Une besoj ne Perendine At, I Cili eshte pa fillim, i papershkruarshem, i pakapshem, I Cili eshte mbi cdo qenie te krijuar, Esenca (qenia) e te Cilit i eshte e njohur vetem vetes se Tij, Birit te Tij edhe Frymes se Shenjte; sikunder thuhet edhe nder Shkrimet, se Ate nuk guxojne ta veshtrojne madje edhe Serafimet.
Une besoj edhe rrefej se Perendia At nuk eshte bere kurre shembelltyre e vdo lloj forme materiale, as edhe nuk eshte misheruar ndonjehere. Ne theofanite (shfaqjete Perendise) ne Testamentin e Vjeter, sikunder deshmojne edhe Eterit e Shenjteruar, nuk ishte Perendia At, I Cili u shfaq, por ish gjithnje Shpetimtari yne, Personi i dyte i Trinise (pra Fjala, apo Logosi, Engjelli i Zotit, Zoti i se Shtunes, Engjell i Keshillit te madh, i Lashti i Diteve) I Cili iu shfaq profiteve edhe vizionareve te Testamentit te vjeter. Sikurse edhe ne Testamentin e Ri, Perendia At nuk u shfaq kurre, por dha deshmi per Birin e Tij ne disa raste, vetem me ane te zerit qe u degjua prej qiellit. Prandaj edhe Shpetimtari yne tha, "Asnje se ka pare ndonjehere Perendine; Biri i Vetemlindure, qe eshte ne gji te Atit, Ai e shpalli Ate," (Joan 1:18) edhe "askush se ka pare Atin, pervec Ai qe eshte prej Perendise, Ai e ka pare Atin" (Joan 6:46). Per kete arsye, Aktet kater, pese edhe gjashte te Keshillit Ekumenik VII-te dekretojnese Trinia e Shenjte nuk mund te paraqitet neper Ikona, meqe Ai eshte pa forme edhe i padukshem. Prandaj edhe Perendia At nuk paraqitet neper ikona.
Une besoj se Ai eshte shkaku i te gjithave si edhe qellimi perfundimtar i te gjitha gjerave. Prej Tij e kane fillimin te gjitha krijesat e dukshme e te padukshme, edhe se ka patur nje kohe kur ato nuk ekzistonin. Ai krijoi unversin prej hicit. toka po ashtu ka patur nje fillim edhe njeriu u krijua prej Dashurise se Perendise. Krijimi i njeriut edhe i universit nuk u be prej nevojes. Krijimi eshte veper e vullnetit te lire edhe te pakushtezuar te Krijuesit. Nqs s'do te kish dashur, Ai s'do te kish nevoje te na krijonte; mungesa e krijimit nuk do te ish nje privim per Ate. Dashuria e krijeses nuk eshte e tille qe e kenaq Ate. Perendia nuk ka nevoje te kenaqet. Ai nuk ka nevoje per asgje. Dashuria e Perendise nuk mund te krahasohet me dashurine njerezore, ashtu sikunder atribute te tjera te Tij sikurse atesia (**shenim klod: kjo vlen per akuzat islamike ne kuran), drejtesia, miresia nuk mund te krahasohen me ato te kundertat njerezore. Dashuria e Perendise eshte nje dashuri qe perben nje mister te pakapshem nga arsyeja edhe intelekti njerezor. Perendia nuk ka "emocione" qe mund te krijojne pasione, vuajtje, nevoje apo domosdoshmeri ne Ate. Sidoqofte edhe pse natyra hyjnore mbetet e pakapshme edhe e pashpjegueshme per arsyen njerezore, kjo dashuri eshte e vertete edhe konkrete edhe une rrefej, ne perputhje me Shkrimin, se Perendia eshte Dashuri.
vijon...Trinia e Shenjte
Une besoj, rrefej edhe adhuroj Trinine e Shenjte. Une adhuroj Trinine e Gjihteshenjte edhe Jeteberese, qe eshte Nje, e Shenje, e Padukshme, edhe e Njeqeneshme. Ne Trini, une adhuroj tre Persona - Tre Hipostaza - ate te Atit, ate te Birit edhe ate te Frymes se Shenjte. Une nuk i perziej Personat e Trinise se Tereshenjte. Une nuk besoj se Ati, Biri edhe Fryma e Shenjte jane sikur te ishin tre maska te te njejtit person. Askush prej personave nuk eshte i huaj prej te tjereve, por secili ka plotesine e Treve sebashku.
Misherimi
Une besoj se prej momentit te zenies se Tij ne barkun e Virgjereshes, Jesu Krishti ishte nje Person, por me dy natyra. Ai ish Perendi edhe Njeri para lindjes (**Shenim Klod: dmth qe nga momenti i zenies), gjate lindjes edhe pas lindjes.
Une besoj edhe rrefej se e Tereshenjta Virgjeresha Mari, sikurse ne rastin e Shkurres qe u dogj edhe s'u konsumua, morri me te vertete zjarrin e Perendise ne vete, pa u konsumuar ne te. Une besoj edhe rrefej se ajo dha me te vertete prej gjakut edhe mishit te saj Birit te misheruar edhe se e ushqeu me qumeshtin e vete. (**Shenim Klod- pra rrefimi i rendesise se besimit se Krishti u be me te vertete njeri, e jo ne dukje).
Une rrefej se Jesu Krishti ishte ne Perendine, i lindur prej Atit jashte kohe edhe pa ndihmen e ndonje ati. Ai eshte pa nene persa i perket Hyjnise se Tij, edhe pa ate, ne njerishmerine e Tij.
Une besoj se me ane te misherimit, E Tereshenjta Virgjereshe Mari u be me te vertete Theotokos (hyjlindese), Mema e Zotit ne kohe. Ajo ish Virgjereshe para, gjate edhe pas lindjes.
Ashti sikunder Jesu Krishti u ngrit se vdekurish, megjithese Judenjte e kishin vulosur varrin me nje gure, edhe ashtu sikunder Ai hyri midis dishepujve te Tij, ndersa dyert ishin mbyllure, po ashtu Ai kaloi nepermjet barkut virgjeror, pa e cenuar Virgjiritetin e Marise, edhe pa i shkaktuar dhimbje gjate lindjes. Ashtu sikunder Deti i kuq mbeti i pacenuar pas kalimit te Israilit, po ashtu edhe Virgjeresha mbeti e pacenuar pas lindi Emanuelin. Ajo eshte Porta e shpallur prej Profitit Izikiel, nepermjet te ciles Zoti hyri nde bote "ndersa mbeti e mbyllur" (Ez 44:2)
Krijimi
Une besoj se materia nuk eshte e bashkeperjeteshme me Krijuesin (**Shenim Klod - le te shohin ateistet se si Kisha mbrojti nje te vertete shkencore, aq te diskutuar ne ate kohe nga filosofite greke), edhe se ka qene nje kohe kur nuk ekzistonte, edhe se eshte krijuar prej hici edhe ne kohe me ane te vullnetit edhe prej Fjales se Perendise. Une besoj se materia u be e mire, por e rene ne mekat prej njeriut, i cili fillimisht u be drejtuesi i botes materiale. Edhe pse krijimi "eshte ne te keqe" edhe prishje, prape se prape eshte krijim i Perendise edhe si e tille e mire; vetem nepermjet vullnetit te njeriut, qe perdor krijesen ligesisht, atehere mundet mekati ti bashkangjitet krijimit. Une besoj se krijimi do te pastrohet (purifikohet) prej zjarrit te Gjykimit te fundit ne momentin e Ardhjes se lavdishme te Shpetimtarit Jisu Krisht edhe se do te riperterihet edhe rigjenerohet edhe do te perbeje nje Krijim te Ri, sipas premtimit te Zotit: "Ja, une do te bej te gjitha serish" (Zb 21:5).
"Qielli i ri edhe toke e re ku do te banojne te drejtet" (2 Pet 3:13)
vijon...
Krijoni Kontakt