në shkrimin e tij që kemi cituar më lart. Argumentet e mësipërm janë të mjaftueshëm për të na bindur se vepra që K. Frashëri e paraqitet si portreti autentik në librin “Skënderbeu...” të mos jetë origjinal, por kopje nga tabloja e Muzeut të Vienës.
    Ndërkohë, është shprehur mendimi tjetër se porteti autentik i Skënderbeut, është gravura që botohet në librin e Marin Barletit, për të cilin thuhet gjithashtu se është realizuar sipas një vizatimi direkt nga natyra. Midis tablosë në Ufici dhe gravurës te Barleti ka elementë të përbashkët, por edhe ndryshime. Skulptori Odhise Paskali, që është marrë rreth 70 vjet me studimin dhe realizimin në art të Skënderbeut, pasi ka shqyrtuar me vëmendje piktura, skulptura dhe gravura të autorëve europianë, shkruan se nuk është e vështirë të konstatohet se edhe për figuracionin artistik të Skënderbeut qëndron në bazë një model që imitohet dhe adoptohet sipas aftësive dhe imagjinatës së artistëve që e trajtojnë. Ky model është portreti që figuron në botimin e parë të Historisë së Barletit më 1508-1510. Këtu spikatin disa të dhëna që ruhen, sado të ndryshuara, në pjesën më të madhe të portreteve të mëvonshëm, siç janë paraqitja në profilin e djathtë, prerja gjysmë bust, forma e qylafit, e hundës e mustaqeve, e mjekrrës, e pjesës së veshjes... Të gjithë portretet e tjerë që s’kanë lidhje me këtë prototip, janë fryt jo studimi, por rutinë nga ana e ilustratorëve. (O. Paskali, art. i cit.) Edhe studiuesja Dh. Dhamo, në një artikull të mëvonshëm se ligjërata që përmendëm më lart, megjithëse ende mbron tezën e hershmërisë së portretit të Galerisë Ufici (pa sjellë asnjë dokumentim dhe asnjë argument të ri) thekson se një portret të hershëm me rëndësi për tërë ikonografinë e Skënderbeut ka botimi i parë i historisë së Marin Barletit.
    Autori i albumit të parë të Skënderbeut dhe të Bibliografisë më të plotë të botuar deri tani, K. Biçoku, në shkrimin Cila është vepra më e hershme për Skënderbeun?, duke mbrojtur tezën se portreti më i hershëm është ai i librit të Barletit shton edhe një të dhënë të rëndësishme se pranë portretit të heroit, që ka përmasa të mëdha (25.8 x17.4 cm) M. Barleci ka vënë edhe portretin e tij. Tiparet fizike të M. Barlecit janë dhënë padyshim saktësisht në portretin e tij, që ka përmasa të vogla (5.4 x5.3 cm). Kështu edhe portreti i heroit tonë Kombëtar, që është disa herë më i madh se ai i M. Barlecit, ishte një vepër arti që i jepte në profil saktë tiparet e kokës së Skënderbeut. Kompozimi i portretit të Skënderbeut është bërë me mjaft kujdes dhe me miratimin e familjarëve të tij që jetonin në Itali, si nipi i heroit, Ferrant Kastrioti dhe mbesa e kulturuar, Maria. Këta e kanë nxitur M. Barlecin që të shkruante “Historinë e Skëndebeut”. Prandaj edhe M. Barleci i ka kushtuar parathënien e librit Ferrant Kastriotit dhe ka shkruar “unë nuk kam shkruar trillime, por ato që më kanë treguar me kujdes më të mëdhejtë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre disa që kanë marrë pjesë në luftë” . Marin Barleci ka meritën e madhe se është i pari që nëpërmjet artit figurativ na ka treguar pamjen e Heroit, të cilën artistikisht e ka ngritur më lart portreti i Galerisë Ufici të Firences.(K. Biçoku, Gazeta Tema, 13,14,15,16 janar 2005)
    Pas këtij parashtrimi del e qartë se midis mendimeve të autorëve të ndryshëm, që kryesisht ndahen në dy grupime, argumentimet më të sakta janë për gravurën e librit të Barletit. Autorët që mendonin (midis tyre edhe autori i këtyre radhëve), ose që ende mendojnë, për tablonë e Galerisë Ufici apo të Muzeut të Vienës, nuk sjellin të dhëna të plota dhe shpesh janë kontradiktorë me thëniet e tyre. Krahas gravurës së botuar te libri i Barletit edhe tablotë e Muzeut Ufici dhe Muzeut të Vienës janë nga më të bukurat, më të hershmet dhe kanë shërbyer gjithashtu si model nga u mbështetën shumë autorë të mëvonshëm në pikturimin e portretit të Skënderbeut. Thëniet se ato janë realizuar sipas një origjinali, që piktori i njohur Gentile Bellini e pikturoi direkt nga natyra, sigurisht që janë vlerësuar, por për sa kohë nuk shfaqej ajo vepër apo nuk gjenden të dhëna më të dokumentuara për atë pikturim, nuk mund të thuhet me siguri se ato paraqesin portretin autentik. Gravura te libri i Barletit e ka të shënuar datën dhe është e qartë midis viteve 1508-1510. Kështu, përderisa të dokumentohej data e saktë e pikturimit të tablosë së Uficit, gravura e librit të Barletit mbetej si më e hershmja dhe e vetmja që paraqeste portretin e parë të Skënderbeut.
    Por një zbulim i ri e zgjidhi enigmën. Në Venedik u gjendën tri medalje me portretin e Skënderbeut. Të tria janë realizuar në shek.XV, dhe saktësisht në çerekun e tretë të këtij shekulli, pra midis vitieve 1450-1475! Pikërisht në kohën që heroi ishte ende i gjallë. Pra data e realizimit të tyre, që përkon me kohën kur Skënderbeu ishte në Itali, e bën më të besueshëm faktin se ato janë krijuar sipas vizatimeve të bëra direkt nga natyra. Është më se e kuptueshme se për të realizuar medaljen me figurën e një personi që është i gjallë, veprimi i parë është vizatimi i portretit direkt nga origjinali dhe aq më tepër kur kjo ndodh në Italinë e shek.XV, në atë vend të begatë që me piktorët e shumtë e të shquar, ishte shndërruar në një kryeqendër të artit rilindas, nga merrnin mësime artistë prej gjithë Europës.
    Kjo gjetje e rëndësishme në Venedik, tregon për vlerësimin e madh që i është bërë heroit tonë, duke u përjetësuar në tri medalje, por, më e rëndësishmja (për rastin tonë), është se këto medalje dëshmojnë që portreti i Skënderbeut ndodhet i përjetësur në art rreth 50 vjet më përpara gravurës së librit të Barletit (që deri tani e quanim më të hershmen) dhe shumë vite më parë se tablotë e Muzeut të Vienës dhe Galerisë Ufici, datat e të cilave ende nuk janë të sakta. Pra, për të qenë më të qartë, me këto medalje vërtetohet thënia se Skënderbeut i është bërë një portret kur ishte në Itali.
    Medaljet me shënimet përkatëse për kohën dhe vendin e realizimit, për përmasat dhe vendndodhjen e tanishme, paraqiten në albumin La Storia di Venezia attaverso le medaglie të autorit Piero Voltolina, botuar në Milano (1998). Për autorët e medaljeve nuk ka të dhëna, thuhet se janë anonimë. Medaljet (siç shihen edhe në ilustrimin e këtij shkrimi), paraqesin dy tipa të ndryshëm. E para (që ka përmasat më të mëdha) e paraqet në profilin e djadhtë, ndërsa dy të tjerat në profilin e majtë. Portretet ndryshojnë edhe nga kapelja, nga trajtimi i mjekrrës si dhe vizatimi i hundës. Ka ndryshim edhe në paraqitjen e veshjes. Trajtimi i këtyre të dy llojeve që dallojnë nga njëra-tjetra, na bën të mendojmë se janë përdorur dy vizatime, të krijuara nga një autor ose nga dy autorë të ndryshëm, madje që e kanë vizatuar Skënderbeun jo në të njëjtin çast. Këtë mendim na e përforcon edhe vendi i ndryshëm i realizimit të medaljeve. Sipas botimit që përmendëm, njëra medalje është realizuar në Venecia, ndërsa dy të tjerat në Romë. Gjithsesi këto dhe elemente të tjerë mbeten për t’u analizuar më me vëmendje në një rast tjetër. E rëndësishme është se me këto medalje u zbuluan tre krijime më të hershme nga ato që njohim deri tani. Gjithashtu shohim se nëpërmjet tyre janë mbështetur autorët e mëvonshëm për realizimin e gravurës te libri i Barletit, të tablove të Muzeut të Vienës dhe të Galerisë Ufici të Firences si dhe shumë e shumë gravurave, pikturave dhe skulpturave të mëvonshme. Madje edhe forma e rrumbullaktë e medaljeve ka ndikuar në disa tablo dhe gravura të mëvonshme që portreti i heroit të vizatohet brenda përmasave ovale. Po ashtu edhe pikturimi i Skënderbeut vetëm në profil, pothuajse në të gjitha krijimet e mëvonshme, na bën të besojmë se sa i madh ka qenë ndikimi i medaljeve, ku paraqitja në profil është veçanti e atij zhanri.
    Me këtë zbulim qetësohen edhe debatet e dritanishme (prej më shumë se 100 vjetësh, që nga shkrimi i parë te “Albania” e Konicës në vitin 1901), rreth përcaktimit të portretit më të hershëm të Skënderbeut, si dhe qartësohen hamendjet për pikturimin e heroit në gjallje të tij, gjatë kohës që ishte në Itali. Mbetet për të zbuluar se cili apo cilët ishin autorët e vizatimeve që u përdorën për realizimin e medaljeve. Më saktë, mbetet për t’u verifikuar nëse për realizimin e tyre u përdorën vizatimet e Gentile Belinit, apo ekziston edhe ndonjë apo autorë të tjerë që kanë bërë vizatime posaçërisht për medaljet.

    * Pjesë nga kapitulli i parë i studimit Skënderbeu në artet figurative që autori e ka bërë gati për botim.

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Skënderbeu dhe Evropa

    E Marte, 21 Qershor 2005

    Duhet pranuar se figura e Skenerbeut, eshte e vetmja nga bota shqiptare, qe ka frymezuar kontinentin ne identitetin e tij. Per kete- krenaria jone eshte dyfishe, kur kujton dhe fjalet e Volterit: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar"

    Nga Prof. Kristo Frasheri*

    Kete vit, mbare shqiptaret kudo ku jane, ne trojet ku ata banojne prej shekujsh ose te shperndare neper bote, nderojne me krenari jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te tyre Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Te gjithe se bashku nderojme vepren e lavdishme te kapitenit te shquar, i cili bashkoi ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, mbare shqiptaret, dhe atehere te percare, me nje flamur te vetem, ne ate te luftes per t'i kthyer atdheut lirine e humbur gjysem shekulli me pare. Te gjithe se bashku- nderojme strategun e shkelqyer te betejave, i cili i udhehoqi shqiptaret, per nje cerek shekulli, kurdohere me fitore, ne luften e pabarabarte kunder ushtrive superiore osmane per te mbrojtur lirine e fituar. Te gjthe se bashku nderojme burrin e shkelqyer te shtetit, i cili pa hequr dore nga lufta clirimtare, madje ne zjarrin e saj, mposhti prirjet partikulariste te krereve mesjetare shqiptare dhe krijoi te parin shtet te bashkuar shqiptar laik dhe kombetar. Gjithashtu se bashku nderojme prijesin pa shoke, pa njolle dhe pa frike, i cili me vepren e tij historike e ktheu Shqiperine ne nje baluard qe mbrojti nga invazoret e huaj, jo vetem kombin e vet, por edhe qyteterimin evropian. Nderojme me ne fund emrin e atij Heroi legjendar, i cili ne saje te vepres se tij epike, hyri ne perjetesi te historise duke care shekujt dhe duke frymezuar ne luften e bekuar per liri, jo vetem bashkaatdhetaret e vet, por edhe qytetaret liridashes te kontinentit.

    Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte, pa dyshim, ashtu sic e ka percaktuar, me 1925, historiani i degjuar kroat Milan Šufflay "krijesa me hyjnore i kesaj race me te tmerrshme luftetare, i cili qe kur ishte gjalle u madherua me legjenda te ndryshme nga Evropa Perendimore. Aresyeja e ketij madherimi te vecante rrjedh: ngase Skenderbeu ne krye te shqiptareve perballoi furine osmane ne nje kohe kur Evropa perjetonte nje nga momentet me kritike te historise se saj mesjetare. Armatat perandorake osmane, te pajisura me nje energji te pashtershme luftarake, me ne krye dy nga sulltanet me ambicioze te Turqise, pasi kishin perfunduar pushtimin e Gadishullit Ballkanik, iu turren Hungarise, per te care rrugen drejt Evropes Qendrore dhe Shqiperise per te kaluar nga brigjet e saj ne Gadishullin Italik. Perballe ketij rreziku serioz, fuqite evropiane, ne menyre te vecante shtetet italike, qene thellesisht te percara. Ne vend qe te bashkoheshin per t'i bere balle bashkerisht rrezikut te madh, ato vazhdonin te luftonin midis tyre dhe te grindeshin me njeri-tjetrin, duke lehtesuar keshtu vrullin pushtues te armatave osmane. Si rrjedhim, roli i Shqiperise ne kete situate dramatike ishte i barabarte me ate te Hungarise. Te dy palet, si hungarezet, te udhehequr nga Huniadi, ashtu edhe shqiptaret, te udhehequr nga Skenderbeu, me rezistencen e tyre heroike penguan per disa dhjetevjecare perparimin e sulltaneve, te paret drejt Evropes Qendrore, te dytet drejt Gadishullit Italik.

    Si rrjedhim, me rezistencen e tyre ato u dhane mundesi shteteve evropiane te kapercenin percarjet qe kishin midis tyre dhe te pergatiteshin per te perballuar, ashtu sic e perballuan me vone, valen e invazoreve lindore. Per kete rol historik qe luajti Shqiperia dhe Skenderbeu, kreret e shteteve te Evropes ishin te ndergjegjshem qe kur ishte gjalle Heroi. Ky rol u duk qe ne vitin 1450, kur sulltan Murati II erdhi ne Shqiperi ne krye te mbare ushtrise perandorake per te hapur rrrugen drejt Gadishullit Italik. Por sic dihet, ate vit ushtria osmane, u gozhdua ne kalane e Krujes, te cilen megjithe perpjekjet kater mujore, Sulltani nuk e shtiu dot ne dore. Madje vete Skenderbeu ishte i ndergjeshem se ne Kruje luhej jo vetem fati i Shqiperise, por edhe ai i Evropes. Kete e thote vete Skenderbeu ne letren qe i drejtonte princit Italian te Tarantit G. A. Orsini, me 31 tetor, kur i shkruan: "Nese une do te isha mundur nga turqit, sigurisht Italia do ta kishte pesuar dhe si pasoje, ai zoterim qe ju tani thoni se eshte i juaji, do te ishte i turqve". Per kete rol te rendesishem qe po luante Shqiperia ishin te ndergjegjshem edhe fuqite e Evropes, ne menyre te vecante, shtetet e krishtera qe ndodheshin me prane rrezikut osman. Per kete arsye, fitorja qe korren shqiptaret ne Kruje me 1450 ngjalli entuziasmin e Republikes se Raguzes. Shprehje e ketij entuziasmi jane pergezimet qe raguzianet i drejtuan Skenderbeut pas disfates se Sulltanit. "Me te vertete - shkruanin ata -ju perballuat me nje ushtri te vogel- gjithe ato turma te panumerta te turqve, i dolet zot qytetit dhe keshtjellave tuaja te paprekura kunder hovit dhe peshes se gjithe asaj pergatitjeje dhe per kete pune do te fitoni shperblim te ameshuar prane Perendise. Po ashtu nder mbreter, nder princa te te gjithe botes do te keni lavderime dhe lavdi te pavdekshme. Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat e te krishtereve dhe per mbare kombet dhe emri juaj do te kurorezohet prej fames se ameshuar".

    Shqetesimi i shteteve evropiane u rrit me tej me 1453 kur sulltan Mehmeti II, apo sulltan Fatiu (ngadhnjimtari), pasi pushtoi Kostandinopojen, kryeqytetin mijevjecar te Perandorise Bizantine, deklaroi se tani rradha i vinte Romes per te ngulur flamurin e Islamit ne kupolen e Shen Pjetrit. Natyrshem, se bashku me shqetesimin, u rrit edhe roli qe po luante Shqiperia per mbrojtjen e Evropes. Ne prillin e vitit 1456, kur ne Itali u perhap lajmi se nje ushtri e madhe osmane po i turrej Shqiperise, ambasadori milanez ne Rome, i shkruante sovranit te vet: "Sulltani, si nje luan po uturin, nuk mendon gje tjeter, vecse si ta gllaberoje Romen". Por edhe ate vit fitorja qe korri Skenderbeu mbi ushtrite osmane, e largoi perkohesisht rrezikun e zbarkimit te ushtrive te sulltanit ne Itali. Por, nje vit me vone, ne veren e vitit 1457 kur ne drejtim te Shqiperise marshuan mbi 80.000 kalores dhe kembesore turq, Italine e pushtoi, si asnjehere me pare, paniku. Aresyet ishin te thella. Perpjekjet e Papes Kaliksti III per te bashkuar shtetet dhe shteterucat italiane ne nje koalicion ushtarak antiosman, kishin deshtuar. Shpresat e vetme tani Papa i kishte varur te Skenderbeu. Deshmi jane letrat qe ai i drejtonte ato dite kritike Heroit shqiptar, te cilin e quante "athlet i Krishtit" (athleta Christi), pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, ne fakt ne mbrojtjen e qyteterimit evropian, te cilin ne shek. XV evropiane perendimore e identifikonin me krishterimin. Ne letren qe Kaliksti III i drejtonte Skenderbeut, me 9 qershor te atij viti i shkruante nder te tjera: "Emri yt i lumtur eshte perhapur ne te gjithe popujt katolike per te gjitha keto pune te mira qe ti ke kryer, per keto fitore te shkelqyera qe ti ke kryer". Tre muaj me vone, gjate perleshjes heroike qe Skenderbeu po perballonte me shqiptaret e vet kunder ushtrive osmane ne betejen e Ujebardhes, ai i shkruante me 11 shtator 1457- Heroit: "Po shohim se ti gjithnje e me teper po behesh i denje per trimerine tende te shkelqyer dhe per bemat e tua, te cilat do te kujtohen me teper se ato te princave te tjere katolike". Me tej, Papa Kaliksti III shprehej: "Nuk ka njeri ne bote qe te mos ngreje ne qiell veprat tuaja, me levdatat me te larta dhe te mos flase per fisnikerine tende si per nje athlet te vertete dhe per nje mbrojtes te te krishtereve".

    Nje vleresim lakonik per rolin e Skenderbeut ne mbrojtjen e qyteterimit evropian e dha edhe kaloresi Neeport, i cili kishte ardhur nga Anglia e larget per te luftuar nen flamurin e Skenderbeut ne Shqiperi. Gjate kthimit te tij ai deklaroi ne Rome, ne shkurt te vitit 1458: "Po te bjere keshtjella shqiptare, pushtimi i Evropes nga turqit, eshte i sigurte, mbasi nuk ka fuqi tjeter qe ta beje kete rezistence".

    Me 1457 ekspedita e madhe turke, deshtoi. Me largimin e ushtrive osmane nga Shqiperia, Evropa mori, per disa kohe, fryme lirisht. Kjo periudhe vazhdoi per aq kohe sa midis Shqiperise dhe Turqise sundoi nje periudhe armepushimi. Por, kur me 1463 armepushimi mori fund dhe nje vit me vone ushtrite osmane filluan perseri ekspeditat kunder Shqiperise, shqetesimi e pushtoi perseri Evropen.

    Mbreti i Hungarise, Mathia ne letren qe i dergonte Papes me 1464 e thote shkoqur aresyen e fushatave turke kunder Shqiperise: "Une e di se Shenjteria Juaj, eshte e informuar se cfare ka bere sulltani gjate diteve te kaluara ne Shqiperi. Askush nuk e ve ne dyshim se ai nuk deshiron vetem malet epirote, por permes tyre, ai kerkon t'i pergatise vetes nje ure kalimi per te shtypur gjithe Evropen".

    Kontributi qe po jepte Shqiperia me Skenderbeun ne krye, u duk me qarte se asnjehere ne vitin 1466 kur sulltan Mehmeti II grumbulloi perseri mbare ushtrine osmane te perandorise, marshoi ne drejtim te Shqiperise, kete rradhe per ta pushtuar me vendosmeri akoma me te madhe Krujen dhe per t'u hedhur pastaj me flote ne brigjet e Italise. Deshmine per shqetesimin nga invazioni osman kete rradhe e kemi nga Republika e Venedikut. Ne nje akt te senatit te saj, qe mban daten 2 qershor 1467, thuhet: "Nese pushtohet bregdeti shqipar, nga turqit, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gje tjeter vecse te hidhet kur te doje ne Itali." per me teper nga letra qe senati i Venedikut i drejtonte me kete rast Skenderbeut del se Heroi shqiptar kishte pasur shume te drejte kur i kujtonte Republikes se ne luften qe zhvillonin shqiptaret per mbrojtjen e kryeqytetit te tyre, Krujen, luftonin ne te njejten kohe edhe per mbrojtjen e Venedikut.

    Sic dihet, sa kohe vazhdoi rezistenca shqiptare sulltanet osmane nuk munden te kalonin ne Itali. Vetem pasi vdiq Skenderbeu madje vetem pasi ra Kruja (1478) dhe Shkodra (1479), ushtrite osmane zbarkuan, me 1480, ne Pulje te Italise. Por gjate kesaj kohe shtetet italiane e kishin kuptuar me ne fund rrezikun serioz qe u kanosej dhe i kishin kapercyer grindjet e vjetra. Keshtu, 6 muaj pas zbarkimit ne Pulje, Mbreteria e Napolit, i deboi ushtrite osmane nga brigjet e Italise.

    Marredheniet e Skenderbeu me Evropen nuk moren fund me vdekjen e Heroit me 1468. Ata vazhduan edhe pasi ai mbylli syte, vecse ne nje trajte tjeter: jo me si gardh, pra si pengese per invazionin e ushtrive invazore osmane drejt Evropes, por si nje Hero qe frymezonte me shembullin e vet popujt e shtypur ose popujt nga shtypja qe te luftonin per liri. Madje nga kjo pikepamje, vepra e tij shkelqeu me me madheshti pas vdekjes- se sa ne kohen kur ai ishte gjalle.

    Emri i tij kaperceu kufijte e Italise dhe nepermjet vepres se M. Barletit u shtri ne mbare Evropen. Skenderbeu i detyroi te gjithe shekujt te flasin per te, pothuaj ne te gjitha gjuhet e kontinentit. Ne te vertete secili shekull foli per Heroin me ndjenjat e veta, zbuloi te ai dicka te re dhe i kerkoi atij ndihme per nevojat e veta jetike. Sa here qe Evropa kercenohej nga furia osmane ose sa here liria vuante nen zgjedhen e tiranise, Skenderbeu shfaqej ne vitrinat e librarive me veshje te re tipografike. Humanistet, adhurues te lirise, e konsideruan Skenderbeun njeriun e tyre, sepse ai ngriti ne kembe, me verbin e Renesanses, nje popull te tere. "Ne qofte se nuk do te luftojme si shqiptaret dhe neqoftese princat nuk do te shquhen si Skenderbeu, - shkruante, me 1537, Kaspar Hedio, - kam frike se brenda nje kohe te shkurter do t'i shkruajme nje epitaf lirise". Ne luften kunder rrezikut te afert osman, Italine e frymezonte me teper shembull i gjalle i Skenderbeut, se sa madheshtia e dikurshme eRomes. Ja perse Domenicus de Alezegnano ne distiket e tij, te shkruar me 1508, e konsideronte Skenderbeun me te madh se Qezarin. Francezet e njohen per te paren here Heroin e shqiptareve me gjuhen e tyre, me 1544, ne perkthimin e vepres se Paulo Jovios nga G. G. de Cenquoins. Pas M. Barletit ai qe e popullarizoi me teper Skenderbeun ne Evropen Perendimore ishte francezi Jacques de Lavardin, vepra e te cilit, e botuar ne Paris, me 1576, njohu dhjete botime brenda gjysem shekulli. Ne nje sonnet kushtuar Laavrdin-it per kete veper, poeti I Pejades, P. Ronsard, i cmoi shqiptaret si pasardhesit e Akilit trim, ndersa Skenderbeun "si nderin e shekullit te vet". F. Chrestien u kujtonte aso kohe francezeve te "imitonin Skenderbeun" dhe ne vend qe te luftonin midis tyre, te bashkoheshin kunder te huajve. Edhe shekulli i iluminizmit pati nevoje per Skenderbeun, duke ia pershtatur madheshtine e vepres se tij idealeve te veta, jo vetem kunder zgjedhes se huaj, por me teper kunder tiranise se brendshme. Per kete arsye, ne trajtesat historike dhe ne veprat letrare, ne romanet, ne tragjedite, ne poemat, ne lirikat si dhe ne melodramat qe dolen me shumice ne Evrope ne shek. XVII-XVIII, Skenderbeu u shfrytezua me teper per pikepamjet liridashese, demokratike, antiabsolutiste te iluministeve. Meritat e tij si burre shteti u ngriten ne nje shkalle sa c'ishte bere i njohur edhe ne artin ushtarak, aq sa Volteri shkruajti: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar". Ne shek. XIX, kur moren hov levizjet kombetare ne Ballkan, Skenderbeu u be perseri frymezuesi i lirise ne luften kunder sundimtareve osmane. Madje kroatet e thirren Skenderbeun ne ndihme te idealit te lirise se tyre kombetare qe ne mes te shek. XVIII duke ribotuar me 1743 ne Zagreb vepren monumentale te M. Barletit, kushtuar jetes dhe bemave te Heroit shqiptar te shek. XV. Pak me vone u vu re se Heroi shqiptar jetonte edhe ne kenget popullore serbe dhe greke. Ne nje kenge popullore maqedone Skenderbeu thote: "kam qene dhe do te jem trim, ju mos me braktisni". Nje nga udheheqesit me te spikatur te revolucionit grek Theodor Kollokotroni, duke folur per kohen kur ishte ne krye te formacioneve kryengritese greke ka shkruar ne kujtimet e veta: "Librat qe lexoja me dendur qene Historia e Greqise, Historia e Aristomenit dhe Historia e Skenderbeut". Heroi Kastriotas u be gjithashtu shok i garibaldineve gjate Risorxhimentos Italiane.

    Ne Evropen Perendimore, me gjithe eren e koheve moderne, figura e Skenderbeut e ruajti freskine e vet. Franca e perkujtoi, me 1868, katerqind vjetorin e vdekjes se Skenderbeut me disa seanca solemne ne Akademine e Poitiers. Ne ditet tona, emri i Gjergj Kastrioti Skenderbeut, si luftetar i madh i lirise, si strateg i shquar ushtarak dhe si mbrojtes i qyteterimit evropian, vazhdon te gezoje si ne kohen e vet, stimen e opininit nderkombetar. Deshmi eshte perkujtimi me madheshti i jubileut te madh te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1968), jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, ne konferenca solemne akademike, shkencore ose perkujtimore. Kjo tregoi se me kalimin e shekujve, figura e Heroit mbetet, edhe per brezat e sotem, gjithnje e pacenuar ne olimpin e lavdise se perjetshme. Mjafton te kujtojme se Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte nje personalitet i historise evropiane, qe ka monumente ne me shume shtete se kushdo tjeter - deri sot ne gjashte shtete: Shqiperi (Tirane, Kruje), Kosove (Prishtine), Maqedoni (Diber), Itali (Rome, Cosenza, S. Demetrio Corone, S. Giorgo Albanese), Belgjike (Bruxelles), Zvicer (Geneve), lista e te cilave vazhdon te jete e hapur. Ne te njejten kohe Skenderbeu eshte e vetmja figure historike evropiane, se ciles i jane thurur sonete perkushtimi ne me teper gjuhe se cilitdo personalitet tjeter.

    *Akademia e Shkencave
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-06-2005 më 03:42

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Prijesi popullor arberesh Kostandino Alesi

    E Enjte, 23 Qershor 2005

    Ishte mars i vitit 1999 kur ne nje nga librarite e rruges Kavur, ne qender te Romes, njoha nga afer shkrimtarin arberesh Karmine Abate (Carmine Abate). Ne katin e dyte te kompleksit librar Melbooks ai prezantonte botimin e tij me te ri, romanin "Motorcikleta e Skenderbeut" ("La Moto di Scanderbeg"). Pa demtuar aspak thelbin e titullit te librit nje perkthim me i peshtatshem do te ishte ne formen "Skenderbeu me motorciklete".

    Ne te vertete ne ate veprimtari shkoja duke shoqeruar poetin Visar Zhiti, i cili jo vetem gezonte nje emer te mire artistik ne Itali, por atekohe mbulonte edhe zyren e kultures prane Ambasades shqiptare ne Rome. Ca me teper si te mos shkoje ne ate takim, ndersa ne ftese thuhej se libri i porsadale ne treg mbante ne kopertine emrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Madje intrigimi per te mos munguar kurrsesi ne ngjarje behej edhe me i madh, kur behej fjale edhe per nje motorciklete te Heroit tone kombetar. Qe prej atij casti ndjekja e fatit te librit "La Moto di Scanderbeg" si edhe prosperiteti i emrit te shkrimtarit arberesh Karmine Abate u bene nje nga temat qe individualisht me jepnin kenaqesi befasuese. Tashme gjashte vite nga publikimi i pare i librit e bejne ngjarjen te risjelle nje kumt te ri. Nje motiv per te na shkundur nga rutina.

    Suksesi i "La Moto di Scanderbeg" ishte menjehere i madh. Nga shtypi italian ai u cilesua si "zbulimi letrar i vitit". Pas botimit te tij te pare ne 1 shkurt 1999, ai u ribotua ne fillim te qershorit te po atij viti. Recensionet pozitive per te nuk pushuan per mjaft kohe dhe autoret e tyre nuk ishin aspak perfaqesues te periferise se kritikes letrare. Mes shumeve Xhuzepe Bonura do te botonte nje shkrim me titullin "I dashur Skenderbe, ti je prijesi yne". "Sic dihet" shkruante autori "Skenderbeu eshte nje hero legjendar i Shqiperise, ai ne shekullin e pesembedhjete iu kundervu me guximin dhe qendrueshmerine e rrepte te tij pushtimit turk. Per shqiptaret Skenderbeu eshte nje lloj perendie qe e mban te bashkuar kombin e vet, emer e simbol qe i therret per te ruajtur rrenjet e tyre historike, kulturore dhe fetare".

    Ne te perditshmen e madhe "Il Mattino" Annamaria Guadagni do te botonte analizen letrare "Skenderbeu, udheheqesi me motorciklete", ne te cilen do te gdhendete fjalet "i perkthyer ne gjuhe te ndryshme ky liber e ka evidentuar Carmine Abate si nje nder shkrimtaret me te medhenj italiane te dhjetevjecarit te fundit". Kur ne Katanxaro, ne Biblioteken Bashkiake "Filippo De Nobili", u be prezantimi i librit "Skenderbeu me motorciklete" nje nga diskutantet tha se "ritmi i rrefimit eshte mpleksje e nje historie te shkruar ne italisht dhe ne arberisht, kenget e tradites shqiptare qe citon autori i japin librit muzikalitet".

    Por risite qe sillte Karmine Abate kishin te benin me nje thelb tjeter. Skenderbeu i tij nuk ishte Gjergj Kastrioti i vertete, heroi yne kombetar, por nje arberesh me emrin Kostandino Alesi (ne traditen popullore arbereshe Kostandini eshte stergjyshi i Skenderbeut, kurse Alesi mund te perkthehet Lezhe). Kostandini ishte i vetmi qe ne te gjithe qytezen e tij fshatare kishte nje motorciklete. Ajo ishte e markes "Guzzi Dondolino", marke qe pas lufte e kemi pare tek- tuk te perdoret edhe ne Shqiperi. "Guzzi" jane motorre trupmedhenj, te ngjashem me nje kale, krahasim qe ne menyre figurative perdoret nga autori per te rikrijuar ne nje forme moderne imazhin e njohur te Skenderbeut mbi kale. Nisur nga ky perfytyrim kritiku letrar Xhuzepe Bonura do te shkruante se "Ketu Skenderbeu nuk eshte nje figure historike e historizuar, por fantasma e nje shpirti dhe e nje psike qe udheheq cdo hap dhe aventure te protagonistit kryesor".

    Arbereshi Kostandino Alesi eshte nje udheheqes popullor, ai prin aksionin e "pushtimit te tokave", fenomen social dhe politik qe ndodhi ne Italine e pas Luftes se Dyte Boterore, nga viti 1943 deri me 1950. Ajo ishte nje levizje e nxitur nga ide te majta komuniste apo anarkiste dhe synonte ta zgjidhte varferine e fshatareve italiane, duke ua marre pjeserisht token e punueshme latifondisteve vendas. Ne disa raste keto ngjarje perfunduan ne perleshje me karabinierine si edhe me protestuese te vrare. Mes tyre edhe jo pak arbereshe.

    Dhe per t'i mbyllur keto rradhe te nje shembulli se si mund te rifreskohet dhe aktualizohet figura madhore e Gjergj Kastriot Skenderbeut, e informojme lexuesin se ne roman djali i arbereshit udheheqes, emigrant ne Gjermani, quhet Xhovani (Gjon). Kurse per ta ndjere sa me ploterisht qe Karmen Abate, fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare, ka shpirt te ndezur shqiptar, po citojme kete fragment nga nje interviste e tij: "Arbereshet jane te ndryshem nga kosovaret dhe shqiptaret, per pese shekuj kane jetuar ne nje kontekst krejt tjeter. Ne jemi njerez te Italise se Jugut. E megjithate, edhe pse e di qe mund te ngjaje retorike, i shoh shqiptaret dhe kosovaret si te jemi vellezer te ndare. Te rritur ne familje te ndryshme. Por gjaku mbetet i njejte. Dhe kur them gjak kam parasysh kujtesen historike. Mitet qe qendrojne ne themel te identitetit".

    Perfshi edhe Gjergj Kastriot Skenderbeun, do te shtonim ne.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Ikonografia e Skenderbeut ne artin grek

    E Merkure, 08 Qershor 2005

    Libri i studjuesit Tito P. Johala per Gjergj Kastriotin jep imazhin ndryshe te heroit kombetar. Studjuesi tregon se ne kopertinen e pare te librit eshte riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek i shekullit XX, te quajtur Niko Engonopullos

    Nga Dr. Moikom Zeqo

    Duke u marre me literaturen skenderbejane, qe eshte e pafundme, me ra ne dore libri shkencor i albanologut dhe ballkanologut arvanito-grek Tito P. Johala, botuar ne Athine ne vitin 1994. Libri eshte 170 faqe, por shoqerohet dhe nga nje album shenuar me numra romake XXXI. Libri ka nje bibliografi te gjere, shtjellon te dhena te reja, krejt te vecanta dhe me interes te plote shkencor. Kam pasur rastin ta takoj shkencetarin Tito P. Johala, ne Athine ne vitin 1992. biseduam per ballkanistiken si dhe per studimet dhe librat e tij te shumte. Por nuk dija qe ai po pergatiste dhe nje liber per Skenderbeun sepse nuk ma tha ne bisede. Miku im, shkrimtari Hysen Sinani, e kishte nje ksombel te ketij libri ma dha. Per fat te mire, libri i shkruar ne greqisht kishte dhe nje permbledhje italisht ne faqe 133 - 170. Ne kopertinen e pare te librit qe riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Gjergj Kastriot Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek te shekullit XX- te quajtur Niko Engonopullos. Ky portret te terheq vemendjen se e tregon Skennerbeun te ri, me mustaqe te gjata, por pa mjekerr, me nje perkrenare me motive zbukurimore gati surreale, me gjoksin e mbuluar me nje parzmore metalike prej pllakezash, qe mban si nje steme heraldike nje lloj figure Meduze, me nje kurore prej fletesh palme. Kjo embleme duket sikur lidhet me ndonje lloj portreti ne terakote, por syte e fytyres nuk jane zgurdulluar si syte e nje Meduze. Piktura ne fjale eshte bere nga Niko Engonopoullos ne vitin 1951. Eshte nje portret i nje stili te zhdervjellet, impresionues dhe befasues, krejt ndryshe nga ikonografia tradicionale e Skenderbeut, eshte megjithate nje veper e shquar pikture me nje konceptim te ri.

    Libri i Tito P. Johales mbeshtetet ne nje bibliografi serioze, teper interesante. Ai qe ne fillim shkruan se me rastin e 17 janarit 1968, Shqiperia festoi 500 Vjetorin e Gjergj Kastriot Skenderbeut me festime dhe nderim te madh. Ne Tirane u mbajt Kuvendi i Dyte i Studimeve Albanologjike, nje arritje e larte shkencore, por edhe shqiptaret ne Itali dhe ne Amerike organizuan kuvende studimore, sidomos ne universitetet e Romes, te Napolit dhe te Palermos. Gjithashtu nje kuvend studimor i shquar u be dhe ne Prishtine. Libri i Johales analizon disa botime, kryesisht ne greqisht, qe jane shkruar per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Johala thote se libri ne frengjisht "Kastrioti i madh i Shqiperise", ("Le Grand Castriotto d'Albanie"), me autor Stefan Zanovicin u botua ne Paris ne vitin 1779, ka ndikuar ne literaturen e perkthyer ne disa vende, pra dhe ne greqisht. Ketu nuk duhet harruar libri i dijetarit jezuit P. Dupouncet "Historia e Skenderbeut, Mbret i Shqiperise" ("Histoire de Scanderbeg, Roy d'Albanie"), i botuar ne Paris ne 1709, veper e bazuar tek Barleti. Ky version eshte perkthyer edhe ne greqisht. Ai u botua dhe ne rusisht nga Andrei Lisblov ne Moske ne vitin 1852, ne rumanisht nga I. Bilciurescu, ne Bukuresht ne vitet 1847 dhe ne 1857, ne italisht nga Andrea Papadopoulo - Vreto, ne Napoli ne 1920. Libri i Vretos eshte shtypur ne menyre anonime ne Palermo ne 1845 dhe 1847, sic e ka vene re N.Spata. Versioni i Vretos eshte perkthyer nga nje Anonim dhe eshte botuar ne Athine tre here, ne 1848, 1858 dhe ne 1884. Nje biografi ne greqisht per Skenderbeun eshte botuar nga N.Dragounis ne Athine ne 1861. Ky liber eshte me sakte nje perkthim nga libri i Paganelit, botuar ne Paris ne 1855. Libri i Dragoumis u rishtyp dhe ne Smirna ne 1880. Ndonese per Pagnelin Skenderbeu eshte nje hero shqiptar, Dragoumis e paraqet Skenderbeun si nje hero grek, te fundmin hero te madh te Greqise Antike dhe te parin hero te madh te Greqise Moderne. Ne vitin 1876 historiani C. Paparigopoulos shkroi nje biografi te shkurter te Skenderbeut, por duke e paraqitur ate si nje hero me origjine sllave. Fillimisht ky autor e botoi kete biografi ne te perditshmen e Athine "Estia", ne 4 janar 1876. Por shkrimi ne fjale u botua dhe ne gazetat "Ora", "Efimeris", "Neologos", etj. Ne shtypin e kohes u be nje debat prej M. Dimitsas, A. Petridis dhe A. Miliarakis, te cilet e kundershtuan origjinen gjoja sllave te Skenderbeut, por duke shprehur mendimin se Skenderbeu ka origjine epirote. Ne vitin 1880, ne gazeten e famshme te Kulluriotit "Zeri i Shqiperise", ("I fonis tis Alvanias") u botuan 12 fragmente te nje shkrimi te madh per Shqiperine dhe shqiptaret, por jo per Skenderbeun. Me titullin "Gjergj Kastrioti" u botua nga nje Anonim ne te perditshmen e Athines "Nea", ne 1895 nje perkthim i librit te dijetarit J.Pisko "Scanderbeg. Historsche Studie", publikuar ne Vjene ne 1894. Dijetari grek E. Iconopoulos, botoi ne 1904 ne "Bibliotteca patriotica" nje libret prej 30 faqesh kushtuar jetes dhe veprave te Skenderbeut. Interesante eshte, qe per Skenderbeun ka dhe disa kenge, ose poezi popullore, shqipe dhe greke ne komunitetet arbereshe, ne Itali dhe ne Sicili, por ne keto kenge origjina eshte e padiskutueshme shqiptare per Heroin. Sipas studiuesit Johala, tragjedia e pare ne vargje kushtuar Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen neogreke ne vitin 1818 nga G. Zambelio, poet nga Leucade, (Santa Maura), qe u botua ne 1880 ne Korfuz. Ky liber eshte mbeshtetur ne nje biografi anonime ne greqisht te Skenderbeut te botuar ne moske ne 1812, por poeti Zambelio ka ndikim ne librin e tij nga Alfieri, konkretisht nga vepra e tij "Oreste e Rosmunda". Tragjedia e dyte eshte shkruar ne dialektin kretez nga A. Antonia, ne 1889. Ne kete tragjedi mbeshtetet opinioni me i evoluar i A. Miliarakis se Skenderbeu si epirot ishte me origjine greko - shqiptare. Libri i A. Antonia u botua per te frymezuar kryengritjet e kretaneve kunder pushtimit turk te ishullit. Per kete qellim ka sherbyer dhe poezia e A. Dandalos, e titulluar "Zeri i Kastriotit" e shkruar ne 16 mars 1854. Me pare Dandalos nje poet shume i ri atehere G. Caracoutsas kishte botuar nje poezi te shkurter me titullin "Skenderbeg" qe u botua ne revisten "Lira" ne 1835 ne Ermoupoli. Kjo poezi u ribotua ne nje manual historik nga G. Filipou, ne 1895. Poema e madhe epike e shkruar ne greqisht "Skenderbeg" nga Grigor Stavridi - Perlicev u shkrua ne vitet 1860 - 1862 dhe eshte botuar ne shqip e perkthyer mjeshterisht ne 1967 ne Tirane. Perlicevi eshte quajtur nje poet homerik, i fundit ne Ballkan. Ai ka jetuar ca kohe edhe si mesues ne Tirane, i donte dhe i nderonte shqiptaret dhe Skenderbeun e quante Hero Shqiptar. Eposi i tij eshte i frymezuar dhe me nivel artistik. Romani i imagjinuar i burreshtetit dhe shkrimtarit anglez Beniamin Dizrael "The Rise of Iskander" u botua ne Londer ne 1870, u perkthye ne greqisht nga P. Lakotis dhe u botua ne Patrasso ne 1880. Nje tjeter veper ne greqisht eshte botuar nga epiroti Kosta Kristali, botuar ne gazeten "Akropolis" te Athines, ne 23 maj 1893. Keto jane ne pergjithesi veprat e shkruara, ose te perkthyer ne greqisht ne shekullin XIX, qe kane luajtur rol per te forcuar idene e lirise se Greqise dhe kane qene moto frymezimi ne kryengritjet e saj. Vetekuptohet qe metimi per gjoja origjinen greke te Skenderbeut nuk ka asnje baze historike dhe eshte antishkencore. Megjithate, pertej ketij difekti dhe falcifikimi eshte teper interesante per te konstatuar se Skenderbeu u be nje hero letrar ne Greqi, greket duke e huazuar kete hero shqiptar nga vendi i tyre fqinje, kerkonin te strukturonin nje shembelltyre per te frymezuar kombin grek me idene e pavaresise dhe te shkeputjes perfundimtare nga sundimi osman.

    Me shume interes ne librin e Johales jane riprodhimet e disa pikturave. Nje prej tyre e tregon Skenderbeun te hipur mbi kale, kali eshte i ngritur kas, kjo pikture ndodhet ne Muzeun etnologjik te Athines ne Greqi, nuk i dihet emri i autorit. Nje tjeter pikture e Skenderbeut qe e paraqet gjithashtu ate mbi kale, qe ka dhe simbolin e shqipes dykrenare eshte realizuar nga autori S. Kristidi. Mund te them qe keto dy piktura shtojne dy motive te reja ne ikonografine skenderbejane. Po botoj me kete rast poezine e vitit 1854 te A. Dandalos, (kthyer ne shqip nga miku im, shkrimtari Llambro Ruci).

    Nje ze i Kastriotit

    Hena po bie, ngrihuni

    Epirotas, te shihni Diellin

    e ndritshem, qe ju rrefen rrugen

    e fitores; bjeruni armiqve.

    Hena po bie, ngrihuni,

    per Krishtin te luftoni si luane.

    Bashkohuni si dallga me dallgen,

    qe fiton dhe mbulon dhene.

    Hena po bie, ngrihuni,

    shpaten zhvishni me hare

    dhe tiranet turq t'i shembni

    per nderin dhe per lirine.

    Korfuz, 16 mars 1854, A. Dandolos (Perktheu poezine Llambro Ruci)

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Gjendet stema e panjohur e Kastrioteve


    E Premte, 27 Maj 2005

    Ne Galantina te Italise eshte gjendur se fundmi nje steme, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ajo ka ne strukturen e saj shqiponjen e zeze dykokeshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Prezenca e dy luaneve ne steme eshte e pashpjegueshme, ndersa hidhet hipoteza se mund te jene simbole te Shqiperise antike. Zbulimi eshte bere nga nje udhetar i apasionuar pas vizatimit. Stema e vendosur ne nje prej dyerve te keshtjelles se Kastrioteve ne Salento i ka bere menjehere pershtypje, aq sa ka nxituar ta hedhe menjehere ne leter. Sot nga keshtjella nuk ka asnje gjurme te Kastrioteve

    Shqiponja e zeze dykokeshe, kryqi i Jeruzalemit dhe dy luane. Keto jane simbolet e stemes me te fundit te gjetur ne Itali, e cila mendohet se i perket Gjonit, birit te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Vendosja e dy luaneve ne qender te stemes eshte pak corientuese dhe ende nuk eshte dhene nje shpjegim i sakte per domethenien e saj. Disa hipoteza e lidhin ate me Shqiperine antike, por asgje me shume.

    "Emblema na ka rene ne dore nepermjet punes kembengulese te nje kerkuesi, i cili po studjonte shenimet e Pietro Kavotit (Pietro Cavoti), te ruajtura prane bibliotekes se qytetit te Galatines", pohon Alesandro Kastriota Skanderbeg, i cili konsiderohet si dega ne vije mashkullore e Heroit tone kombetar. Pietro Kavoti (1819-1890) eshte nje mjeshter i vizatimit, i pasionuar te fiksonte ne leter ate qe vezhgonte gjate udhetimeve te tij ne mjedise te ndryshme te Salentos. Gjate nje prej udhetimeve te tij ne Salento, ku ishte edhe keshtjella e Kastrioteve (te cilet, sic dihet zoteronin dukatin e Shen Pjetrit ne Galatine dhe kontene e Soletos) dalloi te fiksuar mbi porten qe te ngjiste drejt katit me dhomat per fisnike te pallatit pikerisht kete steme, te cilen ai e vizatoi menjehere ne leter. Pallati i Soletos u prish gjate viteve teteqind te dy shekujve te shkuar. Kurse ne pallatin tjeter, ate te Galatines nuk kane mbetur shenja te Kastrioteve. Prej kohesh ai eshte blere e shitur nga private te ndryshem, pergjate me shume se dyqind viteve, dhe cdo shenje e gjurme kastriotase eshte hequr e fshire. Pronaret nuk kane patur asnje lidhje me arbereshet dhe ca me pak me pasardhesit e Skenderbeut ne Token e Otrantos. Me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Gjergj Kastriotit, pasardhesit e tij Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg kane nisur te hulumtojne mbi gjithcka qe i perket heroit te Shqiperise. Te tre jetojne ne rajonin e Pulias, ne qytetet e Leces dhe te Brindisit. Paola, duke qene avokate e nje studioje private perhere te zene ne rutinen e perditshme, jo gjithnje gjen tek vetja forca profesionale per te kontribuar me gjetje apo interpretime historike. Eshte bashkeshorti i saj, Xhankarlo Valone, qe po punon per nje takim historianesh shqiptare dhe italiane, i cili ne dy dite rresht do te mbahet prane universiteteve te Barit dhe te Leces. Valone eshte profesor dhe studiues i njohur i mesjetes italiane. Nje nga librat e tij titullohet "Aspekte juridike dhe sociale ne periudhen e qeverisjes aragoneze. Kastriotet ne Token e Otrantos". Xhulio, gjykates, eshte nxitesi i nje projekti skenderbegas surprize, modest por mjaft emocionant. Tani per tani, ende pa u bere nje realitet i sigurte per t'u shpallur, nuk po e bejme publike.

    Alesandro, mjeku dhe shkencetari neurolog, me i njohuri prej bashkekombasve per pasoje te intervistave te dhena gjate vizites se kesaj familjeje ne vendin tone ne 27 dhe 28 nentor te vitit te shkuar, perhere njofton per te dhena te reja te zbuluara per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Nje e tille ishte dhe gjetja e stemes, deri diku me domethenie te panjohur, qe mendohet se i perket Gjonit, te birit te Skenderbeut.

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Me te miret e Galerise per "Skenderbeu, strateg e diplomat

    E Premte, 13 Maj 2005

    Galeria Kombetare e Arteve ka perzgjedhur 27 veprat me te mira te konkursit me teme "Gjergj Kastriot Skenderbeu - strateg dhe diplomat", ku moren pjese 108 piktore dhe skulptore nga Shqiperia dhe Kosova. Studiuesi Ylli Drishti, anetar i komisionit perzgjedhes, tha per Atsh-ne, se "ne punimet e paraqitura vihet re kendveshtrimi "Skenderbeu si luftetar", nje figure e kthyer ne mit, qe perfytyrohet pergjithesisht me vizionin e perkrenares, por nuk munguan punet interesante, qe i pershtaten temes".

    Punimet e konkursit te shpallur ne muajin Janar nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe GKA, ne bashkepunim me Ministrine e Kultures dhe Galerine e Arteve ne Kosove, do te ekspozohen fillimisht ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane dhe me pas ne Prishtine (Kosove). Fituesi i ketij konkursi do te shpallet neser. Kjo eshte ekspozita e dyte e ketij lloji pas 37 vjetesh. Ne vitin 1968 u organizua e para ekspozite kombetare kushtuar Skenderbeut, ne 500-vjetorin e vdekjes.



    Shfaqjet do te vleresohen me keto cmime:

    Shfaqja me e mire - 150.000 leke

    Regjsiori me i mire - 100.000 leke

    Aktori me i mire - 80.000 leke

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    "Bello forti", busulla e Skenderbeut

    E Merkure, 11 Maj 2005

    "Libri i Luftes" (Bello forti), keshtu titullohet pergamena me 281 faqe dhe vizatime ne lidhje me luften, qe shfletohej ekskluzivisht nga vete Gjergj Kastriot Skenderbeu. Libri u gjend ne biblioteken e tij personale dhe eshte ruajtur me shume xhelozi ne biblioteken e Vaimarit. Asnje studiues nuk eshte lejuar ta shohe, por vetem te citoje ekzistencen e tij. Me rastin e 600 vjetorit te lindjes se heroit, libri i rralle, vizatimet e te cilit ngjajne me ato te Leonardo da Vincit do te ekspozohet ne Muzeun Kombetar, ne nje kopje te dixhitalizuar

    Anduela NIKA

    Asnje studiues nuk ka patur mundesi te shohe "Librin e Luftes", por vetem te citoje ekzistencen e tij. I vetmi, i cili kishte te drejten ekskluzive te "Bello forti"(titulli origjinal) ishte Gjergj Kastriot Skenderbeu. Pergamenen me 281 faqe, e cila daton shekullin e XV, heroi e ruante ne biblioteken e tij personale. Ashtu sikurse dhe shume sende te tjera personale te tij, edhe "Libri i Luftes" ruhet jashte vendit, konkretisht ne biblioteken e Vaimarit. Askujt nuk i eshte dhene e drejta per ta studiuar, dhe pas shume shekujsh nga nje kerkese e drejtorit te Muzeut Kombetar, z Moikom Zeqo, ndaj kesaj biblioteka libri eshte sjelle ne Shqiperi i dixhitalizuar. "Po, libri per here te pare do te mund te ekspozohet pe publikun shqiptar. Nuk behet fjale per origjinalin, por per stampime te bera nga ai", pohon drejtori i Muzeut. "Libri i Luftes" eshte i perbere i gjithi nga vizatime, te cilat sipas Zeqos jane dhe shume te ngjashme me ato te Leonardo da Vincit. "Me ato qe kam vene re duket qartazi nje ngjashmeri mes tyre. Nje gje tjeter shume interesante eshte se ato jane vizatime te kohes". Behet fjale per periudhen kur perfundon epoka e armeve te ftohta qe jane shpatat shigjetat dhe epoka e armeve dhe vijne strategjite per pushtimin e keshtjellave, apo luftimeve ne menyra te ndryshme. Nuk dihet ende se cili eshte autori i ketij libri dhe per sa kohe e ka patur ne dore heroi yne kombetar, Skenderbeu. Gjithashtu mbetet engime fakti, se pse asnje studiues nuk eshte lejuar per ta pare me nga afer kete "Liber lufte". Sipas drejtorit te Muezut Kombetar, shume nga keto enigma do te hiqen kur publiku do te mund te shohe disa pjese nga libri, qe ka shfletuar dhe studiuar me imtesi vete Skenderbeu. Nuk dihet dhe se si ka perfunduar deri ne biblioteken e Vaimarit, ne te cilen ruhet me nje xhelozi te skajshme. 600 vjetori i lindjes se Skenderbeut dhe kerkesa ne kohe e Zeqos duket se kane lekundur "ruajtesit" e librit per te sjelle ne Shqiperi ne nje kopje te dixhitalizuar te tij. Kjo ekspozite vjen ne vijimesi te aktiviteteve qe po organizon Muzeu me rastin e 600 vjetorit te lindjes se heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Si ishte Skenderbeu...Ai i verteti

    E Merkure, 30 Mars 2005

    Pse u vendos viti 1405 si viti i datelindjes se Skenderbeut. Cfare burimesh jane perdorur per hartimin e Historise se Heroit. Cfare gjerash reale kemi trashegim nga heroi dhe cfare perben realisht Ai -per Kombin shqiptar. Si ishte ai fizikisht dhe kush imazh i afrohet me shume ikonografise se heroit. Ngaterrimet e shumta, qe lidhen me datat e jetes se tij dhe kontributi i vertete i Kryeheroit- pare ne nje optike thjesht shkencore

    Ben Andoni

    Eshte pak e veshtire qe te besh nje interviste me historianin Kristo Frasheri. Jo me shume per predispoziten, por per skrupulozitetin e tij, e cila me kalimin e viteve eshte bere edhe me e theksuar. Kuptohet- si ndodh rendom me njerez te ketij kalibri, duhet te presesh: Perpara ke nje hapesire te pafundme te respektueshme dijesh.

    Pasioni i tij "i fshehte" per historine eshte ndricuar ne vitin 1949, fale Aleks Budes, qe ne ate kohe, ishte shef i seksionit te historise ne Institutin e Shkencave ne Tirane. Kristo Frasheri nuk e dinte, qe sugjerimet miqesore te cilat do i drejtonte Budes, do i zgjonin kersherine ketij te fundit per pasionin e te riut. I propozoi pergatitjen e nje teme per "Rolin e fshataresise deri ne vitin 1939". Ne nje fare menyre, ky do te ishte edhe pagezimi i Prof. Frasherit. Ai vete ne vitin 1955 do te perfundonte edhe formimin akademik historik ne Tirane dhe pas ketaj ecja e tij do te vijonte e percaktuar vetem ne kete leme . Do te ishte perseri Buda, i cili e perfshiu ne grupin e historianeve, qe nen drejtimin e Institutit do te hartonte "Historine e Shqiperise". Kurse ne prill te vitit 1953, pas shtate vitesh pune ne Banken e Shtetit, ai do te shkeputej dhe do te kalonte perfundimisht ne Institutin e Shkencave shqiptare ne sektorin e "Historise se Shqiperise". Deri ne vitin 1991, kur do te dilte ne pension, profesor Kristo Frasheri do te ishte aktiv ne Institutin e Historise me veprimtarine e tij shkencore.

    Ky eshte nje kalim i shpejte pergjate historise se tij, e cila eshte e mbushur me aq shume e shume sfida, por me shume pune. Ne mesin e shekullit te shkuar, ai filloi edhe grumbullimin e materialeve per kryeheroin, nje pune 50 vjecare-te cilin dy vjet me pare e perfundoi me monografine e tij "Skenderbeu".

    Por, asgje nuk ka mbaruar ketu. Sikur mos te mungonte predispozita e zakonshme financiare atehere nga Arkivi i tij do te botoheshin studimet per Kosoven, Luften e Dyte, Levizjen e majte politike shqiptare, Historine e Dibres etj...Por, Zoti vonon dhe nuk harron. Kjo fjale mund te besohet, teksa sot Prof. Frasheri- eshte i rrethuar me respektin e madh njerezor dhe kohet e fundit, perhere e me te madh edhe te atij shteteror...

    Kete vit eshte vendosur te perkujtohet jubileu i 600 vjetorit te lindjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Ku mbeshtetet pohimi i historianeve se Skenderbeu lindi me 1405? A ka vertetesi dokumentare kjo date?

    "Vertetesine dokumentare te datelindjes sot e japin vetem regjistrat e gjendjes civile, kurse ne Mesjete regjistrat pagezimore te famullive kishtare. Per shkak te trazirave te koheve, te tilla akte nuk ka as per Skenderbeun, as per cilindo personalitet tjeter mesjetar. Ka sipas rastit vetem pohime deshmitaresh ose llogaritje te peraferta, te mbeshtetura gjithashtu ne deshmi historike.

    Biografi me i hershem i Skenderbeut, humanisti shkodran Marin Barleti, megjithe te dhenat e shumta qe jep per Heroin, vitin e tij te lindjes nuk e thote. Njofton vetem se kur vdiq ishte 63 vjec, kurse vitin e vdekjes e jep sipas kalendarit popullor venedikas (1466), ne vend te vitit gregorian 1468. Vitin e lindjes historianet e nxorren duke u mbeshtetur ne te dhenat e tjera qe jep per te Barleti. Por, ne te dhenat e tij ka disa mosperputhje. Ai thote p.sh. se Skenderbeu u dorezua peng kur ishte 9 vjec, se dorezimi peng u krye kur Sulltan Murati II ndermori fushaten kunder Shqiperise dhe sipas tij kur vdiq ishte 63 vjec. Mosperputhjet ne njoftimet e Barletit te bien menjehere ne sy. Nese ai kur vdiq ishte 63 vjec duhet te kete lindur rreth vitit 1404 ose 1405. Dorezimi peng ne moshen 9 vjecare i takon te kete ndodhur me 1413 ose 1414. Por dihet se Sulltan Murati hipi ne fron me 1421 dhe se fushaten kunder Shqiperise e ndermori me 1423, pra kur Skenderbeu duhet te kete qene ose 16, ose 18 vjec. Si rrjedhim, per te kapercyer keto mosperputhje, historianet kane qene te detyruar te ndryshojne ose vitin e lindjes ose vitin e dorezimit peng, ose emrin e Sulltanit, ose moshen e vdekjes. Disa historiane (Hammer, Paganel, Fallmerayer) preferuan te ndryshonin vitin e lindjes. Sipas tyre Heroi duhet te kete lindur me 1414, duke respektuar keshtu moshen 9 vjecare te dorezimit peng dhe emrin e sulltan Muratit II, tek i cili u dorezua peng. Megjithate mosperputhja nuk u kapercye, mbasi me kete datelindje, Skenderbeut i takon te kete vdekur ne moshen 56 vjecare dhe jo 63 vjecare, si pohon Barleti. Historiane te tjere (Cinkaizen, Pizan, Marinesko), preferuan te ndryshonin moshen e dorezimit peng. Sipas tyre, Skenderbeu lindur me 1405, duhet te jete dorezuar peng me 1423, kur Sulltan Murati ndermori fushaten kunder Shqiperise, pra ne moshen 18 vjecare. Me kete pikepamje respektohej edhe mosha 63 vjecare e vdekjes se Skenderbeut. Ka me ne fund edhe historiane te tjere (Hopf, Pisko, Pulaha), te cilet mendojne se keto mosperputhje kapercehen duke ndryshuar emrin e sulltanit, si rrjedhim duke pohuar se Skenderbeu u dorezua peng te Sulltan Mehmeti I, por jo te Sulltan Murati II. Por emrin e sulltanit nuk kemi te drejte ta ndryshojme, mbasi Sulltan Mehmeti I nuk udhehoqi asnje ekspedite ushtarake kunder Shqiperise, kurse emrin e Sulltan Muratit II e permendin shume burime dokumentare, madje edhe kronistet osmane te shek. XV. Historiani qe ka ndryshuar here pas here vitin e lindjes se Heroit, eshte Fan Noli. Ne punimin e tij te vitit 1921, vuri si datelindje vitin 1412; ne disertacionin e vitit 1947 vitin 1404 ose 1405; perkundrazi ne leksionin qe mbajti me 1460, caktoi vitin 1400.

    Tashme ka kohe qe historianet ne pergjithesi pranojne se Skenderbeu ka lindur ne vitin 1405. Kete date kam pranuar dhe une. Viti 1405 nuk del vetem nga pohimi i Barletit, por edhe nga njoftimi qe na jep fisniku shqiptar Gjon Muzaka, bashkekohes i Skenderbeut, i cili thote se vdiq ne moshen 63 vjecare. Ka edhe nje burim dokumentar me vlere te padyshimte. Eshte ambasadori i Mantoves J. P. Arrivabenus, prane Selise se Shenjte, i cili e pa me sy Skenderbeun me 12 dhjetor 1466 ne Rome, kur Heroi vizitoi Papen Pali II. Dy dite me vone ai i shkruante nenes se tij se Skenderbeu "eshte nje burre shume i moshuar, i kalon te 60 vjetet (é homo molto de tempo, passa li 60 anni). Me keto te dhena mund te pranohet perfundimisht se Skenderbeu ka lindur ne vitin 1405, kurse per muajin dhe diten e sakte te lindjes, heperhe, as qe mund te flitet".

    E kishit menduar ndonjehere qe 600 vjetori i lindjes se Heroit Kombetar te vinte kaq i pazeshem nga bashkepatriotet e tij?

    "Nuk e kisha menduar jo vetem se mund te vinte kaq i pazeshem, por edhe se mund te vinte kaq shpejt. Jubileu i 500 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit, i cili u perkujtua me madheshti me 1968, pra 37 vjet te shkuara, me duket sikur ka ndodhur pak kohe me pare. Kjo vjen jo vetem ngaqe koha ecen shpejt, madje shume shpejt, por edhe nga fakti se ai jubile u perkujtua ashtu sic e meritonte Heroi, me shume aktivitete shkencore, kulturore, artistike, te cilat zgjaten gati nje vit dhe u shtrine brenda dhe jashte vendit. Sic ndodh zakonisht, ngjarjet e bujshme lene pershtypje aq te thella sa njeriut i duket sikur kane ndodhur shume prane ne kohe. Por ja -qe pas 37 vjeteve erdhi dhe jubileu i 600 vjetorit te lindjes se Heroit, i cili meriton patjeter qe te perkujtohet me madheshti edhe per nje arsye tjeter. Pas gati kater dekadash sot ne Shqiperi jetojne disa gjenerata, te cilat ne ate kohe nuk kishin lindur ose qene femije. Si rrjedhim, ato kane nevoje ta perkujtojne, ne mos me teper, te pakten me madheshtine e jubileut te vitit 1968. Per me teper edhe shumica e autoreve e spektatoreve qe moren pjese ne ate jubile me punime shkencore, me vepra letrare, me krijime artistike, duke filluar qe nga pikturat e deri te melodramat, sot nuk rrojne me. Pra eshte e domosdoshme qe edhe ata ta perkujtoje dhe ta vleresoje vepren e tij, mbasi Ai u takon gjithe brezave.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj, me keqardhje duhet thene se qarqet qeveritare dhe shkencore, ne pergjithesi jane treguar te pakujdesshem per ta pergatitur me kohe kremtimin e ketij jubileu. Ndoshta ngase jane prokupuar nga probleme te tjera, aresye kjo jo e justifikueshme".

    Po historianet perse heshtin? E kujt eshte pergjegjesia?

    "Disa dite me pare keni shkruar se historianet tane ne vend qe te merren me jubileun e Heroit, po shajne njeri-tjetrin. Nuk jam plotesisht me ju. Ju keni thene gjysmen e se vertetes. Jam historian, por deri sot nuk jam marre me sharjet e historianeve, perkundrazi, kam kohe qe jam angazhuar me Skenderbeun. Dy vjet me pare botova monografine mbi Heroin. Ne te njejten kohe po punoj per disa vellime me burime dokumentare per epoken e Skenderbeut, nga te cilat vellimin e pare e kam dorezuar per shtyp. Nese e keni fjalen per te tjere, edhe ketu vetem pjeserisht keni te drejte, pasi jo te gjithe merren me sharje. Ka vetem ndonje koke e semure dhe ndonje gazete e pocaqisur qe ne kete vit jubilar te Heroit, ne vend qe te botoje studime serioze per te dhe per vepren e tij historike, i ve me kenaqesi faqet e saj ne dispozicion te kritizereve, per ta shnderruar jubileun, nga nje homazh per Heroin, ne nje arene gladiatoresh historiane. Por, shyqyr Perendise, shumica e historianeve nuk jane te semure per te rene viktima te fyerjeve dhe spicave "luftencitese" pa buke.

    Eshte rasti te kujtojme se per kremtimin e jubileut te vitit 1968 barren me te madhe te punes pergatitore e perballoi sektori i Studimeve Mesjetare te Institutit te Historise, ne ate kohe prane Universitetit Shteteror te Tiranes. Tani barren kryesore per kete jubile i takon ta perballoje Instituti i Historise, prane Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe ne menyre te vecante, Departamenti i Studimeve Mesjetare. Me sa dime, Departamenti perkates i Institutit te sotem te Historise nuk e ka vene ujet ne zjarr. Duket se medjevistet e tij i ka zene nje gjume i thelle. Nuk kane bere asgje per Skenderbeun.

    Pergjegjesi per kete plogeshti ndaj jubileut e ka Drejtoria e Institutit te Historise. Perse nuk i detyroi me kohe historianet e ketij departamenti ta parashikonin kete jubile ne planin e tyre te punes? Perse ajo nuk u kerkon llogari anetareve te ketij departamenti se me cfare do ta nderojne jubileun e Skenderbeut? Perse ajo eshte pajtuar me plogeshtine e tyre?"

    Kur filluat qe te merreni me Skenderbeun dhe si e keni percjelle per me shume se 50 vjet vepren dhe dokumentet qe lidhen me Heroin?

    "Skenderbeu me ka terhequr qe kur kam qene fare i ri, qe ne vitet '30 te shek. te kaluar, kur isha nxenes i shkolles se mesme. Dashurine per te ma ka percjelle, ne menyre te vecante punimi i Fan Nolit "Historia e Skenderbeut (Gjergj Kastriotit), Mbretit te Shqiperise", botuar ne Boston 1921, te cilin e kishim si tekst mesimi ne "Liceun e Tiranes". Me ka bere per vete mjeshtria dokumentare dhe artistike me te cilen Fan Noli e ka "qendisur" figuren e Skenderbeut. Me vone Heroi nuk m'u nda asnjehere nga mendja, vazhdimisht ma ka cukitur ndergjegjen. Tri punime te vecanta (pervec vepres se permendur te Fan Nolit, botuar me 1921) kane zbukuruar biblioteken time modeste - disertacioni i Xhevat Korces "Tri pyetje nga jeta e Skenderbeut" (1923), ai i Athanas Gegaj "L'Albanie et l'Invasion Turque au XV siecle", botuar ne Paris 1937 dhe disertacioni i Fan Nolit "George Castriot Scanderbeg (1405-1468)", botuar ne Nee York, 1947. Kete te fundit, pervec vepres ne anglisht, e kam patur te perkthyer shqip ne doreshkrim perpara se ai te botohej me 1967. Dora-dores me lindi dhe deshira per t'u marre me Heroin. Fillova keshtu te shfrytezoj dhe punime te tjera duke u perqendruar me teper ne vjeljen e burimeve dokumentare. Nje vend te vecante ne kete angazhim zuri vepra e J. Radonicit "Gjuraq Kastriot Skanderbeg i Arbania u XV veku", Beograd 1942, nje veper e ngjeshur me qindra dokumenta te shek. XV mbi Skenderbeun. Sproven e pare per historine e Heroit e ndermora ne vitin 1958 (me rastin e 490 vjetorit te vdekjes se Heroit) - nje punim modest, i cili u botua si suplement i revistes "Shqiperia e Re", ne anglisht, frengjisht, rusisht. Per kete botim mora nje pergezim edhe nga Fan Noli. Pas 1 viti hartova, vec te tjerave, kapitullin kushtuar epokes se Skenderbeut, e cila u perfshi ne "Historia e Shqiperise". Vell. I (Tirane 1959), botuar nga Universiteti Shteteror i Tiranes. Me vone kam botuar here pas here punime te tjera me tematika te ndryshme, gjithmone per Skenderbeun, derisa ne vitin 2002 botova monografine e permendur mbi vepren dhe jeten e Heroit".



    Ju pretendoni ne krijimin tuaj se Skenderbeu ishte nismetari i shtetit kombetar dhe kete e lidhni me faktin se ne te njejten kohe, ne kontinentin evropian, filloi procesi i formimit te shteteve kombetare. Pse nuk eshte shquar ky element ne historiografine tone deri me tani?

    "Qe procesi i formimit te shteteve nacionale ne Evrope filloi ne shek. XV, eshte nje fakt. Shqiperia nuk kishte perse te bente perjashtim. Me duket se ne kreun XI te monografise, kam sjelle argumente qe deshmojne se edhe ne Shqiperi nen udheheqjen e Skenderbeut, u krye kalimi nga luftat e vecuara te krereve princerore shqiptare me tendenca partikulariste, ne shkrirjen e ketyre zoterimeve partikulariste ne nje shtet te bashkuar, e thene ndryshe ne nje shtet nacional. Persa i perket pyetjes, perse ky element nuk eshte shquar ne historiografine tone deri me sot, ka nje shpjegim.

    Pas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia hyri nen sundimin osman, i cili vazhdoi 4 shekuj e gjysme. Ne keto rrethana sa me teper kalonin vitet, aq me teper dilte ne plan te pare vepra e Skenderbeut si udheheqes i luftes clirimtare, aq me teper merrte vlere mesazhi qe ai u la shqiptareve per t'i kthyer me lufte atdheut lirine. Gjithashtu edhe per opinionin evropian vepra kryesore e Skenderbeut nuk ishte krijimi i shtetit shqiptar, por lufta per liri qe ai zhvilloi kunder invazoreve osmane, e cila u be mburoje per qyteterimin evropian. Kjo eshte arsyeja perse Skenderbeu shfaqej ne kujtesen e shqiptareve dhe ne ate te elites evropiane jo si burre shteti, por si nje kryekapedan i lirise hipur mbi kale me shpate ne dore.

    Sot gjendja ka ndryshuar. Shqiptaret sot e kane shtetin e tyre kombetar. Vec kesaj, shteti i tyre ka nje vend te stabilizuar ne hapesiren boterore. Me krijimin e bashkesise evropiane rreziku per invazione nga jashte, ka kaluar. Sot, para shqiptareve shtrohet detyra e perparimit sa me te shpejte te vendit, e cila kerkon nje bashkim po aq te forte sa dhe ai per te cilin kishte nevoje lufta clirimtare. Sot mesazhi qe leshon Heroi Kombetar nuk eshte si ai qe u drejtonte shqiptareve ne kohen e Rilindjes: "O djem rrembeni pushket/ Ja vdekje/ Ja liri/". Sot trumbeta e tij na therret te forcojme bashkimin, te rrembejme librat, te pushtojme shkencat, te ndricojme vendin, te permiresojme ekonomine, te zbukurojme atdheun, per te hyre sa me pare ne Bashkimin Evropian. Kjo eshte arsyeja perse pa hequr dore nga vleresimi tradicional i Skenderbeut vetem si udheheqes, gjenial i luftes clirimtare dhe si strateg, gjithashtu gjenial i fitoreve ushtarake, ne duhet ta vleresojme ca me teper Skenderbeun, ashtu sic e kam trajtuar ne monografine e permendur: "Vepra e dyte e Skenderbeut, madje me e madhe per nga vlera historike, eshte krijimi i shtetit te bashkuar shqiptar, i nje shteti me karakter kombetar dhe jo partikularist...Vecori e shtetit te Skenderbeut eshte se ai lindi ne shtratin e luftes clirimtare, madje ne kombinim dialektik me te - ne veshtrimin se lufta per liri i dha shtytje aspirates per shtetin kombetar dhe e kunderta, aspirata per shtetin kombetar e fuqizoi luften per liri" Dhe me tej: "Shteti shqiptar i krijuar nga Skenderbeu me pushtet te perqendruar, pavaresisht se pati nje shtrirje territoriale te kufizuar, pati karakterin e nje shteti nacional per faktin se u udhehoq nga prirja per nje shtet te centralizuar dhe per te perfshire ne kufijte e vet trojet shqiptare. Rendesia e kesaj vepre qe ndermori Skenderbeu mund te cmohet po te kemi parasysh se rezultati me i madh qe ka arritur nje kombesi gjate Mesjetes ka qene krijimi i shtetit te vet nacional. Gjithashtu vlera e kesaj vepre kuptohet po te kemi parasysh se kombesite, te cilat gjate Mesjetes nuk arriten te krijonin shtetin e vet me karakter nacional, u asimiluan ose u shperbene si kombesi nga shtetet e huaja qe ato i paten nen zgjedhe per shekuj me rradhe, duke i fshire si kombesi nga faqja e Historise (Kr. Frasheri. Po aty, ff. 482-483)". Eshte per te ardhur keq qe ne vellimin e pare te "Historise se Popullit Shqiptar", botuar nga Instituti i Historise (Tirane 2002) flitet per formimin e shtetit shqiptar, afersisht sipas formulimeve qe permban kapitulli perkates i "Historise se Shqiperise", vellimi I, botuar ne Tirane me 1959. Edhe ne fund te kapitullit perkates kur behet vleresimin i vepres historike te Heroit, qendrohet ne vleresimin tradicional. Skenderbeu cmohet vetem si udheheqes i luftes clirimtare, si mjeshter i artit luftarak, si burre shteti qe u lidh me masat popullore, si njeri qe zgjodhi drejt aleatet nderkombetare, por nuk i kushtohet asnje vemendje vepres se tij madheshtore, historike: formimit te shtetit te perqendrur shqiptar dhe vleres historike te ketij shteti. Shkurt, autori i ketij kapitulli nuk ka mundur te dale nga vargonjte e vleresimit, tashme te tejkaluar, perderisa kalendari i ka mbetur ne vitin 1962, kur ai mbaroi Fakultetin e Historise".



    Ne Sinje te Eperme ne Diber akoma ka toponime qe evidentojne kohen e Kastrioteve, ndersa ne fshat eshte dhe nje museum kushtuar atij. A mendoni se ia vlen kembengulja per origjinen e tij pikerisht ne kete vend?

    "Kryesore per Heroin Kombetar eshte vepra e tij historike. Pastaj vjen origjina e tij shqiptare, te cilen dikur disa historine te huaj e paten mohuar, por qe ka kohe qe tezat e tyre jane harruar. Origjina krahinore vjen ne rradhe te dyte, per te mos thene ne rradhe te trete. Eshte ceshtje krenarie lokale. Kam permendur ne monografi rastin e Homerit, per origjinen e te cilit debatonin shtate qytete te Hellades antike. Edhe per Skenderbeun fshatra te Dibres, Matit, Kukesit, Mirdites, Krujes ngulnin kembe se ai ka qene pinjoll i tyre. Me 1951 Prof. Aleks Buda, duke u mbeshtetur ne te dhenat qe njiheshin ne ate kohe, mendoi se Kastriotet ishin me origjine nga krahina e Hasit. Kete pikepamje kam mbajtur dhe une ne shkrimet e para mbi Skenderbeun. Me vone dolen ne drite burime te tjera dokumentare, te cilat vertetuan pohimin e fisnikut shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut, Gjon Muzaka, sipas te cilit ata ishin nga fshati Sinje i mikrokrahines Qillen te Dibres se Poshtme. Kjo teze gjeti mbeshtetjen edhe ne burimet e hershme dokumentare osmane. Sipas deftereve kadastrale turq dhe te burimeve te tjera perendimore, vertetohet prania e fshatareve me mbiemrin Kastriot me mikrokrahinen e Qillnes, ne menyre te panderprere per dy shekuj e gjysme. Keto njoftime, tashme te padyshimta, me detyruan te heq dore prej kohesh nga pikepamja e origjines se Kastrioteve nga fshati Mazrek i Hasit. Me sa mbaj mend une edhe vet Prof. A. Buda hoqi dore nga pikepamja e tij e shprehur me 1951. Megjithate ka ende njerez qe nuk duan te binden, por vazhdojne te kopjojne pikepamjen e dikurshme te origjines nga Hasi (pa na sjelle deshmi te reja), nga e cila mbrojtesit e saj te dikurshem kane hequr dore prej kohesh. Vec kesaj, nje arsimtar i ekzaltuar matian me akuzon se duke pohuar se Skenderbeu ishte nga Dibra e Poshtme dhe jo nga Mati, dalengadale po ia fal Heroin Kombetar Maqedonise. Si duket as arsimtari matian, as botuesi i shkrimit te tij, nuk e dine se Dibra e Poshtme (Peshkopia) eshte krahine shqiptare dhe ndodhet ne Shqiperi.

    Perfundimisht dua te perseris se kryesorja per mua eshte qe Skenderbeu eshte shqiptar, kurse pohimin e origjines se tij nga mikrokrahina e Qillnes e kam shfaqur i shtyre vetem nga forca bindese e argumentave historike".

    Profesor, cfare mund te themi me pak fjale per familjen e Skenderbeut, ne saje te dokumenteve qe keni hulumtuar?

    "Po ai historian qe mbron prejardhjen e Kastrioteve nga Hasi me ka akuzuar sikur une kam thene se Skenderbeu ka qene fshatar (Gazeta "Tema", 16-17 janar 2005). Duke degjuar kete absurditet me kujtohet nje thenie e Faik Konices, te cilen me lejoni ta tregoj para se te pergjigjem. Ne fillim te shek. XX kur ai botonte revisten e vyer "Albania", redaksise se saj i vinin plot letra pergezimi, nga lexuesit, ne pergjithesi emigrante shqiptare, te cilet e kishin mesuar shkrimin shqip jo ne shkolle, por nga njeri-tjetri. Disa nga keta lexuesa e pergezonin Faikun me vargje - nuk mungonin edhe vargje te ngjashme me ato te Mazllemit te Palomes. Ndonjeri e niste letren pak a shume ne kete menyre: "I dashur Faik/ te dua si mik/ me teper se nje ciflig/ mik per kok/ me teper se 100 ok etj. Faik Konica pasi u ngop me te tilla letra leshoi nje sentence, te cilen une e kam degjuar nga miqte e tij: "Te shkretet shqiptare, kur mesojne shkronjat, kujtojne se behen poete, kurse ata nuk dine as te shkruajne!" Po te ishte gjalle ne fillim te shek. XXI i madhi Faik dhe te lexonte pohime te tilla, besoj se do te thoshte: "Te shkretet shqiptare ne ate kohe pa shkolle nuk dinin te shkruanin, kurse tani ka disa me universitet qe nuk dine as te lexojne".

    Une nuk kam shkruar asgjekundi se Skenderbeu ishte fshatar. Duke hetuar mbi origjinen e fisnikerise shqiptare te kohes se Skenderbeut kam nxjerre perfundimin se fillesat e tyre duhen kerkuar te kreret e malesive. Aty kam shkruar: "Te gjithe e kishin origjinen e tyre ne malesi - Thopiajt ne nje fshat te Petreles, Muzaket ne fshatin Zerec te Tomorrices, Dukagjinet ne fshatin Dukagjin te Matit, Skurajt ne fshatin Skuraj te Kurbinit, Jonimet gjithashtu ne nje fshat te Kurbinit, Arianitet ne fshatin Sopot te Shpatit, Blenishtet ne fshatin Blinisht te Mirdites, ashtu si me vone Kastriotet nga fshati malor Sinje i Dibres se Poshtme (Kr.Frasheri. Po aty, f. 25). Kjo eshte krejt e natyrshme po te kemi parasysh se fisniket nuk jane qe ne origjine fisnike, ose sic pandehej ne Mesjete, si njerez me gjak te kalter te rene nga qielli, por kane si pikenisje gjithnje nje fshatar ose qytetar te thjeshte. Perseris: nuk kam thene se Skenderbeu ishte fshatar, por biri i Gjon Kastriotit, nje Zot feudal, kurse Gjoni nga ana e tij, ishte biri i Pal Kastriotit, nje feudal i vogel, ne Sinje te Dibres, paraardhesi i tij me i hershem qe ne njohim.

    Ne lidhje me familjen e Skenderbeut njoftimet historike jane teper te cekta. Dihet se kishte tre vellezer, emrat e te cileve shfaqen edhe ne burime dokumentare. Ai kishte dhe 5 motra por emrat e tyre, me perjashtim te Mamices i njohim kryesisht nga vepra e Marin Barletit".

    Po ne lidhje me rinine e Heroit?

    "Ne lidhje me femijerine e Heroit, njoftimet jane mjegullore. Ne historiografi ka sunduar dhe deri diku vazhdon te sundoje ende tregimi i M. Barletit, sipas te cilit ai vajti peng te sulltani kur ishte 9 vjec dhe u kthye ne atdhe pas 29 vjetesh, kur ai ishte 38 vjec. Por ky tregim, i shnderruar prej kohesh ne legjende, eshte vene ne pikepyetje nga mjaft historiane, ne menyre te vecante nga analiza kritike qe Fan Noli i beri tregimit te Barletit. Une e kam marre seriozisht kritiken e Nolit, ndonese ne disa pika te dores se dyte verejtjet e tij nuk me jane dukur bindese. Hollesirat jane dhene ne monografine e permendur. Shkurtimisht them se Skenderbeu eshte dorezuar peng te sulltan Murati II me 1423, pra kur ishte 18 vjec. Pasi kreu per tre vjet shkollen ushtarake te Ic-ogllaneve e shohim ne Shqiperi me 1426. Pastaj emri i tij zhduket nga burimet dokumentare dhe ne mes te viteve '30 shfaqet si spahi ne sanxhakun e Ohrit. Me 1438 e gjejme qeveritar te administrates feudale-ushtarake osmane ne Shqiperi, subash te Krujes dhe me 1443 duket se ishte sanxhakbej i Dibres, kur vajti ne betejen e Nishit ne krye te 300 kaloresve, me te cilet ai e braktisi frontin dhe ne nentor u kthye ne Diber, me tej ne Kruje ku ngriti flamurin e kryengritjes clirimtare. Gjithsesi fjala e fundit ne lidhje me kete pjese te jetes se Heroit, ende nuk eshte thene perfundimisht".

    Sa i besueshem eshte Sami Frasheri ne enciklopedine e tij, per portretizimin e Skenderbeut?

    "Sami Frasheri ka dhene vleresime per Skenderbeun si ne veprat shqip, ashtu dhe ne ato turqisht. Vetkuptohet se ne gjuhen shqipe pena e tij flakeron nga krenaria si shqiptar, kurse ne gjuhen turqisht stili eshte i matur, kufizohet vetem ne shtjellimin e ngjarjeve. Kjo eshte e kuptueshme po te kemi parasysh se shkrimet shqip u drejtoheshin shqiptareve, te cilet e adhuronin njesoj si ai vepren madhore te Skenderbeut si udheheqes i luftes clirimtare, si Heroi i tyre Kombetar. Perkundrazi ne shkrimet turqisht, meqenese i drejtohej nje publiku kryesisht jo shqiptar, ai vleren e vepres se tij historike te Skenderbeut e shtjellon nepermejt ngjarjeve duke lene te nenkuptohen, midis rreshtave, se ai dhe shqiptaret ne lufte kunder dy sulltaneve te medhenj, kane qene kurdohere fitimtare!

    Ne lidhje me materialin historik duket qarte se ai eshte mbeshtetur kryesisht te vepra madhore e M. Barletit. Si rrjedhim, pranon dhe njoftimet e tij se ai ka lindur me 1404, pranon se u dorezua peng nga Murati II kur ishte femije dhe kur Sulltani ndermori fushaten per nenshtrimin e Shqiperise. Njesoj si Barleti flet per largimin e tij nga fronti i Nishit dhe per mbledhjen e kuvendit te krereve shqiptare. Por duket se ka shfrytezuar dhe punime te tjera. Kjo kuptohet kur thote se Skenderbeu ndoshta ka lindur me 1414, pikepamje te cilen, sic u tha, e kane shprehur disa historiane evropiane te shek. XIX. Madje ne zerin kushtuar Skenderbeut ne enciklopedine e tij 6 vellimeshe - nje enciklopedi e pergjithshme e historise dhe e gjeografise (Kamus-ul-Alam), thote haptaz se "Historia e Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen latine nga bashkekohesi dhe ithtari i tij i quajtur Barleti". Veteperfshirja e figures se Skenderbeut, si nje ze i vecante ne kete enciklopedi (e cila ne perkthimin shqip eshte botuar ne "Korrieri", 19 janar 2005) dhe trajtimi i luftave te tij, me fitore kunder dy sulltaneve me te medhenj te Turqise, eshte domethenese. Nenteksti i permbajtjes se ketij zeri kerkon t'i tregoje opinionit perandorak turk: ja cfare njerezish trima dhe liridashes ka nxjerre Shqiperia.

    Pothuajse njesoj, madje me shkoqur, S. Frasheri flet per Skenderbeun edhe ne nje ze tjeter te Kamus-ul-Alam-it - ne zerin Arnavut (Shqiptaret), te cilin publiku nuk e njeh, por qe se shpejti do te botohet ne perkthimin shqip sebashku me shkrime te tjera te S. Frasherit me monografine qe autori i ketyre rradheve po pergatit per shtyp. Duke folur per fillimet e pushtimit turk te Shqiperise, ai shkruan nder te tjera:

    "Shume nga princet shqiptare e kundershtuan fuqine osmane, por pjesa me e madhe e tyre duke njohur epersine e forces osmane, u dorezua pa lufte. Keshtu gati te gjithe princet shqiptare qendruan ne vendet e veta dhe iu nenshtruan sundimit te ri me disa te drejta e privilegje. Me pas Skenderbeu i mblodhi te gjithe keta prince, duke u bere vete mbi ta i pare e komandant. Duke qene Skenderbeu nje burre trim, inteligjent e strateg, Papa dhe gjithe mbreterit e krishtere te Evropes e shtyne dhe e nxiten kunder osmaneve per ta perdorur ate, Skenderbeun, si mburoje te tyren, duke i pemtuar se do t'i vinin mbrapa. Skenderbeu u fut ne lufte me osmanet dhe luftoi kundra tyre afer 40 vjet me ndihmen e forcave te vendeve qe kishte ne dore...Ne fund, me vdekjen e Skenderbeut, e gjithe Shqiperia ra ne duart e osmaneve".

    Sikurse u tha, vleresimin e tij si shqiptar mbi Skenderbeun, Samiu e permblodhi ne menyre sintetike ne vepren e tij madhore "Shqiperia c'ka qene, c'eshte e c'do te behet?", botuar ne fund te shek. XIX me frymen dhe me tingullin e periudhes se fundit te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Aty ai shkruan:

    "Skenderbeu, kujt historia nuk i tregon ndonje shok a shembull ne trimeri, ne dituri te luftes, ne force si dhe ne dije, ne mendim te drejte, ne njerezit (humanizem - K.F.), ne embelsi te zemres e ne madheri te shpirtit. Skenderbeu qe i pati dhene dhe do t'i jape gjithe jeten nder Shqiperise, ky burre i pa shok...Skenderbeu priste kohen qe te ikte (nga Sulltani - K.F.) e te vinte ne Shqiperi per te shpetuar edhe veten e tij, edhe memedhene per te cilin i digjej zemra..." Me tej Samiu thote se pas kthimit te tij ne atdhe, "Shqiperia u mblodh ne nje mbreteri me nje mbret trim e te zote si Skenderbeu". Ai thote se Skenderbeu luftoi per 40 vjet "Gjithe pushtetet e Evropes qe ishin atehere, kishin shprese te Skenderbeu dhe prisnin shpetimin e Evropes nga shqiptaret". Sikurse shihet, Samiu e ka vleresuar Skenderbeun, ashtu si e idealizonin rilindasit, me virtytet me te larta njerezore si udheheqes i urte, si trim i rralle dhe si "Mbret i Shqiperise", pra ne kuptimin e nje shteti te pavarur. Natyrisht nuk perjashtohen disa pasaktesi (si Skenderbeu luftoi 40 vjet dhe se ishte Mbret i Shqiperise!), te cilat shpjegohen po te kemi parasysh gjendjen e studimeve skenderbegiane ne fund te shek. XIX".

    Ju pretendoni se Skenderbeu ishte ne zoterimet e tij, teksa u zhvillua Beteja e Nishit. Pra nuk erdhi nga Porta e Larte. Ai iku nga Shqiperia dhe u kthye menjehere ne vendin e tij me 1443, qe ju e lidhni me 300 kaloresit, te cilet nuk mund t'i terhiqte menjehere nga lufta, po te mos kishin qene dhe me pare bashke...Ku mbeshteteni ne kete arsyetim?

    "Me duket se argumentet jane trajtuar ne monografine e botuar me 2002. Ketu dua te kujtoj faktin se qe nga viti 1438, ku Skenderbeu ishte subash i Krujes e deri ne vitin 1443 kur ai braktisi frontin e Nishit dhe shpalosi flamurin e kryengritjes clirimtare, emri i tij ne burimet historike te ketyre 5 viteve nuk ndeshet. Ekziston nje sanxhakbej me emrin Skenderbej si qeveritar ne Nikopoll te Bullgarise dhe duan te thone se ai eshte Skenderbeu yne. Por ky dokument para se gjithash nuk ka date, pra nuk dihet se kur ky Skender-bej ka qene qeveritar ne kete sanxhak te Bullgarise. Mund te kete qene disa dhjetevjecare me pare, por edhe disa dhjetevjecare me pas vitit 1443. Vec kesaj kush na siguron se ne ate Perandori Osmane teper te gjere ka patur vetem nje Skenderbe dhe sa here qe ndeshemi me ndonje Skenderbe menjehere duhet te themi se ai eshte medoemos Gjergj Kastrioti Skenderbeu yne. Edhe ne kete rast- tregimi i Barletit se Skenderbeu shkoi ne frontin e Nishit jo nga Shqiperia por nga Turqia dhe se u kthye ne atdhe pasi kishte qendruar larg tij 29 vjet, ka mosperputhje, jo vetem me faktin qe tashme e kemi te sigurte se ai me 1438 ishte subash i Krujes, por edhe me vetveten. Kete mosperputhje te Barletit me vetveten e ka vene ne dukje Fan Noli. Barleti ndersa thote se Skenderbeu u kthye ne atdhe me 1443 pas nje mergimi te gjate (qe kur u dorezua peng) ne dy raste kur u flet bashkeatdhetareve te vet Heroi le te nenkuptohet se eshte kthyer ne atdhe me 1438, pra pikerisht kur ne e ndeshim ne burimet kadastrale osmane. Ne mungese te dokumentave te drejtperdrejta vlen dhe llogjika historike. Ne ndihme te saj vijne keto konsiderata historike, te cilat dalin nga vete vepra e humanistit shkodran. Sipas tij, kur ai shkoi ne frontin e Nishit ishte sanxhakbej, d.m.th. qeveritar ushtarak i nje sanxhaku. E dyta, qe Skenderbeu duhet te kete qene qeveritar i nje sanxhaku me popullsi shqiptare, e deshmojne 300 kaloresit (afersisht aq sa kishte nje sanxhakbej), te cilet duhej te ishin bashkeatdhetare te tij, perndryshe po te ishin turq ose te ndonje kombesie tjeter nuk mund ta ndiqnin pas komandantin e tyre ne kete akt, qe ishte nje tradheti ndaj sulltanit. E treta entuziasmi me te cilin dibranet e priten Skenderbeun tregon se ai ishte njeriu i tyre, ashtu sic qene dhe 300 kaloresit e tij.

    Kemi me ne fund edhe tre pohime te tjera, njerin e jep orientalisti gjerman J. Kramer, i cili thote se me 1436 Skenderbeu kishte nje feud ne Diber. Tjetri eshte kronisti venedikas, Donado da Lezze, i cili shkruan se Skenderbeu pasi braktisi frontin e Nishit, u kthye brenda 3 diteve ne vendin e vet. Me rendesi te vecante eshte njoftimi i trete qe permban kronika e Stefano Magnos, i cili duke folur per largimin e Gjergj Kastriotit nga Fronti i Nishit ne nentor 1443 dhe ardhjen e tij Brenda tre diteve ne Shqiperi, e prezanton Skenderbeun me keto fjale: "Gjergj Kastrioti qe nje zot i vjeter me nje pjese te Shqiperise ne vendin dhe ne malesine qe quhej Diber" (Zorzi Castriotti fu antiquo signor in parte deAlbania del paese et montagna chiamando Sdibra). Eshte per te ardhur keq se kete fraze K. Bicoku e ka hequr nga fragmenti i kronikes se St. Magnos qe ai ka botuar ne vitin 1970. Keto indikacione nuk jane njoftime te perpikta dokumentare, por te marra bashkarisht ato jane me bindese sesa varianti i M. Barletit dhe atyre qe riprodhojne Barletin".

    Cfare materialesh dokumentare kemi te nenshkruara nga dora e tij dhe ku ruhen ato?

    "Ne te vertete, deri sot nuk eshte zbuluar asnje akt ose leter e shkruar nga vete dora e Skenderbeut. Kemi vetem akte te shkruara nga kancelaria e Heroit, qe mbajne emrin ose vulen e tij. Jane gjithsej 10 letra te nenshkruara nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ato jane: leter drejtuar komunes se Sienes ne Itali (1451), e cila ndodhet ne arkivin e qytetit te Sienes; leter drejtuar kardinalit D. Kapranika (1456), e cila ndodhet ne Biblioteken Kombetare te Parisit; leter drejtuar dukes Fr. Sforzes (1456), e cila ndodhet ne Arkivin Shteteror te Milanit; leter drejtuar Republikes se Venedikut (1459), e cila ndodhet ne Arkivin Shteteror te Venedikut; leter drejtuar princit te Tarentit (1460), e cila ndodhet, ne kopje, ne Arkivin Shteteror te Milanit; leter drejtuar mbretit Ferdinand te Napolit (1460), e cila ndodhet gjithashtu, ne kopje, ne Arkivin e Milanit; nje prokure leshuar nga Skenderbeu per financierin e tij ne Raguze (1450), sot si duket e humbur, por qe e njohim nga nje botim i shek. XIX dhe 3 akte financiare (1459), me te cilat Skenderbeu autorizon financierin e vet per terheqje te hollash nga Banka e Komunes se Raguzes, te cilat ruhen ne Arkivin e Akademise se Shkencave ne Beograd. Letrat jane shkruar ne latinisht dhe italisht, kurse aktet financiare drejtuar Raguzes ne sllavisht. Ne njohim gjithashtu 39 letra te Skenderbeut jo nga origjinalet, sot te humbura, por nga pergjigjet drejtuar Heroit, nga te cilat del permbajtja e tyre".

    Ju keni shkruar pas perpjekjeve qe kane bere para jush, respektivisht pas Barletit, Biemit, Babingerit, A. Gegajt, Nolit, A. Budes etj...Sa e vlefshme ka qene puna e tyre per ju qe te perfundoni kete veper?

    "Nuk ka dyshim se pikenisja e studimit per Heroin eshte vepra monumentale e humanistit shkodran M. Barleti, botuar ne latinisht ne Rome midis viteve 1508-1510 dhe perkthyer integralisht ne permbledhje ne disa gjuhe te Evropes. Ajo eshte jo vetem vepra me e hershme, por edhe trajtesa me e plote e jetes dhe e bemave te Heroit. Leximi i vepres se humanistit shkodran eshte i domosdoshem per cdo historian, mbasi para se gjithash me stilin e tij te shkelqyer, ai te fut ne ambjentin politik dhe jetesor te epokes skenderbegiane. Megjithate, vepra e tij eshte nje burim tregimtar. Vec kesaj, koha kur historia e Heroit mbeshtetej vetem mbi vepren e M. Barletit, ka "kohe qe ka kaluar". Madje fill pas botimit te vepres monumentale te humanistit shkodran, historianet e ndryshem evropiane filluan te shfrytezonin burimet arkivore, te cilat me gjuhen e tyre te ftohte dhe burokratike, edhe pse subjektive, i sherbyen historiografise skenderbegiane si kunderpeshe te fakteve, gjykimeve dhe vleresimeve panegjirike te humanistit shkodran. Pikerisht per kete arsye figura e Skenderbeut mund te trajtohet vetem nese historiani, pasi lexon me kujdes Barletin, studion me laps ne dore, veprat e shkruara me vone per te. Eshte e pamundur te hartosh nje punim shkencor mbi Skenderbeun, nese nuk shfrytezon, ne mos te gjitha, te pakten tekstet me serioze te hartuara ne te kaluaren mbi Heroin Kombetar - vec kesaj nese nuk shfrytezon me kujdes burimet dokumentare kancelareske te periudhes skenderbegiane. Autoret e huaj qe jane marre me Skenderbeun jane me qindra. Me dhjetra jane autoret evropiane, te cilet me kontributin e tyre te vyer, e kane shpene perpara me teper se F. Babingeri qe ju permendet, historiografine skenderbegiane. Por ketu, per mungese vendi nuk mund te rreshtohen emrat e tyre.

    Nje vend te vecante ne historiografine skenderbegiane zene historianet shqiptare. Nder ta i pari qe shfrytezoi burimet dokumentare te shek. XV, ndonese te pakta, ishte Frank Bardhi, me vepren e tij te botuar me 1636. Vlen te permendet me kete rast edhe Tefe Curani (me pseudonimin: Nje Gege qi don vendin e vet), i cili i kushtoi Skenderbeut nje kapitull me vete ne historiografine e tij te Shqiperise, qe botoi me 1899. Nga historianet shqiptare te shek. XX qe dhane nje kontribut te vecante ne historiografine skenderbegiane eshte e domosdoshme te permendim emrat e A. Gegajt, F. Nolit, A. Budes. Perfundimisht dua te them se ne punen time si historian i Skenderbeut, leximi dhe rileximi i veprave te tyre ka qene jo vetem i vlefshem, por edhe i domosdoshem".

    A mund te quhet Kanuni i Skenderbeut, si instituti i pare juridik i kujteses se shtetit shqiptar?

    "Me termin "Kanuni i Skenderbeut" ka nje keqkuptim, ashtu sic ka nje keqkuptim me termin tjeter "Kanuni i Lek Dukagjinit". Te dy keto emertime jane perdorur ne menyre abuzive ne historiografi. Studiuesit e perdorin termin "Kanuni i Lek Dukagjinit si nje "corpus iuris" si nje kod juridik, te hartuar nga Lek Dukagjini i shek. XV. Ne te ve vertete ne Mesjete, aty ku nuk ka patur shtet te perqendruar dhe me pushtet gjyqesor te organizuar, nuk ka qene e mundur qe nje kod te jete hartuar nga nje njeri i vetem. Madje vete emertimi "Kanun i Lek Dukagjinit" eshte perdorur vone, per te paren here nga At Shtjefen Gjecovi, i cili normat kanunore qe ai regjistroi ne Kurbin, ne Mirdite, ne Dukagjin, ne Malesine e Mbishkodres, i pagezoi me nje emer te vetem, sikur ato ishin kodifikuar nga Lek Dukagjini ne shek. XV. Ai u shty ne kete emertim nga motive patriotike. Donte te tregonte se kombi shqiptar, ka pas prej kohesh te hershme, te pakten qe ne periudhen paraturke, qe kur gezonte pavaresine nje legjislacion te vetin, te kodifikuar nga Lek Dukagjini, nje institucion te perbashket juridik, te cilin krahinat malore, duke mos iu nenshtruar sundimit osman, e ruajten deri ne ditet tona. E njejta gje ndodhi dhe me termin "Kanuni i Skenderbeut", kanun i cili sipas G. Valentinit eshte kodifikuar nga Heroi yne Kombetar. Ne te vertete normat juridike te regjistruara ne vepren e Shtjefen Gjecovit, ashtu si dhe ato te regjistruara nga etnografe te tjere ne Mat, ne Kurbin dhe ne Bende, kane brenda tyre mosperputhje ne dy drejtime: e para, ato kane norma, te cilat bien ne kundershtim midis tyre, sepse ato kane qene zbatuar, disa ne Kurbin, disa ne Mirdite, disa ne Dukagjin dhe disa ne Malesine e Madhe, pra norma qe ndryshonin nga njeri vend ne tjetrin; e dyta disa nga normat mbajne ere lashtesi, kurse ka norma qe jane futur ne kete korpus kohet e vona, madje edhe nen ndikimin e institucioneve juridike-osmane. Kjo eshte e natyrshme po te kemi parasysh se normat e se drejtes zakonore, te cfaredo vendi, te cilat lulezojne kur mungon institucioni shteteror, nuk jane kategori biblike te dhena njehere e pergjithmone, por kategori historike, pra norma pragmatike, te cilat rregullonin marredheniet ne nje epoke te caktuar dhe ne nje bashkesi te caktuar, si rrjedhim, ndryshonin me kohe ne pershtatje me nevojat qe lindnin here pas here ne gjirin e saj. Natyrisht, kur kemi te bejme me mungesen e nje shteti te perqendruar, pra me nje jete politike, ekonomike, shoqerore, krahinore te vecuar njeri nga tjetri, sic ka ndodhur per qindra vjet me krahinat malore te Shqiperise, qofte ne veri, qofte ne jug te vendit, zhvillohen norma juridike, te cilat ne mjaft raste ndryshojne nga njera krahine ne tjetren. Sipas te dhenave qe ndeshen ne burimet historike te shekujve XIX dhe XX, normat kanunore jo vetem ndryshonin ne disa drejtime nga njera krahine ne tjetren, por mbanin edhe emra te ndryshem. Keshtu p.sh. kemi Kanunin e Maleve ne Malesine e Madhe, Kanunin e Dukagjinit ne ate te Dukagjinit, Kanunin e Lekes ne Mirdite, Kanunin e Skenderbeut ne Diber, Kanunin e Koke Malcit ne Kurbin, Kanunin e Muse Ballgjinit ne Cermenike, Kanunin e Idriz Sullit ne Laberi dhe kanune te ndryshme ne krahinat e tjera malore, te cilave u eshte harruar emri, pasi prej kohesh kane pushuar se vepruari.

    Pershtypja qe krijohet se kete korpus juridik e ka kodifikuar Lek Dukagjini eshte, sipas mendimit tim, i gabuar. At Gjergj Fishta ne parathenien qe ka shkruar per vepren e Gjecovit, botuar me 1933, ve perballe njera-tjetres dy teorite qe qarkullonin mbi origjinen e emrit Lek Dukagjin qe mban kanuni. Krahas pikepamjes qe duket se preferonte At Shtjefen Gjecovi se kanuni e mori emrin nga Leke Dukagjini, princi i njohur shqiptar i shek. XV bashkekohes i Skenderbeut - ai, At Gjergj Fishta, shtjellon, pa u pozicionuar, pikepamjen tjeter, se emri Lek Dukagjin nuk i takon princit te shek. XV, por eshte nje emer i dyfishte i banoreve "leke" dhe "dukagjine". Me kete rast ai sqaron se leke quheshin banoret e Malesise se Mbishkodres, kurse dukagjine banoret e treves se Dukagjinit, treve e cila, sqaron ai "ne kohet e kaluara perfshinte Shalen e Shoshen, Puken e Iballen, Mirditen, Kthellen e Seliten e Zhuben (Malesine) e Lezhes" (cituar nga At Shtjefen Gjecovi. Kanuni i Leke Dukagjinit. Shkoder, 1933, f. XXVII). Megjithese ceshtjen e origjines At Gjergj Fishta e linte te hapur, fuqia bindese anon me teper nga teoria e dyte. Ne punimin tim te permendur mbi Skenderbeun i kam kushtuar nje kapitull te vecante ketij problemi. Aty kam thene se ne te drejten zakonore shqiptare termi "kanun" nuk donte te thoshte korpus juridik, por nje norme juridike, pra nje korpus nuk eshte nje kanun, por eshte nje mori kanunesh. Lek Dukagjini, i cili ne shek. XV ka qene zot i treves se Mirdites dhe Dukagjinit (por jo i Malesise se Mbishkodres) ka ndryshuar disa norma te vjetra kanunore te treves se tij, pra disa "kanune te vjetra" i ka zevendesuar me kanune te reja per ate kohe, pra me norma te reja kanunore (kanune te reja). Jane pikerisht keto "kanune te reja" qe mbajne emrin e Lek Dukagjinit. E njejta gje ndodh edhe me "Kanunin e Skenderbeut". Megjithe mungesen e burimeve historike, une kam mundur te hetoj te pakten gjashte kanune (norma juridike) te propozuara nga Skenderbeu ose nga pleq te tjere ne kohen e Skenderbeut dhe te miratuara nga "Kuvendet e Dheut" (kuvendet e bashkesise krahinore), te cilat mbajne emrin e tij. Jane te Skenderbeut pikerisht keto norma qe mbajne emrin e tij, kurse normat e tjera nuk kane fare lidhje me te. Deshmi eshte fakti se ne te ashtuquajturin "Kanuni i Skenderbeut", ka dhe norma juridike qe mbajne emrin e Selim Nokes (Kanunet e Selim Nokes), nje plak kanunesh i fillimit te shek. XIX. Si perfundim, ne kete korpus juridik te se drejtes zakonore shqiptare, ka padyshim, edhe norma me te hershme se shek. XV, ashtu sic ka edhe norma te mevonshme, por emrat e autoreve ose kodifikatoreve te tyre, i ka fshire koha".

    Kush kane qene lidhjet e tij me princat e tjere shqiptare. Sa i sherbyen ato heroit shqiptar, per te realizuar ekzistencen e Arberise?

    "Lidhjet e Skenderbeut me princet, ose me mire te themi zoterit e tjere shqiptare, kane patur qe ne fillim e deri ne fund karakter politik. Ato kane qene te kushtezuara nga interesat e luftes clirimtare dhe jane diktuar nga ligjet dialektike centripetale te perfaqesuara nga Skenderbeu dhe centrifugale te perfaqesuara nga zoterit feudale ne kushtet qe vepruan si edhe ketu, gjate zhvillimit te nje shteti qe lind ne kushtet e Mesjetes dhe ne vorbullen e trazirave historike. Pra, jane te diktuara nga interesat e Skenderbeut per t'i shkrire pushtetet partikulariste ne nje shtet te vetem nacional nga njera ane dhe te prirjeve te zoterve feudale, te cilet ndonese kishin nevoje per nje shtet te perbashket, perpiqeshin te ruanin pushtetin e tyre partikularist. Ajo qe e ndihmoi Skenderbeun ne kete proces ishte angazhimi i tij total dhe i talentuar ne luften clirimtare, fitoret e vazhdueshme qe korri ne betejat ushtarake, perkrahja qe siguroi te shtresat e gjera te popullsise dhe simpatia gjithnje ne rritje qe ngjalli lufta e tij ne arenen evropiane. Sigurisht, kreret shqiptare, te cilet ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, e konsideruan veten si aleate te Skenderbeut dhe se Skenderbeu sipas shprehjes se M. Barletit, ne ate kuvend ishte vetem nje "primus inter pares" (i pare midis te barabarteve), sigurisht nuk mund te ishin te kenaqur kur shikonin se Skenderbeu po perqendronte, ne dem te tyre, perhere e me teper, pushtet ne duart e veta. Po cfare te benin? Po te largoheshin nga aleanca me Skenderbeun do te ndodhte, sic thote shprehja popullore "kush ndahet nga tufa, e ha ujku". Atehere dy rruge mbeteshin: ose t'i nenshtroheshin Skenderbeut, ose te kalonin ne anen e Sulltanit. Ata qe u bashkuan me turqit (Mojsi Golemi, Gjon Balsha, Hamza Kastrioti), nuk paten sukses, te tjeret pranuan me veshtiresi nenshtrimin. Kete na e thote njeri prej tyre, Gjon Muzaka. Ai shkruan se kreret e pakenaqur ngase po humbnin njeri pas tjetrit zoterimet e tyre partikulariste "nuk kishin se c'te benin, sepse ai (Skenderbeu) kishte ne dore ushtrine dhe ata kishin Turkun mbi krye". Po ta gjykojme veprimin e Skenderbeut nga pikepamja e se drejtes feudale, duhet ta quajme te padrejte. Perkundrazi, po ta kundrojme problemin nga interesat e shtetit nacional, i cili eshte nje hap historik progresiv per fatin e nje kombi, duhet ta ligjerojme zhveshjen e zoterve feudale nga pushteti partikularist ne dobi te shtetit nacional. Kjo nuk eshte vecori shqiptare, por nje llogjike e mbare historise mesjetare te cdo vendi.

    Vijon me poshte

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Skenderbeu:" Cfaredo qe te ndodhe, une do te jem mik i virtytit dhe jo i fatit".


    E Enjte, 31 Mars 2005

    Prof. Frasheri: "Po ta gjykojme veprimin e Skenderbeut nga pikepamja e se drejtes feudale, duhet ta quajme te padrejte. Perkundrazi, po ta kundrojme problemin nga interesat e shtetit nacional, i cili eshte nje hap historik progresiv per fatin e nje kombi, duhet ta ligjerojme zhveshjen e zoterve feudale nga pushteti partikularist ne dobi te shtetit nacional"

    Kristo Frasheri: Ju rrefej Skenderbeun, thjesht si njeri

    Kjo eshte pjesa e dyte e intervistes se Profesor Kristo Frasherit. Pergjate pyetjeve qe i jane bere eshte kembengulur per ikonografine e tij, nje teme e shumeperfolur dhe e dashur per te gjithe shqiptaret; idete; kulturen dhe fizikun; si edhe kancelarine e tij

    Vijon nga dje

    Ben Andoni

    Biografia e heronjve e ka terhequr qe ne te ri, Prof. Kristo Frasherin-dhe duket se ajo i ishte plazmuar mire, derisa nje dite ka vendosur te provoje per heroin tone kombetar, Skenderbeun. Shtysa e pare ne rinine e tij, mbahet leximi i Ludvig, biografi i talentuar i Bonopartit. "Doja nje mundesi qe heroi yne mos te ishte vetem luftetari, por edhe njeriu shqiptar dhe vizionari i madh i vendit te tij", kujton ai. Por, rruga ishte e veshtire, ndersa studjuesi atehere i ri nuk dekurajohesh, packa se e grishte Cvajgu dhe biografet e tjere te talentuar. "Por, nuk jam aq i zoti sa Cvajgu-thote diku me sinqeritet- per heroin tim, qe te penetroja ne ndergjegjen e tij"...

    Kush kane qene lidhjet e tij me princat e tjere shqiptare. Sa i sherbyen ato heroit shqiptar, per te realizuar ekzistencen e Arberise?

    "Lidhjet e Skenderbeut me princet, ose me mire te themi zoterit e tjere shqiptare, kane patur qe ne fillim e deri ne fund karakter politik. Ato kane qene te kushtezuara nga interesat e luftes clirimtare dhe jane diktuar nga ligjet dialektike centripetale te perfaqesuara nga Skenderbeu dhe centrifugale te perfaqesuara nga zoterit feudale ne kushtet qe vepruan si edhe ketu, gjate zhvillimit te nje shteti qe lind ne kushtet e Mesjetes dhe ne vorbullen e trazirave historike. Pra, jane te diktuara nga interesat e Skenderbeut per t'i shkrire pushtetet partikulariste ne nje shtet te vetem nacional nga njera ane dhe te prirjeve te zoterve feudale, te cilet ndonese kishin nevoje per nje shtet te perbashket, perpiqeshin te ruanin pushtetin e tyre partikularist. Ajo qe e ndihmoi Skenderbeun ne kete proces ishte angazhimi i tij total dhe i talentuar ne luften clirimtare, fitoret e vazhdueshme qe korri ne betejat ushtarake, perkrahja qe siguroi te shtresat e gjera te popullsise dhe simpatia gjithnje ne rritje qe ngjalli lufta e tij ne arenen evropiane. Sigurisht, kreret shqiptare, te cilet ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, e konsideruan veten si aleate te Skenderbeut dhe se Skenderbeu sipas shprehjes se M. Barletit, ne ate kuvend ishte vetem nje "primus inter pares" (i pare midis te barabarteve), sigurisht nuk mund te ishin te kenaqur kur shikonin se Skenderbeu po perqendronte, ne dem te tyre, perhere e me teper, pushtet ne duart e veta. Po cfare te benin? Po te largoheshin nga aleanca me Skenderbeun do te ndodhte, sic thote shprehja popullore "kush ndahet nga tufa, e ha ujku". Atehere dy rruge mbeteshin: ose t'i nenshtroheshin Skenderbeut, ose te kalonin ne anen e Sulltanit. Ata qe u bashkuan me turqit (Mojsi Golemi, Gjon Balsha, Hamza Kastrioti), nuk paten sukses, te tjeret pranuan me veshtiresi nenshtrimin. Kete na e thote njeri prej tyre, Gjon Muzaka. Ai shkruan se kreret e pakenaqur ngase po humbnin njeri pas tjetrit zoterimet e tyre partikulariste "nuk kishin se c'te benin, sepse ai (Skenderbeu) kishte ne dore ushtrine dhe ata kishin Turkun mbi krye". Po ta gjykojme veprimin e Skenderbeut nga pikepamja e se drejtes feudale, duhet ta quajme te padrejte. Perkundrazi, po ta kundrojme problemin nga interesat e shtetit nacional, i cili eshte nje hap historik progresiv per fatin e nje kombi, duhet ta ligjerojme zhveshjen e zoterve feudale nga pushteti partikularist ne dobi te shtetit nacional. Kjo nuk eshte vecori shqiptare, por nje llogjike e mbare historise mesjetare te cdo vendi.

    Ka shume perfolje nder historiane te sotem per sa i perket ikonografise se Skenderbeut. Ju jeni marre gjate me kete element. Kush jane kundershtimet tuaja me vleresimet e sotme te historianeve qe polemizojne me Ju dhe si e sqaroni per publikun kete fakt. Pra, si ishte portreti origjinal i Heroit tone Kombetar?

    "Eshte per te ardhur keq se autoret e shkrimeve te botuara kohet e fundit ne shtypin e perditshem mbi portretin e vertete te Skenderbeut nuk e kane lexuar, ose bejne sikur nuk e kane lexuar kapitullin e perfshire ne monografine e permendur, i cili i kushtohet portretit autentik te Skenderbeut. Nuk e di qe ka shume perfolje nder historiane ndaj meje per portretin autentik te Skenderbeut. Ka vetem ndonje qe qendron ende ne pozicionet e vjetra. P.sh. ne kapitullin mbi Heroin, perfshire ne "Historia e Popullit Shqiptar", nuk thuhet asnje fjale per portretin e Skenderbeut. Ketu nuk kam mundesi te perseris as historine e problemit te portretit autentik te Heroit, as te rreshtoj perseri argumentet qe aty kam parashtruar rreth piktures qe une e cilesoj si portretin autentik te Skenderbeut. Megjithate po jap shkurtimisht disa njoftime.

    Deri disa kohe me pare mendohej se portreti me i hershem i Skenderbeut ishte paraqitur ne gravuren e punuar nga artisti venedikas Bernardin de Vitali, e cila ilustron vepren e M. Barletit kushtuar Heroit, botuar ne Rome, midis viteve 1508-1510, kurse ne fushen e piktures me ngjyra thuhej se portretin me autentik te Skenderbeut e perfaqeson piktura qe ndodhet ne galerine Uffizi te Firences, nje portret shume i perhapur edhe te ne. Keshtu ka menduar edhe Fan Noli (1960), po keshtu edhe Dh. Dhamo (1968), kurse At Vincens Malaj (1969), pranon se ai eshte nje nga portretet me te bukura te Heroit por jo autentik, ne kuptimin se nuk eshte pikturuar duke patur perballe Skenderbeun. Kam theksuar se per ekzistencen e nje portreti autentik te Heroit ka folur i pari jo Faik Konica me 1901, sic thuhet ne disa shkrime K. Bicoku, por historiani austriak i artit Friedrich Kenner ne nje punim te botuar ne "Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake" te Vjenes, me 1898. Sipas tij, njeri nga dy portretet qe ndodheshin (ku ndodhen edhe sot) ne Muzeun e Vjenes, ishte kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut, te cilen sipas tij, e kishte pikturuar me urdherin e autoriteteve venedikase, piktori i degjuar italian, Gentile Bellini, ne vitin 1466, kur Heroi vizitoi, sipas tij, qytetin e Lagunave. Por historiani austriak, nuk thoshte se ku ndodhej ky portret autentik i Skenderbeut, atribuar G. Belinit. Faik Konica nuk ka bere gje tjeter vecse ka riprodhuar gjykimin e Fr. Kennerit. Duke e ndjekur me tej fatin e ketij portreti autentik, disa te dhena me dhane shkas te mendoj se pas vdekjes se Skenderbeut ky portret ndodhej ne duart e trashegimtareve te tij, konkretisht te nipit te tij, Ferdinand Kastriotit, biri i Gjon Kastriotit, i cili banonte, te pakten ne vitet '20 te shek. XVI, ne pronat dhuruara heroit nga mbreti Ferdinand ne Monte Sanct'Angelo ne Gargano te Puljes, Itali. Kam shtuar me tej se ky portret i Skenderbeut i G. Belinit kaloi ne duart e humanistit te njohur italian -kur ky banoi ne vitet 1527-1528 ne Monte Sanct'Angelo. Portretin e Heroit, Pal Jovi e vendosi sebashku me portretin e shume njerezve te shquar te Italise dhe Evropes ne pinakoteken qe ngriti ne Vila Pliniana buze liqenit Lario ne Como te Italise Veriore. Madje per cdo portret te njerezve te shquar ai hartoi edhe nje "Elogia" (Lavde), ku vinte ne dukje meritat e secilit prej tyre. Midis tyre ai hartoi edhe nje elogia per Skenderbeun. Pal Jovi, peshkop dhe humanist, ishte nje nga njerezit me te shquar te kultures ne Itali dhe vleresimet e tij mbi Skenderbeun i qendrojne edhe sot kritikes. Portretin e Skenderbeut qe ai vendosi ne pinakoteken e tij, e quan "perfytyrimin e vertete" (veris imaginibus) te Heroit. Si deshmi na sjell kete argument, te cilin e lexojme te elogia kushtuar Skenderbeut:

    "Skenderbeu kishte shtat te larte, tere muskulor dhe me krahe te fuqishem, me hunde te bukur te spikatur dhe pak kerrute (kurrizor), e cila i jepte pa dyshim, pamjen e nje Heroi shume te madh. Dhe kete pamje e kemi vene re se e kane patur edhe pasardhesit e tij, princet e kesaj dere, te cilet u vendosen ne Pulje, sic mund te shihet nga krahasimi i portretit te tij qe ne kemi ne Muze, sidomos me Ferdinandin, sternipin e tij (ne te vertete ai ishte nipi i tij - K.F.)".

    Tashme dihet me siguri se 100 e ca vjet pas vdekjes se Skenderbeut, piktori fiorentin Cristofano dell'Altissimo shkoi me porosi te Grandukes Cossimo de Medicci ne Vila Pliniana te Komos dhe kopjoi mjaft piktura te pinakotekes se Pal Jovit, nder te cilat edhe ate te Skenderbeut. Ne Vila Pliniana shkoi dhe nje piktor tjeter Italian Giovani-Battista Fontana, i cili me porosi te Grandukes se Tirolit Ferdinand, kopjoi midis te tjerave, gjithashtu pikturen autentike te Heroit, e cila per disa kohe qendroi ne Ambras dhe ne fillim te shek. XIX kaloi ne Muzeun Perandorak te Vjenes, tani Muzeu Historik i Artit (ku ndodhet edhe sot). Eshte pikerisht kjo veper e G. B. Fontanes, te cilen Fr. Kenneri e quan kopje te portretit autentik te Skenderbeut.

    Per nje kohe te gjate gjurmet e portretit autentik qe ndodhej ne Vilen Pliniana humbasin, kurse dy kopjet e tij, pra riprodhimet e Altissimos dhe te Fontanes kane qarkulluar vazhdimisht, gjithashtu te riprodhuara nga te tjere, neper muzeume dhe botime te ndryshme. Sikurse u tha, Fr. Kenneri nuk thote se ku u mbeshtet kur shpalli me 1898 se nje nga dy portretet qe ndodheshin ne Muzeun e Vjenes (dikur ne Ambras) ishte kopja e portretit autentik. Tani mund te pohojme se ai portret autentik i Skenderbeut, atribuar G. Belinit ndodhej ne fondet e Muzeut te Vjenes dhe se per Fr. Kennerin ai nuk ishte objekt studimi, meqenese ai u mor vetem me koleksionin qe kishte patur ne Ambras Granduka Ferdinand i Tirolit. Ne vitin 1914 doli se vepra e atribuar e G. Bellinit nuk kishte humbur, madje ndodhej ne Muzeun Perandorak te Vjenes dhe u vendos t'i dhurohej, nga ana e perandorit te Austro-Hungarise Franz Jozefit, princit te Shqiperise W. Wiedit, me rastin e fronezimit te tij, si Sovran i Shqiperise. Ne te njejten kohe- nje kopje e ketij portreti iu dhurua nga ana e Kontit Berchtold nenprefektit Krujes. Ne letren e nenshkruar nga ministri i Jashtem i Austro-Hungarise - Konti Berchtold, drejtuar ministrit fuqiplote te Austro-Hungarise ne Durres, thuhej nder te tjera se origjinali i portretit ka qene, sipas mendimit te ballkanistit te njohur L. Thalloczy, i pikturuar me 1466, probabilisht nga nje piktor venedikas ne te cilin Skenderbeu paraqitet me kostum patrici te Venedikut. Gjate vizites qe kam bere ne New-Wied ne Gjermani, u sigurova se ky portret nuk ndodhet ne objektet e pallatit, tani te kthyer ne muze, te princit Wied. Si rrjedhim, gjurmet e piktures perseri zhduken per disa kohe, derisa me 1982 Anastas Kondo njoftoi, nepermjet nje shkrimi, se kishte rene ne gjurme ne familjen e Tefe Curanit ne Shkoder, te nje portreti te Skenderbeut, i cili me pare ndodhej ne Muzeun e Vjenes dhe supozohej se ishte veper e piktorit te degjuar G. Bellinit. Portreti tani nuk dihet se ku ndodhet, por ne kemi nje forografi me ngjyra te tij, me te cilen kam zbukuruar kopertinen e monografise time te botuar me 2002, por qe shumekush nuk e ka vene re, si rrjedhim vazhdojne t'i drejtohen ende piktures se Firenzes.

    Ne shkrimin e botuar kohet e fundit une kritikohem se nuk pranoj qe piktura e galerise Uffizi, veper e piktorit Cristofano dell'Altissimo, paraqet portretin autentik te Skenderbeut. Eshte afer mendsh qe nje portret i pikturuar 100 vjet pas vdekjes se Skenderbeut nuk mund ta paraqese portretin autentik te Heroit me hamendje. Mund ta realizoje vetem nese kopjon nje portret te mirefillte autentik te pikturuar kur ishte gjalle Heroi. Qe Cristofano dell'Altissimo ka shkuar ne Vila Pliniana dhe ka kopjuar, midis portreteve te tjera dhe ate te Skenderbeut, kjo nuk mund te mohohet. Eshte shkruar se ne baze te nje letre qe ka marre F. Hudhri, drejtoria e Uffizit ka deklaruar me 1989 se portreti nuk ndodhet fare ne Uffizi. Ne te vertete ne pergjigjen qe drejtoria e galerise Uffizi te Firences i ka dhene F. Hudhrit, thuhet se ajo nuk e dinte emrin e piktorit, por jo se piktura nuk ndodhet ne Uffizi. Me interesimin tim, nje historiani i ri, Artan Puto, nje ish-student i imi, vertetoi ne vitin 2001 pranine e ketij portreti ne galerine Uffizi. Madje ai me solli edhe nje buletin me titullin "Gli Uffizi", nr. 14, botuar me 1995, ku rreshtohen te gjitha veprat e artit te restauruara ne vitet 1993-1994 nga specialistet e galerise. Aty mesova se vepra e piktorit Altissimo tani nuk eshte ajo qe paraqitet ne portretin e njohur, botuar ne numrin e permendur te gazetes "Tema" dhe ne vellimin e pare te "Historise se Shqiperise" vazhdon te botohet edhe ne organe te tjera te shtypit. Rreth vite, botuar me 2002. Rreth viteve 1993-1994 restauratoria Barbara Schleicher vuri re se mbi pikturen e Altissimos, kishte vene dore nje piktor anonim i shek. XVIII, duke ndryshuar edhe llojin e germave. Me ne fund, me punen e saj te kujdesshme ajo arriti te nxjerre ne drite pikturen origjinale te Altissimos, e cila sadoqe ka nje vlere te vecante artistike, eshte gjithnje nje kopje e portretit autentik te Heroit qe mendohet se ka dale nga dora e G. Belinit. Keto njoftime autori i artikullit te botuar ne gazeten"Tema" i quan te paverteta. Per ta bindur lexuesin se si qendron puna e restaurimit te portretit te Altissimos, po botoj ketu prane ne fax-simile faqen 131 te Buletinit Uffizi, nr. 14, Firenze 1995, ku flitet per restaurimin e portretit te Altissimos. Aty, sic shihet, jane rreshtuar dy variantet e tij njeri para, tjetri pas restaurimit. Personalisht jam perpjekur te siguroj edhe nje foto me ngjyra te portretit te pasrestaurimit, por galeria me kerkoi nje pagese te tille- qe une nuk mund ta perballoja dot. Shkurt, une mendoj se pamja e Skenderbeut qe kam botuar ne kopertinen e monografise, eshte portreti autentik i Skenderbeut dhe se portreti i dikurshem i Uffizit me te cilin jemi mesuar ta nderojme Skenderbeun, nuk duhet, as te botohet, as te perdoret, mbasi ai nuk ekziston me.

    Por ka edhe me keq. Ne nje emision televiziv qe dha kohet e fundit, nje mbremje TVA, nje historiane e artit skenderbegian, prezantoi si portret autentik te Heroit, gravuren e gravuristit gjerman Jost Amann, i cili e paraqet Skenderbeun ne baze te nje perfytyrimi imagjinar, pa mjeker dhe pa tiparet e tjera karakteristike te tij. Madje, ajo nuk e dinte se Skenderbeu nuk ka qene kurre "Mbret i Shqiperise" dhe se Jost Amanni, gravuren e tij nuk e ka bere ne shek. XVII, sic tha ajo, mbasi ai ka jetuar nje shekull me pare dhe gravuren e ka botuar me 1571. Madje po ate portret te shoqeruar me disa dhjetra skena luftarake te Heroit, Jost Amanni e ka botuar edhe ne veprat e tjera qe s'kane lidhje fare me Shqiperine.

    Nuk dua te them se ne punimin tim eshte thene gjithshka. Do te jem i lumtur nese dalin autore te tjere qe e cojne historine e portretit autentik te Skenderbeu perpara. Te pakten mos te na kthejne ne shek. XIX".

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Prof. Frasheri: Pse nuk eshte varrosur Skenderbeu, atje ku sot eshte Memoriali


    E Premte, 01 Prill 2005

    Ka nje argument bindes, Profesor Kristo Frasheri per vendvarrimin e Skenderbeut. Ai thote se ai eshte varrosur ne Katedralen e Shen Kollit, por jo ne vendin, ku sot eshte Memoriali i tij. Historia, qe ai e risjell per publikun, eshte e thjeshte: Ne Mesjete, Katedralet per hir te objekteve te vyera ishin brenda territorit te Keshtjellave. Keshtuqe, nuk mund te bente perjashtim dhe Kisha ku do te ishte vendvarrimi i heroit, e cila duhet te ishte brenda territorit te Kalase. Gjithsesi, shton ai-"ngritja e nje Memoriali, jo ne vendin e sakte, nuk e demton homazhin e nje kombi ndaj Heroit te vet, vecse eshte mire te dihet se varri i vertete i Heroit eshte diku aty prane..."

    Ben Andoni

    ...Ne fakt ka edhe nje handikap te madh per heroin, qe dihet se megjithese per Skenderbeun eshte folur shume, duke pranuar se dokumentacioni afer tij nuk eshte aq i pasur. Kjo eshte e vertete, kur shkencetaret e historise ende ndahen per imazhin dhe fizikun e vertete te heroit, apo per gjerat me te thjeshta kancelarike te tij. Per profesorin qe e ka lemuar ne me shume se trecerekun e jetes se tij fizike- figuren komplekse te heroit, ka ende pune per te bere. Prandaj ai le shtigje, por edhe vend per bashkepunime me historianet serioze. "Tek e fundit, gjithkush qe ka sensin e mire per te mos bere tymnaja, mund t'i sherbeje si duhet sqarimit te figures se heroit"-shpjegon Prof. Frasheri.. Kete e beson ne punen e madhe, qe ka bere dhe qe vazhdon te beje per dite ne shtepine e tij. E cila fillon me zbardhjen e dites dhe perfundon ne naten e thelle, packa se kalimi i viteve tashme i rendon mbi trup si nje robe e rende dhe e padurueshme. Per fat, ka fuqi dhe mbi te gjitha etje... shume etje per te punuar.

    Eshte kjo perpjekje, qe te zbulon krahas te tjerave edhe saktesine matematike te historianit te njohur. Kudo pergjate shkrimeve te tij ke referenca, ku nuk mund te hamendesosh, por vetem qe te shtosh. E sikur burimet per heroin, te ishin me te qeruara, atehere figura e Skenderbeut, do te ishte edhe shume e shume me e plote.

    Gjithsesi, nuk ka problem, 85 vjecari Kristo Frasheri nuk ka mbaruar pune. Pas nje pune voluminoze, e presin te tjera e te tjera e te tjera pune...Ne kerkim te ndertimit te Godines se historise se vendit..., ku ai eshte nje ndertues i pafjale dhe i bindur i zanatit te tij. Kjo i jep kuptim edhe fjalise lapidare te Skenderbeut, qe ai e ka vendosur si epigram te librit, por edhe qe e mban si hajmali te punes se tij: "Cfaredo qe te ndodhe, une do te jem mik i virtytit dhe jo i fatit".

    Vijon nga dje

    Profesor, kalimi i shekujve, e ka bere nje mit Skenderbeun, nje fakt qe ai e njohu qe kur ishte gjalle. A mund te na thoni dicka: ju shpreheni se ai ishte shume shtatlarte (elementi qe keni nxjerre prej veshjes) dhe njeri me shume cilesi te mira ne karakter. A mund t'i shpjegoni keto elemente me qarte per publikun?

    "Skenderbeu u be nje mit, ose me mire te themi legjende, jo vetem per shqiptaret, por deri disa kohe me pare edhe per popujt fqinje ballkanike. U be legjende jo me dekret shteteror, por nga jehona e pashuar e vepres se tij. Deshmi eshte fakti se per Skenderbeun kane folur te gjithe shekujt, jo vetem me trajtesa studimore, por edhe me vepra letrare dhe artistike. Vec te tjerave kam ndeshur ne botime te ndryshme plot poezi kushtuar si peng nderimi nga poete evropiane te shekujve te kaluar, ne gjuhe te ndryshme te kontinentit, te cilat ndoshta nje dite do te kem mundesi, qe me ndihmen e miqve, t'i botoj te perkthyera ne gjuhen shqipe. Ne kujtesen popullore, sic eshte e natyrshme per heronjte, ai u vesh me fuqi te mbinatyrshme, si nje Herkul qe can shkembenjte, qe shkul lisat, qe pret me nje terselleme me dhjetra armiq. Qe ishte shtatlarte nuk del vetem nga gjatesia e stofit skarlat qe porosit per veshje, por edhe nga tregimet popullore, madje edhe nga burime te tjera te shek. XV. Ne monografi iu eshte kushtuar nje kapitull i vecante vecorive te tij morale dhe fizike, me titull: "Skenderbeu si njeri", por ketu kufizohem te ve ne dukje vetem nje tipar moral te vecante qe rralle e gjen tek udheheqesit mesjetare: dashurine per bashkeluftetaret, shpirtmadhesine ndaj fajtoreve, thjeshtesine ne jeten e perditshme, respektin ndaj luftetareve te thjeshte. Ne asnje nga burimet qe une kam lexuar, qofshin kancelareske, qofshin tregimtare, nuk kam ndeshur ne asnje fajtor qe te jete denuar prej tij me vdekje. Deshmi jane ata bashkeluftetare te tij, te cilet edhe pse e tradhetuan ceshtjen e luftes duke kaluar ne anen e turqve, kur u penduan u burgosen por nuk u denuan me vdekje, madje Mojsi Golemi, i cili pas tradhetise, u dorezua i penduar, nuk u mbajt asnje dite ne burg. Me ne fund, nuk kam ndeshur ne asnje rast ku te thuhet se Skenderbeu ka vrare ose ka lejuar te vriten roberit e luftes.

    Per Skenderbeun jane regjistruar nje mori legjendash, disa te hiperbolizuara. Deshiroj te tregoj njeren nga keto legjenda, ndoshta krejt e panjohur sot: Me 1868, nje udhetar gjerman vizitoi Shqiperine e Veriut. Nje nate tek po rrinte prane zjarrit me malesoret, mbasi degjoi adhurimin e madh qe ata kishin per Skenderbeun dhe besimin e tyre se ai nje dite do te vinte t'i udhehiqte per te fituar perseri lirine, udhetari i ngacmoi me pyetjen: "Tani u mbushen 400 vjet qe Skenderbeu ka vdekur, cfare pret ai qe nuk vjen?" Nje nga malesoret u pergjigj: "Kij kujdes mik i dashur se Skenderbeu nuk ka vdekur. Vizitori pyeti: "Po ku eshte?" Ai iu pergjigj: "Ja ketu, rreth e rrotull, neper keto bjeshket tona. Pyeti prape vizitori: "Po atehere c'pret, perse nuk e ftoni ju?" Malesori prape iu pergjigj: "Zotni i dashur, Skenderbeu nuk pret te marre mesim as nga ju, as nga ne. Ai e di vet se kur duhet te vije. Ne ketu jemi, e presim kur te vije, dime ne se c'te bejme".

    A mund te na thoni dicka me shume per flamurin e tij dhe shenjat kancelarike qe perdorte?

    "Askush deri sot nuk e ka vene ne dyshim se flamuri i Skenderbeut paraqiste nje shqiponje te zeze dykrenare ne fushe te kuqe. Diskutime jane zhvilluar rreth trajtes se shqiponjes, kryesisht rreth kraheve te saj, nese ishin te shpalosura ose te mbledhura. Diskutime jane zhvilluar gjithashtu rreth origjines se flamurit dhe simbolikes qe perfaqeson trajta e shqiponjes.

    Njoftimin me te hershem per trajten e ketij flamuri e ka dhene M.Barleti. Duke lexuar me kujdes Barletin, Faik Konica vuri re se humanisti shkodran shpjegonte me nje fjale te vetme edhe trajten e shqiponjes. M.Barleti, shkruan ai, thote se "Skenderbeu mbante flamur te kuq me shqiponje te zeze te shtruar me dy krere" (Rubea vexilla nigri bicipitibus distincta aquilis gerebat Scanderbegus). Distincta, te shtruara, sipas F. Konices, do te thote te shpalosura. Kjo ka rendesi mbasi shqiponja e Skenderbeut ndryshonte nga ajo me krahe te mbledhura qe kishte flamuri i Stefan Dushanit dhe i disa sovraneve te tjere evropiane. Madje Barleti e jep trajten e shqiponjes dykrenare me krahe te hapura, me ane te nje vizatimi qe zbukuron ne miniature krahun e majte te kornizes dekorative te vepres se tij mbi Skenderbeun. Duke u mbeshtetur te sqarimi i Faik Konices shteti shqiptar miratoi ne momentin e shpalljes se pavaresise, flamurin me shqiponje te zeze dykrenare me krahe te hapura ne fushe te kuqe. Variantet e flamurit qe jane perdorur rralle e tek me vone me nje shqiponje me krahe te mbledhura jane nje largim nga e verteta historike. E tille eshte p.sh.edhe shqiponja me krahe te mbledhura qe mbajne ende oficeret e ushtrise sone kombetare.

    Pervec flamurit, Skenderbeu kishte edhe dy simbole te tjera - stemen e pushtetit dhe vulen zyrtare. Ne te dy rastet ne qender te tyre eshte shqiponja dykrenare me krahe te hapura. Perjashtim ben vetem vula unazore, te cilen e perdorte ne aktet personale, si p.sh. ne urdher pagesat. Ne kete vule unazore mungon shqiponja. Vendin e saj e ze Leda, nje figure mitologjike. Ne lidhje me simboliken se cfare perfaqeson shqiponja me dy krere, ka disa shpjegime. Sipas mendimit tim dy kreret e shqiponjes nenkuptojne dy emertimet gjeografike me te cilat njiheshin ne shek. XV trojet shqiptare - Arberi (Albania) dhe Epir (Epirus), me sakte synimin e Skenderbeut per t'u bashkuar ne nje trup te vetem, te cilen e simbolizonte shqiponja Arberine (pjesen veriore te vendit) dhe Epirin (pjesen jugore te vendit) ne analogji me shqiponjen dykrenare bizantine, e cila simbolizonte bashkimin e Lindjes (Perandorine Romake Lindore) me Perendimin (Perandoria Romake Perendimore). Deshmi eshte fakti se ne disa raste Skenderbeu eshte quajtur Zot i Arberise (Dominus Albanie), ne raste te tjera Princi i Epiroteve (Epirotarum princeps), por edhe zot i Arberise dhe Epirit (Princepse Albanie et Epirae)".

    Ju e permendni Skenderbeun njeri me shume kulture dhe njohes i disa gjuheve te huaja. Saktesisht cfare gjuhesh njihte Heroi Kombetar dhe cfare njohurish kishte, krahasuar me personalitetet e tjera te kohes?

    "Te dhena te sakta per shkollimin e Skenderbeut, mesa di une, nuk ka. Nuk ka dyshim se si biri i nje zoti feudal, kur qe i ri duhet te kete marre nen arsimin e zakonshem nga mesuesat oborrtare, sipas praktikes se kohes, ne gjuhe latinisht dhe italisht, gjuhe me te cilat kancelaria e Gjon Kastriotit zhvillonte leterkembim me fuqite perendimore. Nenshkrimi qe vene ne aktet sllavisht, le te kuptohet se ai e njihte dhe gjuhen e fqinjeve veriore, te cilen me siguri e njihte dhe i jati, sic deshmohet nga aktet e tij sllavisht. Dime gjithashtu se gjate viteve 1423-1426, ai kreu shkollen e Ic-ogllaneve ne Edrene - nje shkolle ushtarake e ngritur nga sulltani, ku pergatiteshin kuadrot per administraten feudalo-ushtarake te Perandorise Osmane. Nuk ka dyshim se te pakten ne kete shkolle, ne mos edhe me pare, ai ka pervetesuar turqishten. Nuk perjashtohet mundesia qe te kete marre njohuri edhe per gjuhet arabisht e persisht, shume te perdorshme ne administraten shteterore perandorake turke. Megjithate shqipja mbeti gjuha amtare e tij".

    Jane vetem shtate kapituj, ku trajtohet lufta, ndersa pjesa tjeter e vepres, eshte e mbushur me aksesore, qe synojne te nxjerrin sa me te plote figuren e Heroit. Ka qene kjo nje kerkese profesionale, apo thjesht synimi juaj per ta nxjerre sa me shume dimensional Heroin?

    "Sikurse e thashe me pare, koha ku Skenderbeu trajtohej vetem si udheheqes i luftes clirimtare, strateg i shquar i artit ushtarak dhe mjeshter i shkelqyer i fitores se betejave, tashme duhet te marre fund. Aspektet e tjera te veprimtarise se Skenderbeut si udheheqes i shtetit shqiptar, si administrator, si legjislator dhe si diplomat, me nje fjale si burre shteti, jane te domosdoshme per ta plotesuar teresine e personalitetit te tij historik. Po ashtu eshte i domosdoshem te trajtohet edhe portreti i tij njerezor dhe jetesor, si njeri, ne vetvete, ne familje, ne shoqeri. Kete mungese qe kane trajtesat, kushtuar deri sot Skenderbeut, e kam vene re me kohe. Deshira per ta plotesuar kete mungese me ka lindur qe kur isha i ri, kur lexoja biografine e njerezve te shquar, te cilet zakonisht kishin kapituj te vecante ku jepeshin njoftime per ta si njeri. Pershtypjen e pare e kam patur nga vepra e Mil Ludeig, kushtuar Napoleon Bonapartit. Pershtypje te thelle me ka lene sidomos Stefan Zeiegu, i cili ndoshta e tepron kur rreket te depertoje edhe ne psikologjine e protagonistit qe trajton. Por stili dhe shkolla e Stefan Zeiegut nuk eshte e mundur te realizohen per Skenderbeun, mbasi as burimet dokumentare per te nuk jane te pasura, as une nuk kam penen e fuqishme te tij".

    Kancelaria e tij ka pasur nje korrespondence te pasur me Raguzen, Venedikun, Vatikanin, Napolin etj. A mendoni se kjo diktohej nga koha, apo Heroi donte qe shteti i tij, te kishte funksione me te medha per te amortizuar peshen e eger te sulmeve osmane?

    "Pyetjes suaj do t'i pergjigjem teper shkurt. Korrespondenca relativisht e pasur e Skenderbeut diktohej nga dy motive qe perputheshin me njera-tjetren edhe nga nevoja e shqiptareve per te patur ne prapashpine aleate fuqite evropiane, edhe nga interesi i fuqive evropiane per ta mbajtur gjalle, ne interes te tyre, keshtjellen pararoje shqiptare".

    Profesor, keni nente vellime ne shtepine tuaj me dokumentet e shekullit te XV persa i perket Arberise se Kastriotit. Pse eshte vonuar botimi i tyre?

    "Vellimet me burimet dokumentare, kancelareske dhe tregimtare te periudhes se Skenderbeut jane krijuar para se gjithash per nevojat e monografise se permendur, e cila u botua ne vitin 2002. Me duket se e kam thene qarte se metoda qe kane ndjekur shumica e historianeve skenderbegiane, duke u mbeshtetur vetem ne pohimet e historianeve te tjere, pa u konsultuar drejtperdrejt me burimet dokumentare, duhet lene prapa kraheve. Ne menyre te vecante temat madhore duhet te ushqehen drejtperdrejt nga burime dokumentare, natyrisht pa nenvleftesuar trajtesat studimore, te cilat kane vlere te pazevendesueshme kur permbajne analiza, gjykime, vleresime, qe nuk thuhen ne burimet dokumentare. Nje shembull te mire te kesaj metode na ka dhene Fan Noli, i cili per me teper, e ka shoqeruar monografine e vet mbi Skenderbeun te botuar me 1947, me 45 akte kancelareske dhe 9 fragmente burimesh tregimtare te periudhes se Heroit. Kjo domosdoshmeri metodike dhe metodologjike me ka nxitur prej kohesh qe te kopjoj me dore ose te riprodhoje me mjete moderne sa me teper burime dokumentare, qofshin kancelareske, qofshin tregimtare, ne origjinal dhe ne perkthim dhe te bindem me llogjiken time nese jane ose jo te verteta, ato qe thone historianet paraardhes. Si dihet, burimet dokumentare per historine shqiptare te se kaluares, perfshire dhe per periudhen e Skenderbeut, ashtu si dhe trajtesat studimore te morise se historianeve te huaj, jane ne gjuhe te ndryshme dhe te shumta. Ato fillojne qe nga tekstet e gjuheve te vdekura, latinisht, greqishte e vjeter ose osmanishte e hershme dhe vazhdojne me gjuhet mesjetare evropiane, italisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, greqisht, rusisht, serbisht, bullgarisht, turqisht dhe greqishten e sotme. Vetkuptohet se eshte teper e veshtire, ne mos e pamundur, qe historiani t'i zoteroje, qofte dhe ne menyre pasive te gjitha keto gjuhe. Ne kete fushe ne ndihme te historianit vijne perkthimet. Per fat te mire, disa nga keto burime qe i perkasin epokes se Skenderbeut jane botuar ne origjinal dhe ne perkthimin shqip - si p.sh. burimet osmane mesjetare nga Selami Pulaha (1967), burimet bizantine mesjetare nga Koco Bozhori dhe Filip Lico (1967). Ketyre duhen t'u shtohen edhe materialet e ndryshme te perkthyera, por te pabotuara, te cilat ruhen ne Arkivin e Institutit te Historise. Keto perkthime kane qene nje ndihme e madhe, jo vetem per mua, por per cilindo historian qe eshte marre dhe qe do te merret me epoken e Skenderbeut.

    Ekziston nje pikepamje, sipas se ciles historiani nuk duhet t'i perdore keto perkthime, por duhet qe burimet dokumentare t'i shfrytezoje direkt nga origjinali. Kjo eshte nje kerkese e padrejte sepse, sikurse u tha, historiani nuk mund t'i dije te gjitha keto gjuhe. Nese historianit do t'i kerkohet qe t'i njohe te gjitha keto gjuhe, atehere jeta e tij do te kaloje duke mesuar gjuhe dhe si rrjedhim, nuk do te kete kohe te merret me histori. Historiani pra, ka te drejte t'i perdoreperkthimet, nga gjuhet qe nuk I njeh, me kush qe te shenoje edhe perkthyesin. Ata qe botojne dokumentet e perkthyera dhe nuk tregojne perkthyesin, nuk jane historiane te ndershem. Ata mund te cilesohen "plagiate". Une personalisht as e kam mohuar ndihmen nga keto perkthime, as nuk kam nguruar te ve emrin e perkthyesit. Sic mund ta shohe kushdo, ne monografine time mbi Skenderbeun dhe ne vellimin e pare te burimeve dokumentare qe se shpejti del nga shtypi, kam shkruar ne fund te cdo dokumenti edhe emrin e perkthyesit, jo vetem ne dokumentet e botuara, por edhe ne ato te pabotuara.

    Ne lidhje me vonesen e vellimeve dokumentare, aresyet kane qene kryesisht financiare. Duheshin fonde per te siguruar perkthyesa (per disa dokumente), redaktore, kompjuteriste dhe korrektore. Me kete rast falenderoj Akademine e Shkencave, e cila me ka ndihmuar ne punen time shkencore. Vec kesaj falenderoj Keshillin e Ministrave per vendimin qe mori keto kohet e fundit per te financuar botimin e tre vellimeve te kesaj serie dokumentare".



    Profesor, ju keni dhe nje ide mbi vendvarrimin e Heroit, qe nuk eshte ne vendin ku me 1968 eshte ngritur Memoriali i Vendvarrimit te Heroit. I qendroni atij arsyetimi?

    "Nuk kam asnje aresye perse te heq dore nga ajo pikepamje. Ai qytetari lezhian qe me ka kritikuar per kete ceshtje, se gjoja e kam lene Skenderbeun pa varr, nuk ben dot dallimin midis varrit dhe vendvarrimit. Skenderbeu eshte varrosur ne Lezhe, ne Katedralen e Shen Kollit, pra Lezha eshte vendvarrimi i Heroit, kurse varri ne kuptimin e gropes ku eshte varrosur eshte tjeter ceshtje. Ne komisionin qe u ngarkua me 1967 per te shqyrtuar nese gropa e zbuluar brenda ne xhamine e Pazarit ne Lezhe, ishte ose jo varri i Skenderbeut, une me disa shoke vume ne dukje se ne ate grope nuk kishte asnje shenje qe te tregonte, ne rradhe te pare, se ka qene varr. Aty nuk gjeten as eshtra, as mure ose pllaka anesore qe kane zakonisht varret, sidomos varret e njerezve te shquar, sic ishte Skenderbeu. Nuk vlen te flas me tej se cfare ishte ajo grope. Zyrtarisht, komisioni i hodhi poshte argumentet qe ne aty shfaqem se varri i vertete i Skenderbeut ndodhej brenda mureve te kalase, aty ku duhet te kete qene edhe katedralja ose sic e thote Barleti "Kisha e Madhe e Shen Kollit", mbasi dihet mire se ne Mesjete katedralet, per hir te objekteve te vyera prej ari dhe argjendi ose pikturave qe ato kishin, zakonisht ndertoheshin brenda mureve te kalase, si p.sh. katedralja e Shen Stefanit ne Kalane e Shkodres, ose p.sh. katedralja e Shen Merise ne Kalane e Beratit. Komisioni nguroi te pohonte se aty ishte zbuluar varri i Skenderbeut. Si zgjidhje komisioni shpalli Lezhen si vendvarrim dhe ne vendin e supozuar si varri i Skenderbeut vendosi ngritjen e nje memoriali te emertuar, jo varri i Skenderbeut, por Memoriali i Vandvarrimit te Skenderbeut. Ne lidhje me kete ceshtje, ne monografi kam shkruar: "Ngritja e nje Memoriali, jo ne vendin e sakte, nuk e demton homazhin e nje kombi ndaj Heroit te vet, vecse eshte mire te dihet se varri i vertete i Heroit eshte diku aty prane". Keshtu, frika qe ka qytetari lezhian se e kam lene Lezhen pa varrin e Heroit, eshte pa vend. Edhe argumenti qe ai sjell se ne faltoren e pazarit eshte zbuluar varri i Heroit, nuk te bind. Nese ka argumente te tjera, ne ketu jemi, le t'i thote, por te mos perserite ato qe kemi renditur ne monografi".

    Cfare i la Skenderbeu pervec krenarise, shqiptareve?

    "Krenaria eshte vetem nje nga kapitalet historike te vyera qe Skenderbeu u la shqiptareve. Me kryesori nuk eshte krenaria, por mesazhi historik qe ai u la brezave pas. Para se gjithash eshte lufta per lirine e atdheut, per vellazerimin e gjithe shqiptareve, pavaresisht nga dallimet krahinore, fetare dhe kategorive shoqerore. Tjeter mesazh i Skenderbeut eshte bashkimi i perjetshem rreth flamurit te tij, sic thote Fan Noli "nje flamur i madh per vegjeli", nje flamur i shenjteruar nga gjaku i nje populli te tere, i cili pikerisht per kete aresye i cau shekujt dhe sot valevitet ne te gjitha trevat ku sot banojne shqiptare, perfshire edhe bashkatdhtaret e diaspores. Ai na la dhe nje mesazh te trete: ta hedhim veshtrimin nga Perendimi".

    A mund t'i besojme Sami Frasherit, kur thote se Heroi yne u perdor nga Papa dhe nga mbreti i Hungarise?

    "Per ato qe thote Sami Frasheri duhet gjykuar, duke e zhvendosur veten tone nga ditet e sotme ne fund te shek. XIX, kur ai dha vleresimet e tij per Skenderbeun. Dy jane konsideratat qe duhet te kemi parasysh ne kete vleresim, nivelin e njohurive historike per Skenderbeun qe ekzistonte ne fund te shek. XIX dhe ambjentin politik ne te cilin jetonin Sami Frasheri dhe lexuesit e shkrimeve te tij. Vleresimet e tij ne disa pika tani nuk qendrojne. Tashme e dime, sikurse e thashe edhe me pare, se te dy palet, edhe Skenderbeu, edhe Evropa, perfshire edhe Papen me Hungarine kishin interesa te perbashketa per luften kunder invazoreve osmane. Pra, as Skenderbeu, as Papa ose Hungaria, nuk qene vegla te njeri-tjetrit, por aleate me njeri-tjetrin".

    Pas 84 viteve jete, a mund te thuhet se monografia "Skenderbeu - Jeta dhe Vepra", eshte vepra me e plote e jetes suaj?

    "Deri tani, mendoj se po. Nuk e di se cdo te sjelle e ardhmja".

    A mendoni qe shqiptaret do ishin kaq pasive me rastin e festimeve te kujtimit te tij?

    "Deri diku, po. Perderisa deri sot ne e kemi perfytyruar Skenderbeun vetem si udheheqes i luftes clirimtare dhe meqenese ne rrethanat e sotme nuk kemi nevoje te na nxite per te shkundur si dikur, roberine e huaj, ne menyre te pandergjegjshme shumekush ka menduar se vendi i Heroit eshte vetem ne muze dhe me te duhen te merren vetem drejtoret e tyre. Por, nese e kundrojme Skenderbeun per mesazhet qe na la, atehere ai duhet te jete kurdohere i pranishem ndermjet nesh".

    Cfare do te presim ne vazhdim nga Profesor Kristo Frasheri?

    "Me nje fjale, persa i perket projekteve te ardhshme, le t'ia leme kohes".

    Fund

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    "Ngjallet" Skenderbeu... sa per te celebruar nje dasme


    E Premte, 01 Prill 2005

    Kane asistuar ne Muzeun Kombetar zv/kryeministri Namik Dokle; Parlamentari dhe historiani Neritan Ceka, si edhe te ftuar te Trupit Diplomatik ne martesen alla skenderbejane, e cila eshte celebruar ashtu si dikur- me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Kryeheroit

    Zhurme, ankth, hare, pak konfuzion dhe rekuizita te cuditshme te koheve te ndryshme. Ky ka qene pak a shume mjedisi dje, ne Atriumin e Muzeut Historik, ku Institucioni i Zeqos ne bashkepunim me Bashkine e kryeqytetit (pa harruar Ministrine e Kultures, qe mungoi dhe qe ishte e shenuar ne protokoll) ka realizuar nje revokim te dasmes alla skenderbejane. Pasi, eshte ndare ky 'konfuzion' ne fund, duhet thene se eshte bitisur nje aktivitet i respektueshem. Me idene per te sjelle nje ritual skenderbejan, dy institucionet e kryeqytetit, jane munduar qe te shplurosin pak shpatullat indiferente te shtetit shqiptar per kremtimin e 600 vjetorit te datelindjes se Heroit Kombetar, Skenderbeut.

    Keshtu, Muzeu ka pergatitur pervec mjedisit dhe rekuiziten e nevojshme per te revokuar kohen e Skenderbeut, ndersa Bashkia ka vene ne dispozicion Banden dhe personelin e saj, pervec te tjerave. Nje grup te tjerash institucionesh, ku perfshihej Garda, qe ka ndihmuar direkt me personel dhe veshje; TOB; Qendra e Femijeve- Tirane; Ansambli i Tiranes; Shkolla e Baletit; Fondacioni "3 Mariat", Firmat "Tre furrat", "Collaku", "Konomi" etj kane mundesua kete eveniment te rrralle.

    Ne oren 11.16 (vonese e arsyeshme shqiptare-pasi arriten disa nga te ftuarit dhe te tjere qe nuk kishin ardhur), u degjua kumbimi i kembanes se shekullit te XV, qe ishte vendosur prane murit te Cukes se Ajtoit. Pas saj u shfaq Ai dhe qendroi prane nje ndenjese tipike te kohes, e zgjedhur me kujdes. "Skenderbeu" (nje manekin trupmesatar-zhgenjimi i te rinjve qe prisnin nje gjigand), pasi ka hedhur nje veshtrim ka dhene sinjalin me nje "Mire se na kini ardh", dhe ka zene vend, perkundrejt te ftuarve VIP. E pak minuta me vone- me nje ritual sakral, ka nderruar kurorat e gjetheve mbi kokat e te rinjve, qe "do celebroheshin". Keta te fundit, te veshur me rroba popullore, kane kercyer pastaj dhe seicilit nga te gjashte ciftet qe "do celebroheshin", kane marre per te mbjelle nga nje rrenje ulli ne hyrje te Muzeut. Procesionin e ka drejtuar "Skenderbeu", i shoqeruar me Shpuren e tij, kurse nga pas, kane qene VIP-at shteterore dhe Trupi Diplomatik.

    Per te ftuarit, Dr. Zeqo, ka zgjedhur dhe nje menyre origjinale te gostituri, ku femijet u ka sherbyer te ftuarve me poce dhe katruve balte. Gjithshka per ta sjelle sa me afer ate kohe. "Ne i jemi borxhlinj Heroit, per krenarine qe na la, ndersa aktiviteti i sotem le te quhet si nje fillim per aktivitete te tjera te ketij lloji, kudo ku ka shqiptare", ka thene Dr. Moikom Zeqo mes shume gjerave te tjera per te pranishmit.

    Kuptohet qe aktiviteti, po te respektohej me shume nga te ftuarit e shumte mund te kishte edhe permasa me te medha dhe me pompoze. Por, gjithsesi, ai ia arriti qellimit te tij: Nderimit te heroit. Kjo ishte edhe arsyeja, qe Drejtori i Muzeut Zeqo, dje ne fund ka marre falenderime te sinqerta nga te gjithe te pranishmit. Ben Andoni

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17
    Manastiri i Ardenicës “kurorëzon” Skënderbeun

    “Sofra myzeqare” në Ardenicë

    Në një mjedis të mrekullueshëm, krijuar nga Zoti dhe njerëzit, në kodrat dhe rrethinat e manastirit të Ardenicës, mes qindra myzeqarëve të ardhur nga Fieri, Lushnja e Divjaka, u bë një festë popullore, e cila ndonëse bëhet për herë të parë, synon të kthehet në tradita të përvitshme për gjithë Myzeqenë.
    Shoqata kombëtare “Myzeqeja” e mbështetur nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe njësitë vendore të qarkut të Fierit, organizoi “sofrën myzeqare” të Ardenicës, si një festë popullore në kujtim të 600-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe kurorëzimit në këtë manastir.
    Tashmë është e njohur e vërteta historike se Skënderbeu vinte nga Kanina e Vlorës, ku shkoi si dhëndër dhe mori për nuse Donikën e Arianitëve, më 26 maj 1451, qëndroi në manastirin e Ardenicës, ku edhe bëri kurorëzimin e martesës së vet, shoqëruar nga ceremoni madhështore organizuar nga klerikët më të lartë të kohës, nën drejtimin e igumenit Feliks.
    Këtë festë të bukur popullore pranë këtij kompleksi arkitekturor, siç është ky manastir, e nderuan me mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre autoritetet më të larta të pushtetit vendor, si dhe disa deputetë të zonës.
    Ishte e rëndësishme dhe tepër e spikatur prania në “qoshen” e kësaj sofre myzeqare e Episkopit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësisë së Tij, Ignatit, si përfaqësues i lartë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Në përshëndetjet që bënë oratorët e kësaj veprimtarie, si kryetari i shoqatës “Myzeqeja” z. Naum Kule, prefekti i qarkut z. Vladimir Malaj, Hirësia e Tij, Ignati, deputetë etj., theksuan vlerat e shumta që marrin festa të tilla për pasurimin e botës shpirtërore të njerëzve, rritjen e ndjenjës patriotike dhe krenarisë kombëtare, në bashkimin e njerëzve dhe shtimin e gëzimeve të tyre, sidomos kur këto festa bashkohen me vlera të tilla unikale të arkitekturës dhe traditës sonë të lashtë orthodhokse, siç është dhe manastiri i Ardenicës.
    Në programin e kësaj feste kishin pjesën e vet të gjitha grupmoshat; një konkurs historie për jetën dhe veprën e Skënderbeut mes disa shkollave të zonës, një sesion shkencor, gjithashtu për Skënderbeun, nga historianë dhe studiues të njohur, pasuar nga koncerti artistik i qendrave dhe grupeve kulturore Fier-Lushnjë, i cili u zhvillua në një podium të ngritur enkas, zbukuruar me flamuj e banderola, të cilat plotësonin mjedisn e gjelbër të kësaj tabloje piktoreske, për ta mbyllur këtë festë dhe me një kokteil. “Le të shpresojmë, - tha Hirësi Ignati, - se festa të tilla do të kthehen në pjesë të traditës sonë kulturore dhe se vitin që vjen kjo sofër e myzeqarëve, pranë manastirit tonë të shenjtë, do të bëhet më e bollshme, më e madhe, më e bukur”.

    Llazar Çuka,
    qershor 2005

  19. #39
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Lightbulb Skenderbeu si Shqiperi dhe si Njerezim

    SKENDERBEU SI SHQIPERI DHE SI NJEREZIM

    Dr. Moikom Zeqo



    Viti 2005 eshte i rralle dhe i vecante: tere kombi shqiptar dhe bota akademike duhet te perkujtoje 600-vjetorin e lindjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ky cak kohor eshte absolutisht i paperseritshem, duhet te kalojne 100 vjet per nje pervjetor te ngjashem.

    Por sa te vonuar jemi ne shqiptaret, shteti yne, akademiket? Gati, perjetojme nje paradoks te pashpjegueshem, jemi ne muajin gusht dhe eshte bere kaq pak, nuk dihet me siguri se cdo te behet per te nderuar Heroin Kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeun.

    U krijua dhe nje komision qeveritar per kete jubile, u formuluan disa programe, disa subjekte veprimtarish. Por cdo gje ka mbetur pezull.

    Zgjedhjet politike te ketij viti cuditerisht paten nje boshllek te madh, asnje nga partite, qe kane statusin e subjekteve parlamentare, asnje nga kandidatet qe metuan statusin e deputetit nuk e permendi ne fushate si nje nje politike substanciale jubileun e 600-vjetorit te Skenderbeut. Pse? A nuk mundet valle qe politika dhe politikanet shqiptare ta permendnin edhe jubileun e 600-vjetorit te heroit? Mungon vetedija per kete? Nese mungon kjo vetedije, atehere pse duhet permendur vete emri i Skenderbeut, hero qe ka nje vlere te pamohueshme konstitucionale; nuk duhet harruar se, ne Kushtetuten rregullatare te shtetit shqiptar, flamuri shteteror percaktohet ne nje syth te vecante dhe eshte ne thelb heraldika e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

    Megjithate nuk eshte ngurruar, qe te botohen dhe disertacione, gjoja shkencore, per ta rrezuar dhe tjetersuar kuptimisht Skenderbeun si hero kombetar. Kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi eshte per te vene duart ne koke. Duket sikur askush nuk shqetesohet. Nuk dua ta besoj kete gje. Tere analistet politike permendin gjithcka por jo jubileun skenderbejan.

    Pa dashur te bej analistin, pa dashur te mitizoj alibite, dua te bej nje apel publik per vonesen, per ate, qe nuk po bejme sic duhet, ndonese kemi mundesi te medha per te nderuar Skenderbeun.

    Para ca kohesh, me disa miq dhe intelektuale ne qytetin e Krujes une hodha nje ide, qe ne nje nga shkembenjte e Krujes te gdhendej koka ne permasa te medha e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Entuziazmi per kete ide qe i madh, ende ka mundesi, qe te realizohet nje gje e tille me simbolike tipike. Nuk duhen shpenzime te medha.

    Muzeu Historik Kombetar ka paraqitur nje projekt per te bere nje pavijon te heraldikes mesjetare shqiptare, me nje fature prej 50 milion leke te vjetra. E derguam kete projekt ne disa banka dhe fondacione per donacion, a kthyen letra me miresjellje, por ne pamundesi per te ndihmuar ne realizimin e kesaj ideje.

    Ne nje projekt qe lidhet me nje album me grafika te ikonografise skenderbejane mundesite jane qe te behet per hir te Zotit dicka.

    Por a jane keto te mjaftueshme ne rrafshin kombetar? Absolutisht jo.

    Bej thirrje qe institucionet e shtetit, akademiket ne Shqiperi dhe Kosove, tere intelektualet, kudo, ku ka shqiptare te tendosin energjite, te kapercejne vonesen dhe me dinjitet te kapercejme kete prove, qe tregon nivelin, ose jo te vetedijes sone kombetare. Sado te vonuar nuk duhet te jemi fataliste. Mund te bejme perseri shume gjera, sepse Skenderbeu meriton gjithcka. Nuk ka nevoje Skenderbeu per ne, ne kemi nevoje per te.

    ***

    600 vjet me pare lindi per te mos u harruar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Nuk dihet saktesisht vendi ku ka lindur. Tezat e studiuesve jane te ndryshme. Ne shekuj jane dhene disa variante per origjinen e familjes Kastrioti, por nuk ka asnje deshmi perfundimtare, qofte ne ka lindur ne Has, ne Diber, apo ne Mat.

    Ndersa dihet saktesisht qe mbylli syte dhe u varros ne Lezhe, ne Katedralen e Shen Nikolles, ne 17 janar 1468.

    Vdekja e tij qe nje nga datat e bujshme, plot pikellim te pazakonte kombetar por edhe boteror ne kalendarin e shekullit te XV. Vetekuptohet qe vdekja fizike e ketij kryetrimi nuk mund te qe ne asnje menyre nje mbyllje, nje vulosje ne urnen e harrimit dhe te asgjesimit te plote. Skenderbeu qe nje nga te paktet njerez te jashtezakonshem te epokes se tij qe e kaperceu me dinjitet vdekjen e vetvetes, madje kaperceu kufijte e epokes d.mth. te shekujve dhe eshte perhere ne te ardhmen, shekujt qe do te vijne gjithmone do te na e risjellin dhe ai do te mbetet perhere me i gjalle se sa vdeketaret e zakonshem.

    Varrosja e Skenderbeut ne Lezhe eshte mbyllja e kapitullit ose sic thuhet e epilogut te Skenderbeiades heroike te luftrave per liri te shqiptareve. Te Lezha me vdekjen e tij ai donte me teper te ringjallte nje simbol te jetes, nje aksion politik te jashtezakonshem, qe i jep nder atij pafundesisht.

    Ne 1444, pikerisht ne Lezhe dhe ndoshta ne mjedisin e katedrales se Shen Kollit, ku me pas u vendos salma e tij Skenderbeu mblodhi princerit dhe prijesit shqiptare ne kuvendin e Lezhes, nje kryeveper mencurie dhe urtesie popullore por edhe intelektuale. Kuvendi i Lezhes qe kryeideja e bashkimit te shqiptareve, qe gjeneza e unitetit kombetar, madje e identitetit shteteror dhe te pavaresise se shqiptareve ne nje nga momentet me katastrofike te sulmit kobezi te osmaneve, qe kercenonin qyteterimin evropian me tmerrshem dhe me vdekshem se sa sulmi i dikurshem tartaro- mongol. Kjo kryeide e unitetit qe dicka krejtesisht e re dhe perfundonte ne menyre kulmore epoken paraardhese te partikularizmit te princerve shqiptare, bente kapercimin e Rubikonit te shteteve te vogla te principatave shqiptare drejt nje shkrirjeje te nje shteti unik shqiptar me kryezot Skenderbeun.
    Te mos harrojme qe kjo gje mbante ne vetvete berthamen e nje teorie te shteteve etnike te centralizuara, teori, qe do ta trajtonte per here te pare teorikisht ne mendimin evropian Makiaveli, kurs shume kohe me vone, madje shekuj me vone, bashkimi i Italise te partikularizuar ne shtete te vegjel do te arrihej vetem ne kohen e Garibaldit dhe mozaiku i shteteve gjermanike do te shkrihej ne nje shtet te plote vetem ne kohen e Bismarkut.

    Nga kjo pikepamje e perspektives historike, konceptimi i Kuvendit te Lezhes nga ana e Skenderbeut eshte novator dhe gjenial, me nje mesazh intelektual te larte dhe profetik, nje veprim praktik, ndonese pa referencat e nje manifesti te shkruar teorik.


    Urtesia e Skenderbeut si politikan i klasit te pare ne Kuvendin e Lezhes shkelqen perjetesisht dhe ndoshta kryetrimi, duke vendosur qe ditet e fundit te jetes t"i kalonte ne Lezhe ka dashur te plotesonte teresine e simbolit te kryevepres se tij politike, te historise konceptuale, qe i ka paraprire dhe njekohesisht i ka vazhduar ne ide dhe mendim luftrat e tij strategjike dhe taktike kunder pushtuesit.

    Ne sot mund te kuptojme qarte largpamesine e Skenderbeut aq me teper qe ndikime primitive te krahinorizmit dhe te percarjeve politike ne Shqiperi bejne nje aktualitet te cuditshem te Kuvendit te Lezhes duke e ngritur Skenderbeun intelektualisht shume me lart se sa shume figura te klases politike te sotme shqiptare.

    Dikur Hygoi eshte shprehur per Volterin: ""Ai nuk ishte nje shkrimtar, ai ishte nje shekull"".

    Ne mund te themi per Skenderbeun: ""Skenderbeu nuk eshte nje shekull, eshte tere shekujt"".

    Skenderbeu eshte Shqiperia, eshte nje nga thelbet e substances etnike te kombit, eshte embleme e pazevendesueshme e kombit dhe qyteterimit shqiptar ne te gjitha koherat.

    Pa dyshim eshte idioma paradigmike ""Skenderbeu si Shqiperi"", ose ""Shqiperia si Skenderbe"" ka nje kuptim te caktuar te shumefishte, te paasgjesueshem dhe perhere te ri, qe kapercen kufijte kohore dhe hapesinore. Skenderbeu, i vleresuar si nje luftetar dhe gjeneral i madh i nje populli te vogel, eshte studiuar dhe studiohet kryesisht ne kete rrafsh, aq sa disiplina e Skenderbeologjise eshte bere nje privilegj i historianeve, qe jane marre pafundesisht dhe rreptesisht me kronologjine, dokumentacionit dhe faktografine e jetes ushtarake te heroit. Per fat te keq nuk i eshte vene rendesi, ose eshte pare zbehte nje aspekt teper i vecante, qe eshte celesi i Solomonit per te shpjeguar enigmen, apo misterin skenderbejan, qe i mundon ende dhe sot studiuesit. E kam fjalen per rrafshin e mirefillte intelektual te nivelit te larte qe zoteronte Skenderbeu per te cilin ruajme disa deshmi unikale. Dua te permend disa prej tyre si p. sh. Epistolarin e tij, ku ne menyre te vecante letra qe i dergon Skenderbeu Princit te Tarantos, perben nje veper intelektuale, ku, ai shpreh ekzistencen e kronikave shqiptare si dhe vetedijen se shqiptaret vijne nga nje popullsi e vjeter heroike, qe lidhet me Pirron e madh te Epirit. Skenderbeu thote ne menyre epigramatike ne kete leter qe: ""Dua te jem mik i virtytit dhe jo i fatit""- ide kjo kolosale, tejet e guximshme, qe eshte kryekeput e Rilindjes Evropiane, qe ngrihet mbi dogmen e providences, duke dhene mesazhin se fati duhet bere, se nuk eshte fati qe i ben popujt, por jane popujt qe e percaktojne fatin e tyre se virtyti nuk eshte morali i forte, por eshte edhe vetedija e lirise, s duke qene i lire ne vetedije, ne shpirt eshte teper e veshtire te jesh skllav fizik.

    Pa dyshim qe Skenderbeu i perket epokes se titaneve te Rilindjes Evropiane te humanizmit, dhe para shume vitesh ne nje shkrimin tim kam pasur rastin te shpreh mendimin se ""Pa shpaten e Skenderbeut nuk do te kishte kuptim peneli i Leonard da Vincit"". Skenderbeu nuk beri Kapelen Sikstine si Mikelanxhoja i famshem, por afreskat e bemave te Skenderbeut kane gjithsesi nje kapele arti dhe nje panteon kujtese: kryevepren e shkruar nga Marin Barleti per kryetrimin. Barleti eshte binjaku shpirteror dhe letrar i Skenderbeut, ndonese i lindur jo njekohesisht me te.

    Humanizmi i Barletit simbolizon qarte humanizmin e Skenderbeut.

    Vetekuptohet nuk eshte e rastit qe kryevepra barletiane ishte forma e permbajtjes skenderbejane dhe per kete arsye ajo u perkthye ne te gjitha gjuhet e kontinentit duke e bere Barletin intelektualin e pare shqiptar te nderkombetarizuar dhe te perkthyer me nje fame te perbotshme.

    Idioma tjeter paradigmike ""Skenderbeu si njerezim"" shpjegohet me sintezen e mesiperme. Pa dyshim qe Skenderbeu qe nje ""atlet i Krishtit"", d.m.th. nje Herkul i krishterimit europian perendimor, ose nje Promete po te perdorim emrat e hyjnive pagane ne favor te metaforikes se krishtere te kohes.

    Skenderbeu si pakkush njerez ne histori orientoi popullin shqiptar drejt Evropes Perendimore duke parandjere katastrofen e llahtarshme te pushtimit te hordhive qe vinin nga Lindja.

    Per Skenderbeun krishterimi nuk qe aq nje teologji dogmatike se sa nje menyre ideologjike, nje modus vivendi ideor per te krijuar unitetin shpirteror me qyteterimin europian perjetesisht.

    Pikerisht kjo kryeide tjeter e madhe e Skenderbeut ka fituar dhe sot nje aktualitet teper te madh ne aspektin politik dhe kulturor pertej kornizave te feve te ndryshme apo dhe ideologjive dhe politikave aktuale.

    Skenderbeu si njerezim eshte Skenderbeu i nje biblioteke me qindra e qindra libra te autoreve shqiptare dhe te huaj, qe ka ndjekur gjurmet e ndritura te Barletit. Skenderbeu si njerezim eshte galeria e madhe e pikturave dhe veprave figurative ne te gjithe boten, qe lidhet me emrin e tij.

    Skenderbeu si njerezim eshte muzika e Vivaldit dhe kompozitoreve te tjere per kryetrimin shqiptar, eshte habia e Volterit, e Montenjit, e Lamartinit si dhe e tere albanologeve dhe dijetareve, qe e konsiderojne emrin e tij nje yll te ndritur te konstelacionit te qyteterimit boteror.

    Me 600-vjetorin e lindjes se Skenderbeut ne perjetojme ende shijen e hidhur te katastrofes morale te kombit, te shkaterrimit te shtetit dhe te nje gjysem vdekjeje te vertete dhe reale te Shqiperise per pese shekuj pushtimi. Por Shqiperia nuk mundej absolutisht qe te vdese perderisa edhe i cvarrosuri i madh Skenderbeu nuk mundet absolutisht qe te vdese. Eshte e tmerrshme, eshte per te ardhur keq dhe te ulerish qe sulmet ndaj figures se Skenderbeut u bene ne menyre apokaliptike jo vetem ne kohen e Frang Bardhit, me 1636, kur ai botoi apologjine e Skenderbeut per te mbrojtur shqiptaresine e Heroit, por edhe ne ditet e sotme, kur ndonje studiues, i ashtuquajtur shqiptar boton nje disertacion, per te mohuar ate qe nuk mund te mohohet, shqiptaresine dhe thelbin e vete Shqiperise, qe eshte vete Skenderbeu. Por keto perpjekje sizifiane do te meten mohime abstrakte, qe do te kalojne.

    Skenderbeu eshte shume me teper nga cka qene dhe do te jete shume me teper nga c"eshte.

    Pa Skenderbeun nuk ka kujtese kombetare, nuk ka Shqiperi. Po ne fundin e shek. XX dhe fillimin e shek. XXI asnje horoskop i bujshem astrologesh antishqiptare nuk mund te percaktoje vdekjen e Shqiperise.

    Skenderbeu eshte shpresa e nje ringjalljeje, ndaj le te jemi te gjithe si ai, miq te virtytit dhe ky virtyt nuk eshte gje tjeter vecse ligji gravitacional i vetedijes sone, i identitetit kombetar dhe demokracise shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 21-08-2005 më 02:01

  20. #40
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Apatia e Albanezeve duket qarte. Provohet teza e Ardian Vehbiut qe duke mos pasur nje kujtese ne jemi komb eksperimental, pjelle e imagjinates te thelle te disa poeteve.

    600 vjetori i Iskanderit duhet festuar me fanfare e jo fare.

    Te celebrohet nga Shqiptaro-Amerikanet me mire se nga Shqiptaret eshte per te vene kujen. Shikoni dhe admironi vete:

    http://interface.audiovideoweb.com/l...a.wmv/play.asx

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •