Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Zbardhet vrasja e emigrantit shqiptar nė Greqi

    Grekėt vrasin emigrantin, kėndoi kėngė shqiptare

    GAZETA SHQIPTARE


    MAMURRAS

    Zi e vaj tronditės nė shtėpinė e Zef Frrokut nė qytetin e Mamurrasit. Lot tė hidhur burrash e nėnash janė derdhur dje pėr djalin emigrant tė kėsaj familjeje, i cili u masakrua nga grekėt nė orėt e para tė mėngjesit tė 16 marsit tė kėtij viti. E ndėrsa mijėra vetė po i jepnin lamtumirėn e fundit 26-vjeēarit Ilir Frroku, prindėrit e tij kanė deklaruar se djali i tyre u godit pėr vdekje nė njė lokal tė Athinės vetėm se kėndoi kėngė shqiptare. I riu nga Mamurrasi u ekzekutua nė ditėn e lindjes sė tij. Ai ka mundur tė gėzojė vetėm dy orė pasi ka mbushur 26 vjet, pasi njė goditje me thikė pas shpine, e ka lėnė tė vdekur brenda nė njėrin prej lokaleve tė kryeqytetit grek. Ditėn e vrasjes Ilir Frroku, i cili kishte tetė vjet emigrant nė Greqi, kishte thirrur disa shokė tė tij emigrantė nga Mirdita e Shkodra pėr tė festuar pėrvjetorin e lindjes sė tij nė Athinė. Por kėnga e vallja tradicionale shqiptare, e cila gėzueshėm dhe e pafaj ka shoqėruar atė moment gėzimi, nuk dihet pse ka shqetėsuar aq shumė pronarin e badigardėt e lokalit, tė cilėt, tė ndihmuar edhe nga disa qytetarė tė tjerė grekė, janė sulur me thika mbi grupin e emigrantėve shqiptarė. Frroku ka dhėnė shpirt teksa po ndihmonte shokėt e tij tė plagosur Arben Preēi e Pashk Filipi nga Mirdita. E ndėrsa kėta dy tė fundit kanė mundur tė mbijetojnė, dy shokė tė tjerė kanė njoftuar vėllanė e viktimės, i cili ishte emigrant nė Kretė. I dėshpėruar nė kulm, Gjovalin Frroku ėshtė nisur urgjentisht pėr nė Athinė. Aty ai ka mėsuar tragjedinė e vėllait tė tij. Nė njė intervistė, Frroku tregon me detaje sesi e masakruan para tri ditėsh vėllanė e tij nė Greqi.

    Si e mėsuat lajmin pėr vrasjen e vėllait tuaj?
    Unė qė prej disa vitesh kam shkuar emigrant nė Kretė. Po zbardhte drita kur shokė tė vėllait tim, Ilirit, mė telefonuan nga Athina. Ata mė thanė se vėllai im ishte vrarė nga grekėt. Gjatė gjithė rrugės nuk isha nė vete, nuk doja ta besoja njė gjė tė tillė, pasi im vėlla nuk grindej kurrė me njeri. Vetėm pak orė para se tė mėsoja pėr lajmin e kobshėm, unė kisha folur nė telefon me Ilirin dhe i urova ditėlindjen.

    Ku kishte ndodhur vrasja?
    Shokėt e vėllait mė thanė se vrasja u bė nė njė lokal tė Athinės, gjatė kohės qė ishin mbledhur bashkė pėr tė festuar.

    Pėrse po festonin?
    Ju thashė se vėllai im kishte ditėlindjen. Mė 15 mars ai mbushi 26 vjet. Atė ditė, pas punės, ai me 5 shokė emigrantė nga Mirdita e Shkodra kishin shkuar pėr tė festuar nė njė lokal. Nė gėzim e sipėr, ata kishin nisur tė kėndonin me zė tė lartė dhe tė kėrcenin valle shqiptare. Mesa duket, kjo nuk i ka pėlqyer pronarit, i cili kishte thirrur badigardėt e tij. Kėta tė fundit, tė shoqėruar edhe nga disa grekė tė tjerė, ishin futur rrėmbimthi nė lokal.

    Ēfarė ndodhi?
    Sipas shokėve tė vėllait, ishte ora 2 e mėngjesit tė 16 marsit kur grupi i grekėrve ėshtė sulur mbi ta me thika nė dorė. Gjatė pėrleshjes kanė mbetur tė plagosur dy shokėt mirditorė tė vėllait, Arben Preēi dhe Pashk Filipi. Vėllai ka tentuar tė ndihmojė shokėt e tij, kur ėshtė qėlluar me thikė nga prapa shpine. Ai ishte goditur prava veshit.

    Goditja ishte vdekjeprurėse?
    Vėllai im edhe mund tė shpėtonte, nėse do tė ndihmoheshin nė ēast. Shokėt e tij mė thanė se pronari kishte njoftuar ambulancėn, por ajo kishte ardhur me shumė vonesė. Iliri kishte dhėnė shpirt kur ambulanca ka mbėrritur nė lokal. Ajo ka dėrguar nė spital dy tė plagosurit, kurse dy shokė tė tjerė tė vėllait kanė marrė trupin e pajetė tė tij.

    Policia greke ka shkuar nė vendngjarje?
    Jo. Madje autorėt e krimit janė larguar tė qetė pa u hyrė gjemb nė kėmbė.

    Cili ėshtė apeli juaj?
    Ndihem i dėshpėruar dhe i poshtėruar dhe kjo jo aq nga dhuna e racizmi grek sesa nga heshtja e paemėr e shtetit shqiptar, i cili nuk e ngre zėrin nė mbrotje tė qytetarėve tė tij.

  2. #2
    ♥Electronics♥ Maska e ^TIRONA^
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    45
    Ne Ameriken Greket i quajme Pederasta. Me falni per shprehjen. Jam shume i indinjuar per cfar ka ndodhur. Ketu eshte dobesia e shtetit shqiptare qe nuk ngre kete problem ne BE.Ketu shikohet se si pushtetaret tane mendojne per emigrantet shqiptare kudo ne bote. Po e them me plot goje qe keta pushtetare jane pordhace dhe jane si puna e disave qe te fusin mbrapa krahve sic ndodhi edhe me te ndjerin ILIR Frroku nga pederastat grek.
    Poshte greket dhe flamuri shqiptare do valvoje nje stadiumin grek kur do te zhvillohet ndeshja kundra Greqise.

    -Alby
    KI I VETMI
    ALBY

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Eshte me te vertete per te ardhur keq, por kur nuk ke shtet dhe kur ke te besh me kafshi njerez sic jane grekerit nuk ke car ben . Me mir rri urte dhe mos bej gje se te iken jeta dhe c`tu pa pastaj . Me te vertete ndjehem i revoltuar me kete ngjarje . Shpreh keqardhjen ndaj familjes . Me respekt kOkashta
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-02-2005
    Postime
    73
    Do te vije shpejt ajo dite qe dhe ne t'i shohim grekerit me perbuzje dhe tallje, ashtu sic i sheh dhe pjesa tjeter e qyteteruar e Botes. Deri atehere, durim, edukim e shkollim, kursim e investim, familje, dhe mbi te gjitha ruajtjen e gjuhes dhe traditave shqiptare. Rrijini larg provokimeve dhe mos u shqetesoni per asgje tjeter! Hebrejte priten mijera vjet per Jeruzalemin. Koha jone po vjen...shpejt! Shqiponja ka jo vetem krahe, por dhe kthetra!

    Ngushellime familjes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Eh sa gjynof. Shqiptaret duhet te kene kujdes ne Greqi se greket njihen kudo si rracista. Mire e tha ai lart, sa te edukohemi e shkollohemi edhe ne do behemi me mire se Greqia dhe sdo kemi nevoje te veme me atje. Per ters vetem shtete kanibale na rrethone ne ballkane, greqia, serbia e turqia. Asnje te mire su kemi pare.
    Ngushellime familjes Ilirit.

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqja 3 - FAQE E PARE Mars 19, 2005


    MAMURRAS/ Zef Frroku kėrkon ndihmėn e shtetit

    "Dua tė jem nė gjyqin e djalit"
    Babai: Kėrkoj qė drejtėsia tė vihet nė vend


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga i dėrguari ynė nė Mamurras, Andri Duro


    Djali im ėshtė i pafajshėm dhe pėr kėtė kėrkoj qė drejtėsia tė vihet nė vend". Lotėt i mblidhen nė mjekrėn e bardhė dhe fjalėt i dalin nga buza qė i dridhet, pasi nė ditėn e lindjes sė tė birit mori vesh edhe vdekjen e tij. Zef Frrokut, tashmė 68-vjeēar, edhe pse ėshtė babai i dhjetė fėmijėve, tė gjithė i dhembin njėsoj. "Pėr prindin tė gjithė gishtat dhembin e nuk mund tė thuash se cili dhemb mė shumė", thotė Zefi, teksa tė ofron njė cigare pėr tė ndarė dhimbjen qė ia ka copėtuar zemrėn. Nuk e ka pasur aspak tė lehtė kur ka mėsuar se djali i tij Iliri ishte qėlluar nga njė grek, teksa po festonte nė njė nga klubet e kryeqytetit helen. "I kam rritur fėmijėt me djersėn time", vazhdon mė tej Zefi. Megjithatė, ai nuk mund tė zbrapset, kėrkon drejtėsi dhe pėr kėtė ėshtė gati ta ngrejė zėrin deri nė majė. Nuk mund tė falė gjakun e djalit 26-vjeēar, qė "nuk i kishte borxh askujt", siē shprehet ai.

    Familja
    Pėrmirėsimi i kushteve ekonomike i kishte lejuar familjes sė 68-vjeēarit qė tė iknin nga fshati Batėrr i Matit, pėr t'u vendosur nė afėrsi tė qytetit tė Mamurrasit. Ndėrsa minatorit tė vjetėr dhimbja e vdekjes sė djalit i rėndon mė shumė se vagonėt me bakėr qė shtynte atje nė minierėn e Spaēit. I kishte rritur tė dhjetė fėmijėt me djersėn dhe mundin qė kishte derdhur atje. "Tė dhjetė fėmijėt i kam rritur me punė tė ndershme dhe jam munduar qė edhe atyre t'u jap tė njėjtėn edukatė. Qė tė mos mė ulin kokėn!", vazhdon Zefi e njė lot e tradhton burrėrinė e tij.

    Kėrkesa
    Zef Frroku ėshtė i vendosur kur thotė se ka pėr ta ēuar deri nė fund ēėshtjen pėr zbardhjen e vdekjes sė tė birit. "Unė nuk e fal gjakun e tim biri, pasi ai ishte i pafajshėm. Im bir nuk ėshtė kriminel dhe nuk i ka rėnė asnjė njeriu nė qafė", shprehet paksa i revoltuar 68-vjeēari. Megjithatė, ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk mund tė jetė i vetėm nė kėtė "betejė". "Unė kėrkoj qė tė ndėrhyjė qeveria shqiptare pėr tė zbradhur vdekjen e Ilirit. Madje, tė ndėrhyjė tek autoritetet greke, pasi djali im ka qenė me dokumente tė rregullta dhe punonte ndershmėrisht", thotė mė pas minatori. I ati i viktimės shkon edhe mė tej, duke kėrkuar qė nė momentin kur tė nisė procesi gjyqėsor ai tė jetė i pranishėm nė sallėn e gjyqit, pėr tė parė sesi do tė gjykohet personi qė i mori jetėn djalit tė tij nė lulen e rinisė.


    Komiteti grek i Helsinkit

    "Greqia e dėnuar pėr trajtimin e shqiptarėve"
    TIRANE - "Greqia ėshtė dėnuar disa herė nga Komuniteti Europian, Gjykata e Strasburgut, Zyra Kundėr Torturės nė Gjenevė etj., aq sa neve na vjen turp qė jemi grekė, por kjo gjė nuk ka bėrė qė drejtėsia greke tė bėjė ndryshme pėrsa i pėrket trajtimit tė emigrantėve shqiptarė dhe romė". Kėshtu ka pohuar pak kohė mė parė Panajotis Dimitras, Drejtori Ekzekutiv i Vėzhguesit Grek tė Helsinkit, gjatė njė konferece shtypi tė pėrbashkėt me Drejtoren e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, Vasilika Hysi. Kjo deklaratė e tij ėshtė bėrė nė tė njėtėn kohė kur nė qytetin Kostur tė Greqisė filloi procesi gjyqėsor ndaj njė punonjėsi tė policisė kufitare tė kėtij shteti, i cili mbrėmjen e 23 shtatorit tė vitit tė kaluar vrau emigrantin shqiptar Vullnet Bytyēi, 18-vjeē.
    Sipas tyre, shkeljet mė tė mėdha dhe diskriminimi i shqiptarėve nė shtetin helen shihet nė faktin se katėr dėshmitarėt: Alfred Metaliaj, Beqir Metaliaj, Bilbil Metaliaj dhe i mituri S. Metaliaj, dėshmitarė tė vendngjarjes, jo vetėm qė nuk janė pajisur me vizė nga ambasada greke, pėr tė dhėnė dėshmitė nė gjyq, por janė shpallur "non grata" nga autoritetet greke. I njėjti diskriminim, sipas Dimitras, ndodh edhe me familjarėt e viktimės.

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    POLICIA GREKE ARRESTON VRASESIN E SHQIPTARIT

    Policia greke ka vene ne pranga autorin e vrasjes se emigrantit shqiptar ne Athine, Ilir Frroku, nga Mamurrasi. Ngjarja ndodhi tre dite me pare pas nje grindjeje me thika perpara nje bari ne lagjen Nea Filadelfia te Athines, ku mbeten te palgosur edhe dy persona te tjere. Policia ka njoftuar se i arrestuari eshte nje 22 vjecar turk, qe e ka pranuar autoresine e krimit. I riu shqiptar u percoll dje nga te afermit ne banesen e fundit. Familjaret e tij njoftuan se Frroku ishte vrare, pasi kishte kenduar shqip ne pervejtorin e ditelindjes.


    nje 22 vjecar turk

  8. #8
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    Shume e trishtueshme ngjarja e ndodhur ne athine,kjo tregon edhe nje here racizmin e grekerve kunder shqiptareve.
    NDERUAR QOFTE KUJTIMI I DJALOSHIT SHQIPETAR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga asteri : 19-03-2005 mė 13:48

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Exclamation ehh

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PER VRASJET QE İ BEHEN TE RİNJVE SHQİPTARE NE GREQİ.
    NE FAKT GREKU ESHTE RRACA ME İDİOTE QE EKZİSTON NE SİPERFAQEN E PLANETİN.
    JANE NJEREZİT ME DEGJENERATE DHE ME HİPOKRİTE TE LLOJİT TE TYRE.
    PER MENDİMİN TİM ATE VRASJE NUK E KA BERE TURK(mendimi im).
    ATE E KANE VRARE GREK DHE MEDİA İ NDRYSHON.
    TURKU NUK ESHTE RACİST SE UN JAM VETE ME TURQ.
    BİLE NE KENDOJME SHQİP NE MES TE 100 VETAVE DHE NUK THOTE NJERİ NDONJEGJE.
    TURKU VETEM PO TE KETE QENE SKİCOFREN QE TA KETE VRARE.

  10. #10
    Familja Frroku prej Fani pati fatin e keq ashtu si shume familje te tjera shqiptare qe te prese nje djale te pajete ne moshen me te bukur te jetes.
    Sa here duhet qe familet shqiptare te presin djemte e tyre keshtu?
    Dhe kete here do te ndodhe qe pas qetesimit te rastit te vrapoje Nano me zonjen e tij dhe me nje punonjes te ambasades greke qe te japin "ngushellimet" dhe nje dore para si "ndihme" per familjen e varfer Frroku.Por vrasjet do te vazhdojne.
    Me te vertete eshte pak e cuditshme se si dikush merr guximin dhe per nje kenge ngren doren kunder tjetrit sikur ai te ishte nje pule e jo nje njeri.
    Mirepo pas cdo vrasje shqiptari ne Greqi jo vetem se futet ne zi nje familje por futet ne zi dhe nje komb.Publiku grek ndoshta nuk e ndjen ose nuk do t'a ndjeje kete fakt por politika greke duhet te jete me e ndjeshme sepse tolerimi i ngjarjeve te tilla con ne qorrsokak.
    Eshte turp per nje shtet qe ben pjese ne Bashkimin Evropian qe te kete nje sjellje te tille ndaj shqiptareve por me sa duket atje nuk ekziston turpi.
    Cfare kuptimi ka plani grek per ndihmen dhe zhvillimin e rajonit kur nga ana tjeter po ky shtet behet faktor i perhapjes se urrejtjes midis fqinjeve?
    Cfare besimi mund te kene shqiptaret tek ky shtet kur ai i toleron kriminelet e vet te vrasin shqiptaret?
    Nga ana tjeter shteti yne i ka hapur dyert e dritaret kapitalit grek ne te gjitha fushat por nga ana greke mungon dhe nje sjellje e vogel e partneritetit ndersa Shqiperia e shqiptaret ne rajon shihen vetem si nje mall tregu.Ky eshte qendrim prej vasali e nese qeveria Nano preferon kete rol vetem per te mbajtur pushtetin,populli shqiptar nuk mund te duroje te qendroje i tille.
    Mbaj mend se kur Nano u rikthye ne pushtet ne 1997,nder te tjera akuzoi Berishen se krijoi nje shtet te "bananeve" gjate qeverisjes se tij mirepo ne keto vite Nano krijoi vetem nje shtet te kungullit qe di te luaje bukur kungulleshen.
    E pra kur vritet nje shqiptar eshte vrare nje qelize e kombit,eshte vrare nje anetar i familjes se madhe,eshte vrare dinjiteti i gjithesecilit.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •