Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Nano, shumë larg të qenit reformator në politikë

    Prof. Isuf Dhamo, As.Prof. Astrit Hoti

    Nano tashmë është shumë larg të qënit reformator në politikë e ekonomi. Ai është vetëm një ekuilibrist, që me zor po arrin të shtyjë muajt e fundit të qeverisjes për shkak të vështirësive etike – morale dhe të korrupsionit të lartë të qeverisë së tij. I ndodhur ngushtë, pasi që me përpjekjet për shkëputje të grupit të Metës, qershor 2004, nuk ka më maxhorancën në Parlament, Nano qeveris me ministra që nuk dëshiron t’i ketë në kabinetin e tij. Përballë të keqes më të madhe, rrëzimit të qeverisë, ai zgjodhi atë që iu duk e keqja më e vogël: bashkëqeverisjen me ministrat e korruptuar, të cilët nuk i largonte dot nga qeveria. Tashti që kësaj qeverie po i vjen fundi, themi me bindje që zgjedhja që bëri, mosveprimi dhe moskoordinimi me Gjinushin, Cekën, Xhuvelin, Dulen, qoftë edhe me opozitën pë largimin e më të korruptuarve, është e keqja më e madhe për të – pasi ka sjellë mosbesimin e plotë të opinionit publik, pasojat e të cilës Nano do t’i shikojë në zgjedhjet e afërta të qershor – korrikut 2005. Duke e mbajtur veten për reformator dhe vizionar, Nanos nuk i falet të vazhdojë të qeverisë me modele lejfeniste në pamje e përmbajtje, modele të huajtur nga koha e diktaturës, pavarësisht moshës, si: Memushi, Dokle e Majko, apo me Angjelin dhe Malajn - analizën e të cilit e bëri vetë. Nano me të vërtetë është jashtë kohës. Me mosveprimet e tij tani Nano është përgjegjës: për vjedhjet në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, për vjedhjet në Ministrinë e Mbrojtjes, për shitjet e pasurisë kombëtare, për vjedhjet dhe censurën në TVSH, për strategjitë gjysmake të Ministrisë së Ekonomisë e Financave etj. dhe për strukturat e kota që krijojnë këta ministra për t’u shërbyer edhe pas zgjedhjeve atyre, për të ruajtur paratë e fituara me mund nga korrupsioni. Gjithë opinioni publik dhe media duhet të jetë mjaft të ndjeshëm dhe të ndjekin me kujdes veprimet e ministrave të korruptuar. Kjo gjë do sjellë pasoja mjaft negative sidomos në kohën e “rrumpallës “parazgjedhore, e cila do shërbejë si kohë sulmi nga këta ministra për bërjen me ngut të prokurimeve të drejtpërdrejta dhe tenderave dobiprurës për xhepat. Nano dhe pjesa më progresive e qeverisë së tij duhet të përpiqen të paktën të minimizojnë dëmet që do përpiqen të sjellin këta ministra muajt e fundit. Media dhe opinioni publik janë mjaft të ndjeshëm dhe në vrojtim. Ne nuk presim nga ministrat akte qytetarie si në Francë, kur ministri Herve Gejmard jep dorëheqjen i gjendur nën kritikën e medias dhe publikut francez. Jo, e dimë që ministrat tanë e kanë lëkurën shumë të trashë. Kontrolli i Lartë i Shtetit e prokuroria, të mos lejojë që buxhetin e shtetit të varfër shqiptar, krijuar nga taksapaguesit shqiptarë, të super shpërdorohen muajt e pritshëm. Po a do veprojë dot kryeministri i kryqëzuar, apo kjo mënyrë është vetë zgjedhja e tij?



    10/03/2005
    KATEGORIA: Letrat e Lexuesve

    marre nga "Shekulli"
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 11-03-2005 më 06:59

  2. #2
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    e kush e ka fajin ktu populli apo nano. a ishte populli ai qe e zgjodhi ate.

    apo ishte idjoti i forumit xeni.

    rrofte nano

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    ja hajdutat...

    Ja, e nxorren koken hajdutat... lol...

    po poulli e zgjodhi more gomar, populli, po qe te te kete zgjedhe populli nuk eshte justifikim per hajnine...

    a te kripasha trute qe me paske...



    NANO IK!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 11-03-2005 më 08:21

  4. #4
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    eshte shum justifikim i mir.

    per shembull te marrim rastin tend, nje gomar si ju dohet te drejtohet nga dikush dhe zotria e gomarit i ha kashten gomarit. kjo quhet korrupsion. eshte nje fatkeqsi e madhe kur nje gomar i statusit tat ngelet pa ngrene bar, dhe ha kak ne vend te tij

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga 1vjecari
    eshte shum justifikim i mir.

    per shembull te marrim rastin tend, nje gomar si ju dohet te drejtohet nga dikush dhe zotria e gomarit i ha kashten gomarit. kjo quhet korrupsion. eshte nje fatkeqsi e madhe kur nje gomar i statusit tat ngelet pa ngrene bar, dhe ha kak ne vend te tij

    e forte kjo

  6. #6
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    Citim Postuar më parë nga Tirona-Re
    e forte kjo
    e forte dhe e vertet. po ca t'bejme ne. ndonjere duhet te japim shembuj te tille qe ta kutpoj xeni handikapati

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    kush e mbron nanon ose e ka babin me biznes qe fito tendera majtas djathtas ose nuk e ka haberin nga politika. 1 vjecar mos u ofendo fare, nuk po te sulmoj po desha me dit pse e mbron nanon ti dhe pse thua rrofte nano tek postet e tuja.
    Te dy bashke lejini te shamet gomor njoni...patllake tjetri. Ec e pra jepni fakte pro kunder .. ca ka bo ky njeri per ne dhe ku na e ka fut ky njeri neve. ene berisha nji sapllak me nanon osht. te dy me metrin e pocaqive maten.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    te jap nje fakt plako.

    ne nuk duhet te jemi shum idealist sic jan pak a shum shumica e shqiptarve. por duhet te jemi realist.

    pra per ta lidhur me nanon, po nano dihet qe eshte pak a shum i korruptuar. Por kandidatet e tjere per kryeminister jan te pa afte per ate pune.

    di kush eshte i afte ne politiken shqiptare per te bere punen e nanos ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga 1vjecari
    te jap nje fakt plako.
    Por kandidatet e tjere per kryeminister jan te pa afte per ate pune.

    di kush eshte i afte ne politiken shqiptare per te bere punen e nanos ?
    Nigjo tani lalen.... nano i ka hudh kocifoz robve ne tru dhe ja ka mpi parasimpatikun dhe simpatikun bashke. mos te duket nano ty nai fillozof i modh. Del nano para ekranit thato dy llafe gjysma te huja gjysma te bome vet dhe hop poppli thote " pah sa elokuent ky kodosh....osht i squte". Nano e lun shume injorance e popplit shqiptar. Me ane te prapaskenave dhe spiuneve ka kriju ate rrjeetin e vet qe ngjan shume me ate te sigurimit te dulles. I ka dhone njerezve me kuptu.. kush oshte me mu do boj lek kush o kundra do hiqet zvarre. Te arrije nje bodigurad i nanos te beje Hotel me 5 yje nga me luksozet ca i thu ti ksaj? Apo me shpenzu 80,000 euro per tre net qe ti une e ai tjetri me u bo bashke me lon ene sumen nuk i bojme dot per dhjet vjet. Te jesh kryeminister do te thote ta lush politiken ne favor te popplit tat dhe te besh per popplin tat. Ndjenja e popllit flet vet. Ec ne tirone dhe vetem ja bofte zoti hallal edi rames nigjo jo fatos nanos... pse se ka poppli ket ndjenje per fatosin? se ka 15 vjet ne politike dhe ska bo asigjo kurse edi fap fap e boni tirone si metropolet e evropes. Ti ke te drejte ne na mungojne politikane po kjo sdo te thote qe nano osht i vetmi kandidat. funi funit jepja i here voten lesit a majkos a leka zogut ....ta provojme i here ndryshimin sepse me longun e ketyne te dyve vetem " spirra " na ka zone per 15 vjet......
    Ti kom nenvizu politike dhe shqiptare se kan i kuptim.....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anëtarësuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    un e di qe nanoja eshte handikapate mendjemadh, por te pakten eshte me i afte se te tjeret ne politik. Dhe besoj se nanja eshte shum i pershtatshme per kete popull

    nje kryeminister i ardhshem duhet te jete Edi Rama dhe mbas tij Erjon Brace

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  3. Operacionet luftarake të UCK-së (1998-1999)
    Nga SHKOZA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •