Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Higjena e te menduemit

    HIGJIENA E TĖ MENDUEMIT
    «ARS COMBINATORIA»

    ARDIAN NDRECA



    Nji mik i jemi mbeti tue mė thanė se po e ka tė vėshtirė me i kuptue shumė artikuj gazetash ku gjana krejt tė rėndomta shpalosen si me qenė teoremat e Gauss-it, e m’u lut me ia shpjegue disa fjalė qė ai s’i kupton. Mā nė fund mora penden me i shpjegue jo ato fjalė qė ai s’i kupton, por disa tė tjera qė munden me shtjellue paēarizin qė zien nė kryet e muhaxhirėve tė eseistikės sė sotshme shqiptare.
    Tue shkrue pėrgjegjen m’erdhi nė mend se studentave tė mi kur i flas pėr Leibniz-in (muhaxhirėve po i tregoj se «leibniz» nuk āsht vetėm markė biskotash) nuk harroj me i shtjellue edhe andrrėn e tij tė madhe.
    Mendimtari i madh i Hannover-it andrronte me shestue konceptet logjike si me qenė koncepte algjebrike, tue modelue ēdo gjykim simbas logjikės sė hekurt matematike. Kėtė mėnyrė tė arsyetuemit ai e quente “ars combinatoria”.
    Ky art nė fushėn e gjuhės quhet “ars inveniendi et judicandi”, pra arti i tė zbuluemit dhe i tė gjykuemit tė gjanave. Leibniz-i mendonte se ba me pėrpilue nji fjalor tue u bazue te ky lloj artit, kishim me mujtė me shmang tė gjitha keqkuptimet e marrinat qė na rrethojnė. Simbas tij edhe luftat kishin me reshtė nė qoftė se njerzit do tė uleshin me mendue si matematikan (sedeamus et calculemus). Pra, duhet me dalė prej mjegullet e me pėrftue “ide tė qarta”.
    Nji shembull konkret: cila āsht ideja qė ne kena pėr Zotin? Shumica e atyne qė nuk jetojnė thjesht si tuba tretės (tube digestif) e mendojnė Zotin si qenjen mā tė pėrkryeme, qė pėrmban tė gjitha pėrsosunitė e mundshme nė mėnyrėn mā absolute. A ekziston atėherė kjo qenje qė ne e quejm Zot? Mā parė duhet tė sqarojmė diēka tjetėr. Po ekzistenca vetė a āsht nji pėrsosuni? Secili prej nesh e din se janė mā tė pėrkryem 100 lekė qė ekzistojnė sesa 100 lekė qė nuk ekzistojnė, se āsht mā i mirė shėndeti se mungesa e tij, prandaj ekzistenca āsht nji pėrsosuni. Kėshtu qė Zoti nė qoftė se āsht i mundshėm si koncept atėherė ekziston realisht, pse nisėm tue thanė se «Zoti nuk mund tė mendohet pa tė gjitha pėrsosunitė e mundshme» e pėrfunduem tue vėrejt se «ekzistenca āsht nji pėrsosuni». Kjo āsht me pak fjalė logjika leibniziane.
    Edhe un tue zhdrivillue “fjalorthin” tem deshta me qenė sa mā i saktė, edhe pse e di se nė kohėn tonė ka mā shumė vlerė mendimi i dobtė e idetė tuberkulare sesa “ars combinatoria” e logjika tradicionale.
    Me kėtė frymė pėrēansova disa skaje leksikologjike pėr mikun tem qė banon te rrugica e dyshimeve.

    * * *

    FJALORTH VEROR

    Ari – metal i ēmueshėm qė mā s’shumtit shoqnohet me njerėz pa vlerė.
    A-teist – njeri qė kujton se me nji alfa privative para emnin “theos” ka mbushė zbraztin qė ndien mbrenda vetes.
    Atol/i – nėnkapitull kulturor qė duket e zhduket nė oqeanin e dijes. Kur s’āsht shterpė āsht hermafrodit.
    Bibliotekė/a – āsht vorri i ideve, kurse bibliotekarėt janė njerz qė mā sė shumti nuk kanė asnji tė vdekun.
    Budallė – njerķ normal qė kujton se āsht i jashtzakonshėm.
    Deputet – njerķ qė e don fort atdhenė e vet. Prej kėndej thonė: Dueje atdhenė si deputeti bufenė.
    Disident profesionist – njeri qė pretendon me u trajtue mirė prej tė gjitha qeverive.
    Elefantizėm – shfaqet atėherė kur marrinat nė nji artikull gazetet ia kalojnė numrit tė shkronjave, pra, kur autori “me t’katra lėshue Pegasin” ka superue vetveten.
    Filistin/i – āsht si ato gratė dorėbuta njiherė motit qė veshnin dorca edhe kur s’bānte tė ftohtė.
    Gegofobia – fronti i atyne qė kujtojnė se jashtqitja zgjidh problemin e frustracioneve seksuale.
    Gjenialitet – diēka e barazlargueme prej shkrimtarit e prej lexuesit, prandaj jeton edhe po tė vdesin kėta tė dy.
    Grabitje – autorizim i dhanun me votime tė parregullta.
    Hibrid – nė shoqni āsht nji individ qė rritet ngadalė dhe plaket shpejt e prej prindve njeh vetėm nanen; nė kulturė āsht nji fryt kufitar, rranjėt e tė cilit i kanė plehnue tanė kalimtarėt.
    I gjithdijshėm – āsht ai qė ka lexue librin «I fundmi i Moikomėve».
    Institut bukurijet – institut qė rrin pėr bukurķ.
    Jerm – gjendja normale e budallės.
    Kadareitizėm – sėmundje qė damton rritjen por po e patėn tė gjithė nuk pėrceptohet mā si sėmundje por si vaksinė.
    Kanun – ligj i pashkruem qė damton tregtinė. Hakmarrje – kangė partizane qė ka mbėrritė me u bā ligj i shkruem.
    Karakter – i pėrket atij qė kur shan pėrdorė pseudonime, kurse kur lėvdon shkruen me emnin e vet.
    Karkalec – njeri i dijshėm qė rrin tue kcye fije m’fije dhe ndrron ngjyrėn simbas fijeve.
    Kompetent – nji njeri qė nuk njihet pėr gjanat qė ka studjue por pėr ato qė s’i din.
    Konsull shqiptar – burrė i mirė qė sheh punėn e vet.
    Krymbalesh – akademik / pensionist / jetėgjatė (pra, njerķ me tre cilsorė).
    Legen – vend ku ēohen dallgė shumė kollaj, qofshin kėto dallgė letrare, politike apo histerike, e randėsishme āsht mos me ēue shumė dallgė se mbet legeni pa ujė.
    Livrizė – diēka qė han por qė s’hahet, pak a shumė si puna e politikanėve shqiptarė.
    Massmediolog – kaēamill letrar qė mundet me e pa kur tė ketė qejf se ēfarė rrugėt ka bā deri tashti. Jo tana gjanat qė shndrisin janė arit, kaēamillit i shndrisin qyrrat.
    Muzeum – ndėrtesė ku drejtori s’mund t’i ndėrrojnė vend vetėm qenefit.
    Ndėrgjegje e dobtė – ata qė me 29 nandor 1912 janė ēue prej gjumit shqiptarė e qė me 29 nandor 1944 kanė ra me fjetė gjumin e vdekjes.
    Njerėz pa profesion – njiqelizor, dyqelizor, treqelizor... pa pėrgjegjsi publike.
    Nostalgjikė – ata qė kujtojnė se Shqipnia ka fillue me ekzistue me 8 nandor 1941.
    Post-realizmi socialist – kllukė me shumė zogj, por un “s’i kėndonjė fare”, pse leximi i kėtyne shkrimtarucave mund tė pėrdoret vetėm si tredhje kimike. Shenjim: “post” ka kuptim logjik dhe jo kronologjik.
    Pseudonim/i – ngjet me tė mbathunat, āsht shpikė pėr me msheh diēka por ndyhet shpejt.
    Raja – ata qė habiten po s’i hypi kush nė shpinė.
    Realizėm socialist (1) – shumė pleshta - prej A-sė deri te ZH-ja - qė kanė pickue nė terr e qė me pak mjete e me shumė pak talent kanė mbėrritė me shkallmue frytet e Rilindjes kombtare tue krijue nji «homunculus» qė kur u rrit u bā «drequnkulus». Janė shkrimtarė tė pavdekshėm pse vdekja āsht kapak florinit.
    Realizėm socialist (2) – nji akuarium ku kishte shumė gaforre, lakeēa dhe bėrcakė, tek–tuk edhe ndonji krap e vetėm nji peshk silur. Edhe pse tė ushqyem artificialisht prej dorės sė dashtun tė rojes supreme, herė mbas here s’ngurrojshin me hangėr vllaznisht njeni-tjetrin.
    Redaktor – nji karapitik qė pėr me ja fut kot s’ka nevojė me lexue kurrgja.
    Shijet letrare – kur nuk shijohet mā e bukura, atėherė komplikohet e shėmtuemja dhe qiellza e letrarve veshet pak nga pak me plumb, i cili siē dihet āsht metal helmues dhe i randė.
    Shkrimtar diasporet – tip qė s’āsht klasifikue endč nė shtėpķ tė vet.
    Steatopigi – sėmundje qė kanė njerėzit me bagazh tė madh kulturor.
    Transformist – njeri qė ia ka shkurtue mjekrren shpirtit e prandaj e ka tė vėshtirė me e lye.
    Uji i budallės – ndihmon shumė nė barazinė shoqnore, pse āsht pa pare.
    Valutė – njeri pa pare nė xhep.
    Xhurdi/a – veshje e zezė nė shenj jazit pėr vdekjen e Skėnderbeut, fes tanuz: shenj jazit pėr xhurdinė.
    Zero – shifėr e padukshme qė rrin para shumė emnave tė dukshėm.
    Zgjebo – njeri qė shkon nė shkollė me vonesė dhe e braktisė pa vonue.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    Kėshtu qė Zoti nė qoftė se āsht i mundshėm si koncept atėherė ekziston realisht
    por tue kenė se zoti nuk āsht i mundshėm si koncept atėherė ekziston irealisht.

    A-teist – njeri qė kujton se me nji alfa privative para emnin “theos” ka mbushė zbraztin qė ndien mbrenda vetes.
    Teist - njeri qė kujton se me emnin “theos” ka mbushė zbraztin qė ndien mbrenda vetes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •