Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 155
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por rikthim në trojet e të parëve


    http://www.edsh.org/cameria.html


    Çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por rikthim në trojet e të parëve.
    -- përgatiti, Dashnim Hebibi

    Gazeta "Bota Sot", 9 korrik 2002/

    Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet.

    Zeri i se drejtes çame ne dyert e Evropes. Pas 58 vjetesh perpjekjesh te pashoresa, populli çam insiston per te fituar te drejtat e tij, pertej kufijve shqiptare; aty ku mbrohen te drejtat e njeriut, ne Gjykaten e Strasburgut. Tashme dosja eshte gati. Brenda saj, fakte e dokumenta autentike hedhin drite per te shkuaren e zeze te Çamerise dhe per realitetin po aq mohues te çameve te sotem. Drejtues te Shoqerise Patriotike Atdhetare "Çameria" tregojne, se pas shume trokitjeshte pafat ne dyert e shteti shqiptar e atij grek, ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime, do te trokasin shume shpejt ne porten e Strasburgut. Padise se ketij komuniteti, perpiluar brenda nje dosje voluminoze i kane ardhur ne ndihme arkivat e shtetit shqiptar, deri dhe senduqet e "fortifikuara" prej mese gjysem shekulli te çameve. Nderkohe, kerkesat e çameve ndaj institucionit te njohur te se drejtes ne Kontinentin europian (Gjykates se Strasburgut), jane te qarta dhe ne sinkron me te drejtat e garantuara nga konventat nderkombetare. Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne trojet e te pareve, marrjen e shtetesise greke, demshperblim per te gjitha demet qe shteti grek u ka shkaktuar atyre, qe arrin shifren e 2 miliard e 800 milione dollareve. Jo vetem kaq. Momenti per çamet kesaj here eshte i pandalshem. Drejtuesit e Sh.P.A. "Çameria", do ta percjellin dosjen dhe ne Gjykaten e Hages, ku perfaqesuesve te saj nepermjet dokumenteve te shumta historike, do t’u behet e ditur masakra e pergjakshme greke mbi popullsine çame. Momentalisht, "diplomacia" çame po zgjidh disa gjera te "vogla" me shtetin shqiptar. Ne fillim te muajit qe shkoi, Sh.P.A. "Çameria", hapi gjyq ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per abrogimin e dekretit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, te viti 1953, i cili ne kundershtim me Kushtetuten u hoqi nenshtetesine greke çameve.

    Dosja "Çame" ne portat e Strasburgut

    Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet. Per te shembur njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. "Çameria" do t’i drejtohet Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. "Ne pergatitjen e dosjes "Çame" na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit shqiptarne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit çam". Sipas zotit Biraçi, dosja "Çame" eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e shtetit shqiptar (dokumenta origjinale per çamet ka dhe arkivi grek i Gumenices dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje çame. Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja "Çame". Ajo eshte e kompletuar me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se çameve, me deklarata personale per ata qe kane humbur dokumentat. Ne dispozicion te dosjes "Çame" jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura para vitit 1945. E rralle, Çamet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumentave, çamet kane renditur kerkesat e tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, çamet kerkojne rikthim ne shtepite e tyre ne Çameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor. 4900 çame jane vrare, therrur e djegur barbarisht nga mercenaret greke te kryesuar nga gjenerali i zi, Napolon Zerva. Koka te prera, gjine te shkrumbuar, femije te rrjepur, vajza te perdhunuara, qindra te vdekur urie perrenjve e skerkave gjate rruges se kthimit per ne Shqiperi... Nje skene e zakonshme çame per greket barbare ne vitet 1944 - 45. "Bij, bijte e mi. Ç’thate valle kur ju shpuan me thika?" Nje vaj i kahershem, rrenqethes njerezor do te trokase edhe ne Gjykaten e Hages. Viktimat e genocidit te pashembullt grek kerkojne denimin e ekzekutoreve te asaj kohe. Emrat famekeq te masakres çame, ende vertiten te gjalle ne kujtesen e te moshuarve, deshmitare te tragjedise se asaj kohe. Jane nje liste e tere autoresh greke, te vdekur dhe te gjalle, midis te cileve: Zerva i tmerrshem, Doroteu, Ziko, Kola Gulla, Spiro Kaço. Jane varrezat masive ne qytetet: Paramithi e Filat dhe monumenti i Zerves ne Gumenice (me fytyren e doren drejt Shqiperise), deshmia e gjalle e nje epoke te eger spastrimi mbi popullisine çame. Dosja "Çame" ne Hage, nuk eshte gje tjeter veçse simoter e masakrave naziste, vazhde e shfarrosjes se praktikuar mbi kosovaret nga genocidi serb i ideuar nga udheheqesi i tij shpirteror, Sllobodan Millosheviç. Ndersa Sllobo eshte ulur perpara gjykatesve te Hages, çamet kerkojne te njejten gje, ndeshkimin e xhelateve greke.
    Nje gjyq "ilegal". Keshtu mund te cilesohet fillimi i proçesit gjyqesor i hapur nga perfaqesues te Sh.P.A. "Çameria", ne fillim te muajit qe shkoi, per abrogimin e dekretit qe u hoqi nenshtetesine greke çameve. Gjithcka u perpilua me kujdes dhe ne heshtje. Pakkush e dinte, se ne Gjykaten e Shkalles se pare te Tiranes, po zhvilloheshin seancat e para per rrezimin e dekretit te nxjerre ne vitin 1953 nga shteti diktatorial. Te lodhur dhe gjithnje te deshtuar ne kerkesat e tyre prane qeverise shqiptare per abrogimin e ketij dekreti, i cili citohet te jete antikushtetues, perfaqesuesit e Sh.P.A. "Çameria", kishin frike te benin publik fillimin e proçesit per rrezimin e tij. Heshtja e qeveritareve shqiptare perproblemin çam, ishte shtysa se berja publike e gjyqit do te pasonte me "pengesat" e para te servirura nga burokrate qe veten ne raste fushatash kujtohen ta zene ne goje ate. "Frika konsiston ne ate qe zyrtare shqiptare gabimisht mendojne, se dhenia e nenshtetesise greke çameve, do te thote heqje te nenshtetesise shqiptare. Eshte e drejte e jona te mbajme ate shtetesi qe kemi pasur dhe qe padrejtesisht na u hoq ne menyre kolektive. Dhenia e nenshtetesise eshte hapi i pare per zgjidhjen e problemit çam".



    eDjathta Shqiptare © 2001-2002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Nje gjyq do jete nje fitore per Camet

    Une them se hapja e ceshtjes do jete fitore per Camet.

    Si edhe per cdo gjyq edhe per ceshjen Came problemi me i madh eshte ai i konsiderimit te problemit.

    Po qe se gjykata do e pranoje si ceshtje them se do kete drite ne fund te tunelit.

    Mire qe levizen vete Camet se politika nje vere ne uje ka bere.

    Si hap i pare duhet pershendetur.

    Detyra jone eshte qe te organizojme demonstrime pas pranimit te ceshtjes nga gjykata.

    Po te jemi te zote te grumbullohemi sic bejne edhe popuj te tjere paqesisht aty ku ka me teper shqiptare do jete nje ndihme e madhe per ceshtjen.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Nga faqja e Albanian American Civic League

    Nga faqja e Albanian American Civic League



    THE ALBANIAN NATIONAL QUESTION CHAMERIA: WHERE WE STAND IN 2002


    by Shirley Cloyes DioGuardi




    Chameria, which is home to approximately 80,000 Albanians, 50,000 of which are Orthodox Christian and 30,000 Muslim, was annexed to Greece in 1913 after the Balkan Wars that ended five hundred years of Ottoman Turkish rule. The new border, drawn up at the 1912 Conference of Ambassadors in London, when the socalled Great Powers decided to support the creation of Albania as a new republic, left only seven Cham villages inside Albania in the vicinity of the town of Konispol. Known as “Chams,” this ethnic Albanian population suffered successive waves of expulsion and ethnic cleansing, culminating in the massacre of more than 5,000 men, women, and children, the forcible expulsion to Albania and Turkey of 35,000 more, the confiscation of thousands of acres of Cham-owned land, and the looting and burning of 68 Albanian villages and towns and a hundred mosques from June 1944 to March 1945. Most of the Chams who were brutally evicted from their homes and forced off their land fled to Albania. For decades the survivors and their descendants have petitioned the Greek government unsuccessfully to recognize their right to return to their land and to receive recompense for their destroyed and stolen assets, involving approximately 150,000 people and property valued at more than two billion dollars in today’s market. The Greek government, which condoned the seizure of Cham property in law at the end of World War II, has denied the survivors and their descendants even the right to visit their ancestral lands.



    In spite of the fact that Greece is a member of NATO and the European Union and has signed all international covenants on human rights, the Greek government officially denies the existence of Chamerians and all other ethnic minorities in Greece. It is illustrative that Greece has not yet ratified the Council of Europe’s Framework Convention for the Protection of National Minorities. Greek citizens of Albanian, Turkish, Macedonian, Vlach, and Roma descent do not enjoy fair and equitable treatment under the law and face enormous obstacles in preserving their culture and exercising their right to freedom of expression and freedom of religion. The Albanians of Chameria, as well as the approximately 500,000 Albanians living in Greece today as temporary workers, seek equal protection under the law, freedom from forced assimilation and governmental repression, and opportunities for public employment and education in their own language. The Chamerians are not requesting autonomy for their territory, but simply recognition of their ethnicity, the restoration of their human and civil rights, the right to use the Albanian language, the restitution of their assets, and the right of return.

    They seek the same rights that the Greek minority enjoys in Albania.



    Given the West’s insistence on establishing multicultural societies in the Balkans, the inattention to the denial of minority rights in Greece, as well as Greece’s history of mass expulsion and extermination of the Chams, is a glaring contradiction. The Albanian American Civic League is committed to confronting the Bush administration about this contradiction in the near future. But this will be only a first step in an inevitably lengthy process that Albanians must be prepared to undertake. To successfully resolve the Cham problem, Albanians, especially in the U.S. and European diasporas, need to educate the West about Chameria and to create a strategy for “internationalizing” the Cham problem. This will not be easy, because the Greek lobby is one of the largest contributors to House and Senate reelection races in the United States, and Western Europe is reluctant to take on any issue that can potentially destabilize its neighbors to the south. But the diplomatic path must be taken and played out in 21st century terms if justice, so long denied to Chameria, is finally to be achieved.

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    At Artur Liolin dhe çështja Çame

    http://www.edsh.org/aal-camet.html

    Fjalimi i At Arthur Liolin

    Tubim per Çamerine
    29 qershor 2002
    Anthony's Pier 4
    Boston

    Te dashur Motra dhe Vellezer Çame,

    Ju falenderoj per ftesen qe me bete per te marre pjese ne kete tubim perkujtimor dhe informativ. Mire eshte te mblidhemi se bashku per te nderuar popullin Çam te shume-vuajtur dhe te kujtojme historine e nje periudhe qe sjell indinjate per padrejtesite qe ndodhen atje. Thone se Imzot Fan Noli derdhi lot, sa here qe fjala "Çameria" hynte ne diskutim.

    Gjithashtu, koha e loteve ka shkuar dhe realiteti na ballefaqon me perpjekje te reja qe vine me nje fryme te ndryshme ne sferen diplomatike. Na duket edhe si nje ringjallje te koshiences botenore per padrejtesite te koheve te mepareshme. Personalisht, une si klerik e shoh kete levizje kudo ne bote si nje rast pozitiv jo vetem per popullin çam, por dhe per popujt e tjere.

    Kam disa mejtime dhe refleksione qe i shoh si mesime, dhe te aresyeshme ti shpreh ato:

    1. E para. Duhet te marrim parasysh Problemin e rendesishem to Çamerise bashke me çeshtje te ngjashme ne Gadishullin Ballkan, qe i perkasin shume vendeve te ndryshem dhe jo vetem atje. Te gjithe thone se ky rajon ka potencialet per nje zhvillim te jashtzakonshem. Ka faktore per zhvillimin ekonomik dhe burime te shumta natyrale ne kete zone te Europes. Patjeter potenca ka; por a ka vullnet?

    Historia na rrefen se trashegimia e nacionalizmit - me gjithe se ka aspekte te favorshem te mirenjohura - ka edhe ana te keqia per çdo shtet, çdo popull, dhe çdo grup etnik, kur kthehet ne shovinizm te kufizuar. Çameria ka qene nje nga viktimat nga ato aspekte te keqia.

    2. E dyta. Nje mendim moral. Padrejtesia nuk shuhet, por vazhdon si nje semundje e pasherueshem, perseri dhe perseri, kur nuk eshte analizuar dhe korrigjuar. Mbetet si nje plage qe duket si e sheruar, por nene cipen vazhdon te beje zarar tere trupin. Ai qe ndjen vehten e sigurte dhe i thote vetvetes: "ky problem mori fund," ose "mbaruam me kete çeshtje," eshte i gabuar dhe genjen veten. Te njeten impulse qe solli ai te beje nje padrejtesi ne fillim kthehet prape - kush e di aqe von - si nje enderr e keqe. Gjithashtu sot shohim meriten qe ka per te gjithe shprehja e ndjesave, keqardhja per ç'ka ka ndodhur dhe deshira per t'i korrigjuar.

    3. E treta. Po te shohim justifikimet per rihapjen e çeshtjes Çame, ne qe mbrojme bashkatdhetaret tane ne kete drejtim, duhet te kemi para nesh faktin qe nuk mund ta shperblejme nje ane dhe te mos shohim te gjithe anet dhe realitetin aktual.

    Jemi gezuar se sot populli çam ze nje vend te veçante neper agjencite nderkombetare te popujve minoritare, qe nuk kishin ze ose forum me pare. Duke dalur ne "driten e dites" - siç thote fjala popullore Amerikane - me mire mund te gjejme menyra te afta per te orkestruar nje zgjidhje te ndershme per te gjithe banoret e atjeshem.

    Ju uroj një mbledhje të sukseshme duke iu falur Zotit për të mirën e gjithë popullit Çam.

    eDjathta Shqiptare © 2001-2002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Të nderuar

    Kësaj radhe shkurt.

    E panjohur për mua është se çamët a kanë ndonjë organ të tyre drejtues apo përfaqësues në shtetin grek.
    A do të kishitmundur të më thoni diçka për këtë?

    Leka
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  6. #6
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Jo nuk kane dhe c´ka eshte me tragjikja nuk kane as ne shtetin shqiptar.

    Me shume ndikim kane minoritaret qe nga 1945 se Camet ne RSH.

    Kjo eshte e verteta.

    Kush ka ndonje lidhje me shoqaten Cameria ne RSH te me shkruaj.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240

    Si t'i organizojmë

    Atëherë Anton pse nuk angazhohemi ne që të formojmë ndonjë shoqëri dh t'i vetëdijësojmë të rinjët çamë, duke u bazuar se secili popull ardhmërinë dhe fatin e vet e mbështetë në rininë vetjake.
    Nuk e di, do të kisha përkrahur çdo lloj iniciative të tillë.
    Leka
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tonimontana83
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    12
    Ju pershendes te gjitheve.
    Me behet qejfi,si cam,qe shoh kete teme ne forum.
    Dhe une jam dakort per ate qe thot Leka.
    Dhe te vetedijesojme te gjithe te rijte shqiptare sepse eshte nje ceshtje qe prek te gjithe shqipetaret.
    Toni:1ET

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Pak Histori mbi Camerine

    Në lashtësi, Çamëria njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut.

    Grekët e kanë quajtur Çamërinë, Epir, një emër që do të thotë "Kontinent", ky nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në këtë kontinent.

    Emri Çamëri u përdor nga banorët grekë të ishujve të vegjël përtej kufijve të Shqipërisë. Grekët, në vazhdimësi janë munduar për të tjetërsuar historinë duke shpikur edhe gjenezën helene, si të vetmen pellazge, para asaj ilire si trashëgimtare të vërtetë. Ata duke mos përballuar dot shkencërisht, gjenezën tonë pellazge më të hershme se helenët, atëhere nuk u mbetej tjetër gjë, veçse tjetërsimi i të vërtetave historike. Përpjekjet e grekëve për të tjetërsuar historinë nuk janë mbështetur nga studimet shkencore, të bëra si nga shkencëtarët e huaj dhe ata grekë, pa përjashtuar dhe disa prej tyre që, me argumentime shkencore bindëse hedhin dritë të plotë për gjenezën e popullit tonë, duke filluar që nga lashtësia deri tani në kohërat moderne, duke argumentuar shkencërisht, se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, ilirëve. Straboni dhe Herodoti, duke mos e njohur gjuhën e fiseve fqinje që ndryshonte krejt nga helenishtja, i quajtën banorët në veri të Ambrakisë, Pellazgë ose Barbarë. Për të dalluar helenët nga kombet e tjera ata përdornin këtë formulë:"Kush nuk është helen, është barbar".

    Teza e përbashkët që e gjejmë tek Straboni, Ptolemeu, Tuqiditi është:"Çamëria në lashtësi banohej nga fiset thesprote, mollose, kaone, që nga grekët e lashtë quheshin fise barbare, sepse nuk flisnin greqisht".

    Në librin "Fjalor i Antikiteteve klasike" të Lybkerit, tek artikulli për Korkyrën (Korfuzin), vihet në dukje, se ai ishull në zanafillë banohej nga ilirët.

    Në veprën e studiuesit të njohur suedez Martin P. Nilson, botuar në Londër në 1909, me titull "Studime mbi historinë e Epirit të lashtë", sqarohet më së miri, se Epiri nuk ka qenë ndonjëherë grek, ky rajon ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshueshme.

    Në shekullin e X-të të erës sonë, perandori i Bizantit Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që "banorët e Epirit janë shqiptarë" Pukvili (1770-1857), që njihej si mik i helenëve, i cilësuar si filo-grek shkruan "për Pirron dhe Thesprotin që nuk janë grekë" si dhe jep mjaft prova etnografike, arkeologjike për autoktoninë çame (libri "Udhëtime në Greqi" vol. 1 fq.98.( Martin Lik në librin "Kërkime në Greqi" botuar në Londër, në 1814, në fq. 266 thotë:"Çamët okupojnë vendin në jug të lumit Kalama (Thiam i vjetër) dhe kam arsyen të besoj, se çamët e kanë nxjerrë emrin e tyre nga një aliternacion i lumit të prapthi. Vendit i thonë Dar, dhe shtrihej deri rrotull fshatrave të Janinës, vendet kryesore të Çamërisë janë: Suli, Paramithia, Margariti, Parga, Agjija. Enciklopedia e madhe helenike, vëllimi 15 fq. 405 provon se, çamët janë banorët e parë të Thesprotisë dhe jep njoftime se emrin çam e kanë marrë prej Thiam (Kalama i sotëm). Nga pikëpamja gjuhësore pranon se dy të tretat e Çamërisë, megjithëse të ndarë në të krishterë dhe myslimanë, flasin shqip, por një shqipe të veçantë. Studiuesit, konsujt dhe udhëtarët e ndryshëm si Pukvili, Lik, Brukton, Helon, Bul, Liri, Dozon etj, që vizituan Shqipërinë në shek.XIX-të konstatuan se populli i Çamërisë, trevë që shtrihej në mes të lumit Kalama, gjirit të Artës e deri në Prevezë, popullohej nga shqiptarët autoktonë.

    Përfaqësuesi i Greqisë në Konferencën e Losannës, deklaroi më 19 janar 1923,se "Shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar, d.m.th Epirin. Nga sa më sipër, del më se e qartë autoktonia ilire e Çamërisë, si dhe vazhdimi i iliro-shqiptarëve të saj, pasardhësit e fiseve pellazgo-ilire janë quajtur thesprotë, me qendër shpirtërore tempullin e Dodonës. Me të drejtë, banorët e vjetër të Çamërisë japin përgjigje për vendndodhjen e Çamërisë:"Çamëria zihet ka lumi i Shalësit (Pavllo) në veri, jaram të tre gurët e zes në Prevezë". Çamët dhe epiriotët, kanë patur nga helenët ndryshime nga kultura, gjuha, historia, zakonet, etj. Helenët janë pasardhës nga përzierja e pellazgëve me mesopotamasit që emigruan në Greqi, rreth vitit 1700 para erës sonë, dhe u përzien një herë të dytë pas vdekjes së tyre në Greqi me të tjerë pellazgë.

    Shteti social i Greqisë së lashtë, përbëhej nga elementi mbizotërues dygjuhësor që fliste në shtëpi shqip (pellazgë) dhe që mësonte në shkollë greqishten, dhe që u quajtën më vonë helenë, të dalë nga përzierja pellazgo-mesapotame, pellazgo-egjiptiane të emigruar në Greqi.

    Fjala "helene" është marrë nga "helios" (diell), që do të thotë që vijnë nga vendet e nxehta me diell, si Babilonia (Egjipti) e Mesapotamia. Gjatë lashtësisë, si dhe sot quhet helen çdo person që është arsimuar në gjuhën greke, që mund ta fliste dhe ta shkruante këtë gjuhë, duke u bërë kështu dy gjuhësh.

    Në kohën e pavarësisë të Greqisë, në vitet 1821-1830, gjendja shoqërore e lashtë ende mbizotëronte në Greqi. Në Parlamentin Kombëtar të Greqisë përdoreshin të dy gjuhët. Mbretin Oton i Parë, që iku nga Gjermania dhe vajti në Greqi, e këshilluan të mësonte greqishten për të folur me popullin, dhe pasi e mësoi greqishten e vjetër e doli në popull, pa se askush nuk fliste greqisht, por flisnin shqip.

    Në racën e bardhë, pellazgët janë të parët ku autoktonia i përket shqiptarëve, kurse grekët, latinët, janë derivate të pellazgëve. Banorët e Epirit nuk kanë qenë ndonjëherë grekë, kjo trevë që në lashtësi ka qenë iliro-pellazge, Thesprotia nuk ka qënë greke, se çamët që nga lashtësia dhe deri tani në kohët moderne janë autoktonë në trojet e tyre. Në Çamëri, si në lashtësi dhe tani në kohët moderne, përpjekjet e grekëve për të hequr identitetin shqiptar të Çamërisë, kanë qenë dhe do të jenë të pasuksesshme, pasi historia nuk mund të tjetërsohet sipas dëshirës së grekëve.

    Krahina e Epirit ka qenë etnikisht shqiptare që prej kohës antike. Konferenca e ambasadorëve në Londër, në vitin 1913, pjesën jugore të kësaj krahine ia shkëputi trungut të saj amtar, dhe ia dha shtetit grek, pavarësisht faktit se banorët e Epirit të Jugut ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman, shqiptarët e besimit ortodoks, iu nënshtruan helenizimit. Greqia ndoqi një politikë të sofistikuar asimilimi ndaj shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë, duke konsideruar se ata janë grekë, duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grekë, duke përdorur fenë për asimilimin e shqiptarëve ortodoksë, dhe i ktheu në kombësine greke. Qeveritarët grekë kanë ndjekur një politikë shoviniste dhe kanë kryer genocid kundra shqiptarëve myslimanë.

    Në vitin 1913, bandat e Deli Janaqit të organizuara dhe të përkrahura nga qeveria greke, masakruan dhe vranë te Përroi i Selamit, në Paramithi, 72 burra nga krerët e kësaj krahine. Ky ka qenë fillimi i shfarosjes së shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.

    Në vitet 1914-1921 nën pretekstin e çarmatimit të popullsisë shqiptare të Çamërisë nga qeveritarët grekë, u kryen ndjekje, persekutime, tortura dhe grabitje ndaj popullatës

    Gazeta 55
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ju lutem të gjithëve!
    Kush mund të gjej një artikull ku shkruhet për masakrën e Paramithisë.
    Është rrëfimi i një plake çame që ka përjetuar atë masakër. Me sa më kujtohet e quanin Myzejen. Aksidentalisht e kam fshirë.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja shqiptare në polemikat e studiuesve anglezë
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 17:29
  2. Ceshtja Shqiptare,detyrim Per Cdo Shqiptar
    Nga DARDAN PEJA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2005, 07:33
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Çështja e kombit nga vështrimi Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 11:24
  5. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •