
Postuar më parë nga
Davius
Lista e vendeve dhe universiteteve që janë përzgjedhur në Evropë nga “T H E S”
Asnjë vend ballkanik nuk është vlerësuar për mësimdhënien
Gazetës britanike “Times Higher Education Supplement”. Vendet ku studentët tanë shkojnë për të ndjekur studimet si: Italia, Bullgaria, Greqia, Rumania nuk përmenden për shkallë të lartë të mësimdhënies. Dijet e tyre në këto universitete lidhen edhe me faktin e kualifikimit të mësimdhënësve në to. Titujt e profesorëve të shkollave të vendeve fqinje, që ndjekin studentët shqiptarë nuk krahasohen me kolegët e tyre të 50 universiteteve më të mira në Evropë.
Të bën përshtypje fakti që në Ballkan nuk ndodhet asnjë universitet në të cilin, sipas shkencëtarëve më të famshëm të kohës sonë, mund të ketë vlerat e duhura për të pasur mundësinë të jesh një student ndër më të mirët. Edhe pse shumë studentë shqiptarë mund të kenë aftësitë e duhura apo zgjuarsinë e nevojshme për t’u bërë dikush, ata duhet të drejtohen diku tjetër, shumë larg vendit dhe miqve të tyre, për të pasur mundësinë të marrin maksimumin. Por edhe ky është një tjetër dekurajim, pasi pagesat në universitetet më të mira janë të standardeve të larta, e për rrjedhojë një numër i vogël shqiptarësh mund t’i përballojë. Prandaj, shpesh edhe pse di ku drejtohesh, nuk ke mundësi për të studiuar.
Jo vetëm në Ballkan, por edhe te fqinjët tanë më të afërt, një njeri kërkues nuk mund të gjejë terrenin e duhur. Nga statistikat, Italia, me universitetin me të cilin mburret, “La Sapienca” (Dija), ndodhet në vendin e 162-të, universiteti antik i Bolonjës ndodhet në të 186-in, por të paktën përmendet për nivel të mirë të tyre. Mungojnë në këtë listë edhe universitetet e Spanjës, Portugalisë e Greqisë. Ndërsa Franca, me mburrjen e saj, universitetin “l’Ecole Polytechnique”, zë vendin e 27-të dhe me “Normale Superieure” të 30-in. Azia përfaqësohet nga Tokio (vendi i 12-të) dhe Pekini (vendi i 17-të). Përsa i përket Australisë, ajo ka zënë 6 vende në listën e 50-të më të mirëve. Emrat e universiteteve të listuar fitojnë investime private, pasi kanë të drejtën të quhen; vendet ku krijohen gjenitë e kohës sonë. Ndërsa në 200 universitetet më të mira bëjnë pjesë, përveç të parave (Amerikë, Britani, Australi, Kanada, Zvicër, Japoni, Singapor, Francë, Hong Kong, Indi, Gjermani, Kinë)edhe shtete si: Belgjika, Danimarka, Hollanda, Norvegjia, Austria, Irlanda, Izraeli, Malajzia, Rusia, Zelanda e Re, Suedia, Tajvani, Koreja, Finlanda, Italia, Spanja, Meksika.
Harvardi numri një në botë Harvard, që ka merituar vendin e parë në botë, flet me shifra, nga ky universitet kanë dalë shtatë presidentë amerikanë, ndër të cilët Franklin Delano Roosevelt dhe John F. Kennedy. Ka me se të mburret, sepse ka fituar 40 çmime Nobel e 44 Pulitzer me profesorët e tij. Biblioteka e këtij universiteti përmban 15 milionë volume dhe është e dyta, pas asaj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhurimet prej 12 miliardë dollarësh ndjekin vetëm ato të Vatikanit dhe merr çdo vit fonde prej 300 milionë dollarësh në kërkime për qeverinë. Kjo vlen, por nuk mund të lihet pa përmendur shifra prej 40 mijë dollarësh në vit, kaq vlen tempulli i dijes së planetit tonë, të cilën pak njerëz mund t’ia lejojnë vetes.
Shtetet dhe universitetet në botë SHBA 20
Britania 8
Australia 6
Kanadaja 3
Zvicra 2
Japonia 2
Singapori 2
Franca 2
Hong Kongu 2
India 1
Gjermania 1
Kina 1
T.H.E.S.
Times Higher Education Supplement (THES) është esenciale për t’u lexuar nga akademikë dhe kërkues të shkallëve të larta. Ajo raporton zhvillimet më të fundit të komunitetit akademik ndërkombëtar, duke informuar mbi teknologjinë, qeverinë dhe degët e industrisë, eksploron idetë e reja dhe debaton mbi çështjet e ngritura. “Times Higher Education” është një nga degët e medias më të ndjekura në Britaninë e Madhe.
50 universitetet më të mira në Evropë
1 Oxford University UK
2 Cambridge University UK
3 ETH Zurich CH
4 London School of Economics UK
5 Imperial College London UK
6 Ecole Polytechnique FR
7 Ecole Normale Suprieure Paris FR
8 Ecole Polytechnique Fdrale de Lausanne CH
9 University College London UK
10 Manchester University & UMIST UK
11 School of Oriental and African Studies UK
12 Heidelberg University DE
13 Edinburgh University UK
14 Universit Catholique de Louvain BE
15 Brussels Free University BE
16 Paris VI, Pierre et Marie Curie FR
17 Sussex University UK
18 Technical University Berlin DE
19 Copenhagen University DK
20 Erasmus University Rotterdam NL
21 St Andrews University UK
22 Sorbonne Paris FR
23 Vienna Technical University AT
24 Delft University of Technology NL
25 Warwick University UK
26 Eindhoven University of Technology NL
27 Gttingen University DE
28 Trinity College Dublin IE
29 Bristol University UK
30 Lomonosov Moscow State University RU
31 Vienna University AT
32 Technical University Munich DE
33 King’s College London UK
34 Amsterdam University NL
35 Munich University DE
36 Queen Mary University of London UK
37 Oslo University NO
38 Bath University UK
39 Chalmers University of Technology SE
40 Glasgow University UK
41 Utrecht University NL
42 Paris XI, Universit Paris-Sud FR
43 Royal Institute of Technology SE
44 Maastricht University NL
45 Stuttgart University DE
46 Humboldt University Berlin DE
47 Birmingham University UK
48 Aarhus University DK
49 Durham University UK
50 Helsinki University FI
Krijoni Kontakt