Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 110
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Zeqo, shpluros tablote e Skenderbeut

    E Merkure, 02 Shkurt 2005

    Per vite me rradhe tablote e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu kane qendruar ne arkive, pa mundur te ekspozohen dhe te marrin bujen e duhur. Drejtori i Muzeut Kombetar, Moikom Zeqo me rastin e 600 vjetorit te lindjes se heroit ka vendosur ti shfaqe para medias, duke rrefyer dhe historine e realizimit te tyre. Ne pjesen me te madhe riprodhime. Vetem nje qendisme e Skenderbeut eshte origjinale. Ajo eshte realizuar me material mendafshi dhe daton vitin 1938. Skenderbeu shfaqet i gjithi ne kembe me perkrenaren dhe shpaten e tij. "Qendisma eshte pak e demtuar, por do te perpiqemi qe ta restaurojme", eshte shprehur para gazetareve drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Moikom Zeqo. Nje tjeter tablo, eshte ajo e vitit 1466, vit ne te cilin Skenderbeu vajti ne Rome. Ne kete periudhe, sipas Zeqos artisti italian Xhentile Belini ka bere disa gravura dhe mbi baze te tyre artiste te tjere kane realizuar pikturen. Tabloja e shfaqur ne Muzeun Kombetar eshte nje riprodhim, e cila eshte dorezuar ne Muzeun shqiptar ne vitin 1981. Piktura e trete eshte nje litografi, ne te cilen Skenderbeu paraqitet ne profil. Mbi koke mban dafinat dhe ne krah shpaten. Kjo litografi mendohet ti perkase fillimit te shekullit XX dhe mendohet te jete bere ne shume kopje. Nje te tille ka patur dhe Gjergj Fishta. Relievi ne bronz i Skenderbeut tregon nje tjeter histori, ate te nje princi spanjoll te apasionuar pas heroit tone kombetar, Aq sa per komunitetin shqiptar ai kishte dhe nje cmim me gravuren ne fjale. Nje riprodhim ne miniature i fronit te Skenderbeut, eshte objekti i fundit, i ekspozuar dje. Ky fron i riprodhuar eshte blere ne Itali nga nje cift australianesh. Ne pjesen e siperme eshte e njejta gravure e kokes se Skenderbeut, ndersa ne pjesen e ndenjeses eshte pamja e keshtjelles se Krujes.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Si e tregonte Sami Frasheri Skenderbeun

    E Merkure, 19 Janar 2005

    Ne nderim te Skenderbeut, historianet tane ne vend te nderimit kane zgjedhur akuzat ndaj njeri-tjetrit

    Ben Andoni

    Kane nje gje te mire figura te tilla si Skenderbeu, qe i kane pak te mjegullta datat e tyre te jetegjalljes. Ngaqe nuk u dihet muaji, shume here historianet mund te manovrojne me datat, duke ua paraqitur njerezve, si duhet me studimet e tyre. Si per dreq, keshtu po ndodh me "Mesharin", ku pervec disa shkrimeve nuk pati ndonje reagim te madh nga Akademia dhe personalitetet e saj. E sikur te mos shkruante dhe Profesor Shaban Demiraj per "Mesharin", atehere do te ishte nje problem, qe meritonte vemendje. Me thjeshtesine e tij te zakonshme, profesori, teksa dorezoi shkrimin, tha se i vinte mire, qe ta sillte afer 5 janarit, sepe te pakten ai vete (Buzuku), kishte thene se e kishte perfunduar me 5 kallenduer.

    Gjithsesi per Skenderbeun duhet thene se: nga fillimi i vitit, personazhe te ndryshme kane filluar qe te mendojne per kete 600 vjetor. Thuhet se pergatitje po behen ne Itali dhe Hungari, mbase edhe ne vende te tjera, por qe gjithsesi te bie ne sy se ato mungojne ne Shqiperi. Te pakten zyrtarisht. Ende nuk dime ndonje iniciative shteterore, ndersa vetem drejtuesit e institucioneve historike, te tille si Shaban Sinani dhe Moikom Zeqo, jane duke marre masa per ta perkujtuar, brenda kuadrit te tyre institucional. Ajo qe te bie ne sy, eshte se qeveria, duket se e ka marre shtruar dhe fare qete kete pune. Nje qetesi, qe te duket sikur te thote: se ne kohen dhe ne momentin e duhur, ata do te kremtojne si duhet kete feste. Dhe, kane kohe ne fakt?! Ciniket mund te te kujtojne se askush nuk e di muajin e lindjes se tij, dhe ashtu si ndodhi me festimet e antifashizmit, ku nje varg aktivitetesh te thata lane gojen per kremtimin, ka te ngjare qe nje gje e tille, pak a shume, te ndjeke dhe kete pervjetor te rendesishem. Por, ka nje gje te cilen jemi vone dhe me sa duket do te jete shume e veshtire per ta kaluar. Kjo ishte koha e festimeve te vitit 1968, kur per pervjetorin e Skenderbeut, pati shume e shume aktivitete te gjitha llojeve, duke i dhene permasat e duhura pervjetorit te heroit nga regjimi i atehershem.

    Qofte e thene qe te punohet pa goje. Kjo do te jete teper e mire dhe Shqiperia fale kontributit te saj te padiskutueshem me Skenderbeun, do te dale e plote ashtu si beri ne ballafaqimin e qindra viteve me pare me nje nga perandorite me vitale dhe me egra te historise se njerezimit- ate Otomane. Ndoshta, ka nje varg gjerash, qe te bejne pesimist per kete. Ne te perditshmen shqiptare, "Tema" historiani Kristo Frasheri, qe ka pergatitur monografine me te madhe per jeten e Skenderbeut eshte perfolur ne kater numra rrjesht per grabitje, plagjiature etj ("Tema", janar 13-14-15-16). Permes shkrimeve, qe vazhduan disa dite, Prof. Frasheri do te etiketohej se donte te shpronesonte punen e nje grupi studjuesish te tjere dhe ca me shume 86 vjecari- keshtu kishte vepruar shpesh ne jeten e tij. Pa i hyre ne hak askujt, ajo qe te vinte nder mend nga kjo egersi ishte: nuk do te ishte me mire qe historianet- mendimet dhe problemet e tyre shkencore t'i perballnin ne forume shkencore dhe ne organet e tyre, ku argumentat dhe kunder argumentat te shihnin njeri-tjetrin. Kjo do te ishte nje e mire per te mos e turbulluar dhe me shume popullin, qe edhe kaq e ka koken turbull prej brockullave. Ku historianet kane "kontributin" e tyre te padiskutueshem. Pa shmangur respektin per ta, fare e lehte mund t'i gjykosh per nje fakt, sepse eshte pikerisht puna e ketyre historianeve, qe belbezojne kur u eshte kerkuar qe te gjendet nje akses me i mire per daten e Clirimit Kombetar. Fale punes se dobet dhe mungeses se kurajos te tyre, edhe ne pervjetorin e madh te antifashizmit, shqiptaret ishin aq shume konfuze. Ku njera pale nderonte nacionalistet, nje dite; dhe tjetra, nje dite me vone- partizanet sikur te flitej per dy realitete te ndryshme dhe jo per nje ngjarje.

    Por, le te kthehemi nje moment ne temen tone. Ajo qe te ben pershtypje eshte se shume jane te panjohur me vepren e Prof Kristo Frasherit per Skenderbeun, te pakten ne mjediset mediatike, ndersa ajo qe i mungon publikut te interesuar dhe te ben pershtypje eshte me shume mungesa e zerit te nje recenzenti apo nje oponence te vertete shkencore per monografine e heroit. Akademia e Shkencave te Republikes kete mund ta bente, diten e promovimit te librit, per t'i dhene permasat sa me reale librit dhe nderimin e plote heroit. E per nje figure te tille si Skenderbeu, qe per fat te keq, nuk kemi dhe nje te dyte, kjo mund te behej lehtesisht.

    Mbase eshte kjo arsyeja, qe duhet te justifikohet edhe qeveria shqiptare, qe duke njohur kete realitet shkencor ne vend, "heziton" qe te shpalle nje platforme kombetare per kremtimin dhe respektin e heroit te madh. Qe duhet thene se nga thellesite e shekujve nuk duhet t'i bejne shume pershtypje luftrat lilipuite, qe behen per evidentimin e peshes se tij. "Cfaredo qe te ndodhe, une do te jem mik i virtytit dhe jo i fatit", thoshte ai ne kohen e tij. Fatmiresisht te mjafton cdo botim, qe ka lidhje me ate kohe, ku emri i tij te dale me te gjithe forcen nga autore te perbotshem. Kjo eshte nje arsye, qe kontributi i Skenderbeut shtrihet ne te gjitha gjinite e artit, ndersa ai vete ka qene nje figure per te cilen shqiptaret nuk jane turperuar kurre. Dhe, ai permendet me respekt nga kushdo, qe ka pak njohuri per vendin e shqiptareve. Per te mos thene, se kujtimi i tij, ka ushqyer breza te tere per t'i shpetuar poshterimit nga fqinjet agresive. Gjithsesi, janari, nuk ka shume qe ka filluar. Dhe, duke marr shkas, nga indiferenca, qe u percoll deri ne ditet e fundit, ngjarja e antifashizmit, ia vlen thjesht per t'i kujtuar te gjithe studjuesit e tij, apo shtetaret, qe kane ne dore aktivitete per te, qe te pakten te mos bejne fjale. Le te pushojne te pakten per nje vit te sharat dhe ofendimet e ndersjellta dhe te perkujdesen te gjithe qe t'i japin Skenderbeut, nderimin qe i takon. Ai vete nga lartesite qe na sheh, ndoshta do t'i prehej pak shpirti dhe do te mendonte se shqiptaret tashme jane bere bashke si shkopinjte, qe thuhet se ai vete ia kerkoi ne buzevdekje- te birit, qe ti thyente e ky i vogel nuk i thyente dot.

    Eshte viti 2005, te pakten per 600 vjet me pare historianet tane jane te bindur se lindi Skenderbeu. Nuk dihet muaji, vecse per vitin 1405 jane dakord te gjithe...A ndalojme pak, fare pak, qe t'i perulemi te gjithe kryeheroit tone.

  4. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Skenderbeu

    E Merkure, 19 Janar 2005

    Marre nga Kamus Al-A'lam dhe perkthyer nga Mehdi Polisi. Kjo eshte vepra me vellimore dhe me e rendesishme e Samiut. Eshte e shkruar ne gjuhen turke te asaj kohe, d.m.th. me alfabet arab, ne gjashte vellime me gjithsej 4830 faqe. Eshte enciklopedi historiko-gjeografike dhe Samiun e shenon titullin dhe ne gjuhen frenge "Dictionnaire Universel D'Histoire Et De Geographie" kurse emrin e vet e shenon te plote Ch. Samy-Bey Fraschery. Per fatin tone te mire ne kete enciklopedi, ai ka perfshire nje material te gjere historik e gjeografik per trojet etnike shqiptare, si edhe nje liste te gjate te personaliteteve te shquara shqiptare qe nga kohet e lashta. Kjo eshte arsyeja qe Prof. Zija Xhopli ka thene per kete veper se :"...mund te quhet Enciklopedia e botes historike dhe gjeografike shqiptare brenda Enciklopedise se pergjithshme".

    Nga Sami Frasheri (botuar ne fund te shekullit te XIX)

    Emri origjinal i tij eshte Xhorxh ose Gjergj Kastrioti. Eshte i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili, ne kohen e pushtimeve osmane ne Rumeli, ishte princ ne krahinen e Krujes, d.m.th. te Akca Hisarit ne Shqiperi. Ai ka lindur me 1404, e sipas nje varianti tjeter me 1414 pas eres se re. Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcen ushtarake kah Arnautlleku, babai i ketij, biografia e te cilit po shkruhet ketu, sa do qe i ishte nenshtruar atij, padishahu i siperpermendur, per te siguruar kete nenshtrim, i pat marre peng kater djemte e Gjon kastriotit dhe i pat derguar ne Edrene. Skenderbeu ishte me i vogli. Meqe ishte jashtezakonisht i zgjuar dhe i guximshem fitoi simpatine dhe dashurine e padishahut, i cili e quajti Skender ne gjasim me Leken e Madh, i cili i takonte te njejtes race me te. Qe edukuar bashke me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emerua sanxhak-be ne Serbi, ne Sham dhe ne shume vende te tjera dhe si i tille sherbeu ne ushtrine e Perandorise Osmane. Ne luftrat qe ndodhen pat treguar trimeri, guxim dhe shkathtesi te jashtezakonshme ushtarake. Ishte aq i forte dhe trim saqe kur dilte ne dyluftim ne pranine e padishahut te tij kunder shume pehlivaneve, qe vinin nga vende te ndryshme per te provuar forcen dhe fuqine e tyre, asnjehere nuk humbte. Kur i vdiq babai, territori ne krye te te cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu qe ne Akca Hisar (Kruje) u dergua nje muhafiz, nderkaq, Skenderbeu ne ate kohe gjendej ne ekspediten ushtarake ne Sham. Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vellezerit. Skenderbeu e parashikonte qe pas vdekjes se te atit, njeri nga vellezerit e tij ose ai vete te emerohej si princ i krahines se tarsheguar. Mosarritja e ketij qellimi, ne njeren ane, dhe vdekja e vellezerve, nga ana tjeter, e hidheroi, prandaj kerkonte rastin e volitshem per te ikur. Keshtu, kur me 1443 pas eres se re qe derguar ushtria ne Luften e Moraves, ky, me nje numer te vogel shqiptaresh qe ishin me te, iku. Pasi qe e mashtroi muhafizin e Akca Hisarit (Krujes) dhe pasi e riktheu pronen e te atit, i thirri princat dhe kreret e tjere et Arnautllekut per beselidhje dhe bashkim, te cilet e njohen ate per kryekomandant te tere Arnautllekut. Ne saje te aftesive dhe shkathtesive te veta, si edhe me ndihmen e pozites strategjike te vendit, ai mundi t'i beje balle per nje kohe te gjate ushtrise se derguar nga ana e shtetit Osman. Mbreterit e krishtere te Evropes, e sidomos Papa dhe mbreti i Hungarise, duke konsideruar se Skenderbeu do te jete nje dige hekuri kunder Perandorise Osmane, vazhdimisht e nxisnin ate. Sado qe ata kishin bere marreveshje me te, nuk kishin guxim te aktivizoheshin kunder fuqise Osmane dhe, pasi qe e futen ne zjarr Skenderbeun, benin sehir (veshtronin) nga larg. Sidoqofte, Skenderbeu, me ndihmen e pozites natyrore te vendit dhe ne saje te nje pergatitje te tij te posacme luftarake, d.m.th. duke i zene grykat, duke iu larguar luftes frontale, ka mundur t'i perballoje ushtrise se madhe te drejtuar nga vete Sulltan Murati II. Megjithekete, si ushtria, si vendi i tij, pesuan shume. Sidomos u deshperua kur nipi i tij Hamzai dhe shoku i tij me trim, Mojsiu, i leshuan rradhet e tij dhe iu bashkuan ushtrise osmane per te luftuar kunder tij. Mirepo me vone, qe te dy keta i shtiu ne dore. Sulltan Mehmet Hani II, poashtu, shume here pat derguar ushtri kunder Skenderbeut dhe, me ne fund Skenderbeu u detyrua te lidhe marreveshje per paqje. Kjo marreveshje u lidh me 1461. Skenderbeu, gjate kesaj kohe, kaloi ne Itali per t'i ndihmuar Ferdinandit I, mbretit te Napolit e te Siqelise kunder sulmeve te mbretit te Frances Sharlit VII. Per fitoren qe e arriti me kete ndihme, Ferdinandi, si shperblim ia dha Skenderbeut titullin Duka i Shen Pjetrit. Kur u kthye nga kjo ekspedite ne vitin 1463, me nxitjen dhe imponimin e Papa Piut II, ai e prishi marreveshjen dhe perseri ia filloi luftes kunder Perandorise Osmane. Kete here Sulltan Mehmeti II dergoi nje ushtri te madhe dhe, duke kuptuar Skenderbeu se nuk mund t'i beje balle, edhe meqe u semur, per te kerkuar ndihme nga Venedikasit shkoi ne kasabane e Lezhes, ku me 1467 vdiq. Ndonese u varros ne Lezhe, meqe ishte perhapur fjala se eshtrat e tij te ruajne nga te goditurit e armeve, u nxorren copat e tyre dhe u varen ne teshat e luftetareve. Ai pas vetes la nje djale ne moshe te re, i cili bashke me disa krere iku per ne Venedik dhe ende nuk dihet se c'u be me te. Menjehere pas vdekjes se Skenderbeut u dorezua Kruja dhe u pushtua i tere Arnautlleku, duke rene nen qeverisjen e drejtperdrejte te Perandorise Osmane. Historia e Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen latine nga bashkekohaniku dhe ithtari i tij i quajtur Barleti.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Portreti autentik i Skenderbeut

    Nga Prof. Kristo Frasheri*

    Deri sot nuk kemi dijeni nese ekziston nje pershkrim, qofte edhe i shkurter mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur ate nga afer. Per kete arsye ne jemi te detyruar t'i drejtohemi paraqitjes se tij ne ikonografi. Por ikonografia e Skenderbeut eshte shume e pasur dhe mjaft e larmishme. Ne kemi trasheguar nga shekujt e kaluar jo pak piktura ne vaj dhe afreske kushtuar Heroit shqiptar, te shperndara ne keshtjella, ne muzera dhe ne familje europiane, pa llogaritur qindra gravura qe zbukurojne vepra te botuara ne gjuhe te ndryshme, neper bote. Por ne morine e portreteve kushtuar Skenderbeut, te cilat vazhdojne edhe ne ditet tona te pasurohen me piktura ne vaj, afreske ose gravura, madje edhe me skulptura, nuk ka nje model te vetem. Perkundrazi ka nje varg modelesh me tipare te ndryshme te fytyres, natyrisht edhe te veshjeve, veshje te cilat, ne fund te fundit, vijne per nga rendesia, ne radhe te dyte. Ceshtja eshte, nese njera prej tyre e paraqet, ne mos plotesisht, te pakten afersisht, portretin autentik te Skenderbeut.

    Kete pyetje e shtroi Faik Konica qe ne fillim te shek.XX me nje artikull frengjisht te titulluar: "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?", te cilin e botoi ne revisten e tij "Albania" ne vitin 1901 . Shkasin e mori nga nje artikull i botuar tre vjet me pare ne "Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake" (Vjene, vell.XIX, 1898), ku thuhej se ne Muzeun Perandorak te Vjenes ndodheshin dy portrete te Skenderbeut, te cilat dikur benin pjese ne Koleksionin e Arkidukes Ferdinand te Tirolit . Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi. Dallimi kryesor ishte se ne njerin portret, Skenderbeu paraqitej ne profil nga e majta, ne tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit te "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut, te cilin e kishte pikturuar, me urdhrin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466, kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunave. Por, sipas tij, portreti origjinal kishte humbur. Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte qe te kishte arritur ne ditet tona nje portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjalle. Edhe portreti i dyte (me Skenderbeun ne profil djathtas), nenvizonte autori austriak, ishte kopje. Ne lidhje me te, ai njoftonte se ne regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shenuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas nje origjinali (!) qe ndodhej ne Firence, prandaj e quan portreti fiorentin .

    Fan Noli, ne nje kumtese qe mbajti ne Seminarin e Federates Panshqiptare "Vatra" ne Boston, Mass. (ShBA) me 10 gusht 1960, nuk e permend vleresimin e F. Konices. Madje, ai mendoi te kunderten. Sipas tij, i vetmi portret (i vertete) i Skenderbeut qe njohim eshte ai qe gjendet ne Muzeun e Firences (Galleria degli Uffizi). Vec kesaj, ai shtoi se ka te ngjare te jete portreti autentik dhe gjithnje, sipas tij, duhet te jete bere perpara vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregtaret e pasur Medici te Firences qe financonin kryqezaten e tij ...Ne fillim portreti i Skenderbeut hyri, se bashku me punimet e tjera te Altissimo-s, ne Palazzo Vecchio (Firence), pastaj per pak kohe ne Palazzo Pitti, derisa ne vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos perfundimisht ne Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot. Ne atentatin me dinamit qe pesoi Uffizi me 27 maj 1993, u demtuan mjaft piktura qe ndodheshin ne korridorin e galerise, kurse portreti i Skenderbeut, i cili ndodhej po aty, shpetoi pa u cenuar. Restaurimi i pikturave te demtuara qe u ndermor pas atentatit, u shtri edhe ne portretet e pacenuara te korridorit, duke perfshire edhe ate te Heroit shqiptar. Gjate punes restauruese, te cilen e kreu Barbara Schleicher, u vu re se nje dore e nje piktori anonim kishte nderhyre mbi te ne shek.XVIII. Ne perfundim te punes se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u clirua nga nderhyrjet dhe doli ne drite puna e mirefillte e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu ne shesh se mbishkrimi me germa te medha te bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me te cilen jemi mesuar ta shohim portretin, nuk eshte pune e Altissimo-s, por e piktorit anonim te shek.XVIII. Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me te vogla te praruara ne ar...

    Ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar, ne kuadrin e pasurimit te Pinakotekes se Muzeut Kombetar te Gjergj Kastriotit te ngritur ne Kruje, prof. O. Paskali, e ngriti ceshtjen e portretit te Heroit, te cilen e ruanin trashegimtaret e Tefe Curanit ne Shkoder. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blere dhe prure ne Kruje. Ne keto rrethana, Anastas Kondo, ne ate kohe zv/minister i Arsimit dhe i Kultures, vizitoi familjen Curani ne Shkoder, bashkeshortja e te cilit i dha mundesine ta vezhgonte nga afer portretin. Sot portreti nuk ndodhet me ne Shkoder, por ne kemi nje riprodhim fotografik me ngjyra te tij. Sipas pershkrimit te A. Kondos portreti i Heroit eshte pikturuar me ngjyra, ne derrase me permasa 30 x 25 cm. Portreti nuk permban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetem disa njoftime qe familjaret e Tefe Curanit i kane dhene Anastas Kondos rreth historise se portretit. "Sipas nje dokumenti qe paska pasur familja, - shkruan A. Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpersedrejti i Skenderbeut. Portreti i eshte dhuruar Tefe Curanit nga austriaket fill pas shpalljes se Pavaresise, rreth fundit te vitit 1912. Thuhet se kane pasur dokumentin e dhurimit, polisen e nje pinakoteke vjeneze ku shenohej urdhri per kalim inventari dhe shprehimisht fjalet portret origjinal dhe autentik i shek.XV .

    Sikurse shihet permbajtja e letres se L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjareve te Tefe Curanit, na cojne tek i njejti portret i Skenderbeut, me sakte: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion perputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet per lashtesine e tij - derrasa e demtuar nga mola, portreti i nxire nga koha (sigurisht, kohen e sakte te pikturimit pritet ta thote ekspertiza laboratorike). Megjithate, nuk jane pa peshe komponentet e tjere. Manteli i kuq, me te cilin eshte veshur Skenderbeu, ngjan te jete prodhim venedikas. Ky fakt na kujton leterkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit te tij ne Venedik, Gjergj Pellinit, ne te cilin flitet per cohe prej skarlati per dy dolloma, qe Senati i Republikes kishte marre persiper t'i dergonte cdo vit Skenderbeut . Kete hollesi mund ta realizonte ne pikture vetem nje artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte perballe Heroin. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit te Skenderbeut me ate te Mehmetit II, te bind se te dy portretet jane pikturuar nga e njejta dore, pra nga Gentile Bellini. Nuk eshte e rastit qe te dy keta protagoniste te medhenj te historise luftarake te shek.XV, pavaresisht se njeri (Fatihu) perfaqeson furine pushtuese, tjetri (Skenderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit te tij, i ka fisnikeruar ne pamje qe te dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lekund autoresine e Bellini-t. Perkundrazi, e perforcon, po te kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnje prodhim tjeter i tij, nuk kane mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skenderbeut eshte pikturuar ne kohen e vet, kur nuk ishte nevoja per mbishkrim, ndoshta mund te jete pikturuar edhe per vete Heroin.

    Me keto te dhena mund te thuhet se ky portret duhet te kete bere pjese ne shek.XVI ne koleksionin e Pal Jovit. Rruga qe ai ndoqi nga muzeu i Comos ne ate te Vjenes, per ne tani ka pak rendesi, perderisa kemi rene ne gjurme te tij dhe kemi ne dore riprodhimin e tij fotografik. He per he, per ne autori i portretit eshte Gentile Bellini, ndonese fjala e fundit do te thuhet pasi te analizohet origjinali nga specialistet. Megjithate, duke e vezhguar me kujdes edhe riprodhimin fotografik, mund te nxirren disa konsiderata.

    Ne dimrin 1466-1467 kur eshte pikturuar, Skenderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra nje vit para vdekjes. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njesoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata te perdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mesuar ta perfytyrojme Heroin; hunden e harkuar, me ndryshim se kruta eshte me pak e theksuar se kopjet e saj te Firences dhe te Vjenes. Skenderbeu mban mbi koke bereten karakteristike "alla Carmagnola", nen te cilen duket peceta e bardhe, njesoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t. Fytyra tregon se kemi te bejme me nje njeri edhe pse ne moshen 60 e ca vjecare dhe me gjithe stermundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetesimet e panderprera, paraqet vitalitet te theksuar dhe nuk ka shenja qe paralajmerojne vdekjen e tij te afert.

    Me kete rast duhet thene se ikonografia e Skenderbeut gjate shekujve te mevonshem erdhi vazhdimisht duke u pasuruar. Ajo eshte aq e pasur sa trajtimi i saj i kalon kufijte e ketij punimi. Ajo kerkon te pakten nje monografi te ngjeshur. Shkurtimisht duhet thene se piktoret dhe gravuristet, te cileve, nga fundi i shek.XIX u shtohen skulptoret, u perkasin te gjitha kombeve. Por ne to fizionomia e Skenderbeut eshte teper e larmishme. Ne radhet e tyre vihen re modele te ndryshme, te cilat, ne shume raste, nuk kane ngjashmeri me njeri-tjetrin. Vetem nje pjese e vogel i afrohet, kush me shume e kush me pak, perfytyrimit autentik te Heroit. Kjo ndodh me krijimet e artisteve, te cilet jane mbeshtetur ne gravurat e Vitalit ose te Custos apo ne pikturat e Altissimo-s ose te Fontana-s. Te tille jane, per shembull, portretet qe ndodhen ne Biblioteken Ambrosiane (Milan), ne Pinakoteken e Seminarit te Monreales (Palerm), ne Kolegjin Italo-Arberesh te Kozences (Kalabri), mbi portalin e shtepise ne Vicolo Skanderbeg ne Rome, e gjetke. E njejta gje mund te thuhet per gravurat e piktorit anonim te botuar ne vepren e Dh. Frengut, te gravuristeve J.K. Klüpffel, J. Eouter dhe te artisteve te tjere .

    Ne cerekun e fundit te shek.XIX, ne vllagen e Rilindjes Kombetare, hyne ne skene edhe piktoret shqiptare. Aspirata per lirine e atdheut ndikoi qe ata te shihnin te Skenderbeu me teper nje udheheqes te luftes clirimtare sesa nje burre shteti. Per kete arsye ata preferuan si model gravuren e Skenderbeut me perkrenaren, te botuar ne vepren e A. Scheeiger-Lerchtenfel (1878). Ndikimi i saj duket ne vepren e Gj. Panaritit (1883), Th. Gjinit (1890), Nd. Martinit (1898). Figuren e Skenderbeut, si udheheqes i luftes clirimtare, e plotesuan piktore te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota (1915), te cilet e paraqiten Heroin mbi kalin legjendar, qe vrapon pa i shkelur kemba mbi toke per te sulmuar armiqte, sipas modelit te vepres se njohur te piktorit freng te shek.XIX, Th. Géricault. Nga fundi i shek.XIX filloi edhe paraqitja nga artistet shqiptare e Skenderbeut ne skulpture. Hapin e pare e kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me te persosur te Skenderbeut ne skulpture e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrire te portreti i Heroit burrerine, mencurine, vendosmerine dhe pathyeshmerine e kombit qe ai udhehoqi (1937). Megjithate, veprimtarine artistike me te pasur kushtuar Skenderbeut ne artet figurative, artistet shqiptare, tashme jo te paket, e dhane me rastin e afrimit te 500-vjetorit te vdekjes se tij (17 janar 1968). Me rastin e ketij jubileu, nuk mbeti pothuajse asnje artist shqiptar pa e nderuar kujtimin e Heroit, me nje a me teper vepra, me teme Skenderbeun apo luften e tij legjendare. Por artistet e koheve te reja, shqiptare dhe te huaj, duke mos e njohur perfytyrimin autentik te Heroit, i dhane fushe te lire kush me shume e kush me pak, imagjinates se tyre. Perkundrazi, tani ne e njohim portretin autentik te Skenderbeut.

    *Marre me shkurtime nga kapitulli i XVI i vepres se autorit, ku pershkruhet paraqitja e tij

    E Merkure, 19 Janar 2005

  7. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Skulptura me e vjeter ne Bote e Skenderbeut

    E Shtune, 11 Shtator 2004

    Fale dhurates bujare te nje qytetari, studjuesi, ka gjetur ne faqet e nje libri, deshmine e nje monument historik, qe gjendet ne keshtjellen mesjetare te qytetit Tran ne Pulie. Flitet per skulpturen me te vjeter, qe besohet se i perket figures se Skenderbeut dhe qe gjendet ne Itali, krahas Kolombit dhe Timur Lengut



    DR. MOIKOM ZEQO

    Gjergj Kastriot Skenderbeu ka mposhtur shekujt, ka thene poeti i famshem francez Pjerr Ronsar, i cili ka shkruar dhe nje sonete te shkelqyer per te. Padyshim, qe Heroi yne kombetar eshte figura me e njohur ne bote, qe lidhet me emrin e Shqiperise. Rreth ketij emri eshte vertitur nje bibliografi e pafund, aq sa sot mund te flitet per Skenderbeologjine si disipline shkencore e vecante.

    Por, nje problem i thuget i Skenderbeologjise, eshte ikonografia skenderbejane. Si ka qene paraqitja fizike e Gjergj Kastriot Skenderbeut? Ikonografia skenderbejane zoterohet kryesisht ne artet figurative me ane te portreteve ne vaj, ne gravura, ne dru-gdhendje, ne bronx dhe ne leter. Portreti me i vjeter i Gjergj Kastriot Skenderbeut ne gravure eshte portreti i botuar ne librin kryeveper te Marin Barletit ne vitet 1508-1510 ne Rome, kushtuar Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ka gjasa qe ky portret eshte me autentik, me i perafert.

    Pinakoteka e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte e pasur dhe deri diku e studjuar nga shkencetaret, historianet e artit. Ketu futen edhe disa medalione bronxi te hershme me relievin e Skenderbeut.

    Por une dua te kumtoj skulpturen e pare dhe me te vjeter ne bote te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Para disa ditesh, nje djale i ri i quajtur Astrit Miho, me solli ne zyrten time ne Muzeun Historik Kombetar nje liber te madh historik, te shkruar nga historiani italian Giuseppe Orlando D'Urso. Libri quhej "Corigliano d'Otranto - Memorie dimenticate", qe ne shqip perkthehet "Koroliani i Otrantos - Kujtime te harruara".

    Libri eshte botuar ne Lece, ne Italine e Jugut, ne vitin 2000 dhe perbehet nga 415 faqe te formatit te madh. Ky liber ne italisht eshte nje studim historik i shumefishte per qytetin e Otrantos, zonen e Pulias dhe te Barit. Eshte nje veshtrim kronologjik, me nje koleksion dokumentesh te periudhes mesjetare mjaft interesante. Duke shfletuar me ngulm dhe kujdes kete liber, befas gjetem nje fakt befasues, qe lidhet me figuren e jashtezakonshme te Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ne faqen 254 - 261 te librit, pershkruhet nje monument historik, qe eshte keshtjella mesjetare e qytetit Tran ne Pulie. Kjo keshtjelle historike ka patur modifikime te ndryshme ne kohera, pasi ajo ka qene rezidenca e familjes se famshme fisnike, te quajtur Koroliano. Ne kete keshtjelle eshte bere edhe nje ndertim, ne formen e nje pallati dukal me dritare monumentale, mbi lartesine e te cilave jane skulpturuar dhe vendosur nente buste te figurave te medha historike. Kronikat flasin se krijimi i ketyre busteve eshte bere ne gjysmen e pare te shek.XVI, afersisht nga viti 1525. Padashur te pershkruaj tere koleksionin e busteve, dua te ndalem ne faqen 259 te librit, ku jane botuar fotot e 4 busteve te pallatit. Busti i pare i takon Timur Lengut, mongolit te tmershem dhe te famshem. Prane tij eshte busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut, pastaj busti i Kristofor Kolombit dhe me tej busti i Kan Madheshtorit te Skales, personazh ky historik i shekullit XIII, per te cilin me admirim Dantja i ka kushtuar nje tercine ne kryevepren e vet "Komedia Hyjnore". Ne na intereson para se gjithash busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut.

    Busti eshte vendosur ne nje lloj piedestali, nen te cilin me germa kapitale eshte shkruar emri SCANDAR- BECH, pra emri i Skenderbeut. Skenderbeu paraqitet me veshjen e kohes dhe me kapelen e njohur te tipit "Karmanjola". Ai ka mjeker te gjate, mustaqe te spikatura, eshte ne gjysem profil te anes se majte dhe tere figura e tij eshte rrethuar ne formen e nje aureole me anen e nje girlande, ose kurore dafinash. Eshte nje pune artistike realiste dhe tipologjike per figuren e Heroit Shqiptar. Ne faqen 262-263 jepet dhe nje jeteshkrim lakonik i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ku vihet ne dukje jehona lokale ne Pulia e ekspedites se Skenderbeut ne Itali ne vitin 1459, kur Skenderbeu erdhi te ndihmonte Ferdinandin e Napolit, kunder rivalit te tij Johan Anzhu. Kaq e madhe ka qene pershtypja e figures se Skenderbeut, saqe ne fillim te shekulllit XVI artisti, te cilit nuk ja dijme emrin, ka bere portretin e tij krahas figurave me te medha te historise.

    Duke e shoshitur historine dhe deshmite qe lidhen me Skenderbeun ne bindemi dhe konstatojme se kjo skulpture ne bust, e gdhendur ne gur mjeshterisht e Gjergj Kastriot Skenderbeut eshte skultura e pare dhe me e vjeter ne bote, qe lidhet me kete Hero Kombetar Shqiptar. Kjo skulpture krijon nje tipologji te ikonografise se Skenderbeut deri ne ditet e sotme. Do te ishte nje gje e shkelqyer qe te behej nje riprodhim i kesaj skulpture e te vendosej ne Muzeun Historik Kombetar.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Edhe një ide në figurë rreth Skënderbeut

    Mbeshtetur ne temen e konkursit kombetar: "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu strateg dhe diplomat", Kuratorja e tij dhe studiuesja e njohur e artit ne Galerine Kombetare, ka bere te njohur platformen e saj dhe nje historik, sesi njihet ikonografia e tij


    Nga Suzana Kuka Varvarica*


    Viti 2005 eshte shpallur viti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Ne Kosove me se pari dhe ne Shqiperi do te rikujtohet 600 vjetori e lindjes se tij ne realizimin e nje seri veprimtarish. Keshtu do te ndodhe edhe me instanca te kultures se historise dhe te albanologjise te disa vendeve europiane si Itali, Danimarke, Belgjike, Gjermani e Hungari, te cilat do te bashkebisedojne rreth figures se prijesit shqiptar dhe marredhenieve te tij me arenen e botes konfliktuale ne mesjeten e shekullit XV.

    Zhvillimet e veprimtarive diplomatike, politike dhe ushtarake ne Arberi dhe ne Evrope gjate shekullit XV, nuk do te mund te kuptohen pa rolin vendimtar te veprimtarive te Skenderbeut, "Heroit Kombetar" te te gjitha trojeve shqiptare.

    Caste historike. Ne kete kontekst po citoj qartazi dy ide qe vijne nga dy kohe te ndryshme dhe hedhin drite mbi qendrime te ndryshme.

    "Nuk gjejme fjale te mjaftueshme, per te lavderuar ose per te admiruar madheshtine e pabesueshme te shpirtit tuaj dhe urtesine e burrerise suaj te pashoqe... Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat, per te gjithe popujt"!( Nga letra e vitit 1452 e qytetit te Raguzes drejtuar Skenderbeut).

    Dhe idete me te fundit te shkrimtarit Ismail Kadare, i cili e rikujton rolin e tij ne situatat e sotme politike e kulturore ne Shqiperi dhe Europe, thote: "Skenderbeu eshte figura me imediate e sotme dhe me e nevojshme per Shqiperine. Eshte figura, te cilen shqiptaret duhet ta kene flamur kryesor, per te hyre ne Europe. Eshte figura qe tregon se shqiptaret jane ndjere europiane ne shekuj...Do te kishin zili shume popuj ne Ballkan qe ta kishin kete figure. Ne e kemi, nuk dijme ta cmojme...".(interviste e dhene Dojce Veles, botuar tek "Shekulli", 28 janar 2005).

    Fakte te shkruara. Me lejoni te permend disa, qe shpesh here behen burim per te lindur mendime te ndryshme rreth figures se Skenderbeut. Sot arkivat e bibliotekave europiane dhe shqiptare i dokumentojne me se miri faktet historike.

    Ne librin "Historia e Popullit Shqiptar", botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Institutit te Historise, i vitit 2002, shkruhet se: "Vendimet e Koncilit te Ferrares (1438-1439) ndihmonin bashkepunimin ndermjet vendeve europiane, qe politikisht ishin shume te percara, ne luften kunder armikut te perbashket, pushtuesve osmane, lufte qe filloj te propagandohej si nje kryqezate e te krishtereve kunder pushtuesve aziatike e besimit te tyre islam...Ky vendim ndikoi pozitivisht ne zbutjen e mosmarreveshjeve ndermjet kishave ortodokse e katolike ne Shqiperi...ne fillim te viteve `40 te shekullit XV rrethanat nderkombetare favorizonin shperthimin e kryengritjeve antiosmane ne Shqiperi...". Ky tekst shprehet i qarte per qellimin dhe karakterin e luftes se europianeve dhe e kryengritjeve te shqiptareve.

    Ne librin e lartepermendur te historise shkruhet me hamendesine e nje legjende se: "Gjergj Kastrioti u lind rreth vitit 1405. Ishte femija i parafundit te Gjonit dhe te Vojsaves...kishin 4 djem dhe ...5 vajza...Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i nje shteti te rendesishem...qe shtrihej se paku nga rrethinat e Prizrenit e te Tetoves ne lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Qendra administrative duhet te kete qene Prizreni. Ketu duhet te kete lindur edhe Gjergji...Gjergji u dorezua peng rreth moshes 9 vjecare...ne fillim te 1415...iu vu emeri mysliman Skender...". Ky tekst shprehet i qarte per hamendesine e historise shqiptare ndaj figures se Skenderbeut.

    Nderkohe ne librin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu 1468-1968", i Institutit te Historise dhe Gjuhesise se Universitetit Shteteror, Tirane dokumentohet se: "(Ne emrin tim), te zotit Gjon, dhe bijve te mi,...u kam dhene besen kujdo, qe do te vije ne token time ne Shufadaje, ne rast se atij i behet dem ose ndonje e keqe neper token time deri ne Prizrend, le te paguaj (une) zoteria Gjon dhe bijte e mi...". Ky tekst eshte i qarte, konciz dhe ex katedra.

    Nderkaq Murat Toptani, humanist dhe rilindas shqiptar, na ka lene trashegim nje veper arti, te realizuar ne 1917, nje bust te permasave 29 x 18 x10 cm, ne te cilin ka te gdhendur nje date, 1404 - 1467. Kjo date eshte huazuar nga data e gdhendur ne medalionin e rrumbullaket metalik, te krijuar nga skulptori H. Kauts, ne qendren e te cilit eshte gdhendur portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeu, fakt te cilin ai e ka huazuar nga nje pikture, qe gjendet ne nje koleksion privat ne Paris, ku veshja veneciane dhe jaka me gezof te bardhe, e dekoruar me trajta te zeza na tregon se mund te jete i realizuar ne shekullin e XVII apo XVIII. Medaljoni i tij mendohet te jete realizuar ne vitet 1901-1902, pasi u porosit si medalje cmimi per poetet dhe artistet shqiptar qe luftonin per ceshtjen e shqiptarise. Sipas studjuesit z. Ferid Hudhrit, ai i eshte dhuruar poetit De Rada, 1902 dhe piktorit Gjini 1906. Ky fakt tashme eshte hedhur poshte. Skenderbeu u lind me 1405, ndersa e kunderta vdiq 17 janar 1468).

    Ne te njejtin liber shkruhet vleresimi i vitit 1456 i kaloresit anglez Njupor, rreth luftes se popullit shqiptar. "Invazioni i Europes eshte i sigurte, sepse s`ka fuqi qe mund ta beje kete rezistence, po te bjere keshtjella arbereshe".

    Nga nje leter e 19 shkurtit 1467 e Lorenzo de Pazaro, ambasador i Milanos ne Rome shkruan se: "Skenderbeu me perbuzje i tha pardje nje kardinali se...Me pare do te donte te bente lufte kunder Kishes se sa kunder Sulltanit...Ai vendosi te nisej menjehere i deshperuar, duke thene se nuk besonte te gjindej mizori me e madhe ne bote se sa nder keta prifterinj". Ky tekst shprehet i qarte per karrakterin e Skenderbeut dhe rolin e luftes se arberesheve.

    Shume fakte te tjera (por pamundesia ne kohe dhe hapesire nuk e mundeson permendjen e tyre) ekzistojne dhe bejne te mundur jo vetem te zbulojne teresine e figures se Skenderbeut, por do t`i jepnin mundesi hamendjeve te ktheheshin ne fakte dhe faktet do te shkruanin historine.

    Shkencat historike shkruajne rreth Gjergj Kastriotit Skenderbeu. Shpesh here shfaqen fakte te reja, por gjithesesi nje gje eshte e pamohueshme, figura e tij eshte respektuar si simbol i bashkimit te nje kombi. Respektimi dhe vleresimi pohues apo mohues i cilesive te figures madhore te shekullit XV, ne fushen e kengeve dhe gojedhanave popullore, ne fushat e historise, letersise, muzikes dhe poezise u bene teresisht baza inspiruese, ku jane mbeshtetur artet pamore, per te realizuar shembellimin e ketij burri te spikatur shqiptar.

    Imazhet ne veprat e artit, qe datojne nga fillimi i shekullit XVI e nuk rreshtin as ne ditet tona i japin mundesi historianeve dhe studjuesve t`i referohen atyre per te zbuluar sadopak mbi cilesite komplekse te heroit.

    Ne historine e shekullit XV, kjo figure jo vetem ze nje vend nderi, tek gjeneratat njerezore, por kujtesa e tyre dokumentare figurative ose e trasheguar zanore ka arritur te transmetoje cilesite fizike dhe ndodhite e veprimtarive te tij. Per kombin shqiptar eshte shume i rendesishem fakti "Skenderbe". Meditimi, dokumentimi, bashkebisedimi dhe krijimi artistic mbi figuren e tij nuk ka gjasa te shterojne. Qe nga shfaqja e akteve te tij njerezore, luftarake dhe diplomatike, shume humaniste europiane, disa drejtues te kishave, te shteteve dhe te perandorive e quajten Skenderbeun tone "Capitanus Generalis" dhe shkrimtari i Arberise, Dhimiter Frengu na e deshmon si: "...Skenderbeu, princ i Epirit", ndersa shteti i tij, i ndertuar prej tij dhe bashkeluftetareve te kohes se vet i dhane te drejten te quhej "Zot i Arberise (Dominus Albaniae). Veprimtaria e Skenderbeut eshte vleresuar prej kulturave te ndryshme europiane ne kendeveshtrime te ndryshme. Askush nuk i minimizoi apo mohoi bemat e tij, edhe ne rastet me ekstreme te gjykimit. Ai eshte marre shembull i luftetarit per bashkim, drejtesi, liri, respektim fetar dhe fisnikeri. Te gjitha keto deshmohen duke lexuar pershkrimet historike, duke kuptuar simbolet, veshjet dhe objektet qe zbukurojne figuren e tij ne shume gravura te artisteve te huaj te shekujve XV-XIX. Duke permendur vetem tri tipe kulturash historike dhe letrare, madje dhe te kunderta persa i perket adhurimit te zhvillimit, lulezimit dhe renies se Perandorise Osmane shohim se sa informative jane pershkrimet mbi figuren tij.

    Ne librin "Historia e Turqise"(1854-1855) te shkrimtarit francez Alfons de Lamartin, i cili e admironte madheshtine e Perandorise Osmane citohet se: "...Ai kishte pamje krenare dhe ecte me hap te matur dhe teatral...syte i kishte ngjyre geshtenje qe i shkelqenin si zjarri...Lekura e tij ishte e bardhe dhe e ngjyrosur nga gjaku i paster i bjeshkeve te vendlindjes se tij...zeri i tij degjohej larg, sikunder ai i barinjve te vendit te tij...kercente mbi kale dhe luftonte me shpate...me fuqi dhe bukuri, qe e kishin bere te tmerrshem e te famshem ne moshe shume te re...".

    Dhe ne librin "Historia e Skwnderbeut" (1983) e shkrimtarit shqiptar Sabri Godo, i cili me librat e tij cilesohet nje historian i vertete ne letersine e re shqiptare te shekullit XX e pershkruan kete figure ne kete menyre: "...I etur gjer ne gulcim, me armaturen e dermuar, i mbuluar me gjak, dukej sikur nuk i kishte mbetur koske pa u thyer...Ai hipi nje kali tjeter dhe prape e perfshiu vendin me sy...Por ai ishte nje burre i fuqishem dyzet e pese vjec, kampion i kalorseve te shekullit dhe ushtria duhej te shihte ne te heroin qe permbys me topuz e me shpate kolonat armike...".

    Ibn-I Kemal historian i oborrit turk i fillimit te shekullit XVI i pershkruan keshtu arbereshet: "Arbereshet, keta tigra te luftrave malore...kane per fe kryengritjen...Edhe luftetari me i dobet eshte nga me trimat...tamam sikur te ishte kalores i hipur ne kalin legjendar...". Gjate nje periudhe kohe 600 vjecare, ketyre fakteve, artiste euopiane dhe shqiptare i kane kushtuar qindra kompozime ne pikture, grafike, vizatime e dhjetra skulptura monumentale si: ekuester, buste e potrete. Ato jane frymezuar nga historite e gojedhanat e shkruara dhe te thena mbi figuren e tij. Ato kane ardhe ne nje forme tjeter artistike e deshmuese, shpallen si lavde te shembellimit te tij. Ne artet figurative figura e heroit eshte paraqitur ne pjesen me te madhe te tyre si prijes i formacioneve ushtarake ne betejat masive dhe pjesemarres ne lufte. Eshte deshmuar si mbret, si kalores, si atlet i krishterimit, si komandat e gjeneral, si kryetrim, hero dhe mit.

    Ne historine e arteve pamore shqiptare dhe te huaj ende duhet te themi se nuk mund te njohim qindperqind nje veper te pare, nga u frymezuan artiste te tjere, per te pasqyryar shembellimin e tij. Megjithate nje fillim ka, i cili deri me sot e gjen mbeshtetjen tek krijimtaria e "Shkolles se Shqiptareve" apo "Shkolla e Shen Merise, Shen Gallo" (1442), ne San Severo, ne Venecia, prane manastirit San Gallo e themeluar prej piktorit Vitorio Karpacio (1455-1526), qe mendohet se kishte lidhje gjaku me arbereshet e larguar qe nga koha e vdekjes se Skenderbeut. Lidhjet e piktorit italian Xhentile Belini, (1427/29-1507), me kete shkolle dhe te dhenat rreth krijimtarise anonim te nje kopje portreti te ekspozuar ne Galerine Ufici te Firences, i cili deri me tani mendohet se eshte pikturuar sipas skicave te humbura te Belinit, i japin Belinit te drejten e piktorit te pare, qe skicoi portretin e Skenderbeut ne Rome apo ne Venecie dhe e konsiderojne ate si vizionarin e pare mbi tiparet psikofizike mbi heroin. (Fakt i dhene nga Ferid Hudhri ne librin "Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat piktoreve te huaj" 1987). Me tej vargu i artisteve te huaj, qe realizuan portretin e Skenderbeut ne profil, me kahun djathtas dhe majtas apo qe vizatuan dhe pikturuan figuren e tij te plote jane te njohur dhe te faktuar nga historia e fushes perkatese. Qe nga ajo kohe historianet e artit, muzeologet dhe galeristet zbulojne, dokumentojne dhe hedhin vleresime positive apo kritike rreth objekteve te artit qe lidhen drejtpersedrejti me shembellimin fizik dhe psikologjik te Skenderbeut ne artet pamore. Faktet me te fundit ne Shqiperi i ka dhene drejtori i Muzet Historik Kombetar ne Tirane, Z. Mojkom Zeqo, i cili publikoi te dhena per ekzistencen ne arkivin e tij te 4 ekzemlareve qe lidhen me figuren e Skenderbeut.

    Ne shekujt me pare, arti ne Shqiperi i perkiste plotesisht artit mesjetar Bizantin dhe Pasbizantin. Ai ishte nje art, qe teresisht ndihmesen dhe mbeshtetjen ideologjike, politike, ekonomike dhe kulturore e gjente tek besimi dhe institucionet kishtare te kahut ortodoks. Nuk di ne se kam te drejten te bej pyetjen. Perse figura e Skenderbeut nuk eshte trajtuar nga artiste shqiptare ne pikture, afreske, mozaike, gdhendje e gravura, pas shekullit te XV e deri ne shekullin e XIX ne Shqiperi? Nje model te tille ne artin kishtar te mesjetes se gjate shqiptare e trashegojme nje fakt figurativ qe ka te beje me imazhin e Karl Topise, punim ne miniature i piktorit ikonograf te shekullit XVIII Konstandin Shpataraku, ne manastirin e Ardenices. Deri me tani pyetje te tjera lindin. A ishte ai nje mbret, kalores dhe prijes qe mbrojti interesat tokesore, politike, ekonomike, kulturore dhe fetare te kristanizmit dhe jo kristianizmit shqiptar, ballkanik dhe europian kundra pushimit masiv osman? A e vendosen ate ne mes te dyshimeve mbi kahet kristianizem e muslimanizem? A arriten istitucionet e larta te kristianizmit ta vleresonin sa duhet, sherbimin, veprimtarine dhe figuren e tij, ne kohen dhe token e vet? Po ne kohe me pas? A ishte shume i eger pushtimi osman, deri ne persekutim te plote te kultures shqiptare, gje e cila te ben te mendosh edhe per nje mohim dhe persekutim te figures se heroit? Pas vdekjes se tij, ne nje varferi te tejskajshme te trojeve te ndara shqiptare, ne mungese te nje prijesi, a mund te mendohej per qenien e nje strukture aristokratike-feudale, e cila deshmonte ne breza veprimtarite dhe figuren e Skenderbeut? A mund te mendojme se ne muret e kishave te papatit katolik dhe ortodoks duhet te trashegonim sot fakte te imazhit te tij ne miniature, ikona apo afreske te titulluara "Shen Gjergj Kastrioti Skenderbeu"? Te gjitha keto pyetje mbase gjate koherave do te rrjedhojne pergjigje ne historine shqiptare te mesjetes deri ne shekullin XIX. Mendoj se duke permendur nje deshmi te njohur do t`i ipte nxitje rendesise per pergjigje ndaj ketyre pyetjeve ne te cilen thuhet: "Dhe pasi thoni se me arbereshet nuk do te mund ta ndihmoj as ta mbroj Ferdinandin po ju pergjegjem: ka ndryshuar puna, e ne qoftese kronikat tona nuk genjejne, ne quhemi epiriote dhe duhet ta dini se ne kohet e tjera, stergjysherit tane kane bere me rromaket luftime te medha dhe e dini se me te shumten e heres jane ndare me nder se sa me turp... Duhet ta dini se ne qofte se turqve ua del te me thyejne, Italia do ta ndjente, dhe si rrjedhim ajo toke, me te cilen mburreni se eshte juaja, do te bjere ne duart e tyre...". (cituar nga letra e Skenderbeut derguar princit te Tarantos me 31 dhjetor 1460).

    Megjithate me Shqiperine gjithnje ka ndodhur ndryshe. Ne periudhen e diktatures komuniste, ideologjia e asaj kohe, e vleresoi figuren e tij, duke e revizionuar sipas interesave te veta. Nen etiketimin heroik e te besueshem si "luftetar legjendar", tek figura e Skenderbeut, shihej udheheqesi i popullit shqiptar, qe e bashkoi ate rreth vetes, nen drejtimin e tij absolut dhe vetem ne mbrojte te territorit shqiptar. Ky udheheqes, qe nuk u tha asnjehere me plot gojen, qe ishte "Mbret" i trojeve shqiptare, qe u perball jo vetem me kraheshpate, por me se shumti me diplomaci ndaj diplomacive dhe ideologjive perendimore dhe lindore, kundra osmanizimit te popullsise ballkanase dhe europiane, ku bente pjese dhe populli i vet, i cili luftoi per dhjetra vite me rradhe kundra ketij osmanizimi me rrezik serioz ndaj Europes; u perball ndaj shume skenave te shemtuara, invadimeve, pushtimeve dhe planeve te papritura, te organizuara sa nga politikat e fqinjeve perendimore kristian aq dhe nga ato te shteteve feudale ballkanase, shihej si i barabarte me modelin e udheheqesit diktatorial-komunist, qe u shpall "komandat legjendar".

    Nese nje percaktim i tille i perket sot nje politike te shkuar, nuk mund te mohojme aspak se kjo periudhe historike solli nje krijimtari te pasur te tabllose historike-monumentale kushtuar figures Skenderbe. Ne keto krijimtari ai eshte paraqitur luftetar legjendar dhe hero mitik. Ne kontekstin historik, jane bere perpjekje per ta revizionuar figuren e Skenderbeut. Gjithmone, dicka kerkon te perseritet ne nje menyre apo ne nje tjeter. Perseri do t`i referohem Ismail Kadarese nga i njejti burim. "...Kane qene perpjekje shume te shemtuara, sepse binin ndesh me te gjithe frymen perendimore te Shqiperise...papritur doli nje levizje ne Shqiperi, hileqare do te thoshja, anadollake, nje vazhdim i levizjes "haxhiqamili", kete here me e sofistikuar, per te revizionuar Skenderbeun...Kultura e sotme shqiptare ka treguar nje dobesi, edhe mediat po ashtu. Rasti me i fundit eshte pervjetori i kesaj figure dhe mediat e permenden shume pak...Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte argumenti i pare, eshte flamuri i pare, qe plotesisht, e hedh poshte cdo etiketim kundereuropian te shqiptareve...". E permend kete fakt jo thjeshte per t`i thene disa bashkekombeasave te mi se jemi europiane, por per t`i kujtuar se duke mohuar Skenderbeun, shkaterrojne vetem veten e per t`i pyetur perse nuk duan te jene europiane?

    Ende ne se ndodh keshtu, gje qe i mbetet fakteve kokeforte te deshmojne, jo gjithmone situatat ne momente te caktuara te historise sone kane qene te tilla. Ne historine e artit njihen tashme disa periudha te rendesishme, ku figura e Skenderbeut eshte vleresuar dhe eshte bere subjekti qendror i temave historike ne artet pamore shqiptare. Dhe keto periudha deri ne kete stad njohje jane tre. Periudha e pare eshte periudha e rendesishme e perpjekjeve te shqiptareve, per te fituar pavaresine kombetare, nga e cila trashegojme krijimtarine artistike te quajtur periudha e Rilindjes dhe e Pavaresise Kombetare Shqiptare 1860-1945. Periudha e dyte eshte periudha e pasluftes se dyte boterore, qe fillon nga 1945-1990, ndryshe periudha e komunizmit dhe e metodes se realizmit socialist ne Shqiperi.


    Periudha e trete eshte periudha ne tranzicion e ndryshimeve te pas viteve `90.

    Ne keto tri periudha te medha perfshihet kultura artizanale e popullore e nominuar ose jo, nga e cila trashegohen nje seri e gjere e vizonesh naiviste mbi figuren e Skenderbeut si ne qendisje e ne gdhendje.

    Figuren Skenderbe, e ftuan me deshire dhe dinjitet, ne skenen e artit te kultivuar shqiptar, shkrimtaret, dijetaret dhe artistet humaniste. Te paret e ne pergjithesi humanistet e gjysmes se dyte te shekullit XIX te quajtur Pararilindes (e gjejme termin pararilindes te perdorur prej Ylli Drishti-Portreti I Skenderbeut I piktorit Kol Idromeno, revista Pamorart Nr. 7-8, f.28) dhe ata te gjysmes se pare te shekullit XX te quajtur Rilindasit, duke perfshire nje kohe te caktuar 1860-1945. Eshte nje kohe artistike dhe revolucionare, qe percillej prej mesjetes se gjate shqiptare dhe prej kultures bizantine dhe pasbizantine. Ajo na ka lene nje trashegim figurativ me subjekt fetar, me nje cilesi tejet vetjake dhe vlere artistike te nje niveli shume te larte, ne anteun e te cilit qendrojne emerat e Onufrit, Nikolles, Qipriotit, Anagnostit, Shpatarakut, Selenicasit, Zografet, Cetiret dhe Zengot, por qe deri me tani historia e dokumentuar shqiptare apo e huaj nuk na deshmon se keta gjigande te artit mesjetar ne Shqiperi, te na kene lene deshmi artistike te shembellimit se figures te zotit Skenderbe. Ndryshe ndodh ne kete periudhe me historianet humaniste shqiptare si Marin Barleti ose Barleci, Pal Pjeter Engjelli dhe Andrea Engjelli, Gjon Muzaka, Frang Bardhi dhe Dimiter Frengu, prej te cileve ruajme deshmi historike rreth figures se Skenderbeut dhe fizionomise se shtetit feudal, qe ai ndertoi ne shekullin XV, rreth administrates shqiptare, rreth marredhenieve te brendeshme te aristokracise shqiptare dhe nivelit relativisht te larte te kultures se saj gjate ketij shekulli, rreth toponimeve dhe shperndarjes se pushteteve. "Ta dini se gjyshi i zotit Skenderbe quhej zoti Pal Kastrioti e nuk pati me teper se dy fshatra te quajtura Sinja dhe Gardhi I Poshtem. E prej ketej lindi zoti Gjon Kastrioti, i cili u be sundues i Matit e prej ketij lindi zoti Skenderbe" Nje fragment ky i Gjon Muzakes, qe deshmon faktin e vertete, por dhe justifikon entuziasmin e Hopf-it. Historiani gjerman Karl Hopf, ne librin e tij "Croniques Greco-Romanes", do ta quante "Margaritar" perkujtesen "Historia dhe gjenealogjia e shtepise se Muzakajve" (1510) shkruar nga Gjon Muzaka. Keta historiane qe kane te drejten legjitime te jene historianografet e pare shqiptare, dikush deshmitar olkular e i pranishem ne oborrin e prijesit dhe fushat e betejes e dikush adhurues i legjendes dhe i mitit mbi heroin zbuluan cilesite e tij dhe i deshmuan ne shkrime. Me veprat e tyre ata ndikuan plotesisht mbi jeten politike dhe shpirterore te shqiptareve, mbruajten ndergjegjen e tyre, i dhane vlere ndjenjes kombetare dhe cka eshte shume e rendesishme veprat e tyre duke u botuar ne disa gjuhe te botes u kthyen ne burime kryesore njohje jo vetem mbi heroin por edhe mbi kombin e tij. Tek keto vepra, tek krijimtaria e disa artisteve te huaj, tek krijimtaria dhe pershkrimet e mevoneshme te Konices, Dora d`Istrias, de Rades, Pecit, Nolit, Dodanit e Poradecit u mbeshteten te gjithe artistet e artit pamor shqiptar, te fundit te shekullit te XIX dhe gjate gjysmes se pare shekullit te XX, per te sjelle figuren artistike te Skenderbeut. Shtypi i kesaj kohe e deshmon kete fakt, duke na lene trashegim percaktime te forta patriotike rreth artisteve, qe krijuan figuren e tij. Historianet shqiptare deri me tani kane datuar dhe fatktuar ngjarje te ndryshme te shekullit te Skenderbeut, por edhe ne kohe me te vona. Duke cituar vetem disa prej tyre, kuptojme qarte se periudha e Rilindjes dhe Pavaresise Kombetare Shqiptare i dha mundesi te plote artisteve figurative shqiptare te kesaj kohe te vendosnin ne qender te veprave te tyre figuren e Skenderbeut, duke e cilesuar simbolin e bashkimit te kombit shqiptar per shpalljen e pavaresise kombetare, te cilin sot Kadare e quan "...argumentin e pare te shqiptareve...". Vepra "Skenderbeu" 1898, i Toptanit u perdor midis arberesheve te Italise, si suvenir i simbolit te bashkimit te shqiptareve ne lufte per ceshtjen kombetare. Organi "Ylli i mengjesit", 1918, shkruan rreth vepres, por me aludim figuren madhore Skenderbe se "Duke e pare, duke e adhuruar do te na ndihmoje te mendojme per jeten dhe veprat e tij te shkelqyera, do te behemi edhe me te mire e me te forte sa jemi". Medalioni "Skenderbeu" i Trotes ishte shume i njohur ne Kalabri dhe Buones Ajres dhe studjuesi arberesh Xhovani Stamile i shkruante De Rades se "Mikel Trota me figuren e Skenderbeut sheh lavdine e Shqiperise si nje Shqiperi te lashte dhe moderne". Krijimtaria e Theohar Gjinit per kete figure e shpalli piktorin, ne te gjitha vendet e huaja, ku jetonin shqiptare "Piktor memedhetar". Konica e quajti "Shqiptar te kulluar, atdhetar te vertete, shqiptar te urte", Noli e cilesoi si "Piktor te pare te Shqiperise". Te gjitha keto perpjekje arriten te konkludoheshin ne konkursin nderkombetar, te organizuar ne kohen e Mbretit Zog I, ne nentor 1937, ku u paraqiten 70 bocete dhe moren pjese skulptore shqiptar dhe te huaj. Ne kete konkurs u shpall fitues boceti i skulptorit kroat Antuan Agustinciqit, i cili nuk u realizua. Nje dokument shume me vlere gjendet ne drejtorine e Pergjitheshme te Arkivave, Tirane, te vitit 1938 dhe ruan tekstin: "Vendim dhe korespondence e Kryeministrise dhe e Ministrise se Puneve te Brendeshme per lidhjen e kontrates me Italine per pergatitjen e monumentit te Skenderbeut". Me renien e mbreterise, ky monument nuk u realizua ne Shqiperi, por tashme eshte i njohur monumenti i realizuar prej boceteve te kesaj periudhe ne Rome, nga skulptori Romaneli. Odise Paskali bashkebisedonte dhe degjonte me vemendje vizionin e te madhit Lasgush Poradeci per krijimin e bustit "Skenderbeu", 1939, vendosur ne Kukes, i pari monument i kesaj figure ne eksterieret shqiptare, edhe pse nje deshmi e koheve te sotme tregon se busti I Skenderbeut eshte vendosur per here te pare ne Kercove, Maqedoni. E gjithe kjo panorame shpall me vetedije se humanistet inteligjent dhe artistet shqiptare dashakombes te asaj kohe e kuptuan se figura udheheqese e Skenderbeut, ishte nje figure e qendrueshme e historise se kombit dhe duhej te ishte gjithnje e pranishme ne mjediset politike, ideologjike, kulturore dhe edukuese, jo vetem si krenari kombetare, por edhe si udheheqes shpirteror.

    Me pas, ne periudhen komuniste, ne kohen kur u praktikua metoda e realizmit socialist, 1945-1990, kemi nje situate sa negative te shkaktuar prej ndikimit ideologjik dhe folklorik, aq pozitive, persa i perket temes historike, patriotike dhe kombetare "Skenderbeu", ne pikture dhe ne skulpture. Produkti artistic i kohes ka zene vend ekspozimi ne fondet e muzeve, Tirane, Kruje, Berat e shume qytete te tjera si dhe ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve, Tirane dhe shume galeri te qyteteve te Shqiperise. Ato jane punime monumentale, portrete ne pikture, ne grafike ne skulpture, ku Skenderbeu paraqitet si prijes luftetar legjendar. Pamja fizike dhe psikologjike e heroit ne veprat e kesaj periudhe eshte e ndryshme nga shembellimi i tij ne veprat e artisteve rilindas. Nese ata e moren modelin nga artistet e huaj dhe arbereshet e Italise, ne figuren monumentale te realizmit socialist ai paraqitet si nje hyjni, burre shtatmadh, i cili superon me bukuri dhe permasa te gjitha figurat e tjera njerezore. Levizjet e tij jane teatrale e heroike deri ne mitizimin e pathyeshmerise se tij te perjeteshme. Gjithmone, i hipur mbi nje kale te bardhe, ne qender te tablose. Elementi drite ne pikture bije fuqishem mbi te si dhe veshtrimi i pare i shikuesit fokusohet mbi kete figure. Ai eshte gateshem per beteje, lufton ne beteja dhe shpallet fitimtar. Levizjet e tij shpesh kthehen ne imitime pothuajse teatrale e te perseritshme nga njera tabllo munumentale tek tjetra. Mbi krijimin e kesaj figure ndikoi shume dhe shfaqja e aktorit rus Akaki Horava ne rolin Gjergj Kastriotit ne filmin ruso-shqiptar "Skenderbeu". Aksesoret dhe paisjet luftarake, si mburoja, shpata, perkrenarja e tij imitonin objektet e njohura ne pikturat e Rilindasve shqiptare dhe piktoreve te huaj. E gjithe krijimtaria mbi heroin, kudo qofte e ekspozuar apo e konservuar, e cdo stili artistik, perben per artin dhe kulturen shqiptare, vlera te qyteterimit shqiptar, arkivon caste historike, patriotike e kombetare te artisteve dhe koheve politike ne historine e kombit tone. Vitet 1967, 1968 jane vitet me te spikatura, kur piktoret me te permendur realizuan disa tablo historike monumentale, te cilat u paraqiten ne konkursin memorial te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Me pas vitet 1981-1982 ishin vite pot e tilla, pasi u inaguruan dy muze te rendesishem "Muzeu Historik Kombetar" ne Tirane dhe Muzeu Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje. Piktoret me te njohur kane qene piktori Fatmir Haxhiu, piktori me produktiv i tabllose monumentale te permasave te medha te betejave te shqiptareve ne disa periudha te historise se tij. Kjo lloje pikture e cilesoi Haxhiun si piktor batalist. Piktori Guri Madhi, i cili ka hyre ne histori si piktori i pare i tablose kompozicionale historike, Naxhi Bakalli, vizatues virtuoz. Alush Shima, qe e paraqiti mbret te shqiptareve. Bashkim Ahmeti, Niko Progri, Gazmend Leka, Ylli Drishti, Fatmir Thaci, autore te afreskeve te Museut Kombetar "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" ne Kruje. Zef Shoshi, Jakup Keraj, Hysen Devolli, Vilson Kilica, Zef Kolombi, Nexhmedin Zajmi, Met Deliu dhe Bajram Mata, pasqyruan betejat e tij dhe te arbereshve. Ne skulpture jane te njohur dy monumentet "Skenderbeu mbi kale" i Krujes me autor Janaq Paco, kopje e te cilit eshte vendosur ne Prishtine dhe i Tiranes me autore Janaq Paco, Odise Paskali dhe Andrea Mano. Metej ne vitet e lartepermendur u bene te njohura kompozimet ne skulpture te Llazar Nikolles, Thoma Thomai Dhamos, Fuat Dushkut, Odise Paskalit, Janaq Pacos dhe Genci Hajdarit.

    Pas viteve `90 e deri ne ditet tona, per figuren e Skenderbeut dhe veprimtarive te tij, eshte rritur interesi i historise shqiptare, per te njohur thellesisht faktin "Skenderbe" dhe kohen mesjetare, kur ai jetoi. Ata sot kane mundesi te gjurmojne dhe te vezhgojne arkivat i historiografise boterore, europiane dhe ate te fqinjeve, per te zbuluar elemente te rinj te personalitetit te tij. Natyrisht, shkrimi i historise alternative, shkrimi i fakteve te reja do te na mundesoje te njohim me se miri figuren e tij komplekse e te vecante. Viti 2005 gezon te drejten e 600 vjetorit te lindjes dhe, politikat kulturore te Kosoves e kane ftuar figuren e tij te jete ne qender te vemendjes se historise se pavaresise se saj. Nje histori e perseritur e nje populli te vetem. Ne fillim te shekullit XX figura e tij ishte prezent dhe ne harmoni me idealet e shqiptareve per pavaresi kombetare. E njejta situate perseritet ne shekullin e XXI. Ai kerkohet perseri te jete i pranishem si udheheqes shpirteror i perpjekjeve diplomatike te popullit te Kosoves per pavaresi territoriale dhe kombetare. Ne kete rast, shekulli i ri do te krijoje shembellim te ri, pasi nje brez i ri artistesh dhe nje kohe e re artistike do te mundesoje nje krijimtari te re mbi te, e cila gjithesesi do te jete e mbarsur ne sensin fizik. Psikologjik, patriotik dhe kombetar ne historine e artit shqiptar si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi.

    Gravura, natyrshem, i perket ne te shumten e rasteve krijimtarise europiane. Nje fond i tille eshte shume i pasur, i njohur dhe i ekspozuar ne muze te ndryshem te shume vendeve te Europes dhe pikerisht ne pavionet e tyre. Ne asnje nga keto muze nuk mund te kuptohet periudha e shekullit XV pa percaktimin e sakte te luftrave ballkanike, ku vendin e nderit e ze figura e Skenderbeut. Nderkaq ne Shqiperi, ne qytetin e Krujes, vendit me te permendur te ketij shekulli, eshte ndertuar nje muze, i quajtur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku gjenden ne figuren e improvizuar te gjitha ngjarjet historike te kohes se tij. Te gjitha jane te mbeshtetura ne fakte historike. Ndertesa e muzeut dhe i gjithe konstrukti fugurativ e arranzhes i brendeshem dhe i jashtem u inaguruan ne vitin 1982. Ne sallat e tij jane ekspozuar kopje te rreth 40 gravura te koherave dhe te artisteve te huaj, kopje fotografike te pikturave monumentale me subject betejat e heroit si dhe afreske me subjekt Historine e Skenderbeut. Me rastin e ketij pervjetori te rendesishem, nuk marr persiper te faktoj te gjitha gravurat e koherave, por kam perzgjedhur disa prej tyre. Shume nga gravurat u shfaqen per here te pare ne botimin dhe ribotimin e librit te humanistit te shekullit XVI Marin Barleti apo Barleci, me titull "Historia e jetes dhe vepres se Skenderbeut, Princ i Epirit", me pas u shfaqen ne botime te tjera prej historianeve te ndryshem te vendeve te ndryshme ne periudha te ndryshme. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe artistet anonim apo te njohur prej historise kane sjelle imazhin e tyre te mbeshtetur nga kostumografia ushtarake, perandorake ose qytetare e kohes dhe vendit nga vijne. Gjithashtu figura dhe dyluftimet e tij jane skicuar, duke pase edhe perfytyrime te heronjeve te lashtesise iliro-greko-romake. Autoret ne kete periudhe jane, kryesisht, te huaj si dhe te huaj anonim. Nje nga artistet me te njohur, ne krijimtarine e te cilit u mbeshteten mjaft artiste te tjere te shekujve te ndryshem, eshte piktori gjerman Jost Aman (1539-1591). Me pas ishin Domeniko Kusto piktor gjerman (shekulli XVII), Robert Vogan, piktor anglez (shekulli XVII) dhe nuk perjashtohen piktoret franceze te shekujve XVII-XVIII. Ndersa ne shekullin e XX Ibrahim Kodra dhe Naxhi Bakalli kane vizatuar, skicuar dhe incizuar figuren e heroit.

    Fotografia. Arti i Rilidjes dhe i Pavaresise Kombetare Shqiptare i dha nje shkas zhvillimit te fotografise kolazh, e cila lindi me qellim patriotik dhe kombetar. Gjate fillimit te shekullit XX, kur intelektualet dhe politikanet shqiptar kerkonin te identifikonin shqiptarizmen lidheshim me figuren me madhore te kombit tone Skenderbeun. Ata po kete gje benin edhe me figurat e huaja qe ne fund te fundit politika europiane ia kishte sygjeruar si shpetim dhe bashkim te kombit te tyre. Mendoj se kjo eshte dhe arsyeja qe ne fondin e arte te fotografise shqiptare te fillimit te shekullit XX gjejme kolazhe fotografike mjaft domethenes. Te dhenat e plota te materjalit kolazh fotografik jane marre prej studjuesit te fotografise z. Qerim Vrioni. Autoret me te njohur jane fotografi Vani Burda dhe Kel Marubi, ne qender te vepres se tyre eshte Skenderbeu dhe Eilhelmi i I.

    Zejtaria popullore, normalisht, e ka sjelle figuren e heroit kombetar si subjekt te artit dhe kultures popullore shqiptare. Kjo vinte si rezultat i trashegimise se ketij subjekti ne kenget popullore epike, ne poemat dhe legjendat e trimerise dhe ne vizionet popullore per heroin. I gjithe ky informacion zanor solli nje ndikim te fuqishem mbi realizimet figurative naive te artit popullor. Keshtu figuren e Skenderbeut mbi kale apo dhe portretin e tij e gjejme ne shume variante individuale te trajtuar mbi materjale te shumta sic jane miniaturat e gdhendjeve ne dru, ne figuren e rumbullaket, por edhe ne relieve. Ne, pothuajse, te gjitha trevat shqiptare heroin e gjejme te qendisur me mendafsh apo fill pambuku te ngjyrosur mbi copa te pambukta dhe fill te leshte te endur si coha te leshta. Shume thjesht mund t`i quajme pano dekorative te pelhurta, qe familjet shqiptare i perdornin si zbukurim ne dhomat e miqve. Nje deshmi te tille na e ka lene piktori i njohur shqiptar Abdurrahim Buza, ne vepren "Kuvendi i Lidhjes Shqiptare". Krijimet e nominuara ose jo te tilla te imazheve popullore ne realizimet e tyre jane krejt te pasterta dhe ne fiksimin e imazhit perfundimtar ata e kane vazhdimisht nje pike referimi qe jane veprat e artit te realizuara gjate koheve te ndryshme nga artistet profesioniste. Disa te dhena te rendesishme i ka permbledhur, Maks Velo, ne studimet e tij. Autoret me te permendur te nominuar jane Iljaz Turhani dhe Preng Hysa.

    Ne te gjitha historite e shkruara, periudha e Skenderbeut eshte cilesuar si nje nga periudhat me te rendesishme, qe ndikoi ne lenien gjurme te nje qyteterimi, I cilesuar sot, shqiptar. Ne kete periudhe, atij i eshte dhene nje vend nderi dhe eshte cilesuar burimi kryesor i bashkimit kombetar te popullsise arbereshe, edhe pse ne kohen e tij kupolat e feve katolike dhe ortodokse ishin ne nje konflikt te hapur. Ai u cilesua ndertues i te shtetit feudal. Mbrojtes ushtarak i kultures kristiane. Respektues i kultures myslimane, por kundershtues I politikave poshtuese te saj. Administrues i afte dhe pjesemarres aktiv ne dilomacine e shekullit XV, qe tashme njihet se ka qene nje diplomaci konfliktuale ne tejskaje. Idete e kesaj periudhe e shpallen ate te vetmin burim frymezimi, qe do te bashkonte te gjitha aspiratat e shqiptareve, per te formuar me se fundi nje shtet te vetin, te cilin duhej ta njihte Europa. Gje e cila, gjate asaj kohe, nuk u arrit. Kjo eshte arsyeja qe ne kohe me te reja, shqiptaret figuren dhe flamurin i tij e kthyen ne embleme te bashkimit kombetar. Kjo i dha nje nxitje te jashtezakoneshme krijimtarise se artisteve shqiptare si brenda dhe jashte vendit. Shume artiste te huaj nominues apo anonim, te shekujve XV-XX kane lene te trasheguar ne muze te vendeve europiane dhe shqiptare gjurme te shembellimeve te portretit dhe figures se tij.

    *Studiuese e njohur dhe kuratore e artit ne Galerine Kombetare. Ajo ka bere te njohur platformen e saj dhe nje historik sesi njihet ikonografia e Heroit Kombetar

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Nje martese alla skenderbejane ne shekullin XXI

    Nga bashkimi i idese se "re" te Moikom Zeqos dhe Bashkise se Tiranes ka lindur nje aktivitet disi ireal. Me 30 mars, dy institucionet ne Atriumin e Muzeut do te celebrojne nje ritual skenderbejan martese me nje cift te ri kryeqytetasish. Ndersa, ne "Cuken e Ajtoit", fragmentit te murit ilir qe gjendet ne kendin perendimor te Muzeut, kambana e vitit 1455, do te lajmeroje nga kohet e reja, bekimin e kohes se Skenderbeut...



    Ka qene nje ide e kahershme per te sjelle nje ceremonial festiv te shekullit te XV ne ditet tona. Dhe, medyshja, qe ka shoqeruar prej kohesh qe nuk mbahen mend idene tek Dr. Moikom Zeqo, drejtorit te Muzeut Kombetar, ishte e madhe deri ditet e fundit -kur me ne fund ka vendosur. Kuptohet, pasi e ka shoshitur edhe me bashkepunetoret e tij gjithshka tashme duket me e thjeshte. Keshtu, Muzeu dhe Autoritetet e Bashkise do te celebrojne nje cift te ri kryeqytetasish me 30 Mars ne Atriumin e Muzeut. Ndersa ne lulishten, qe gjendet perpara Institucionit, per te revokuar nje zakon te vjeter te kohes se Skenderbeut-do te mbillen gjashte rrenje ullinj, qe do te tregojne respektivisht gjashte shekujt qe kane kaluar nga lindja e heroit. I gjithe rituali do te shoqerohet me tingujt e nje Bande muzikore, e cila pas ekzekutimit te Hymnit kombetar do te kete ne program Antonio Vivaldin. Dihet qe ky kompozitor i ka kushtuar Heroit tone Kombetar edhe nje opera te titulluar "Skenderbeg" dhe kjo ka qene nje nga elementet me te menduara tashme te organizatoreve te saj. Por, skena e festimeve nuk mbaron ketu, apogjeu i festimeve do te jete kur nje djale i veshur si Heroi Kombetar do te celebroje te rinjte...para te pranishmeve. Sipas zakonit, qe ka ardhur qe nga Heroi (ai e detyronte dhenderin qe te mbillte 20 rrenje ullinj, para se te martohej) pastaj do te mbjellin te gjashte ullinjte, ku do te vendoset edhe nje pllake perkujtimore, e cila do te kujtoje me kete rast Skenderbeun dhe kohen e tij te lavdishme.

    Ndersa ne Atrium, ne perendim te tij ku eshte i vendosur edhe nje fragment ilir i Cukes se Ajtoit do te vendoset nje kambane e shekullit te XV, pikerisht e vitit 1455, e cila do te kumboje me rastin e celebrimit. Do te jete ky momenti i madh, kur ne prani te autoriteteve me te larta te vendit (te pakten Dr. Zeqo, deri me tani meton te ftoje emrat kryesore te jetes politiko-shoqerore dhe kulturore shqiptare) dhe nje grupi gardistesh do te celebrohet kjo ceremoni.

    Pse zgjodhi martesen?

    A mund te ishte ajo thjesht nje ceremonial artistik me rekuiziten e imituar te kohes, apo nje ceremonial i madh, qe do te na sillte kohen e madhe dhe thjesht i interpretuar nga aktore?

    Keto kane qendruar me kohe dhe per shume e shume kohe ne mendjen e tij, por ne fund "Domethenia e ketij aktiviteti eshte qe te gershetohet nje ritual i kohes se Skenderbeut me nje akt te sotem real celebrimi"-thote Zeqo per instalacionin e tij.

    Moikom Zeqo eshte nje nga drejtuesit e pak Institucioneve shqiptare, qe eshte angazhuar direkt me ide, por edhe me realitete kushtuar figures se Heroit Kombetar. Idete e Zeqos kane perfshire qe nga negociimi per ardhjen e armeve te Skenderbeut, e duke vazhduar dhe me pasqyrimin per median te dokumentacionit te heroit. Ai ka nxjerre se fundi edhe dy kambana te kohes se heroit, nje nga te cilat do te perdoret ne diten e madhe te celebrimit. Aspak me i vogel, ka qene dhe kontributi i tij per ikonografine e heroit, por duke prezantuar me kete rast objektet qe i kushtohen heroit dhe qe gjenden ne arkiven e Muzeut. Ben Andoni

  12. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Veprat origjinale të historise së Skënderbeut ruhen nga një angleze

    Veprat origjinale mbi historinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut ruhen në Londër nga koleksionistja angleze, Patricia Nugge, e cila aktualisht posedon numrin më të madh të librave për këtë figurë, tha për ATSH-në Dr.Moikom Zeqo, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

    Zeqo, i cili e ka parë nga afër koleksionin në Londër pas një ftese që iu bë nga koleksionistja, ka rënë dakord me Nuggen për prezantimin e veprave në Shqipëri, në një ekspozitë unikale që pritet të çelet në vjeshtë, në Muzeun Historik Kombëtar.

    Koleksioni me vepra për Skënderbeun, që Nugge disponon përmban rreth 150 libra, të cilat datojnë nga fillimet e shekullit XVI deri më fillimet e shekullit XX, përafërsisht katër shekuj botime të përfshira në bibliografinë për Skënderbeun. Në koleksion, Nugge ruan veprën origjinale të Marin Barletit të botuar në vitin 1508 në Romë, librin "Apologjia e Skënderbeut" të Frang Bardhit botuar në vitin 1636, botimin e Dhimitër Frëngut botuar në shekullin XVIII, si dhe ribotimet e tyre në gjuhën latine, të publikuara në Gjermani, Kroaci, etj. Ekspozita në Tiranë do të qëndrojë e hapur për dy javë dhe do të prezantojë 50 libra.

  13. #19
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Sa i gjate ishte Skenderbeu

    Nga: dr. Musa Ahmeti

    Si filloi debati...

    Debatet për gjatësinë njerëzve të shquar, nisin gjithnjë atëherë kur nuk ka më dyshime për egzistencën dhe origjinën. Edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot, Skënderbeu, nuk i ka shpëtuar debateve, fillimisht i mohohej egzistenca, pastaj origjina e pasi këto u bënë të ditura botërisht u fillua të debatohej për gjatësinë e trupit. Duke qenë legjendë, ashtu si shumë princa të tjerë europianë që luftuan kundër Perandorisë Otomane, shpesh figura e tij ishte e zmadhuar, flitej se shpatën e tij qe nuk e mbanin dot 20 burra, kali i tij linte gjumë të stërmëdha etj. Ky zmadhim është tipik sidomos në periudhën e mesjetare. Por në epokën moderne njerëzit kërkojnë me të drejtë saktësimin e përmasave, por ka edhe atyre që përfitojnë nga rasti dhe mezi ç'presin ta shkurtojnë Skënderbeun. Nisur nga ky debat ne po botojmë një shkrim që bazohet në dokumente dhe dëshmi që i disponojmë. Nëse dikush ka dokumente apo dëshmi që i kundërshtojnë këto tonat, i lutemi të flasë tani, e nëse nuk i ka, atëherë le të heshtë përgjithmonë.

    Në historiografinë shqiptare, por edhe atë botërore, ka mbetur e pazgjidhur lartësia e trupit dhe dukja fizike e Skenderbeut. Duke parë punime të ndryshme pikture, skulpture, gravura dhe gdhendje të shumta, të autorëve të njohur, por edhe atyre anonim, krijohet një ide jo shumë e qartë, për zhvillimin fizik të Gjergj Kastriotit - Skenderbeut. Edhepse, shumica e biografëve dhe autorëve që janë marrë me Skenderbeun, bëjnë përshkrime të hollësishme, asnjëri nga ata, llogarisim këtu edhe Barletin dhe Dhimitër Frangun, nuk na kanë lënë të dhëna të sakta, për gjatësinë dhe dukjen fizike të Skenderbeut. Ky problem, do të mund të zgjidhej lehtë, sikur të ishte ruajtur varri i Skenderbeut në katedralen e Shën Kollit në Lezhë; duke bërë vëzhgimin e skeletit ose duke aplikuar metodën e DNK-së. Për fat të keq, një gjë e tillë është e pamundur, ngase turqit, pas pushtimit të Krujës, hapën varrin e heroit tonë kombëtar dhe morën të gjitha gjërat që ishin aty, natyrisht edhe pjesët e skeletit, të cilat i mbanin si nuska të shenjta.

    E vetmja shpresë, mbetej që një ditë, të zbulohej ndonjë dokument apo përshkrim i ndonjë bashkëkohaniku, për të përcaktuar lartësinë dhe dukjen e saktë fizike të Skenderbeut. Gjatë hulumtimeve tona shkencore, për fat të mirë, ndodhën që të dyja!

    Në arkvin e Venedikut, fondi: Senatus de Maritimis provinciis et negotiis Deliberationes [Sen. Mar.] Registro VI, C., f. 26V-27V, [ shih: Z. Valentini, ?Shêjzat?, XV/1971, Nr. 1-3, fq. 78] shfrytëzuam një dokument që mban datën: 8 korrik 1457, në të cilin, bëhet fjalë për lartësinë e Skenderbeut. Dokumenti është i shkruar në gjuhën italiane dhe latine dhe përbëhet prej 3 faqesh tekst. Është i dërguar nga kancelaria e Skenderbeut, përmes kancelarit [noterit] dhe njëherësh përfaqësuesit të tij diplomatik në Venedik, priftit, Gjergj Pelini, abat në abacinë e Shën Mërisë së Rotecit, në afërsi të Tivarit.

    Dokumenti në fjalë, përbëhet nga 9 kapituj të ndryshëm, çdonjeri prej të cilëve formon një tërësi të veçantë. Në kapitullin e dytë, është ky tekst: ?Ad Secundum. Guarda per J panni Jquali me hano promesso de dar do veste alano, che me diano le Veste lequal son per mi, chomo hano dado ali altri signori, perche dixeno che me po esser de braza 16 de veste, deche signori guarde quanti brazi da panno me pono esser do veste, tanto me dadi, Mo signori, quello che piaxe ala vostra Signoria quelo farete de quello panno che bexognera per mi?. [Përkthimi i lirë në gjuhën shqipe do të ishte: ?E dyta. Shikoni, në lidhje me cohën që më kanë premtuar, për dy petka në vit, që të më japin petka të përshtatshme për mua, si ju kanë dhënë zotërinjëve të tjerë; pasiqë, sipas pohimit të tyre, nuk më mjaftojnë 16 kutë, për dy palë petka; por, zotërinj, shikoni se sa kutë më nevojiten, për dy palë petka, dhe aq më dërgoni; sidoqoftë, zotërinj, ajo që ju pëlqen, Zotërisë Suaj, atë gjë, do të bëni në lidhje me cohën, që është e nevojshme për mua?.]

    Ishte praktikë e kohës, që Senati Venedikas, qytetarëve të tij të nderit, ju dhuronte, veshje dhe cohë luksi, për petka solemne; ndër të tjerë edhe princave shqiptarë, ku bënte pjesë edhe Skenderbeu.

    Senati Venedikas përgjigjej në këtë mënyrë: ?Responsio. Et si capitulum sit clarum, et aperte loquatur, Jnclinati tamen ad ea que sibi grati sint, ordinabimus quod sibi dentur brachia 18 scarlatini secundum consuetudinem pro duabus vestibus pro Magnificentia sua prout in capitulo continetur?. [Përkthimi i lirë në gjuhën shqipe do të ishte: ?Vendim. Që kapitulli të jetë i qartë, e të flasim hapur, me gjithë këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e pranuar për Të, do të urdhërojmë që t'i jipen: 18 kutë skarlatini, simbas zakonit, për dy palë petka, për Shkëlqesinë [Madhërinië, m.a.] e Tij, për sa vendoset në kapitull?.

    Duke analizuar me vëmendje dokumentin, nxjerrim përfundimin se: princërve dhe bujarëve të tjerë shqiptarë, Senati Venedikas, iu dhuronte nga 16 kutë cohë, për dy palë petka luksi, ndërsa Skenderbeut, i dhuron 18 kutë, po për dy palë petka, ngase 8 kutë cohë, nuk i mjaftonin për një palë petka, pra i duheshin 9 kutë cohë.

    Pas një llogaritje të thjeshtë, nxjerrim përfundim se Skenderbeu ishte më i lartë se princat dhe fisnikët tjerë shqiptarë. Duke pasur parasysh, se 8 kutë cohë, jipeshin për një fisnik, lartësia e të cilit, ishte deri në 1.75m, atëherë, 9 kutë cohë, për Gjregj Kastriotin Skenderbeun, na japin lartësinë prej 1.98m.

    Është e njohur se 1 kut cohe venedikase, kishte gjatësinë prej 0.793m. Pra, derisa për një princ shqiptar duheshin mesatarisht: 6.344m, cohë luksi, për Skenderbeun duheshin: 7.137m cohë luksi për një palë petka. Petkat të cilat iu dhuroheshin princave dhe fisnikëve, ishin të gjëra dhe të gjata dei në fund të këmbëve, shkak ky, që pricërit dhe fisnikët të dukeshin sa më hijerëndë.

    Nuk na është e njohur që të jetë ruajtur ndonjë petkë origjinale e kohës. Ky është mëkat vërtet, ngase nga rreth 50 palë petka luksi që Skenderbeu kishte marrë dhuratë nga Venediku, do të ishin një rast i rrallë e i mrekullueshëm. Disa elemente nga këto petka luksi na janë ruajtur, në piktura dhe medalione të Skenderbeut, të cilat mjaftojnë, për të bërë një rindërtim i plotë të një apo disa petkave luksi venedikase të cilat Skenderbeu i mbante në raste solemne. Këtu nuk janë llogaritur petkat tjera, si dhurata të ardhura nga: Napoli, Lisabona, Barcelona, Malta, Milano, Dubrovniku... etj.

    Përpos dokumetit të cekur më lart, në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ruhet një kodeks Latin; URB. LAT. 512, ku autori: Luigi Machiaveli, ka punuar një pikturë dhe një stemë origjinale të Skenderbeut dhe ka lënë disa shënime për lartësinë e Skenderbeut dhe dukjen e tij fizke.

    Në kodeks, është shënuar viti i saktë i punimit të stemës dhe të një pikture, për të cilën ne nuk kemi njohuri se ekziston. Viti është 1467, pra vizita e fundit e Skenderbeut që i ka bërë Vatikanit.

    Machiaveli kur përshkruan Skenderbeun, pohon: ?Është një burrë i shtyrë në moshë, me tipare shumë fisike. Ka një mjekërr të zbardhur, por të rregulluar me shije. Sytë i shkëlqejnë shumë dhe ka një hundë shqiponjë. Flokët e thinjura i ka të prera shkurt. Është veshur me petk napolitan, mëndasfshi. Lartësia e tij është 1.98m?. Ky shënim në mëyrë të prerë, për herë të parë, na jep lartësinë e saktë të Skenderbeut.

    Pëveç këtyre të dhënave, për lartësinë dhe dukjen fizike të Gjergj Kastritotit - Skenderbeut, nga ?Medalioni i Zagrebit? i vitit 1449, mund të vërejmë për herë të parë dukjen fizike autentike dhe besnike të heroit tonë kombëtar, kur ai nuk kishte më shumë se 50 vjet. gjurmim mbi gjatësinë e heroit kombëtar

    Sa i gjatë ishte Skenderbeu?

    Petkat e luksit të Skënderbeut më 1457

    Dokumenti i Venedikut

    Nga një dokument Venedikas, i vitit 1457, mësojmë se Skenderbu ishte i lartë: 1.98 m.-Petkat e luksit, dhuratë e zakonshme për princat dhe fisnikët shqiptarë. Dokumenti është i shkruar në gjuhën italiane e latine dhe përbëhet prej 3 faqesh tekst. Është i dërguar nga kancelaria e Skenderbeut, përmes kancelarit [noterit] dhe njëherësh përfaqësuesit të tij diplomatik në Venedik, priftit, Gjergj Pelini, abat në abacinë e Shën Mërisë së Rotecit, në afërsi të Tivarit.

    [ shih: Z. Valentini, ?Shêjzat?, XV/1971, Nr. 1-3, fq. 78]

    *Kush është dr. Musa Ahmeti?

    Mbaron studimet për histori më 1989; 1992 mbaron magjistraturën; ndërsa më 1996 doktoraturën. Bën specializime nga fusha e paleografisë latine, greke dhe sllavishtes mesjetare si dhe diplomatikës mesjetare: në Vatikan, Barcelonë, Madrid, Athinë, Budapest, Moskë, Wien, Zagreb, Paris, Dubrovnik, etj. Shkruan dhe punon në më shumë se 12 gjuhë të huaja, [shqip, /gjuhë e nënës/; latinisht, greqishte të vjeter e të re; italisht, frengjisht, spanisht, anglsiht, kroatisht, rumanisht, rusisht /si dhe gjuhët tjera sllave: bullgarisht, sllovenisht, polonisht/, etj. Në mënyrë pasive punon edhe në disa gjuhë të tjera.

    Pjesmarrës në shumë konferenca shkencore dhe seminare ndërkombëtare nga fushat e paleografisë dhe diplomatikës mesjetare si dhe përgjithësisht nga mesjeta në: Zagreb, Budapest, Nicë, Paris, Prishtinë, Tiranë, Vjenë, Munih, Madrid, Bukuresht, Shkup, Romë, Milano, Lublanë, Stamboll, Kairo, Moskë, Athinë, Sofje... etj.

    Bashkëpunon me disa nga Arkivat më të njohura të Evropës si këshilltar i Lartë për paleografinë latine e greke. Është laureuar disa herë me shpërblime të ndryshme për veprimtarinë hulumtuese shkencore nga mesjeta [shek. XIV-XV]. Mban leksione të rregullta në Universitetin e Zagrebit për lëndët paleografi latine, greke dhe sllavishte mesjetare.

    Dëshmia e piktorit italian më 1467

    Dokumenti i Vatikanit

    Në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit - Luigi Machiaveli, në mënyrë të prerë, në Codexin Latin: Urb. Lat. 512, pohon se Gjergj Kastrioti - Skenderbeu ishte i lartë: 1.98m.-Machiaveli, na njofton për një pikturë që i kishte bërë ai vetë dhe për një stemë origjinale të vitit 1467. -Nga medalioni i Zagrebit, për herë të parë, në mënyrë autentike, mund të vështrojmë tiparet fizike të fytyrës së Skenderbeut.

  14. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ened Janina - 08/04/2005

    “Skenderbeg”, së shpejti markë birre në Angli

    Kompania Beer2go do të nxjerrë këto ditë në treg markën më të re të birrës që do të mbajë emrin e Skënderbeut. Kjo birrë do të dalë në shitje në Britani me rastin e 600-vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar


    Jemi mësuar që edhe kompanitë shqiptare t’i vënë të huaja emrat e markave dhe as që mund të na shkonte ndërmend që një kompani, mu në Londër, do të përdorte një figurë shqiptare për të krijuar markë birre. Kështu mësohet se tregu anglez i birrës së shpejti do të njihet me markën më të re, birra “Skenderbeg”. Një fabrikë angleze birre ka vendosur që të prodhojë një produkt që do të ketë emrin e heroit tonë kombëtar. Kjo birrë do të dalë në treg këto ditë, me rastin e 600-vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një nga krerët e firmës, që do ta prodhojë birrën, ka qenë kohë më parë në Shqipëri dhe ka mbetur i mahnitur nga historia e Skënderbeut. Slogani i birrës më të re në Angli do të jetë “Një birrë e fortë, për një burrë të fortë shqiptar”. Lajmi është pohuar me anë të një komunikate për shtyp nga krerët e firmës angleze Beer2go dhe emri i birrës do të jetë “Skenderbeg”.
    Birra e re
    “Firma e birrës Beer2go sapo ka filluar prodhimin e markës së saj të dytë brenda gjashtë muajve. Dyqani, një nga më të rinjtë dhe më të vegjëlit në vend, po synon të tërheqë klientë dhe vizitorë nga të gjitha anët e Britanisë së Madhe”, thuhet në komunikatën zyrtare për shtyp të firmës Beer2go. Sipas komunikatës, duke u nisur nga suksesi i madh i markës së tyre të parë, Bury IPA, firma ka vendosur prodhimin e markës së saj të re. “Viti 2005 përkon me 600-vjetorin e lindjes së Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar që e ka mbrojtur vendin e tij nga sulmet e perandorisë otomane,” - thuhet në këtë komunikatë. Kjo birrë e re do të dalë pikërisht në përvjetorin e këtij njeriu. Sipas komunikatës, në një nga legjendat shqiptare tregohet se si Skënderbeu lidhte në brirët e dhive pishtarë dhe e sulmonte ushtritë turke gjatë natës. Turqit kujtonin se bëhej fjalë për një ushtri shumë herë më të madhe, dhe nga frika e linin fushën e betejës.
    Historia e Skënderbeut
    Në komunikatën e kompanisë Beer2go, në lidhje me produktin e saj më të ri, tregohet edhe historia e heroit tonë kombëtar. “Emri i plotë i Skënderbeut është Gjergj Kastrioti dhe ka lindur në qytetin e Krujës. Ai ishte djali i pushtetarit vendës dhe në atë kohë Shqipëria ishte nën perandorinë turke. Për të garantuar besnikëri ndaj Turqisë, djemtë e pushtetarëve vendës merreshin peng dhe dërgoheshin në oborrin turk. Skënderbeu ka shkëlqyer në luftërat që ka bërë dhe u bë një nga gjeneralët më të mëdhenj të Turqisë. Në vitin 1443 ai u rebelua dhe e rimori nga turqit qytetin e babait të tij, Krujën, dhe ngriti flamurin shqiptar në të. Skënderbei bashkoi princat shqiptarë nën komandën e tij dhe për 25 vjet me radhë ndaloi që Shqipëria të ripushtohej nga ushtritë turke. Ai vdiq nga shkaqe natyrale në vitin 1468.”- thuhet në komunikatën e firmës Beer2go. Kjo histori është dëgjuar dhe treguar nga një prej krerëve të firmës angleze, i cili e ka mësuar gjatë një vizite në vendin tonë. “Ginny Buchan, një prej drejtorëve tanë, është impresionuar aq shumë nga kjo histori sa e ka ndierë që për 600-vjetorin e këtij njeriu të madh t’i vinte emrin birrës. Slogani ynë do të jetë: “Një birrë e fortë, për një burrë shqiptar të fortë”. “Gëzuar ditëlindjen Skënderbe!”, thuhej në komunikatë. Birra e re do të jetë prodhim anglez me 5,5 për qind alkool, me ngjyrë të kuqërremtë dhe shumë kremoze. Ajo do të jetë një përzierje shijesh me aromë molle dhe karafili. Në përgjithësi, ajo do të ngjajë me tortat karakteriestike me mollë në Britani. Birra e re “Skënderbeg” pritet të jetë shumë e shijshme dhe e ngjashme me birrat tipike belge.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-01-2012, 14:17
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •