Skulptori shqiptar Helidon Xhixha, 33-vjeçar, ka vendosur t’ia dhurojë këtë skulpturë gjigante, pesë metra e lartë dhe rreth 800 kg e rëndë, komunës së Maranellos, në shenjë të pasionit të tij si ferrarist, dhe për të dëshmuar dhe lidhjet mes shtëpisë automobilistike me vendin e tij.
Një statujë e madhe e “Kalit”, simboli i Ferrarit, i është dhuruar dje Maranellos, vendit që është bërë i njohur nga makina “Kokë kuqe”, kampione për të katërtën herë radhazi në Formula 1. Vepra monumentale është realizuar nga një skulptor me origjinë shqiptare Helidon Xhixha, 33-vjeçar, aktualisht rezident në San Pietro Mosezzo, në Novarese të Italisë. Xhixha ka vendosur t’ia dhurojë këtë skulpturë gjigante: pesë metra e lartë dhe rreth 800 kg e rëndë, komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist, dhe për të dëshmuar dhe lidhjet mes shtëpisë automobilistike dhe vendit të tij. Vepra, e cila do të vihet pranë monumentit të Enco Ferrarit, të realizuar nga një skulptor italian nga Modena me emrin Marino dhe të vendosur në lagjen “Piazza Libertà” që në ‘98, është inauguruar dje në orën 12:00 pak hapa larg Galerisë “Del Vento”. Të pranishëm kanë qenë administratorët komunalë, drejtuesit e Ferrarit dhe përfaqësuesit e tyre të klubit. Gjithçka ka ardhur pas një nate, e cila në faqet e gazetës “The Sun” është titulluar “Nata e shpëtimit”, dhe ka pasur të bëjë me festën, që ka grumbulluar Shumakerin dhe një pjesë të mirë të stafit të Ferrarit, pas fitores së titullit në Suzuka (prezent në festë ka qenë dhe vëllai i tij Ralf dhe Oliver Panis). Dita pas fitores në pistë është celebruar në mënyrën më të mirë. Vetëm një ditë pas fitores, ka zbarkuar në Itali mes tifozëve dhe delirit që e priste në aeroportin e Bolonjës. Ndërkohë që komplimente për arritjen e madhe kanë ardhur dhe nga kryeministi italian Silvio Berluskoni, i cili i ka përkufizuar sukseset e Ferrarit në botë si shumë të rëndësishme për imazhin e Italisë dhe që i shërbejnë shumë këtij vendi. Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe komplimentet e numrit “Një” të skuderisë Ferrari, Montezemolo: “Formula 1 në këto vite,- ka thënë Montezemolo,- ka ndryshuar shumë. Mjafton të flasësh me pilotët e të kaluarës se sa shumë ka ndryshuar tashmë, dhe ne kemi mundur të triumfojmë”. “Legjenda”, “Historia” dhe “I pavdekshmi: kanë qenë titujt e gazetave, të cilat i kanë paraprirë festës dje në Maranello, ku skulptori shqiptar i ka dhuruar skulpturën gjigantit të Formula 1, Ferrarit.
Krijoni Kontakt