----------------------------------------------------------------
Policia arrestoi sot ne mengjes, me urdher te Prokurorise se Vlores, ish-kryetarin e bashkise se Himares, Viktor Mato, si dhe ish-shefin e finances se kesaj bashkie, Thoma Cali. Burime zyrtare te Prokurorise se Vlores bene te ditur se dy shtetasit e mesiperm akuzohen per "vjedhje me ane te shperdorimit te detyres ne bashkepunim". Gjithashtu behet e ditur se akuza e ngritur ndaj tyre "lidhet me pervetesimin e fondeve publike te lejeve te ndertimit, shitjen e trojeve, si dhe te ardhura qe sigurohen nga objektet me qera". Sipas akuzes se formuluar nga prokuroria e Vlores, ish kryebashkiaku i Himares dhe ish kryefinancieri kane perfituar me ane te shitjes se trojeve dhenies se lejeve te ndertimit dhe dhenies se objekteve me qira. Nese akuzat e ngritura nga prokuroria e Vlores vertetohen, sipas ligjit 2 ish zyrtaret e bashkise se Himares rrezikojne 10 vjet burg. Dy ish-drejtuesit e pushtetit vendor te Himares akuzohen se kane kryer vepren penale gjate periudhes se viteve 2000-2003, kur ata ishin ne detyre.
----------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt