albo respekt
ke shume te drejte
une sa per veten time ,dua qe me qdo kushte te kthehem atje dhe te mundohem te beje diqka per te mbetur gjalle
mua nuk me pelqene aspak jeta ketu,edhe perse njeriu ka shuem mundesi te ndryshme
Po
Jo
albo respekt
ke shume te drejte
une sa per veten time ,dua qe me qdo kushte te kthehem atje dhe te mundohem te beje diqka per te mbetur gjalle
mua nuk me pelqene aspak jeta ketu,edhe perse njeriu ka shuem mundesi te ndryshme
Persa me perket mua, une dua dhe do te kthehem ne Shqiperi, pyetja e vetme tani per tani eshte kur!, pasi jam akoma me studime dhe me ka mbetur edhe nje vit, por deshira dhe zemra ime jane atje, dhe nuk dua qe thjesht te kontribuoje per buken e vendit tim, por mbi te gjitha per njerzit dhe me saktesisht per te ardhmen e tyre.
Ajo qe me shqeteson, eshte fakti qe tani ne shqiperi po merren vendime dhe po behen veprime qe do te influencojen menyren se si Shqiperia do te duket ne te ardhmen, dhe une dua te jem pjese direkte e ketij procesi, pasi po te mundohem qe nga larg, kjo do te jete mese e veshtire pasi edhe ju qe jeni vet larg, megjithese mund te ndihmoni me buken, kur vjen puna jeni te kufizuar ne shume menyra te tjera dhe keshtu qe ndihma kufizohet vetem tek buka. (edhe buka duhet)!
E them kete pasi kjo kohe eshte kohe sakrifice, dhe jo vetem per kombin, por edhe per ne kudo qe te jemi, dhe prandaj i perket secilit prej nesh qe te vendosi se ku dhe ne cfare menyre do te sakrifikoje dhe ku do te shkoje kontributi i sakrifices dhe punes tone. Valle ne shqiperi apo aty ku jemi, vetem tek vetet tona?
Nuk i them keto fjale si akuze kunder askujt, por ne dashuri vllazerore pasi dashuria per atdheun eshte ceshtje veprash dhe sakrifice me vetemohim!
Gjithe te mirat dhe Zoti ju bekofte...!
Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com
Gjoni ne te lenshin te jesh pjese e "ketij" procesi lal, pac fat, megjithate mire do te besh!!!
The teeth are smiling, but is the heart???
Elia, faleminderit.
Po ti cfare planesh ke?
Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com
Elia me beri shum pershtypje maska juaj pavarsisht se e pash tek faqjet e tjera por desha te te jepja nje pergjigje, te cilen ti je abonuar anetareve. Une jam vete jasht vendit edhe me studime jam, pergjigja ime eshte JO.
Te uroj gjith te mirat ne jet. Do kisha shum deshir qe edhe ti ta vizitoje faqjen time.
Me respekt e dashuri
nga une do te kesh
buzeqeshje perseri.
Me respekt: Ylli Muca
From: UNITED KINGDOM
FC Bayern Munchen
Nese me mban shendeti ne vitin 2005 do ligjeroj ne katedren e Psikologjis ne Prishtine qe eshte hap per here te pare ne vitin 2001.
Pasuria ime me e madhe do jete kur do dalin gjenerata e gjenerata te rinjesh te pasuruar me dije nga une.
thojn "guri peshon ne rend ne token e vet"
Nuk pres nga nje i huaj te ma rregullon shtepin time kur ai te veten moti ka rregullu.
Mbeteni te pershndetur
Mjellma
Ndryshuar për herë të fundit nga Mjellma : 23-09-2002 më 17:09
te uroj suksese po nuk ma merr mendja se do ta kesh shume te lehte ne prishtine ose shqiperi nejse cdo gje eshte e mundur .................suksese..............shnet e te mirat cristal
* x 0 and case closed!
eshte kenaqesi kur shkon arje per pushime po per te jetuar tash per tash nuk do ta kisha perballuar jetesen atje.
pasi ta mbaroj shkollen
une do kthehesha vetem per nje vit ta shikoja se si ehste e tek ehste. nese me pelqen jeta atje atehere kthehem pergjithmone.
nuk e kam pasur kete mendim po tashi pasi u ktheva me pelqyen shume gjera. dhe mendoj se po rregullohet gjithqka.
ka dal ka dal po njedite do behet mire.
ju perdhendet
enkela
..tani gjithcka varet nga ajo se nese ne Maqedoni do te kem te ardhura te mira sa i perket profesionit tim,sepse atje psikologjia akoma nuk ka marre ate vendin e duhur qe i takon nje lemie te tille!...megjithate do te tregoje koha...
Pershendetje te gjitheve
Une do te kthehem ne Shqiperi mbas shkolles, dhe mbas nje kohe pune te konsiderueshme.
Mendoj qe eshte shume e rendesishme te kthehemi me diçka qe peshon ne vendlindje...siç eshte eksperienca e sejcilit prej nesh ne fusha te ndryshme, e jo vetem dijet qe kemi mare neper fakultete.
Venia ne jete e ketyre te fundit, kendej, e mandej ne Shqiperi eshte shume me konstruktive se perballja direkte me strukturat e kalbura te momentit.
Nuk mendoj se duhet te presim qe gjerat te ndryshojne ne Shqiperi. Perndryshe, s'na ngelet gje tjeter veç te nisemi per ne Bora-Bora...ku jeta, plazhi dhe dielli jane te mrekullueshem. Apo mund te zgjedhim fare mire edhe ndonje cep tjeter te botes ku gjerat do te jene gati, e s'do te na duhet tjeter veç te marrim pjese ne kete sofer te shtruar...
Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote ku pa asnje justifikim, sejcili prej nesh gjen arsyen per te investuar, sakrifikuar, punuar dhe ndertuar. Shqiperia ndryshon vetem me ne. E nese do te presim qe gjerat te ndryshojne...nuk do te jemi as si ajo puna e dhelpres...qe s'mberrinte dot rrushte.
Ne as do te kemi provuar ti mberrijme ato rrush. Por ama te gjithe duam ti hame.
Sa per buken e Albos. Desha te them se kur te shkoj ne Shqiperi, nuk mendoj se do me vije radha te ha buken e tij...pasi i takon familjes apo kushurinjve te tij te hane me perpara.
Po, leket qe ne çojme sot ne Shqiperi jane nje ndihme. Po, ato leke jane nje ndihme personale, e sejcilit prej nesh, drejt familjeve tona.
E pra ne emer te individualitetit, fare mire mund te shaj apo te ngrej zerin kunder atyre qe na "mbajne" me buke.
Jo, nuk do ti shaj, as do te ngrej zerin kunder tyre.
Sot, sejcili prej nesh zgjedh rrugen e vet. Dhe te gjithe e kane kete te drejte.
Rruga ime eshte Shqiperia, sa me shpejt, sa me mire e me sa me shume shqiptare qe mendojne si une.
Mirutakofshim andej vellezer.
Deri atehere...gjithe te mirat.
Krijoni Kontakt