Mu ngriten nervat sot kur pashe ne TV se si u prit Ministri I Industrise Sa Kines dhe cfare ju tha atij.
Sa pari mos-njohja e Taivanit dhe njohja e nje Kine te vetme. Ky vendim bie ne kundershtim me vullnetin e popullit sepse ne jemi nje popull pro-amerikan.Qeveria Nano duhet te maste pulsin e popullit para se te kryente kete akt.Nese ky veprim behet ne emrin e njohjes se Kosoves si shtet i pavarur nga Kina tregojne nje idioci te
vertete ose te qellimshme ,pasi Kina nuk ka interes ta beje kete gje, ashtu sic e shprehu edhe vet Ministri kinez. Pra Kina eshte per mos-ndryshimin e kufijve.
Se dyti, kjo gje na tregon neve si popull by.the -qi.re ,qe shitemi per para ,pasi populli shqiptar nuk ka asnje pike dashuri per popullin kinez.
Se treti ne nuk kemi asnje lloj interesi ekonomik tek Kina. Kina mund te investoje ne Shqiperi vetem nese ka interes, dhe per shkembim mund te sjelli ne Shqiperi me mijra kineze ,te cilet do te konkurrojne punetoret dhe tregtaret e vegjel shqiptare (ashtu sic ka bere deri tani).
Se katerti ,ardhja e Ministrit Kinez mund te gjalleroje forcat ekstremiste te majta
,qe i kane shkaktuar vendit gjithmone fatkeqsi.
Se pesti perpara se te bisedohet me Kinen ,i duhet kerkuar prerazi te kerkoje te falur per mbeshtetjen e komunizmit ne Shqiperi .
Pra si perfundim, une besoj se ky "vllazerim" me Kinen nuk eshte gje tjeter vecse nje vazhdim i politikes se PPSh, qe beri "gabimin" historik (sipas komunisteve) qe u nda nga Kina. Ne se vazhdohej me Kinen ,ndoshta komunismi ne Shqiperi mund te ishte akoma gjalle (sipas komunisteve).![]()
Krijoni Kontakt