Gazeta londineze "Evening Standard": Ja si shqiptarët na shitën
pasaportat
2000 paund shqiptarëve për pasaportën e ministres britanike të
antiterrorit
Gazetarët investigative britanikë vazhdojnë me sukses të ngrenë
kurthe dhe më pas të ekspozojnë shqiptarët e krimit në faqet e
shtypit vendas. I tillë ka qenë edhe shkrimi i djeshëm në
gazetën "Evening Standard", me titull "Ne blemë për 2000 paund
pasaportën e ministres". Kësaj radhe, gazetarët, për ta bërë më
tërheqës shkrimin e tyre, kanë zgjedhur të porosisin tek ustallarët
shqiptarë një pasaportë britanike me emrin e ministres së
antiterrorit Hazel Blear, por me foton e koleges së saj, Caroline
Flint, ministre shteti për drogën dhe krimin e organizuar në "Home
Office". Gjatë investigimit, gazetari Keith Dovkants mundi të blejë
një pasaportë britanike të një cilësie të lartë për 2000 paund.
Pasaporta e blerë është me emrin e ministeres së "Home Office",
Hazel Blears. Investigimi ka zbuluar se grupet kriminale shqiptare
arrinë t'i fshehin pasaportat me fletë boshe nga Evropa Lindore në
Londër, ku bëhet plotësimi i tyre. Shumica e klientëve janë personat
e përfshirë në industrinë e seksit si dhe trafikantët e qenieve
njerëzore.
Hetimi
Gazeta shkruan se "ne po bënim biznes me një nga ushtarët e
falsifikatorit me emer Tani, me qendër në Londër. Ai e kryen
aktivitetin e tij nga celulari, duke përdorur gjashtë bashkëpunëtorë
të besuar. Njëri nga ata, Martini, mori porosinë tonë brenda
Mondeos". Më tej gjatë investigimit të tyre, reporterët britanikë
thonë se mbrapa kësaj tregtie pasaportash janë grupet mafioze nga
Evropa Lindore, të përbërë nga vrasës të rrezikshëm dhe trafikantë
qenies njerëzore. Për grupet kriminale është shumë e rëndësishme
pasja e dokumenteve të falsifikuara, të cilat blehen me lehtësi
rrugëve të Anglisë. Kjo tregti daton që në luftën e ftohtë, kur
spiunët rusë së bashku me njerëzit e mafias, pajisnin me dokumente
false agjentët e tyre.
Tani
"Shumica e shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë në Londër janë
legjitimë, por pas tyre fshihen kriminelë të shkallës së lartë,
shumica banditë nga veriu i vendit, që është jashtë kontrollit
ligjor", shkruan gazeta londineze, duke treguar se "i tillë është
edhe mbreti i falsifikimeve në Londër, i njohur si Tani. Ai besohet
të jetë me origjinë nga Tropoja. Për të penetruar këtë grup
kriminal, reporterit tonë të fshehtë iu desh të fitonte besimin e
shqiptarëve të krimit. Për të, një punë e tillë, ishte e rrezikshme,
pasi shqiptarët shquhen për rrezikshmërinë, aq më tepër kur ata e
kanë deklaruar se ndëshkimi për ata që pengojnë apo informojnë rreth
aktivitetit të tyre, është vdekja. I gjithë kontakti është bërë
nëpërmjet
Martini
Martinit, i cili ka fituar të drejtën e qëndrimit në Angli. "Më fal
mik, më duhet të të kontrolloj. Nuk e di se cili je. Policia ka
filluar të nuhasë atë që ne bëjmë", ka thënë ai gjatë takimit tonë
të fundit. "Martini na ka treguar ne se çfarë ishte në ofertë",
shkruan "Evening Standard", duke vijuar së shpjeguari se çfarë
përmbante menuja e falsifikatorëve shqiptarë të Londrës. "Kemi të
gjitha llojet e pasaportave evropiane, patenta, numra pune,
dokumente që vërtetojnë adresën e banesës, karta identiteti
evropiane, si dhe pasaporta udhëtimi (travel document), të
cilat `Home Office' ia jep azilantëve të rregullt".
Ekzaminimi
Roy Ramm, ish-komandant i skuadrës kundra krimit të organizuar në
Scotland Yard, duke bërë ekzaminimin e pasaportave nga afër dhe me
vëmendje, ka thënë se "pasaporta franceze është arrirë të
falsifikohet në mënyrë perfekte. Ato nuk mund të jenë prodhuar në
dhomën e ndonjë falsifikatori. Në të shumtën e rasteve, ato mund të
sigurojnë një identitet të ri".
Publikohet deklarata e ambasadorit Jones në Durrës
Deklarata shqetësuese bërë të premten, e ambasadorit britanik në
Tiranë, Richard Jones, në prezencën e numrit një të doganave,
Shpëtim Idrizi, rreth lidhjeve të ngushta që kanë grupet kriminale
shqiptare në Angli me krimin e organizuar dhe trafiqet në Shqipëri,
nuk i ka shpëtuar përfshirjes në artikullin e "Evenig Standard", e
cila shkruan: "Shqetësimet rreth trafikut të drogës dhe njerëzve në
Britaninë e Madhe nga Shqipëria, u nënvizua nga Ministria e
Jashtme `Foreign Office', e cila sapo ka përfunduar disa kurse
trajnimi të autoriteve portuale në Portin e Durrësit. Ambasadori
britanik në Tiranë, Richard Jones, u tha zyrtarëve në përfundim të
kursit se, "puna juaj ka një kontribut të madh në luftën kundra
krimit të organizuar. Shumë krime në Britaninë e Madhe, të
përgatitura nga shqiptarët, është e lidhur në një mënyrë apo tjetrën
me trafikun e drogës, qenieve njerëzore, të armëve e kështu me
radhë".
Lini nga Lezha, superfalsifikatori shqiptar i Londrës
Investigimi i djeshëm nga "Evenign Standard" vjen pas gati një viti
nga ai i gazetarit Mazher Mahmood i "News of the World", i cili
ekspozoi falsifikatorin e pasaportave "Travel Document", Eduart
Tobli. Para pesë vitesh, një superfalsifikator lezhian, i njohur me
emrin Xhovalin (Lini) do të arrestohej nga policia londineze në
lagjen "Bayswater", ish-kryeqendër e takimeve të grupeve kriminale
shqiptare. Lezhianit në banesën e tij iu zbulua një arsenal i tërë
vulash, pasaportash ndërkombërare, dokumente të falsifikuara si dhe
dy kompjutera. Ai u dënua me dy vjet burg dhe u riatdhesua në
Tiranë. Në dhjetor 2002, po një shtetase shqiptare nga Lezha, P.L.,
me azil të garantuar në Angli, në një kontroll të rastësishëm të
bagazheve të saj në aeroportin e Heathrowt iu kapën 12 pasaporta
finlandeze, daneze dhe greke. Lezhiania po udhëtonte së bashku me
djalin e saj nga Tirana për në Londër. Ajo i shpëtoi burgut, pasi
deklaroi në polici se "bagazhet ia kishte paketuar kunata". Policia
tha se të gjitha pasaportat ishin me fotot e shtetasve shqiptarë dhe
do të përdoreshin për vajtjen e tyre në Amerikë.
Shqiptarët në kërkim i kanë shpëtuar drejtësisë angleze
Nuk janë vetëm terroristët ata që përfitojnë nga të tilla dokumente
të falsifikuara. Kriminelët shqiptarë, të cilët janë përfshirë në
vrasje në Angli dhe kanë llogari të hapura me drejtësinë e shtetit
ishull, për t'i shpëtuar burgimeve të gjata arratisen nga shteti
ishullor, pikërisht me anë të këtyre kartave. Shembujt nuk mungojnë.
Njëri prej tyre është ai i kryetutorit shqiptar nga Malësia e Madhe,
të shndwrruar më pas në vrasës, Petrit Coli. Pas vrasjes së kryer
nga ai të Përparim Malajt, në qytezën e Lutonin, Coli së bashku me
kushërinjtë e tij, Marjan Luca dhe Arben Pali, pasi qëndrojnë në
ilegalitet në një lagje në veri të Londrës, i shpëtojnë ndjekjes së
policisë angleze, duke u larguar për në Itali me dokumente të
falsifikuara. Por, ata, më pas do të arrestoheshin nga blutë e
Shkodrës. Dy vrasësit e peqinasit Denis Ceka, të kërkuar nga policia
londineze, Astrit Manahasa dhe Astrit Manahasa, sërish do t'i
shpëtonin shumë viteve dënim në Londër për këtë vrasje, duke u
larguar për në Francë me pasaporta greke të falsifikuara.
Megjithatë, ata si kanë shpëtuar një operacioni të përbashkët të
policive angleze-shqiptare, të cilët u prangosën ata para disa
muajve. Rasti më spektakolar i largimit dhe më pas hyrjes në Angli
me dokumente të falsifikuara, do të ishte ai i kuksianit të dënuar
me 11 vjet burg për vrasje, Afrim Krasniqi, i cili pas vrasjes së
një shtetasi pakistanez do të largohej me kartë italiane pa i hyrë
asnjë gjemb në këmbë, do të qëndronte në Shqipëri për afro një vit
dhe më pas po me të njëjtën pasaportë do të hynte në Angli për t'iu
dorëzuar vetë policisë.
White_Angel
Krijoni Kontakt