Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867

    Berisha: Nėse PD nuk vjen nė qeveri, largohem nga politika

    Kreu i PD-sė tha nė njė takim me mediat se do tė largohet nga skena politike, nėse opozita nuk vjen nė pushtet


    “I qėndroj asaj qė kam deklaruar. Po humbėm, do tė merrem me jetėn time private”




    Lideri i opozitės, Sali Berisha, premtoi dje qartė, pėr herė tė parė, se nė rast se koalicioni i opozitės do tė humbasė zgjedhjet, ai do tė japė dorėheqjen nga jeta politike nė vend. Ėshtė mė i qartė se kurrė se ē’do tė bėjė personalisht kryetari i opozitės, Sali Berisha, nėse ndėrkombėtarėt do tė konfirmojnė fitoren e socialistėve pėr njė mandat tė tretė. “Atė qė kam deklaruar, i pėrmbahem. Kam deklaruar se nė rast nė kėto zgjedhje, (humbim) qė ėshtė e paimagjinueshme se tė gjithė shqiptarėt ia kanė dhėnė fitoren, unė kisha vendosur qė tė merresha me jetėn time private. I pėrmbahem plotėsisht asaj”, - deklaroi dje Berisha nė tryezėn e organizuar nga Instituti i Medias, me pėrfaqėsues tė medias sė shkruar dhe elektronike. Kryetari i Partisė Demokratike ka sqaruar se ai nuk ka hyrė nė politikė nga politika, por nga njė shkenca e mjekėsisė. Pak kohė mė parė nė njė emision televiziv, ai ishte shprehur se ishte ndierė shumė mė i sigurt nė politikė, sesa nė punėn e tij tė mėparshme si kardiolog. Para viteve ‘90, Berisha ka qenė njė ndėr kardiologėt mė tė mirė tė vendit, ēka nuk pėrjashtohet mundėsia qė njė ditė ai tė veshė sėrish bluzėn e bardhė, nė rast se opozita humbet zgjedhjet e afėrme parlamentare. “Do tė bėj njė qartėsim. Unė nuk kam hyrė nė politikė nga politika. Unė nė politikė kam hyrė nga shkenca. Unė kam qenė njė studiues shumė i apasionuar me publikime punimesh origjinale nė revistat mė serioze tė botės. Ėshtė kjo pėr tė cilėn qėndroj nė politikė dhe nuk qėndroj nė politikė pėr karrige, sepse unė kam patur njė dhe nuk mund ta kem mė tė madhe sesa ajo. Jam njeri i dorėheqjeve. Unė kam qėndruar nė politikė, por nuk qėndroj as si eminencė gri, pasi jam njeri i dritės, jo i hijes. Unė kam njė fushė tė pafundme tė pasioneve tė mia private, me tė cilat nuk e di se me cilėn tė merrem pėrpara”, - tha ai. I pyetur pėr rrethanat nė tė cilat ai do tė mund tė jepte dorėheqjen pėrballė faktit se cilės fitore i referohej, Berisha sqaroi se ajo nėnkuptonte vetėm koalicionin e opozitės nė qeverinė e ardhshme. “Qė tė jem i sinqertė, ėshtė koalicioni. Unė nuk kam parashikuar dhe nuk jam pėrpjekur pėr njė mazhorancė absolute tė PD-sė, por pėr njė fitore tė njė koalicioni. Nė rast se koalicioni im vjen nė qeverisje. Fitorja ėshtė koalicioni nė qeveri, me kushte qė qeveria tė jetė e vogėl. Jemi zotuar pėr njė qeveri tė vogėl”, - tha ai. Prej kohėsh lideri i opozitės, Sali Berisha, ėshtė shprehur se ai do tė jepte dorėheqjen nga politika, nė rast se ndėrkombėtarėt do tė shpallin fitues socialistėt pas zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Nė ēdo takim me ndėrkombėtarėt, Berisha i ka mėshuar pikėrisht kėtij fakti. Se opozita do tė njohė ēdo rezultat qė del nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme.

    “Dushkut, tė detyruar t’i pėrgjigjemi me Dushk”

    Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai ishte i detyruar qė t’i pėrgjigjej mazhorancės me tė njėjtėn monedhė pėr zbatimin e formulės sė Dushkut, pas refuzimit qė kjo e fundit i bėri amendamentit pėr njėsimin e votės sė kandidatit me atė tė subjektit. “Unė ndiej keqardhje pėr qėndrimin qė mbajti qeveria. Dėrguam njė amendament dhe katėr muaj kemi bėrė pėrpjekje pėr tė unifikuar votėn e partisė me kandidatin. Pėrgatitėm amendamentin pėr t’iu kundėrvėnė kėsaj, sepse nė fakt, tė cėnosh forcėn elektorale tė votės, absolutisht prek atė qė quhet ndershmėri e zgjedhjeve.
    Nė qoftė se se ju keni lexuar aleancat, qė tė gjithė ne i bėmė duke lėshuar zona tė lira nė pėputhje me amendamentin qė ēuam nė Kuvend. Jemi tė detyruar t’i drejtohemi me tė njėjtėn monedhė ”, - tha Berisha, duke siguruar se sėrish votat e opozitės mbeten brenda opozitės, ashtu sikurse edhe ato tė pozitės. Duke iu pėrgjigjur pyetjes sė pėrfaqėsuesve tė medias, Berisha siguroi gjithashtu se PD-ja nuk e ka bazuar fitoren e saj nė pėrzgjedhjen e individėve tė fortė. “Nuk jemi bazuar nė individė tė fortė. Dominojnė qarqe tė shoqėrisė civile dhe botės akademike. Nuk ėshtė lista mė e mirė qė kemi bėrė, por mė e mira deri mė sot”, - tha ai.

    “KLSH-nė do t’ia lė opozitės”

    Berisha ka premtuar dje se qeverisja e ardhshme demokratike do t’i sigurojė njė rol tė rėndėsishėm opozitės. Berisha duket se ka ndryshuar qėndrim edhe nė kėtė drejtim, duke pasur parasysh se nė kohėn e qeverisjes demokratike, qėndrimi i kėsaj tė fundit ndaj opozitės linte pėr tė dėshiruar. Por kėsaj herė, kryetari i opozitės premtoi se ai do tė ishte i gatshėm qė t’i linte opozitės edhe drejtimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, nė rast se kjo e fundit do ta kėrkonte. Aktualisht, nė drejtimin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit ėshtė eksperti Robert Ēeku, i cili ėshtė zgjedhur me votat e mazhorancės nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar. Gjatė kėtij votimi, grupi parlamentar i Partisė Demokratike dhe ai republikan nuk morėn pjesė gjatė votimit. Ndėrkohė dje Berisha premtoi se opozitės socialiste do t’i sigurohen edhe instrumente tė tjerė kontrolli. “Jam shumė i vendosur pėr njė rol shumė tė rėndėsishėm tė opozitės. Jam i vendosur qė t’i jap Kontrollin e Lartė tė Shtetit, nė rast se opozita e kėrkon. Jam i vendosur qė t’i jap opozitės instrumente tė tjera tė fuqishme tė kontrollit. Tė mbroj interesin publik”, - tha Berisha.


    Sondazhi, ditėn e zgjedhjeve, jo i pėrshtatshėm

    Qendra e sondazheve GALLUP, nė bashkėpunim me lėvizjen “Mjaft”, do tė shpallin ditėn e 3 korrikut vetėm pesė minuta pas mbylljes sė kutive tė votimit, rezultatin paraprak tė zgjedhjeve. Demokratėt nuk janė kundėr shpalljes sė kėtij sondazhi, por nuk mund tė pajtohen me kohėn e bėrjes publike. Duke pasur parasysh se procesi i numėrimit do tė bėhet njė ditė mė pas, (nė datėn 4 korrik) demokratėt shprehen se gjithēka e bėrė publike mė pėrpara do tė sillte konfuzion. Edhe dje lideri i opozitės, Sali Berisha, ka qartėsuar faktin se PD-ja nuk ėshtė kundėr sondazheve, por nė tė njėjtėn kohė e ka cilėsuar si tė panevojshme publikimin e kėtij rezultati paraprak pikėrisht ditėn e zgjedhjeve, nė njė kohė kur mund tė bėhet njė ditė mė pas gjatė procesit tė numėrimit. “Lidhur me sondazhin, unė nuk jam nė favor. Le ta shpallin gjatė procesit tė numėrimit, por ama ta distancosh nė njė kohė qė mund tė ndezėsh gjakra nė mėnyrė tė panevojshme. Ky distancim njėditor mendoj se ėshtė pak si jo i pėrshtatshėm”, - tha dje Berisha.

    Rugova tė takohet me Tadiē

    Partia Demokratike ėshtė pėr zgjidhjen e statutit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo favorizon dialogun Prishtinė-Beograd. Ky ėshtė qėndrimi qė ka bėrė publik dje lideri i opozitės, Sali Berisha. Lidhur me kėtė ēėshtje, Berisha shtoi se ai ishte nė favor tė njė takimi mes presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē. Berisha deklaroi gjithashtu dje se PD-ja do tė mundėsojė integrimin e Shqipėriė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. “Programi i qeverisė sė ardhshme do tė bazohet plotėsisht mbi kėrkesat e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė”, - tha ndėr tė tjera Berisha. Ndėrsa partner i rėndėsishėm i saj do tė jenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.


    “Media tė botojė pėrgėnjeshtrimet”

    Nuk do tė hapen procese gjyqėsore ndaj medias, nė rast se kjo e fundit nuk do tė jetė korrekte ndaj PD-sė, por do tė kėrkohet funksionimi i njė prej parimeve bazė tė gazetarisė, ajo e pėrgėnjeshtrimit. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje se, nė rast se njė media boton lajme absolutisht tė trilluara dhe atribuon deklarata qė ai nuk i ka bėrė ndonjėherė, atėherė PD-ja do tė kėrkojė pėrgėnjeshtrim”. Nė rast se kjo media do tė respektojė kėtė etikė, atėherė ne do tė kemi marrėdhėnie korrekte me ēdo media. Rregullimi i pėrgėnjeshtrimit nuk cėnon pavarėsinė e shtypit”, - sqaroi dje Berisha, lidhur me raportin qė PD-ja do tė kishte kundrejt pushtetit tė katėrt. Nė kėto kushte, lideri i opozitės sqaroi edhe pozicionin e PD-sė kundrejt heqjes sė akreditimit ndaj “NEWS 24”.


    Media
    Jo gjyqe, por pėrgėnjeshtrime

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se nuk do tė hapen procese gjyqėsore ndaj medias. Nė rast se kjo e fundit nuk do tė jetė korrekte ndaj Partisė Demokratike. Berisha theksoi se do tė kėrkohet funksionimi i njė prej parimeve bazė tė gazetarisė, ajo e pėrgėnjeshtrimit



    Dialog Prishtinė-Beograd

    Berisha deklaroi se Partia Demokratike ėshtė pėr zgjidhjen e statutit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo favorizon dialogun Prishtinė-Beograd. Nė tė njėjtėn kohė, qeveria e ardhshme do tė mundėsojė integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe NATO. Ndėrsa partner strategjik do tė jetė SHBA-ja.


    Gallup, sondazhi jo atė ditė

    Kryetari demokrat ėshtė pro sondazhit qė pritet tė publikojė GALLUP nė bashkėpunim me lėvizjen “Majft”, por nuk ėshtė dakord me kohėn se kur do tė publikohet. Sipas Berishės, do tė ishte jo e pėrshtatshme qė GALLUP tė shpallte rezultate paraprake ditėn e zgjedhjeve, nė njė kohė qė procesi i numėrimit do tė bėhet njė ditė mė pas.


    KLSH-nė pėr PS-nė

    Berisha theksoi se qeverisja e ardhshme demokratike do t’i siguronte njė rol tė rėndėsishėm opozitės. Ai siguroi se PD-ja ishte e gatshme qė t’i linte drejtimin e KLSH-sė, nė rast se ajo do ta kėrkonte. Berisha premtoi edhe pėr instrumente tė tjerė kontrolli nė favor tė opozitės.

    Edhe PD-ja me Dushk

    Kryetari i opozitės, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai ishte i detyruar qė t’i pėrgjigjej mazhorancės me tė njėjtėn monedhė pėr zbatimin e formulės sė Dushkut, pas refuzimit qė kjo e fundit i bėri amendamentit pėr njėsimin e votės sė kandidatit me atė tė subjektit.


    Respekt pėr pakicat

    Lidhur me ngjarjen e 28 majit tė vitit 1994, Berisha u shpreh se “Qėndrimi im ka qenė ky. Kam shkarkuar 4 zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit dhe 3 tė Drejtorisė sė Tiranės. Njėri ndėr tė cilėt sot ėshtė deputet i PS-sė. Koncepti im pėr pakicėn sot ėshtė 8 herė mė shumė sa ē’ishte mė parė. Unė e kam tė pashėruar pakėnaqėsinė ndaj vetes, kėshtu qė jam i bindur nė kėtė rol”.


    Korrupsioni, Berisha pėrgjegjės

    Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se ai do tė ishte pėrgjegjėsi kryesor i luftės kundėr korrupsionit, nė rast se ai do tė jetė kryeministri i ardhshėm i vendit, duke premtuar nė tė njėjtėn kohė transparencė nė prokurimet publike dhe ndryshim tė ligjit pėr koncesionet, sipas standardeve ndėrkombėtare.



    Aleanca me Metėn

    Berisha u shpreh gjithashtu se Partia Demokratike nuk do tė bashkėpunojė me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, pėr krijimin e qeverisė sė ardhshme, edhe nėse votat e kėsaj tė fundit do tė ishin vendimtare. Por nė njėjtėn kohė, ai pohoi se do tė ishte i gatshėm tė bashkėpunonte me LSI-nė, pas njė viti pėr zgjedhjen e presidentit konsensual, me kusht jo Fatos Nanon si kandidat.


    Tėrheqja nga politika

    Nė rast se koalicioni i opozitės nuk do tė mund tė fitojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, atėherė lideri i opozitės, Sali Berisha, do tė tėrhiqet plotėsisht nga jeta politike. “Kam shumė gjėra nė jetėn time private pėr t’u marrė”, ėshtė shprehur ai, duke kujtuar edhe njė pjesė tė punės sė tij tė mėparshme para se t’i futej politikės. Berisha sqaroi se gjithēka ai bėnte, nuk ishte pėr njė karrige.


    Marre nga gazeta "Shekulli"

  2. #12
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Jam "entuziast" vetem per dicka, qe per here te pare ne jeten politike shqiptare, nje lider partie do te marre pergjegjesine e humbjes se partise se vet.

    Berisha tha "se nese PD-ja humbet, une do te jap doreheqjen".

    Shembull edhe per te tjeret...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e AndiX
    Anėtarėsuar
    29-10-2004
    Postime
    3

    Ihan fjalėt ai, mos keni dert

    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    Jam "entuziast" vetem per dicka, qe per here te pare ne jeten politike shqiptare, nje lider partie do te marre pergjegjesine e humbjes se partise se vet.

    Berisha tha "se nese PD-ja humbet, une do te jap doreheqjen".

    Shembull edhe per te tjeret...
    Nė rregull. Kjo ėshtė hera e parė qė njė politikan shqiptar deklaron kėshtu. Megjithatė problemi mė i madh qėndron se Berisha, si zakonisht, nuk do ta njohė humbjen, gjė qė do ti "lejojė" atij qė tė ngelet akoma nėpėr ekranet tona me zhurmėn qė e shkakton shpesh pa nevojė.

  4. #14
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga AndiX
    Nė rregull. Kjo ėshtė hera e parė qė njė politikan shqiptar deklaron kėshtu. Megjithatė problemi mė i madh qėndron se Berisha, si zakonisht, nuk do ta njohė humbjen, gjė qė do ti "lejojė" atij qė tė ngelet akoma nėpėr ekranet tona me zhurmėn qė e shkakton shpesh pa nevojė.

    E pranon apo se pranon Berisha humbjen, po u zgjodh qeveria e re socialste, quhet deshtim. Dhe Berisha duhet te mbaje fjalen, dhe perderisa e ka trumbetuar vete doreheqjen ne rast humbjeje.

  5. #15
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nuk e kuptoj se cfare kerkon te fitoje Berisha me kete trumpetim te tijin.Ndoshta mendon qe simpatizante te tije do te zgjohen nga gjumi i gjate.Mos valle kujton se ka arritur te ndergjegjesoje shqiptaret se personi i tij eshte zgjedhja e vetme per shkatrrimin rrenjesor te se keqes ne shqiperi.Apo tregon pavendosmeri dhe vullnet jo te mire ndaj disfatave.Une nuk kuptova qellimin e berjes publike nga ana e tij.Nuk gjej asnje arsyetim bindes per kete.Nese zgjedhjet fitohen nga PS dhe kete radhe do kaloj nje mandat por kjo nuk duhet te stepi Berishen.Nese ky
    ka per qellim te miren e shqiperise edhe ne rolin e opozites patjeter qe do kontriboje.Fundja ne realitet opozita duhet te jete nje strukture qe sherben per zhvillimin duke trumbetuar nga pozicioni qe ka.Berisha ka arritur te binde nje pjese
    te mire qe qeveria Nano eshte e korruptuar.Berisha eshte i vetmi qe ka potencaile
    morale te largoje Nanon,te tjeret shumica jane laro qe shiten e blihen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 17-05-2005 mė 09:40
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas artikullit me lart Berisha mes tjerash ka thane:

    ---

    Rugova tė takohet me Tadiē

    Partia Demokratike ėshtė pėr zgjidhjen e statutit tė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė, ajo favorizon dialogun Prishtinė-Beograd. Ky ėshtė qėndrimi qė ka bėrė publik dje lideri i opozitės, Sali Berisha. Lidhur me kėtė ēėshtje, Berisha shtoi se ai ishte nė favor tė njė takimi mes presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē. Berisha deklaroi gjithashtu dje se PD-ja do tė mundėsojė integrimin e Shqipėriė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. “Programi i qeverisė sė ardhshme do tė bazohet plotėsisht mbi kėrkesat e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė”, - tha ndėr tė tjera Berisha. Ndėrsa partner i rėndėsishėm i saj do tė jenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

    ---



    Koment..

    Ka nje Terror ne Kosove kunder LDK-s qe patjeter ...patjeter...patjeter.. Berisha duhet te jete i informuar.. Ky terror eshte poliedrik.. Shpifje, mashtrime, insinuata, vrasje, fishkellima, denoncime etjetj te zeza pafund ne forma e taktika nga me monstruozet..
    Kete Terror e udheheq Banda Mafioze e Qose Halit Demaqave e Thaq Veton Mavro-Jakupave.. e cila ishte tmerresisht aktive ne bashkpunimin me PS-ne e Tiranes ne rrezimin e PD-se nga pushteti ne 97-ten..
    Ne se do te duhej te ishte kush i ndjeshem per te nuhatur analogjine mes asaj cka ndodhi ne Shqiperi- Vlor -Tepelen-Sarand-Lushnje Pras Tritan Skele Lek Cok e Kanibal Luize.. e 97-tes me ate cka ndodh kto 6 vite ne Kosove.. ky do te ishte Berisha..

    Dhe askush me shum se ai nuk do duhej te ishte i zjarrte ne denimin e ketij Terrorit Thaqo Kloso Nano Qosist ne Kosove ndaj Rugoves e Votes se Popullit..

    Mirpo Berisha Fle si Ariu kur vjen fjala per te reaguar ndaj ketij terrori e zgjohet si Kendezi kur eshte fjala per ti dhene Rugoves Keshilla.. te Dyshimta..

    Per cfar Statusi flet Berisha?

    Rugova hapur e qarte e ka thene se Status per Rugoven dhe Popullin qe i vete mbas do te thote "KOSOVE E PAMVARUR"..

    Ne se Berisha e ka bindur Tadic Cubrilloviq Drashkoviqat qe te heqin dore nga Kosova...athere nxitimi i Berishes per ti thene Rugoves shko ne Beograd se kam fol me ta e jan dakorduar me ti dorzue "Celsat e Kosoves"..pra me ta pranue Pamvaresine.. athere kjo keshille eshte e mirepritur..

    Por Berisha ska fuqi te tille e as qe mendon ne Termin "Status per Kosoven" mendon ndonje Pamvaresi.. por e hedh ashtu turbull ne stilin Diplomatik.. sikurse bashibozuket e Nano Islamit..
    Per kete lloj sugjerimi Rugova nuk ka nevoje..

    Per cfar ka nevoje Rugova ose Kosova e Rugoves ???

    Ajo ka nevoje per nje Shqiperi qe nuk do te digjej si mullar sane ne 97-ten.. gje qe Berisha nuk ja realizoi..
    Ajo..Kosova dhe Rugova do te kishin Nevoje qe ne Shqiperi te mos ishin ne pushtet vrasesit e Ahmet Krasniqit e Azem Hajdarit...
    As kete Berisha nuk e ka realizuar..
    Ajo Kosova e Rugova do te donin nje Shqiperi te celnikte te futur ne Nato e te fuqishme ne zerin e saje ne tryezat Diplomatike Boterore..
    As per kete Berisha nuk ka bere shume perderisa Shtetin ku ishte kryetar ja rrezuan ca hajno tepelene e Skele Vlore e ministrit te tij Te JASHTEM.. e perseris te JASHTEM.. ja futen prasin ne bir te b.ithes vagabondet e Lushnjes..

    Por edhe ne opozite Berisha ska qene i qarte e peerkrahes i Bindur e Korrekt i atyre forcave atdhetare ne Kosove qe po i ekspozohen Krimit Enverist Stalinist tash 6 vite rresht..

    Po ben 7 vjet ne Varr Ahmet Krasniqi dhe asnji fjale nuk u tha nga Pd e Berishes per te nxitur Shtetin e qelbur Shqiptar qe te zbardhe Krimin ndaj Ministrit te mbrojtjes se Kosoves.. qe ndodhi ne Tirane..

    Athere kujt i hyn ne Pune keshilla e Berishes..

    Ik o Berish e shiko mos te te vene ne hale Votat e atyre mijra e mijra Demokrateve te mrekullushem.. qe ti ne 9 votime nga 10 gjithsej ne Shqiperine Pluraliste i lejove te shkojne dem.. nga mungesa e konseguences ne Politiken ne Krye te Pd e te Shtetit Shqiptar..

    Edhe tani po me Celibash ne krye te thertores po i con delet e urta ..pra Elektoratin Demokrat .. te behen pre dhe njihere dhe ne 3 Korrik..

    Cfar duhej te bente Berisha kto dite per Kosoven.....?

    Nje deklarate te tille..

    Ne se ne PD do vijme ne pushtet.. asnje kriminel nga ata qe po terrorizojne vllezrit tane ne Kosove.. nuk do ta shohe ROGNERIN.. perkundrazi do ti arrestojme e do ti cojme ne Gjyq te KOmbit..qofshin me Pasosha UNMIKU apo Gjermanije..
    Pik..

    Kjo i duhet sot LDK-se qe ka marre shumicen e Votave ne Kosove.. nga Miqte e sinqerte qe i ka ..ne se i ka... Ne Shqiperi..
    pa per keshilla me takue Tadicin ska nevoj kerkush e aq me shume Rugova..

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 17-05-2005 mė 18:18

  7. #17
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    [I]Respekt pėr pakicat

    Lidhur me ngjarjen e 28 majit tė vitit 1994, Berisha u shpreh se “Qėndrimi im ka qenė ky. Kam shkarkuar 4 zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Rendit dhe 3 tė Drejtorisė sė Tiranės. Njėri ndėr tė cilėt sot ėshtė deputet i PS-sė. Koncepti im pėr pakicėn sot ėshtė 8 herė mė shumė sa ē’ishte mė parė. Unė e kam tė pashėruar pakėnaqėsinė ndaj vetes, kėshtu qė jam i bindur nė kėtė rol”.

    Pėrshėndetje


    Personalisht duke u bazuar tė e gjithė intervista qė dha z.Berisha kėsaj pyetje nuk i dha njė pėrgjigje direkte,sepse nė tė vėrtetė nuk bėhet fjalė pėr qėllime politike tė ndryshme por pėr ndėrtimin e njė demokracie tė vėrtetė tė shėndoshė shqiptare.Mu duk mė shumė kėsaj pyetje sikur ju shmang taktikėn e vjetėr duke u munduar tė largojė atė imazhin diktatorial qė kishte krijuar njė pjesė e mirė e popullsisė pėr vitet e qeverisjes prej tij.Plus qė argumenti qė solli si shembull qė njė nga ish tė shkarkuarit ėshtė tashmė deputet pėr PS-nė nuk tregon asgjė mė shumė e asgjė mė pak se mospranimin direkt tė gabimeve tė tij..

    Pyetja e gazetarit ishte mė e pėrgjithshme dhe kryetari i opozitės ju pėrgjigj vetėm duke theksuar se ai ka ndryshuar shumė gjatė kėtyre 8 viteve.

    Sa mund ti besojmė...



    Gjithė tė mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 17-05-2005 mė 19:32
    .........................

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Autokritike bolshevike, s'ka te share, vetem e vetem qe te marre karrigen e kryeministrit.

    Edhe po s'e mori, prap autokritike bolshevike do te degjoni (mesoni, do te thoshte albo), monument i perhershem kulture ne opozite eshte karrige komode!

  9. #19
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nuk besohet qė ai do ikė.....kėshtu tha dhe pėr zgjedhjet e marsit 1992..."po fitoi PD-ja, unė do vesh pėrsėri bluzėn e bardhė"...dhe e pamė si e veshi.
    come on, akoma i besoni ??!!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2005
    Postime
    43

    Karakteri Irreversibel i Berishes

    Sot, Wednesday, 18 May 2005

    Berisha: Embargo gėnjeshtrave tė News24

    Image“Radiotelevizioni Publik Shqiptar nuk po tregohet i paanshėm, pėrkundrazi po bėn njė pasqyrim tė njėanshėm tė veprimtarisė politike tė partive.” Kėshtu ka deklaruar ditėn e djeshme kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, nė njė takim me pėrfaqėsues tė medias. Sipas liderit demokrat, televizioni publik shqiptar ėshtė njė institucion publik, i cili financohet nga taksapaguesit shqiptarė dhe detyra e kėtij institucioni ėshtė paraqitja nė mėnyrė tė barabartė e veprimtarive politike tė partive nė vend. Berisha pėrmendi rastin e transmetimit tė kongresit tė Partisė Socialiste drejtėpėrdrejtė nga TVSH, ndėrkohė qė kuvendi i Partisė Demokratike u transmetua vetėm 15 minuta.Pėrfaqėsuesit e TVSH-sė u kundėrpėrgjigjėn duke deklaruar se e kishin marrė me vonesė njoftimin pėr fillimin e kuvendit dhe se njė televizion tjetėr kishte marrė ekskluzivitetin e transmetimit direkt tė kuvendit demokrat.

    Gjithashtu, lideri Berisha pati njė debat dhe me pėrfaqėsues tė televizionit News24, tė cilėve, siē dihet, u ėshtė ndaluar hyrja nė selinė e Partisė Demokratike dhe ndjekja e proceseve tė kėsaj partie nga ky stacion. Pėrfaqėsuesit e News24 e quajtėn si njė cėnim tė sė drejtės sė informimit, ndėrkohė qė lideri demokrat iu pėrgjigj, duke i akuzuar pėr transmetime tė deklaratave tė pavėrteta, madje tė vėna nė gojėn e vetė kryetarit demokrat. Berisha theksoi se, me gjithė respektin qė ai kishte pėr mediat, si dhe hapjen, qė kish treguar ndaj tyre, nuk mund tė lejonte transformimin e lajmeve dhe tolerimin e deklaratave aspak tė pavėrteta, qė ky televizion kishte trasmetuar herė pas here.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •