Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Hidhesire...

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383

    Hidhesire...

    Te prita! Te prita dhe cdo moment ,te shihja me syte e mendjes tek dukeshe tek cepi i rruges.Te prita dhe fryma me merrej kur kalonte ndokush qe shembellente me ty.Te prita cdo sekonde, cdo minut derisa e kuptova qe ti ate dite nuk kishe per te ardhur. Jo, ti nuk erdhe.
    Perse? Nuk do mund t'a mesoj kurre .Ndoshta ti do ma shpjegosh dikur se pserse nuk erdhe por une s'do t'a di kurre te verteten.Perse?
    Te prita me gjithe zemer!

    Nje zile telefoni,Dikush nga ana tjeter e fillit kishte nevoje per te.Ngriti receptorin dhe degjoi zerin e tij, te ngrohte ,qe si i zene ne faj e pyeste nese kishte ndonje plan per ate pasdite.Zemra iu drodh dhe sebashku me te edhe zeri.Por filli nuk qe aq i ndjeshem sa te percillte ate dridhje dhe kjo e kenaqi.Nuk donte te dukej e dobet perpara tij.S'donte qe ai t'a kuptonte se edhe ajo kishte nevoje per te.
    Pas 20 min tek cepi i rruges.O zot! I dukej e pabesueshme. E vertete? Do t'a takonte vertete apo qe nje nga enderrat e saj por pak me reale se heret e tjera? Nje shtrengim dore i shpejte per te mos i lejuar te kuptonte asgje.Ne erresiren e mbremjes nuk ia vinte dot re fytyren.Arrinte te kapte vetem ndonje shprehje kur dritat e makinave e ndriconin.Ishte e emocionuar dhe nuk dinte cfare te thoshte.Ne raste te tilla ose e kycte gojen ose fliste shume dhe pa kuptim si per te fshehur nervozimin dhe per t'u dukur mosperfillese.Sonte filloi te fliste e te fliste si femije i vogel kur nis e tregon per cdo gje qe i duket e cuditshme.Nuk dinte si te sillej.T'i jepte ndonje shenje apo te priste?Le t'a bente ai i pari...!
    Nje lokal i zakonshem , me xhama , drita , tavolina e muzike.Tymi i cigares se sapondezur e rrethoi si nje shtellunge reje e cila ia mbronte fytyren nga veshtrimet e tij.Kishte frike t'a shikonte ne sy.Ata sy te ngrohte , te bute e dinake njekohesisht, cfare fshehin? Cfare mendojne? Jo ,nuk duhet t'a japi veten.Duhet te qendroje e forte.Po dinjiteti i saj si femer? Ku vajti? Por ah, syte e tij, buzet e buta qe i pati shijuar dikure....
    Ai fliste i qete , pinte ngadale cigaren dhe e pyeste se si ia kishte kaluar.
    O zot! Kaq shume te interesojne keto gjera bosh , mendonte.Te lutem , me bej nje shenje , nje te vockel dhe do te te hidhem ne qafe,do te te mbyt me te puthura, mendonte dhe shikonte buzet qe thithnin me endje cigaren. Ndjente se si i pervelohej gishti te cilin ia preku rastesisht duke levizur doren qe te shkundte cigaren.Po ashtu edhe gjuri qe i qendronte ngjitur me te tijin.
    Ja e levizi pak, mendoi, ndoshta nuk qe gje.Jo nuk ka mundesi, ai e mbeshteti mire gjurin pas kembes se saj.Jo. S'qe rastesi.Po tani? Pse largohet? mos valle iu duk se ai e preku kastile?Me levizje te ndryshme e prekte ngadale dhe lehte.Asgje.Jo, s'mund te bente me shume.
    Ja tani uli doren poshte tavolins.Do e preke? Jo asgje .
    Digjet e tera nga prania e tij.Vetem fytyra jo. Ajo eshte e qeshur dhe krejt indiferente.Vetem syte ndoshta e tradhetojne.Syte ndeshin syte e tij te bute dhe duket sikur ulerasin:Eja ,te pres, eja eja...
    Tymi mbeshtjell perseri cdo gje.Jo , s' mund te afrohet, pse ajo? Ai duhet te vije i pari, jo ajo.Ja buzet e tij po hapen ngadale dhe ai ve cigaren ne goje.Nje re tymi i rrethon qe te dy.
    Fole, te lutem , nje fjale me thuaj dhe do te te hidhem ne krahe, mendonte.
    Buzet levizen perseri: Cohemi?
    Jo jo kurreeee, therriste
    Mire, tha.
    Mbremje e ftohte dhjetori.Sa e kish pritur! Enderrat i kish thurur dhe ne zemer i kish fshehur.Dhe ja tani, e kish aq prane dhe aq larg njekohesisht.
    Terhoqi deren pas vetes dhe duke buzeqeshur ngrohte i thote:
    -Erdhe...
    -Po ,-tha ajo. Nuk doja, por ja qe erdha.Per ty, mendoi
    Ftohte erresire.Qielli qe plot me yje.Sa bukur! Dukeshin aq afer sikur po te zgjasje doren i prekje.Por vetem "Sikur"
    Por ah, dora u zgjat dhe gishtat e tij preken gishtat e saj.U rrenqeth e tera.
    -Ke ndonje plan per neser? e pyeti ai.

    Te prita! Te prita dhe cdo moment ,te shihja me syte e mendjes tek dukeshe tek cepi i rruges.Te prita dhe fryma me merrej........ e kuptova qe ti ate dite nuk kishe per te ardhur.........
    Te prita me gjithe zemer!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    FALEMINDERIT
    Laguna Blu

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shpirta!

    Pjeset ku pershkruan mendjen e vajzes kur eshte prane te dashurit i ke shume te bukura.
    Dicka calon ne lidhjen e pergjithshme te krejt pjeseve te tregimit.
    Ne lidhje me perdorimin e presjeve dhe pikave cuditse je pak dorleshuar.
    Meqe ne Forum hapsira eshte e pakufizuar mos i ngushto ose mos i rras fjalite me njera tjetren. Kalo ne rresht tjeter se nuk humb gje.

    Psh ti shkruan:

    "Nje zile telefoni,Dikush nga ana tjeter e fillit kishte nevoje per te.Ngriti receptorin dhe degjoi zerin e tij, te ngrohte ,qe si i zene ne faj e pyeste nese kishte ndonje plan per ate pasdite.Zemra iu drodh dhe sebashku me te edhe zeri.Por filli nuk qe aq i ndjeshem sa te percillte ate dridhje dhe kjo e kenaqi.Nuk donte te dukej e dobet perpara tij.S'donte qe ai t'a kuptonte se edhe ajo kishte nevoje per te."

    Pse presje mbas fjales "telefoni" ?
    Aty duhet pike.

    Pse pike midis "edhe zeri" dhe " Por filli nuk" ?

    Mendoj se duhej shkruar keshtu:

    Nje zile telefoni.
    Dikush nga ana tjeter e fillit kishte nevoje per te. Ngriti receptorin dhe degjoi zerin e tij te ngrohte qe si i zene ne faj e pyeste nese kishte ndonje plan per ate pasdite. Zemra iu drodh dhe se bashku me te edhe zeri por filli nuk qe aq i ndjeshem sa te percillte ate dridhje dhe kjo e kenaqi. Nuk donte te dukej e dobet perpara tij, nuk donte qe ai t'a kuptonte se edhe ajo kishte nevoje per te.


    Pra mbas nje fjalie ka nje pike dhe mbas pikes ka nje hapsire sa nje goditje te asaj tangentes gjate ne fund te tastjeres pastaj fillon fjalia tjeter.
    Psh shumica ketu shkruajne keshtu:

    Beni bleu molle.Ai vrapoi tek frigoriferi dhe mori kepucet.Mamaja i tha te mos nxitohet.

    E duhet keshtu:

    Beni bleu molle. Ai vrapoi tek frigoriferi dhe mori kepucet. Mamaja i tha te mos nxitohet.

    Tregimi eshte shume i veshtire per tu bere i kendshem ne te lexuar sepse kerkon llogjik e saktesi ashtu si nje veper arkitekture.

    Plot poezi te bukura jan postuar por deri tani asnji ne Forum nuk ka pasur sukses te beje nje tregim model.

    Vazhdo Shpirta se shkruan bukur.


    Urime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 27-06-2003 mė 09:34

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shpirta, me pelqen shume si shkruan. E shkruajte sic mendon njeriu, jo fjale te rregullta, sic shkruan. Do beje mire te mos beje gabime ne shkrim (sic tha Brari), por keto jane gjera qe korigjohen, keshtu qe s'kane rendesi shume.

    Shkruan shume bukur. Uroj ti kesh keto shkrime te ruajtura diku
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Brari!!!!!!!!!
    Faleminderit per cfare me thua, shume shume. Kam nevoje per keshilla sepse ti e di shume mire qe jam ca si e re ketu.
    Do t'a kem parasysh. E di qe eshte paksa e veshtire te lexosh nguc e nguc dhe do perpiqem t'a rregulloj. Ishte shkrimi i para ne proze.te them te verteten as nuk para i kushtoj shume rendesi ose ndoshta as nuk di shume mire t'i ve.
    Por edhe nje here te faleminderit, sinqerisht. Te mirepres ne vazhdim.
    Qofte normal qe i kam te shkruara dhe i kam jo vetem kopje por edhe te hedhura me bukurshkrim ne nje bllok.
    Faleminderit shume per fjalet e tua. E shoh qe te fitova (shaka)
    Te mirepres. Se shpejti do sjell dicka tjeter dhe do kem parasysh cfare me thate.
    Laguna Blu

  6. #6
    Sweet Tropojane Maska e Charmedgal
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    London, England
    Postime
    221
    Shume bukur shkruan Shpirta.
    Sic tha ...just me shume prekese.

    Elda
    Jam Tropojane Dhe Krenare
    Po S'te Pelqeu Plas Syt
    Bjeri Kokes Per Mur
    As Qe Ma Ndjen Fare...!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Shpirta me kenaqe, pervec perfundimin s'e kutpova shume mire...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Mona!
    Ai nuk erdhi... pasi me pyeti "Ke ndonje plan per neser?"......
    Po sic thua edhe ti"Forget him" apo jo?

    Faleminderit per fjalet tuaja.
    Laguna Blu

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Postuar mė parė nga Shpirta
    Mona!
    Ai nuk erdhi... pasi me pyeti "Ke ndonje plan per neser?"......
    Po sic thua edhe ti"Forget him" apo jo?

    Faleminderit per fjalet tuaja.
    Ate mendova dhe une....jemi me mire pa to, right ?

  10. #10
    . Maska e elda
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Shpirta vertet shume e bukur pergezimet e mia.
    Elda!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •