Demokratizimi i brendshėm i partive: as i doemosdoshem dhe as i pėlqyeshėm.
nga Adri Nurellari (marre nga gazeta metropol)
Pavarsisht nga dokrrat qė dėgjohen pafundėsisht nė media e kudo tjetėr, thelbi i njė sistemi demokratik ėshte e drejta pėr tė zgjedhur pasi nėpėrmjet zgjedhjeve qytetari zgjedh njė forcė tė caktuar dhe e kontrollon atė pėr veprimet politike tė bėra. Nė Shqipėri shumė personalitete dhe institucione, nė vend qė tė merren me problemin kryesor tė sistemit demokratik, pra zgjedhjet e lira, pėrqėndrohen vetėm tek demokracia e brendshme e partive. Mirėpo pėr mirefunksionimin e sistemit demokratik, demokracia e partive nuk eshte nje doemosdoshmeri, bile nė disa raste ėshtė e papėlqyeshme.
Studiuesit e shkencave politike e dinė mirė qė kur partitė klasifikohen duke u bazuar nė natyrėn e organizimit , demokracia e brendshme ėshtė njė tipar dallues i partive tė masave. Partitė e masave nė Evropė janė kryesisht tė majta dhe e kanė zanafillėn nė fund tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė dhe fillimin e shekullit tė njėzetė dhe lindėn si pasojė e mobilizimit politik tė klasės punėtore nė Evropė. Nga ana organizative, ato krakterizohen nga njė bazė e gjerė anėtarėsh qė paguajnė kuotizacionet dhe qėndrojnė aktiv nė parti edhe gjatė pėriudhės mes zgjedhjeve. Mirėpo nė terrenin politik tė sistemit demokratik partitė organizohen edhe nė parti elite, parti popullore apo parti profesionale, qė pėr nga vetė forma e organizimit nuk konsiderohen tė kulluara demokratike. Pėr mos tė folur pastaj se sa demokraci kanė formacionet politike tė ngritura nga njerėz tė veēantė siē ėshtė rasti i Forza Italia e ngritur nga Silvio Berlusconi.
Gjithėsesi argumenti qė dėshmon bindshėm se demokracia e brendshme e partive nuk ėshtė e domosdoshme pėr njė demokraci tė shėndetshme, ėsthė argumenti teorik. Siē u tha mė sipėr, teorikisht karakteristika thelbėsore e demokracisė ėshtė e drejta pėr tė zgjedhur mes njė numri partish politike dhe njė larmie kandidatėsh. Le ta ilustrojmė kėtė situatė me njė pėrqasje ekonomike. Kur njė konsumator ka mundėsinė tė zgjedhi mes shumė dyqanesh tė ndryshme si dhe ka mundėsinė qė tė pajtojė shėrbime nga kompani tė ndryshmė, atėhere nuk ka rėndėsi se si secili dyqan apo kompani e ka organizuar veten. Nė vend qė ta detyrojme drejtuesin e njė kompanie qė tė japi llogari pėr menaxhimin e biznesit tek konsumatori, duhet qė ti japim konsumatorit lirinė qė tė blej mall apo shėrbim tjetėrkund nėse nuk I pėqlen kjo kompani.
E thėnė me thjeshtė, kur qytetari shkon tė blej qumėsht nuk e pyet fshatarin se si e menaxhon tufėn e bagėtisė apo se si sillet me kafshėt e veta, por shikon cilėsinė e qumshtit. Nėse ajo nuk I pėlqen atėhere konsumatori shkon e ble qumėsht tek tjetėr njeri. Ndėrkohė drejtues tė institucioneve ndėrkombėtare mbetėn duke iu kėrkuar drejtuesve tė partive politike shqiptare, dmth barinjve, llogari pėr mėnyrėn se si ata trajtojnė vathėn e tyre tė kafshėve, pa e vrarė mendjen hiē pėr qumėshtin qė ata sjellin nė treg. Kuptohet qė ne perėndim ka plot lėvizje qė kėrkojnė tė drejtat e kafshėve, mirėpo nė rastin e Shqipėrisė une do te kujdesesha mė shumė pėr ofertėn e qumshtit nė tregun e njerėzve. E drejta e njerėzve qėndron sipėr asaj tė kafshėve dhe kėtė gjė duhet ta dijnė mirė ata qė shtiren si gardianėt perėndimorė tė demokracisė shqiptare.
Pėr sa kohė votuesi e ka tė drejtė tė zgjedhi disa alternativa, atėhere demokracia brenda cdo partie nuk ka fijen e rėndėsisė. Nėse njė votues nuk e pėlqėn mėnyrėn se si menaxhohet njė parti atėhere ky votues I drejtohet njė partie tjetėr. Pra ėshtė kanosja e rėnies sė popullaritetit tė njė partiė garantiė kryesore ndaj verpimtarisė autoritare apo tė korruptuar tė liderave tė kesaj partie.
Megjithatė edhe sikur, ndryshe nga ēfarė u ilustrua mė sipėr, tė pranonim nė parim se demokracia e brendshme e partive luan njė rol tė rėndėsishėm nė demokracinė e sistemit qeverisės. Sa dobi ka ky pohim nė kushtet e Shqipėrisė? Nė Shqipėri vihet re njė polarizim I tejskajshėm politik si dhe njė barrė e rėndė I tė ashtuquajtur tirani e shumicės. Ky term I sajuar nga Alexis de Tocqueville ne librin e tij Demokracia nė Amerikė, pėrpiqet te shpjegojė situatėn kur njė parti merr shumicėn gjatė votimeve dhe pasi merr pushtetin bėhet agresive ndaj pakicės. Fatkeqėsisht kjo situatė ka mbizotėruar gjatė gjithė vitet e demokracise sonė tė brishtė.
Nė njė sistem tė konsoliduar liberal-demokrat tirania e shumicės shmanget sė pari nga institucionet e konsoliduara qė sigurojnė ndarjen e pushtetit si dhe nga kushtetuta. Dihet qe institucionet tona nuk janė akoma tė konsoliduara dhe se gjyqėsori nuk ėshtė efikas dhe nuk ėshtė I ndarė siē duhet nga politika. Kjo ka ardhur si pasojė e presionit politik tė ekzekutivit.
Forma e dytė e pakėsimit tė tiranisė sė shumicės ėshtė zvogėlimi I ndėrhyrjes sė qeverisė, gjė qė nuk ėshtė e vertetė nė Shqipėri. Nė fakt nė Shqipėri qeveria ndėrhyn nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė shqiptare e pėr rrjedhojė shumica ka nė dorė tejet tė fuqishme kundėr pakices.
Forma e tretė ėshtė zbutja e klimės konfliktuale ne politikėn shqiptare e pėr rrjedhojė pakėsimin e ndarjes politike mes njerėzve. Kjo gjė do tė ēonte nė krijimin e shumicave mė fluide dhe fleksible dhe njė njeri nuk do ta konsideronte veten gjithmonė pjesė tė njė grupimi. Zbutja e klimės konfliktuale kėrkon emancipimin e politikės shqiptare, shkeputja nga veprimi me klane dhe futja e debatit ideologjik nė politikėn shqiptare.
Ketu del edhe problemi qe mund tė lindi nė Shqipėri nese nxisim demokratizimin tek partitė politike. Ndėrkohė qė njė pjesė e madhe e popullsisė ėshtė e merr pjesė nė zgjedhje dhe e gjithė popullsia ndikohet nga rezultati I zgjedhjeve. Vetėm njė minoritet I popullsisė pėrfshihet ne partitė politike dhe marrin pjesė nė zgjedhet e brendshme tė partive. Pra partia socialiste ose ajo demokratike ka disa dhjetra mijėra anėtarė aktiv ndėrkohė qė nė zgjedhje marrin disa qindra mijėra vota dhe rezultatet e zgjedhjeve vendosin qeverinė qė do tė drejtojė Shqipėrinė pėr disa vite. Kjo do tė thotė qė anėtarėt e partisė qė marrin pjesė nė zgjedhjet e brendshme partiake nuk janė pėrfaqėsues tė mbėshtetėsve tė partisė nė pėrgjithėsi. Pėrvoja tregon se kėta anėtar janė mė dogmatikėt ose ekstremistėt. Pėr rrjedhojė nė rastin kur ata votojnė brenda partisė ata zgjedhin njerėzit qė I pėrfaqėsojnė mė mirė, qė do tė thotė se do ti mbushin kryesitė e partive me njerėz mė radikalė dhe mė me mllefe qė nuk do tė jenė pėrfaqėsues tė numrit tė madh tė votuesve tė njė partie. Pėr pasojė situate do tė radikalizohet mė tej dhe polarizimi I shoqėrisė shqiptare do tė thellohet mė tej. Kėshtu qė shumica e rėnė nė dorėn e atyre qė janė mė me marraz do tė shtypi mė shumė pakicėn. Kjo do tė thotė se nėse partia socialiste vjen mot me kėta njerėz nė pushtet do ta margjinalizoj mė tej opozitėn dhe nėse ndodh rotacioni partia demokratike ka pėr tė nisur raprezaljet ndaj socialistėve. Kėshtu qė Shqipėria ka pėr tu katandisur nė njė rreth vicioz pa dalje ku mllefaxhinjtė e jo politkanėt marrin hak ndaj njeri tjetrit sapo tju vijė mundėsia. Siē shihet demokratizimi I partive shqiptare sjell rritjen e klimės konfliktuale nė Shqipėri dhe ka pėr ti mbajtur tė dobėta institucionet liberal demokratike.
Prandaj duhet qė vėmendjen dhe energjitė ti pėrqėndrojmė tek nyja gordiane e demokracise sonė, qė janė zgjedhjet e lira, pasi kėto zgjedhje janė edhe zgjidhja e situatės sė keqe ku gjendemi tė zhytur. Ata qė flasin pėr demokraci tė brendshme flasin pėr gjurmėt kur ujkun e kanė para syve duke bėrė kėshtu qė tė hiqet vėmendja nga nevoja kryesore e demokracisė shqiptare qė ėshtė vota e lirė. Kėta njerėz janė nė rastin mė pozitiv thjesht naiv. Por nė mė tė shumtėn e rasteve janė tė njėjtit njerėz qė kanė pėrdhosur themelin e demokracise, votimet e lira, dhe qė duan ti vėnė shkopinj nė rrota zhvillimit tė liberal demokracisė shqiptare.
Krijoni Kontakt