Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 246
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nėn hijen e Lisit..

    Ka zan gjethi bregun malin
    Edhe bora tash ka shkri
    Po e lajm pa ndez oxhakin
    Jasht prandvera bukuri
    u ban dit oj Korason
    qe sje duk ti ne kto an
    Po ta baj nji telefon
    ku je hup e ku je kan
    ktu nen hije te kti lisi
    po te presim pa durim
    djath sallat pilaf orizi
    edhe uj mushun n'burim
    hajt kolomb na merr nji valle
    qe ta tundim ket mahalle..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Tungjatjeta i pari fisit
    qi rrin ulun n'hije t'lisit
    n'kete masdite qi dielli shndrit
    si je ken iher me shnet
    a je lodh a je merzit
    mue me m'fal se krejt kam tret
    kam ardh per mbylljet e inaugurimet
    e kam neglizhue vazhdimet
    kajher shetija kajher puna
    me kan ardh deri te huna
    e tash thash me lejen tuj
    n'gjit t'lisit t'ulem t'pushoj
    si fis oxhakut e jo i huj
    t'pvetunat e vjetra ti vazhdoj
    Bace po ēa thot ky njerzim
    a po ka rritje t'popullsise
    na e thuj edhe ndoj mendim
    per sa po i perket cilesise
    Po vashat tona si kotele
    a thue kan dale per luledele
    me Korason e me Albush
    a din gja a i ka pa kush
    pershnetje ju vajza e djem
    bash si ftoni e molla n'gem
    ja u prifte ju zoti mbar
    juve bashke me bacen Brar

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Brar,t'kerkova ne tere forumin
    e te gjeta poshte k'tij lisi
    ulur si dikur ne Pojan
    Me sallat ,pilaf orizi.
    Po mu duka si piknik
    ndaj po ulem shpejt ne qoshe
    ne traste kam speca me gjize
    dhe nje shishe dall Libofshe..........lol
    Korazonin mos e prit
    as per kenge e as per valle
    Ne Ksamil eshte aksioniste
    per te mbledhur portokalle
    Do na vij Cupka e Devollit
    dhe Marsela e Stambollit
    Do na vije dhe Kaltersia,
    Zane e Malit,dhe Partia................
    Do na vij dhe Del Monako
    kesaj radhe pa kantata
    me kitare,ne hije t'lisit
    do kendoje ca serenata.
    Do na vij Pinku dhe Xeni
    Dhe Borbardha prej RResheni
    Si Mojsiu zbret nga mali
    Edhe Cobi,poet djali.
    Keshtu pra lis qofsh i bekuar
    N'hijen tende jemi shtruar.........
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #4
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Per here te pare itu po vi
    dhe pa shkru spo mund te rri.
    Paska pase talent ky Brar djali
    ne forum gjithkund ma i pari.
    Nje kto rreshta mire i knon
    po ashtu dhe i rimon.
    Mu kujtunen mu do vjersha
    qe njeni tjetrin kena permende
    tek njato rreshta.
    Dhe ty Brari po ti kujtoj
    me do rreshta po ta kaloj.

    Brari
    E heejjjj

    yllshkodrane ti mir se erdhe
    ato kafe kujdes se na i derdhe
    mbaje drejt moj tabakaneeee
    emocionet moj bij ty nuk t' lane

    e hejj..

    mos na i derdh moj njato filxhana
    se boll mir maj ty tka msue nana
    Mos derdh kafen o mysafirve
    e heeeejjj
    me ja djeg o shalet komshive..lol


    yllshkodrane

    Paska ardhe Brari me top
    mendon se shkodren ka
    me e fut ne grop.
    Kush je ti mar zog shqiptarit
    si me na fol per njat shkoder arit.
    Ty une kafe po te qes
    me llokuma po te pres
    Jo se ti po e meriton
    po se na e kena zakon.
    PO na flet me kopetenca
    si me pase ne goje rezistenca.
    Ti na keke zotni burre
    po ne shkoder spaske kene kurre.
    Ti me qeras mire po dike
    paske pase gru sojnike.
    Te paska mesu si qeraset miku
    me fillu ti prej te femija
    e me mbaru te burrnia.
    Kund njashtu une spaskam pa
    po ca nuk paska kjo dyrnja.
    Ti per fukarallek mos fol
    se ne shkoder nuk te ulin ne stol.
    Ka na asht fjala buke e krype
    edhe shpine mos me korite.
    Ti me ALBON shume mos u kap
    se asht i sjute e te ban zap.
    Ke lezet kur ta kthen fjalen
    me pak lojna ta mbyll vallen.
    Keshtu brari e ke gabim
    po paske jetu shume ne mergim.
    IK ne shkoder ban nje vizite
    se po e shef si kane me te prite.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Brari

    Yll shkodrane maj Yll shkodrane
    Ti kenke poete maj kapidane
    E ke qendis oj vetull hane
    At poezi si me fije gjylpane..
    E ty t'lumt dora e goja bashk
    Se musafirt nuk i len jasht..

    Por ti kto fjal mue mi nig-jo
    Kur t'kesh mysafir ti mos harro
    Se nderi ma i madh qe ja ban nji nane
    Asht kur fmin ja don oj Syun si zane
    Tana t'mirat kur ja qet nji miku
    E fmin e tij e harron rranx ndoj fiku
    Asht kot qerasja e ndera Shpis
    Se zemra prindit asht goja fmis..
    Kte mos harro as sot as mot
    Se kte qe tham un topi se lot..

    Yllshkodrane

    Me ty jam tashi kur thu
    se edhe fmine duhet me e respektu
    Por mos harro se nuk po flasim
    me mbushe barkun
    po i japim gjithkuj hakun.
    Fjalet e tua po i degjoj
    se je me i madh e te respektoj.
    Po mos mendo se as na nuk dina
    se nuk jena vec per sherrina.
    Jam e lumtun qe baba me ka mesu
    sesi mikun me e respektu.
    Vendin di me ja dhane femise
    edhe te madhit te zotit t'shpise.
    Une me ty sdu me vazhdu
    se temen sdona me e dreqnu.
    Vec po ti tham une ty dy fjale
    me respekt e dashamiresi
    kur te kesh kohe ti more djale
    shko ne shkoder e xen miqesi.
    Se ke me pa ca asht respekti Ti!!
    Merr me vedi edhe femite
    edhe shif si kane me ti prite....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje nga Alba

    Mirsejugjej e tunjatjeta
    A ka ndonje vend ketu per mu
    se per zotin m'kish mar malli
    sot mu ju me kuvendu
    Brar , po te pys ty spari
    ka ke ken e ka ke shku
    nji kyt vend nen hije t'lisit
    Bre! mir boll qe e ke zaptu
    Uf car veni paske gjet
    fryn murlani tan lezet
    ta po mlidhen gjinia shpejt
    Sa t'nijn eren e misht pjek
    Te jam fal Palush djali
    boll jam munu me t'lexu
    po shume rralle n'oxhak ke ardh
    ktu besoj ske me mungu
    Cohu Palush e piq at mish
    se Kolombi qenke unshem
    paska marr dhe dall libofshi
    ishalla s'ka ardh ktu pijshem
    Kora eshte ngatrrru ne pyll
    kur ka shku me mbledh dru
    boll u munu me i vu shenj rruges
    po prap do jete ngaterru
    Hajde Kora e silli drut
    se ty po t'presim nen ket hiije
    pa ty askush nuk fillon me henger
    dhe as kush nuk i prek pijet (Lol)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhall.. oj alb e jo dall ..ose ajron kur thon kosova..

    po kolombi ka harrue
    aty fill nji H me vnue
    smuj ma shum une me shkrue
    se korasoni asht avullue
    kur te vij ajo nen lis
    mbani za mue n'der t'shpis
    se ather rri pa siklet
    edhe shkruj ktu me lezet..

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    N'hije t'lisit "shpi" tė re
    byēa ven nuk po ju ze,
    ē'paski qenė pėr muhabete
    folni i her ne ju pėr vete.
    Hajt tregoni ē'kini ba
    jeni puth a jeni rrah,
    keni dal a mren jeni nry
    s'paski pa ju diell me sy ?!
    Tash qė vera po troket
    edhe rreze diellit t'vret,
    dilni shokė e bani qejf
    vetėm kjo do mbahet mend.
    Pse, ti Brar mu po mė pret
    java shtatė e unė tetė...,
    s'ka ktu rradhė e hierarki
    qeshni , knoni se asht fri.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti e din oj zerdeli
    era ftu faqe kajsi
    vetullholl e sy ulli
    nen ket lis une spo rri
    me degju do copa mishi
    se kam pa un plot asishi
    n'lazaret qaty n'rrap trishi
    qe Ali ohri i stervisi
    te kam prit ori belholla
    buz qershi ato si molla
    se un du tipa sheqer
    me lezet si qoftja n'byber
    ulu i tash e na kallxo
    po na qet alba liko
    ku ke qen e cka ke ba
    a pe kend a te kan pa
    bjeri kafet or kolomb
    at palush mos le ne kom
    qe rrogozi na zen tan
    nen ket lis e nen ket than..
    tash durimin kur ta kem
    do vizatoj lis e liqen
    naten pra e gzuar pashket
    ju shoqnija e perbashket..


    ...

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Qetėsi ka rėnė kėtuja
    korba..vetėm...guguftuja,
    po ē'ju gjeti a derėbardhė
    gojė kyēur mbani rradhė ?
    Hajde de, paēi uratėn
    shtroni bukėn, nxirrni dhallėn,
    se do mblidhen gegė e toskė
    nga malsia gjer tėposhtė...
    E do benjėm muhabete
    shumė pėr botėn pak pėr vete
    se kėshtu zakon e kemi
    tek sho shoqi shkojmė e vemi
    pijmė kafe e hajmė glikora
    ē'na zė suri na bėn dora.
    Vijmė vrik tė lexojmė
    tek "kuzhina" tė kopjojmė
    bėjmė lakror e bakllava
    lum mamaka, qė na ka.


    Kaq pėr tani..Kur tė kthenem na shėtitja do shkruanj njė ēiēkė mė shumė.

    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •