A do të ktheheni të jetoni në atëdhe pas studimeve jasht vendit?
Po
Jo
A do të ktheheni të jetoni në atëdhe pas studimeve jasht vendit?
pyetje nje milion dollareshe, vete koha do e tregoje!!!![]()
The teeth are smiling, but is the heart???
Mendoj se per pushime nuk do ishte keq kjo pyetja jote o anton,po Elia ta preu shkrut me sepate te madhe ......![]()
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore.
AT Gjergj Fishta
shkurt apo gjate ky eshte realiteti...![]()
The teeth are smiling, but is the heart???
P.S. O Anton si ishte pyetja per pushime apo per fare??? Se per pushime ikim te gjithe ne po ajo e dyta eshte ceshtje kohe!!!
The teeth are smiling, but is the heart???
Kam shume deshire qe te kthehem ne Shqiperi. Jeta ketu ku jam nuk me pelqen fare. Sic thote Elia koha do i tregoje te gjitha.
S'ma ka enda me u kthye deri imen por me tu zhduk ajo qeveri kurv mund te me kthehet mendja. Shume kurrupsion ne vendin tone dhe mua sme pelqen hich ajo gje.
Sa te jene ne pushtet proletaret nuk behet fjale as per pushime ne shqiperi.Por eshte veshtire ta leshoje kocken nga goja qeni. Vetem nje zgjidhje ka per te: ngordhja me kocke ne goje.
Nuk kthehem ne Shqiperi dua te jem sa me larg saj,larg proletareve larg te shkurterve, ata jane si mizat te pine gjakun, jane te shumte.
Me mire se kujtdo, kjo pyetje me drejtohet mua pasi kam vetem 2 muaj qe kam mbaruar studimet per informatike ne SHBA. Nuk kam ne plan te kthehem ne Shqiperi dhe arsyet jane te shumta, disa prej jush i kane zene disi ne goje me lart. Por kjo nuk do te thote qe e kam harruar Shqiperine apo do jetoj gjithmone larg saj.
Do te siguroj nje pune ketu ku jam ne menyre qe krahas shkolles te fitoj edhe eksperiencen ne pune dhe ne te njejten kohe te siguroj edhe te ardhura. Nese ne Shqiperi nje dite do te kthehet autoriteti i ligjit dhe ne krye te shtetit te ngrihen shqiptaret e ndershem dhe te respektuar, atehere jam i bindur qe une do jem nje prej shume shqiptareve qe do te kthehen ne Shqiperi. Bileta do te prihet vetem vajtje.
Persa i perket atyre qe gjenden ne Shqiperi dhe i lexoj shpesh ne kete forum qe te "akuzojne" shqiptaret ne mergim per papergjegjshmeri ndaj vendit, une do tu thosha qe shqiptaret ne mergim, punojne, mesojne dhe ju mbajne edhe ju me buke. Keto nuk jane investim vetem personal, por edhe per kombin.
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
Mendoj se ato qe ka shkruar albo me lart jane te drejta. Momentalisht pjesa me e madhe e rinise shqiptare jane te ndare sa andej sa ketej. Dhe te gjithe synojne per nje jete sa me te mire. Normale qe duke pare qe ne Shqiperi kjo mundesi per momentin nuk u ofrohet,ata detyrohen te qendrojne ne mirgim.
Jam dakort me ato qe thote albo me siper por.........nje pyetje me shqeteson dhe me bezdis. Po ta bej ty albo mbase me kthen ndonje pergjigje: Ato ndryshime qe i kerkojme te gjithe ne ,vetem kjo rini mund ti bej.
Epo si do i bej kjo rini kur ajo eshte e ndare dhe e percare,ca andej e ca ketej? A mos ka ardhur valle momenti qe kjo rini te kthehet dhe te japi sa ka mundesi per kete toke qe ka mbetur e shkeputur nga pjesa tjeter e europes?
Une mendoj se eshte momenti i pershtatçem per tu kthyer dhe per te investuar çdo gje per kete vend. Luftoni sot per te jetuar mot.
bye
Krijoni Kontakt