E Marte, 22 Mars 2005
RACIZEM ME BRIRE!
Gjate diktatures komuniste, ne ndeshjet nderkombetare te futbollit lejoheshin disa dhjetera tifoze te huaj te ekipeve perendimore (gjermane, belge, daneze, etj.). Ndersa shteti i sotem grek po kalon ne racizmin e tij edhe periudhat me te errta izoluese te shtetit te Enver Hoxhes! Deshira e autoriteteve shteterore sportive greke (dhe per fat te keq jo vetem e tyre ne Greqi) do te ishte madje qe emri Shqiperi te jete vetem ne fanellat e lojtareve te kombetares sone ne fushe me 31 mars te ketij viti! Kaq e forte eshte ndjenja antishqiptare.
Nderkohe ne sportelet e shitjes se biletave per ndeshjen Greqi-Shqiperi ne Athine dhe qytetet e tjera greke, kerkohet pasaporta per te blere bileten. Po te paraqitesh me pasaporte shqiptare, bileta nuk te jepet. Nga ana tjeter, federata greke kushtezon pa te drejte ardhjen nga Shqiperia te 5 per qind te numrit te pergjithshem te shikuesve te stadiumit grek me pagesen e nje borxhi qe sipas saj federata jone ia ka.
Ne rast se Federata greke nuk lejon tifozet shqiptare nga Shqiperia, do te jete rasti i pare i tille jo vetem ne Greqi, por edhe ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian ku tifozet e vendit mik nuk lejohen te jene te pranishem ne stadium. Por edhe po te jape autorizimin per ardhjen e tifozeve, ngelet nje sjellje plot racizem te mirefillte. Dhe keto levizje i bejne strukturat e nje shteti qe nuk i vjen turp per vrasjen e nje tifozi te huaj nga te rinjte e tij vetem pse kishte veshur ngjyrat e flamurit kombetar. Sikurse ndodhi ne epilogun e ndeshjes Shqiperi-Greqi ne shtatorin e vitit te kaluar. Ka ardhur koha qe autoritetet greke te mbahen pergjegjese per keto sjellje prane organizmave te Bashkimit Evropian ne Bruksel.
Qe racizmi i tyre i hapur apo i fshehur te dale ne drite te diellit, pse boll u fsheh nga dinakeria proverbiale e fqinjeve tane. Qe policia greke te shihet dhe monitorohet kur perdor me shume qejf shkopijte e gomes dhe rreh te rinjte emigrante shqiptare, ndersa ata greke qe provokuan zenken me 4 shtator nje vit me pare i ruan si te ishin prej qelqi? Por per kete duhet qe dikush te ankohet. Dhe u takon institucioneve tona shteterore qe me se fundi te ngrihen kunder ketyre pasioneve mesjetare te racizmit ne nje vend qe i thote vetes anetar i vjeter i Bashkimit Evropian. Te mos mbaje qendrim vetem shoqata e gazetareve greke, apo vetem Komiteti grek i Helsinkit. Duhet qe Parlamenti shqiptar te prononcohet. Qe te gjithe politikanet kryesore te vendit te denojne ne kor keto shprehje racizmi me brire! Qe te perdorim te gjitha njohjet nderkombetare per te ngritur zerin dhe kerkuar reagim e mbajtje qendrimi ndaj shtetit grek.
Ia vlen po ashtu qe mediat shqiptare te nxjerrin ne pah paudhesite e meparshme te drejtesise greke. Nuk mund te lejohet nje shurdheri shteterore qe ka qene tipike shqiptare me pare. Nuk ka heshtje me vrastare se heshtja e vendit tend, kur je larg tij dhe u nenshtrohesh fyerjeve e poshterimeve pa fund. Te duket vetja si i syrgjynosur. Je teresisht i pambrojtur dhe zemra t-_ushet me hidherim nga indiferenca e te tuve. C'do te thone mbi 600 mije shqiptaret emigrante ne Greqi? A vjen mbrojtje prej Shqiperie? Ne rast se shteti yne nuk kundervepron, kjo do te jete nje arme e forte ne duart e gjithe racisteve fqinje per te shtuar poshterimet dhe urrejtjen per shqiptaret. Morali i gjithe katrahures se derisotme te drejtesise greke eshte: vrit nje shqiptar po deshe. Prape i pafajshem do te jesh. Zere se ke vrare nje qen rrugesh. Madje per te ne disa vende te japin edhe shperblim. Nje atmosfere e tille te kujton kohet e arta te Kuk-Klus-Klanit ne Amerike. Vetem protesta e fuqishme dhe e vazhduar shqiptare mund te detyroje shtetin fqinj te beje prapaktheu ne arrogancen dhe padrejtesine e vet. Protestat ne Tirane jane te mirepritura. Por manifestimet dhe protestat perpara Parlamentit Europian ne Bruksel do te ishin therese per shtetin grek. Ato dhembin vertet. Te kishte mundesi komuniteti shqiptar e ai kosovar ne Bruksel dhe te mblidhnin disa dhjetera vullnetare protestues, do te benin pune me shume se qindra artikuj denoncimi te shkruara ne mediat shqiptare. Dhe kur protesta spontane bashkohet me zerin e fuqishem dhe te organizuar te protestes nga ana e shtetit tone, mund te arrihet qe te pakten akte te tilla te turpshme te mos ndodhin me. Dhe kryesorja, qe mijera e qindra mijera fyerjet e poshterimet e perditshme qe durojne emigrantet tane ne Greqi te pakesohen.
Fatos Cocoli
Krijoni Kontakt