Kreu i PD-sė tha nė njė takim me mediat se do tė largohet nga skena politike, nėse opozita nuk vjen nė pushtet
I qėndroj asaj qė kam deklaruar. Po humbėm, do tė merrem me jetėn time private
Lideri i opozitės, Sali Berisha, premtoi dje qartė, pėr herė tė parė, se nė rast se koalicioni i opozitės do tė humbasė zgjedhjet, ai do tė japė dorėheqjen nga jeta politike nė vend. Ėshtė mė i qartė se kurrė se ēdo tė bėjė personalisht kryetari i opozitės, Sali Berisha, nėse ndėrkombėtarėt do tė konfirmojnė fitoren e socialistėve pėr njė mandat tė tretė. Atė qė kam deklaruar, i pėrmbahem. Kam deklaruar se nė rast nė kėto zgjedhje, (humbim) qė ėshtė e paimagjinueshme se tė gjithė shqiptarėt ia kanė dhėnė fitoren, unė kisha vendosur qė tė merresha me jetėn time private. I pėrmbahem plotėsisht asaj, - deklaroi dje Berisha nė tryezėn e organizuar nga Instituti i Medias, me pėrfaqėsues tė medias sė shkruar dhe elektronike. Kryetari i Partisė Demokratike ka sqaruar se ai nuk ka hyrė nė politikė nga politika, por nga njė shkenca e mjekėsisė. Pak kohė mė parė nė njė emision televiziv, ai ishte shprehur se ishte ndierė shumė mė i sigurt nė politikė, sesa nė punėn e tij tė mėparshme si kardiolog. Para viteve 90, Berisha ka qenė njė ndėr kardiologėt mė tė mirė tė vendit, ēka nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė ditė ai tė veshė sėrish bluzėn e bardhė, nė rast se opozita humbet zgjedhjet e afėrme parlamentare. Do tė bėj njė qartėsim. Unė nuk kam hyrė nė politikė nga politika. Unė nė politikė kam hyrė nga shkenca. Unė kam qenė njė studiues shumė i apasionuar me publikime punimesh origjinale nė revistat mė serioze tė botės. Ėshtė kjo pėr tė cilėn qėndroj nė politikė dhe nuk qėndroj nė politikė pėr karrige, sepse unė kam patur njė dhe nuk mund ta kem mė tė madhe sesa ajo. Jam njeri i dorėheqjeve. Unė kam qėndruar nė politikė, por nuk qėndroj as si eminencė gri, pasi jam njeri i dritės, jo i hijes. Unė kam njė fushė tė pafundme tė pasioneve tė mia private, me tė cilat nuk e di se me cilėn tė merrem pėrpara, - tha ai. I pyetur pėr rrethanat nė tė cilat ai do tė mund tė jepte dorėheqjen pėrballė faktit se cilės fitore i referohej, Berisha sqaroi se ajo nėnkuptonte vetėm koalicionin e opozitės nė qeverinė e ardhshme. Qė tė jem i sinqertė, ėshtė koalicioni. Unė nuk kam parashikuar dhe nuk jam pėrpjekur pėr njė mazhorancė absolute tė PD-sė, por pėr njė fitore tė njė koalicioni. Nė rast se koalicioni im vjen nė qeverisje. Fitorja ėshtė koalicioni nė qeveri, me kushte qė qeveria tė jetė e vogėl. Jemi zotuar pėr njė qeveri tė vogėl, - tha ai. Prej kohėsh lideri i opozitės, Sali Berisha, ėshtė shprehur se ai do tė jepte dorėheqjen nga politika, nė rast se ndėrkombėtarėt do tė shpallin fitues socialistėt pas zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Nė ēdo takim me ndėrkombėtarėt, Berisha i ka mėshuar pikėrisht kėtij fakti. Se opozita do tė njohė ēdo rezultat qė del nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.
Dushkut, tė detyruar ti pėrgjigjemi me Dushk
Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai ishte i detyruar qė ti pėrgjigjej mazhorancės me tė njėjtėn monedhė pėr zbatimin e formulės sė Dushkut, pas refuzimit qė kjo e fundit i bėri amendamentit pėr njėsimin e votės sė kandidatit me atė tė subjektit. Unė ndiej keqardhje pėr qėndrimin qė mbajti qeveria. Dėrguam njė amendament dhe katėr muaj kemi bėrė pėrpjekje pėr tė unifikuar votėn e partisė me kandidatin. Pėrgatitėm amendamentin pėr tiu kundėrvėnė kėsaj, sepse nė fakt, tė cėnosh forcėn elektorale tė votės, absolutisht prek atė qė quhet ndershmėri e zgjedhjeve.
Nė qoftė se se ju keni lexuar aleancat, qė tė gjithė ne i bėmė duke lėshuar zona tė lira nė pėputhje me amendamentin qė ēuam nė Kuvend. Jemi tė detyruar ti drejtohemi me tė njėjtėn monedhė , - tha Berisha, duke siguruar se sėrish votat e opozitės mbeten brenda opozitės, ashtu sikurse edhe ato tė pozitės. Duke iu pėrgjigjur pyetjes sė pėrfaqėsuesve tė medias, Berisha siguroi gjithashtu se PD-ja nuk e ka bazuar fitoren e saj nė pėrzgjedhjen e individėve tė fortė. Nuk jemi bazuar nė individė tė fortė. Dominojnė qarqe tė shoqėrisė civile dhe botės akademike. Nuk ėshtė lista mė e mirė qė kemi bėrė, por mė e mira deri mė sot, - tha ai.
KLSH-nė do tia lė opozitės
Berisha ka premtuar dje se qeverisja e ardhshme demokratike do ti sigurojė njė rol tė rėndėsishėm opozitės. Berisha duket se ka ndryshuar qėndrim edhe nė kėtė drejtim, duke pasur parasysh se nė kohėn e qeverisjes demokratike, qėndrimi i kėsaj tė fundit ndaj opozitės linte pėr tė dėshiruar. Por kėsaj herė, kryetari i opozitės premtoi se ai do tė ishte i gatshėm qė ti linte opozitės edhe drejtimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, nė rast se kjo e fundit do ta kėrkonte. Aktualisht, nė drejtimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ėshtė eksperti Robert Ēeku, i cili ėshtė zgjedhur me votat e mazhorancės nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar. Gjatė kėtij votimi, grupi parlamentar i Partisė Demokratike dhe ai republikan nuk morėn pjesė gjatė votimit. Ndėrkohė dje Berisha premtoi se opozitės socialiste do ti sigurohen edhe instrumente tė tjerė kontrolli. Jam shumė i vendosur pėr njė rol shumė tė rėndėsishėm tė opozitės. Jam i vendosur qė ti jap Kontrollin e Lartė tė Shtetit, nė rast se opozita e kėrkon. Jam i vendosur qė ti jap opozitės instrumente tė tjera tė fuqishme tė kontrollit. Tė mbroj interesin publik, - tha Berisha.
Sondazhi, ditėn e zgjedhjeve, jo i pėrshtatshėm
Qendra e sondazheve GALLUP, nė bashkėpunim me lėvizjen Mjaft, do tė shpallin ditėn e 3 korrikut vetėm pesė minuta pas mbylljes sė kutive tė votimit, rezultatin paraprak tė zgjedhjeve. Demokratėt nuk janė kundėr shpalljes sė kėtij sondazhi, por nuk mund tė pajtohen me kohėn e bėrjes publike. Duke pasur parasysh se procesi i numėrimit do tė bėhet njė ditė mė pas, (nė datėn 4 korrik) demokratėt shprehen se gjithēka e bėrė publike mė pėrpara do tė sillte konfuzion. Edhe dje lideri i opozitės, Sali Berisha, ka qartėsuar faktin se PD-ja nuk ėshtė kundėr sondazheve, por nė tė njėjtėn kohė e ka cilėsuar si tė panevojshme publikimin e kėtij rezultati paraprak pikėrisht ditėn e zgjedhjeve, nė njė kohė kur mund tė bėhet njė ditė mė pas gjatė procesit tė numėrimit. Lidhur me sondazhin, unė nuk jam nė favor. Le ta shpallin gjatė procesit tė numėrimit, por ama ta distancosh nė njė kohė qė mund tė ndezėsh gjakra nė mėnyrė tė panevojshme. Ky distancim njėditor mendoj se ėshtė pak si jo i pėrshtatshėm, - tha dje Berisha.
Rugova tė takohet me Tadiē
Partia Demokratike ėshtė pėr zgjidhjen e statutit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo favorizon dialogun Prishtinė-Beograd. Ky ėshtė qėndrimi qė ka bėrė publik dje lideri i opozitės, Sali Berisha. Lidhur me kėtė ēėshtje, Berisha shtoi se ai ishte nė favor tė njė takimi mes presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē. Berisha deklaroi gjithashtu dje se PD-ja do tė mundėsojė integrimin e Shqipėriė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Programi i qeverisė sė ardhshme do tė bazohet plotėsisht mbi kėrkesat e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė, - tha ndėr tė tjera Berisha. Ndėrsa partner i rėndėsishėm i saj do tė jenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Media tė botojė pėrgėnjeshtrimet
Nuk do tė hapen procese gjyqėsore ndaj medias, nė rast se kjo e fundit nuk do tė jetė korrekte ndaj PD-sė, por do tė kėrkohet funksionimi i njė prej parimeve bazė tė gazetarisė, ajo e pėrgėnjeshtrimit. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje se, nė rast se njė media boton lajme absolutisht tė trilluara dhe atribuon deklarata qė ai nuk i ka bėrė ndonjėherė, atėherė PD-ja do tė kėrkojė pėrgėnjeshtrim. Nė rast se kjo media do tė respektojė kėtė etikė, atėherė ne do tė kemi marrėdhėnie korrekte me ēdo media. Rregullimi i pėrgėnjeshtrimit nuk cėnon pavarėsinė e shtypit, - sqaroi dje Berisha, lidhur me raportin qė PD-ja do tė kishte kundrejt pushtetit tė katėrt. Nė kėto kushte, lideri i opozitės sqaroi edhe pozicionin e PD-sė kundrejt heqjes sė akreditimit ndaj NEWS 24.
Media
Jo gjyqe, por pėrgėnjeshtrime
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se nuk do tė hapen procese gjyqėsore ndaj medias. Nė rast se kjo e fundit nuk do tė jetė korrekte ndaj Partisė Demokratike. Berisha theksoi se do tė kėrkohet funksionimi i njė prej parimeve bazė tė gazetarisė, ajo e pėrgėnjeshtrimit
Dialog Prishtinė-Beograd
Berisha deklaroi se Partia Demokratike ėshtė pėr zgjidhjen e statutit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo favorizon dialogun Prishtinė-Beograd. Nė tė njėjtėn kohė, qeveria e ardhshme do tė mundėsojė integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe NATO. Ndėrsa partner strategjik do tė jetė SHBA-ja.
Gallup, sondazhi jo atė ditė
Kryetari demokrat ėshtė pro sondazhit qė pritet tė publikojė GALLUP nė bashkėpunim me lėvizjen Majft, por nuk ėshtė dakord me kohėn se kur do tė publikohet. Sipas Berishės, do tė ishte jo e pėrshtatshme qė GALLUP tė shpallte rezultate paraprake ditėn e zgjedhjeve, nė njė kohė qė procesi i numėrimit do tė bėhet njė ditė mė pas.
KLSH-nė pėr PS-nė
Berisha theksoi se qeverisja e ardhshme demokratike do ti siguronte njė rol tė rėndėsishėm opozitės. Ai siguroi se PD-ja ishte e gatshme qė ti linte drejtimin e KLSH-sė, nė rast se ajo do ta kėrkonte. Berisha premtoi edhe pėr instrumente tė tjerė kontrolli nė favor tė opozitės.
Edhe PD-ja me Dushk
Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai ishte i detyruar qė ti pėrgjigjej mazhorancės me tė njėjtėn monedhė pėr zbatimin e formulės sė Dushkut, pas refuzimit qė kjo e fundit i bėri amendamentit pėr njėsimin e votės sė kandidatit me atė tė subjektit.
Respekt pėr pakicat
Lidhur me ngjarjen e 28 majit tė vitit 1994, Berisha u shpreh se Qėndrimi im ka qenė ky. Kam shkarkuar 4 zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit dhe 3 tė Drejtorisė sė Tiranės. Njėri ndėr tė cilėt sot ėshtė deputet i PS-sė. Koncepti im pėr pakicėn sot ėshtė 8 herė mė shumė sa ēishte mė parė. Unė e kam tė pashėruar pakėnaqėsinė ndaj vetes, kėshtu qė jam i bindur nė kėtė rol.
Korrupsioni, Berisha pėrgjegjės
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai do tė ishte pėrgjegjėsi kryesor i luftės kundėr korrupsionit, nė rast se ai do tė jetė kryeministri i ardhshėm i vendit, duke premtuar nė tė njėjtėn kohė transparencė nė prokurimet publike dhe ndryshim tė ligjit pėr koncesionet, sipas standardeve ndėrkombėtare.
Aleanca me Metėn
Berisha u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike nuk do tė bashkėpunojė me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, pėr krijimin e qeverisė sė ardhshme, edhe nėse votat e kėsaj tė fundit do tė ishin vendimtare. Por nė njėjtėn kohė, ai pohoi se do tė ishte i gatshėm tė bashkėpunonte me LSI-nė, pas njė viti pėr zgjedhjen e presidentit konsensual, me kusht jo Fatos Nanon si kandidat.
Tėrheqja nga politika
Nė rast se koalicioni i opozitės nuk do tė mund tė fitojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, atėherė lideri i opozitės, Sali Berisha, do tė tėrhiqet plotėsisht nga jeta politike. Kam shumė gjėra nė jetėn time private pėr tu marrė, ėshtė shprehur ai, duke kujtuar edhe njė pjesė tė punės sė tij tė mėparshme para se ti futej politikės. Berisha sqaroi se gjithēka ai bėnte, nuk ishte pėr njė karrige.
Marre nga gazeta "Shekulli"
Krijoni Kontakt