Close

Rezultati i Sondazhit: Kush kualifikohet nė gjysėm finale.

Votues
34. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Chelsea

    19 55.88%
  • Bayern Munich

    15 44.12%
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 87 prej 87
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Normal e sheh se nuk eshte e nevojshme te qendroje ne stadium se si ashtu ashtu e ka ndeshjen ne dore dhe shkon ne hotel te clodhet me ndonje bukuroshe s'ka cka me ndejt ne tribuna dhe te behet nervoz me gjermanet me bira ne dore...kur e di se ashtu ashtu per momentin eshte me i forte se kundershtari...
    Po flasim me trajnerin jo per punetorin e fushes apo kositesin e barit. Trajneri eshte lideri i skuadres. Chelsea-in e priste nje ndeshje e veshire dhe ne fushe te huaj. Kuptohet stadiumi do te fershelleje cdo top te Chelsea-it do shaje trajnerin dhe lojtaret. Ben pjese ne luften psikologjike. Kur trajneri largohet nga stadiumi ngaqe "bezdiset" nga keto gjera, tregon se te pakten nuk ka karakter lideri, dhe lider nuk do te thote showman as arrogant. Komentuesi anglez po thonte "shpresojme qe largimi i Mourignos mos reflektohet tek futbollistet".

    Te jap nje shembull. Ne 2000, Galatasaray luante me Leeds ne gjysfinalen e UEFA-s dhe fiton 2-0 ne Turqi, por ne Stamboll vriten dy tifoze angleze. Leeds thote se nuk garanton jeten e tifozeve turq qe do vijne ne Angli per ndeshjen e kthimit. Situata eshte shume e renduar dhe lojtaret turq jane vete te shqetesuar. Trajneri i GS, Terim, le ekipin pa drejtuar nje fundjave dhe shkon te shikoje ndeshjen e Leeds ne kampionat anglez i vetem ne stadium, per ti dhene zemer skuadres. Ky rast ne mendimin tim eshte ajo qe thone te udheheqesh me shembullin personal, "lead by example". Krahasoje kete me shampanjen e Mourignos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 12-04-2005 mė 19:10
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #82
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Dr Rieux sot plako ,nuk munt te jem plotesisht me mendimin tend,ndonese e respektoj.
    Bayerni u perpoq,me mundesite dhe lojtaret qe disponon.
    Po si munt te ndertosh loje dhe krijosh mundesi shenimi apo rrezikimi kur nje ekip luan me 9 lojtare ne gjysemfushe.
    Shto edhe golin e pare ne te dyja ndeshjet jo me fat po me fat s.............e.
    Bayerni i sotem nuk vuan vetem midiokritetin e lojtareve tip Kovac,por mungesen e nje lideri te vertete si i madhi Efenberg dikur.
    Ballack i paket per te luatur rolin e nje Matheusi apo Stefan Efenberg.

    Shto ne keto qe permenda edhe vrimen e .....................Chelsea.
    Sot Bayerni kish raste te shenonte edhe 5 gola.
    Pa pike diskutimi Bayerni meritonte me shume sot.
    Ekipi i druvareve te Londres sot nuk ishte kerkund,thjesht nderronte dy tre here topin dha ndonje sulm hajduce.

    Per mua Bayerni meritonte dicka me shume,por fajin ta kerkoje tek mos realizimi rasteve qe ju dhane per gol.


    Keshtu sic erdhen punet Milani pret vetem kurorzimin ne Stamboll.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kolomb, ke te drejte per punen e liderit. Effenberg ishte i pazevendesueshem per ate ane te karakterit, jo thjesht lojes. Ballack nuk eshte as hija e Ballack te 2002 me Leverkusenin apo ne Kupen e Botes. Kam frike se e ka kaluar me te miren e vet dhe tani eshte ne renie drejt statusit te nje lojtari te mire por vetem aq. Megjithate, Ballack sot ne pjesen e dyte ishte me i miri ne fushe dhe i vetem e futi Bayern letargjik prape ne loje. I pafat ne goditjen e dyte me koke qe shpetoi Gudjonsen te vija fatale po ky eshte futbolli.

    Sa i perket Chelsea-it, duke dit reputacionin qe ka ne Angli per loje ne mbrojtje dhe me rezultatin qe kishte nga ndeshja e pare, une mendoj qe luajti mjaftueshem hapur per Bayernin qe ta vinte ne presion. Vete thua qe Bayern kishte pese-gjashte raste per gol. Ajo qe me cmendi ishte se as pjesen e pare kur ishte 0-0 as pjesen e dyte kur ishte 1-1, Bayern nuk arriti ta zgjaste presionin me teper se 5 minuta. Me pas binte ne nje letargji qe te kujtoje se e kishte punen ne terezi. Ketu duheshin Pizarro dhe Makaay te tregonin vlerat, te ndihmonin sulmin dhe jo thjesht te rrinin ne 16-she. Sidomos Makaay ishte skandal fare.

    Goli i Drogbes i vuri kapak. Sa arrin ekipi qe te rigjeje egersine, ne nje aksion krejtesisht ordiner, gjen nje qerre me gabime. Sagnol nuk arrin te bllokoje krosin e Cole, Kovac nuk arrin te shqetesoje Drogba ne ajer (jo ta bllokoje apo fitoje krosin, thjesht ta shqetesoje) dhe Kahn duhet te ishte vendosur me mire ne ate pozicion. Me skandalozja ishte se sikur mos e kishin pare fare ndeshjen e pare, bejne te njejtat gabime foshnjarake ndaj te njejteve lojtare ne te njejtat zona.

    Chelsea nuk eshte ekip leshi qe ti besh golat sipas deshires. Kur te vjen nje shans duhet ta marresh. Bayerni i sotem nuk i mori shanset e veta, nuk luftoi per te krijuar me teper, dhe i dha Chelsea-t dy raste nga hici. Per te perserit veten, kur ben kaq shume gabime ne mbrojtje, duhet qe te shenosh dy here me teper dhe Bayern sot nuk i kishte njerezit per te shenuar. Shto dhe faktin qe ne te dyja ndeshjet Chelsea ishte dukshem ekipi me me fat.

    Nejse se po e tjerr kot sikur jam analist sporti. Per ta mbyll prape bashkohem me ty Kolombo qe Milan, po mbase dhe Liverpool/Juve, duhet ta munde kete lloj Chelsea qe lujti keto dy ndeshje kunder Bayernit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #84
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    e marrim ne hakun ne stamboll celesit po arriti deri atje

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bajerni shum me mire ka luajt se sa Abramoviē-i , 90 Minuta ka sulmu , dhe vallaji sdi fati por nejse , kur Nuk e don nuk e don , shnosh per tjera here..


    Bajerni sot vertet ka qen i disponushem per loj jo per 2 apo 3 gola por 5 e hajt hajt , cfar sulme dhe cfar raste kishin , o zot qudi me vjen , vertet 90 Minuta topi 80% ka qen ka gjysme fusha e Abramoviēit..!!

    Loj e mire ka qen por fati .
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #86
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Bayerni e kuptoi mas pilafit qe e vetmja menyre me lujt me Chelskyn esht me krose afer zone dhe aksione surprize...Makaay levizte neper fushe si pordha neper breke...
    Sivjet kta ruso-mongolet e Abramokrricit kane mbrojte te pakalushme...Carvalho esht gjeni...John Terry sivjet ka shenuar me shum gola se gjith sulmuesit e Shqiperise bashke....deri Duff e Gudjonsen tregun aftesi klas mbrojtese. Peter Chec prap esht nji nga portieret me solid ne bote.
    Chelsea ka humb vetem 1 ndeshje ne Premiership sivjet dhe qekur ka ardh Mourinho matrapazi s'kane humb kurr me siper 1 gol diference.

    Megjithse kam qen simpatizant i Bayernit qe ne Shqipri (vishja bluze te Bayernit kur shkoja me pa Vllaznine lol), prap mu be icik fare qefi qe nuk kalun per dy arsye...njera esht qe eliminun Arsenalin (pak subjektive kjo lol)...tjetra esht qe du me e rujt gjith inatin qe kam per Chelsean dhe Mourinhon per ti pa te shkaterrum nga Milani ne finale.

    ps: bayern, he mer se kalut qe se kalut zonen e shtate te Londres e?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ryder : 12-04-2005 mė 19:45

  7. #87
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Bayern u eleminua Chalsi u kualifikua presim skuadrat e tjer sonte per ne gjysem finale.

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Barcelona - Bayern München
    Nga strong_07 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 370
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:48
  3. Chelsea Hotel
    Nga flurans ilia nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 06:13
  4. Derby i Milanos: Milan 1 - 0 Inter
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 15-04-2006, 04:39
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •