I dashur AfterDark,
une e kuptoj shume mire situaten tende. Une vete kam qene student ne Sh.B.A. prej kater vjetesh, por planet i kam qe te kthehem ne Shqiperi kur te mbaroj kohen e studimit tim.
Ky vendim nuk u morr para nje muaji apo para nje viti, pasi nese une do ta kisha marre kete vendim para pak kohesh atehere as qe do ta shihja mundesine e te kthyerit pasi edhe une kam krijuar nje shoqeri te re ketu dhe kam nje jete pak a shume te re e cila nuk eshte dicka qe une mund te heq dore kollaj, por nga ana tjeter qe ne vitet e para qe erdha ne Amerike, deshira e zemres time ishte qe te kthehesha qe nga ato dite, mendja ime gjithashtu ka qene duke punuar qe te t'ja krijoj zemres mundesine per tu kthyer.
Pra, nuk eshte thjesht mundesia qe na pengon qe te kthehemi, por eshte deshira dhe qellimi qe i kemi vene vetes, dhe kuptohet qe shumica e atyre qe jane larguar me gjithe deshiren e mire, u mungon qellimi i mire.
Nuk e them per te ofenduar askend, pasi jo te gjithe i kane situatat e tyre ne dore vazhdimisht, por nga ana tjeter ne po te duam e gjejme edhe menyren per te kontribuar ndaj kombit tone. Mbase, tani per tani kjo eshte gjeja me e rendesishme qe secili prej nesh qe jemi larg mund te bejme per ta ndihmuar vendin, dhe une e kuptoj edhe vete qe situata e tanishme atje nuk eshte shume mikpritese dhe shume kufizuese, por kohet do te ndryshojne, dhe secili prej nesh mund te behet pjese e atij procesi qe do te lejoje ardhjen e koheve me te mira.
Gjithe te mirat
Krijoni Kontakt