Si duket sezonin e ardhshem do ju prishet harmonia ne ekip, me duket se do te ndryshojen ca gjera vitin tjeter....
Si duket sezonin e ardhshem do ju prishet harmonia ne ekip, me duket se do te ndryshojen ca gjera vitin tjeter....
My silence doesn't mean I am gone!
Saki projekton rikthimin e "galaktikėve"
Arrigo Saki ka filluar nga puna pėr tė ndėrtuar skuadrėn e Realit tė Madridit, pėr sezonin e ardhshėm futbollistik. Nuk do tė jetė aspak e lehtė, por drejtori teknik i "merengesėve" ka njė objektiv tė qartė pėr sezonin e ardhshėm: "Duhet tė formojmė njė skuadėr qė tė luajė mirė dhe tė fitojė titullin." Nė sezonin e ardhshėm, duke filluar nga presidenti Perez dhe deri te rezerva e fundit madrilene, do tė kenė si objektiv fitimin e trofeve. Dy vjet duarbosh janė shumė pėr "Santiago Bernabeun", tifozėt e tė cilit kėrkojnė rikthimin nė majat e futbollit botėror.
Nė lidhje me kėtė, Saki thotė: "Nė kėto dy vitet e fundit nuk kemi fituar asgjė, edhe pse kemi pasur futbollistėt mė tė mirė tė planetit nė skuadėr. Kjo tregon se ndeshjet e veēanta edhe mund tė fitohen vetėm falė ndonjė "ylli" qė ke nė skuadėr, por titujt i fiton vetėm duke luajtur si njė ekip i vėrtetė gjatė gjithė sezonit. Dhe ky ėshtė objektivi ynė: tė ndėrtojmė njė skuadėr." Italiani ėshtė i vetėdijshėm qė te Reali i Madridit nuk vlen vetėm tė fitosh: "Eshtė normale qė duhet tė fitojmė duke kėnaqur njerėzit qė mbushin "Bernabeun". Kjo ėshtė njė traditė qė vazhdon prej vitesh nė kėtė stadium. Kam besim se nė sezonin e ardhshėm nuk do tė zhgėnjejmė, pasi skuadra ėshtė e etur pėr trofe." Mė pas, Arrigo Saki kujton kohėn kur nuk rrinte i mbyllur nė zyrė, por vishte tutat dhe punonte me skuadrėn nė stėrvitje.
Ish-trajneri i Parmės, Milanit dhe kombėtares italiane u shpreh: "Nė futboll duhet tė dish tė sulmosh dhe tė mbrohesh. Duhet tė dish tė mbash nėn presion kundėrshtarin dhe tė sulmosh pėr 90 minuta, por duhet edhe tė dish tė pėrdorėsh kundėrsulmin. Duhet tė luajmė si njė trup i vetėm dhe tė shfrytėzojmė nė maksimum qarkullimin e rrjedhshėm tė topit." Saki i premton liri tė plotė Luksemburgos nė zgjidhjet e tij dhe e ndihmon trajnerin brazilian: "Trajneri ėshtė ai qė vendos. E rėndėsishme ėshtė tė fitojė skuadra dhe jo nėse luan apo jo ndonjė "galaktik". Vjet pėrbėnte mė shumė lajm formacioni i Realit, sesa rezultati i ndeshjes. Njė sezon ėshtė i gjatė 70 ndeshje dhe asnjė futbollist, sado i aftė qoftė, nuk mund tė jetė gjithmonė titullar." Saki vazhdon deklaratėn e tij duke dhėnė nga njė mendim pėr disa nga futbollistėt aktualė tė Realit: "Rauli ėshtė ende i ri dhe mendoj se do tė japė mė shumė pėr Realin vitin e ardhshėm. Nė rast se do tė mė duhej tė pėrshkruaja futbollistin mė perfekt brenda dhe jashtė fushės, do tė zgjidhja Zidanin. Udgejti ėshtė riaftėsuar dhe do tė jetė pjesė e skuadrės vitin e ardhshėm. Guti?
Dera pėr tė ėshtė e hapur. E ka nė dorė tė ardhmen e tij, sepse ne nuk duam tė mbajmė nė skuadėr futbollistė qė nuk kanė dėshirė tė qėndrojnė." Nė fund, italiani flet pėr merkaton e Realit dhe pėr punėn qė po bėn nė kėtė aspekt sė bashku me Butragenjon dhe presidentin Perez: "Eshtė njė merkato konfuze. Ka shumė futbollistė qė janė tė gatshėm tė luajnė pėr ne, por klubet e tyre kėrkojnė ēmime stratosferike. Marrėveshjet janė shumė tė vėshtira, sepse futbolli ėshtė shndėrruar nė njė biznes tė vėrtetė dhe nuk ėshtė e vėrtetė qė gjatė verės pushon. Eshtė e vėrtetė qė nuk luhet nė fushė, por nė zyrat e presidentėve vendosen fatet e sezonit. Pablo Garsia dhe Serxhio Ramos janė dy futbollistė qė mė pėlqejnė, por ende nuk kemi arritur njė marrėveshje me ta."
My silence doesn't mean I am gone!
Robinjo: Jam pranė Realit
Talenti 20-vjeēar brazilian, Robinjo, duket se ėshtė vetėm njė hap larg ėndrrės sė tij, kalimit te Reali nė Primera Divizion. Sulmuesi i Santosit ėshtė i impenjuar me Kupėn e Konfederatave, por nė njė deklaratė tė tijėn, pas ndeshjes me Japoninė, braziliani u shpreh: "Nuk dua tė flas pėr merkato, sepse do tė mė akuzonin qė nuk jam i pėrqendruar te Brazili. Kupa e Konfederatave ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua, por nuk mund ta fsheh qė kalimi im te Reali, ėshtė ēėshtje ditėsh, pėr tė mos thėnė orėsh." Robinjo i pėrgjigjet kėshtu presidentit tė klubit tė tij, Santos, i cili tė mėrkurėn mohoi njė kalim tė talentit te Reali.
Gjithsesi, Tekseira pranoi se ėshtė nė program njė takim me drejtuesit e Realit mė datė 24 qershor. Pra, sot nė Madrid do tė vendoset e ardhmja e Robinjos, qė, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė me fanellėn "merengese". Santosi ka kėrkuar 50 milionė dollarė pėr Robinjon, por marrėveshja pritet tė arrihet nė njė shifėr shumė mė tė ulėt, 20 milionė euro. Robinjo vetėm pėrpara fillimit tė Kupės sė Konfederatave refuzoi rinovimin e kontratės deri nė vitin 2008, me Santosin. Kėsisoj, drejtuesit brazilianė janė tė detyruar ta shesin talentin e tyre, pėrndryshe ai mund tė largohet nga skuadra me parametėr zero nė fundin e sezonin. Edhe menaxheri i Robinjos ka konfirmuar disa herė qė vetėm detajet e pengojnė kalimin e futbollistit tė tij nė "Santigo Bernabeu".
My silence doesn't mean I am gone!
Reali, ultimatum Santosit pėr Robinjon?!
Reali i Madridit u ka kėrkuar drejtuesve tė Santosit, qė tė japin njė pėrgjigje pėrfundimtare pėr ofertėn e bėrė nga "merengesėt", pėr tė marrė shėrbimet e Robinjos. Nė rast se Santosi deri mė tetė korrik nuk do tė pranojė 20 milionė eurot e ofruara nga presidenti Florentino Perez, pėr talentin 20-vjeēar, marrėveshja do tė dėshtojė. Lajmin e ka bėrė tė ditur menaxheri i sulmuesit qė aktualisht ėshtė i impenjuar me kombėtaren braziliane nė Kupėn e Konfederatave. Ribeiro tha: "Drejtuesit e Realit mė kanė thėnė qė nė rast se Santosi nuk i pranon 20 milionė eurot brenda tetė korrikut, ata do ta mbyllim pėrfundimisht kėtė ēėshtje."
Pra, "merengesėt" e kanė humbur durimin dhe synojnė me ēdo kusht njė pėrgjigje nga brazilianėt. Vetėm kėshtu, Saki dhe Luksemburgo mund tė fillojnė tė projektojnė skuadrėn e tyre. Nga mbėrritja e Robinjos ėshtė e varur e ardhmja e emrave tė tillė si Figo, Ouen apo Solari. Kėshtu, drejtuesit spanjollė kėrkojnė tė mos humbasin mė kohė.
Edhe vetė Robinjo, pėrpara finales sė Kupės sė Konfederatave ndaj Argjentinės, u shpreh se javėn e ardhshme do tė vendosej e ardhmja e tij. Ndėrkohė, sipas sė pėrditshmes braziliane Folha, problemi i vetėm Santos-Real ka tė bėjė me mėnyrėn e pagesės dhe valutėn. Reali ofron 20 milionė euro, qė do tė paguhen me dy kėste 6-mujore, ndėrsa Santosi kėrkon 25 milionė dollarė, tė gjitha nė dorė.
My silence doesn't mean I am gone!
Ja edhe fanelat e reja te Realit jane shume te bukura, e sidomos me pelqeka shumi fonti ne pjesen e prapme...
Vamos REAL MADRID..............
My silence doesn't mean I am gone!
Ja edhe nje fanelle qe do shfrytzohet kur do luhen ndeshjet jashta Madridit....
My silence doesn't mean I am gone!
Ronaldo: Po rrezikoj vendin e titullarit
Pas fitores sė Brazilit ndaj Argjentinės, sulmuesi Ronaldo deklaroi se vendi i tij prej titullari nuk ishte i sigurtė nė ekipin e "Selesaos". Megjithatė, sulmuesi i Realit tė Madridit nuk ishte penduar pėr vendimin pėr tė mos marrė pjesė nė Kupėn e Konfederatave. Ronaldo mungoi nė kompeticionin 2-javor, pasi kėrkoi tė pushonte dhe zėvendėsuesi i tij, Adriano, e shfrytėzoi mė sė miri mundėsinė e dhėnė, duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Konfederatave, me 5 gola.
"Trajneri Parreira deklaroi se vendi im nė kombėtare ėshtė i garantuar, por unė nuk e mendoj kėshtu. Jam i bindur se nė qoftė se nuk arrij tė shėnoj gola, nuk do ta kem tė sigurtė vendin e titullarit. Brazili ka shumė sulmues tė talentuar dhe kėtė e tregoi edhe nė Kupėn e Konfederatave. Adriano ėshtė i jashtėzakonshėm dhe kėtė ai e ka treguar edhe tek ekipi i Interit. Edhe Robinjo ėshtė zhvilluar teknikisht dhe ėshtė njė ndėr pretendentėt pėr njė vend nė Botėrorin e Gjermanisė. Nuk mora pjesė nė kėtė kompeticion, pasi kisha nevojė tė pushoja.
Nuk pendohem pėr vendimin tim, sepse ishte e nevojshme pėr mua nė prag tė botėrorit tė ardhshėm. Dėshiroj tė jem 100% gati pėr nė botėrorin e ardhshėm. Dėshiroj qė viti 2006, tė jetė viti i jetės sime. Jam i lumtur pėr paraqitjen e Brazilit nė Kupėn e Konfederatave, por nė botėror dua tė luaj dhe tė shėnoj rregullisht", - deklaroi Ronaldo.
Robinjo pas fitores: Dua Realin
Sulmuesi brazilian Robinjo ka thėnė pas fitores sė Brazilit ndaj Argjentinės, se do t'i pėlqente tė luante sezonin e ardhshėm me Realin e Madridit. "Shpresoj tė luaj te Reali. Kam biseduar me ta dhe mendoj se ėshtė hapi i duhur pėr karrierėn time," - tha talenti 20-vjeēar pėr njė televizion brazilian. Robinjo ka dalė kėshtu edhe njė herė kundėr dėshirės dhe fjalės sė presidentit tė Santosit, Marselo Teikseira, qė e ka mohuar njė kalim tė sulmuesit nė Madrid. Santosi kėrkon 50 milionė dollarė dhe Reali ėshtė gati tė ofrojė vetėm 25.
Gjithsesi, dėshira e futbollistit pėr tė luajtur nė "Bernabeu", duket se do tė ndikojė nė arritjen e njė marrėveshjeje pėrfundimtare. Nė vazhdimin e deklaratės sė tij, Robinjo u shpreh: "Nė Brazil nuk mund tė jetoj i qetė. Kam pasur shumė strese qė nuk mė kanė lejuar tė pėrqendrohem totalisht te futbolli. Pėr kėtė do tė mė pėlqente Spanja dhe sidomos Madridi. Atje do tė kem fatin tė punoj me njė trajner qė e njoh mirė, siē ėshtė Vanderlei Luksemburgo."
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt